Presidenti i Republikës së Kosovës, njëherit babai i Endrit Thaçit, ka dekoruar këngëtaren me famë botërore, por me prejardhje shqiptare, Dua Lipën, me atë që s’njihej asnjëherë më parë, me medaljen e meritave në UÇK pas luftës.
Ish Kryeministri ka theksuar se suksesi i Duas është krenari për gjithë shqiptarët, duke përmendur se vajza si Dua dhe djemë si Endrita, janë ata që i duhen këtij vendi.
“Në pamundësi për ndonjë medalje tjetër, pasi që ato që i kemi porositur ende nuk kanë mbërrirë nga Kina, si President i Kosovës, e nderova Dua Lipën me një medalje të veçantë, e cila ishte e vetmja që na kishte mbetur në Presidencë, medaljen e meritave në UÇK pas luftës.”, i ka thënë Thaçi gazetës sonë.
Ndërkohë, merret vesh se këngëtarja Lipa është pajisur edhe me librezën e veteranës së UÇK’së, si gjenerale e Brigadës ‘Be the One’ në Rrafshin e Dukagjinit.
Pampress
Komentet