VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Haradinaj: Duhet me na ardhë marre, si e kemi lënë Trepçën në këtë gjendje

By | February 20, 2019
blank

Komentet

blank

Kurti: Nuk ndihem i rrezikuar

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se nuk ndihet i rrezikuar, por tha se janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara.

“Janë mekanizmat e shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime nëpër rrjete sociale, të cilat unë nuk kam mundësi t’i ndjek”, tha Kurti në një konferencë për media në Prishtinë, pasi u pyet nga gazetarët se a ndihet i kërcënuar dhe nga kush.

“As dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë të mërkurën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Për këtë arsye, ka shtuar ai, si masë e kujdesit të shtuar është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar të mërkurën në mbrëmje se afër shtëpisë së Kurtit në Prishtinë është vërejtur prani më e shtuar e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se nuk ka mundësi të ofrojë informacione për këtë rast.

blank

Thirrja në ‘FB’, zbardhen kërcënimet: 50 mijë euro për atë që vret Albin Kurtin

Zbardhen mesazhet në rrjetet sociale se si bëhet thirrje për vrasjen e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Lajmi për kërcënimin e tij është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ndërkohë që Njësia Speciale ruan shtëpinë e Kurtit.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, pohoiKryeziu.

Gazeta Insajderi ka siguruar një njoftim të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, ku ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret kryeministrin Kurti. Postimi është fshirë nga platforma, pasi është vënë në pah nga organet e sigurisë. Në atë postim, thuhet se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale. Një kërcënim të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë.

blank

blank

SHBA dhe Kina pranë një momenti të ri “Sputnik”

RFE/RL

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, konfirmoi se Kina ka testuar një armë hipersonike në fillim të këtij viti dhe tha se prova ka qenë shumë pranë një “momenti Sputnik” për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Duke folur në një intervistë për televizionin Bloomberg, Milley tha se bëhet fjalë për një “ngjarje shumë të rëndësishme teknologjike”, e cila ka “gjithë vëmendjen” e SHBA-së.

“Nuk e di nëse është një moment i Sputnik-ut, por mendoj se është shumë afër kësaj”, tha Milley.

Lëshimi i satelitit të parë në botë Sputnik nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1957, ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka rritur frikën e SHBA-së se po mbetej prapa në aspektin e teknologjisë.

Ngjarja ka bërë që presidenti i atëhershëm amerikan, John F. Kennedy, të deklarojë se SHBA-ja do të zbarkojë njerëz në Hënë dhe ky qëllim është arritur në më pak se një dekadë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka refuzuar më herët të konfirmojë provën kineze, e cila është raportuar për herë të parë nga gazeta Financial Times, më 16 tetor.

Raketa ka fluturuar rreth Tokës në një lartësi të ulët dhe me një shpejtësi më shumë se pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit, ka shkruar Financial Times.

Ekspertët ushtarakë janë të alarmuar nga testimi i raketës me aftësi bërthamore, sepse, sipas tyre, ajo është vështirë të zbulohet.

Ministria e Jashtme e Kinës mohoi se ka testuar armë. Ajo tha se testi ishte rutinë. “Nuk ishte raketë, ishte një mjet hapësinor”, tha ministria kineze.

Milley tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë gjithashtu në armët hipersonike, porse ato nuk kanë testuar armë të tilla në atë nivel që ka bërë Kina. Rusia ka testuar po ashtu armë hipersonike.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë shprehur shqetësime të përgjithshme për zhvillimin e armëve hipersonike kineze.

Sekretari për media i Pentagonit, John Kirby, nuk pranoi të komentojë provën e Kinës ose deklaratat e gjeneralit Milley, por tha se puna e Kinës në armët e avancuara hipersonike “është një nga disa çështjet” që kanë shkaktuar shqetësim në administratën Biden.

Çdo përparim i madh në aftësitë ushtarake të Kinës “ndihmon shumë pak në uljen e tensioneve në rajon dhe më gjerë”, tha Kirby.

I pyetur nga gazetarët për përparimin e SHBA-së në teknologjinë e armëve hipersonike, Kirby tha se ajo “është reale, është e prekshme”.

“Ne po punojmë që të jemi në gjendje për ta zhvilluar atë aftësi. Kjo nuk është një teknologji e huaj për ne”, tha Kirby.

Raketat hipersonike janë të afta të udhëtojnë pesë herë më shpejt sesa shpejtësia e zërit.

Ato konsiderohen më të manovrueshme se raketat konvencionale dhe më të afta për të shmangur mbrojtjen ajrore.

Sipas rrjetit televiziv CNN, drejtori i CIA-s, William Burns, e ka përshkruar Kinën javën e kaluar si kërcënimin më të madh teknologjik për Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të këtij muaji, Burns ka thënë se agjencia e tij e spiunazhit do t’i rrisë përpjekjet e saj kundër Kinës.

Shtëpia e Bardhë e presidentit Joe Biden e ka karakterizuar marrëdhënien SHBA-Kinë si një “konkurrencë strategjike”.

Përgatiti: Valona Tela
blank

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

VOA

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e tyre me organizatën terroriste Hezbollah dhe rolin e tyre në rrjetin financiar të saj në Gadishullin Arabik”.

Ministrja Gërvalla, tha se një vendim i tillë do t’i kontribuojë partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë të rëndësishëm, në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Ndërsa kryeministri, Albin Kurti, tha se “Kosova është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes afirmimit ligjor, qasjes strategjike dhe veprimeve ekzekutive si dhe pjesëmarrjes aktive në Koalicionin Global”.

Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e pasurive ndalimin e udhëtimit dhe të vënies në dispozicion të fondeve nga individët dhe entitetet në Kosovë.

Vendimi është në pajtim me sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Hezbollahut, një fraksion i fuqishëm shiit që ka deputetë në Parlamentin e Libanit.

Libani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e cila nuk mbështetet as nga palestinezët.

Kosova vendosi lidhje diplomatike me Izraelin në fillim të vitit 2021 pas një pajtimi të arritur në shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një takimi për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në muajin mars Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, vendi i parë evropian që e bëri këtë pas Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës.

Në qershor të vitit 2020, Kosova e shpalli organizatë terroriste krahun politik dhe atë ushtarak të Hezbollahut.

Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit, ndërsa është përqendruar për një kohë të gjatë në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste.

blank

Kërcënohet kryeministri Albin Kurti, forcat e sigurisë rrethojnë menjëherë shtëpinë e tij

KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar, duke bërë që forcat e sigurisë të vendosen menjëherë pranë shtëpisë së tij.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka shtuar më tej se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”.

Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin.

blank

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi konsultën “Drejt një strategjie të Albanologjisë” – Nga ROMEO GURAKUQI

Më 25-26 tetor 2021, Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi konsultën “Drejt një strategjie të Albanologjisë”. Të ftuar në këtë aktivitet ishin Instituti i Albanologjisë-Prishtinë, Instituti i Historisë “Ali Hadri”,Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup si dhe Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së Shkup. Ky aktivitet u zhvillua ne Sallen e Senatit te Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
A do të vazhdojë albanologjia me statusin e një qendre të kërkimit shkencor që i kërcënohet kohë pas kohe pavarësia? A është kjo shkencë në vendin e saj dhe a mbështetet sa duhet nga shteti? Çfarë duhet të bëjë vetë albanologjia për të mos qenë një shkencë lokale por evropiane? Nga këto çështje nisi konsulta “Drejt një strategjie të albanologjisë” e mbajtur në Shkodër në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, me pjesëmarrjen e tri qendrave albanologjike të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Këto pyetje u shtruan fillimisht nga prof. dr. Luan Përzhita, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, por në vazhdim doli se ndajnë të njëjtat shqetësime edhe Instituti Albanologjik i Prishtinës bashkë me Institutin e Historisë “Ali Hadri”, krahas Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Shkup përfaqësuar nga dr. Skënder Asani dhe prej Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës e RMV-së po në Shkup përfaqësuar nga prof. dr. Ylber Sela. Veçanërisht këtyre dy strukturave albanologjike në Shkup u duhet të përpiqen dyfish për statusin e një etnie që kërkon të ruajë identitetin e vet shqiptar. Situatat e ngjashme në vendet respektive kanë të bëjnë me: centralizimin nga akademitë honorifike, gjë që mund të zgjidhet vetëm se nga një kuadër i ri ligjor; me keqfinancimin dhe reduktimin në minimum të kapaciteteve shkencore; me integrimin e dijes albanologjike në rajon e më gjerë, në hapësirën evropiane të shkencës; me investimin për ruajtjen e arkivave albanologjike në kushte optimale dhe digjitalizimin e trashëgimisë së vjelë në formatin klasik; me aksesin te publiku e librit albanologjik. Pikërisht libri, si produkti kryesor i shkencave albanologjike, ishte një nga pikat qendrore të diskutimit. Botimet e të tria qendrave albanologjike nuk shpërndahen, nuk kalojnë në Evropë, nuk njihet ende botimi i librit në formë elektronike dhe shpërndarja e tij në magazinat e mëdha elektronike të librit si Amazone. Edhe cilësia e botimit lë shumë për të dëshiruar. Prof. dr. Hysen Matoshi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, përmendi edhe fatin e revistave shkencore dhe indeksimin e tyre në platforma ndërkombëtare. Prof. asoc. dr. Sabit Syla nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, e vuri theksin te nevoja e unifikimit të teksteve shkollore të historisë. “Janë në një gjendje për të ardhur keq sepse nuk kalojnë përmes ekspertizës së instituteve të historisë. Fëmijët tanë këtej dhe andej kufirit mësojnë histori të ndryshme. Ai propozoi ngritjen e një këshilli koordinues për kalendarin e punëve të përbashkëta mes tri qendrave albanologjike. Nëse ky takim i parë ishte një diskutim i hapur dhe shpesh edhe me tone vetëkritike për atë që është arritur dhe ku duhet të shkohet, siç u pa në diskutimet e prof. asoc. dr. Afrim Krasniqit, prof. asoc. dr. Belisa Mukës, dr. Olsi Lelajt, studiuesit Aurel Plasari, arkeologut Bashkim Lahi etj., një takim i dytë do të duhet të përcaktojë detyrat konkrete të bashkëpunimit. Në konsultën e Shkodrës u tha se Akademia e Studimeve Albanologjike është nga të paktat institucione në vend që nuk është prekur nga sëmundjet e shoqërisë shqiptare, por kjo nuk mjafton për çfarë pritet më tej prej ASA-së. Në përfundim të takimit profesorët pjesëmarrës arritën në disa konkluzione si:
– zgjidhja e statusit të qendrave albanologjike jo thjesht si element administrativ, por edhe juridik e politik;
– autonomi shkencore dhe financiare, sepse albanologjia, ndryshe nga shkencat e tjera, mbetet një shkencë me mision kombëtar;
– rritje e cilësisë së librit albanologjik dhe e qarkullimit ndërkombëtar të dijes albanologjike;
– t’u rikthehet institucioneve albanologjike një përqindje nga të ardhurat që produkti i tyre arrin të ketë (arkeologjia hap një diskutim të tërë në këtë pikë për bashkëpunimin në fushën e turizmit kulturor);
– certifikimi i teksteve shkollore që nxënësit të marrin në mënyrë serioze dije historike, etnografike, arkeologjike;
– botimi i veprave nga arkivi, vepra në dorëshkrim apo të ndaluara për arsye politike të cilat mund të vinin në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë vitin e ardhshëm;
– ASA në Tiranë, si udhëheqëse e këtyre reformave të nevojshme për të tria qendrat albanologjike, është e mendimit se duhet të jetë pikërisht ajo sipërmarrësja dhe propozuesja e zgjidhjeve edhe pranë qeverisë shqiptare;
– krijimi i një këshilli koordinues Tiranë-Prishtinë-Shkup.
Kjo frymë e konsultës në Shkodër, ka rastin të reflektohet së afërmi edhe në Ditët e Albanologjisë në muajin dhjetor.

blank

Presidentja Osmani: Si sot, 19 vjet më parë, u vra Ukë Bytyqi, veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

VOAL – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar sot 19 vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyçit, kryetar i Suharekës, veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, një nga bashkëmendimtarët dhe bashkëveprimtarët më të ngushtë të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova:

Si sot, 19 vjet më parë, u vra kryetari i Suharekës, Ukë Bytyqi, veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, aktivist i devotshëm e bashkëmendimtar i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.
Guximi e vendosmëria e tij për të vepruar, urtia e fjala e peshuar e shndërruan Ukën në njeri të besueshëm për qytetarët e Suharekës dhe gjithë Kosovës.
Ai u vra së bashku me përcjellësit e tij, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin, teksa po e promovonte idealin për shtetin, në të cilin respektohen liritë dhe të drejtat njerëzore, përfshirë edhe të drejtën e votës së lirë dhe të manifestimit qytetar.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ukë Bytyqin!

blank

Lapsi.al: Zbulohet strategjia dhe hapat e ardhshëm që do hedhë Berisha

Ndonëse në lëvizjen e “Foltores” sekreti i hapave që do të hidhen në të ardhmen ruhet me fanatizmin e një të fshehte shtetërore, Lapsi.al ka arritur të marrë vesh një pjesë të strategjisë që Sali Berisha ka ndërmend të ndjekë në të ardhmen. Deri tani firmat e mbledhura të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar thuhet se kanë mbërritur rreth katër mijë, pra më shumë se gjysma, ndërkohë që mjafton 1/4 e nënshkruesve për ta mbledhur atë, edhe kundër vullnetit të kryetarit dhe kryesisë së partisë.

Vetë Berisha njoftoi se gjatë kësaj jave do të bëhet e ditur edhe data kur forumi më i lartë kësaj partie mendohet të mblidhet për të shkarkuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Një burim prenda lëvizjes tha për Lapsi.al, se ajo mendohet të jetë në 11 dhjetor, pra në ditën e themelimit të partisë së parë opozitare në vend.

Ndërkohë duke pritur këtë datë, nënshkrimet e mbledhura për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të depozitohen zyrtarisht në selinë e PD-së për t’u verifikuar. Këtu duket se do të nisë edhe beteja reale e procedurave. Nisur nga fakti se Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se, për sa kohë të jetë ai në krye nuk do të lejojë mbledhjen e një kuvendi anti amerikan, mbështetësit e tij do të përpiqen të gjejnë kleçka për ta quajtur këtë nismë si të paligjshme.

“Ata kanë dy rrugë, ose duke thënë se nënshkrimet janë të pasakta, pra se ata që kanë firmosur nuk janë anëtarët realë të Kuvendit, ose duke u kapur pas neneve të statutit, të cilat i interpretojnë në mënyrë të shtrembër, duke thënë se pa miratimin e kryetarit apo të një grupi pune që drejton Kuvendin dhe që duhet aprovuar prej tij, mbledhja nuk mund të mbahet”, tregoi burimi ynë.

Por sipas tij, masat janë marë në këto drejtime: “Ne kemi arritur të sigurojmë listat zyrtare të vulosura ku figurojnë anëtarët e KK. Aty figurojnë emër për emër të gjithë. Ata janë kryetarë dhe sekretarë grup seksionesh që në zonën e tyre i njeh komuniteti. Askush nuk mund ta vërë në pikpyetje legjitimitetin e nënshkrimit të tyre. Ndërsa nga ana tjetër, pretendimi se dikush më lart se forumi më i lartë i partisë mund të vendosë për mbledhjen ose jo të tij, ai është absurd. Mjaftojnë 1/4 e firmave që ai të mblidhet automatikisht”, pohoi ai.

Pra me këtë logjikë do të shkohet drejt 11 dhjetorit, ku nga shumica e forumit të mbledhur do të kërkohet votimi i shkarkimit të Lulzim Bashës dhe hapja e procesit “një anëtar një votë” për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Të martën Sali Berisha e pranoi nga Kavaja se ai do të jetë njëri prej kandidatëve që do ta synojnë këtë post dhe rikthimi i tij në krye të PD-së duket se do të jetë një formalitet, nëse arrin të marrë mbështetjen e kuvendit dhe të miratojë strategjinë e tij.

Por e gjithë kjo rrugë ka një problem. Ç’do të ndodhë nëse pavarësisht nga këto, Lulzim Basha sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, nuk e njeh mbledhjen e KK dhe për pasojë as shkarkimin e tij prej tij?

Në këtë rast duket se palët do t’i tregojnë forcën njëra- tjetrës. Mbështetësit e Berishës thuhet se kanë planifikuar që nëse kjo ndodh të organizojnë një protestë para kryeministrisë duke iu drejtuar Ramës me moton: “Çliro pengun na hap selinë tonë”. Pra nënteksti i saj do të jetë i qartë: Basha po e uzurpon godinën e PD me mbështetjen e qeverisë. Vetëm pas kësaj ata do të çojnë njerëz para selisë për t’i kërkuar Bashës të largohet.

“Eshtë shumë shpejt të filtet se çfarë do të ndodhë në dhjetor- tha burimi ynë. Unë besoj se ky demostrim force nga anëtarësia do t’i bëjë shumë deputetë t’i vënë gishtin kokës. Foltorja po u tregon një gjë, se është pothuajse e pamundur të mbijetosh në politikë në kundërshtim me vullnetin e atyre që të kanë zgjedhur. Shikoni si i reagoi Alizoti, Bashës pasi mbështetësit e tij e masakruan kur mungoi në foltoren e Beratit. Kjo do të bëjë që shumë nga deputetët do kalojnë me krahun e fituesve dhe do ta braktisin Bashën, që do të mbetet në fund me një grup besnikësh”, tha ai.

Por nëse kjo zgjidhje paqësore nuk e merr këtë udhë, çfarë ndodh? Pra nëse Basha arrin të ruajë shumicën e grupit parlamentar dhe nuk e njeh shkarkimin, si do të veprohet? “Ne do të shkojmë përpara me organizimin e zgjedhjes së kryetarit të ri sipas parimit një anëtar një votë”, thotë burimi i Lapsi.al.

Pra nuk është çudi që në fillim të vitit që vjen PD të gjendet për herë të parë në historinë se saj me dy kryetarë, një që mban selinë dhe vulën dhe tjetrin të zgjedhur nga anëtarësia. Dhe në fund do i takojë Edi Ramës, qeverisë së tij, organeve të drejtësisë të kontrolluara nga regjimi, të vendosin se kë opozitë do të njohin për legjitime.

blank

Qindra persona në Krujë u helmuan nga uji i pijshëm, shkak përzierja e tij me ujërat e zeza!

Njësia vendore e Shëndetit Publik në Krujë ka dalë në përfundimin se uji që kanë konsumuar qytetarët e Krujës që kanë shfaqur shenja helmimi, ka ngarkesa escherichia coli dhe streptokoku fekal, të cilat janë infiltruar në burime.

130 qytetarë të tjerë në Krujë i janë drejtuar spitalit mbrëmjen e djeshme, duke e çuar në 500 numrin e personave të helmuar nga uji i pijshëm.

Pavarësisht se e kanë ditur që helmimi mund të ketë ardhur nga uji, ata kanë konsumuar ujin rezervë që kishin në shtëpi.

Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv.

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për situatën e rëndë epidemiologjike.

Hetimet do të zhvillohen për akuzën: “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave”. Për momentin nuk ka asnjë person në hetim.

Fillimisht ato do të fokusohen të zbulojnë shkaqet që çuan në helmimin e banorëve./ dita

blank

Presidentja Osmani thotë se Asociacioni mund të bëhet vetëm si OJQ, reagojnë nga Serbia

Presidentja Vjosa Osmani e quajti Serbinë kancer të Evropës, ndërsa tha se ajo bashkë me Rusinë po e rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional, por edhe stabilitetin në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e në shumë shtete tjera.

Lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Osmani tha “nuk është interes i yni që të krijojmë diçka kundërkushtetutës apo ndonjë prelud tjetër të shtetit serb” Ajo tha po ashtu se një asociacion i tillë mund të ketë maksimumi kompetenca të një OJQ-je. Për këto deklarata reagoi sot drejtori i të ashtuaquajtur zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkvoiq, raporton Gazeta Express.

“Kur një shtet si Serbia me Rusinë rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rus në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë”, tha Osmani mbrëmë.

Osmani tha se “Serbia nuk ka asnjë interesim që të nënshkruajë marrëveshje finale më Kosovën”, ndërsa theksoi se Kosova nuk ka marrë ndonjë kërkesë të veçantë nga SHBA-ja lidhur me themelimin e Asociacionit.

“Sa i përket BE-së ishin gjithmonë më insistues që ta zbatonim ‘Asociacionin e Komunave’, ndërsa sa i përket kohës gjatë të cilës unë jam duke qeverisur, SHBA-të nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë të veçantë. Kemi raporte të ndërsjella me SHBA-të ku vetëm faktet ngadhënjejnë dhe ne në të ardhmen do ta sqarojmë se një asociacion me kompetenca të tilla është monoetnik që është në kundërshtim edhe me interesin amerikan në Evropë”, tha Osmani në Kanal10.

Që në mëngjes, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një komunikatë për media, Petkoviq tha se qëllimi i qartë i presidentes së Kosovës ishte që “të përpiqet të provokojë një krizë të re me retorikë nxitëse”.

“Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe me pushtet ekzekutiv nuk është vetëm obligim i Prishtinës sipas Marrëveshjes së Brukselit, por edhe i Prishtinës, prandaj është e qartë se duke mos respektuar marrëveshjet e Brukselit dhe institucionet e veta, Vjosa Osmani në fakt e vë urrejtjen ndaj Serbisë para çdo motivi tjetër dhe se nuk është e interesuar të kërkojë të zhdukurit, duke normalizuar marrëdhëniet dhe ndërtuar besimin e ndërsjellë përmes dialogut”, tha Petkoviq.

Sipas tij, formimi i Asociacionit do të jetë tema kryesore në takimin e radhës në Bruksel.

“Dhe fakti që Vjosa Osmani dëshiron ta reduktojë jetën e serbëve në Kosovë në nivelin e një organizate joqeveritare, flet qartë për synimin e Prishtinës për t’i futur serbët në Kosovë në një geto politike dhe ekonomike, në të cilën nuk do të kishte liri lëvizjeje apo mendim të lirë, por diçka e tillë nuk do të funksionojë për ta”, është shprehur Petkoviq.

blank

Foltorja e Kavajës: Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD: Gara do të jetë e barabartë

Nga qyteti i Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Berisha tha se do të jetë në garë për rikthimin në krye të PD, 8 vjet pasi dha dorëheqjen në vitin 2013.

Lideri historik i PD deklaroi gara do të jetë e barabartë për të gjithë kandidatët e tjerë.

“Do hapet një garë në të cilën çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha. Besimi im tek ju është frymëzim për mua,  unë ju them ju se kisha 8 vite i larguar, dhe beteja u nis në rrethana të pazakonta. Unë besoj se tek demokratet dhe demokratët”, tha Berisha.

Më herët Berisha tha se një nga qëllimet e ‘Foltores’ është të rikthejë votën në PD dhe vendosja e primareve.

“Ne do të rikthejmë votën në PD, do të rikthejmë primaret, do të zgjidhni ju me votën tuaj deputetët për Kavajën. Do të zgjidhni me votën e të gjithë anëtarëve, por mendoj edhe të mbështetësve, kandidatët për kryetar bashkie dhe këshilltarët e këtij qyteti”. 

 

blank

Shqipëri, qindra raste helmimi të qytetarëve

Tiranë

Në spitalin e qytetit të Krujës në Shqipëri janë paraqitur për ndihmë mjekësore qindra qytetarëve, pas dyshimeve se mund të jenë helmuar nga uji i pijshëm, ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore situata paraqitet e qetë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë orëve të fundit qytetarët kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa aktualisht të shtruar janë dhjetëra persona të moshave të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë, ku sipas autoriteteve gjendja e tyre është e stabilizuar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar Spitalin Klinik të Krujës “Dr Stefan Gjoni”, ndërsa në një deklaratë për mediat duke folur për situatën ajo tha se nga dita e diel dhe deri më sot rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim pranë spitalit të Krujës.

Manastirliu theksoi se situata paraqitet e qetë dhe pa komplikime, ndërsa sipas saj nuk ka ndonjë qytetar që ka një gjendje të komplikuar shëndetësore.

“Aktualisht gjatë ditës së sotme janë paraqitur rreth 60 qytetarë dhe janë vlerësuar nga mjekët. Gjithashtu edhe ata kanë marrë shërbimin dhe janë nisur për në shtëpi pasi është vlerësuar që situata shëndetësore nuk ka qenë e rënduar. Tashmë janë dhe disa pacientë të tjerë të cilët janë duke marrë shërbim pranë shërbimit të urgjencës dhe gjithashtu në disa pavijone. Janë rreth 30 qytetarë aktualisht, janë adoleshentë edhe fëmijë, gjithashtu edhe të rritur”, u shpreh ajo.

Ministrja Manastirliu tha se institucionet shëndetësore dhe ekspertët janë duke bërë hetime në të gjitha pistat.

“Të gjitha rastet që janë paraqitur janë paraqitur me gastroenterid. Janë marrë të gjitha mostrat dhe analizat laboratorike, janë marrë ato të ujit, janë marrë gjithashtu edhe të ushqimeve. Janë një seri pistash të cilat janë duke u investiguar. Hetimi epidemiologjik po bëhet në të gjithë aspektet. Janë duke u pyetur të gjithë qytetarët çfarë kanë konsumuar apo se si paraqitet situata e tyre”, ka shtuar ministrja Manastirliu.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në rrjetet sociale shkruan se me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, sipas tij “një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia”.

“Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar deri tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe sigurinë kombëtare”, ka shkruar Meta.

Ndërkohë, vetë qytetarët shprehen se dyshojnë se problemet shëndetësore mund jenë shkaktuar nga uji i pijshëm.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend