VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Guximi intelektual – Nga Nue Oroshi

By | May 3, 2020

Komentet

Në vend të ngushëllimit për Profesorin e nderuar dhe shumë të respektuar Masar Rizvanollin – Nga Hysen Ibrahimi

 

 

Në vend të ngushëllimit për Profesorin e nderuar dhe shumë të respektuar Masar Rizvanollin, i cili ndërroi jetë me 21 maj 2020, po japim intervistën e tij, e realizuar ne vitin 2014 dhe 2016 me këtë titull:

 

TRADICIONALISHT, MËRGATA SHQIPTARE KA KONTRIBUAR SHUMË NË RUAJTJEN E VETËDIJES KOMBËTARE[1]

 

Kështu u shpreh Prof. dr. Masar Rizvanolli gjatë intervistës së tij, e realizuar nga Mone Sadiku Juniku më 8 dhjetor 2014 dhe Hysen Ibrahimi e Migena Arllati më 2 korrik 2016

Transkriptoi: Liridona Ibrahimi

 

Një intervistë me Prof. dr. Masar Rizvanollin ishte zhvilluar në vitin 2015, nga znj. Mone Sadiku Juniku, anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

 

Masar Riza Rizvanolli ka lindur në Gjakovë, më 24 maj 1933. Familja e tij fillimisht ka jetuar në Kukës, në kohën e Jugosllavisë së vjetër, kohë kur edhe shumë familje të tjera gjakovare kanë jetuar në Kukës. Pas marrëveshjes së Londrës kur u formua shteti shqiptar, Gjakova mbeti nën Serbi dhe kështu disa nga këto familje kanë mbetur atje.

Babai i Masar Rizvanollit, Riza Rizvanolli ka pasur të kryer shkollën në gjuhën shqipe, shkollë që është formuar në vitin 1915 në Gjakovë. Nëna e prof. Rizvanollit, Fitnete Rizvanolli, rridhte nga një familje intelektuale.

Prof. Masar Rizvanolli, shkollën fillore e ka filluar në Kukës. Mësuesi i tij i parë ishte Ejup Binaku i cili ishte gjakovar dhe një patriot i madh. Mësuesi Ejup Binaku kishte qenë udhëheqës ushtarak i Gani Kryeziut, i cili kishte jetuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjakova për dallim nga qytetet e tjera, ka qenë i vetmi vend që ka pasur dy lëvizje antifashiste: Lëvizja Antifashiste Komuniste dhe Lëvizja Antifashiste Demokratike. Baza e këtyre dy lëvizjeve ka qenë te beglerët në Gjakovë. Prof. Masar Rizvanolli na thotë në rrëfimin e tij se në vitin 1940, i ati Riza Rizvanolli vendosi të kthehej bashkë me fëmijët e tij në Gjakovë, kurse vëllezërit e tij vazhduan të jetojnë në Kukës. Pra, në vitin1940 janë kthyer në Gjakovë dhe sot e asaj dite jetojnë aty. Prof. Rizvanolli prej se është kthyer nga Kukësi ka jetuar me gjyshen e tij znj. Nurije Vokshi (motra e Sabrije Vokshit, e quajtur Bije). Prof. Rizvanolli tregon se si në kohën e Enver Hoxhës kanë qenë dy personalitete të respektuara: Nënë Bija dhe Babë Muslimi (Muslim Peza).

Gjyshi i Prof. Masar Rizvanollit ishte hoxhë dhe ai nuk lejoi që nipi i tij të shkojë në shkollën e shkaut, sepse ndërkohë kishte filluar Lufta e Dytë Botërore dhe kështu Prof. Rizvanolli filloi shkollën në mejtep (shkollë fillore, ku jepej edhe mësimi i fesë për besimtarët myslimanë).

Prof. Rizvanolli është gjenerata e parë e shkollës normale në vitin 1952 në Gjakovë, me mësues Nijazi Agastrën. Prof. Rizvanolli kujton edhe shokët e shoqet e shkollës normale, siç janë: Agim Gjakova, Besim Rizvanolli, Ismet Kënduesi, Sefedin Dallti, Jashar Bajraktari, gruan e Aqif Shehut e cila tashmë është e ndjerë etj. Tri klasë i ka kryer në shkollën “Sylejman Vokshi”, një klasë e ka kryer në shtëpinë e Beglerëve në Gjakovë (te ura e Ali Pashës). Mësuesit që e kanë mësuar atëherë kanë qenë Xhevdet Shehu, Sani Hoxha (vëllau i Fadil Hoxhës) dhe një mësuese Leposava Gjurbabe. Prof. Rizvanolli me lot në sy e kujton kohën kur ishte nxënës dhe kur si të gjithë nxënësit e tjerë në fillim ikte nga shkolla dhe shkonte në shtëpi, e mësuesja Gjurbabe ka shkuar dhe e  ka marrë. Gjergj Martini ka qenë një mësues i Ballit Kombëtar, njeri shumë autoritativ i cili është pushkatuar. Gjergj Martini nuk  i ka dhënë mësim Prof. Rizvanollit por i ka përgatitur nxënësit për festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit kombëtar.

Është interesante të ceket se në shtëpinë e Bijës së Vokshit, Qemal Stafa me Ymer Pulën ishin të parët që morën iniciativën për të themeluar Lidhjen Komuniste Shqiptare të atëhershme (me shpresë se ky sistem  do t’i shërbente kombit Shqiptar).

Prof. Rizvanolli tregon se si gjyshja e tij (me të cilën ka jetuar) i ka treguar shumë përralla të cilat i kishte mësuar nga halla e saj e cila ka qenë motra e Sylejman Vokshit. Përrallat ua kishte lexuar nga librat sepse kishte qenë nxënëse e medresesë në Prizren. Medreseja ka qenë 12 vjeçare, atëherë institucioni më i lartë arsimor sepse në Gjakovë s’ka pas medrese për femra.

Libri i parë të cilin e ka lexuar Prof. Rizvanolli është libri i Faik Konicës me titull “Nën hijen e Hurmave”. Të njëjtat përralla që i ka lexuar në këtë libër, ia kishte treguar edhe gjyshja. Dhe këtu Prof. Rizvanolli bën një ndërlidhje se si motra e Sylejman Vokshit, në kohën e Sylejmanit (diku nga shek. XIX) ka ditur shkrim – lexim sepse e ka kryer medresenë, përderisa gjyshja dhe nëna e tij kanë qenë analfabete.

Shkolla normale në Gjakovë është hapur në vitin 1946 me drejtor Beqir Kastrati me origjinë nga Peja, i cili ka merita shumë të mëdha për arsimin shqip. Mësues të kësaj shkolle kanë qenë: Hasan Vokshi, Dhimitër Fullani, Ibrahim Zherka, Nebil Dino etj.

Pas normales, Prof. Masar bashkë me shokun e tij Alush Dushin, pasi nuk kishin të drejtë të shkonin për të vazhduar shkollimin në Beograd, shkojnë në Shkup mirëpo pas dy jave atje u thanë se nuk kemi vend ndaj kthehuni në vendin tuaj.

Në vitin 1952, gjenerata e parë e shkollës Normale morën vendimet e punës në të cilin shënohej se në cilin vend do të punonin. Prof. Masari u caktua të punojë si mësues në Shtime, në shkollën “Emin Duraku”. Në Lipjan u caktua Din Mehmeti me Agim Gjakovën, kurse të tjerët në qytete të tjera.

 

Fuat Rizvanolli (djali i axhës së Masarit) është doktori i parë i shkencave të matematikës në Kosovë. Ai ka themeluar Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik.

 

Masar Rizvanolli bashkë me Kadri Kusarin konkuruan në Katedrën e Albanologjisë, mirëpo nuk i pranuan sepse ishte kusht që duhet të kenë të kaluar edhe provimin e gjuhës latine. Pas një kohe, ky kusht ishte hequr dhe Kadri Kusari shkon në albanologji kurse Masar Rizvanolli shkon në katedrën e historisë, për të vazhduar aty deri në semestrin e dytë, e pastaj shkon në Beograd.

 

Masar Rizvanolli studion dhe diplomon në Universitetin e Beogradit, në degën e Historisë në vitin 1959.

Me t’u kthyer në vendlindje, në vitin 1959 i përkushtohet veprimtarisë arsimore, duke punuar në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë (në atë kohë njihej si gjimnazi më i fortë në tërë Jugosllavinë). Ai mbante mësim edhe në shkollën e Amvisërisë dhe në shkollën Teknike të tekstilit në Gjakovë. Aty ligjëronte lëndët: histori, ekonomi politike dhe ndërtim shteti.

 

Masar Rizvanolli ka marrë bursë në vitin e tretë, në vitin e parë dhe të dytë nuk kishte marrë sepse e quanin reaksionar pasi kishte teze Bijën e Vokshit. Asim Blyta (shef i Sekretariatit  për Punë të Brendshme në Gjakovë) pas “Plenumit të Brioneve”, i kishte dhënë bursë nga rrethi i Mitrovicës me kryetar Ymer Pulën.

Prof. Rizvanolli tregon se si gjyshja e tij për Gjakovë ka qenë e vetmja çifligare[2] e cila ka pas tokë sepse i ka takuar me ligj. Sipas tij, Bijën e Vokshit e ka mbajt Esat Mekuli, Xeladin Deda që ka qenë mjek, Hajdar Jakupi, dhe gruaja e Vehap Shitës. Të gjithë këta i kanë dërguar të holla. Sabrije Vokshi (e bija e Vokshit) ka vdekur në vitin 1984. Bija e Vokshit nuk ka treguar se kush e mban, por ka thënë se e mban e motra e cila ishte gjyshja e Masar Rizvanollit, e që ky i fundit jetonte me të. Kjo deklaratë e Bijës së Vokshit, i kishte nxjerrur problem Masar Rizvanollit pasi që për këtë arsye nuk i jepnin bursën deri në vitin e tretë.

Prof. Masar Rizvanolli veçohet si njeri ambicioz dhe i papërtueshëm. Ai ishte një ndër të parët që vazhdoi studimet pasuniversitare. Ndërkohë, kishte konkuruar në revistën “Përparimi” dhe ishte pranuar në stafin e saj. Ende pa filluar punën, atij i kërkohet nga komuna e Gjakovës të mos e pranojë atë pozitë. Ishte viti 1960 – 61 kur Qamil Xuna (kryetar i komunës së Gjakovës) e thërret Masar Rizvanollin dhe i thotë pse po na lëshon gjimnazin, kush do të na i mësojë fëmijët tanë dhe e siguron se do ta dërgojnë në shkallën e tretë. Një ditë, Skender Hasimja (nip i Emin Durakut), arkitekti i parë dhe profesor universitar me të cilin Masar Rizvanolli kishte qenë shok dhome në Beograd,  ia uron faktin që po shkon në studimet e shkallës së tretë. Prof. Rizvanolli nuk e beson. Sapo kishte filluar viti shkollor dhe kishte ardhur Kolë Shiroka, ministër i Arsimit për Serbi. Ai e dërgon Rizvanollin në studime të shkallës së tretë. Prof. Rizvanolli tregon se atje e kanë trajtuar shumë mirë dhe e kanë paguar tri më herë më shumë se sa në Gjimnaz.

Prof. Rizvanolli, në shkallën e tretë,  mentor kishte Vaso Ҫubriloviçin pasi e ka pasur temën: “Historia e popujve të Jugosllavisë, koha e re – Krahinat Lindore nën Perandorinë Osmane Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe nën Perandorinë Absburge Sllovenia dhe Kroacia. Në këtë drejtim Masar Rizvanolli ka qenë bashkë me një angleze e cila kishte qenë një bëmirëse që ka jetuar në Kroaci e Slloveni sikur Mary Edith Durham. Ajo kish pasur temën “Miss Erby”, kurse Masar Rizvanolli kishte temën “Sistemi i Timarit[3] në Kosovë”. Mirëpo Vaso Ҫubriloviçi i kishte caktuar për mentor Hasim Shabanoviçin i cili ka qenë osmanisti më i madh në ish Jugosllavi, studiues me famë botërore. Ai i kishte dhënë mësim Masar Rizvanollit sa ishte student në Beograd. Disa emra të tjerë të cilët i kanë ligjëruar Masar Rizvanollit gjatë studimeve ishin edhe Vaso Ҫubriloviçi, Viktor …, Radovan Samargjiç, Hasim Shabanoviçin etj. Masar Rizvanolli tregon se sa ishte student në Beograd, në katër semestra nuk kishte mësuar histori por vetëm lëndë ndihmëse të historisë, siç janë: paelografia[4], latinishtja, greqishtja e vjetër, sllavishtja dhe osmanishtja.

 

Masar Rizvanolli ka qenë studenti i vetëm shqiptar i cili i ka marrë temat nga historia shqiptare sepse në vend të diplomës ka pasur për t’i bërë dy tema shkencore, njërën nga historia e popullit të Jugosllavisë dhe tjetrën nga historia e përgjithshme. Vaso Ҫubriloviçi ia cakton për temë: “Lidhjen e Prizrenit”. Pas shumë shfletimeve e hulumtimeve që bën, si entuziast që ishte, Rizvanolli e sheh se që të gjithë shkruajnë se Lidhja e Prizrenit është vegël e Perandorisë Osmane. Kështu shkon te Prof. Ҫubriloviçi dhe i thotë se nuk mundem ta përgatis këtë temë sepse nuk kishte material shqip. Ai i jep rekomandimin që të shkojë në Bibliotekën e Fakultetit Filozofik dhe aty ia jep në shfrytëzim krejt botimet e Shqipërisë. Aty, tregon Prof. Rizvanolli, e kam njohur për herë të parë Mark Krasniqin dhe Kadri Halimin.

 

Në vitin 1937, Vaso Ҫubriloviçi kishte shkruar një projekt për zhdukjen e shqiptarëve. Këtë fakt, Masar Rizvanollit ia tregojnë Mark Krasniqi dhe Kadri Halimi në një takim të rastësishëm sepse ai deri atëherë nuk e kishte ditur. Por për këtë projekt, Ҫubriloviçi kishte thënë se mund ta lejojnë për lexim vetëm pasi të vdiste ai.

Dhe kur Masar Rizvanolli në njërën prej ligjëratave ia tregon Prof. Ҫubriloviçit ato që kishte lexuar, ky i fundit ia kthen që nuk është ashtu siç i ke lexuar, mirëpo Rizvanolli ia demanton duke i dhënë fakte nga Pashko Vasa, nga Sejfulla Malisheva etj., dhe e lë pa fjalë Ҫubriloviçin. Në këto argumentime, Zekerja Cana ngritet dhe e ndihmon Prof. Masar Rizvanollin me fakte të tjera.

Masar Rizvanolli doktoraturën e përfundoi në vitin 1990, një temë mjaft voluminoze me rreth 600 faqe.

Shkolla e parë shqipe në Gjakovë është hapur në fund të vitit 1914. Kontribuesit e kësaj shkolle kanë qenë: Qazim Bakalli, Ibrahim Fehmiu, Sali Morina, Nimon Ferizi (që të gjithë gjakovarë). Objekti i kësaj shkolle edhe sot ekziston në mejtepin Ruzhdije[5]. Ka qenë edhe Ibrahim Kolqi në Pejë, Abdullah Hadri në Vushtri, Muharrem Domi në Cërmjan (fshat i Gjakovës), të gjitha këto në vitin 1915. Murat Muhaxhiri Gjakova ka dhënë një kontribut të madh për shkollën e parë shqipe në Gjakovë. Vepra e Pjetër Bogdanit “Ҫetta e Profetëve”, botimi i vitit 1492 në Venedik, ka qenë deri vonë në Gjakovë në shtëpinë e hoxhës. Në Gjakovë është edhe vepra “Enciklopedi” e Sami Frashërit, në shtëpinë e Xhelal Pulës. Tre profesorë të medresesë kanë dhënë mësim në Fakultetin Fate të Stambollit: Hasan Efendi Shllaku, Masar Lluka dhe Tahir Efendi Boshnjaku.

 

Jani Vretoja thotë që intelektuali më i madh në Stamboll ka qenë Tahir Efendi Boshnjaku. Ky ka shkruar veprën “Emni Vehbije” në gjuhën shqipe. Më 1907, Xhafer Kolonja në Shoqërinë e Sofjes, ka bërë deskriptimin e saj në alfabetin e Stambollit.

 

Në atë kohë nuk ka pasur femra në shkollën shqipe, ndërsa në mejtepe po. Nivelet e fillores në atë kohë janë ndarë kështu: Elifi (klasa e parë), omja (klasa e dytë), tebarja (klasa e tretë) dhe musafi (klasa e katërt). Tash së voni, Nehat Krasniqi i ka gjetur disa dokumente në teqen e Sheh Banit në të cilat shihet se kush e ka hapur shkollën.

Shkolla e parë shqipe ka zgjatur katër vite: 1914 – 1918. Kur hyri Jugosllavia e vjetër, ajo u mbyll. Në këtë shkollë është shkruajtur arabisht, mirëpo është folur shqip. Tahir effendi Boshnjaku ka shkruar me gjuhën osmanishte, e cila ka qenë gjuhë shumë e vështirë me dhjetë alfabete.

 

Në shkollën e parë shqipe, në fillim kanë qenë 30 – 40 nxënës për klasë, sistemi ka qenë nga klasa 1 – 5, e më vonë u kthye në katër klasë sepse u bë tetëvjeçarja.

Në Gjakovë, myslimanë dhe të krishterë kanë punuar së bashku dhe nuk e kanë pasur paragjykim fenë.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka luftuar për mbrojtjen e të gjitha tokave shqiptare, edhe sanxhaku i Novi Pazarit ka qenë me shqiptarë.

Tradicionalisht, mërgata shqiptare ka kontribuuar shumë në ruajtjen e vetëdijes kombëtare. Janë mërgimtarët, duke filluar nga Kajro ku ka qenë Ҫajupi, ata në Bukuresht e në Sofje, dhe pas 1912-ës edhe mërgata në Amerikë me në krye Fan Nolin, që nuk janë ndalur së punuari për shqiptarët.

Iniciativa për Lidhjen e Prizrenit është mënyra më e mirë e organizimit të popullit shqiptar. Ajo ka filluar prej Komitetit të Stambollit për mbrojtjen kombëtare shqiptare me kryetar Abdyl Frashërin. Në Enciklopedinë Botërore thuhet për Sami Frashërin “themelues i gjuhës dhe letërsisë moderne turke”. Veprën “Besa”, Sami Frashëri e ka shkruar në turqisht dhe Abdyl Kolonja e ka përkthyer në gjuhën shqipe. Mandej për t’u përmendur është edhe vepra “7 mrekullitë e botës” e arkitektit me origjinë shqiptare Nimar Sinani, të cilin e vrau princi indian në mënyrë që të mos shfrytëzohet si model nga dikush tjetër.

Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani” i bën përshtypje Masar Rizvanollit dhe i vjen shumë mirë për botimet e kësaj shoqate. Ai ka një vërejtje që lidhet me zvogëlimin e numrit të faqeve të librave dhe këshillon që të vazhdojnë me këtë mision. Mes të tjerash ai thekson se shqiptarët që jetojnë brenda trojeve shqiptare nuk iu kanë dhënë sa duhet rëndësi shqiptarëve të diasporës. Shoqata për kthimin e shqiptarëve (me kryetar Jahja Llukën) ka qenë e para që ka bërë thirrje për formimin e ministrisë së mërgatës.

 

Një ndër aktivitetet me të cilin mburret prof. Rizvanolli është anëtarësia e tij në Shoqatën për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e tyre. Plot 38 autobusë janë nisur nga pallati i shtypit dhe kanë dalë bashkë me Esat Stavilecin, Pajazit Nushin e shumë të tjerë  e iu kanë folur popullatës. Populli shqiptar, thotë profesor Rizvanolli, në botën antike ishte populli më i madh për nga territori. Në dokumentet antike, shënohen 70 fise ilire që kanë pasur një territor kompakt. Edhe kufinjtë kanë qenë natyrorë, e jo si janë tani; veriu ka qenë Danubi e Sava, në lindje ka qenë Morava deri të malet Vranos në Greqi, në perëndim deti Adriatik. Në kohën e Skënderbeut, ¼ e popullit shqiptar janë shpërngulur në Itali, pra është fjala për arbëreshët e Italisë.

Prof. Rizvanolli tregon edhe se si janë organizuar për të sjellë eshtrat e Isa Boletinit. Ai thotë se bashkë me Pajazit Nushin dhe Jahja Llukën, kanë shkuar në Mitrovicë te kryetari i LDK-së në atë kohë Latif Berisha. Në atë kohë Pajazit Nushi ka qenë nënkryeministër, dhe disa herë i ka kërkuar eshtrat zyrtarisht, por edhe pse i kanë premtuar, ata kurrë s’e kanë realizuar sepse, siç thotë profesori, ata e kanë vrarë vetë. Pra, në këtë ekip kanë qenë: Masar Rizvanolli, Pajazit Nushi, Jahja Lluka, Latif Berisha dhe Asllan Murati – Mulla Asllani (i cili kishte qenë nxënës i prof. Masar Rizvanollit). Masar Rizvanolli propozon që ta marrin edhe babain e Edi Shukriut – Muhamet Shukriun i cili kishte qenë drejtor i Entit për Monumente të Prizrenit dhe e njihte shumë më mirë vendin. Pastaj, Muhamet Shukriu bisedon me presidentin Dr. Ibrahim Rugova dhe shkon i nxjerr eshtrat dhe kthehet drejt e te Masar Rizvanolli që ta informojë se ku i ka fshehur, por ky i fundit e drejton të shkojë te Pajazit Nushi të cilin nuk e gjen aty, e atëherë shkon dhe ia jep eshtrat Mulla Asllanit i cili po ashtu ka merita të mëdha.

 

Prof. Rizvanolli tregon se si fëmijë e ka ditur nga gjyshi i tij edhe varrin e Sylejman Vokshit. Kur është bërë njëri nga përvjetorët e Lidhjes së Prizrenit, ku kryetar i komisionit ishte Pajazit Nushi, ai e kishte pyetur Masar Rizvanollin se ku e ka varrin Sylejman Vokshi, dhe ky ia tregon. Ka ardhur hungarezi i cili ka zbuluar se kryetari i Lidhjes së Prizrenit, Ymer Prizreni, ka vdekur prej goditjes.

 

Mesazhi i Masar Rizvanollit për mërgimtarët është që të mos e harrojnë kurrë vendlindjen. Prej gjitha të mirave që mërgata i ka bërë, sipas tij e ka edhe një të keqe: na ka mbjellur ndjenjën e dembelisë, në veçanti në fshatra sepse duke iu ndihmuar mërgimtarët, ata kanë pasur mjaftueshëm dhe kështu kanë krijuar një komoditet e iu kanë mbetur tokat pa punuar. Prof. Rizvanolli thotë se është më mirë që në vend të parave të gatshme për harxhim, ata t’u dërgojnë mjete për të investuar në bujqësi, ose për të ndërtuar ferma etj.

”Atdheu duhet duke i bërë njerëzit të punojnë për të!”, përfundon i nderuari Prof. Masar Rizvanolli.

[1] ”Thesar Kombëtar…”, vëllimi nr. 7, faqe 527, Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë

”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Prishtinë, 2017

 

[2]1.Pronar i madh tokash, që i punon këto duke shfrytëzuar bujqit, pronar çifligjesh (në vendet me marrëdhënie feudale në prodhim; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Çifligar i madh (i vogël). Çifligarët e pasur. Tokat e çifligarëve. Përmbysja e çifligarëve. Iku koha e çifligarëve.

  1. keq. Ai që shfrytëzon dhe merr nëpër këmbë të drejtat e të tjerëve, ai që sillet me egërsi e me përbuzje ndaj njerëzve të thjeshtë, ashtu si përfaqësuesit e klasës feudale. Çifligar i ri.

[3]Pronë shoqërore, toka ka qenë pronë e shtetit dhe ajo tokëështë nda në timare, zijamete dhe në hase . Timaret kanë qenë toka që kanë prodhuar 19999 akçe (njësi monetare). Zijametet kanë prodhuar 20000 deri 100000 akçe.

[4]Paeolgrafia – shkrim i vjetër.

[5]Fjalë turke që dmth gjimnazi i ulët.  Ruzh-dije ka qenë niveli ma i ulët pastaj vjen ipti-daije dhe ida-dije. Gjakova nuk i ka pas këto dy nivele tjera.

AKTIVITETI I SHTUAR I LDK-së NË GJERMANI: IDEOLOGJIA POLITIKE NUK NGATËRROHET ME ÇËSHTJEN KOMËBTARE

 

(Jeta është e shkurtër, por e vërteta rron shumë dhe arrin larg-Shekspiri)

Para disa ditësh u mbajt një takim i zgjëruar i aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck të B. Würterberg-ut. Këtë takim e udhëhoqi kryetari i aktivit të LDK-së Xhafer Leci. Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e kryesisë së degës të LDK-së për Gjermani, Emrush Lokaj e Osman Doda, sekretari i nëndegës për B. Würterberg Mejdi Laçaj, e shumë bashkatdhetarë nga rrethina e Stuttgartit. Mysafirë të ftuar në këtë takim ishin ish të burgosurit shumëvjeçarë në burgjet komuniste të Kosovës dhe të Shqipërisë, Kadri Osmani, aktualisht kryeredaktor i revistës “Shqipëria etnike” që botohet në Zvicër, Idriz Zeqiraj, i burgosur për shumë vjet në Shqipëri, aktualisht kryetar i nëndegës së LDK-së për Rheinland-Pfalz dhe Tefik Ramadani, i dënuar për veprimtari politike pas vitit 1981.

Pamje nga mbledhja e aktivit të LDK-së në Kirchheim/Teck

Takimin e hapi kryetari i aktivit Xhafer Leci. Pasi i përshëndeti mysafirët dhe të pranishmit në sallë kërkoi që me një munitë heshtje të nderohen dëshmorët dhe gjithë ata që derdhen gjakun për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pastaj fjalën ia dha Kadri Osmanit, i cili e vlerësoi lart veprimtarinë e LDK-së dhe të kryetarit Rugova. Duke u shërbyer me një anekdotë, ai kritikoi ata të cilët më shumë luftuan për karrierë se sa për Kosovën. Vrasjet politike janë një realitet i turpshëm dhe të gjithë ata që janë përgjegjës herdokur duhet të dalin para gjyqit. Kadri Osmani tha se Rugova e dinte se në Tiranën zyrtare nuk mund të llogariste për ndihmë. Ai nuk pranoi të bashkëpunojë as me Tuxhmanin, sepse e kishte me hile. Dr. Rugova injoroi Tiranën zyrtare, pra pasuesit e sistemit komunist-stalinist edhe pas luftës, sepse asgjë e mirë nuk mund t’i vijë Kosovës nga stalinistët, qofshin ata të Tiranës apo të Prishtinës. Emrush Lokaj foli gjerësisht për aktivitetin e LDK-së në Gjemani dhe për kontributin që ka dhënë kjo degë në ndërtimin e institucioneve të Republikës të Kosovës dhe në interna-cionalizimin e çështjes shqiptare. I ftoi bashkatdhetarët që edhe mëtutje të kontribuojnë duke e ndihmuar Kosovën në të gjitha format e mundshme. Idriz Zeqiraj e përshkroi rrugën e LDK-së gjatë këtyre 11 vjetëve, duke sfiduar pushtuesit jugosllav. Politikën paqësore e imponoi raporti i forcave, megjithatë dr. Rugova mendoi edhe për luftën. Nisma për krijimin e Minis-trisë së Mbrojtjes dhe të Shërbimit Informativ të Kosovës në fillim të viteve `90-ta, është dëshmi bindëse që demanton falsifikimet e qëllimta. Duke folur për organizimin që ia bëri LDK-ja diasporës shqiptare,  në veçanti për ndihmën morale e materiale dhënë Kosovës, Idriz Zeqiraj potencoi me fakte se begatimi i fondeve mundësoi  mbijetesën e Kosovës për më shumë se një dekadë. Është djersa e mërgimtarëve tanë, ajo që armatosi dhe ushqeu Ush-trinë Çlirimtare të Kosovës. Rrjedhimisht, duke qenë një prapavijë e fortë e luftës edhe disapora ishte e pranishme në vetë luftën. Donatorët e Fondit të Republikës së Kosovës të shprehur në 3%-in obligativ do të jenë gjithëherë qytetarë të nderuar dhe të respektuar të Kosovës. Pastaj foli edhe për jetën partiake sot dhe për fushatën e qetë që ishte zhvilluar në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. I uroj fitoren LDK-së, por njëherit përkujtoi se ishte ky një nderim, por edhe një obligim i madh për LDK-në.  Tefik Ramadani apeloi për një tolerancë dhe një bashkëpunim më të madh të subjekteve poli-tike të Kosovës. Edhepse Kosova tani është e lirë nga makineria vrastare ushtarako-policore serbe, ajo ende nuk e ka arritur qëllimin e saj final, njoh-jen e pavarëisë. Ne shqiptarët tha, duhet të mësohemi me thelbin e demokra-cisë dhe pluralizmit, se duhet të respektohet mendimi i lirë dhe se kundër-shtari politik nuk është armik, por partner me të cilin duhet bashkëpunuar, për të mirën e përgjithshme. Duke iu përgjigjur në një pyetje të një bashkatdhetari për atdhetarin e madh, të ndjerin Metush Krasniqi, Tefik Ramadani përkujtoi fjalët e Baces Metush se:…”Me qenë dielli komunist, nën atë diell nuk kisha me u ngroh, sepse komunizmi edhe rrezet e diellit i prish” dhe shtoi se baca Metush ishte një burrë i madh i Kosovës, i cili kurrë nuk e ngatërroi ideologjinë politike me çështjen kombëtare dhe për këtë mbetet shembull dhe udhërrëfim për të gjithë neve. Në emër të Bashkësisë Shqiptare për B Würtemberg tubimin e përshëndeti Faridin Tafallari.

Pastaj pasuan pyetjet e bashkatdhetarëve për problemet e ndryshme me të cilat ishin  të preokupuar. Çështja e pajisjes së mërigmtarëve me dokumente të udhëtimit nga UNMK-u, u shtrua si një ndër problemet më akute momenntalisht. Ata ishin të një zëri se më nuk dëshirojmë të udhëtojmë më pasaporta serbe. Takimin me një fjalë të shkurtër e për-shendeti  edhe sekreteri i nëndegës për Baden-Württemberg Mejdi Laçaj. Takimin e shpalli të mbyllur kryesuesi Xhafer Leci. Në fund për bashk-atdhetarë u shfaq një program i shkurtër muzikor, nga grupi i Stuttgart-it.

Tefik Ramadani “Bota sot”, 22 shkurt 2001

Guximi intelektual – Nga Nue Oroshi

Ecjakët e kohës për protagonizëm qoftë politik, kulturor, shkencor, publicistik apo në lëmënj të tjerë të jetës shoqërore shpeshherë bijnë në kundërthënie me njëra-tjetrën për shkak të përpjekjeve që bartë personaliteti  dhe mundësisë që ka ai personalitet për ti dërguar gjerat në drejtimin e duhur. E gjatë këtyre përpjekjeve përzihen edhe një mori gjerash tjera që kanë të bëjnë me kryqëzimet gjatë kësaj rruge që mund ta kalojnë vetëm intelektualët idealistë që kanë qëndrim të fortë kombëtar dhe bindje për rrugën që do ta ndjekin deri në fund. Shpeshherë këto përpjekje per të mbërrirë të pambërrishmën atakohen edhe nga një pjesë e shoqërisë e cila është e edukuar në frymën e politikës së gabuar që nuk sheh asgjë tjetër përveç liderit politik të tij që ju ka shëndrruar në përsonin e gjithditur.

Kryqëzimet e rrugëve për të arritur qëllimin dhe përpjekjet e masave të indoktrinuara me ideologji të huaja që na i kanë sjellur gjatë pushtimeve të ndryshme pushtuesit e trojeve tona shqiptare, shpeshherë e luftojnë njëra -tjetrën dhe nuk është e rastësishme se nëpër periudha të ndryshme historike paraqitën me vrazhdësi dhe aty këtu dalin nga binari i të mbijetuarit politik,shkencor e kulturor. Këtu qëndron forca e intelektualit i cili duhet ditur ta bëj reagimin e duhur në kohëra dhe periudha të caktuara kohore, pa mbajtur anë politike porë duke shikuar perspektivën dhe drejtimin e kombit shqiptar dhe rrugën që duhet ndjekur.

Gjatë kësaj rruge që nuk është fare e lehtë intelektuali ballafaqohet edhe me guximin intelektual. Guximi intelektual e luan rolin kryesor në shkrimin dhe përhapjen e dobsive që e sulmojnë shoqërinë tonë.

E këtë sulm e bëjnë më së shumti elita politike e cila nuk sheh gjë tjetër përveç karrikës dhe pushtetit të tyre. Kam përshtypjen që tek ne shqiptarët është duke munguar guximi intelektual për ta thënë të vërteten. Sa e sa intelektual janë të mbyllur në vetvete dhe nuk e thonë dhe shkruajnë atë që e mendojnë. Me shumicën e tyre kur flet ata janë të pakënaqur me rrjedhat politike dhe drejtimin politik në trojet shqiptare.

Por është fatkeqësi se ata nuk e marrin guximin që këtë paknaqësi ta shprehin në publik. I ikin të vërtetës dhe mendimit të sinqertë të tyre. Shkaqet për këtë mosguxim intelektual janë të shumta.I kuptoj se ata shpeshherë ballafaqohen me vështirësitë qoftë në jetën familjare,se janë të varur nga një vend i punës, qoftë nga shantazhët dhe kërcënimet që iu bënë politika por intelektuali i vërtetë idealist ai duhet të ketë qendrushmëri dhe kur rrezikohet qenia kombëtare e popullit shqiptarë ai nuk bën të heshtë. Vetëm kur të bëhemi më shumë intelektual shqiptar që i kritikojmë dobësitë e shoqërisë tonë dhe ky numër të jetë më i madh se sa numri i politikanëve ja kemi arritur qëllimit ti vetëdijësojmë masën e gjerë shqiptare për rrugën e ndjekur dhe gabimin e politikës.

Me një fjalë intelektuali duhet të jetë opozitë e të gjitha partive politike. Ai duhet kritikuar me fakte dhe me një ndërgjegje të fortë kombëtare shkatrrimet qe po i bënë politika  në rrafshin e qeverisjës, qoftë kjo qeverisje nëshkencë, administratë, mjeksi, ekonomi, e në veçanti dobësimin e faktorit politik shqiptar në Evropën Juglindore, duke lëshuar pe në shumë çështje thelbësore. Heshtja e intelektualit që din e nuk fletë është e barabartë me heshtjën e prokurorit që i din ngjarjet dhe krimet dhe nuk paraqet aktakuzë,për ta dërguar deri në fund procesin gjyqësor dhe për ti verifikuar faktët për fajësinë apo pafajësinë e personit përgjegjës për veprën e kryer.

Vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren do të shtyhet për shkak të Virusit Korona – Nga Nue Oroshi

Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Drejtoria e Administratës e Komunës së Prizrenit, njoftojnë të gjithë qytetarët prizrenas dhe anë e kënd trojeve shqiptare që vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ka qenë e planifikuar të vendoset më, 6 maj 2020 në Prizren do të shtyhet. Shkaku i shtyrjes është Virusi Korona i cili e ka bllokuar jetën shoqërore jo vetëm në Prizren por në mbarë globin.Për datën e vendosjes së Monumentit do t´iu njoftojmë me kohë. Kjo do të bëhet karrshi rrethanave dhe kohës së kalimit të epidemisë si dhe mundësisë së organizimit të tubimeve publike.

Meqenëse ky është një eveniment i veçantë kemi dëshirë që ta bëjmë një organizim të madh ku do të marrin pjesë përveç shumë qytetarve prizrenas edhe shumë shqiptarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare, si dhe mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe që janë financuesit kryesorë të këtij projekti kombëtar. Për datën e re të vendosjesë së monumentit do t´iu njoftojmë me kohë në mënyrë që ta keni mundësinë e pjesëmarrjes.

Të thirremi në rrënjët sepse gjethet i rrëzon vjeshta – Nga Sokol Demaku

 

Kuvendim me bashkatdhetarin tim në mërgim

Çdokush duhet ta dijë se lumturia dhe identiteti i tij është në vendlindje është nga aty nga ka ardhur. Vendlindja të jep rritë, të jep mall, të lumturon. Me siguri se secili e ndien vetën të respektuar kur dëgjon emrin shqiptar. Ky, emri shqiptar na bënë të lumtur, na bënë krenarë. Na rritë dhe na bënë më të fuqishëm në jetë.

Prandaj duhet të ndihesh ashtu që çdo shqiptar pa marrë parasysh se ku gjendet është vëllai yt, është i gjakut tënd, prandaj respektoje, nderoje dhe nëse është nevoja ndihmoje me ato mundësitë tua që ke.

Ajo më e keqja e të keqës është përbuzja e vëllaut, e njeriut të gjakut tënd. Ajo e cila sot është bërë aktuale në mesin tonë, është bërë aktuale në ndejat dhe muhabetet tona. Mos përbuz gjuhën e nënës sate, gjakun e vëllait, se gjuha e huaj dhe i huaji kurrën e kurrës nuk do jenë tuajat as nga gjuha e as nga gjaku. Mos përbuz!

Mos harro se Gjuha shqipe është e shenjtë, është gjuhë të cilën e kanë ruajtur me shekuj gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë dhe asnjërherë nuk mund të gjeshë se dikush nga ata e ka perbuzur, sepse është gjuhë e shenjtë. Eshtë një gjuhë që dallon nga gjuhë tjera të botës, gjuhë e cila sa ëmbël flitet edhe shkruhet, gjuhë e ëmbël edhe për shkrim edhe për dëgjim e lexim, na ka lakmi çdo kush! Kjo është gjuhë lashtësie, është gjuha e qytetrimit evorpian për të cilin po flasim aq shumë.

Kuptoje dhe lexoje e shkruaje mirë gjuhën e ëmbël, gjuhën e nënës.

Mëso edhe gjuhë tjera se sa gjuhë të dish aq edhe vlenë, por mos e përbuz gjuhën e ëmbël. Kjo të bënë të ndihesh me i sigurt në jetë, të ndihesh me të vertetë shqiptar. Kudo që të jeshë nderoje dhe respektoje, sepse sa do e nderosh dhe respektosh gjuhën tënde do jesh i respektuar edhe ti. Është maksimë kur thuhet: Nderoje flamurin e atdhut tënd, të të parëve tu, të atyre që e ndërtuan vendin tënd, atë flamur të asaj natyre te dlirë shqiptare. Ai që nderon flamurin nderon shenjen e kombësisë së tij, nderon kombin, por ai që nuk nderon këtë shenjë hyjnore ai nuk nderon veten.

Ai i cili mohon dhe nuk nderon kulturën e tij, trashëgiminë e tij ai bëhet shpirtprishësh, ai nuk ka ndjenja, ai është i pashpirt dhe se fundi ai nuk është njeri. Sepse kultura është ajo e cila na përfaqëson në botë, në të gjitha vendet, në të gjitha shoqëritë njerëzore.

Prandaj maksima tjetër thotë: Ruaje llojin dhe sojin tënd, mbaju kryelart me llojin tënd, mbroje dhe ruaje pa marre parasysh se ku je, ku ndodhesh dhe ku gjendesh, por respekto vendin dhe rregullin e atij vendi ku ti je. Kur ti ben këtë, ke respektuar edhe nderin tënd, edhe kulturën tënde por edhe kombin tënd. Me këtë duhet ta dish se moralin shqiptar duhet ta ruash si dritën e syrit! Kjo gjë është e shenjtë, e kemi traditë nga te parët prandaj duhet ta ruajmë.

Paraqitu ashtu si të ka hije aty ku je, mos gënje se kjo është e liga më e madhe që e ka kapluar qenien njerëzore. Gënjeshtra është bërë modë. Ka hy në lojë të flliqur, largoje nga mendja!

Bëhu guximtar.

Paraqitu ashtu si je, nëse je me të vërtet shqiptar, mos hezito nuk ke pse te frikësohesh, ne jemi ata të cilët respektojmë të gjithë prandaj edhe jemi të respektuar.

Nëse je shqiptar e paraqitesh në jetë si joshqiptar a mendon se cilës kulturë i përket ti, çfarë përmban kulturë jote të cilën e përfaqëson? Si duket të ka humbur mendja, apo ndergjegja dhe as ti nganjëherë nuk e di së cilës kulturë i përket apo cilit komb i takon, e vështirë është për ty kjo, por mendohu, mundohu dhe me siguri do kthjellesh. Duhet ta dish se nëse nuk paraqitesh se je shqiptar, kur ti më të vërtet je shqiptar, kuptoje se je frikacak, je i pamoral, si nuk të vjen turp nga vetja, duhet të kesh frikë nga ndërgjegjia jote dhe nga sjellja e jote. Por ti nuk ke ndërgjegje.

Nëse kështu vepron duhet ta dish se do jesh i shkelur me këmbën e të huajt, do jesh rob i të huajt sepse edhe ai do të urrejë si të panderë, të pamoral dhe pandjenja. Si njeri që mohon kombin tënd, rrënjët tua. Duhet të mendosh dhe ta dish se nuk je i zgjuar kur ti mohon veten, mohon identietin tënd, kombin tënd. Duhet ta kuptosh se te vie erë e keqe, ti kundërmon kur mohon vetën tënde, mohon identitetin tënd. Ti je ai që urren llojin tënd, urren vetën, tërë të afërmit dhe çdo gjë që është e jotja. Ti mohon me këtë edhe ata që të kanë lindur dhe të kanë rritur. Por a kupton ti se çka bën me këtë?

A kupton ti se ti që mohon prindërit tu, mohon gjakun tënd! Me siguri se e kupton por nuk dëshiron ta kuptosh se je ai që je e nuk duhet të jesh. Por çka ti bësh, koha është! Por një duhet ta kuptosh se nëse mendon se ke një kulturë tjetër se nuk ke kulturë shqiptari, edhepse je shqiptar, dhe nëse mendon se ke shokë të tillë, atëhere duhet ta kuptosh se ti je askushi dhe shokët tu jane askushi sepse ti nuk di të kuptosh dhe të dallosh kulturën e huaj, nga e jotja, dhe se duhet ta dish se ti nuk i përket asaj por e mashtron vetën dhe të tjerët. Duhet të jesh ai i cili duhet të shtosh vlerën morale tënde e jo ta mohosh atë. Duhet ta dish se të tjerët ta vënë çmimin në bazë te vlerës që ti tregon dhe ke në trup e në shpirt. Por ti si duket nuk ke trup as shpirt. E ke humbur ate!

Si duket ti kujtoin se të huajt pa marrë parasysh çfarë janë ata me kulturë apo pa të do të të bëjnë mik. Jo! Jo! Kot e ke se ata të vlerësojnë ty në bazë të kulturës që e ke. Ty të duket se je duke bërë vepra të mëdha, por jo, ke humbur, e ke shkatërruar edhe kulturën tënde jo vetëm për vete por edhe për gjerneratat që do vijnë. Duhet të kthjellohesh, por kur? Kjo është pyetje e madhe që do kohë. Me prish është lehtë por me ndreq është vështirë dhe duhet shumë kohë.

Eh, mjerë vendi i huaj për ty dhe mjerë vetja jote për ty o i mjerë.

A mos mendon se je i zgjuar që ia falë vetën tënde apo fëmijët e tu një kulture, gjuhe apo vendi të huaj? Mendohu mirë! Përgjigju vetë se kush eshtë ai i cili vepron kështu. Mos je ti?

A kujton se i huaji është ai i cili ta do të mirën apo si.

Duhet ta dish se i huaji asnjëherë në jetë nuk ka për të të pyetur për rrënjët tua por gjithmonë ka për të folur për gjethet se ato i interesojnë atij. E së shpejti në vjeshtë gjethet do thahen, do bien për tokë e do i bartë era, por është interesant të dish se ti ku do mbetesh?

A mos kujton që je i zgjuar duke mohuar vetveten, prindërit tu që të lindën e rritën, njerëzit tu që të qëndruan pranë? Mendohu!

Dashuria për pushtuesit nga të pushtuarit – Nga Nue Oroshi

Një pjesë e shqiptarëve historikisht kanë vajtuar dhe gjemuar për pushtuesit të cilët i kanë pushtuar trojet etnike shqiptare gjatë shumë shekujve të historisë.Siqë është bërë tash më e ditur se pushtuesit më të ashpër në tokat shqiptare janë pushtuesit karpatian dhe ata aziatikë të cilët për plotë gjashtë shekuj me radhë pushtuan tokat shqiptare, vranë, dhunuan ,masakruanë dhe bën çka ju ra për dore.Por gjatë këtij rrugëtimi gjashtëshekullor pushtuesit serb e turq gjetën edhe bashkëpuntorë në trojet tona shqiptare.

Ky bashkpunim në mes të këtyre dy pushtusve sot e asaj dite ka lënë pasojat në trojet shqiptare.Për faktin se aty këto tek familjet pa traditë dhe tabanë kombëtar kanë arritur që ta lanë farën e tyre dhe kjo farë fatkeqësisht është shumzuar dhe është perzier. Nuk është e rastësishme sot që të shiturit tek serbët dhe bashkëpuntorët e tyre të mbrojnë interesat e tyre.Historikisht është i njohur fakti se në shekullin e kaluar dy pushtuesit më të egër të trojeve shqiptare turqit në vitin 1912 dhe serbët në vitin 1999 u dëbuan nga trojet shqiptare falë qendresës shekullore të shqiptarëve dhe përkrahjes së botës perëndimore konkretisht Amerikës, Gjermanisë,Anglisë, Austrisë dhe shumë shteteve perëndimore miq tradicionalë të shqiptarëve.Por fatkqesisa është se mbetjet aziatike e karpatiane si dhe mbetjet e ideologjisë komuniste që është fryt i karpatizmit  janë shumuar në botën shqiptare dhe dita-ditës janë duke e rrezikuar qenien kombëtare.

A nuk është tragjike që pushtuesit pesë shekullor sot të quhen vëllezër jo nga qytetarët e thjeshtë por nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi e Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.Kjo vërtetë nuk don koment dhe don një studim të hollësishëm psikologjik se si ësht kjo çështje e mundur.E njëjta gjë është edhe tek mbeturinat karpatiane të cilët e sulmojnë luftën e shenjët te Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës dhe  i mbrojnë politikat e Çubrilloviçit Garashaninit, Andriqit e shumë viçave tjerë që elaborat e kishin shfarosjen e shqiptarëve siç është rasti me Baton Haxhiun e ndonjë tjetër. Historikisht tek popujt e robëruar krijohet një mllef dhe një  inat për robëruesin sa që duhet kaluar edhe shekuj me radhë dhe marëdhëniet ndërshtetërore nuk vendosen në binarët e duhur.Edhe nëse vendosen ato mardhënie ata gjithmonë i kujtojnë pushtuesit dhe masakruesit veprat që i kanë kryer.

Kurse unë e shtroj pyetjen pa dallim partie apo ideologjie.Pse për 20 vjet institucionet e Kosovës nuk arritën që ta dërgojnë një Padi për krime të luftës kundër krimineleve serb?Pra 20 vjet nuk janë pak që të mos i regjistrosh dhe dokumentosh krimet dhe gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë.Pse prej vitit 1912 e deri në vitin 2020 kanë kaluar 108 vite të ekzistimit të shtetit shqiptar dhe asnjëherë asnjë dosje e krimit për krimet  e turqeve nuk është dërguar në gjykatat ndërkombëtare të drejtësisë.Kjo është për ta studiuar në thellësi mentalitetin e politikanëve shqiptar gjatë shumë shekujve.Kjo fletë qartë se politikanët tanë pas pushtimeve shumë shpejt i kanë harruar pushtimet e tokave shqiptare apo edhe me keq një pjesë e tyre kanë bashkëpunuar shumë ngushtë me ish pushtuesit. Këtu shihet edhe një zbehje tek një pjesë e shqiptarëve për luftërat heroike të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut,për luftërat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ende institucionet shkencore në Kosovë dhe Shqipëri nuk organizojnë sesione shkencore për luftërat e Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës,Ndue Përlleshit e Profesor Ymer Berishës dhe shumë e shumë nacionalistëve shqiptar.Edhe në Shqipërinë e cunguar ende asnjë institucion shkencor nuk ka organizuar asnjë akademi shkencore per luftën heroike të Kapidan Mark Gjon Markut me shokë dhe luftëtarë, që është luftë e rrallë dhe qëndresë shumë  e fortë që ju bëhej dominimit të ideologjisë ruse në Evropë.

Këto gjëra ndodhin nga fakti i dashurisë së të pushtuarve ndaj pushtuesit.Për tu hequr kjo dashuri e të pushtuarve ndaj pushtuesit duhet veprim kombëtar dhe bashkëpunim të ngushtë me shtetet mike të shqiptarëve në këtë rast Amerikën,Anglinë dhe Gjermaninë.

Kryeministri me Fake NEWS – Nga ALFRED MIRASHI, Firenze

Ky eshte dashnori i Fake NEWS , Pse ta quajme keshtu te fortin tone Kryeminister .
Si ka mundesi ka 30 dite qe bertet si i marrre , i çmendur duke perdorur , çdo lloj forme ALBANESE si nga ai i “forti i lagjes “ do vdisni me tuba ne fyt, sepse shendetesia jone eshte e fallimentuar , sikur ky u fut ne politike dje ne darke, dhe jo ka 20 vjet , qe del si llapazan i paftyre ne parlament duke share “ se keshtu e duan socialistet e qerruar shqipetar.
Ne shqipetareve ne ITALY na e rregulloi biografine, sepse me xhestin e tij te forte solli 30 mjeke, per te ndihmuar ITALINE , dhe si manipulator I zgjuar qe sdin te beje gje tjeter vetem PROPAGANDE TE SHPIFUR , qe te semurit e pakontrolluar e bejne perher . Tani del sikur te vjen keq per qytetaret per gjobat e tua te çmendura se me keto forma sikur na dole SHPETIMTAR ose te quajne disa horra facebuku , po te mos ishe ti te gjithe Shqipetaret do vdisnin nga Coronavirusi . Jo kryeminister nuk eshte keshtu sepse , nuk krahasohesh fare me kryemistra te tjere qe Po vdesin me mijera qytetare te tyre , por tua lejme specialisteve te shprehen per Kete Virus . Pse tani na del si babai i fake NEWS, qe policia qe ti e kontrollon i perdhunove qytetaret me arrestime e gjoba , e tani na del me dore ne Zemer, jo jo keta gjobat do i heq bera shaka ,,,,, si mund ta quajme shqip Kete forme zoti yne Kryeminister, qe gazetaret e opinionistet i quan “ KAZAN” a me fal zoteri ndoshta jeni i RITARDUAR dhe i kupton gjerat me vonese .
Mos na fol me per FAKE NEWS.

Marshi i filluar kokat e bllokuara dhe lëvozhga e qeruar – Nga Nue Oroshi

Shpeshherë në momente të ndryshme historike kanë filluar marshimet që kanë përfunduar me çlirimin  e popujve apo robërimin e dyfishtë. Kjo ka ndodhur për faktin se kush e ka udhëhequr marshin dhe si ka përfunduar veprimi apo cili ka qenë qëllimi për të arritur një ide që është synuar gjatë fazave të ndryshme të historisë. Edhe tek ne shqiptarët shpeshherë është marrë turr, pa ditur se ku do të arrinte qëllimi i turravrapit. Shpeshherë turravarapi i kokave të bllokuara ka sjellur hemoragjitë cerebrale që kanë bllokuar kokat të cilat në momente të caktuara nuk kanë parë asgjë tjetër përveç territ.Shpeshherë politikanët tanë kanë jetuar dhe jetojnë me halucinacione ku duke bërë devijimin në sjellje dhe veprimet e tyre  kalojnë në delikuencë kronike. E kjo delikuencë politike historikisht na ka shkatërruar gjatë historisë sepse shpeshherë jemi udhëhequr nga kokat e bllokuara që për ta ruajtur pushtetin e kanë vrarë popullin dhe  e kanë shkatërruar shtetin.

Njëra nder çështjet që na ka demtuar shumë gjatë periudhave historike është edhe bllokimi i trurit të politikaneve tanë përmes një levozhge ideologjike, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur që ta qerojnë këtë levozhgë dhe të dalin nga vetvetja por gjithmonë janë rrethuar, në lavdinë dhe vetlavderimin personal sa kanë harruar misionin politikë se për çka janë në krye të shtetit.Një rol të keq në këtë çështje e kanë luajtur edhe oborrtarët e tyre që në gjuhën e re politike po quhen këshilltarë.Është fatkeqesi se shpeshherë këshilltarët e lidervee tanë politikë në vend që të këshillojnë politikanët për të mbarë ata i nxisin edhe më shumë në veprime përqarëse sa qe bëjnë gara me njëri -tjetrin se cili nga këta oborrtarë politik është më i zëshmi në mbjelljën e përqarjeve politike.E mos të flasim për militantët politik sa që nese lideri iu thotë se rrezet e diellit janë më të dobëta se ndriçimi i hënës ata do të besojnë një gjë të tillë.Edhe pse ne shqiptarët ende nuk e kemi mbaruar marshin e filluar shekuj me parë, me një fjalë ende nuk është mbyllur çështja shqiptare në Evropën juglindore duhet të punojnë intelektualët dhe ekspertët më të mirë shqiptar në trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora atdhetare që në krye të politikes të vjen një elitë e re e politikanëve të cilët e kanë të kaluar çështjen e kokave të bllokuara si dhe levozhges se qeruar, por me një vullnet të qeliktë dhe me një diapazon të gjerë të diturive do ta bëjnë drejtimin, e shteteve dhe bashkimin e kombit shqiptar, në një shtet të vetëm, duke e  ndjekur  një rrugë dhe drejtuar kombin shqiptar,  aty ku e ka vendin aty  ku dielli lind në perëndim.

Bisedë me znj.Bora Qehaja nga Fronti i Luftes në Itali – Nga Keze Kozeta Zylo

 

 

Zonja Bora Qehaja shërben në Istitutin Clinico Beato Matteo Vigevano, regjoni Lombardia.

Ajo është në vijën e parë të Frontit të Luftës në një nga vendet më të prekura në botë nga Covid 19.  Ajo shprehet se unë jam rritur në një vend që e ka bazë humanizmin dhe kjo forcohet më shumë kur punon pranë të sëmurëve që kërkojnë ndihmë për t’u shëruar sa më shpejt.

 

Në këtë kohë pandemike që po kalon gjithë bota, Italia është në vendin e parë që është goditur shumë keq cila është  detyra juaj në spital për t’i shërbyer popullit italian?

 

Unë punoj asistente në sallën e ndërhyrjeve të kirurgjisë ortopedike urologjike në Istitutin Clinico Beato Matteo Vigevano, regjoni Lombardia.  Italia zë vendin e parë për nga humbjet njerëzore në botë, ngase shkaku kryesor është numri i lartë i të moshuarve që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, por që i bëjnë pacientët shumë të rrezikuar nga virusi.  Spitali ku punoj për hir të situatës së krijuar në Lombardi ka ndryshuar drejtimin se nuk kishim repart të sëmundjeve infective, prandaj u detyruan të përshtatnin spitalin.

 

Cili është shqetësimi juaj kryesor si punonjëse e shëndetësisë kur ndodheni pranë pacientëve tuaj?

 

Shqetesimi është i gjithanshëm, por në radhë të parë vjen jeta e pacientëve për t’i shëruar e shpëtuar jetën e tyre sa më parë.  Unë jam rritur në një vend që e ka bazë humanizmin dhe kjo forcohet më shumë kur punon pranë të sëmurëve që kërkojnë ndihmë për t’u shëruar sa më shpejt.  Të gjithe të sëmurët me virus nuk kanë pranë familjarët e tyre ngase nuk lejohet asnjë vizitë në spital për shkak të infektimit.  Shumë nga pacientët humbin jetën e tyre pa u dhënë as lamtumirën e fundit familjarëve.  Kjo është e dhimbshme por duhet t’i nënshtrohemi rregullave të rrepta të shëndetsise botërore.  Të vdekurve nuk u bëhet asnjë funeral, familjarët marrin njoftime për gjendjen e të sëmurit dhe vdekjen e tyre nga administrata e lartë e spitalit.

 

Sa kohë keni që punoni në shendetësi në Itali?

 

Kam 12 vjet që punoj pranë këtij spitali me përkushtim dhe ndershmëri.

 

Si u ndjeve kur ju dhanë detyrën se ju do të jeni në vijën e parë të Frontit të Luftës?

 

Nuk është e lehtë, por detyra ime është e tillë të jem në dispozicion të sëmurëve duke rrezikuar jetën time për të shpëtuar të tyren.  Pse ta fsheh, frika të shoqëron përditë.  Po situata e krijuar nuk na lejon të mendojmë gjatë, humbjet e tyre para syve tanë janë dramatike dhe shumë të dhimbshme…

 

A mendoni se do të  zhduket së  shpejti kjo epidemi globale?

 

Këtu në  Itali me gjithë  numrin e madh të vdekjeve patjetër që kemi shpresë .  Shpresa na bën të  ndihemi të fortë dhe më të bashkuar se kurrë.  Po merren masa më të  rrepta për izolimin nga qeveria.  Shpresoj t’ja dalim.

 

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare dhe punonjese në spitalet e Italisë?

 

Shqipëria po përpiqet të eci përpara, por 30 vite tranzicion janë shumë. është për të ardhur keq që vendi ynë akoma nuk është në trupin e Bashkimit Europian.

Sistemi shëndetsor në Shqipëri lë shumë per të dëshiruar, por besoj se ata mund të jene më me fat se këtu në Itali kesaj radhe për shkak të rasteve të shumta tragjike që kanë ndodhur.

 

E kishit endërr të punonit në shëndetësi?

 

Deshira ime ka qenë gjithmonë të punoj në shendetësi dhe këtu pata mundësi të punoj dhe të jetoj me dinjitet. Këtë ëndërr ma realizoi Italia ku punoj dhe jetoj, vendi që për shumë emigrantë si unë është bërë Atdheu i dytë.

 

Sa është e shqetësuar familja juaj në Shqipëri apo kudo ku ata jetojnë pasi ju jeni direkt në front të Luftës? 

 

Njerëzit e mi të dashur janë shumë të shqetësuar që nga nëna ime në Tropojë e deri tek vëllai im Mark Qehaja në Nju Jork i cili më merr vazhdimisht dhe më inkurajon. E ndjej shumë mungesën e tyre. Unë nuk kam shumë kohë të flas për hir të turneve të gjata, por i lexoj mesazhet e thirrjet në ato pak orë pushimi që mund të kem dhe më sjellin pozitivitet dhe më shumë forcë.

Shpresoj dhe lutem të dalim sa më shpejt nga kjo situatë e krijuar në gjithë botën.

 

Ju faleminderit zonja Qehaja për bisedën dhe paci shëndet!

 

Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

 

30 Mars, 2020

New York

 

Një pikë Gjak shpëton një jetë – Nga Neki Lulaj

 Rradha e gjatë e pritjes se dhuruesve te gjakut

Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër kësaj pandemije shfarosese  nga virusi Corona.

Ndaj  ne qytetin e Speyerit të  Rheninland -Pfalzit – Kryqi i Kuq gjerman sot me 22-03.2020 kishte  vendosur një Shpallje ne derë me këtë përmbajtje: Te ndëruar dhurues të gjakut ;Ju drejtohem juve qytetareve  ne veçanti  qe  individualisht te vini për dhurim vullnetar të gjakut.!Ju falënderojm nga zemra për mirëkuptim.

Qe në orët e hershme të mëngjesit te kësaj te diele e deri ne orën  19.00 e  mbremjës  e gjatë ishte  radha gjarperore  e qytetareve gjerman  qe mbanin distancë  normative dhe te gjithë   ishin rreshtuar vullnetarisht  për te dhuruar gjak.Një pikë gjak sheron një jetë tha „kosovari nga Gurrakoci Republika e Kosovës zt. Laurat Berisha i cili kishte numrin rendor 110-të  te  dhuruesit vullnetar „Fatbardhësisht   kishte edhe shumë  dhurues te tjerë pas tij  qe kishin dalë nga shëpia dhe kishin ardhur këtu vullnetarisht  e qe  te gjithë tregon një  humanitet  te rrallë ne këto ditë kur njerëzimim nga  mbarë bota është shokuar para kësaj  pandemije para kësaj gjendje sa të rendë njerëzore  dhe psikologjike por edhe  shumë te komlikuar  shëndetsore, nga  Corona virus qe po merr  mijëra jetëra njerëzish.

Studentët e mjekësisë dhe specializantët shqiptarë në Itali nismë në mbështetje të QSUT dhe Spitaleve Rajonale

E gjithë bota gjendet përballë një pandemie të madhe, në të cilën është gjunjëzuar dhe po lufton për t’ia dalë mbanë. Pjesë e kësaj, padiskutim që është edhe Shqipëria, e cila gjithashtu si cdo vend tjetër ka krijuar shtetrrethim, dhe ndihmat për të janë reduktuar. Harta e personave të prekur në Shqipëri dhe Kosovë po zgjerohet cdo ditë e me shumë, ndaj nisur nga situata e krijuar në Itali, masat në vendin tonë janë marrë më herët dhe janë të forta. Parandalimi i përhapjes së COVID-19, sjell reduktimin e rasteve të prekura apo viktimave, dhe vjen pikërisht nga:

·       zbatimi i masave të ndërmarra

·       qëndrimi në shtëpi

·       mbështetja dhe solidariteti.

Bazuar në këtë të fundit, studentë të mjekësisë dhe specializantë në Itali janë bashkuar duke kontaktuar njëri-tjetrin në mënyrë shoqërore dhe kanë vendosur të kontribuojnë me dhënien e ndihmës së tyre për shëndetësinë.

Ata kanë krijuar një fushatë për mbledhjen e fondeve për QSUT dhe për strukturat e tjera spitalore rajonale dhe bashkiake, në mënyrë që të mbështesin dhe forcojnë menjëherë sidomos Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Nën sloganin “Mjekët bëjnë pjesën e tyre, ne bëjme pjesën tonë!” ky grup të rinjsh po fokusohet në përmbushjen e misionit me blerjen e:

·       pajisjeve mbrojtëse për stafin

·       maska mbrojtëse

·       shiringa elektrike

·       kite për tamponë

·       respiratorë

Të gjitha fondet do të mblidhen online në mënyrë të tillë që gjithçka të jetë sa më transparente, në gofundme dhe do të postohen sistematikisht të gjitha detajet në rrjetet sociale.

Nisma është përkrahur nga mjekë të shumtë shqiptarë, të cilët janë kontaktuar nga vetë grupi i studentëve, disa prej të cilëve do të ndihmojnë në finalizimin e saj. Studentët kanë zgjedhur të koordinohen dhe menaxhohen konkretisht nga Prof. Dr. Edvin Prifti, mjek kardiokirurg, Dr. Gentian Stroni, mjek infeksionit, Dr. Erion Panajoti, mjek reanimator dhe MSc Erisa Mane, fizioterapiste.

Mjekët do të japin informacionet e nevojshme për prezencën ose mungesën e pajisjeve dhe grupi i studentëve do të mundohet t´i blejë dhe t´i sjellë, duke qenë transparent deri në përmbushjen e plotë të objektivave.

Cdo kontribut i vogël do të kishte vlerë të madhe në këto ditë të vështira. Studentët janë falënderues të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe italianë që po i mbështesin dhe i ftojnë të gjithë për shpërndarje dhe solidaritet.

Mos harroni: heronjtë sot janë përparëset e bardha!

Për të kontribuar vizitoni faqen:

https://gf.me/u/xr56c8

-Per  VOAL.Ch, Dajana Kapllaj, studente e vitit te fundit ne Fakultetin e Mjeksise Tirane-

Ish Komunisti Isa Mustafa vendin e ka në burg e jo ta shantazhojë Kosovën! – Nga Asllan Dibrani

 

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po udhëhiqet nga teknokrati komunist ,titist  Isa Mustafa është në krizë të identitetit politik.

Kjo parti me tradita dhe si lëvizje  e kohës se Dr Ibrahim Rugovës tashmë është e pushtuar nga nëntoka kriminale, nga partizanet  e vjedhjes ,korrupsionit  dhe degradimit shoqëror.

Synim dhe  qëllimi parësor i së cilës është për ta çoroditur partinë e Ibrahim Rugovës, dhe qëllimi i dytë për ta shantazhuar VETËVENDOSJEN dhe  Albin Kurtin si Kryeministër  aktual,i  cili doli fituese në Zgjedhjet e parakohshme

Kjo parti ka pësuar me këtë emër  i cili ishte i rreshtuar  ne strukturat  e LKJ-së, i rreshtuar pas Rrahman Morinës, ,Ali Shukria, Jusuf Zejnullah  të cilët në atë kohë mburreshin që janë strukturë udhëheqëse të  Sllobodan Millosheviqit!!!

Tash Isa Mustafa, dhe klientela e tij nga Komunistet e vjetër ne te rinjtë e kohës aktuale po  skandalizojnë vendin  duke  e konsideruar këtë popull ja ma shume se dele,pa identitet pa veprimtari pa imunitet dhe pa kurrfarë force. Ky po  injoron këtë popull duke  e quar vendin drejt një lufte civile.

Isa Mustafën, i cili të gjitha postet udhëheqëse që nga viti 1981, është komunisti më i rafinuar, ai arriti që të përbirohet në të gjitha proceset politike që nga viti 1981, dhe gjithmonë ka pasur rol negativ, përçarës e madje antikombëtar, në dëm te të gjitha proceset, nëpër të cilat kaloi vendi ynë.

Ish komunisti  titist Isa Mustafa ne vend se te jetë pas grilave   ne burg shnatazhon me fatin  e Kosovës !.

Isa Mustafa, është peng i të kaluarës së tij kriminale, është peng i Hashim Thaçit, është peng i strukturave serbe që flasin shqip në Prishtinë, prandaj është në gjendje ta shantazhojë VETVENDOSJEN dhe kurrë të mos bëhet qeveria, madje çmenduria e tij mund ta kthejë tërë Kosovën në “Oblast të Serbisë”, por kurrë të mos lëshojë pe dhe as të pranojë fajësinë për dëmet, që ua ka krijuar të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova. Ky ish komunist  i rafineruar  dhe i regjur  besnik ndaj Rrahman Morinaes Ali Shukriut, Jusuf Zejnullahu,Sinan Hasanit etj, te udhëhequr nga Slobodan Millosheviqi .

Kush ishte Isa Mustafa gjatë viteve 1981-1990?

Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit të Kosovës – Prishtinës (ku përfshiheshin edhe komunat: Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë) dhe njëkohësisht të qenit “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës” ka qenë njeriu më i pushtetshëm i regjimi komunist

Pas demonstratave të 11 e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist

gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo-politike, të cilat kulmuan me „Platformën politike të KQ të LKJ-së për Kosovën“, të miratuar më 17 nëntor 1981 në mbledhjen e XXII-të të KQ të LKJ-së në Beograd. Në zbatim të kësaj PLATFORME, strukturat pushtetore partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim edhe me UDB-në, nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njëjtën kohë intensifikuan diferencimin ideo-politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore-akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”. Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ-së, regjimi gjatë viteve 1981-1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike, që ishin dëshmuar në çdo situatë të zellshëm dhe besnik në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptar”! Dhe, njëri nga ata besnikët e këtij regjimi ishte pa dyshim komunisti i devotshëm, Isa Mustafa (tani kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.) Procesin për ndryshimet kushtetuese e kanë përcjellë një sërë mbledhjesh e vendimesh të niveleve të ndryshme të regjimit. Fillimisht po sjellë një kronologji të këtyre ngjarjeve, ku në këtë kuadër do të përvijohet edhe aktiviteti i Isa Mustafës.

Gjatë viteve 1984-1990, kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv në çdo sferë të jetës në Prishtinë, Kosova përballej me shumë sfida dhe ndër sfidat më të rënda. Shkëputur nga gazeta Rilindja, datë 5 dhjetor 1989.

Ndryshimin e asaj Kushtetute dhe terrorin serb e përjetuam ne si popull dhe kolektivitet  si me poshtë:

Edhe unë isha viktimë e atij terrori serb,andaj emigrova ,si ish i burgosur politik,bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual për “Republikën e Kosovës të Pavarur!


-E kujtoj me dhimbje, i thyer në shpirt,i lënduar në zemër të kaluarën dhe sakrificat shekullore të mërgimtarëve. E kujtoj me dhembje nocionin refugjat që ta vret vëmendjen t’i kthehesh të kaluarës së tyre, që ikën nga vendi i vet për t’i shpëtuar presioneve dhe represioneve,personale dhe familjare, po edhe kolektive,nga tokat tona në Greqi, në Serbi,në Maqedoni nga Mali i zi, por me thekës të veçan,me rrëqethet lëkura ,kur kujtoj represionet e serbeve kundër popullit shqiptar të Kosovës. Edhe unë isha viktimë e atij terrori dhe ish i burgosur politik me vuajtje dënimi me vite bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual tjerë qe u dergjëm në kazamtet serbe për Republikën e Kosovës!. Ishim në burgje për një ditë ma të mirë për këtë populli .Represioni dhuna dhe terrori serb, na përplasi si refugjatët rrugëve të Evropës,duke ja kthyer shpinën Kosovës, kah këmbët edhe sytë!Koha i përplasi në të gjitha kontinentet. Mërgata shqiptare ,apo si po shprehet sot nëpër media”Diaspora Shqiptare” pati vlerat e përhershme nga të gjitha periudhat ne historinë e sajë,duke përshirë edhe kohën e rilindësve. Ata nuk heshtën,po veprimtarinë e vet kombëtare e shtrinë në gjithë Evropën e më gjerë. Ata ishin dhe luajtën rolin kryesor në “Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë” në krye me Ismail Qemail Vlorën,që arriti nga mërgimi dhe u bë emblemë e historisë shqiptare. Ky aktivitet nuk u ndal edhe në kohërat e ma vonshme siç është rasti i Kosovës. Diaspora shqiptare ishte bërthama dhe promotori kryesor i aktiviteteve,për themelimin e UÇK-së,që pati rolin kryesor në frontin e luftës. Me mijëra djem edhe luftëtarë nga diaspora u rreshtuan në frontin e luftës,duke e lënë luksin e shteteve perëndimore për çlirimin e Kosovës. Një numër i madh edhe i lanë eshtrat në frontin e luftës dhe nuk u kthyen kurrë ma në gjirin familjar të fëmija e vet. Sot një numër i madh nga ta kanë mbet pa përkrahje dhe pa mbështetje,të varfër dhe në skamje madje edhe të përbuzur .Për në fund po iu drejtohem ju si protagonist i përçarjes dhe çuarjes se vendit në një lufte civil!. Tërhiqu  leje popullin te lirë t’i realizoj  aspiratat e veta kundër  Serbisë hegjemoniste qe akoma, po  pengon Kosovën  të jete e radhitur në  arteriet ndërkombëtare  bashkë me  SHBA-te dhe shtetet mike  qe i kemi në ndihmë.

Fale ndihmës se juaj që po i epni Serbisë   e ndihmuar nga Rusia, ju po i zgjatni dorën  armiqve te na e copëtojnë Kosovën bashkë me  shpirtshiturit tjerë shqipfolës . Prandaj mos harro  edhe nëse  ia keni vdekur  trurin atij populli  në Kosovë , Diaspora shqiptare do ti del ndihmë   si Avni  Rrustemi ,Hasan Prishtina  Ismail Qemajli etj , s’do ta lëmi te na  e nëpërkëmbesh Kosovën, por edhe do të jesh i dënuar   dhe përgjegjës pran te gjitha veprimeve kriminale qe i bëre dhe akoma ke dosje të hapura.