VOAL

VOAL

Guardian: Bosnja në rrezik të ndarjes dhe konfliktit

November 2, 2021

Komentet

Detaje të reja- Si u zbulua vila e Ballukut në Palasë, provat në kompjuterët e “Atelier 4”. Prona në emër të Igli Tares u financua nga Arbër Abazi

Preventivët e zbuluar gjatë kontrolleve në kompjuterët e studios “Atelier 4”, zbuluan prova që sipas SPAK dëshmojnë se vila luksoze në Palasë që u sekuestrua pak ditë më parë është në pronësi faktike të Belinda Ballukut dhe se ajo e kishte fituar si ryshfet nga kompania “Alko Impex General Construction”.

Në këto preventivë, rezultonte se kompania e Arbër Abazit kishte paguar pranë “Atelier 4” të vëllezërve Alban dhe Olsi Eftimi shuma që varionin nga 288 deri në 410 mijë euro, në një kohë që në dokumente shoqëria në fjalë nuk kishte asnjë lidhje me objektin, për shkak se porositësi sipas kontratës ishte ish-futbollisti Igli Tare.

Sipas SPAK, deri në fazën e karabinasë vila ishte financuar nga Igli Tare, ndërsa investimi për punimet e tjera të ndërtimit të vilës dhe pishinës së saj u morën përsipër nga Arbër Abazi, administrator i “Alko Impex”, kompania e të cilit ushqehej me tendera nga Balluku kur ajo drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Punimet e brendshme të vilës u menaxhuan nga partnerja e Abazit, Lorela Reçi, njëherazi lidhje familjare e ish-zv.kryeministres, e cila kërkoi leje te shoqëria ndërtuese të dërgonte nënkontraktorët për të vijuar punën.

Ndërkohë që prova më e fortë, sikurse News24 ka zbuluar më herët, që dëshmon se vila është prona e Ballukut, janë dy e-mail-et që arkitekti Alban Eftimi i dërgoi në adresën personale dhe i shpjegonte detajet e vilës luksoze.

Belinda Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie, ndërsa është e pandehur për abuzimet me tenderat e rrugëve, përfshirë dhe tenderin për tunelin e Llogarasë.

Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Irena Beqiraj: Fashizmi nuk duhet kërkuar tek revolta e protestuesve por në Kuvend!

Nga Irena Beqiraj

Deputeti Braçe e ka cilësuar situatën ditën e fillimit të punimeve të Kuvendit si një shfaqje të “fashizmit”, duke argumentuar se sulmet ndaj deputetëve për shkak të bindjeve apo zgjedhjeve të tyre politike përbëjnë një cënim të lirisë politike”

Unë do të përpiqem në këto rreshta të jap një këndvështrim më ndryshe për atë që është në të vërtetë fashizmi.

Deputeti Braçe mund të argumentojë më mirë se kushdo tjetër në atë sallë se: rregullat e prokurimit publik ekzistojnë për të siguruar mirëqeverisjen publike duke e garantuar mbrojtjen e interesit publik, sepse me anë të rregullave të prokurimit publik sigurohet :
1) konkurrenca midis furnizuesve potencialë;
2) transparenca;
3)trajtimi i barabartë;
4) Sigurimi i ofertës më të mirë;
5) Shmangia e konfliktit të interesit;
6) mekanizmat e shqyrtimit dhe ankimimit; dhe
7)mbrojtja kundër favorizimit dhe korrupsionit.

Me votimin e ligjeve të cilat kanë ligjëruar “modelin Kayo” tanimë në ushtri, në sherbimet IT, Kuvendi i ka hapur rrugë “korporatizimit të shtetit” duke lejuar shtrirjen e një tubi për kalimit të parave të buxhetit në xhepat e disa privatëve pa asnjë proçedurë kontrolli dhe transparence .

Edhe siç deklaroi ministrja e Shëndetësisë ditën e parë të punës, projektligji i cili instalon të njëjtin model edhe në shëndetësi do të firmoset nga ajo edhe do të miratohet në Kuvend pasi sipas saj citoj “Kjo gjë që do të bëjë kryeministri është një nga iniciativat më të mira që është bërë ndonjëherë në shëndetësi për të siguruar barnat për shqiptarët”

Me miratimin e këtyre ligjeve, Kuvendi ka lejuar që një shoqëri a agjenci shtetërore t’i jepet e drejta të bëj marrëveshje me kompani private e cila zgjidhet pa garë (sepse vet ligji nuk e imponon garën ) edhe në të gjitha rastet kjo të paraqitet si një sipërmarrje e përbashkët tregtare .

Me anë të këtyre marrëveshjeve kompanitë shtetërore, siç ka ndodhur në rastin KAYO angazhojnë në mënyrë efektive para publike duke blerë shërbime e produkte nga kompanitë bija, duke anashkaluar kështu rregullat e prokurimin publik, të cilat janë guri i themelit të qeverisjes financiare edhe i garantimit të interesit publik.

Qeverisja nuk është pronësi. Ajo është një prokurë për të ushtruar vendimarrjen, edhe Kuvendi është garantuesi se ushtrimi i kësaj vendimmarrjeje i plotëson gjithmonë kushtet e organizimit edhe funksionimit të një shteti demokratik . Edhe një nga kushtet bazë është “nëse po përdoren paratë e shtetit çdo transaksion duhet t’i nënshtrohet rregullave të prokurimit”.

Sot se ky kusht themeltar është shkelur.

Përshembull, Timak defence një kompani e cila është 80 % private edhe 20 % shtetërore, ka përfituar deri tani 30 milionë euro të cilat i janë shmangur prokurimit , edhe Kuvendi nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli mbi përdorimin e tyre në garantim të interesit publik.

Pse kjo është “kapje e shtetit”? Sepse përgjigjet e pyetjeve të më poshtme të çojnë vetëm aty.

Kush i zotëron kompanitë bija?

Përgjigje: Në rastin e Timak defence Kayo është minorancë me 20%. Madje në intervistën e Drejtorit të Kayo-s në mënyrë aluçinante u argumentua se pjesëmarrja e shtetit u ul nga 45% në 20 % sepse gjatë negociatës privati rriti “Know How ( NJOHURITË) “.

Nga ka ardhur financimi?
Përgjigje: Deri tani për Timak defence që ka aktivitet, vetëm nga buxheti i shtetit.

Kush e zgjodhi partnerin privat? A pati një proces të hapur konkurrues? Përgjigje: Asnjë proçes konkurues, madje kompanitë e përzgjedhura nuk kanë as eksperiencë apo çertifikime në fushat përkatëse, përveç lidhjes politike me Kryeministrin.

Kush janë klientët të këtyre kompanive?
Përgjigje: vetëm entet shtetërore. Pra një kompanie ku vendimet tregëtare i merr privati i jepet monopoli të furnizojë me sherbime a mallra të caktuara entet shtetërore, me cmime të vendosura jashtë çdo kontrolli ashtu si zotëruesi mazhoritar e sheh të arsyeshme.
Kush merr përfitimin ekonomik? Partneri privat që është zotëruesi kryesor i zgjedhur pa garë.

Këto përgjigje qartazi tregojnë korporatizimin e shtetit me anë të krijimit të kompanive shtetërore të cilat krijojnë të tjera kompani bija me aktor privat të lidhur politikisht të zgjedhur pa garë, të cilët marrin akses në burimet ose asetet publike , ndërsa anashkalohet rregullat e prokurimit , kontrollit edhe llogaridhënies. Ndryshe kjo quhet kapje e shtetit.

Edhe ky mekanizëm përjashton qëllimisht jo vetëm auditorët publikun nga kontrolli edhe transparenca por edhe vet Kuvendin.

Benito Mussolinit i atribuohet një thënie e famshme : “Fashizmi duhet të quhet më saktë korporatizëm sepse është një bashkim i pushtetit shtetëror dhe atij të korporatave.”

Ndaj fashizmi nuk duhet gjetur tek revolta e protestuesve, fyerjet apo goditjet me vezë të deputetëve . Protestuesit përveçse janë të privuar nga shërbimet publike sepse paratë e buxhetit në vend të mirëmenaxhohen për të ofruar më shumë shërbime për ta pasurojnë Ronin e panginjur , por monopolet edhe oligopolet që kanë kapur për gryke çdo sektor të kësaj ekonomie e kanë bërë të pamundur sigurimin e një jetese modeste por dinjitoze për njerëzit.

Fashizmi duhet kërkuar pikërisht brenda atij Kuvendi.

Ndërsa teorikisht deputetët janë aty për të siguruar se ligjet e këtij vendi nuk janë në kundështim me interesin publik, praktikisht me ligjet që kanë miratuar, me vullnet të plotë kanë hequr dorë nga mbikëqyrja, transparenca edhe llogaridhënia duke hequr dorë kështu njëherë e mirë nga garantimi i mirëqeverisjes edhe i interesit publik.

106 ditë revoltë- Media e njohur amerikane: Protesta me pjesëmarrje masive, kjo është lëvizja më e gjerë kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protestat në Tiranë kundër Edi Ramës vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. CBS News ka publikuar pamje nga demonstrata e zhvilluar të shtunën në kryeqytetin shqiptar, me pjesemarrjen edhe te diaspores, duke raportuar se protestat, të nisura në fund të muajit maj, kanë hyrë në ditën e 105-të.

Sipas raportimit të medias amerikane, protestat, të cilat fillimisht u përqendruan në një projekt turistik, janë shndërruar më gjerësisht në një lëvizje kundër qeverisë.

Raportimi i CBS News sjell në vëmendje një protestë që tashmë është shndërruar në një prej lëvizjeve më të gjata të këtij viti në kryeqytet, me pjesëmarrësit që vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.

“Të shtunën, protestuesit dolën në rrugët e Tiranës, në Shqipëri, në kuadër të demonstratave që nisën në fund të muajit maj kundër një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushnerin. Protestat, të cilat hynë në ditën e tyre të 105-të, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shkruan CBS. bw

“Protestat në Tiranë vazhdojnë” – Agjencia ndërkombëtare “Associated Press”: Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë së tij

Protestat në kryeqytetin shqiptar vazhdojnë të mbeten aktive, ku të shtunën protestuesit dolën sërish në rrugët e Tiranës për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Kjo seri manifestimesh, e cila nisi që në fund të muajit maj, tashmë ka arritur një moment delikat duke hyrë zyrtarisht në ditën e saj të 105-të. Ajo që fillimisht nisi si një reagim i përqendruar ndaj një çështjeje të caktuar, me kalimin e kohës është shndërruar në një prej lëvizjeve më të gjata dhe më të qëndrueshme të këtij viti në Tiranë.

Vëmendjen ndaj kësaj situate e kanë shtuar edhe mediat e njohura ndërkombëtare. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press raporton se zanafilla e këtyre protestave lidhet drejtpërdrejt me kundërshtimin e qytetarëve ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz. Megjithatë, siç vëren AP, fokusi i tubimeve ka pësuar një transformim të dukshëm. Prototestat që fillimisht ishin të përqendruara vetëm te ky projekt ndërtimi, janë zgjeruar ndjeshëm dhe tashmë përfaqësojnë një lëvizje shumë më të gjerë kundër qeverisë. Në raportimet e saj, AP nënvizon se manifestuesit që vijojnë të mbushin rrugët e kryeqytetit kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në të njëjtën linjë, edhe media e njohur amerikane CBS News i ka kushtuar hapësirë kësaj ngjarjeje duke publikuar pamje nga demonstrata e zhvilluar të shtunën në Tiranë. Në mbulimin e saj mediatik, CBS News sjell në vëmendje faktin se në këtë lëvizje protestuese po merr pjesë aktivisht edhe diaspora, çka i jep një dimension akoma më të gjerë këtij tubimi.

Raportimi i medias amerikane thekson se kjo protestë është kthyer tashmë në një nga lëvizjet më të gjata të vitit në kryeqytetin shqiptar, ku pjesëmarrësit vazhdojnë të shprehin hapur kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. bw

Miti ekonomik i turizmit: Pse nuk mund ta bëjë një vend të pasur

Të dhënat zbulojnë një varësi të thellë. Në vitin 2019, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar përbënin mbi gjysmën e eksporteve të Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe një pjesë të konsiderueshme të Kroacisë, Greqisë, Portugalisë dhe Spanjës. Siç thekson Jukic, disa vende janë më të varura nga turizmi sesa Dubai nga nafta.

 

Në shumë pjesë të Evropës Jugore, turizmi cilësohet si një “industri e rëndë” moderne, një motor i fuqishëm për rritjen ekonomike. Por, siç argumentoi së fundmi analisti i lartë Marko Jukic i Bismarck Analysis në Palladium, kjo mbështetje është një iluzion i rrezikshëm. Përfundimi i tij i ashpër: asnjë vend në histori nuk është pasuruar nga turizmi dhe askush nuk do të pasurohet kurrë.

Të dhënat zbulojnë një varësi të thellë. Në vitin 2019, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar përbënin mbi gjysmën e eksporteve të Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe një pjesë të konsiderueshme të Kroacisë, Greqisë, Portugalisë dhe Spanjës. Siç thekson Jukic, disa vende janë më të varura nga turizmi sesa Dubai nga nafta.

E megjithatë, kombet që mbështeten pothuajse ekskluzivisht në turizëm – të tilla si Xhamajka, Maldivet ose Bali – mbeten të varfra. Edhe përjashtimet e dukshme si Monako ose Andorra nuk janë histori të vërteta suksesi të turizmit; pasuria e tyre vjen nga kushte të veçanta tatimore dhe financiare, të mbështetura nga popullsitë e tyre të vogla.

Rasti i pamundur i Kroacisë

Jukic përdor Kroacinë si një shembull të fuqishëm. Për tu krahasuar me PBB-në për frymë të Zvicrës (100,000 dollarë), Kroacia do të duhej të priste një shifër marramendëse prej 1.93 miliardë turistësh me qëndrime netësh në vit. Për ta vënë këtë në perspektivë, turistët e huaj regjistruan rreth 85 milionë qëndrime netësh në Kroaci në vitin 2024 dhe 85.6 milionë në vitin 2025.

Edhe për të arritur PBB-në për frymë të Gjermanisë (56,000 dollarë), Kroacia do të duhej ta pesëfishonte trafikun e saj aktual turistik, ndërsa turistët shpenzojnë dyfish më shumë. Kjo nuk është vetëm e vështirë – është një pamundësi matematikore dhe logjistike.

Pse turizmi nuk është një nxitës ekonomik

Një Tavan i Ulët për Produktivitetin: Ndryshe nga prodhimi ose teknologjia, shërbimet kryesore të turizmit si shërbimi i pijeve, pastrimi i dhomave ose turet me makinë ofrojnë pak hapësirë ​​për automatizim ose përmirësime të rëndësishme teknologjike. Është një industri me një nivel produktiviteti që ka mbetur i pandryshuar për shekuj me radhë.

Një Model Konsumues i Burimeve: Sektorë të tjerë mund të zgjerohen globalisht, por turizmi kërkon burime natyrore të kufizuara: plazhe, qytete dhe një fuqi punëtore lokale. Ndërsa turizmi rritet, ai konsumon këto burime, duke ushtruar presion mbi gjithçka, nga pasuritë e paluajtshme deri te kohezioni social.

Vulnerabilitet Ekstrem: Turizmi është shumë i ndjeshëm ndaj krizave ndërkombëtare, nga pandemitë dhe luftërat deri te recesionet ekonomike. Në të kundërt, industritë si teknologjia dhe prodhimi mund të inovojnë dhe të përshtaten, duke krijuar vlerë edhe në kohë të vështira. Kjo është arsyeja pse vende si Tajvani (gjysmëpërçuesit), Danimarka (farmaceutikë) dhe Katari (gaz natyror) e kanë ndërtuar pasurinë e tyre në eksporte dhe shërbime me vlerë të lartë.

Ekonomia e turizmit, thekson Jukic, krijon një shoqëri me dy nivele : një elitë të vogël që kontrollon pasuritë e paluajtshme dhe një fuqi të madhe punëtore me kualifikime të ulëta. Ky model as nuk ndërton kapital produktiv dhe as nuk zhvillon burimet njerëzore të nevojshme për t’u përshtatur me teknologjitë e reja. “Të jesh kamerier apo pronar dhome me qira nuk është e ardhmja që meriton një vend”, shkruan ai.

Rruga përpara: Nga turizmi në industri

Jukic arrin në përfundimin se zgjidhja për vendet e Evropës Jugore nuk është të investojnë më shumë para në turizëm . Në vend të kësaj, ato duhet të përqendrohen në rritjen e prodhimit vendas, inkurajimin e sipërmarrësve të rinj, uljen e barrës tatimore mbi të rinjtë dhe nxitjen e kthimit të profesionistëve të tyre të arsimuar nga jashtë.

Një kthim në prodhim dhe inovacion është e vetmja rrugë e qëndrueshme për ta transformuar Jugun nga një destinacion pushimi në një lojtar kryesor ekonomik. dosja.al

Gazeta britanike: Shqipëria noton në para droge, Rama nuk kërkon falje për rolin e të atit në varjen e Havzi Nelës

Gazeta e rëndësishme britanike ‘Observer’, publikoi një reportazh të gjatë për protestat që kanë kapluar Shqipërinë prej më shumë se tre muajsh. Vetë gazetari Andrew Anthony ishte i pranishëm gjatë njërës nga këto protesta dhe sjell përshtypjet e mëposhtme:

Në një mbrëmje të nxehtë e të lagësht muajin e kaluar, iu bashkova protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pak në jug të Sheshit Skënderbej, sheshit të madh qendror të Tiranës, i cili është një trashëgimi e pushtimeve austro-hungareze dhe italiane. Gjatë viteve të komunizmit, kjo lagje ishte një sektor i ruajtur rreptësisht, i rezervuar për zyrtarët elitarë të partisë. I njohur si Blloku, ai kishte akses në dyqane që kishin ushqime dhe llojin e mallrave të konsumit për të cilat pjesa tjetër e vendit vetëm mund të ëndërronte.

Tani ai është pushtuar nga qytetarët. Çdo mbrëmje, përmes një sistemi amplifikimi, mbahen një sërë fjalimesh. Sonte, folësja më e apasionuar është një grua e moshuar e veshur me të zeza. Emri i saj është Lavdije Nela, një ish-e burgosur gjatë diktaturës komuniste. Ajo është gjithashtu e veja e Havzi Nelës, një poet dhe kritik i atij regjimi, i cili u ekzekutua publikisht 38 vjet më parë, pikërisht në këtë ditë. Krimi i tij, në thelb, ishte se donte të ishte i lirë.

E veja e tij i thotë turmës se diktatori Ramiz Alia, i cili pasoi Hoxhën pas vdekjes së tij në vitin 1985, kishte firmosur refuzimin e kërkesës për falje të bashkëshortit të saj – në fakt, urdhrin e tij të vdekjes. Alia e konsideronte veten të hapur ndaj ndryshimit. Ai i lehtësoi rregullat në mënyrë që fermerët të mund të kishin dy dele – për sa kohë që ato ishin të së njëjtës gjini, sepse shumimi ishte rreptësisht i ndaluar. Por ai ende kishte prirjen për të ekzekutuar disidentët.

Një tjetër firmë në refuzimin e kërkesës për falje i përkiste një skulptori të quajtur Kristaq Rama, i cili ishte anëtar i Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Siç e di turma, Rama ishte babai i kryeministrit 62-vjeçar, i cili e ka drejtuar vendin që nga viti 2013.

“Ndërsa trupi i tij lëkundej në litarin e trekëmbëshit,” thotë gruaja e moshuar mes lotësh, “partia e drejtuar nga Edi Rama po vallëzonte.”

Në vitin 1991, komunistët, të cilët quheshin Partia e Punës e Shqipërisë, ndryshuan emrin në Partia Socialiste e Shqipërisë. Rama nuk e ka dënuar kurrë në mënyrë të drejtpërdrejtë të atin, i cili vdiq në vitin 1998, megjithëse ka vënë në pikëpyetje nëse firma e tij është autentike. Ai e përshkroi ekzekutimin e Havzi Nelës si “një rast shumë të trishtueshëm”, por nuk ka shkuar deri te kërkimi i faljes për të, as si udhëheqës i vendit, as si bir i Kristaqit.

“Vetëm në Shqipëri ndodh që djali i një xhelati bëhet kryeministër,” u thotë Lavdije Nela protestuesve.

Kur i përmend Ramës komentin e Nelës, ai vetëm thotë: “E kuptoj pse kjo histori mund t’u duket dramatike lexuesve tuaj, por ajo nuk ka vend në këtë diskutim, jo më pak sepse faktet nuk janë ashtu siç paraqiten zakonisht.”

Ish-basketbollist profesionist dhe artist i trajnuar, Rama është një figurë me përmasa të mëdha që ka luajtur një rol kryesor në politikën shqiptare për pothuajse tre dekada. Fillimisht, si kryetar i Bashkisë së Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011, dhe më pas si kryeministër, ai ishte vendimtar në transformimin e qendrës së kryeqytetit, ku një sërë kullash shumëngjyrëshe, të projektuara nga arkitektë të huaj të njohur, kanë riformësuar siluetën e qytetit dhe kanë marrë vlerësime pozitive nga kritikët për projektimet e tyre.

Shumë shqiptarë nuk impresionohen. Flavia Osmani, një inxhiniere kompjuterike 26-vjeçare dhe protestuese e Flamingove, i sheh ndërtesat shumëkatëshe si simbole të egos së Ramës dhe të një ekonomie të narkotikëve. “Burimi kryesor i këtyre investimeve janë paratë e drogës,” pretendon ajo.

Ekziston një besim i përhapur se Shqipëria, e cila ende kryen një pjesë të madhe të aktiviteteve të saj tregtare me para në dorë, noton në paratë e pastruara të narkotikëve, që vijnë nga kriminelë të diasporës. E vërteta nuk është e lehtë të përcaktohet, por një raport i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike vlerëson se 50% e financimit të ndërtimit në vend vjen përmes “kanaleve informale”.

“Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë,” thotë Vladimir Karaj, një gazetar me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, “vetëm në Tiranë ka 40.000 apartamente bosh [një qytet me një popullsi prej rreth 600.000 banorësh]. Në të njëjtën kohë, çmimet e pronave janë rritur në mënyrë dramatike.”

Përveç ndërtesave të pabanuara në Tiranë, zona të mëdha të bregdetit kanë blloqe apartamentesh të pabanuara, ndërsa përgjatë autostradave kryesore ka një varg të pafund pikash karburanti, pothuajse një çdo 800 metra. Shumë shqiptarë besojnë se funksioni i tyre kryesor është pastrimi i parave. Rama është shpërfillës ndaj këtij lloj mendimi.

“Shumë besime të përhapura gjerësisht po shkëputen gjithnjë e më shumë nga e vërteta, faktet, shkenca dhe madje edhe nga aritmetika bazë,” thotë ai. “Ky është një prej tyre. Shifrat thjesht nuk e mbështesin këtë pretendim.” sn

Televizioni francez: Protesta në Shqipëri është shndërruar në një mobilizim afatgjatë kundër modelit Rama

Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. E lindur në fund të majit 2026 nga kundërshtimi ndaj një projekti turistik luksoz të lidhur me Jared Kushner në zonën e mbrojtur Vjosa-Nartë, “revolucioni i flamingove rozë” është shndërruar në një mobilizim afatgjatë. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë ende?

Nga Romain Gerand, CNEWS

Një flamingo rozë i fryrë ngrihet mbi turmë, dhjetëra mijëra njerëz në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Që nga fundi i majit 2026, Shqipëria po përjeton një nga mobilizimet qytetare më të gjata që nga fundi i komunizmit. E lindur në Zvërnec kundër një projekti turistik luksoz të lidhur me Jared Kushner në zonën e mbrojtur Vjosa-Nartë, protesta është shtrirë në Tiranë dhe është shndërruar në një mobilizim afatgjatë kundër modelit të zhvillimit dhe pushtetit të Edi Ramës.

Narta, pikënisja e një zemërimi që u bë kombëtar

Në fund të majit 2026, banorë dhe aktivistë mblidhen në Zvërnec, pranë lagunës së Nartës. Gardhe me tela me gjemba dhe mjete pune shfaqen në një plazh të mbrojtur, në zemër të peizazhit të mbrojtur të Vjosë-Nartës. Zona strehon dhjetëra lloje, përfshirë flamingot rozë, pelikanët dhe vende riprodhimi. Projekti parashikon një kompleks të gjerë turistik luksoz në bregdet dhe në ishullin e pabanuar të Sazanit, i zhvilluar ndër të tjera nga Affinity Partners, shoqëria e investimeve e Jared Kushnerit.

Kjo zonë është pjesë e hapësirave të fundit të mëdha natyrore relativisht të paprekura të bregdetit shqiptar të Adriatikut. Prej vitesh, shoqatat dhe banorët kanë paralajmëruar për presionin e pasurive të paluajtshme dhe turizmit. Shfaqja e papritur e punimeve përgatitore, pa një konsultim të gjerë publik, e kristalizon një zemërim që tashmë ekzistonte. Shumë e shohin këtë si simbolin e një modeli zhvillimi ku vendimet merren larg popullsisë, në favor të projekteve të mëdha.

Më 30 maj, qarkullon një video: një punonjës privat sigurie, i maskuar, sulmon një protestues, nën vështrimin pasiv të policisë. Pamja bëhet virale. Që të nesërmen, protesta shtrihet në Tiranë. Manifestimet e përditshme vendosen përpara selisë së qeverisë. Figurave dhe flamingove rozë të fryrë u caktohet roli i simbolit. Lëvizja merr emrin “revolucioni i flamingove rozë”.

Lutfi Dervishi, gazetar, akademik, drejtor ekzekutiv i Transparency International Albania dhe pedagog në Universitetin e Tiranës, i shpjegoi CNEWS: “Kthesa erdhi shumë herët, kur ajo që në fillim dukej si një konflikt lokal mjedisor u bë një çështje mbi mënyrën se si ushtrohet pushteti në Shqipëri. Mbrojtja e mjedisit ishte shkëndija, por karburanti ishte një pakënaqësi e akumuluar ndaj qeverisjes, mungesës së përgjegjshmërisë dhe përqendrimit të pushtetit.”

Nga Vjosa-Narta në Tiranë: protesta ndryshon përmasë

Përplasjet në Zvërnec përbëjnë pikën e kthesës. Punonjësit privatë të sigurisë ndiqen penalisht, ndërsa licencat e kompanive të sigurisë tërhiqen. Zemërimi ndryshon drejtim: nuk bëhet më fjalë vetëm për lagunën, por për mënyrën se si merren dhe zbatohen vendimet.

Duke nisur nga qershori, kortezhet në Tiranë zgjerohen. Të rinj, familje, diaspora dhe shoqëria civile mblidhen së bashku. Sloganet ndryshojnë: “Shqipëria nuk është në shitje”, thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, kritika ndaj korrupsionit dhe mungesës së transparencës. Më 20 qershor, një nga protestat më të mëdha mblodhi më shumë se 150.000 njerëz, sipas mediave shqiptare. Tubime paralele zhvillohen në qytete të tjera dhe jashtë vendit.

Lëvizja mbetet e decentralizuar, pa një udhëheqje të vetme partiake. Për Lutfi Dervishin, kjo është njëkohësisht forca dhe dobësia e saj: “Ajo nuk ka një drejtim politik tradicional dhe nuk organizohet nga një parti opozitare. Njerëz, që nuk do të merrnin kurrë pjesë në një tubim politik, mund të marrin pjesë në të pa pasur ndjesinë se po mbështesin një tjetër establishment politik.”

Jared Kushner është vetëm fillimi i historisë

Emri i Jared Kushnerit i dha konfliktit menjëherë një dukshmëri ndërkombëtare. Projekti, i vlerësuar në disa miliardë dollarë, mbështetet në tekste të fundit ligjore që kanë ndryshuar statusin e mbrojtjes së disa territoreve. Qeveria shqiptare e paraqet atë si një investim strategjik, i aftë të krijojë vende pune dhe ta pozicionojë vendin në turizmin e nivelit të lartë. Edi Rama e ka mbrojtur zhvillimin, duke deklaruar se do të respektohen standardet mjedisore evropiane.

Për protestuesit, çështja ilustron një problem më të gjerë: kushtet e dhënies së projekteve, statusi i investitorit strategjik, çështjet e pronësisë së tokës dhe ndjesia se aksesi i privilegjuar te pushteti hap dyer që qytetari i zakonshëm nuk i ka. Janë hapur hetime gjyqësore për disa aspekte të pronësisë së tokës. Autoritetet dhe zhvilluesit mohojnë çdo paligjshmëri.

Lutfi Dervishi e përmbledh qartë: “Jared Kushner ka rëndësi, por lëvizja në thelb nuk ka të bëjë me Jared Kushnerin. Nëse ai do të zhdukej nesër nga projekti, pyetjet do të mbeteshin të njëjtat: si miratohen investimet strategjike? Si trajtohen zonat e mbrojtura? Kushneri është bërë një simbol dhe jo shkaku. Polemika mban një emër amerikan, por pyetjet që ajo ngre janë thellësisht shqiptare.”

Pas flamingove rozë, gjyqi ndaj modelit të Ramës

Edi Rama, në pushtet që nga viti 2013 dhe i rizgjedhur në vitin 2025 për një mandat të katërt, tashmë mishëron establishmentin për një pjesë të popullsisë, veçanërisht për të rinjtë. “Pas trembëdhjetë vitesh, njerëzit kanë filluar t’i krahasojnë premtimet jo më me qeverinë e mëparshme, por me bilancin e vetë qeverisë”, analizon Lutfi Dervishi. “Edi Rama erdhi në pushtet duke mishëruar ndryshimin. Sot, ai mishëron establishmentin.”

Për korrupsionin dhe marrëdhëniet midis pushtetit dhe interesave ekonomike, ai shton: “Bëhet fjalë për perceptimin se aksesi te pushteti politik mund të përcaktojë aksesin te tokat, pronat publike, statusi i investitorit strategjik dhe vendimet në favor të dikujt. Njerëzit po e kuptojnë gjithnjë e më shumë korrupsionin si kapjen e vendimmarrjes publike nga interesa private.”

Shqipëria po përparon në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kapitulli mjedisor dhe kërkesat për shtetin e së drejtës e bëjnë tensionin veçanërisht të dukshëm. “Nuk mund të bëhesh evropian vetëm në tryezën e negociatave në Bruksel”, vlerëson Dervishi. “Duhet të bëhesh i tillë në mënyrën se si merren vendimet në Tiranë dhe në atë që ndodh në terren, në Vjosa-Nartë.”

Deri ku mund të shkojë “revolucioni i flamingove rozë”?

Pas më shumë se njëqind ditësh, lëvizja tashmë ka arritur diçka që pak njerëz e imagjinonin të mundur. Ajo ka detyruar një debat publik dhe ka tronditur një imazh ndërkombëtar të ndërtuar me kujdes. Por, pa një strukturë të qëndrueshme dhe pa një program të qartë politik, ajo ende nuk ka provuar se mund të shndërrohet në një alternativë të aftë për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme.

A mund të arrijë të marrë lëshime konkrete për Zvërnecin dhe Sazanin? A mund ta zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme bazën e saj? Apo do të humbasë gradualisht fuqinë? Përgjigjja nuk është shkruar ende. Ajo që tashmë është e qartë është se flamingot rozë kanë pushuar së qeni vetëm zogj. Ata janë shndërruar në pasqyrën e një Shqipërie që heziton midis një modeli zhvillimi të bazuar në projekte të mëdha dhe një shoqërie civile që tani kërkon të dijë, konkretisht, në favor të kujt merren vendimet.

Nuk mund të mbështetemi te politikanët të cilët po na mbajnë vazhdimisht në kriza !!- Vështrim nga Skënder MULLIQI

—-Na është krijuar një botë e keqe në vend të një bote të mirë.Këta njerëz të politikës pas gjithë këtyre lojërave të ndyta nuk mund të themi se janë njerëz të mirë.Këta , duhet qitur siq thotë një fjalë e popullit në trapazan.Janë tejkaluar të gjitha përmasat e normales.Na kan zatet të gjithëve për muri…
Dështojë edhe seanca e radhës për të zgjedhur të gjithë nënkryetarët e Kuvendit.PDK insistojë që Vlora Çitaku të jetë nënkryetare nga radhët e  këtij subjekti politikë , por LVV nuk ishte e një mendimi të tillë.Kur ajo në raundin e parë nuk mori votat, PDK të indinjuar lëshuan sallën e Kuvendit të Kosovës.Bedri Hamza pas seancës deklarojë së nuk do të këtë takim të nivelit politik më LVV , por që PDK do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, më pretendimin  se mos votimi I Vlora Çitakut ishte e padrejtë dhe anti kushtetues.Kryetari i LVV dhe kryeministri në detyrë , Albin Kurti tha se duhet biseduare më kreun e PDK –së, për ndonjë emer tjetër, duke dhënë arsyetimin se zonja Çitaku votoi gjithmonë kunder propozimeve te LVV.”Ju e dini u shpreh Kurti, që vitin e kaluar Çitaku pat kërkuar që Albulena Haxhiu të tërhiqet, sivjet që Feride Rushiti të tërhiqet, pardje e bojkotoi votimin e Haxhiut për kryetare të kuvendit dhe njëkohësisht ka paralajmëruar bojkotin edhe për presidentin”.U bënë të ditura të gjitha këto, dhe kriza politike po vazhdon për vite, si një përepetium mobile grotesk.Dhe, kjo krizë aq e gjatë po e dhunon jetën dhe të ardhmen e pasardhësve tanë.  Tash sa kohë po ankohemi së krizat e tilla janë duke na dëmtuar aq shumë sa vështirë të paramendohen.E gjithë kjo po has në vesh të shurdhën, se këta njerëz të politikës e veqmas të bllokut opozitarë nuk po janë në gjendje të kuptojnë realitetin së vota e përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe e përcakton edhe bartësin e pushtetit.Nuk dua të justifikojë edhe gabimet e partisë fituese të zgjedhjeve për një fleksibilitet më të madh politik, së në pyetje është e ardhmja e shtetit të Kosovës .Ky zhvillim kaq negativ I proceseve nuk është menduar dhe as pritur .Përqarjët tashmë po thuaj janë bërë të thella dhe të pariparueshme.Është koha mendoj unë e një gjenerate krejt tjetër në politikëbërje, se kjo klasë gjithnjë  e më shumë po na mbytë të gjithëve në baltën , ku zor do  të dilet.Është koha të ndëgjohet zëri I qytetarëve, se këta janë duke bërë haptazi garë për pushtet dhe jo për shtet dhe as për realizimin e kërkesave të tyre, për çka edhe kan marrë votat.Na është krijuar një botë e keqe në vend të një bote të mirë.Këta njerëz të politikës pas gjithë këtyre lojërave të ndyta nuk mund të themi se janë njerëz të mirë.Këta , duhet qitur siq thotë një fjalë e popullit në trapazan.Janë tejkaluar të gjitha përmasat e normales.Na kan zatet të gjithëve për muri.Jam thëllsisht i bindur se kemi mjaftë njerëz të shkolluar dhe intelegjentë.Dhe, se ka mijëra prej tyre.Duhet dalur përballë njerëzve shkatrrimtar, grabitësve , hileqarve të cilët janë mësuar për të bërë gjithqka të pakuptimtë.Nuk mund të mbështetetemi  te politikanët të cilët shërbehen  me premtime të pakuptimta dhe të pamenduara,  të cilët po  na mbajnë vazhdimisht pa tru për dekada të tëra.Po e mbajnë këtë vend pezull me veprimet e tyre që zor të mbahën mend në ndonjë shtet tjetër demokratik.Këta në fakt çdo ditë e më shumë po gërryejnë mbi demokracinë dhe lirinë tonë.Po i rrënojnë vlerat sublime, pa të cilat nuk ndërtohet shteti.Duket së në dhjetor do të kemi prap zgjedhje.Dhe shtrohet pyetja logjike, çka kemi të presim nga zgjedhjet  e sterpërseritura në kohë rekorde?Njerëzit janë lodhur dhe deprimuar aq shumë në këto garnituara politike, sa shumë vështirë do të jetë përcaktimi i përqindjës të daljës apo mos daljës në votime.Durimi   i qytetarëve tashmë  po mbaron.Çdo gjë mund t’i ndodhë një truri të shëndetshëm nga një dhunim i tillë…!

Kayo dhe trafiku i armëve- Gazetari: SPAK të marrë këto deklarata të Ardi Veliut e Arjeta Pucës dhe e ka dosjen hetimore mbi tavolinë

Nga Klodian Tomorri

E pyet Fevziu Ardi Veliun:

“Ore, shteti do të kishte 45 për qind të aksioneve te Timak Defence dhe privati 55 për qind. Pse përfundoi shteti me 20 për qind dhe privati me 80 për qind?”

“Po, sepse partneri privat, gjatë negociatave, trefishoi know-how-n”, përgjigjet Ardi Veliu.

Ue, ue, ue!

Ardi e di edhe si matet trefishimi i know-how-t. Ke një Ardi, për shembull. Gjen edhe dy të tjerë si Ardi dhe, ja ku e ke: ke trefishuar know-how-n!

Dhe thagmat vazhdojnë.

E pyet Fevziu Arjeta Puçen:

“Me sa vende eksportoni sot me Timak Defence?”

“Po, kemi biseduar me shumë vende”, përgjigjet Arjeta.

E bukura është se, vetëm një muaj më parë, “i madhi” kishte thënë se Timak Defence ka kontrata dhe eksporton në 31 vende të OKB-së.

Por Arjeta e di që bisedimet quhen eksporte.

Fjala vjen, i shkruan Elon Muskut në Facebook ose Instagram dhe, sipas kursit të Arjetës, quhesh se je ortak biznesi me Elon Musk-un.

Ose i shkruan Taylor Swift-it në Facebook dhe quhesh se e ke zënë të dashur.

Ua, ua, ua!

Ecim më tutje.

“Armët e prodhuara nga ne sot përdoren në vende që janë në konflikt”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes në Parlament në prill të këtij viti. Me zë dhe figurë.

E pyet Fevziu përsëri Ardi Veliun:

“Çfarë armësh prodhohen sot në Shqipëri?”

“Do të prodhohen, sipas standardeve të NATO-s”, përgjigjet Veliu.

**Do të prodhohen…**

Të keqen e Fantocit!

Këta të SPAK-ut nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë veprim hetimor. Vetëm me këto deklarata, duket sikur dosja u vjen gati në tavolinë. gsh

Spiunë, strategji dhe mundësi të humbura! Si po nxirren ende mësime nga 11 shtatori i 25 viteve më parë

Një çerek shekulli pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë të analizojnë dështimet e inteligjencës, vendimet strategjike dhe pasojat e luftës kundër terrorizmit. Sulmet, ku humbën jetën 2,977 persona, nuk erdhën krejtësisht të papritura. Informacioni për rrjetin e al-Kaedës dhe udhëheqësin e saj, Osama bin Laden, ishte i njohur prej vitesh, por agjencitë amerikane nuk arritën t’i bashkonin në kohë të gjitha pjesët e informacionit.

Raporti i Komisionit të 11 Shtatorit e cilësoi ngjarjen si një dështim të madh të inteligjencës, duke vënë në dukje problemet me ndarjen e informacionit, politikat, aftësitë dhe menaxhimin. CIA dhe FBI kishin në dispozicion të dhëna të rëndësishme, por ato nuk u vlerësuan dhe nuk u ndanë në mënyrën e duhur për të parandaluar komplotin.

Riorganizimi i inteligjencës

Pas 11 shtatorit, mënyra e funksionimit të agjencive të inteligjencës ndryshoi ndjeshëm. Në SHBA u krijua Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit dhe Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare, me synimin për të përmirësuar shkëmbimin e informacionit mes 18 agjencive të inteligjencës. Bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe u forcua gjithashtu përmes marrëdhënieve mes CIA-s dhe MI6, si dhe aleancës së inteligjencës “Five Eyes”.

Por këto reforma nuk i eliminuan dështimet. Një nga shembujt më të rëndësishëm ishte lufta në Irak në vitin 2003. Inteligjenca britanike mbi armët e shkatërrimit në masë të Saddam Husseinit rezultoi e gabuar dhe më pas një hetim arriti në përfundimin se ajo ishte mbështetur shumë në burime të paverifikuara.

Pas këtij skandali, MI6 ndryshoi mënyrën e vlerësimit të informacionit të mbledhur nga agjentët në terren, duke vendosur një ndarje më të qartë mes atyre që mbledhin informacionin dhe ekipeve që e kontrollojnë dhe e sfidojnë atë.

Nga al-Kaeda te kërcënimet shtetërore

Një tjetër mësim i rëndësishëm lidhet me ndryshimin e natyrës së kërcënimeve. Pas 11 shtatorit, terrorizmi i lidhur me al-Kaedën dhe më vonë me organizata të tjera terroriste ishte në qendër të vëmendjes së shërbimeve të sigurisë.

Por sot, sipas ish-drejtuesit të MI5, Lord Jonathan Evans, kërcënimet nga shtetet janë bërë gjithnjë e më serioze. Rusia, Irani, Kina dhe aktorët e lidhur me ta konsiderohen tashmë shqetësime madhore për sigurinë kombëtare.

Sipas ish-shefit të MI6, Sir Alex Younger, Perëndimi kaloi dy dekadat e para të këtij shekulli duke u përqendruar kryesisht te lufta kundër terrorizmit dhe kryengritjeve, duke mos i kushtuar vëmendjen e nevojshme ngritjes së Kinës si fuqi ushtarake dhe sfidë strategjike.

Problemi nuk është vetëm mbledhja e informacionit

Një nga përfundimet kryesore të analizës është se sfida e inteligjencës nuk qëndron gjithmonë te mungesa e informacionit. Në rastin e Kinës, për shembull, inteligjenca perëndimore thuhet se ka shumë të dhëna, por rreziku qëndron te pamundësia për të kuptuar se si lidhen pjesët e ndryshme me njëra-tjetrën.

Fuqia e Kinës nuk lidhet vetëm me ushtrinë, raketat apo anijet, por edhe me gjysmëpërçuesit, mineralet kritike, bateritë, portet, telekomunikacionin dhe kapacitetin industrial. Kështu, problemi mund të jetë më pak një dështim në mbledhjen e informacionit dhe më shumë një dështim në interpretimin strategjik.

Pasojat dhe llogaritjet morale

Lufta kundër terrorizmit solli gjithashtu pasoja të mëdha në fushën e të drejtave të njeriut. Pas sulmeve, qindra të dyshuar u dërguan në burgun e Guantanamos, ndërsa abuzime ndaj të burgosurve u raportuan edhe në Irak dhe Afganistan.

Edhe Britania u përball me kritika për veprimet e shërbimeve të saj. Në vitin 2004, MI6 u përfshi në rrëmbimin dhe dorëzimin e një islamisti libian, Abdelhakim Belhaj, i cili më pas u burgos dhe u torturua në Libi. Çështja përfundoi me një kërkimfalje publike në Parlament në vitin 2018.

Një botë që vazhdon të ndryshojë

Sot, 25 vjet pas 11 Shtatorit, bota e inteligjencës dhe kundërterrorizmit është transformuar thellësisht. Teknologji si inteligjenca artificiale dhe informatika kuantike pritet ta ndryshojnë edhe më tej mënyrën se si mblidhet, analizohet dhe përdoret informacioni.

Megjithatë, pyetja kryesore mbetet e njëjtë: a po mësojnë qeveritë nga dështimet e së kaluarës?

Nga 11 Shtatori te lufta në Irak, Afganistan, ngritja e Kinës, kërcënimi rus dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, historia tregon se edhe kur informacioni ekziston, sfida më e madhe është ta interpretosh drejt dhe ta kthesh atë në vendime strategjike në kohë. bw

“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

 

Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjesë e dosjes së SPAK, në kuadër të hetimeve për vilën luksoze në Palasë, për të cilën prokuroria dyshon se është përfituar si ryshfet në këmbim të tenderave publikë.

Sipas SPAK, e-maili i parë tregon komunikimin e drejtpërdrejtë të Eftimit me Ballukun për detaje të projektimit dhe arredimit të vilës, në një kohë kur objekti ishte ende në ndërtim.

Në një email të datës 14 shtator 2020, Eftimi i dërgon Ballukut një sërë detajesh për punimet në vilë, duke përshkruar edhe elementë të veçantë të projektit, nga pishina dhe vaskat hidromasazhi, te materialet e përdorura dhe mënyra e organizimit të ambienteve.

“Një pjesë e mirë e ambienteve rreth pishinës janë veshur me ‘teak’ për një ‘feeling’ pak më të ngrohtë e pak si jaht”, shkruan Eftimi në email.

Në të njëjtin komunikim ai përmend edhe mundësinë që vila të jepet me qira në të ardhmen, duke diskutuar për mënyrën se si ambientet duhet të krijonin ndjesinë e një hoteli luksoz.

“Shkallët mes 2 godinave kanë gjelbërim kacavjerrës në të dy muret anësore”, shkruan biznesmeni, ndërsa vijon me detaje për pishinën “infinity”, tavolinën e ngrënies në nivel me ujin dhe hapësirat e parashikuara për vendosjen e gotave e pjatave.

Eftimi përshkruan gjithashtu dy vaska hidromasazhi të vendosura në krahët anësorë të vilave, si dhe përdorimin e materialeve prej “teak” për të krijuar një atmosferë të ngrohtë, të ngjashme me një jaht.

“Po të dërgoj një rishikim. Kemi idenë që edhe nëse një ditë vendos të japësh me qira, përdoruesit të mund të ndihen të llastuar njësoj si në hotel. Shkallët mes 2 godinave kanë gjelbërim kacavjerrës në të dy muret anësore. Në një krah të pishinës zbritet me shkallë dhe ka një tavolinë ngrënieje në një nivel me ujin që të shijohet në maksimum “infinity pool”. Pishina në skajin drejt detit ka po ashtu një plan për të vendosur gota e ndonjë pjatë.

Në 2 krahët anësore të shtëpive në nivelin e hyrjes dhe suitave janë bërë 2 vaska hidromasazhi (shih hotel Roccabella në Santorini).
Suitat do i punojmë akoma me variante. Ndarjet e kuzhinës me soggiornon dhe të garderobës tek “master bedroom” janë fizarmonikë. Një pjesë e mirë e ambienteve rreth pishinës janë veshur me “teak” për një “feeling” pak më të ngrohtë e pak si jaht. Shihe si alternativë kur të përfundojmë dhe renderat dhe nëse s’të ngjit, kthehemi tek mermerët blu”, thuhet në email.

Katër ditë më vonë, më 18 shtator 2020, Eftimi i dërgon sërish Ballukut një dokument me emërtimin “Vilat binjake Palasë”. Dokumenti përbëhet nga 11 faqe dhe përmban planimetri dhe projekte të sipërfaqeve të dy vilave.

Sipas hetimeve të SPAK, vila me numër 188/1 në Palasë ishte ndërtuar deri në fazën e karabinasë me investimin e ish-futbollistit Igli Tare. Më pas, punimet e tjera të objektit dyshohet se janë marrë përsipër dhe financuar nga biznesmeni Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”.

Kjo kompani, së bashku me operatorë të tjerë ekonomikë, ka fituar tenderin për ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.

SPAK e konsideron me rëndësi edhe lidhjen familjare mes Abazit dhe Ballukut. Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimi, Abazi bashkëjeton me një të afërme të ish-zv.kryeministres.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka vendosur sekuestrimin e vilës në Palasë, ndërsa emri i Belinda Ballukut është regjistruar si person nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Balluku është gjithashtu e pandehur në një tjetër çështje penale që lidhet me tenderat publikë, konkretisht për procedurat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Hetimi për vilën në Palasë dhe komunikimet e zbuluara tashmë janë pjesë e një tjetër piste të SPAK, duke thelluar hetimet dhe rënduar akuzat ndaj ish-numrit dy të qeverisë Rama.

(Foto) Roccabella Santorini, ja nga u frymëzua Belinda Balluku për vilën në Palasë që të ndihet “e llastuar si në jaht”

Kur një ish-zyrtar i lartë akuzohet për shpërdorim detyre, abuzim me tendera dhe përvetësim të miliona eurove, normalisht pret të gjesh në dosje kontrata, llogari bankare dhe prova financiare.

Por në Shqipëri, sipas asaj që del nga dosja e publikuar, historia ka një trajtë tjetër. Në qendër janë vilat luksoze, pishinat infinity, jacuzzi-t, teak-u dhe shqetësimi nëse prona duhet të ketë “feeling” si jaht.

Në një email të 14 shtatorit 2020, arkitekti Alban Eftimi i shkruan Belinda Ballukut për detajet e vilës në Palasë, për pishinën, suitat, vaskat hidromasazhuese, veshjen me teak dhe mënyrën se si përdoruesit do të ndiheshin “të llastuar njësoj si në hotel”. Teaku rreth pishinës duhej t’i jepte pronës “një feeling pak më të ngrohtë e pak si jaht”. Dhe për model merrej Roccabella në Santorini (në foto).

Pra, Santorini ishte frymëzimi, Roccabella ishte modeli, ndërsa Palasa duhej të bëhej versioni shqiptar: e njëjta pamje, i njëjti luks, i njëjti “feeling” me detin Jon përpara.

Në pamje të parë, mund të duken si detaje të zakonshme arkitekture. Por kur në të njëjtën histori shfaqet një zyrtare e lartë shteti dhe një vilë luksoze në bregdet, pyetja bëhet shumë më pak romantike se një “infinity vieë”: Kush e pagoi këtë luks dhe me ç’para?

Nëse dyshimet e SPAK-ut për shpërdorim detyre e përvetësim parash provohen, atëherë vila e Palasës nuk do të jetë thjesht historia e një prone luksoze. Do të jetë historia e një skeme ku tenderi publik ka prodhuar përfitim privat.

Kur në dosje dalin emaile për vilën, përshkrime të luksit, referenca konkrete arkitekturore dhe gjurmë që duhen hetuar për të kuptuar lidhjen mes pasurisë private dhe parave publike, a nuk është pikërisht ky momenti kur hetimi duhet të shkojë deri në fund?

Sepse Roccabella mund të jetë frymëzim. Teaku mund të jetë thjesht teak. Jacuzzi mund të jetë thjesht jacuzzi. Edhe “feeling-u pak si jaht” mund të jetë një zgjedhje arkitekturore. Por nëse pas gjithë këtij luksi fshihet paraja e tenderave publikë, atëherë nuk kemi më të bëjmë me arkitekturë. Kemi të bëjmë me prova që kërkojnë përgjigje.

Dhe nëse SPAK-u i ka këto prova përpara, pyetja është e thjeshtë: Çfarë tjetër po pret?

© BalkanWeb


Send this to a friend