VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Grenell jep lajmin: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që Ujmani të quhet “Liqeni Trump”

By | September 25, 2020

Komentet

Reuters: Ministria ruse e Mbrojtjes hap zyrë në Serbi

Një helikopter rus Mi-35 gjatë një trajnimi në Nish të Serbisë. Janar, 2020.

Rusia ka autorizuar Ministrinë e saj të Mbrojtjes të hapë një zyrë në Serbi, thuhet në një dokument të Qeverisë ruse, që e transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Moska përpiqet t’i zgjerojë lidhjet e saj ushtarake me aleatin tradicional në Ballkan, edhe kur Beogradi dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, shkruan Reuters.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi konfirmimin e këtij informacioni.

Muajin e kaluar, Serbia i ka pezulluar stërvitjet ushtarake me ushtritë e huaja për gjashtë muaj, duke thënë se ka pasur presion nga BE-ja për t’u tërhequr nga stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Urdhri i Qeverisë ruse për hapjen e zyrës në Serbi daton nga 15 tetori dhe është nënshkruar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin.

Aty thuhet se shefi i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ushtarake dhe teknike, në lidhje me bashkëpunimin ruso-serb.

Marrëveshja, pasi të nënshkruhet nga të dyja palët, do t’i japë një zyrtari rus në Serbi të drejtën për të vizituar divizionet serbe që përdorin armë dhe pajisje ushtarake ruse, me kusht që ato të njoftohen paraprakisht dhe të japin pëlqimin e tyre.

Sipas Reutersit, nga Ministria serbe e Mbrojtjes nuk ka ende komente.

Viteve të fundit, Serbia ka blerë aeroplanë luftarakë MiG-29 nga Rusia, si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar.

Çështja e Detit, Greqia dhe Shqipëria i drejtohen Hagës

Shqipëria dhe Greqia ranë dakort sot që zgjidhja e çështjes së kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, t’i besohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës. Njoftimi u bë gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, në përfundim të takimit që ai pati me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar Edi Rama.

“Me shumë kënaqësi mund të them që kemi rënë dakort që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Do i drejtohemi drejtësiëë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “I”, në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit”, bëri të ditur kryeministri Rama.

Për shefin e diplomacisë greke “zgjidhja do të jetë e dobishme për të dy vendet. Kam dëgjuar me interes të lartë dakortësinë e zotit Rama që zgjidhja do të ketë si bazë Konventën e OKB-së, të cilën të dy vendet e kanë nënshkruar, dhe jam shumë i lumtur që kemi rënë dakort që së bashku ta kalojmë këtë çështje në Gjykatën e Hagës”, deklaroi nga ana e tij ministri Dendias.

Ideja e një zgjidhjeje përmes një arbitri ndërkombëtar, u hodh publikisht nga kryeministri shqiptar gjatë një vizite në Athinë, në muajin shtator. Për shumë vite, çështja e kufijve detarë mes dy vendeve mbeti pa zgjidhje, që kur marrëveshja e arritur në vitin 2009 mes qeverive të atëhershme të të dy vendeve, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, e cila e cilësoi atë në shkelje të kushtetutës dhe normave ndërkombëtare që rregullojnë çështjet e detit.

Vendimi nuk u gëlltit nga Athina e cila për një kohë të gjatë këmbënguli për t’ju rikthyer asaj marrëveshjeje. Por në vitin 2017 palët ranë dakort të rinisnin bisedimet, në kuadër të një pakete çështjesh që të dy vendet do të duhej të zgjidhnin mes tyre. Bisedimet u ndërprenë, me ndërrimin e qeverive, dhe ardhjen në pushtet të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Tani të dyja qeveritë kanë rishprehur angazhimin për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull. Edhe vendimi i sotëm, sipas ministrit grek “mbështetet në qëndrimin e të dyja vendeve për zgjidhjen e çdo divergjence që mund të kemi”.

“Kjo çështje do të jetë në diskrecionin e drejtësisë ndërkombëtare dhe do fokusohemi te bashëpunimi ekonomik, rajonal, te njerëzit dhe të bëjmë më të mirën për qytetarët”, u shpreh zoti Rama duke bërë të ditur se dhe për një tjetër temë të ndjeshme, atë të ligjit të luftës, që Greqia mban ende formalisht në fuqi, ndaj Shqipërisë “ka një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam shumë besim se do përfundojë në mënyrë pozitive, heqja e ligjit të luftës”. Nga ana e tij ministri grek e cilësoi ligjin e luftës “një anakronizëm dhe jam i sigurt që do ta zgjidhim së bashë dhe kam kënaqësinë ta them këtë nga Tirana”, theksoi zoti Dendias.

Vizita e tij u shoqërua me protesta të organizuara nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe shoqata Çamëria, ku nuk munguan dhe tensioned mes manifestuesve dhe policisë, para Ministrisë së Jashtme. “Kjo që po ndodh është një turp i vërtetë për Ramën. Ne donim të protestonim e t’i tregonim ministrit, atë që Rama s’ka këllqe ta tregojë, të heqë ligjin e luftës, se Shqipëria nuk ka 12 milje për t’i dhënë Greqisë dhe se ata nuk mund ta injorojnë gjenocidin e Çamërisë”.

Disa prej manifestuesve u shoqëruan në komisariate. Policia njoftoi më pas se 18 persona, mes tyre 3 organizatorët e protestës janë proceduar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Ndërsa disa të tjerë kanë marë gjoba për mospërdorimin e maskave. zëri i amerikës

Xhemajl Gashi qëndroi vertikalisht në mbrojtjen e kauzës madhore kombëtare – Nga Skënder MULLIQI

Në vend të përkujtimit –

 Përiudha historike në të cilën vepruan patriotët ishte e mbushur më rrethana tepër të rënda politike në Kosovë . Veprimtaria e tyre e gjatë dhe e përkushtuar, sa vinte dhe i bënte më të vendosur, më të guximshëm, më besim në fitoren e sigurtë të luftës së popullit të tyre për liri dhe pavarësi, për çlirim dhe bashkim kombëtar. Punët prej atdhetarësh ata i bënin me një përkushtim të rrallë, më guxim e vullnet të qeliktë .Populli shqiptarë përmes atdhetarëve e forcojë qëndresën e tij nëpër periudha të ndryshme historike, i përkushtuar t`i ruante vlerat kombëtare, kështu edhe trojet etnike, duke sakrifikuar edhe jetën.Bijtë dhe bijat më të mirë të kombit nuk u thyen kurrë para armiqëve serbosllavë.Ata qëndruan gjithmonë vertikaIisht.I tillë ishte edhe ish i burgosuri politike, dhe njeri nga udhëheqësit kryesor të demontsratave të vitit 1968 në Pejë, patrioti, Xhemajl Gashi nga Ruhoti i Pejës. Edhe pse kisha ndëgjuar për Xhemajlin , pata rastin ta njohë më afër pas përfundimit të luftës në Kosovë.Unë në marrveshje sa isha në Zvicer si refugjatë i luftës ,më pronarin e gazetës Bota Sot,Xhevdet Mazrekaj e hapa zyrën në Pejë.Zyrat e atëhershme të LDK-së ishin në ish ndërmarrjën shoqërore “Erozioni”. Aty edhe më propuzuan ta kam një zyre për gazetën Bota sot. Ne këtë organizatë ende punëtor i saj ishte , edhe Xhemajl Gashi. Kohë pas kohe shoqëroheshim më te në qytet.Kurrë nuk lavdërohej për kontributin e tij kombëtar.Ishte njëri i mirë, që dallohej më thjeshtësi si atribut i njerëzve fisnik, bujar dhe atdhetarë.Xhemajli bashkë më shumë veprimtarë të kohës nga Peja e Dukagjini, kishin organizuar demonstratet e vitit 1968 në Pejë.Për veprimtarin e tij patriotike , Xhemajli ishe burgosur ku ishte rrahur dhe maltretuar nga UDB-ja serbe.Ai ishte përjashtuar nga puna e mësuesit.Për disa kohë kishte punuar në Obiliq, ku për koleg kishte ish presidentin e Kosovës, dr.Ibrahim Rugova.Shumë kohë kishte mbetur pa punë nga strukturat pushtuese serbe në Kosovë.Ka lindur në Marrurras të Kurbinit, Shqipëri, sepse Familja Gashi ishin përballur, para dhe gjatë LDB, me pushtuesit serbë të Kralit dhe të Titos.Vitet e fundit të jetës i kishte kaluar në Ruhot të Pejës.Xhemajli ka lënë 6 fëmijë, tre djemë veprimtarë të devotshem të çështjës kombëtare, Flamurin i cili ishte edhe zëdhenës i Shtabit te FARKU-t ,ishte poashtu në shumë poste te larta shoqërore dhe politike në Kosovë dhe në Shqipëri.Ishte ambasador i Shqipërisë në Bosnje, këshilltarë i presidenteve, Nishani dhe aktualisht Meta.Arbeni është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së,si dhe Asdreni ambasador në Hungari, dhe tri vajza, si dhe nipa e mbesa.Vepra e tij sublime për atdhe dhe komb, do të mbetet gjithmonë fanar ndriques për gjeneratat e reja .Xhemajli është vet lavdia e familjës Gashi ,dhe është krenaria kombëtare…

Kërkesa ‘problematike’ e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

Shkumbin Ahmetxhekaj

Kosova nuk duhet të lejojë që Kushtetuta të ndryshohet për të akomoduar kompetenca ekzekutive për komunitetin serb, qofshin ato edhe minimale, thotë eksperti i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka. Në Serbi, analisti politik Dushan Janjiq, thotë se Beogradi zyrtar ka një dekadë që po diskuton për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, por pa një proces të qartë dhe konsensual.

Të enjten, më 15 tetor, në konferencën për media në Beograd, përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Në këtë kuadër ai ka shtuar se Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Deklarata për ndryshime kushtetuese ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, kryesisht kundër çdo mundësie për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Kur bëhet fjalë tek Asociacioni, brenga kryesore është te kompetencat të këtij organi.

Të hënën, më 19 tetor, Peter Stano, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, ka thënë​ se deklarata ​ e Lajçakut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese është keqinterpretuar. Ai tha se kjo deklaratë kishte të bënte me aranzhimet pas arritjes së marrëveshjes finale.

“Zoti Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse je duke e negociuar një marrëveshje ndërkombëtare. Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues”, tha Stano.

“Dhe kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”, shtoi Stano.

Stano tha se se qëndrimi i BE-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar, duke rikujtuar fjalimin e ish-përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini në Parlamentin e Kosovës më 2016, se “ky Asociacion nuk do të jetë qeveri paralele brenda Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca legjislative”.

Mogherini po ashtu atëbotë pati thënë se Asociacioni “do të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ofron udhëzime që të sigurohemi se statuti i Asociacionit do të reflektojë ligjet e Kosovës kur të përpilohet”.

A ka gatishmëri për ndryshime kushtetuese në Kosovë e Serbi?

Për ekspertin e të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, ndryshimi i nenit të parë i Kushtetutës së Kosovës, nga një shtet unik në shtet të përbërë, apriori do ta bënte Kosovën shtet jofunksional.

“Do të ishte shumë e ngjashme me Bosnjë e Hercegovinën”, tha Smaka për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, proceduralisht një gjë e tillë mund të ndodhë lehtë, por duhet evituar që të vijë deri te propozimi për ndryshime.

“Nëse këta pajtohen, atëherë propozimin e jep presidenti, qeveria, apo një grup deputetësh, dhe nëpërmjet qeverisë shkon në kuvend. Diskutohet nga Komisioni funksional dhe votohet me 2/3 e votave në kuvend, ku kërkohen edhe 2/3 e votave të minoriteve. Procedura nuk është telashe, por nuk do duhet pajtuar politikisht me këtë ndryshim”, thekson Smaka.

Analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha se Lajçak ka harruar t’i referohet kapitullit 35 të negociatave për anëtarësim në BE, ku thuhet qartë se Serbia duhet që brenda dy vjetësh pas arritjes së marrëveshjes për normalizim raportesh me Kosovën, ta zbatojë atë, gjë që kërkon ndryshime kushtetuese.

“Pyetja që po shtrohet nga shumëkush është se çfarë do të ndryshohet, vetëm preambula apo vetëm kapitujt ku flitet për autonominë (e Kosovës)”, tha Janjiq.

Në preambulën e Kushtetutës së Serbisë thuhet se Kosova është pjesë integrale e territorit (të saj), dhe se ka një pozitë të autonomisë thelbësore brenda shtetit të Serbisë.

Janjiq thotë se qasja e Lajçakut është e gabueshme pasi ai në Serbi po e konsulton vetëm presidentin, Aleksandar Vuçiq.

“Tani po e zbaton metodologjinë që të diskutojë në Serbi vetëm me Vuçiqin, që nuk mund të japë rezultate pozitive, pasi në fund të fundit, Vuçiq do të duhet të komunikojë me shoqërinë, që është problem i parë. Problem i dytë mbetet mungesa e plotë e transparencës”, tha Janjiq.

Kushtëzimet për Asociacionin

Tema e Asociacionit ka ndikuar në shtyrjen e dialogut në Bruksel, pasi Serbia po insiston që të diskutohet sërish për këtë organ, e Kosova po e konsideron si çështje të mbyllur, që sipas Prishtinës zyrtare, do të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke.

Formimi i Asociacionit është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013.

Dy vjet më vonë, në gusht të vitit 2015, Kosova dhe Serbia arritën edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit të tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Çka është Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanica, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas Marrëveshjes për Asociacionin dhe në përputhje me Marrëveshjen e parë të Brukselit, objektivat kryesore e Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Lajçakofobia e (pa)arsyeshme! – Nga Florim Zeqa

 

Pas arrestimit të dy drejtuesve të OVL të UÇK-së, emri më i përfolur ishte Gjykata Speciale, ndërsa tani pas kërkesës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, emri më i permendur në Kosovë është ai i të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak!

Ata që sollën specialen, e sollën edhe “zajednicën”

Por çuditërisht askush nuk po merret me shkaktarët vendor që sollën Gjykatën Speciale, Asociacionin dhe jo vetëm!
Nënshkrues të marrëveshjeve të dëmshme dhe fatale për vendin nuk janë Lajçaku, Borrelli dhe as Grenelli, por kryeministrat e vendit tonë.
Marrëveshjet e dësmhme për vendin nuk i ka miratuar Parlamenti Evropian dhe as Kongresi Amerikan, por i ka miratuar Parlamenti i Kosovës, përkatësisht deputetët shqiptar të zgjedhur me votën e popullit të Kosovës.
Nuk duhet marrë me frikë dhe as tragjike kërkesat e Borrelit dhe Lajçakut, të këtyre dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, vendet e të cilëve nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë, por duhet trajtuar dhe kuptuar si tragjike gatishmërinë e liderëve tonë shtetëror dhe partiak, politikanëve dhe deputetëve që negociojnë me armiqt e shtetit integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit tonë.
Nuk ishte Lajçaku, Borreli dhe as Grenelli që i falen Maqedonisë dhe Malit të Zi rreth 11000 hektarë tokë të Kosovës, nuk ishin këta që nënshkruan dhe as votuan Gjykatën Speciale, Asociacionin, kalimin e tokave komunale në pronësi të manastireve dhe kishave ortodokse serbe, por ishin liderët politik dhe deputetët e zgjedhur me votën e popullit kosovarë.
Sikurse të ndodhnin në kohën e duhur reagimet e koordinuara të skenës politike dhe shoqërisë civile, sot nuk do të bëhej fjalë për specialen dhe asociacionin e komunave serbe.
Mirëpo për fatin e keq të Kosovës, në kohën kur u nënshkruan këto dy marrëveshje të dëmshme për shtetin, nuk kishte reagime dhe kundërshtime kaq të fuqishme siq po ndodhin këtyre ditëve të fundit!
Reagimi i i vonuar i politikanëve më shumë i ngjet “shiut pas të vjelave” sesa një vendosmërie të sinqertë për të penguar diçka!

Jo ndryshimit të kushtetutës sipas kërkesave të Lajçakut

Nuk ka dyshim se kushtetuta e vendit ka nevojë të ndryshohet për shumçka tjetër, por jo për themelimin e asociacionit të komunave serbe.
Lajçaku paraprakisht kërkesës për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet t’i drejtohet parlamentit serb për ndryshimin e kushtetutes serbe e cila në preambulen e saj e mban Kosovën pjesë integrale të Serbisë.
Është e vërtetë e madhe që Kushtetuta e Republikës së Kosovës është pengesa e vetme për themelimin e AKS-së (Zajednicës), dhe është mirë që është kështu, për arsye se, sa për qendrueshmërinë e liderëve tonë kjo punë do të ishte harruar siq u harrua Çakorri dhe pjesët tjera që ju dhuruan Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Ishte Gjykata Kushtetuese ajo që kishte konstatuar shkeljen e 23 neneve të kushtetutës me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së 25 Gushtit 2015 në Bruksel në mes (dy kryeministrave) Aleksandër Vuçiq dhe Isa Mustafa, duke konfirmuar se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë.
Përderisa marrëveshja e parë e 19 prillit 2013 (Thaçi-Daçiq) i vuri themelet e AKS-së, marrëveshja e 25 gushtit 2015 (Mustafa-Vuçiq) i betonizoi ato themele duke i fuqizuar me kompetenca ekzekutive.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me këto dy marrëveshje të dëmshme, ish dy kryeministrat paraprak, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e kanë futur Kosovën në obligime të mëdha ndërkombëtare, nga të cilat, edhe pse vështirë, nuk është e pamundur të dilet!

Me kushtetutë në mbrojtje të territorit

Pas dështimeve të njëpasnjëshme në dialog, në veçanti në dialogun e Brukselit, edhe pse e pamjaftueshme për marrëveshjet ndërkombëtare, e vetmja mundësi për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit teritorial të vendit është KUSHTETUTA, gjegjësisht respektimi i ligjeve të kushtetutës që garantojnë Kosovën shtet unitar, pa asociacione etnike.
Nuk kemi arsye t’i frikohemi Lajçakut, Borrelit dhe as Grenellit, por duhet t’iu frikohemi atyre shqipfolësve që për dy dekada masakruan ekonominë e Kosovës, atyre që në emër të privatizimit grabiten të gjitha pasuritë publike të shtetit duke blerë (përvetësuar) toka bujqësore në çmim qesharak “1 ari tokë për një 1 euro” dhe duke uzurpuar prona publike pas asnjë cent.
Ata që i bënën “kabull” të gjitha këto mëkate në dëm të shtetit dhe qytetarëve, dhënjen e territorit të vendit nuk e kanë problem, mjafton të mos u preken tokat dhe pronat e tyre.

Prandaj, fati i asociacionit dhe i veriut të vendit në përgjithësi mbetet në dorën e deputetëve, ku pa 2/3 (dy të tretat) e votave të tyre nuk mund të ndryshohet Kushtetuta dhe as të votohet asnjë marrëveshje e dëmshme për vendin.
Deputet shqiptar mos shkelni mbi betimin e dhënë, mos i përserisni gabimet e legjislaturave të kaluara!

Të gjithë të bëhemi roja të atdheut – Nga Skënder MULLIQI

Shqiptarët sikur janë mësuar më vdekje.Përjetuam vdekje nga armiqët serb në tokën tonë që nuk ka gjë më vështirë.Nga armiqët të cilët sërish janë ngritur peshë për ta ricoptuar Kosoven. Sigurisht së na duhet kohë që të mësohemi më jetën.Për këtë gjë na duhet njerëz të guximshem, të cilët dinë dhe dojnë të krijojnë gjëra të vlefshme .Eshtë koha që të na ndriqohen rrugët tona të errësuara për dekada .Eshtë koha që tu japim fund dukurive negative të pas luftës që na mbin si këpurdhat pas shiut. Na mbinë dhe lëshuan rrënjë për dy dekada në liri.Eshtë koha e guximtarëve , është koha e atyre që sakrifikojnë çdo gjë për shtetin e ri të Kosovës.Kush nuk është i gatshem për këtë, mirë është mos të bëhët pengesë e rrugëtimit tonë .Na duhet një shoqëri e prosperuar , një shoqëri pa krim dhe korrupcion , për ti liruar sado pak njerëzit nga vuajtjët .Nuk ka më e zorshme së varfëria , nuk ka gjë më e zorshme për një familje që nuk i ka kushtet që të këtë mirëqenje për fëmijët e vet.Edhe ne po jetojmë në Evropë, e faktikisht shumica po e bëjnë jetën e robit. Ai që nuk është i përgatitur për sfida të reja , mos të na tregon më përralla të gjyshit.Koha e përrallave sa për të rënë në gjumë ka perënduar .Ky vend mjaftë i patë mbi kokë kamxhikun serb , mjaftë ka dhënë llogari pas llogarie.Të montohet një sistem ku ka vend për të gjithë në këtë shoqëri.Na duhet një rreshtim i ri , nga të gjithë përfaqësuesit , nga të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote .Na duhen sakrifica te reja , për shkak të atyre që dhanë jetën që ta kemi shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan. Ky është rasti, që nuk bën që të vonohemi.Nuk na duhen platformat e demoduara politike , platformat të cilat nuk na sollën të mira.Na duhen koncepte të reja dhe kreative politike , për të zënë hapin më kohën.Eshtë rasti që më në fund të bëhën ndryshime përmbajtësore .Ka ardhur koha që të gjithë të bëhemi roja të atdheut. Sot ose kurrë !Të bëjmë luftë të pakompromis për botën tonë të vogël, ose të mbesim aktorë te teatrit të kukullave.Nuk guxojmë të ngjasojmë më ata, që gjendjën politike dhe gjendjen ekonomike e kan pru në shkallë shumë të ulët.Në kohën e paqës njerëzit i kthehen lumturisë .Kur njeriu e humb luftën , apo mësohet më vdekje apo sëmundje , jeta e humb kuptimin…

Nuk mjafton ”RAMA IK”, duhet REVOLUCION… Nga Ajtanga Lubonja

Te humbisnje trenin kur ktheheshim nga burgu ne Ballsh, ku vuante dënimin babai
do te thonte te gdhinim naten une e mamaja ne stacion te trenit
(leke per hotel nuk kishim)!
Na kish qelluar nja dy here te gdhiheshim aty dhe dridheshim si nga te ftohtit aq edhe nga frika!
Dhe une benja çmos ta terhiqnja mamane te nxitonim,
ajo nje here ndihej aq e lodhur sa mu lut ”nxito ti , lerme mua ketu se ti je per pune ne mengjes…
e te venja vone une ne pune Nulla portjerja s’ma hapte deren kurrë!
Keshtu kaluan ato 11 vite mes luftes e tmerreve dhe une ju bashkova levizjes per demokraci, qe ne oret e para!
Dhe ja ku jam…perseri mes luftes e tmerreve!
Nuk mjafton ”RAMA IK”, duhet REVOLUCION…po kush ta beje …KJO POLITIKE E KORRUPTUAR, QE BEJNE LOJRA FJALESH!!!

Marrëdhëniet greko-shqiptare në një ambient fluid ndërkombëtar e rajonal – Nga Konstantinos Filis  

Pandemia e SARS-COV 2 funksionon si një katalizator zhvillimesh. Në fushën ndërkombëtare, dinamika drejt një sistemi ndërkombëtar më anarkik dhe me më shumë pole, ekzistonte që më përpara, por sot kjo dinamikë përshpejtohet. Ndarjet midis faktorëve të fuqishëm, duke marrë si shkas bile edhe përgjegjësinë për përhapjen e Covid-19, por edhe për të qenë flamurtarë në zhvillimin e vaksinës, janë të thella dhe përqendrohen në interesat e tyre të papërputhshme në fusha të ndryshme (gjeopolitike, ekonomi-tregti, teknologji të reja etj.). Pra, në vend të bashkëpunimit dhe të nismave të përbashkëta për përballimin të paktën të pandemisë, po shohim akuza dhe demonizim të ndërsjellët në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe më të ndërvarur. Gjithashtu, sot po konstatohet një kthesë drejt proteksionizmit dhe nacionalizmit, por edhe bunkerizim në kufijtë dhe interesat nacionalë, si një zgjidhje gjoja kundrejt sfidave të globalizmit.

BE-ja, nga ana e saj, pas dy krizave të mëdha të dhjetëvjeçarit të fundit, krizës ekonomike dhe asaj të refugjatëve dhe të emigrantëve, të cilat nuk i menaxhoi në mënyrë veçanërisht efikase, ftohet tani që të përballet me një sërë sfidash si në rrafshin e brendshëm, me tendencën që po shfaqin shtete anëtare drejt autoritarizmit dhe distancimin e tyre nga vlerat europiane, ashtu dhe në rrafshin e jashtëm, me dy fqinjë të fuqishëm, siç janë Rusia dhe Turqia, por edhe me rreziqet që rrjedhin prej kundërvënies midis Kinës dhe SHBA-së. Për sa i përket zgjerimit, është e qartë se ka lodhje dhe shqetësim, por edhe konstatim të faktit se është e nevojshme që integrimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut të përfundojë në një mënyrë sa më të drejtë, duke iu shmangur gabimeve të së kaluarës. Për sa u përket çështjeve thjesht dypalëshe, Athina dhe Tirana ftohen që të korrigjojnë gabime të së kaluarës dhe të konsolidojnë kanalet e komunikimit në drejtim të çlirimit të tyre prej zërave ekstremistë brenda dhe jashtë dy vendeve, të cilat nuk e dëshirojnë zhvillimin e marrëdhënieve strategjike.

Sot, çështja numër një midis Shqipërisë dhe Greqisë është klima e mosbesimit, të cilën e ushqejnë qarqe të caktuara. Për fat të keq, në Shqipëri është konsoliduar një klimë antigreke, e cila sigurisht që nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare në tërësinë e vet, por ndërkohë, me këtë klimë përplasen çdolloj përpjekjesh që bëhen për zgjidhjen e mospajtimeve tona. Ne konstatojmë se kundërshtimi ndaj Greqisë “është një mall që shitet” dhe kthehet në produkt shfrytëzimi prej forcave politike, në varësi të asaj nëse gjenden në pushtet apo në opozitë. Domethënës është fakti se për çështjen e delimitimit të zonës ekskluzive ekonomike, qeveria e sotme e Shqipërisë, duke akuzuar opozitën e tanishme, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe ia arriti të rrëzonte marrëveshjen përkatëse, ndërsa sot rolet kanë ndryshuar: me opozitën që po akuzon qeverinë për tolerancë dhe lëshime kundrejt Greqisë, pasi Kryeministri i Greqisë shpalli paraprakisht qëllimin e Athinës që të zgjerojë ujërat e saj territoriale në Jon në 12 milje detare. Në këtë pikë do të duhet të nënvizojmë sa më poshtë:

Së pari, zgjerimi i ujërave territoriale përbën një të drejtë të njëanshme shtetërore që bazohet në Konventën mbi të Drejtën e Detit të vitit 1982 (Montego–Bay). Megjithatë, në shenjë respekti kundrejt fqinjëve të saj, pala greke informoi paraprakisht si Shqipërinë, ashtu edhe Italinë, për qëllimin e saj që të ndërmarrë nismën në fjalë.

Së dyti, Greqia po ndjek rrugën e drejtë me qëllim që të arrijë marrëveshje delimitimi me shtete fqinje, rrugë që nuk është tjetër veçse ajo e negocimit, në mirëbesim dhe predispozicion për gjetjen e një formule reciprokisht të pranueshme. Greqia nuk tenton që të imponojë dëshirat e saj dhe as që nënshkruan marrëveshje në kundërshtim me rregullat. Një provë e fortë për këtë është Marrëveshja e Prespës me Maqedoninë e Veriut, e cila zgjidhi mosmarrëveshje që ekzistonin prej vitesh, janë Marrëveshjet e delimitimit të ZEE me Italinë dhe Egjiptin, është gjithashtu respektimi i plotë i procedurave të brendshme të Shqipërisë, të cilat, në fund të fundit, shfuqizuan një marrëveshje që ishte nënshkruar në vitin 2009.

Bile Athina e ka bërë të qartë që nëse konstatohet se negociatat me Tiranën nuk mund të japin fryte, atëherë zgjedhja e arsyeshme do të ishte që të dyja vendet së bashku t’i drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Këtu duhet nënvizuar fakti se Greqia nuk e shfrytëzoi fare “kartën europiane” për të ushtruar presion mbi Shqipërinë në mënyrë që eventualisht Shqipëria të bënte lëshime të padëshirueshme në lidhje me çështjen e zonave detare. Është e tepërt të përmend këtu faktin se vende fqinje, që dukshëm zbatojnë politika agresive rishikuese, po të ishin në vend të Greqisë, do të kishin ushtruar shantazh mbi palën shqiptare për të siguruar lëshime nga ana e saj.

Sa për integrimin e Shqipërisë në BE, kjo përbën një dëshirë të palës greke që duhet konsideruar e mirëqenë, e cila bile, duke pasur eksperiencë tashmë mbi çështjet institucionale dhe mënyrës së funksionimit të BE-së, ka shfaqur dëshirën që t’i ndihmojë autoritetet shqiptare në mënyrë që përshtatja me standardet europiane të bëhet në mënyrë normale dhe efikase. Meqenëse anëtarësimi në BE ka si parakusht plotësimin e 35 kapitujve, është e sigurt se Shqipëria, ashtu sikundër edhe Maqedonia e Veriut, do të kenë nevojë në çdo hap përpara që do t’i sjellë më afër BEsë, për mbështetjen dhe ndihmën e Greqisë, e cila gjendet në bërthamën e ngushtë të BE-së dhe është anëtare e saj që në vitin 1980.

Veç kësaj, një çështje me rëndësi kritike për Athinën është trajtimi i minoritetit grek që jeton në Shqipëri. Prej qeverive shqiptare janë bërë gabime serioze, të cilat disa herë të bëjnë të mendosh mbi ekzistencën e një plani strategjik manipulimi të tij, gabime të cilat duhet të korrigjohen menjëherë. Kjo çështje është një pengesë e madhe në marrëdhëniet dypalëshe, dhe sigurisht që pala greke nuk do të tolerojë. Pala greke nuk ka asnjë plan apo objektiv të fshehtë, ajo nuk ka nxitur asnjëherë tensione, të vetmen gjë që dëshiron është respektimi i plotë i të drejtave të minoritetit etnik grek. Më lejoni që edhe në këtë pikë të bëj një krahasim me një shtet tjetër të rajonit tonë, me Turqinë, e cila në mënyrë sistematike po tenton, duke shfrytëzuar ndjenjat fetare në rajone të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Greqia, të manipulojë popullsitë lokale.

Veç të tjerash, ka vënë në dispozicion burime të pashtershme financiare për ndërtim xhamish, për krijimin e shkollave dhe qendrave kulturore myslimane, me objektiv të dukshëm krijimin e pikave mbështetëse sociale, me qëllim ringjalljen në një variant modern të Perandorisë Otomane, ose ndryshe, të një “Komunuellthi Otoman”. Për më tepër, nuk duhet të harrojmë referimet gjithnjë e më të shpeshta të Presidentit Erdogan për Perandorinë Otomane, por edhe presionet që janë ushtruar mbi lidershipin e vendeve të Ballkanit për të përmirësuar akoma më shumë, edhe nëpërmjet librave shkollorë, imazhin e sundimtarëve otomanë. Njëkohësisht, duke zhvilluar një luftë propagandistike të cilën e ka filluar vite më parë, Ankaraja po përpiqet që të ushqejë antihelenizmin dhe të lëshojë, përmes mediave sociale dhe disa mediave të tjera, mesazhe gjoja mbështetëse kundrejt një armiku që nuk ekziston. Për fat të keq, fqinji ynë lindor kultivon dhe përjetëson një klimë mosbesimi në disa qarqe në Shqipëri në dëm të Greqisë, me qëllim që Greqia të ketë një front të hapur në kufijtë e saj veriorë. Kësaj logjike i ka ikur koha, sepse jetojmë në një botë ndryshimesh të vazhdueshme dhe sfidash të përbashkëta, të cilat kërkojnë bashkëpunim më të madh, veçanërisht në nivel lokal/rajonal, në vend të antagonizmave, shpesh herë të pafrytshme.

Abrogimi i ligjit të luftës përbën një çështje tjetër në marrëdhëniet dypalëshe. Pala greke ka garantuar në të gjitha format, bile edhe nëpërmjet deklaratave zyrtare të ishPresidentit të Republikës, Karolos Papulias, se dekreti mbretëror që e parashikonte këtë ligj është abroguar. Njëkohësisht, ka edhe një angazhim zyrtar se prej palës sonë nuk ekziston gjendja e luftës. E si mund të ndodhte ndryshe, në një kohë që me Shqipërinë marrim pjesë në të njëjtën aleancë mbrojtëse, NATO-n, dhe jemi të predispozuar që ta ndihmojmë për t’u integruar në familjen europiane? Sa i përket çështjes çame, një temë që e ngre pala shqiptare, por që në thelb ka gjetur zgjidhje me vendime gjyqësore këtu e 70 e më shumë vjet përpara, pra dukshëm, si çështje ajo nuk ekziston, secili që eventualisht beson se duhet që të kompensohet, mund t’u drejtohet gjykatave greke, ashtu siç parashikon ligji.

Një prej arsyeve kryesore që klima për Greqinë, në radhët e një pjese të shoqërisë shqiptare është negative, ka lidhje me stereotipa të së kaluarës, të cilët vetë jeta i ka nxjerrë jashtë loje. Më konkretisht, sindroma e “rrethimit armiqësor”, që kultivohet sistematikisht dhe që kalon nga njëri brez te tjetri, përfshin brenda edhe Greqinë. Besoj se prej referimeve të mësipërme mbi çështjen konkrete, bëhet e qartë, dhe veç kësaj, është vërtetuar në praktikë se kjo është një teori absurde, e cila nuk i përgjigjet, qoftë dhe minimalisht, realitetit. Këtë e vërteton ndërveprimi i dy shoqërive të vendeve tona dhe shprehësit më të mirë të perspektivës pozitive të marrëdhënieve greko-shqiptare janë emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi që në fillimet e viteve 1990.

Është e vërtetë që ndërsa në fillim shumica e grekëve (sidomos në fshatrat e Epirit) i priti krahëhapur, në vazhdim, për shkak ngjarjesh aksidentale dhe fatkeqe, por ndoshta dhe për mungesë kulture menaxhimi të një numri kaq të madh emigrantësh që erdhën masivisht dhe me kërkesa në Greqi (kjo kishte ndodhur edhe pas katastrofës së Azisë së Vogël me bashkëkombësit tanë), trajtimi i mjaft prej atyre njerëzve ishte ksenofobik dhe i papranueshëm në disa raste. Por këtu dhe shumë vite më parë kjo gjendje ka ndryshuar rrënjësisht. Elementi shqiptar është integruar normalisht dhe plotësisht, një numër i madh i janë futur rrugës së biznesit, fëmijët e brezit të dytë dhe të tretë ndjekin me sukses mësimet nëpër universitetet greke dhe stereotipat e së kaluarës ngjajnë tashmë shumë të largët. Kam pasur fatin të jem vetë dëshmitar i përparimit të studentëve me origjinë shqiptare, të cilët, duke marrë nënshtetësinë greke, ndoqën universitete me emër në vende të BE-së me shpenzime shumë të ulëta shkollore, ndërsa nëse nuk do ta kishin (nënshtetësinë greke), familjet e tyre nuk do të mundeshin të bënin realitet ëndrrat e tyre.

Përmbledhtazi, do të thoshim se marrëdhëniet Greqi-Shqipëri ndodhen para një sprove. Mosbesimi reciprok duhet t’ia lëshojë vendin nismave me vepra për rivendosjen e besimit. Në të kaluarën e afërt iu afruam një marrëveshjeje–paketë, e cila merrte parasysh shqetësimet e të dyja palëve. Sot, në një ambient Covid-19 dhe krize ekonomike, duhet të vihet në plan të parë bashkëpunimi brenda një kuadri rregullator, që do të bazohet në ato që parashikon e drejta ndërkombëtare mbi detin, do të bazohet në respektimin e minoriteteve, dhe në përgjithësi, do të bazohet në parimet e fqinjësisë së mirë. Nuk ka diskutim se ato që i bashkojnë vendet tona janë më të shumta në numër se ato që i ndajnë, rrjedhimisht na intereson që lidhjet tona të kalojnë në filtrin e interesave tona kombëtare, duke iu shmangur kurtheve të forcave të brendshme dhe kryesisht të jashtme, të cilat, për arsyet e tyre, janë të interesuara që të përjetësohen pikëpamje, objektivi i vetëm i të cilave është zgjatja në vazhdimësi e tensioneve mes nesh.

*Konstantinos Filis, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Panteion”

Profil …. Kush eshte Armando Broja …ose e ardhmja e shkelqyer e Kombetares se Shqiperise… Nga Adriatik Riza Dosti

Ne fakt ka qene fat i madh per futbollin shqiptar qe fale deshires e insistimit te prinderve te tij shqiptare nga Malesia e Madhe dhe prej vitesh emigrante ne Angli … por edhe me kenaqesine e tij personale djaloshi shtatlarte e femija i lindur per futboll sic e quante ne nje shkrim te tijin shtypi britanik para 4 muajsh …i lindur ne Slough Berkshire te Anglise ne 10 shtator te 2001 i tha PO faneles kombetare Kuq e Zi…te Shqiperise…
Qysh 6 vjec …ne ekipin e femijeve te Burnham Juniors …e nga mosha 6-8 vjec prane akademise se moshave te Totenham Hotspurit te famshem…
Per te kaluar mesa duket perfundimisht ne pronesi te Celsit te Londres ku u stervit e u rrit njekohesisht qe nga 2009 – 2020…
Me 26 shkurt 2020 firmos kontraten e pare profesioniste ne futboll ne te famshmen Premier League te Anglise per 2 vjet…
Luan nje ndeshje te vetme per Celsin ne P-L kur me 8 mars 2020 debuton ne fitoren e bluve te Londres 4-0 kunder Evertonit ku ne te 86 minute zevendeson francezin e shquar Oliver Zhiru…
Per ti dhene me shume mundesi, minuta e hapsire qe te rritet edhe me ne karieren e tij e te fitoje edhe me shume siguri, pervoje e eksperience Celsi e huazon tek Viteshe e Hollandes me 21 gusht te 2020…
Me 19 shtator te ketij viti sulmuesi shtatlarte Armando Broja do te shenoje golin e pare ne Eredivisse [ Superliga e Hollandes]…ne fitoren e ekipit te tij 2-0 kunder Spartes se Roterdamit…
E djela e 18 tetorit 2020 ishte mesa duket nje nga ditet brilante te talentit te ri e ne shperthim Broja teksa i shenon 2 gola Den Hage ne fitoren 2-0 te Viteshes qe tashme eshte ne 3-4 ekipet e kreut ne kampionatin hollandez …ndaj dhe i gjithe shtypi hollandez i kesaj fundjave ishte i mbushur e i dominuar prej emrit te tij…ku vecmas De Telegraff shkruante me superlativa per sulmuesin shqiptar lindur ne Angli …rritur tek Celsi e qe perfaqeson Kombetaren e Albanias…
Ne ekipet kombetare te Shqiperise….
Armando Brojen do ta grumbulloje per here te pare Shqiperia e U-19 ne trajningun e 21-28 majit 2019 ku pas 5 ditesh …ne 3 qershor Shqiperia do te mundte ne nje ndeshje miqesore Kosoven 3-1 e ku ai shenon nje nga golat e ndeshjes e njeheresh golin e tij te pare kuq e zi…
Po kete vit…madje vetem 6 dite pasi ai ka luajtur ne miqesoren e U-19 ndaj Kosoves… me 9 qershor ai do te luaje edhe per U-21 te Shqiperise…ku thirret per miqesoren e Elbasanit kunder Uellsit …e ku pasi futet ne loje si zevendesues ne te 46 minute do te shenoje te dy golat ne fitoren e kuq e zinjve 2-1 kunder uellsianeve …
Ne Kombetaren A….trajneri italian Reja i beson fanellen kuq e zi per here te pare si zevendesues ne ndeshjen e 7 shtatorit 2020 ne Tirane kunder Lithuanise [0-1] … te vlefshme per UEFA Nations League …
Me pas Broja do te luaje si titullar ne formacionin e pare te kuq e zinjve ne ndeshjet e po ketij kompeticioni edhe me 11 tetor te ketij viti ne Almaty kunder Kazakistanit dhe me 14 tetor po te ketij viti ne Vilnius kunder Lithuanise …te dyja keto ndeshje te mbyllura pa gola 0-0…ku vete Broja u shfaq disa here prane golit por pa mundur te shenoje dot…
Skeda personale e deri tanishme…
Tek Celsi ne Premier League ka luajtur vetem 1 ndeshje si zevendesues…
Tek Viteshe ne Eredivisse -Liga e pare e Hollandes ka luajtur deri tani 5 ndeshje e ka shenuar 3 gola…
Tek kombetarja U-19 e Shqiperise ka luajtur 4 ndeshje e ka shenuar 2 gola …
Tek kombetarja U-21 e Shqiperise ka luajtur 4 ndeshje e ka shenuar 3 gola …
Tek Kombertarja A e Shqiperise ka luajtur deri tani 3 ndeshje dhe ende s’ka shenuar asnje gol…e mesa duket golat e tij per Shqiperine A i ka lene ne ndeshjet e nentorit…ku kuq e zinjte presin ne nje miqesore Gjibraltarin e me pas ne Tirane do te luajne kunder Kazakistanit e Bjellorusise…per UEFA N-L…
Numrat e preferuar ne fanelle…11 tek Celsi e tek Viteshe dhe numrat 16 e 19 ne kombetaret e Shqiperise…
Shtatlartesia 1.91…mosha 19 vjec e 39 dite…
..Pozicioni…sulmues. …
Zoteron cilesi e veti te shkelqyera individuale ne te gjitha drejtimet c’ka sipas specialisteve te futbollit i garantojne atij nje kariere te ardheshme futbollistike brilante …
Ka nevoje per me shume grinte, puls e nerv pasi duket se tipi i tij eshte me anglez se vete anglezet ..
E megjitheate …
Faleminderit qe zgjodhe Shqiperine …Armando Broja…God Bless You…
…Pac fat e te prifte e mbara…
A.R.DOSTI

Shënoje te fletorja Nga Agim Xhafka

Sa po i afrohesha kasës te dyqani shoh para meje një mesoburrë me tre fëmijë kapur për dore.
Të katër pa maska. Kishte një bukë e një shishe qumësht nën sqetull. U nxeha e sapo do i thoja shitëses,pse u shërben kur s’kanë maskë,dëgjova dialogun:
-1.800 lekë të vjetra,Jaçe.
-Shënoje te fletorja,-i tha burri.
-Ke dy javë pa shlyer.
Burri s’foli,doli. Fëmijët pas tij si tek ajo gravura me rosën që e ndjekin rikat varg.
Pyeta shitësen:
-Sa lekë pa shlyer?
-40 mijë të vjetra. Se vetëm bukë dhe qumësht ble.
Dola jashtë. Pashë që tre fëmijët këpusnin kore nga buka dhe ecnin ngadalë duke ngrënë. Hodha te këmbët e mija një 5 mijëshe të re.
-O zotéri,Jaçe,-i bértita.
-Ty të ka rënë kjo pesëmijëshe?
Ai u afrua,e pa dhe nuk foli një çast. Pastaj tha:
-Jo. Nuk kam unë kaq para.
-Epo tani i ke,-i thashë.- Se nuk janë as të mijat. Është fati yt se ti i shkele me këmbë e nuk i pe. T’i gëzosh!- dhe ika me nxit.
Ai mori kartmonedhën e padashur e férkoi. Një çast. U kthye me fytyrë nga dyqani e hyri brenda. Pas pak doli i qeshur. Pasi fshiu emrin në fletore i ngelën ca të holla sa bleu një qese me karamele. E grisi me dhëmbë ambalazhin dhe ua ndau tre fëmijëve.
Atë çast dielli m’u duk më i ndritshëm…

Flasin për Express nga Amerika: Letrën për Kosovën na e kanë dërguar nga zyra e Joe Bidenit

Një dokument me zotimet e Joe Bidenit për shqiptarët është shpërndarë gjatë fundjavës. Ndonëse janë ngritur dyshimet mbi vërtetësinë e këtij dokumenti, përfaqësuesit shqiptaro-amerikanë që e kanë publikuar këtë letër thonë se është origjinal dhe u është dërguar nga kampi i Bidenit.

Gazeta Express

Joe Biden, sipas një faqeje shkrim që mban emrin e kandidatit demokrat për president, gjatë fushatës së ashpër kundër presidentit aktual, Donald Trump, ka menduar enkas për shqiptarët, për Kosovën dhe për Shqipërinë.

Pas dyshimeve të ngritura mbi vërtetësinë e dokumentit, Gazeta Express ka kontaktuar Anila Nicklos, pjesë e organizimit të fushatës së shqiptaro-amerikanëve “Biden për president”.

Nicklos thotë se dokumenti është autentik dhe se grupit organizues të shqiptarëve të Amerikës u është dërguar nga përfaqësuesit e fushatës së Bidenit.

“Dokumenti është autentik. Është dërguar nga përfaqësuesit e “Biden for President” grupit tonë organizues “Albanian Americans for Biden Harris”. Me 8 tetor grupi ynë organizoi një Tubim të madh në bashkëpunim me përfaqësuesit e “Biden for President”. E ftuar e nderit ishte Dua Lipa”, ka thënë Nicklos.

Në letrën që u publikua në mediat e Kosovës, e që shqiptaro-amerikanët thanë se e morën nga kampi i kandidatit demokrat, rënditën të bëmat e Bidenit për Kosovën, nisur nga ngritja e zërit në Kongresin Amerikan kundër pushtetit të Sllobodan Millosheviqit.

Për të tashmen dhe të ardhmen, në dokument thuhet se Biden e konsideron “të pabalancuar” qasjen e Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Aty thuhet se Biden, nëse zgjedhet President, do të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian për ta rijetësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë mbahen më 3 nëntor, ku përmbyllet gara e ashpër e Bidenit dhe Trumpit.

Në Kosovë dhe Shqipëri, në këto zgjedhje krerët shtetërorë nuk janë deklaruar mbi favoritët e tyre.

Haptas në përkrahje të kandidatit demokrat ka dalë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministri Albin Kurti. Ai u ka kërkuar shqiptarëve të Amerikës që ta votojnë Bidenin. /Express/

 Vetëm Referendumi na shpëton nga “Srspska zajednica”, ndryshe, “dobro jutro, Republika srpska”! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 

*** Nëse kjo  “zezonë” na gjen, atëherë, të gjithë do të jemi të turpëruar dhe të humbur në Kosovë, sepse hap pas hapi do të rrëshqasim drejt ish-sovranitetit kolonial shekullor të Serbisë së Madhe (1912-1999).

 

Për këtë rrezik të ricopëtimit dhe të rikolonizimit të territorit të Kosovës (jo më pak se 20 vjet-1999) kemi paralajmëruar me dhjetra e qindra herë. Mirëpo, drejtuesit e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, që në vitin 2015 patën nënshkruar Marrëveshjen për formimin e “Srpska zajednicës” në Veriun e Kosovës.

Këtë rrezik e pati paralajmëruarr edhe Vetëvendosja qysh para pesë vitesh, duke vën në dukje faktin se “ ‘Zajednica paraqet rrezik për Republikën e Kosovës,  atëherë Presidenti Thaçi, duhet të bëjë së paku tre gjëra: të distancohet dhe të marrë përgjegjësi për marrëveshjen e prillit 2013, që është themeli i ‘Zajednicës’ që e nënshkroi si Kryeministër; të marrë përgjegjësi për ‘Zajednicën’ e gushtit 2015 të nënshkruar nga Kryeministër Isa Mustafa i shoqëruar nga vet Hashim Thaçi si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme,  i cili garantonte se ajo ishte në përputhje me Kushtetutën. Mirëpo,  ndërkohë doli se ajo e shkelë atë, së paku 23 nene të saj. Prandaj, Hashim Thaçi, duhet të japë përgjegjësi për nënshkrimin e saj…” (https://insajderi.com/vetevendosje-thaci-eshte-baba-i-zajednices-e-jo-kundershtar-i-saj/).

 

 Të merret pëlqimi i SOVRANIT !

-Jo të anashkalohet dhe të shpërfillet sikurse këtu e 12 vjet më parë nga ana e institucioneve shtetërore të Kosovës (2008-2020), por urgjentisht shtrohet nevoja, që të braktiset një praktikë e tillë antiligjore dhe antikushtetuese, dhe, në vend të saj, për çdo çështje relevante dhe me interes të përgjithshëm të  popullit dhe të shtetit të Kosovës, SË PARI, të pyetet POPULLI-SOVRANI, jo Hashimi e as Isa, të marrin vendime arbitrare në kundërshtim me të drejtat legjitime dhe legale të SOVRANIT.

Prandaj, nëse duam ta shpëtojmë veriun e Kosovës nga rikolonizimi dhe nga ricopëtimi nga ana e Serbisë dhe e partnerëve të saj, atëherë urgjentisht duhet të mblidhet Kuvendi i Kosovës, dhe, në përputhje me Nenin 65 (kompetencat e Kuvendit), Pika (3), të shpallë REFERENDUMIN , ku SOVRANI me votën e tij të ligjshme dhe demokratike, do ta thotë fjalën e fundit për statusin e Veriut të Kosovës, për Gjykatën Speciale të Hagës dhe për Dialogun e Brukselit.

 Lajçaku mund t’i diktojë vetëm Bratisllavës, Jo Prishtinës, sepse kësaj radhe do të vendosë populli me Referendum, jo Hashimi, as Isa, as Hoti e as vasalët e tyre !

 

-Emisari i BE-së për Dialogun e Brukselit, Miroslav Lajçak, mund  ta sugjerojë Bratisllavën, që ta ndryshojë Kushtetutën e Sllovakisë për njohjen e Republikës së Kosovës, si dhe Beogradin për ndryshimin e Kushtetutës në fuqi sipas së cilës “Kosova është krahinë e Serbisë”, por, JO, assesi t’ia imponojë Hashim Thaçit (si president), Qeverisë ose Kuvendit të Kosovës, që ta ndryshojnë Kushtetutën për formimin e “Srpska zajednicës” në Veriun e Kosovës.

-Jo vetëm Miroslav Lajçak, por të gjitha ata që janë të involvuar në Dialogun e Brukselit kinse për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të mbajnë parasysh faktin se një gjë e këtillë, është e pamundur të arrihet, nëse si bazë merret Rezoluta 1244 e AP-së së OKB-së (10 qershor 1999), sepse kjo nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Ndaj, e logjikshme është, që kjo nuk mund të merret si bazë juridike e as politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Vërtet Kushtetuta e Kosovës “nuk është bibël” siç ka deklaruar M. Lajçaku, porse nuk mund të ndryshohet sa herë “i teket” Beogradit, mbase as historikisht, as de fakto e as de jure Kosova nuk është KOLONI  e Serbisë (1912-1999), por e pavarur dhe sovrane, e njohur nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara .

  M.Lajçaku mund ta ndryshojë Kushtetutën e Sllovakisë, por jo të Kosovës !

Së pari, për të vazhduar dialogun në Bruksel, Lajçaku, duhet të kërkojë nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe nga Kuvendi i Serbisë, që ta ndryshojnë Kushtetutën e Serbisë, sepse Kosova nuk është krahinë e saj, ashtu siç figuron në faqet e saj (Kushtetuta e RS-së, 2006).

Ky duhet të jetë KUSHTI NUMËR 1 i Miroslav Lajçakut për ta filluar vazhdimin e Dialogut të Brukselit (2011-2020).

Pasi Beogradi ta ketë plotësuar këtë kusht, atëherë Lajçaku mund t’u kërkojë ndihmë nga Hashimi, nga Isa dhe nga Hoti. Ndryshe, pavarësisht se çka ka deklaruar  se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin, ajo nuk është Bibël”, kjo, de fakto e as de jure nuk len asgjë për Kuvendin e Kosovës (si organi më i lartë legjislativ i vendit), cili, që tani duhet të mblidhet urgjentisht për të shpallur REERNEDUM  këto 3 çështje me prioritet të jashtëzakonshëm:1) Të vazhdojë apo të pezullohet Gjykata Speciale në Hagë për “krimet e luftës” së UÇK-së;  (2) Të  vazhdojë apo të pezullohet Dialogu i Brukselit (2011-2020) dhe (3) Të formohet apo jo “Srpska  zajednica” në veriun e Kosovës.

Pavarësisht se për të tria këto çështje Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi (dikur në rolin e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës) dhe Isa Mustafa (ish-kryeministër i Kosovës) së bashku me Qeverinë dhe me Parlamentin e Kosovës, i kanë nënshkruar dhe “aminuar” këto 3 çështje tejet delikate, që thell prekin substance e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, kanë bërë shkelje ligjore dhe kushtetuese, sepse për të arritur një objektiv të tillë, kanë detyruar deputetët e Kuvendit, që t’i votojnë këto 3 “tema”, të cilat Serbia i ka ngritur për debat në kuadrin e Dialogut të Brukselit, me qëllim të revidimit të statusit politik, juridik dhe kushtetus të Kosovës. Gabimi më i madh dhe i pafalshëm i tyre është se, për  këto 3 çështje kanë ndryshuar Kushtetutën, duke manipuluar edhe Gjykatën Kushtetuese të Repubikës së Kosovës, pa e pyetur fare SOVRANIN.

Sa më sipër, që të përfundojnë të gjitha “maskaradat” (rrenat, mashtrimet, premtimet, manipulimet, keqinterpretimet nga shtetarët e papërgjegjshëm të Ksoovës)  e deritashme të vënies në pikëpyetje të shthurjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke luajtur  “pingpong politik”  me Aleksandar Vuçiqin (president), dhe me Ivica Daçiqin (nënkryeministër dhe ministër  i Jashtëm) të Serbisë, ka ardhur momenti i fundit për ta shpëtuar  Kosovën e pavarur nga Serbia kolonialiste dhe neokolonialiste, duke e konsultuar dhe , duke marrë pëlqimin e SOVRANIT-VOTËN E POPULLIT NË REFERENDUM : (1) Duam apo nuk duam Dialog me Serbinë në Bruksel?;

(2) Duam apo nuk duam Gjykatë Speciale për dënimin e “krimeve të luftës” së UÇK-së?;

(3) Të formohet apo të mos formohet “Srpska Zajednica” në Veriun e Kosovës.

E logjikshme, e ligjshme, e drejtë dhe plotësisht demokratike, do të ishte, që, për këto 3 çështje të deklarohej populli me votën e tij në REFERENDUM, e jo kursesi të anashkalohet dhe të diskriminohet sikurse deri tash nga ana e “pingpongistëve” të Presidencës, të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.


Send this to a friend