VOAL

VOAL

Gjirokastër: U nderuan ish-të burgosurit politikë të burgut të Kalasë (video)

February 20, 2020

Komentet

(Video) Edward Joseph: Blinken gaboi në Tiranë, duhet të kishte takuar të gjitha palët

Analisti amerikan, Edward Joseph, profesor i universitetit ‘John Hopkins’, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve nga gazetarja Armela Ferko në SYRI TV, foli edhe për vizitën e Blinken-it në Tiranë dhe shmangien e takimeve me opozitën.

Joseph tha se ishte e gabuar që Sekretari i Shtetit nuk takoi përfaqësuesit e opozitës gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe se SHBA e humbi mundësin që të takonte të gjitha palët dhe t’i jepte jehonë parimeve të demokracisë.

Blinken humbi shansin; Duhej të fliste për demokracinë, duhej të takonte opozitën, duhej të fliste për zgjedhje të lira e të ndershme, SHBA kanë interes për demokraci aktive dhe konkuruese, ka theksuar profesori i shquar i universiteti ‘John Hopkins’ dhe njohës shumë i mirë i rajonit të Ballkanit.

Intervista:

Unë nuk i kritikoj gjithmonë Shtetet e Bashkuara. Administrata Biden ka gabimet e veta, Sekretari i Shtetit Blinken është i përfshirë në mënyrë aktive në rajon.

Shohim korrespondencën e tij, vizitën e fundit që bëri në Tiranë ku sekretari Blinken shprehu mbështetjen dhe mirënjohjen për Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë SHBA-së.

Kryeministri Rama sigurisht që i meriton këto lëvdata, por ajo çka duhet të shohim nga Shtetet e Bashkuara është që të ngrenë zërin në emër të demokracisë. Sekretari Blinken duhet të ishte takuar me anëtarët e opozitës. Duhet tja kishte bërë të qartë kryeministrit Rama se janë të domosdoshëme zgjedhjet konkuruese, të drejta transparente sepse janë hallka thelbësore e demokracisë.

Duhet një parlament funksional ku të këshillohet, të ketë diskutime sepse kjo përbën thelbin e demokracisë. Shtetet e Bashkuara besojnë në një demokraci konkuruese dhe aktive. Partitë politike mund të kritikojnë lehtësisht situatën dhe në mediat të ketë të njëjtin akses . Ky ishte gabim nga ana e Blinkenit sepse SHBA e humbi mundësinë në vizitën në Tiranë për të takuar të gjitha palët, jo vetëm zotin Rama, në mënyrë që ti jepte johonë parimeve demokratike.

Shtëpia e Kadaresë në Gjirokastër kthehet në një pikë reference për dashamirësit e kulturës shqiptare

E rrethuar nga pllakat e gurta dhe rrëfimet e lashta, Shtëpia Kadare, është një pikë reference për lexuesit dhe dashamirësit e kulturës shqiptare.

Statistikat e fundit tregojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve në Muzeun Kadare në Gjirokastër. Për turistët që vijnë në Gjirokastër, Muzeu Kadare ofron një eksperiencë të thellë kulturore dhe historike.

Ata mund të eksplorojnë ambientin ku shkrimtari i madh kaloi fëmijërinë dhe të zbulojnë kontekstin historik dhe kulturor të Gjirokastrës.

Me elemente nga “Kronike në Gur”, ky muze ofron një udhëtim emocionues dhe frymëzues në botën e një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekullit të kaluar.

Në këtë 88-vjetor të ditëlindjes së shkrimtarit ne ju ftojmë të ndiqni një speciale mbi shtëpinë Kadare në Gjirokastër përgatitur nga gazetarja Brikena Metaj.”

VIDEO/ Deputetët e PD përplasen me punonjësit e Gardës dhe hyjnë me forcë në ambientet e Parlamentit

Ashtu sikurse në seancën e shkuar, edhe në seancën e sotme deputetët e opozitës po përplasen me punonjësit e Gardës së Republikës, të cilës nuk lejojnë deputetët opozitar të hyjnë.

Deputetja Albana Vokshi ka hyrë me forcë brenda, ndërsa është ndjekur edhe nga deputetët e tjerë demokratë.

VIDEO- Adresimi vjetor i Presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Adresimi vjetor i Presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Republikës së Kosovës

 

VOA: Shqipëri, katër vjet pas tërmetit vdekjeprurës të paqarta përgjegjësitë për dëmet

Mimoza Picari

Në Shqipëri 4 vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 vikima dhe mbi 1 miliardë euro dëme përgjegjësitë për dëmet mbeten të paqarta. Autorët e dyshuar të abuzimeve që mendohet se thelluan pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore, në disa raste ende nuk janë zbuluar, ndërsa në pjesën më të madhe vijojnë të përballen me drejtësinë. Sipas dokumentave të siguruara nga Zëri i Amerikës nga proçeset e hetimit dhe gjykimit, dhjetra zyrtarë dhe ish zyrtarë lokalë, janë nën akuzë për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe vrasje nga pakujdesia. Ndërkaq edhe programi i rindërtimit, është shoqëruar me kritika për proçedurat e tenderimit.

Proçeset hetimore të nisura në Shqipëri pas tërmetit vdekjeprurës të nëntorit të vitit 2019, sipas një analize të Zërit të Amerikës, japin një pamje të paqartë të përgjegjësive ligjore për një pjesë të banesave të shkatërruara.

Tërmeti shkaktoi 51 viktima, 50 prej të cilave në Durrës dhe Krujë. Në të dy qytetet filluan hetimet nën dyshimet për abuzime nga zyrtarë lokalë, ndërtues dhe inxhinierë.

Zyrtari më i lartë që po përballet me drejtësinë për këto pasoja është Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit. Ai u arrestua në qershor të këtij viti dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre lidhur me proçedurat për ndërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti. Bashkë me të në gjykatën e posaçme, prokuroria dërgoi për gjykim edhe ndërtuesin si dhe disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Zëri i Amerikës, prokuroria e Durrësit dhe Krujës kanë hetuar rreth 20 të pandehur nën akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vrasje nga pakujdesia.

Në zonën e Durrësit, ku humbën jetën 26 qytetarë, prokuroria dërgoi për gjykim 16 persona.

Nga të dhënat e dosjeve të gjykimit, mes tyre janë një sërë zyrtarësh, në sektorin e legalizimeve, të inspektimit të ndërtimeve, të kadastrës si dhe ndërtues e inxhinierë. Prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë. Gjykata e la këtë masë vetëm për 4 të pandehur, ndërsa për 12 të tjerët vendosi gjatë hetimeve detyrim paraqitje.

Organi i akuzës kishte kërkuar dënime nga 1deri në dy vjet burg, për 16 të pandehurit. Sot rezulton se 4 prej tyre janë shpallur të pafajshëm dhe 5 fajtorë. Prej të dënuarve, vetëm dy kanë kryer dënime me burg sipas kërkesës së prokurorisë, ndërsa për tre të tjerët, gjykata vendosi shërbim prove, ose punë të detyruar. Këto vendime janë apeluar si nga individët ashtu dhe nga prokuroria.

Për 7 të akuzuarit e tjerë, hetimet për dy janë pezulluar për shkak të hetimit në mungesë, dy kanë ndërruar jetë dhe për dy të tjerë, gjyqi nuk pas përfunduar ende në shkallën e parë në Durrës. Ndërsa për të dyshuarin e 7 hetimet janë pushuar.

Në Gjykatën e Apelit, sot ka një dosje voluminoze lidhur me këtë çështje dhe gjasat që ajo të merret në shqyrtim janë të pakta për shkak të numrit të lartë të dosjeve, mbi 37 mijë që presin shqyrtim.

“Për mua është një çështje e mbyllur. Në Gjykatën e Apelit ka 37 mijë dosje. Kjo gjykatë nuk ka asnjë nxitim për të shqyrtuar këto çështje, kur ka dhjetra të tjera ku rrezikohen afatet e paraburgimit për njerëz të botës së krimit, apo kur ka interesa të fëmijëve apo personave të moshuar, të cilët mund të presin nga gjykata aspekte të cakuara. Mendoj se nuk do të ketë asnjë surprizë, dhe në vendimin e Gjykatës së Apelit, por dhe në Gjykatën e Lartë”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Klodiana Lala, gazetare.

Zona tjetër më e dëmtuar nga tërmeti ishte Thumana me 24 viktima. Edhe prokuoria e Krujës regjistroi 12 proçedime penale.

Një prej tyrelidhet me përgjegjësitë për shembjen e dy pallateve në Thumanë ku humbën jetën 24 personat. Kjo çështje është në hetim dhe ende nuk ka asnjë të akuzuar.

“Ka patur një dyshim të fortë që dy pallatet mund të ishin dëmtuar nga tërmeti i shtatorit të po atij viti. Kjo nuk u pranua asnjëherë nga institucionet. Është një hetim që nuk ka dhënë ende rezultate deri tani”- vijoi Klodiana Lala, gazetare.

Edhe për 5 procedime të tjera në lidhje me dëmtimet e disa pallateve dhe të një shkolle në zonën e Krujës ende nuk kanë autor.

5 procedime penale janë pushuar, ndërsa vijon hetimi dhe gjykimi për një proçedim me 5 shtetas, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Ndërkaq edhe prokuroria e Tiranës, ku u regjistrua vetëm një viktimë nga tërmeti, ka marrë në hetim mbi 40 persona dhe ka dërguar për gjykim 14 prej tyre si dhe 4 shoqëri ndërtimi për ndërtim pa leje, falsifkim dokumentash dhe mashtrim.

Por edhe 4 vjet pas tërmetit, autorët e dyshuar për abuzimet që mendohet se thelluan pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore, në disa raste ende nuk janë zbuluar, ndërsa në pjesën më të madhe vijojnë të përballen me drejtësinë.

Rindërtimi

Veç viktimave, tërmeti shkaktoi edhe një dëm ekonomik prej më shumë se 1 miliard eurosh, gati sa një e katërta e buxhetit shtetit të vitit 2019.

Në shkurt të vitit 2020 konferenca e donatorëve në Bruksel ofroi 1 mld e 115 milionë euro, ndihma dhe kredi për përballimin e pasojave të tërmetit në Shqipëri.

Qeveria shqiptare miratoi një ligj të posaçëm dhe ngriti një Ministri të re, atë të rindërtimit, për të udhëhequr programin, i cili përfshin ndërtimin e objekteve të shkatërruara.

Në krye të saj ishte Arben Ahmetaj, deri në korrik të vitit 2022 kur u shkarkua nga detyra e Zv. Kryeministrit. Programi i rindërtimit kaloi në varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës. Zoti Ahmetaj, është në kërkim ndërkombëtar nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, dhe fshehje të pasurisë. Hetimet ndaj tij nisën për rastin e inceneraorëve.

Sipas të dhënave zyrtare, kostoja totale e rindërtimit është llogaritur rreth 117 miliardë lekë ( rreth1 miliardë euro), prej tyre janë disbursuar rreth 80.6 miliardë lekë ( rreth 660 milionë euro) nga buxheti i shtetit ku përfshihen dhe 2.5 miliardë lekë grante të huaja ( rreth 21 milionë euro). Ndërkaq 8.5 miliardë lekë (mbi 70 milionë euro) janë paguar për bonusin e qerasë për familjet e dëmtuara.

Përfaqësues të opozitës janë kritikë dhe thonë se qeveria nuk arriti të thithë fonde mjaftueshëm nga konferenca e donatorëve.

“ Nga qeveria shqiptare ka patur mungesë angazhimi, mungesë dëshire le të themi dhe arrogancë për të marrë këto fonde me kredi të buta me norma interesi të buta duke preferuar të tenderonte nga buxheti i shtetit”- u shpreh për Zërin e Amerikës Jorida Tabaku, deputete e PD.

Gjatë një interpelance në parlament në mars të këtij viti Ministrja e Financave në atë kohë Delina Ibrahimaj shpjegoi arsyet e financimit më së shumti nga buxheti i shtetit për programin e rindërtimit.

“ Ne nuk i kemi thënë jo kredive. Shumica e kredive që u vunë në dispozicion në konferencën e donatorëve ishin kredi që do të rialokoheshin drejt rindërtimit. Një nga arsyet pse proçesi i rindërtimit u financua nga fondet e buxhetit të shtetit lidhej me nevojën për të ndërhyrë në mënyrë emergjente”- argumentoi Delina Ibrahimaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në mars të këtij viti.

Nga ana tjetër ekspertë të financave publike i kanë kritikuar proçedurat e përshpejtuara për tenderat e programit të rindërtimit, që sipas tyre shmangin garën dhe rrisin mundësinë për klientelizëm. Open Data Albania e mbështetur nga 28 deputetë të opozitës e paditi në Gjykatë Kushtetuese aktin normativ me fuqinë e ligjit ku mbështetej ky program, por gjykata në korrik të vitit 2022 nuk kishte numrin e mjaftueshëm të gjyqtarëve për vendimarrje dhe ankesa u konsiderua e rrëzuar. Zyrtarët nuk i pranojnë kritikat se në proçesin e tenderimeve për programin e rindërtimit ka favorizime dhe klientelizëm, por disa zhvillime të kohëve të fundit në fushën e hetimit hedhin dyshime të reja.

Në aktin normativ parashikohet skualifikimi e çdo operatori ekonomik nëse është ose ka qenë dënuar me vendim të formës së prerë për një sërë veprash penale përfshirë edhe krimet në fushën e narkotikëve. Por ky parashikim në ligj, siç shprehet drejtorja ekzekutive e Open Data Albania Aranita Brahaj, dyshohet se është shkelur.

“SPAK e ka dhënë një vendim, një urdhër dhe gjykata e ka miratuar. Është rasti i një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. Ishte i dënuar në Spanjë për krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar të lënëdëve narkotike, i cili kishte biznese në Shqipëri. Në momentin kur filluan tenderimet e rindërtimit kjo kompani përfitoi disa kontrata të rëndësishme në dy bashki kryesore të vendit. Gjithashtu gjatë këtij viti ne kemi dhe një padi tjetër, e cila ka shkuar në SPAK nga PD. Ka të listuar aty një numër të madh tenderash të rindërtimit dhe i kërkon prokurorisë të hetojnë nëse këtu jemi në kushtet kur paratë e kontratave publike janë përdorur edhe për të ndihmuar kompani, të cilat janë në biznes edhe për të pastruar produkte të veprave penale”- u shpreh për Zërin e Amerikës Aranita Brahaj, drejtore ekzekutive e Open Data Albania.

Programi i rindërtimit ende nuk ka përfunduar dhe siç njoftojnë autoritetet janë disbursuar 80% e fondeve të parashikuara për të. Të pyetur nga Zëri i Amerikës për një afat se kur mendohet të përmbyllet, Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, thanë se ai është dinamik dhe se nuk mund të parashikojnë një afat.

Çfarë përmban projekt statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë?

VOA

Partitë opozitare në Kosovë thanë se e kanë marrë projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga diplomatët perëndimorë, dhe i cili po mbahej nën një vello fshehtësie që nga 21 tetori, kur u ishte paraqitur udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Asnjëra nga partitë nuk bëri komente të menjëhershme rreth përmbajtjes së projekt statutit i cili përcakton rolin dhe përgjegjësitë e Asociacionit.

Hartuesit e tij që në hyrje u referohen dokumenteve ndërkombëtare dhe Kushtetutës së Kosovës dhe respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe tërësisë tokësore të saj.

Në dokument thuhet se synimi kryesor është krijimi i mundësive për komunitetin serb që të përfitojë nga të drejtat e caktuara dhe përgjegjësitë komunale, tashmë të përfshira në Kushtetutë dhe ligjet tjera në fuqi.

“Asociacioni, i themeluar me këtë statut siguron një kuadër vetëmenaxhues për komunitetin serb brenda vetëqeverisjes lokale aktuale dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive shtesë në krahasim me komunat anëtare të saj. Kuadri përfshin mbështetjen e ofrimit të bashkërenduar të shërbimeve në fusha të caktuara, mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të komunikimit të drejtpërdrejtë për komunitetin serb me qeverinë e Kosovës përmes Ministrisë së Pushtetit Lokal”, thuhet në dokument.

Asociacioni, thuhet mes tjerash do të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb të Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe nuk do të zëvendësojë, përjashtojë, ose zvogëlojë të drejtat dhe interesat e subjekteve të tjera juridike, që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës.

Po ashtu, thuhet në dokument, Asociacioni në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësojë ose dëmtojë marrëdhëniet kushtetuese dhe juridike ndërmjet autoriteteve qendrore dhe vendore në Kosovë.

Ky statut thuhet më tej rregullon përgjegjësitë, fushëveprimin, organizimin dhe funksionimin e organeve dhe të të gjitha punëve tjera të Asociacionit dhe ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit.

Jo më vonë se 45 ditë nga shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese Asociacioni duhet të mblidhet për të zgjedhur pos tjerash udhëheqjen e kuvendit të tij si dhe presidentin dhe zëvendëspresidentin e Asociacionit, i cili siç thuhet, mund të zhbëhet vetëm me votën ne dy të tretave të delegatëve të tij. Ai do të ketë po ashtu këshillin drejtues që i ngjan një trupi qeverisës.

Asociacioni do të ketë simbolet e tij zyrtare, të cilat mund të përbëhen nga një flamur dhe një stemë dhe mund të përdoren vetëm krahas simboleve shtetërore të Kosovës.

Projekt statuti i njeh të drejtën Asociacionit që të bashkëpunojë edhe me agjencitë qeveritare në Serbi në formën e ofrimit të financave dhe ndihmës teknike, përfshirë pajisjet. Kjo mbështetje nga Serbia do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes dhe auditimit nga autoritetet qendrore.

Po ashtu, dokumenti i njeh të drejtën Asociacionit të krijojë marrëdhënie dhe të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me të tjera asociacione vendore dhe ndërkombëtare të komunave, autoriteteve lokale, rajoneve dhe njësive të tjera të vetëqeverisjes lokale në shtetet tjera, në përputhje me ligjet në fuqi.

Asociacioni do të menaxhojë institucionet e arsimit dhe shëndetësisë, që financohen drejtpërdrejt nga Serbia, ndërsa kryetarët e komunave në veri të Kosovës do t’i ofrojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme listën e kandidatëve për postin e komandantit Rajonal të policisë.

Dy vitet e para të funksionimit të asociacionit do të vëzhgohen nga Bashkimi Evropian i cili do të vazhdojë ta bëjë këtë punë edhe më pas, nëse Asociacioni dhe Qeveria e Kosovës nuk vendosin ndryshe.

Projekt statuti parasheh po ashtu që çdo mosmarrëveshje ndërmjet Asociacionit dhe Autoriteteve Qendrore që nuk mund të zgjidhet me negocim të drejtpërdrejtë ose me mjete të tjera, do të trajtohet nga një komision arbitrazhi.

Teksti përfshinë edhe hollësi të tjera rreth funksionimit dhe përgjegjësive të Asociacionit, i cili mund të pësojë ndryshime përgjatë negociatave, vazhdimi i të cilave mund të zvarritet për shkak të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, që mbahen me 17 dhjetor.

Propozimi për projekt statutin u është dorëzuar palëve me 21 tetor nga të dërguarit amerikanë dhe evropianë. Më 26 tetor udhëheqësit e Gjermanisë, Francës e Italisë dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian takuan ndarazi në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të diskutuar rrugën përpara drejt normalizimit, duke i kërkuar Kosovës themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë, njohjen de fakto të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin, por akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se refuzoi të nënshkruante. Presidenti serb tha ndërkaq se propozimi paraqet bazë të mirë për bisedime të mëtejme, por hodhi poshtë çdo mundësi të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Çështja e Asociacionit është Thembra e Akilit në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Palët në vitin 2013 u morën vesh për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Serbia ngulë këmbë për themelimin e tij, ndërsa Prishtina ka hezituar gjatë të themelojë Asociacionin që e sheh si kërcënim për një ‘Republikë Serbe’ si ajo në Bosnje e Hercegovinë.

Themelimi i Asociacionit është detyrim i përfshirë në marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit që u arrit më herët gjatë këtij viti, e cila synonte të ulte tensionet ndërmjet palëve, të cilat që atëherë u përkeqësuan duke arritur një pikë të lartë në fund të muajit shtator pas një sulmi mbi policinë e Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku mbeti i vrarë një oficer policie.

Sulmi nxiti përpjekje të reja perëndimore për të përshpejtuar normalizimin e marrëdhënieve, mes palëve mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë në rajon.

Targat KM gati po zhduken nga veriu i Kosovës

Doruntina Baliu
Sandra Cvetkoviq
Ibrahim Berisha
Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mirëpo, vetëm gjatë javëve të fundit, mijëra serbë të Kosovës i kanë konvertuar ato në targa RKS, nën frikën se do t’iu ndalohet qarkullimi.

VIDEO- Pavarësia, Albin Kurti në Vlorë pritet me entuziazëm nga qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në Vlorë në ceremonitë e organizuara nga Qeveria shqiptare në nder të 111-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, krahas Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ceremonia e ngritjes së flamurit u bë në orën 10:00 në Sheshin e Flamurit.

Pas vendosjes së kurorave në memorialin e Ismail Qemalit, Albin Kurti ka përshëndetur dhe ka takuar duart me mijëra qytetarë të mbledhur në Sheshin e Vlorës, të cilët e kanë shprehur entuziazmin nga ky takim.

Image

Image

Image

Image

 

VIDEO- 28 Nëntori, flamuri shqiptar vendoset në godinën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc

Për nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është vendosur flamuri shqiptar.

Flamuri është vendosur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar edhe një video ku shihet duke vendosur flamurin shqiptar në hapësirat e institucionit që udhëheq.

Edhe të hënën Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës, po për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë.

VIDEO- Përgjatë kufirit me Serbinë: Reportazh nga rripi kufitar i veriut të Kosovës

Kosovë – Janë bërë dy muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy policë të tjerë.

Ekipi i RTK-së ka zhvilluar një reportazh rreth kufirit me Serbinë dhe sjell nga atje vështirësitë, sidat dhe përkushtimin që japin çdo ditë forcat e rendit dhe ato të KFOR-it për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë.

Në veri tashmë është shtuar numri i paqeruajtësve të KFOR-it, ndërsa Serbia nuk është ndëshkuar për këtë sulm, pasi autoritetet vendore e ndërkombëtare e mbajnë përgjegjës për këtë sulm.

Image

Crozza: Kësaj here marrëveshja midis Melonit dhe Ramës nuk është vetëm çështje të shtetit por edhe çështje të zemrës

Marrëveshja midis Giorgia Melonit dhe Edi Ramës është duke u parodizuar prej komikut italian Maurizio Crozza, që e kritikon këtë marrëveshje në programin e tij Fratelli di Crozza duke ia ofruar publikut italian faktet flagrante. Edhe art, edhe gazetari, sepse artistët nuk mund të rrinë indiferentë përpara skandaleve dhe e kanë si obligim të sensibilizojnë publikun. Marrëveshja midis Melonit dhe Ramës ka bërë flopin e rradhës sikur marrëveshja e Melonit me kryeministrin e Tunizisë e cila dështoi vetëm dy muaj pas nënshkrimit, por kësaj here veç afareve të shtetit kemi edhe afare të zemrës:

Ju ftojmë ta ndiqni:

Alba Kepi: Asnjë media nuk e përcolli takimin e Ramës – Asnjë transparencë, refugjatët mund të jenë kriminelë dhe terroristë

Alba Kepi: Asnjë media nuk e përcolli takimin e Ramës – Asnjë transparencë, refugjatët mund të jenë kriminelë dhe terroristë

Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi, e ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, komentoi marrëveshjen e mjegullt për pranimin e refugjatëve që Kryeministri Edi Rama nënshkroi me Kryeministren italiane Georgia Meloni, në një akt të paprecedentë dhe në fshehtësi të plotë deri në momentin e firmosjes.  

Erdhi suprizë sepse unë e postova lajmin më herët dhe asnjë media nuk e kishte postuar, as zyra e shtypit të Kryeministrisë gjithashtu nuk e kishte përcjellë.

Dhe, dukej e çuditshme që Rama bënte një vizitë zyrtare në Itali, në Romë, ishte informuar të bëhet dhe një konferencë shtypi më pas dhe askush nuk e përcolli.

Këto janë absurditetet e medieve shqiptare që presin derisa Rama e publikon në Facebook dhe pastaj bëhet lajm i besueshëm. Dhe pse unë e kisha informacionet të gjitha, se në orën15:00 bëhej takimi, dhe më pas kishte një konferencë të përbashkët.

Ne e kishim një ose dy vite më parë, se mbase Shqipëria do bëhet pikë e zbarkimit të emigrantëve por nuk kishim një qartësi, madje dhe në atë vizitë që bëri Meloni në gusht, mendonim se ishte orientuar më shumë tek sektorët strategjik si energjia etj etj, e kishim anashkaluar këtë, prandaj erdhi si e papritur.

Ka pasur dhe informacione të tjera, por me sa mora vesh unë para një muaji patëm një sinjal të tillë, që unë ju përgjigja se kjo nuk është diçka e re sepse ishte thënë dhe herë të tjera.

Por, me sa duket Meloni nuk ka më ku të shkojë dhe ka gjetur ndoshta një plan dhe një agjendë pune që u vendos kur ishte në Dhërmi dhe u aktivizua dje.

Dhe jo, nuk mendoj se ishte një gjë e rastësishme por mendoj se ishte një grup pune që e kishte realizuar sepse Meloni e tha qartë që ‘ne sot vetëm firmosim një protokoll, por janë ministritë përkatëse/përgjegjëse që do ulen për të hartuar të gjitha pikat’.


Send this to a friend