…Ajo ishte një ditë e zakonshme, ku kalendari shënonte 19 Tetor 2025 dhe Parisi u gdhi në përgjumje, mes një shiu melankolik dhe një mjegulle iluzive, filloi të tregonte Xhorxhi, miku im doktor esteticien, duke pirë kafen me kanellë në ballkonin tim, mes kaltërsisë së qiellit dhe aromës së luleve, i cili e kishte ndarë jetën midis Parisit dhe Athinës. Mbasi la mbi tavolinë një kuti me “Douceurs Parisienne“, me mbishkrimin “sweetbalance“,vazhdoi. Mëngjezin e asaj dite po pija kafen time espresso në “le Café de la Paix”, pranë Opéras Garnier. Papritmas mediat televizive ndërprenë programin dhe lajmi sensacional, mbi grabitjen kinematografike të bizhuterive në Luvër na ngriu. Ai moment surprize shndërroi një ndjesi habije në indinjatë. Kështu makthi i mistereve të Luvrit u zgjua… Por unë kisha dhe një ankth tjetër, pasi atje kishte shkuar një nipi im i vogël, bashkë me fëmijë të tjerë, nga vendet e Europës së bashkuar, dhuratë si nxënës të dalluar, që ju a kishte bërë departamenti për edukimin, me programin “Erasmus”. Sakaq mora një taksi dhe u gjënda në hyrjen e muzeut të Luvrit. Atje ishte një skenë alarmi, në konfuzion midis policisë, njerëzve që kishin prenotuar biletën e hyrjes dhe reportëve e gazetarëve. Midis tyre dallova nipin tim, që bashkë me shokët e tij kishin mbetur mes pafajësisë dhe hutimit, ndërsa instruktorja për ti qetësuar, ju spjegonte në anglisht dhe frëngjisht mbi karakteristikat e atij muzeumi unikal. Ata vogëlushë kishin ardhur për tu takuar me historinë, në atë ato sallone, ku kultura dhe historia varej nëpër faqe muresh, si fletët e një enciklopedije universale”. Xhorxhi për një çast heshti në meditim, mandej fiksoi shikimin diku dhe me zë të dridhur nga emocionet vazhdoi “Ndjenjat janë si dallgët e detit, të cilat nuk mund ti frenosh. Zemra atë që dëshiron e realizon. Shkon për takim romance me kulturën dhe ndeshesh me një thriler, që rezulton barrierë. Por dritën nuk mund ta grabisin ato hije, e një “deja vu” të shëmtuar, rudimentare, që do të mbeten në errësirën e padijes”,…piu kafen deri n fund, por nuk mund të ndalonte. ”Ishte një skenë kur përpiqesh të gjesh pak aromë paqeje, pasi aty gjithçka tingëllonte si vajtim, si një marsh funebër. Vështroja atë perfeksion arkitektural të atij tempulli të kulturës, ish pallatit mbretëror, ku fantazma e Maria Antuanetës endet, vërtitet si hije truproje, ndërsa imagjinoja prijësit e triadës madhështore të fantazisë artistike, ku Mona Lisa e stilit romak, mbetet e trishtuar mbas mburojës pleksiglas, ndërsa dueti i artit helenistik,Venera e Milos në virtualitet, mes lotësh ble tirkuazh me shkumë deti përzier, që i rrëshkasin në atë bukuri magjepëse dhe Viktoria e Samothrakit, acefalike, por me shpirtin triumfator gulçonte, sepse ju kishin rrëmbyer bizhuteritë dhe kurorën e tempullit nga rezidenca e tyre”…
Unë mbeta i sugjestionuar nga digresioni lirik e pasionant i tij dhe kujtimet më çuan në tour-in, gjatë simpoziumit shkencor, në shtatorin e 2004, në Paris. Atje ishte takimi direkt me atraksionet e kulturës pariziene, që i kisha shijuar vite më parë vetëm nga ndonjë kartolinë. U enda nga Versaja, në Notre Dame, në muzeun e artit modern, në muze Orsay, por në kujtesë më mbeti si diçka e veçantë, muzeu i Louvrit. Atje sugjestionimi të shkëput nga e zakonshmja dhe të udhëton në madhështinë e shpirtit të artit në histori, mes impresionesh të pazakonta… Ndërkaq Xhorxhi e perceptoi joshjen time dhe unë fillova të tregoj: Në mëngjezin e një ditë të lirë në skenën parisiene shkova në Luvre, mbasi më dhanë manualin informativ, në hyrje u ndesha me mrekullinë e Piramidës së kristaltë. U ula në një stol në jardin të Tuileries,

Foto në Piramidën e kristaltë
mes skulpturave të Molierit, La Fontaine, e të Pascalit dhe shfletoja manualin. Aty më befasuan përshkrimet mbi “Misteret e Luvrit”, që nga shfaqja e hijes fantazmë të Maria Antuanetës, në Fantomin “rouge” që endej korridoreve të muzeumit, mandej në mumjen egjyptiane që flet në heshtje duke lëshuar tinguj, vazhdimi me pikturën e Mona Lizës ( ne enigmën që e lidh atë me kodin Da Vinci ) dhe vjedhja spektakolare në vitin 1911, nga emigranti italian V.Peruggia, që nga hajdut e quajtën “një krenari kombëtare”, tek tentativa e Picasso për të bërë të tijat disa vazo dekorative Iberike, që u kthye në një skerco, mandej në sekretin që fshihet poshtë piramidës së invertuar, deri tek makthi i misterit të ditëve, me grabitjen e shekullit, të bizhuterisë të Napoleonit dhe drama vazhdon…U endëm me orë të tëra në zbulimin e atyre thesareve, dhe gjatë rrugëtimit artistik bëmë një pushim të shkurtër, në Cafe Mollien. e vendosur në një vend monumental mes luleve dhe kolonave të mermerit ku shijuam café noisette, një espresso me aromë lajthish. Mes përshtypjeve të bukura, me një rifeskim të memorjes kulturore dhe historike u larguam… Muzetë dhe monumentet emblematike, fabuloze mbeten shprehje e trashgimisë kulturore me vlera didaktike dhe jo vetëm!

…Journée triste , journée sans soleil . Aujourd’hui , le sourire se gelé , les larmes de l’âme unissent le monde entier, avec les yeux au ciel ils ont chanté “Ave Maria “. La ” notre “, Notre-Dame, la cathédrale gothique, emblématique est brûlée ,”combustionée”, mais restera avec stoïcisme le monument incontesté du trésor culturel mondial . Une beauté digne qui est devenue “fervente”, mais ” vivra pour l’éternité “!
Protéger les monuments culturels comme la lumière des yeux
( posted on LinkedIn , April 15 , 2019 )
…Më kujtohet kur flaket digjnin madhështinë e Notre Dame-it, nuk munda ta ndrydh revoltën, kështu mes emocioneve dërgova një mesazh frëngjisht, në LinkedIn, ku shpreva dhimbjen time, njerëzore, që u mbështet nga miratimi paralel i shumë kolegëve dhe intelektualëve. Kryevepra të tilla “stilistike”, që strehojnë objekte dhe artefakte me vlera të mëdha, ku rizbulohet ajo që mund të duket e “humbur”, duhen mbrojtur me respekt dhe mirënjohje.

Këto impresione ja transmetova mikut im dhe ai i përkufizoi si “vështrim panoramik në kontekstin historik të veprave të Luvrit, që me magjinë dhe forcën e tyre të shkëputin nga realiteti, por jane intimisht të ndërthurura me misteret që i rrethojnë, gjithashtu konstatoi shprehjen e sensibilitetit intelektual për proteksionin e tyre. Por ai ishte akoma i shokuar dhe kishte të akumuluar aq shumë revoltë sa vazhdoi: “Substrati psikologjik i grabitjeve nuk është thjeshtë çështje financiare, por një kombinim motivimesh, që shtrihen në sfera të tjera. Analistët e konsiderojnë si “eskalacion i revoltës”, “revansh ndaj terrorizmit kulturor”, si “zgjim antikolonial”, deri në klishen absurde , atë “konspirative”. Veç mua më bëri përshtypje se diku tjetër, shpejt kjo u kthye në “marketing”, bile nga ndonjë artist i njohur, u duartokit “me krenari”, ndërsa dikush me mentalitet sarkastik të tipit Robin Hud, u shpreh: “Sa bukur është të lexosh për një grabitje në vend të një masakre”…Megjithatë, për disa njerëz, vjedhja e artit mbetet një akt çuditërisht i romantizuar, pjesërisht lakmi, pjesërisht legjendë dhe tani, pjesërisht argëtim viral modern.
Kjo tregon në një farë mënyre mentalitetin e kohës që jetojmë dhe humbjen e vlerave njerëzore”… Ndërkohë nxorri nga Sac à Main Chic (çanta e dorës) gazetën Le Parisien dhe më tha: “Lexoje miku im “Assetet e kulturës dhe të historisë njerëzore duhet ti ruajmë me fanatizëm, kjo kërkon një nivel të lartë sigurie të tyre, që duhet të konceptohet si ekuilibër midis mbrojtjes mekanikofizike dhe asaj dixhitale, por mbi të gjitha ndërgjegjësim social ”. Interesante , ju përgjigja, por unë do të citoj diçka pikante që e plotëson këtë këndvështrim mbi “fortifikimin” e muzeve, nga gazeta Kathimerini:”Nëse do t’i konsideronim muzetë, dhe jo mbrojtjen e tyre, si “të mirën publike supreme evropiane” që ka nevojë për mbështetje dhe bashkëpunim, do të ishim thjesht naivë…
Ishte mëse e qartë se trashëgimia kulturore dhe zhvillimi i mentalitetit do të mbeteshin “kontekste të brishta”. Me urimin “qoftë me kaq”,e pimë kafen e hidhur të atij mëngjezi, …duke shpresuar se nuk do të jetë më e hidhur, për brezat në vazhdim, në këtë botë paranojë, ku ende kanë mbetur dy vende hyjnore vlerash, muzetë dhe bibliotekat !
Bukur, Ju lumte dora!
Pershndetje per kete veper te rralle!
Komplimente per skulptorin
Fiqiri Kasa,na ka paraqitur nji Sken-
derbe te gjalle,komunikues me vi-
zitoret dhe kur largohesh ai sikur te thote : …hajde prapa,mos u vono…!!
Respekte.