VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Gjëja e parë që vdes në luftë është e vërteta – Nga AUREL DASARETI*

By | November 20, 2020

Komentet

Nuk ka fëmijë të vështirë, vetëm fëmijë që kanë vështirësi – Nga Aurel Dasareti*

 

Njeriu është produkt i atyre që kanë ushtruar ndikim mbi të. Për shembull: Prindërit e mi, pothuajse në të njëjtën mënyrë, kanë pasur (dhe akoma kanë) një ndikim të thellë tek unë dhe idetë e mia.

***

Vendosni kufijtë që fëmija i kupton. Është e nevojshme dhe e drejtë të jesh në gjendje të vendosësh kufij për fëmijën tënd. Por mënyra se si vendosni kufij ka shumë për të thënë nëse fëmija juaj i kupton dhe i pranon ato që ju thoni.

Në vendet e civilizuara është e ndaluar të rrahësh fëmijët (as të huajin as tëndin). Gjithashtu nuk lejohet të kërcënoni, bërtisni ose thoni gjëra të këqija fëmijëve në mënyrë që ata të tremben ose të mërziten.

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të ndihen të sigurt dhe mirë në shtëpi.

Të godasësh, të kërcënosh, të flasësh keq ose të frikësosh do të thotë ta vësh dikë në rrezik.

***

Në bashkëjetesën e tyre të përditshme me fëmijët e tyre, shumica e prindërve mendojnë më shumë për dashurinë, kujdesin dhe përgjegjësinë sesa për fuqinë. Por prindërit kanë pushtet mbi jetën dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre. Sidomos në vitet e para pushteti është i plotë, por edhe kur fëmijët rriten, prindërit kanë një fuqi shumë të madhe.

Prindërit kanë fuqinë ligjore, financiare, fizike dhe psikologjike – edhe kur ndihen të pafuqishëm. Në fakt, në shumë familje shqiptare me fëmijë, shpërdorimi i pushtetit është më i madhi kur të rriturit ose ndihen të pafuqishëm ose kur, për arsye të ndryshme, nuk duan të qëndrojnë pranë pushtetit që kanë. Në kulturat e tjera jo aq të civilizuara, shpërdorimi i pushtetit, siç është dhuna fizike, është një virtyt dhe ushtrimi i plotë i pushtetit (forcës) konsiderohet përgjegjësia e vetme.

Vendet shqiptare (përfshirë diasporën) duhet të heqin dhunën fizike si një pjesë e njohur e rritjes dhe edukimit të fëmijëve. Ka akoma prindër që rrahin fëmijët e tyre, por shumica janë bërë gradualisht të vetëdijshëm se dhuna është e dëmshme – si për personin që rrihet, ashtu edhe për personin që godet. Ne jemi bërë aq të civilizuar sa që distancohemi nga dhuna si mjet pushteti (edukimi). Në të njëjtën mënyrë, tani kemi filluar të kuptojmë se mund të mos ketë asnjë ndryshim të vërtetë midis dhunës fizike dhe të ashtuquajturës “dhunë psikologjike” – domethënë ironi therëse, talljes, poshtërimit, kritikës, përbuzjes dhe shpifjes. Të dy format e dhunës janë shkatërruese nga ana njerëzore.

Dhuna dhe kërcënimet e dhunës e bënë shumë më të lehtë për t’i bërë fëmijët të dëgjojnë dhe t’i nënshtrohen fuqisë së të rriturve në atë që disa ende e quajnë “ditët e mira të vjetra”. Të rriturit vendosin kufijtë, dhe nëse fëmijët nuk i ndiqnin ato, atëherë ato ngushtoheshin. “Nëse ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë, atëherë ata duhet të ndjejnë”, – i thanë prindërit e asaj kohe njëri-tjetrit, duke e qetësuar veten se ishte detyra e tyre e shenjtë t’u mësonin fëmijëve “ndryshimin midis së drejtës dhe së gabuarës”.

Dhuna si mjet edukimi nuk krijon respekt, krijon ankth. Ajo nuk i mëson fëmijët të njohin ndryshimin midis së drejtës dhe së gabuarës, ajo i mëson ata se dhuna është e drejtë – nëse keni fuqinë. Ajo nuk i mëson fëmijët të respektojnë kufijtë e prindërve të tyre, por i mëson të kenë frikë nga pasojat.

Heqja parimore e dhunës ka lënë një boshllëk në bashkëveprimin midis të rriturve dhe fëmijëve. Çdo ditë, të gjithë prindërit po eksperimentojnë me mënyra të ndryshme për të mbushur këtë boshllëk. Disa provojnë parimet demokratike dhe nganjëherë ngecin në diskutime të pafundme.

Të tjerët përpiqen të lejojnë që dëshira dhe mosdashja e fëmijëve të jetë busulla e familjes dhe në fund të fundit nuk gjejnë asnjë mënyrë. Disa u japin fëmijëve përgjegjësi kur me sa duket nuk është aq e rëndësishme dhe përfundojnë të bllokuar në një luftë përçarëse për pushtet. Të tjerët janë aq të shqetësuar për t’u dhënë fëmijëve hapësirë ​​dhe vëmendje, saqë nuk ka vend (kohë) për veten e tyre dhe nevojat e tyre.

Të gjitha këto eksperimente janë të nevojshme që ne të mësojmë të përdorim fuqinë tonë të të rriturve në mënyrë më konstruktive se sa ishin në gjendje gjeneratat e mëparshme të të rriturve. As të rriturit dhe as fëmijët nuk dëmtohen nga eksperimentimi me parime të ndryshme, madje as kur eksperimentet dështojnë. Vetëm kur ngrijmë në një nivel jo të kënaqshëm – dhe dështojmë për të ndryshuar kursin, si të rriturit ashtu edhe fëmijët bëhen të pakënaqur.

***

Për qindra vjet ne (njerëzimi) jemi mësuar me faktin se të qenit baba ose nënë na dha një autoritet zyrtar që e bënte më të lehtë ushtrimin e pushtetit. Ky nuk është më rasti, ose më saktë, ky është rasti vetëm në vitet e para të jetës së fëmijëve. Prindërit modernë duhet të zhvillojnë një autoritet shumë më personal nëse udhëheqja e tyre do të ketë sukses dhe shmanget abuzimi me pushtetin. Ndërsa rolet gjinore fshihen, e njëjta gjë vlen edhe nëse marrëdhënia do të ketë sukses.

As prindërit, as mësuesit, as mësuesit parashkollorë nuk marrin të njëjtin respekt nga mjedisi që i rrethon në sajë të asaj çfarë janë, por në sajë të asaj kush janë. Të dy, fëmijët dhe të rriturit, kanë humbur respektin për ata që janë në pushtet, dhe ne po shkojmë ngadalë por me siguri drejt një kohe kur shkalla e besueshmërisë personale përcakton se sa respekt kemi, dhe sa fuqi mund të kemi në marrëdhëniet private dhe arsimore me fëmijët dhe të rinjtë.

***

Shërbimi i “Mbrojtjes së fëmijëve” ka për qëllim të mbrojë fëmijët në situata të cenueshme dhe duhet të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme. Kushti është që ekziston rreziku që fëmija të dëmtohet ndjeshëm (sidomos nga prindërit) duke qëndruar në shtëpi, d.m.th që duhet të ketë një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin ose zhvillimin e fëmijës. A ka arsye të shqetësohemi për “Mbrojtësit e fëmijëve”? Po, sepse kanë të drejtë t`ua marrin prindërve kujdesin e fëmijëve në institucione adekuate, dhe pas një kohe, pothuajse në shumicën e rasteve, fëmijët adoptohen te “prindër artificial”, nuk lejohen më të kontaktojnë me prindërit biologjik të cilët as që i dinë adresat e tyre. Tani varet nga mosha e fëmijës, sa më i ri të jetë aq më shumë është shansi që t`i harrojë prindërit me të cilët nuk do takohet më – asnjëherë. Varet prej shtetit në shtet.

Me qindra prindër të diasporës shqiptare i kanë humbur fëmijët në këtë formë. Në disa raste edhe për shkak të budallallëkut dhe naivitetit të tyre.

***

Pasi unë (1976) dhe prindërit e mi kemi lindur dhe jetojmë larg trojeve arbërore, dhe këtë javë kam ditëlindjen, vendosa të shkruaj për këtë temë, sepse dëshiroj që të gjithë fëmijët shqiptarë (por jo vetëm) të kalojnë një jetë shumë të këndshme afër prindërve dhe familjes së vetë, ashtu siç ka qenë fëmijëria ime, vëllait dhe motrës. Temë, veçanërisht e rëndësishme për bashkëkombësit e mi në diasporë. Si një kujtesë, të mos harrojnë ku jetojnë dhe veprojnë…

***

Shumica prej nesh mund të kujtojë një kohë kur një ditëlindje, veçanërisht nëse ishte e jona, ndriçoi botën sikur të kishte dalë një diell tjetër.

“Ti nuk je më i mirë se unë, por ti je shoku im më i mirë. Gëzuar ditëlindjen!”- kështu ma uroi ditëlindjen vëllai im shakaxhi.

Ndërsa motra ishte më “serioze”, më shkroi:

“Njeriu është i ri vetëm një herë, por mund të jetë i papjekur gjithë jetën. Gëzuar ditëlindjen!”

***

Ka dy dhurata të qëndrueshme që mund t’u bëjmë fëmijëve tanë. Njëra është rrënjët dhe tjetra janë krahët.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

NJË  JETË  NË  DIKTATURË: LUFTA E KLASAVE NË SHËNDETËSINË E VITEVE 80 – Nga EUGJEN MERLIKA

 

(Kujtime të një “armiku të klasës”)

 

“Ktu vaji e trishtimi

Veç ndihet ndër shpija

Ktu ndihet tingllimi

I hekrave të mija

E gjama e nji të shkreti

Qi bjen vala e detit.”

 

NDRE  MJEDA

 

 

LUFTA E KLASAVE NË SHËNDETËSINË E VITEVE 80

 

Lirimin nga burgu para kohe Komisioni i internimeve e ktheu në shkurt 1984 në internim, pa asnjë farë motivacioni. Një komunikim i thjeshtë i një punonjësi të Degës, në praninë pompoze të kryetares së këshillit dhe të sekretarit të Partisë që vërtetonin aktin “human”, më fuste në një burg të dytë, por pa tela me gjemba. Ishte një modë e re n’atë kohë, një fushatë internimesh me karakter ordiner për të goditur shfaqjet e huaja me rrezikshmëri shoqërore si vjedhja, imoraliteti etj.. Në këtë fushë u përfshiva dhe unë së bashku me shumë të tjerë të liruar nga amnistia. A do të plotësonim numrin e planifikuar nga ministria e punëve të brendshme apo partia dhe shteti e shihnin me keqardhje aktin e tyre “zemërgjerë” të lirimit tonë nga burgu?

Interrnimi në ato vite kishte karakterin e një paraburgimi. Rregulla shumë të rrepta kushtëzonin jetën e përditshme e sillnin vështiresi të mëdha për lëvizjen e nevojat familjare. Të gjithë në shtëpi ishim të internuar e pasojat ndiheshin shumë, sidomos në çështjet e shëndetit. Këtu dua të tregoj  disa episode të dhimbshme. I pari ka lidhje me vajzën time të dytë, Elenën. Në moshën pesë vjeçe asaj iu shfaq një dhimbje e fortë barku që e mundonte pothuajse vazhdimisht. Mjeku i zonës dyshoi për parazitë për muaj të tërë; ajo piu gjithfarë barnash të farmacisë e të mjeksisë popullore, por pa rezultat. Vuajtjet e fëmijës së shkretë, që kalonte herë-herë dhe netë të tëra pa gjumë në krahët tanë, na shqetësonin pa masë. Duke parë gjendjen e fëmijës dhe rezultatin jo të kënaqshëm të mjekimeve, mjeku vendosi t’a shtrojë atë në spitalin e Lushnjës. Deshëm ta çonim të nesërmen në qytet, e kërkuam lejen përkatëse nga personi që na bënte apelin e që ishte sekretar i këshillit. Por ky person, sigurisht në marrëveshje me Degën e Punëve të Brendshme e manipuloi mjekun deri në atë shkallë, sa që ky i fundit të nesërmen doli me mendimin se fëmija nuk ka nevojë për t’u shtruar në spital. Kjo ndodhte sepse unë nuk kisha të drejtë të shkoja deri në qytet për të çuar fëmijën. Le ta gjykojë vetë lexuesi gjendjen shpirtërore të një prindi në të tilla kushte. Si pasojë e pamundësisë për ta çuar vajzën tek specialistët, asaj iu bë kronike një sëmundje veshkash, të cilën e zbuloi mbas një viti doktor Polikron Çela. Atij mjeku i jam shumë mirënjohës për kujdesin dhe humanizmin e tij të spikatur në kryerjen e detyrës. Para disa kohësh lexova në gazetë se dikush e kishte qëlluar këtë mjek të shquar duke i thyer krahun. Nuk di se kush ka qenë, por jam i bindur se do të jetë shok ideali i atyre që nuk deshën të shërohej fëmija ime, më erdhi shumë keq, diçka më theri në shpirt…

Nëna ime vuan nga një koleksion sëmundjesh; vetë kushtet e jetës së saj e kanë stimuluar shfaqjen e tyre. Në kohën që ishte e internuar në Grabjan është detyruar të shtrohet dy herë në spital, në gradë të fundit, nga veshkat dhe nga zemra. Radhën e parë mjeku nefrolog Fatmir Dabulla e kishte në patronazh. Kisha patur të bëj me të për çështjen e vajzës, ai më kishte rekomanduar vizitën e saj tek Dr.Polikroni në Tiranë dhe herë mbas here e kontrollonte vetë. Nëna ishte me një krizë të rëndë pielonefriti, gati të kalonte në azotemi. Mjeku e vizitoi me kujdes, dërgonte infermieren të bënte analizën e duhur, e pastaj me seriozitet profesional më shpjegoi gjendjen e rëndë të nënës. Nuk kishim ndonjë konfidencë të madhe, ai më mbante mend një çerek shekulli më parë në shkollë, megjithëse kishte qenë disa vjet prapa meje. I shpjegova gjendjen time aktuale, se si nuk kisha mundësi t’i gjendesha nënës pranë, veçse kur të më jepte leje Dega e Punëve të Brendshme për të shkuar në qytet. Nuk reagoi me fjalë, u bë shumë serioz dhe më siguroi se do të përdorte të gjitha mjekimet e duhura e për rreth dy javë do ta stabilizonte gjendjen e saj shëndetësore… Kështu u ndava me të me besim në fjalët e tij. Por mbas rreth dhjetë ditësh më lajmëruan të shkoj të marr nënën. Si ka mundësi të jetë shëruar kaq shpejt? Më jepet leja e shkoj së bashku me një miken tonë që nuk ishte më e interrnuar. Takoj Fatmirin dhe e pyes si qëndron çështja. Ai i vrenjtur në fytyrë shtypet në vetvete e s’është në gjendje të më japë përgjigje. Po unë atë e lexoj vetë në fytyrën e tij, në atë fytyrë që para pak ditësh kishte qenë e mbushur plot besim se do t’ia dilte në krye një pune të tillë të vështirë, shërimit të një njeriu. Tani lexoja në të zhgënjimin, keqardhjen për pacienten, për mua e sigurisht dhe keqardhje për veten e tij… Ai si mjek duhej t’i shikonte ndryshe pacientët e tij, duhej t’u shërbente sipas pozitës shoqërore e politike, sipas përkatësisë “kllasore”, duhej të shkelte mbi nenin e parë të librit të madh të botës së mjekësisë, mbi parimin e Hipokratit “Të jesh mjek, së pari duhet të jesh njeri”. Më dha recetën për gentamicinën, një antibiotik i fuqishëm, të cilin ai kishte filluar t’ia injektonte nënës, por që mbas dy ditësh një tjetër mjek jo i specialitetit kishte dhënë urdhër t’i ndërpritej.

Ç’ishte ky “mjek” apo më mirë të themi kasap që e kishte dhënë urdhrin t’i ndërpritej mjekimi pa dalë nga spitali? Nuk dua t’i përmend emrin, emra të tillë e ndyjnë shkrimin, ata nuk duhet të ekzistojnë as në kujtesën e njerëzve. Ai ishte anëtar i PPSH, ishte shef pavioni, një farë polici i institucionit mjekësor, i shkolluar në sajë të farefisnisë me një zonjë të madhe të regjimit, dhe ishte i ngarkuar në spital të zhvillonte “luftën e klasave” jashtë çdo parimi njerëzor që i njeh dhe të dënuarit me vdekje të drejtën e mjekimit apo shërbimit para ekzekutimit. Çfarë përshtypje do t’i kishte bërë Marksit një fakt i tillë? Kjo shoqëri e projektuar prej tij, për të “ndrequr” padrejtësitë e botës së kapitalit, sa bukur do të përkonte me dukuri të tilla që ilustronin “humanizmin” socialist të saj në prag të vitit 2000!!!

Unë e mora nënën për krahu, me zor e çuam deri tek një makinë që për fat ishte afër spitalit dhe shkonte në Grabian. Më erdhi shumë keq për të që ishte në një gjendje të rëndë, më erdhi shumë keq edhe për veten por m’u dhimbs mjeku. Ai njeri i mirë, që mundohej të kryente detyrën me aq përkushtim e njerëzi ishte i detyruar t’u bindej tekave të një krimineli injorant, të diplomuar në armatën e të paaftëve, por që në sajë të vetëm një triske të kuqe në xhep bënte ligjin. “Socializmi është një luftë ndërmjet të aftëve dhe të paaftëve. Fatkeqësisht në këtë luftë më të shumtën fitojnë të fundit”. Këto fjalë të Ismail Kadaresë u vërtetuan pothuajse në çdo hap të shoqërisë që na rriti e na gjymtoi.

Merret me mend gjëndja shpirtërore e tij, personaliteti i vrarë, dinjiteti i çuar në pikën zero. Në një rast tjetër më vonë ai mjek, ishte qortuar deri në komitetin e partisë, sepse kishte vizituar në Pluk një të sëmurë me azotemi që i kishte ditët e numëruara. Ishte zgjatur pak në këtë vizitë, duke u munduar të kryente detyrën e tij më shumë si njeri se sa si mjek duke i dhënë kurajo pacientes për ta mbajtur të gjallë shpirtërisht me shpresën se shkenca do të bënte mrekullinë e saj. Ishte një vepër tejet humanitare: t’i largonte sadopak imazhin e tmerrshëm të vdekjes një gruaje në moshën dyzetepesë vjeçare që nuk kishte njohur në jetën e saj veçse vuajtje. Për këtë mori vërejtje në komitetin e partisë, sepse kishte shkelur në shtëpinë e të deklasuarve, nuk kishte respektuar kodin famëkeq të ndarjes së klasave. Sa turp, si do të na dënojnë brezat e ardhshëm sepse poshtërsinë dhe antihumanizmin i vumë në institucion e në piedistal…

Por megjithatë Fatmiri nuk u thye; ai vazhdoi t’i shërbejë profesionit të tij, me gjithë vërejtjet, qortimet, padrejtësitë që ndeshi në çdo çap të punës së tij, e kjo vërtetohet në qindra e qindra raste të cilat çdo ditë jeta i vu përpara si prova. Ai më pret mua dhe të tjerë si unë si njerëz, si

gjithë të tjerët, na jep këshillat mjeksore, interesohet për të sëmurët, pavarësisht se dikujt ndofta ende nuk i pëlqen ky qëndrim. Ai ka respekt për vuajtjen, për dhimbjen njerëzore, por jo thjesht si mjek, por dhe si njeri, si qytetar, si shqiptar. Dhëntë Zoti që njerëz të tillë të ketë mjaft, sepse janë kusht i domosdoshëm për ringjalljen shpirtërore të këtij kombi të sëmurë rëndë.

Herën e dytë nënën e çuan në urgjencën e spitalit, gjithmonë me lejen e këshillit popullor me një krizë të rëndë në zemër. Mjeku specialist nuk ishte aty dhe e sëmura qëndroi gjithë ditën pa u shtruar në pavion, e vetëm në mbrëmje, një mjek që e njihja mori përgjegjësinë për ta sistemuar përkohësisht në të. Unë u ktheva natën në këmbë, gjithsej 18 km udhë, mbasi firmosa fletë-lejen në degë, për t’ia dorëzuar këtu personit të ngarkuar me detyrën e policit. Mbas dy ditësh përsëri thirrem për ta nxjerrë nënën nga spitali. Nuk jam mjek, nuk kam njohuri të thella në mjekësi, por besoj se nuk do të kishte mjek në botë që të pranonte të nxirrte nga spitali mbas shtatëdhjetedy orësh një të sëmurë me parainfarkt. Këtu, në këtë proçedurë nuk respektoheshin ligjet e mjekësisë por urdhrat e Sigurimit, që njerëz të molepsur me dogmën e luftës klasore, i përçonin nëpërmjet kanaleve deri në pavionet e spitaleve, për t’u zbatuar nga homologët e tyre me bluza të bardha.

 

Grabian, qershor 1990

Vijon

Shkatërruesit e shtetit – Nga XHAFER SHATRI

Më 6 tetor 2019, në zgjedhje të lira, populli i Kosovës penalizoi kapësit e shtetit dhe i hapi shtegun e ardhjes në pushtet të një elite te re politike të cilës i prinin dhe e personifikonin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Mirëpo kryekapësit e shtetit, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, ia arritën që, me spica të sprovuara, ta ndalin rrotën e historisë, ta mbyllin atë shteg, duke zvarritur deri në neveri formimin e qeverisë, të cilën pas disa javësh edhe e rrëxuan. Ishte një grushtshtet par excellence, përmes të cilit u dëshmua se sa e pashpresë është gjendja në Kosovë dhe sa të fuqishëm janë rrënuesit e saj.

Nuk ishte ky një operacion aq i lehtë, sepse për t’u formuar qeveria Hoti, mungonte numri i mjaftueshëm i deputetëve.

Por Hashim Thaçi nuk dorëzohej aq lehtë. Një mesnate bashkë me Ramush Haradinajn ia mësyen në konak deputetit të Nismës, Haxhi Shalës. Pasi i rrotulluan disa gota me çaj rusi, e morën premtimin, votën e Haxhi Shalës, i cili dy ditë më parë kishte thënë publikisht, se kurrë nuk do ta votonte qeverinë Hoti…

Këtu i kemi dy paradokse:

I pari, se Hashim Thaçi kishte prishur rahatinë personale për t’ia formuar LDK-së, Isa Mustafës, qeverinë;

I dyti, se Ramush Haradinaj përmes këtij akti pështyu publikisht mbi sakrificat e famailjes së vet dhe mbi çdo gjë të mirë që kishte bërë për Kosovën deri atë ditë. Duke lëshuar veten aq poshtë sa që nga një komandant e famshëm lufte të bëhet saora argat i një këlbaçi si Isa Mustafa.

Pazarit të vizitës në mesnatë i doli tymi 6 muaj më vonë, kur mediet publikuan lajmin se Hashim Thaçi, dis ditë para se ta arrestonin, në kundërshtim me çdo procedurë, kishte nënshkruar dekretin përmes të cilit e emëronte djalin e Haxhi Shalës konsull të Kosovës në çeki!

Kjo është vetëm maja e Aisbergut, sepse shumica dërrmuese e administratës, jo vetëm qendrore, janë emëruar në këtë mënyrë. Sidomos Ministria e Punëve të Jashtme është bërë strofull ku janë rehatuar familjarët, miqtë, dashamirët dhe dashnoret e dashnorët e atyre që e kanë kapur Kosovën tonë për fyti.

Për ta shpjeguar pak më konkretisht se çka do të thotë kjo, po e publikoj në vijim letrën që Fan Noli, njëri prej mendjeve më të ndritura të kombit shqiptar, ia pati dërguar Enver Hoxhës për të shprehur dëshprimin e tij për emërimin dhe pastaj sjelljen skandaloze të përfaqësuesit të Shqipërisë në Amerikë.

Lexojeni me vëmendje këtë letër plot trishtim dhe do të bindeni se historia përseritet dhe se, veç kësaj, do ta mësoni edhe shkakun e vërtetë pse Serbia ia arrijti aq lehtë t’i bindë rreth 15 shtete për ta çnjohur Kosovën.

 

Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën

Zoti Kryeministër,

Kolloneli Tuk Jakova, në lamtumirën që botoi në Diellin, 18 shtator, të mbyllur këtu Brenda, më hapi luftën me disa akuzata dhe insituata të shëmtuara. Nuk mund t’i përgjigjem botërisht tani për tani, se nuk dua të embarasoj guvernën në këtë kohë kritike as tërthorazi, duke goditur delegatin e saj. Do të flas pasi të shkonjë kriza. Sa për tani, nuk më mbetet veçse t’ju qahem juve, që na  derguat këtë kërcu të pagdhendur.

Për të nisur, Kolloneli nuk di shqip, as gegërisht as toskërisht; Në çdo dialekt që i flinsja ay nuk me merrte vesh nga shaku që është një budalla pa kulturë. Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq sa kur pashë këtë njeri si përfaqësonjës të Shqipërisë së Re.

Me gjithë këtë, posa arriu në New York, i blatova ndihmën time, dijen time, dhe eksperiencën time pa kondita, pa rezeva, dhe pa pritur as ndonjë çperblim, as ndonjë memuriet. Po ay më shikonte shtrembër me mosbesim instiktif të barabarit kundrejt njeriut të mësuar. Flas vetëm për Kollonelin, se delegatët e tjerë ishin aq të dominuar prej tij sa ay as i përfillte fare. Në mbledhjen e parë biseduam mi konferencat, që do të bënin nëpër kolonitë shqiptare.

Më polli shpirti gjersa shtruam një program, të cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dëgjuar mëndjet të atyre që u kishte besim, çiliminjve që i njihte si vëllezër nga mentaliteti.

Konferencat van mjaft mirë sa kohë ishte këtu  z. Behar Shtylla po kur ky shkoi në Paris pushuan menjëherë. Duket qe Kolloneli nuk i shijonte aspak. Pas konferencave u hothmë në veprimin diplomatik. E këshillova Kollonelin të kërkonte menjëherë një pjekje nga Sekretari i Përgjithshëm z. Trygve Lie. Ia gatita udhën me anën e profesorit Laugier, një zyrtari të lartë të UNO- së, i cili është Ndihmës Sekretar për Punët Shoqerore dhe Ekomomike. Po Kolloneli e shikonte me dyshim çdo çap që i këshillonja. Kujtonte se unë i vinja ndonjë grackë. Mezi Pranoi dhe e bëri kabull ta shikonte Profesorin.

Ky mirëpriti delegatët dhe ua regulloi pjekjen me Trygve Lie-në. Bashkëfjalimi u zvarris pak  minuta me dy dragomanë. Kolloneli fliste shqip, Behari ia kthente frëngjisht, edhe një dragoman i Sekretariatit ia kthente Trygve Liesë inglisht, meqenë që ky nuk dinte as frëngjisht as shqip. Nga ky muhabet me dy tërxhumane, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, që hyrja e Shqipërisë në UNO ishte punë e mbaruar, telegrafoi në Tiranë, dhe e vuri guvernën në gjumë me lajmën e nje triumfi imagjinar.

Unë isha në prakun e derës së tij, gati qe t’i shërbenja si dragoman, po nuk më thirri, se nuk kishte besim. Bëri vetëm një përjashtim, kur më mori si përkthonjës në pjesën me delegatin Amerikan. Për çudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkëfjalimet me anë dy dragomanësh (përkthyesish) edhe në disa raste të tjera. Lajmën që Kolloneli e kishte vënë guvernën në gjumë me fjale e bukura të Trygve Liesë e mësova disa javë pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet diplomatike. I çfaqa dyshimin që  fjalët e ëmbla dipllomatike nuk duhen marrë si senet, po ay veshin shurdhër. Që në pjekjen e parë e këshillova të shkonte në Washington dhe të hynte në kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk më dëgjoi. I la këto vizita kryesore për ditën e funtme të gushtit, dy muaj më vonë.

Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anëtarësisë, Kolloneli më bëri favorin të më pranojë si dragoman, dhe kështu e ndihmova në formulimin e përgjigjeve dhe të memorandëve, të cilat më kanë mbajtur pa gjumë disa netë. Ditën Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetëm në esencën, po edhe në retorikën e kulluar. Kur ardhi çështja e trakteve, e këshillova të pyeste guvernën përpara se të përgjigjej me argumentin e vjetërsuar të vendimeve të Përmetit, të cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti i paqes me Italinë prej Këshillës së Ministrave të Jashtëm në Paris. Kolloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte që jua dinte mejtimin. U çudit kur mësoi më vonë që ju e kishit rikonsideruar çështjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.

Në funt të gushtit Kolloneli shkoi në Washington dhe kur u kthye në New York, më siguroi se rilidhja e marrëdhënieve midis Kryqit të Kuq Amerikan dhe Kryqit të Shqiptar ishte punë e mbaruar. Siç u muar  vesh pastaj, Kolloneli u bë prapë viktima e naivitetit dhe e padijes së gjuhës. Puna jo vetëm nuk ishte ndrequr, po ishte prishur fare.

Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalës, i lidhi ndihmat e mbledhura këtu dhe nuk i la të shkojnë në Shqipëri. Sa për çështjen e bashkimit, ju lutem të këndoni një komunikatë që botoi Vatra në Diellin, më datë 25 shtator, të mbyllur këtu brënda. Nga kjo do të merrni vesh qe Vatra ka bërë një propozim për tretjen e plotë të dy organizatave, dhe nuk ka marrë ndonjë përgjigje  nga Shqipëria e Lirë. Këtë gjë di fare mirë Kolloneli po nuk e përmendi në Lamtumirën. 

Veç kësaj, ky propozim i Vatrës është akoma i hapur, dhe negociatat nuk jane prerë. Përse ahere Kolloneli i deklaroi luftë Vatrës edhe mua pa pritur përfundimin e këtyre bisedimeve. Më në funt, rolli i nërmjetarit është t’i pajtojnë të dy anët jo ta përkrahë njërën anë dhe t’i deklarojnë luftën anës tjetër, siç bëri Kolloneli.

 

Tani vinj në konkluzjen: Nga budallallëkët e Kollonelit nuk do ta ndyshoj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernës suaj në theori. Po në praktikë puna ndryshon. Në doni  bashkëpunimin tim, duhet të dërgoni një njeri, i cili të më ketë besim dhe i cili të dijë të paktën  shqip që të merremi vesh. Sa për të huajt, duhet të dijë të paktën inglisht, meqenë që këtej nuk shkon shumë frëngjishtja. Nga ana tjetër nuk duhet të më impononi zevzekë të këtushëm si bashkëpunëtorë, të cilët ju nuk mund t’i njihni.

Dy fjalë për marëdhëniet me Amerikën, të cilat janë kyçi i problemeve tuaj këtu. U  lodha dyke ju përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në  parim pa  kondita, se fundi i fundit kjo nuk është vetëm  një çështje formule pa rëndësi praktike.  Pasi të lithni marëdhënje diplomatike me Amerikën, ahere çështja e Kryqit të Kuq Amerikan do të zgjidhet vetetiu me pak durim, dhe vetem ahere do të hapet udha për te nisur një fushatë serioze. Një fjalë për të mbaruar.

Kolloneli kur më hapi luftën, nofta kishte harruar që ishte delegat i Shqipërisë. Po mileti kujtojnë që ay flet në emrin e guvernës. Tani, në qoftësë nuk jini në një mendje me Kollonelin, duhet ta këshilloni t’i marrë prapë këto që më ka bërë. Në mos i marrtë prapë, do të jem i shtrënguar të konkludonj që guverna e aprovon luftën që më deklaroi Kolloneli. Ashtu e do llogjika për fat të keq. Dhe ahere bashkëpunimi ynë merr funt në praktikë.

Kam shpresë që episodi i Kollonelit është vetëm makthi i një nate të keqe, dhe që kurrë nuk kini patur qëllim t’u bini me shkelmë miqve tuaj.

Me të fala vëllazërore,

Juaji me besë

Peshkop F.S.Noli

Boston, 30 shtator 1946.

Irineji u shua nga COVID-19, por la testamente helmuese për Kosovën shqiptare – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Me radikalizmin, me fundamentalizmin, me racizmin, me hegjemonizmin dhe me kolonializmin serbomadh, duke pretenduar që Kosovën e pavarur shqiptare ta “rikthejnë” nën Serbinë e Madhe, ashtu siç poe mbajnë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, kurrë mes shqiptarëve dhe serbëve nuk do të ketë gjasë reale që të arrihet pajtimi, paqja e as fqinjësia e mirë dhe e qëndrueshme afatgjatë.

Për të mos spekuluar armiqtë e ndryshëm të Kosovës dhe të shqiptarëve, së pari, duhet nënvizoj se, ky punim, në asnjë kuptim nuk ka për qëllim politizimin e vdekjes së patriarkut serb Miroslav Gavriloviq-Irinej, por trajton vetëm disa aspekte të deklaratave të tij, të publikuara në disa masmedia serbe derisa ai ishte gjallë në cilësinë e patriarkut të KOS-it, që drejtpërdrejt i referohen Kosovës shqiptare, të cilën Irinej, ashtu sikurse racistët dhe radikalistët e tjerë ekstremë serbomëdhenjë, Kosovën e ka quajtur “tokë, djep, zemër, kokë, atdhe serb”. Mirëpo, kjo është gënjeshtra më e madhe dhe shpifja më e rafinuar e historiografisë falsifikatore serbe, e politikës së shtetit serb dhe e kishës serbe, që nga themelimi i tyre e deri më sot (shekulli XXI).

Këtë gënjeshtër historike dhe gjeopolitike, serbomëdhnjtë e “justifikojnë” se gjoja manastiret, kishat dhe varrezat e tyre “janë prova të qëndrueshme”, se “Kosova është serbe”.

Mirëpo, as logjikisht e as shkencërisht kjo tezë nuk është e qëndrueshme dhe e justifikueshme, duke qenë se Kosova dhe territoret e tjera të Shqipërisë natyrale, gjatë priudhave dhe shekujve të mëparshëm kanë qenë të pushtuara, të sunduara dhe të kolonizuara, jo vetëm nga Serbia e Madhe, por edhe nga perandoritë: romake, bizantine dhe anadollake osmane, të cilat pas shembjes së tyre, pas vetes kanë lënë gjurmë, pllaka përkujtimore , varre dhe gjurmë të tjera të identit të tyre, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbinë e sotme dhe në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se, ato, edhe sot kanë hise në Ballkan, ngaqë Ballkani është i atyre popujve që me shekuj jetojnë në këtë pjesë të Evropës Jugore, edhe pse dikur në epoka të ndryshme historike kanë qenë të robëruar nga perandori dhe nga mbretëri të ndryshme kolonialiste dhe imperialiste.

Prandaj, as historiografia e rreme, as politika e as KOS-i, e, as patriarkët dhe priftërinjtë serbomëdhenjë nuk kanë argumente të qëndrueshme historike, kur pohojnë ose shkruajnë se “Kosova është territor serb”, edhe pse në të ka kisha dhe manastire e përemndore serbe, si dhe minoritetin serb.

Sikur të përfillej ky “ kriter shkencor”, se “Kosova është Serbi”, duke marrë për bazë kishat dhe manastiret serbe e mbishkrime të tjera”, atërherë, del se, edhe Beogradi nuk është serb, por hungarez (gjë që ishte dikur) dhe turk, sepse, duke filluar nga Kalemegdani, Karabruma dhe nga pjesë të tjera të tij ekzistojnë gjurmë dhe pllaka me mbishkrime hungareze dhe turke, ka pasur edhe dhjetra xhamia, ku prej tyre i ka mbijetuar kohës, vetëm një (1) (Bajrakli xhamia) etj. Mirëpo, me gjithë këto gjurmë të identitetit të historisë së pushtimeve të huaja, as Beogradi, as Jagodina e as Shumadia nuk janë toka të hungarezëve e as të turqve, por vetëm të serbëve dhe të popujve të tjerë që jetojnë në Serbi .

Pra, e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, e cila dikur ishte koloni ilegale e Serbisë (1912-1999). Mirëpo, pas kryerjes së gjenocidit të fundit serb në Kosovë (1989-1999), Serbia përgjithmonë e ka humbur koloninë e saj 100-vjeçare, pavarësisht nga numri i kishave, i manastireve, i diqezave, i varreve etj., Kosova nuk është e Serbisë, por vetëm e shqiptarëve dhe e të gjitha minoriteteve që jetojnë në të (serbë, turq, romë, hashaklinjë, egjiptianë, goranë, çerkezë, hebrenjë, myslimanë boshnjakë).

 

Radikalizmi politiki i testamenteve të Irinejt-armë e fuqishme e politikës kolonialiste serbomadhe

Ndaj, ekziston rreziku permanent, që këto testamente shpifëse dhe indoktrinuese shekullore, në çdo moment të shërbejnë si pretekst dhe, si detonator i kurdisur për nacionalistët shovinistë dhe racistë serbomëdhenjë që ta përflakin Kosovën, duke e konisderuar si “djepin, kokën dhe zmerën” e Serbisë. Ky është një fitil i ndezur që nga Beteja e Kosovës (1389), të cilin si KOS-i, ashtu edhe kuazishkenca, politika, diplomacia dhe propaganda serbomadhe e përdorin si armën e tyre kryesore për të dëshmuar para popullit të tyre, si dhe para Evropës, se gjoja historikisht “Kosova është tokë serbe”. Mirëpo, në të vërtetë, kjo është rrena më e madhe historike, politike dhe gjeopolitike e KOS-it dhe e patriarkut Mirsolav Gavriloviq-Irinej, që ua la amanet serbëve, duke u rikujtuar se “Kosova e Metohija janë Jerusalemi serb dhe toka e shenjtë serbe.” ( “Kosovo i Metohija su srpski Jerusalim i sveta zemlja” !?

 

 

Misionarët religjiozë, duhet t’i shërbejnë Zotit, jo politikave pushtuese kolonialiste dhe gjenocidale

Pra, njerëzit e përcaktuar që t’i shërbejnë Zotit në planetin tokësor, para së gjithash, duhet të jenë humanë dhe me ndjenja dhimbjeje e dashurie për çdp krijesë njerëzore, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, gjuhësore, nacionale, kulturore, religjioze dhe racore. I tillë, do të duhej të kishte qenë edhe Mirsolav Gavriloviq-patriarku Irinej, i cili vdiq në një spital të Beogradit, më 20.11. 2020, si rrjedhojë e COVID-19.

Mirëpo, patriarku i ndjerë serb Irinej “ishte mbështetës dhe promovues i idesë së Serbisë së Madhe”. Këtë, ai e pati shpërfaqur edhe gjatë viteve ’90 të shekullit XX, sepse nuk u dëshmua si human dhe i drejtë ndaj fqinjve kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë, ngase asnjëherë me KOS-in e tij nuk e ngreu zërin kundër tri luftërave agresive gjenocidale të Serbisë së Slobdan Milosheviqit kundër Koracisë, Bosnjës dhe Kosovës. Madje, as pas përfundimit të këtyre luftërave, që morën me qindra e me mijëra viktima kroate , myslimane boshnjake dhe shqiptare të pafajshme, ish-patriarku Irinej , asnjëherë nuk u prononcua para opinionit publik, që si misionar i Zotit, t’u shprehte ngushëllime dhe t’u kërkonte falje kroatëve, myslimanve të Bosnjës dhe shqiptarëve të Kosovës për të gjitha viktimat e shkaktuara nga kriminelët paramilitarë, militarë dhe policorë serbë të regjimit pushtues të Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Madje, ashtu sikurse politika zyrtare e qeverive të Serbisë (pasmillosheviqiane) në paqe (2000-2020), ish-patriarku Miroslav Gavriloviq-Irinej nuk pranoi se Serbia ka kryer tri gjenocide kundër kroatëve, myslimanëve boshnajkë dhe shqiptarëve. Mirëpo, ky qëndrim negativ dhe antihuman i Irenjt nuk është befasues dhe, as i papritur, sepse ky me priftërinjtë e tij i patën bekuar të gjithë kriminelët barbarë serbë, që t’i vrisnin kroatët, myslimanët dhe shqiptarët, në mënyrë që t’ua pushtonin tokat e tyre, me të fundmin qëllim, që t’i rizgjeronin kufijtë territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844).

 

Irineji-humbje e madhe për politikën kolonialiste serbomadhe, sepse vdiq pa rikthimin e Kosovës nën Serbinë kolonialiste !

Ndërkaq për politikën antikolonialiste dhe të koekzistencës paqësore të pajtimit të popujve në Ballkan, nuk paraqet kurrfarë humbjeje dhe kurrfarë vakuumi, por një shpresë të vogël , që pas shuarjes së tij, pasuesit e tij serbë: patriarkët dhe priftërinjtë e KOS-it, do të vetëdijësohen dhe, do ta këshillojnë popullin serb dhe shtetin serb, se me urrejtje, me armiqësi, me vrasje, me masakra dhe me gjenocid kundër shqiptarëve, kundër kroatëve dhe kundër myslimanëve boshnjakë fqinjë, nuk mund të arrihet kurrfarë pajtimi, kurrfarë paqeje , kurrfarë tolerance dhe kurrfarë mirëbesimi. Dhe, mbi të gjitha, duhet t’ia bëjnë të qartë si dielli popullit serb, se “nuk humbet diçka që nuk ka qenë pronë e jotja”. Pra, serbët, duhet të pajtohen me mendjen dhe me zemrën e tyre (pavarësisht gënjeshtrave, manipulimeve dhe shpifjeve të liderëve politikë, të kuazishkencëtarëve, të priftërinjve dhe të propagandës dezinformuese ditore serbomadhe),duke përqafuar të vërtetën se, as Serbia e as serbët nuk e kanë humbur Kosovën, sepse kjo kurrënjëherë në historinë e saj nuk qenë tokë e ligjshme e Serbisë e as e serbëve (pavarësisht nga kishat dhe nga manastiret serbe në Kosovë), por PJESË e tërësisë territoriale dhe etnike e SHQIPËRISË NATYRALE.

Prandaj,logjika e shëndoshë humane dhe e drejtësisë thërret botërisht opinionin gjerë progresiv dhe demokratik e paqësor serb se, ka ardhur momenti historik, që për Kosovën shqiptare, të mos vdes dhe, të mos vritet asnjë serb, sepse është tokë e huaj, zot i së cilës është Shqipëria dhe shqiptarët, jo Serbia, Greqia apo ndonjë shtet tjerër fqinjë.

Në një formë të ngjashme, kështu ka apeluar dikur (1912-1914), edhe socialdemokrati më i madh serb, Dimitrije Tucoviq, se “Derisa serbët të mos kuptojnë se ndodhen në tokat e huaja-shqiptare, kurrë as Serbia e as serbët nuk do të arrijnë paqe e as pajtim me shqiptarët”.

Prandaj, është çasti historik vendimtar, që politika shtetërore dhe KOS-i, të lirohen njëherë e përgjithmonë nga recidivat e së kaluarës tragjike, që u kanë shkaktuar shqiptarëve, sepse ajo çka nuk është serbe, kurrë nuk do bëhet serbe. Prandaj, priftërinjtë serbë, duhet të zgjohen nga letargjia mesjetare e mitomanisë, e gënjeshtrave, e manipulimive, e falsifikimeve dhe e mashtrimeve të popullit të vet serb, sepse tokat e kolonizara të shqiptarëve (siç është Kosova, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari etj.) dot nuk do jenë prona të tyre legale të përjteshme.

 

Kosova në kronikën e zezë historiko-politike të ish-patriarkut serb Irinej

 

-Rrena më e madhe propagandistike e Irinejt, që ua la amanet serbëve, është kjo: “Kosovo i Metohija su srpski Jerusalim i sveta zemlja” !?

Ky prononcim i ish-patriarkut serbomadh, Miroslav Gavriloviq-Irinej, është falsifikat historiografik, politik dhe kishtar serbomadh shekullor, sepse Kosova kurrë nuk ka qenë “Jerusalem serb e as tokë e shenjtë serbe”, por vetëm koloni ilegale, e shkëpuitur me gjenocid nga tërësia territoriale natyrale e Shqipërisë etnike (1912).

Këtë rrenë dhe falsifikat të serbomëdhenjve kolonialistë dhe pushtues të tokave entike shqiptare, Ballkani, Evropa dhe pothuajse e gjithë bota kanë pasur rast ta lexojnë dhe ta dëgjojnë përmes lutjeve kishtare serbe, akademisë serbe, politikës serbe, diplomacisë dhe propagandës serbe. Megjithëkëtë të pavërtetë të paskrupull, Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë “tokë e shenjtë serbe” e as “Jerusalimi serb”, por vetëm një koloni shekullore e Serbisë (1912-1999).

Kjo është e vërteta historike, që dëfton se Kosova me mijëra vjet ka qenë tokë autoktone pellzago-ilire-shqiptare. Mirëpo, Serbia me aleatët e saj kolonialistë dhe imperialistë, Kosovën e ka aneksuar me dhunë, me luftë, me terror, me masakra dhe me gjenocid, jo më pak se 100 vjet.

Mirëpo, më 12 qershor 1999, Serbia humbi luftën pushtuese gjenocidale serbe në Kosovë, në saje të UÇK-së, të NATO-s dhe të Amerikës. Kështu që, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga më se 100 shtete me Amerikën në krye. Si rrjedhojë, Serbia nuk ka asgjë në Kosovë veç minoritetit të saj serb dhe kishave e manastireve, duke qenë se historikisht Kosova është e shqiptarëve dhe e Shqipërisë etnike.

Këtë të vërtetë e mbështet edhe Wesley Klark, ish-komandant i udhëhejes së operacioneve ajrore luftarake të NATO-s në bombardimin e Serbisë së Slobodan Milosheviqit (24 mars-10 qershor 1999) : “Kosova nuk është tokë serbe, por e shqiptarëve. Serbët në veriun e Kosovës kanë lidhje kulturore me Serbinë. Mirëpo, Kosova nuk është vendi i tyre…” (https://www.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:350753-Klark-Kosovo-nije-srpska-zemlja)

 

Disa nga deklaratat politike raciste të ish-Patriarkut serb, Irinej, sipas të cilave, “Kosova është serbe”

(1)

“Serbia pa shenjtëri dhe pa Kosovën nuk është Serbi. Ne nuk mund të japum atë që me shekuj është e jona, e kurrë nuk i përkiste shtetit shqiptar.”https://www.blic.rs/premium/srbija-bez-svetinja-i-kosova-nije-srbija-ovako-je-patrijarh-irinej-govorio-o-kosovu/62efmv9 ;

2.

“Gjithmonë kam folur se për të zgjidhur problemin e Kosovës, kusht i pari, duhet të jetë kthimi i sigurt i mbi 250.000 mijë serbëve, të përndjekur gjatë viteve (1999-2004). Së pari, bashkësia ndërkombëtare, duhet të na ndihmoj lidhur me këtë çështje, pastaj të organizojë negociata për temat e tjera.” (http://rs.n1info.com/Vesti/a661283/Patrijarh-Irinej-o-Vucicu-i-Kosovu.html );

3.

Me rastin e vizitës “ Prizrenit mbretëror” të “car Dushanit”, siç e ka quajtuar Irinej, në muajin nëntor 2018, patriarku serb, Irineji, kështu, me nostalgji ishte “përlotur” para fëmijëve serbë : “ Këtu, unë ndihem më së miri në përqafimin e Sharrit, në frymëzimin e Drinit, ku vera e shenjtë të dehë në aromën e saj. Dhe, kudo që ndodhem, në zemër të kam ty, o Metohia ime, Metohia ime”https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/patrijarh-irinej-jedini-put-snimljen-sa-suzama-u-ocima-2018-na-kosovu-22-11-2020

 

5.

Gjithashtu, me rastin e vizitës së Manastirit të Graçanicës (2018), patriarku Irinej ka deklaruar se “ Kisha serbe nuk ndryshon qëndrimin e saj për Kosovë dhe Metohi. Nuk pranojmë kurrfarë ndarjeje, dhe, nuk guxojmë t’u japim shqiptarëve Kosovën.” https://www.radiokim.net/video/prilozi/patrijarh-irinej-nikakva-podela-ne-smemo-da-im-damo-kosovo.html

 

6.

Edhe pse Kosova është shqiptare, edhe Irinej si të gjithë serbomëdhenjtë e tjerë të derisotëm të Serbisë së Madhe, Kosovën e quajnë “vend të shenjtë serb”.

Ja, se sa irracional , mashtrues dhe manipulues që ishte Irinej, kur shprehet se: “Nëse ne e harrojmë Kosovën, edhe Kosova do të na harroj neve… Serbia pa shenjtëri dhe pa Kosovën nuk është Serbi. Serbia pa Kosovën është pa shpirt, pa kokë dhe pa zemër. Serbia pa Kosovën, është njësoj si kur njeriut ia nxjerrin zemrën, ai më nuk është njeri”. https://www.standard.rs/2020/11/22/pokret-za-odbranu-kim-patrijarh-irinej-cuvar-svete-zemlje/

Sa më sipër, mbetet për t’u shpresuar se me vdekjen e patriarkut Irinej, do të marrë fund edhe politika hegjemoniste, radikaliste, kolonialiste dhe imperialiste serbomadhe ndaj vendeve fqinje në Ballkan, sepse serbët dhe shqiptarët e mertojnë të jetojnë në paqe dhe në mirëbesim.

PROSTITUTAT E KOSOVËS NË SHËRBIM TË KRYEPROSTITUTËS SË TIRANËS – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Kemi përcjellur, vëmendshëm, fushatat parazgjedhore presidenciale amerikane. Partia rivale aktivizon prostitutat e vendit, për të denoncuar dashuriçkat, deri në përdhunim, të kandidatit për Shtëpinë e Bardhë. Këto prostituta, fillimisht, shantazhojnë, për të përfituar shuma marramendëse parash. Të vetëdijshme se kandidati nuk dorëzohet para shantazheve të prostitutave, në shërbim të rivalit kundërshtar, dalin hapur. Madje, zënë edhe avoketër gratis, nga partia e interesuar për shpifjet denigruese, gjithnjë në shërbim të fushatës elektorale.
     Krejt njëjtë po veprojnë sot, në fushatën parazgjedhore në Shqipëri. Prostitutat e Kosovës, nga tre rajonet, ku kanë qenë dhe mbetën bazat e tri bandave kryesore të organizuara vrastare, të cilat kanë përgjakur Kosovën: Dukagjin, Drenicë, Llap, janë aktivizuar në fushatën parazgjedhore në Shqipëri. Këto prostituta, Milaim Bellanica, Bekim Haxhiu, Latif Gashi, në bashkëpunim me prostitutat tjera ordinere e mediale, janë vënë në shërbim të kryeprostitutës të Tiranës Edvin Rama.
     Me paratë e shtetit, paguajnë rrospihanë të huaj, për ta denigruar dhe njollosur rivalin politik, në fushatën parazgjedhore. Në shënjestër është kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Kryeprostituta e Tiranës, Edvin Rama, i vënë në shërbim të politikës ruso-serbe, për ta ndarë Kosovën, agjentura sllave u infiltrua në shërbimet amerikane dhe evropiane, të cilat i dhanë mbështetje kryeprostitutës të Tiranës, Rama, thjeshtë, për ta ndarë Kosovën. Ai provokoi aq shumë opozitën shqiptare, sa u detyruan ta bojkotojnë Parlamentin dhe zgjedhjet vendore.
     Ndodhi në zemër të Evropës, përjashtimi i opozitës, duke e kthyer Shqipërinë plot tri dekada prapa, në monizmin fashist të bandës së komunistëve të filosllavit Enver Hoxhës. Kaq i organizuar ishte lobimi ruso-serb në favor të Edvin Ramës, sa që të gjithë këtë maskaradë, po e kapërdinte në heshtje Amerika e Trump-Grenell dhe Evropa, me përjashtime të pakëta. E përsërisim, i vetmi qëllim ishte ndarja e Kosovës, me protagonistë Aleksander Vuçiq, Edvin Rama, Hashim Thaçi.
     Prostitutat e Kosovës, në koordinim mes tyre, me porosi të kryeprostitutës të Tiranës, Edvin Rama, si në kor, sulmuan me shpifje monstrume, kryeopozitarin Lulzim Basha. I çorientuari mental, Milaim Bellanica, akuzon për marrjen e një kasete nga përkthyesi i atëhershëm, studenti i Holandës, Basha. Ai intrigon dhe thurë konspiracione kontradiktore. Zbulohet prostitucioni i tij, në shërbim të kryeprostitutës Rama, kur bëlbëzon “qëllimet” e marrjes të kasetës.
     Në Kosovë kanë ndodhur tej 400 masakra dhe vetëm një betejë e një luftë ballore, përkatësisht, e Loxhës  dhe e Kosharës. Janë inçizuar me qindra kaseta, me kufoma të sakatosura dhe të karbonizuara. Andaj, nuk ka ndonjë vlerë të veçantë kaseta e Milaimit me dy kufoma të djegura. Por, është shumë domëthënëse koha kur ai masturbon e prostitucionon, me kryeprostitutën Edvin, pikërisht, në fushatën parazgjedhore të tij.
     Juristi i diplomuar Lulzim Basha, është shqiptari i parë nga Shqipëria, i cili mblodhi fakte, i përgaditi dhe dorëzoi dosjen e krimeve serbe në Hagë, kundër kryekriminelit, Sllobodan Millosheviçit. Kjo e vërtetë absolute, dëshmohet me dokumentacionin përkatës, të arkivuar në Gjykatën e Hagës. Dhe, demanton bindshëm kryeprostitutën Edvin Rama, tellallin Taulant Balla, defatoren e Ramës, Erjon Velija, me lukuninë e prostitutave në Shqipëri e Kosovë, të cilat janë angazhuar, sforcueshëm, në fushatën parazgjedhore në Shqipëri.
     Atë që bëri Lulzim Basha, në shërbim të Kosovës, Atdheut, në vitet 2000, e kishin bërë Enver Hadri në Bruksel, në vitet `80-a, kur u atentatuar me dosjen në çantë, për ta dorëzuar në Parlamentin Evropian. Njëjtë veproi edhe avokati i mirënjohur, Bajram Kelmendi, në Prishtinë, i cili dorëzoi dosjen kundër krimeve të soldateskës së Millosheviçit, në vitet e luftës, për çka edhe u ekzekutua, bashkë me dy djemtë e tij, nga policia serbe.
     Atë që bëri Enver Hadri, Bajram Kelmendi, Lulzim Basha, në denoncimin e krimeve serbo-sllave, madje, në kushtet e rënda të pushtimit, nuk e bëri Hashim Thaçi me shokë. Ai i premtoi popullit të Kosovës, se “do të bëjë padi për krimet serbe dhe shpifjet e Dick Marty-së”. Por, nuk e bëri kurrë, as njërën dhe as tjetrën. Hashimi heshti, si peshku, sepse Carla del Ponte dhe Dick Marty, përveç trafikimit të organeve, që mund të mos besohet, në librat e tyre, kishin sjellur fakte të bollshme, për krimet e “komandantëve të UÇK-së”, ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë! Llafazanët falsifikatorë të historisë, duhet t`i lexojnë librat në fjalë, pastaj të japin opinione.
     Heshtjen qyqare e hileqare të Hashim Thaçit, e zbulon këshilltari i dyfishtë: i tij dhe i Edvin Ramës, Baton Haxhiu, kur thotë: 1) Veriu i Kosovës t`i jipet Serbisë; 2) Të  zhbëhet Gjykata Speciale; 3) Krimet janë vjetëruar, andaj, të bëhet falja reciproke e tyre! Të gjitha këto janë në këmbim të lirisë të Hashimit! Sepse krimet janë numerike dhe faktike. Pra, fal tokë, për lirinë personale! Ky është atdhetarizmi i ish-presidentit të Kosovës!? Personalisht e kam këshilluar Hashimin, të lirohet nga detyra e presidentit, për t`u liruar edhe nga shantazhimi i Serbisë. Njëherësh, do ta lehtësonte edhe vetë Kosovën.
    Për ta realizuar ndarjen e Kosovës, veç lobimeve të tjera, Hashimit i erdhi në ndihmë miku i tij, Edi Rama. Ai “u zu me pelë për dore”, në pazaret konspirative të pista me Vuçiqin në Kralevë e Nish. Për këtë janë denoncimet faktike, të bëra nga Institucioni i të Drejtave të Njeriut, përkatësisht, Natasha Kandiç.
     Ndërsa qëndrimi atdhetar i Lulzim Bashës për Kosovën, tashmë është i dëshmuar. Lehjet në hënë të prostitutave të Kosovës, për llogari të kryeprostitutës të Tiranës, Edvin Rama, tani, në prag të zgjedhjeve atje, janë kompromentuese për vet lakeun e ruso-serb. Sllogani politik elektoral i PDK-së: “Liria ka emër”, i lansuar në Kosovë dhe i proklamuar nga Edvin Rama në Shqipëri, është në vazhdën e falsifikimit të historisë. Vërtet, emri i lirisë të Kosovës janë dëshmorët, viktimat e terrorit serbo-sllavë, por, vendimtare është NATO-pakti, çlirimtari faktik. Të tjerat janë broçkulla!

Apel Njerezor Bluzave te Bardha…. Nga Adriatik Riza Dosti

Politika neser merr Vota …ndersa ju sot po merrni jete njerezish !
Ndaj mos bini viktime e saj….
Megjithe respektin e madh qe kam per ju , punen tuaj te pa lodhur e ne kushte pune e profesioni …mizerrabel per shkak te ketij pusht-pushteti ne pushtet…megjithe sakrificat tuaja sublime, prekese e shpesh edhe pertej njerezores per te shpetuar jete njerezish te pa fajshme …jam i detyruar tu drejtohem publikisht te gjitheve ju punonjesve te sistemit shendetesor e mjeksor shqiptar ose sic ju quan populli ju Bluzave te Bardha….
….Mos e beni pis Bluzen tuaj te bardhe e fisnike …mos e ngjyrosni ate me asnje lloj ngjyre te politikes se mbrapshte antishqiptare e anti njerezore e vecmas mos u beni vegel , mashe, kone , preh , viktime, altoparlant e bashkefajtore me kete kodosh shtet-qeverie qe po vret shqiptaret….
E thene edhe me shqip akoma mos e shnderroni ne Bluze te Kuqe mantelin tuaj fisnik e human…dhe mos dilni ne krah e barrikade ne mbrojtje te krimit e te krimineleve me pushtet …
Eshte politika ajo qe po sulmon mjeksine apo eshte mjeksia qe eshte vene ne sherbim te politikes?
Mjaftoi nje deklarate bombe e z.Basha si dhe disa foto renqethese nga Morgu i Tiranes ku trupat kapice te shqiptareve te vdekur te fshehur e te pa raportuar nga Bluzat e bardha me urdher te shtet-pushtet-qeverise kriminale te Rames te nxirrte te verteten ne shesh e lakuriq…se shqiptaret e pa fajshem e te pa mbrojtur po i vret cdo dite vete qeveria e tyre kriminale …dhe sistemi i tyre shendetesor mizerrabel qe ne vend qe ti hidhet ne gryke qeverise e Qeveriut per kete gjendje katastrofike ku e kane katandisur sistemin shendetesor te Shqiperise ne menyren me te denueshme te mundeshme i del ne mbrojtje e ne krah fajtoreve te vertete Rames e qeverise se tij…
Mos e mbani Masken thote publikisht Edvini…jo jo Maska s’duhet mbajtur se nuk ju mbron thote po ate mbremje ne nje kanal televiziv ”doctori’ qesharak Piperua…
Maska te mbahet me urdher e detyrimisht dhe ata qe nuk e mbajne te gjobiten rende thote pas tre muajsh psikopati Rama….po po vini urgjentisht Maskat nese doni te shpetoni nga vdekja thote po ate nate serisht ne TV ”doctori” sharlatan Piperua…
A ka shembull me flagrant e me te turpshem se sa ky per te treguar se sa poshte ka rene mjeksia shqiptare dhe sa pis disa pisanjose te saj kerkojne ta bejne imazhin e saj dhe Bluzen e Bardhe….?
…Basha deklaron gjithe ate tmerr njerezor e makabritet qe po ndodh me porosi e urdher te Rame-qeverise ne Morgun e Tiranes dhe disa Bluza te bardha me Doctoresh Najada Comon ne krye dalin ne protesta e kryengritje televizive po me urdher Partie e qeverie dhe kercenojne Bashen e opoziten se per keto lloj shpifjesh qe cenojne imazhin e mantelbardheve ata do ti drejtohen Prokurorise….
Ok moj zonje …ok more zoterinj…pikerisht kete po ju kerkon edhe Basha e opozita…drejtojuni Prokurorise e thirreni ate te hetoje per krimin e kryer …per qindra shqiptare te vdekur e te lene kapice ne koridoret, tavolinat e dyshemete e Morgut …te fshehur e te pa raportuar nga frika e demtimit te ”imazhit” te Rame-qeverise…ku ju te paret keni heshtur e mbyllur gojen nga frika duke u bere dashur pa dashur bashkepunetore e bashkefajtore te krimit ne fjale…
Spitali ka ende shtreter , dhomat jane bosh dhe ne pritje te pacienteve del e thote Doctoresh Strakosha numri 2 i QSTU…qe e shoqeron intervisten e saj me disa pamje televizive te nje spitali qe kurresesi nuk mund te jete dot as ne Tirane e as ne Shqiperi te pakten llogjikisht nga pamjet e servirura…
Ne te njejten kohe …nje kolegu i saj po publikisht ankohet se ka ore te tera qe po lufton brenda nje Auto-Ambulance me nje pacientin e tij per ti shpetuar jeten pasi ne spitalin e tejmbushur nuk ka asnje vend a shtrat bosh …[???]…
Me thoni pra tani…ke te besoje i ziu popull …Piperon, Najaden , Strakoshen e Rrakacollin apo edhe Ministren Manastirliu …apo deklaraten e Bashes mbeshtetur ne fakte, ne emra e mbiemra konkrete e ne foto qe s’kane hic fare nevoje per koment …apo kete c’ka thote nje doctor qe eshte ne frontin e pare te betejes per jeten a vdekjen apo numrin e madh e ne rritje nga dita ne dite te njerezve qe po humbasin jeten kesisoj sikur po i korr njeri me Kose…
Ne vend qe ju te paret …Bluzat e bardha ti hidheni Rame-qeveriut ne gryke per kushtet tuaja te punes mizerrabel…per spitalet katandisur ne gjendje te mjerueshme per mashtrimet e tij e genjeshtrat pa fund te nje mjeksie falas e moderne .,..etj etj …kercenoni Bashen e opoziten qe te mbyllin gojen se ndryshe do ti drejtoheni Prokurorise…[???]…
Ne vend qe ju te paret te dilni e te protestoni fuqishem ne shesh kunder bandes se krimit e krimineleve ne pushtet …jeni turrur te gjeni gjalle o vdekur fotografin qe beri fotot makabre te Morgut e qe ju nxorri lakuriq te sy te shqiptareve,.,,,
Mjerim njerezor e profesional per ju qe kur e keni veshur ate bluze fisnike keni bere me pare Betimin e Hipokratit por fatkeqesisht keni kohe qe po silleni e jeni shnderruar ne Hipokrite te vertete e te neveritshem…
Kush ju a ka fajin qe kufomat dergjen kapice ne Morg, qe njerezit lengojne neper auto-ambulanca, qe s’ka ilace, qe s’ka shtreter, kushte minimale pune e mbrojtese ..paga qesharake tuajat…spitale te amortizuar …mungese bombulash oksigjeni …reaspiratoresh etj etj …Basha dhe opozita apo si gjithmone e ne menyre sa qesharake po aq edhe banale….fajin e ka Saliu !
Bluza te bardha…ju jeni me popullin qe po vdes per faj te politikes e politikaneve te tij kriminele e teresisht te pa pergjegjshem… apo jeni me politiken e ne krah te saj qe po lufton per karrige, vota e pushtet?
As fjalimi kllounesk i Rame – qeveriut gjoja ne mbrojtje te figures e imazhit tuaj dy dite me pare nuk ju shpetoi dot…perkundrazi ju beri edhe me shume pis akoma e ju zhyti edhe me thelle ne pisllikun tuaj teksa jeni reshtuar ne krah te tij…
Politika po luan me te vdekurit thoni ju…ndersa e verteta dhe faktet thone qe jeni ju qe per politiken po luani me jete njerezish…dhe per kete mjaftojne listat qe beri publike Basha, fotot makabre te Morgut…auto-ambulancat e shnderruara ne spitale buze rrugeve …hedhja e pacienteve nga dritaret e spitaleve tuaja e te Rame-Manastirliut …vdekja e 10-15 shqiptareve ne dite etj etj
Kini pak me shume burreri…nder e pergjegjesi qytetare , profesionale e humanitare dhe dilni e thoni dhe mbroni me guxim e kurajo te verteten drejtojeni gishtin nga e keqja e madhe dhe fajtoret e vertete te kesaj katastrofe njerezore qe po merr jete njerezore te pa fajshme.,..dilni e thuajuani shqiptareve publikisht e lakuriq ate c’ka realisht po ndodh me ta ne vendin e tyre …sepse ju vete te paret me mire se kushdo tjeter e dini fort mire se cili eshte fajtori kryesor i kesaj kasaphane te dhimbeshme njerezore…se cili eshte ai qe ka gjithcka ne dore aty ne ate vend ….se cili eshte ne te vertete Rama te cilin ju u a paraqisni shqiptareve si hero e shpetimtar edhe pse ai e banda e tij kriminale po i vdesin shqiptaret dita-dites …ndersa Basha e opozita e tij kane ne dore tani per tani vetem Celsat e Kashtes …dhe te denoncojne publikisht krimet e bandes se tij kriminale qe fatkeqesisht ne shume raste po mbrohet e po mbeshtet edhe nga ju …Bluzat e Bardha !
Bluza te bardha….mos u shnderroni ne bluza te kuqe te krimit ,…mos e beni pis Bluzen tuaj humanitare e fisnike si dhe profesionin tuaj sa te nderuar aq edhe human… se ndryshe populli qe i ka syte , shpresen e besimin per Jeten tek ju…neser ndoshta do ju mallkoje rende…
A.R.DOSTI

MOHUESIT E VETVETES, APO ” VETËVRASJA E PERSONALITETIT ” – Nga Ryzhdi Baloku

 

 

Platformat politike të shteteve fqinje, Serbisë, Greqisë dhe të disa shteteve tjera, tashmë janë të njohura për historiografinë shqiptare.

Kryeministri i Serbisë Ilia Garashanin në vitin 1844, e miratoi programin ekspansionist “Naçertanije”, me të cilin pos tjerash parashihej edhe zgjerimi i territorit të shtetit serb. Po në atë vit, Asambleja Kombëtare e Greqisë aprovon platformën politike “Megali idea”, të cilën Kryeministri Jani Koleti e shpall si themel të ekzistencës politike të Greqisë, me pikëpamje të njëjtë, pothuajse si ajo e shtetit serb.

Pos programeve të cekura antishqiptare, kemi edhe shumë të tjera si këto, të cilat janë hartuar nëpër periudha të ndryshme historike, por me këtë rast nuk janë objekt trajtimi, andaj edhe nuk do t’i përmendim në këtë shkrim.

Pas shthurjes së Perandorisë Osmane, në periudhën kur fuqitë e mëdha i përcaktonin kufijtë e shteteve nacionale në Gadishullin Ballkanik (Ilirik), politikani serb me koncepte raciste e shoviniste dr.Vladan Gjorgjeviq, me 1913 botoi librin “Arnautët dhe fuqitë e mëdha” i cili qëllim kryesor kishte që para fuqive të mëdha të vihej në pyetje pjekuria civilizuese e shqiptarëve, e me këtë edhe e drejta për ta pasur shtetin, derisa “Arnautët si njerëz me bisht” ishte vetëm njëri ndër epitetet që u vihej shqiptarëve, në përshkrimin antropologjik të tyre.

Propagandës antishqiptare të këtij politikani iu bashkëngjitën edhe një numër intelektualësh serbë të asaj kohe, edhe pse ata posedonin njohuri se shqiptarët i kishin dhënë civilizimit botëror udhëheqës shpirtërorë dhe njerëz të dijes.

Lidhur me këtë propagandë është një tregim interesant që ndërlidhet me poetin tonë të madh, At Gjergj Fishtën, ngjarje kjo e cila shpjegohet si vijon:

Poeti At Gjergj Fishta kishte shkuar në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në atë konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në librin e tij kishte shkruar se shqiptarët janë me bisht.

Kur të gjithë u ulën për të filluar konferencën, Gjergj Fishta ndenji në këmbë.

– Zotëri a nuk keni karrige ? – pyeti drejtuesi i seancës.

– Karrigen e kam, por nuk ka vrimë ku ta fus bishtin, – u përgjigj Fishta.

– Cilin bisht ? – e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.

– Bishtin që e kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruar ky shkrimtar serb, – tha Fishta, duke shënjuar serbin.

– Ju lutem zotëri, mos bëni shaka! – foli përsëri drejtuesi i seancës.

– Nuk po bëj aspak shaka, – u përgjigj Fishta, sepse serbi, o do ta gjej bishtin për të cilin ka shkruar se e kanë shqiptarët, o le të dalë përjashta i turpëruar.

Për serbët e grekët dihet botërisht se janë armiqtë e shqiptarëve, andaj çfarëdo që vjen prej tyre nuk është për t’u çuditur. Pra, kur pushtuesit flasin dhe shkruajnë keq për të pushtuarin, ose për atë që pretendojnë ta pushtojnë, nuk është aspak e çuditshme. Mirëpo, të flasësh dhe të shkruash keq për vetveten, jo vetëm që është për t’u çuditur, por është edhe për t’u studiuar, si një koncept që e pasqyron mohimin e vetvetes.

Ky fenomen psikik i shfaqur te disa personalitete të caktuara, ka kohë që më sillej në mendje, si një ves që duhet studiuar, andaj në këtë shkrim vendosa ta trajtoj si një temë shqyrtimi nga këndvështrimi im.

E kam menduar bukur gjatë, se në çfarë mund të përngjajë mohimi i vetvetes.

Pas shumë përsiatjesh lidhur me këtë, kam ardhur në përfundim se ka goxha ngjashmëri me vetëvrasjen.

Meqë ka të bëjë me një të metë mendore që sjell dëme, atëherë vetvetiu lind pyetja se çfarë është dhe ku është arsyeja që e shtyn dikë ta mohojë vetveten, apo çfarë e shtyn atë të bëjë “vetëvrasje”.

Në biseda mes njerëzve më ka rënë ta dëgjoj një thjeshtëzim të arsyetimit, i cili ka të bëjë me çështjen e shfaqjes së ekstremeve të ngjashme më arsyen e atyre që vetveten e mohojnë, kur arsyetuesit thonë “qëllimi është për të krijuar emër, apo për të dalë nga anonimiteti”. Mirëpo, sipas mendimit tim arsyeja është shumë më e thellë, se sa që është fama, për të cilën dikush e mendon për arsyetim.

Për ta zgjidhë më lehtë këtë enigmë, e kam nisur analizën e çështjes me shembujt konkretë, të atyre personaliteteve që jo vetëm nuk janë anonimë, por edhe kanë krijuar emër, para se ta fitonin epitetin “mohues i vetvetes”.

Lidhur me këtë, për lexuesit është i njohur qëndrimi mohues i dy personave, të cilët kishin krijuar emër edhe para se të personifikoheshin me epitetin e “mohuesit të vetvetes”, apo thënë ndryshe, para se ta bënin “vetëvrasjen” e personalitetit të cilin e kishin ndërtuar më herët.

Për këta dy persona mund të themi se, njëri prej tyre që është albanolog dhe shkrimtar me famë kombëtare (që tani jeton në një shtet të zhvilluar të Evropës), kishte emigruar në Shqipëri në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, kurse tjetri që është publicist, jeton në Kosovë dhe merret me analiza politike, sidomos në periudhën e pasluftës së fundit.

I pari prej të përmendurve, e kishte botuar një roman shumë interesant me titull “Tradhtia”, i cili asokohe konsiderohej ndër më të mirët e letërsisë shqipe. Megjithëkëtë, më vonë i njëjti ka vuajtur shumë nëpër burgjet e Shqipërisë, gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës. Mirëpo, pas rënies së këtij regjimi dhe daljes së tij nga burgu, ai e mohoi përkatësinë e tij prej shqiptari, duke e proklamuar veten malazez. Proklamimi se nuk është shqiptar, u deklamua nëpër disa media me një tezë antishqiptare, lidhur me prejardhjen e këtij kombi, për çfarë edhe zgjoi shumë polemika mbi këtë çështje, ndërsa i dyti doli me tezën kontroverse për “kombin kosovar” dhe deklaratën e çuditshme se “kombi shqiptar u krijua me ndihmën e Perandorisë Osmane”, për të cilën gjë ka shkruar “Periskopi” dhe shumë portale tjera, me 29 tetor të vitit 2020, e më pas.

Së pari ta analizojmë tezën e personit të dytë lidhur me “kombin kosovar”, e pastaj edhe atë lidhur me “kombin shqiptar të krijuar me ndihmën e Perandorisë Osmane”

Sipas mendimit tim, kjo tezë për “kombin kosovar” na përkujton pretendimet politike të shovinistëve serbë të Jugosllavisë së dikurshme nga koha e “Rankoviqit”, të cilët pretendonin në copëzimin e shqiptarëve me teorinë e tyre në “shiptari” dhe “albanci”.

Pra ky publicist, nuk u kënaq me pretendimin e “kombit kosovar” i cili “nuk i piu ujë”, andaj doli me tezën tjetër edhe më ekstreme dhe vetëmohuese se “kombi shqiptar u krijua me ndihmën e Perandorisë Osmane”.

Të kthehemi pak në histori, për ta kuptuar më mirë tezën pretenduese të këtij vetëmohuesi, e cila bie ndesh me realitetin e asaj kohe, për të cilën kohë flet ky publicist kosovar.

Gjatë një interviste të cilën e kanë publikuar shumë gazeta, revista dhe portale, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ndër të tjera thotë: Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Evropë nuk kanë pasur një martirizim të tillë, pesë shekuj dënim.

Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006 në Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla, prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës, gjuhës shqipe! Dhe historia s’mbaron me kaq. Katër vite më pas, vritet Pandeli Sotiri, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori.

Shikuar nga ky aspekt, logjika e shëndoshë e njeriut nuk e kapërdin tezën e këtij publicisti se “kombi shqiptar u krijua me ndihmën e Perandorisë Osmane”, kur e njëjta Perandori ia ka ndaluar dhe mohuar gjuhën këtij kombi!

Kur është fjala për albanologun dhe autorin e romanit “Tradhtia”, të cilin e kemi marrë si shembull të kësaj teme, duhet pranuar faktin se i njëjti pastaj ka vuajtur shumë nëpër burgjet e Shqipërisë, gjatë kohës së sundimit të Enver Hoxhës.

Lidhur me autorësinë e romanit “Tradhtia” (me të cilin kishte krijuar emër para se të burgosej ky shkrimtar nga regjimi i Enver Hoxhës), në portalin “Iliria News” të dt.18.04.2018 shkrimtari Nafi Çegrani ka shkruar artikullin me titull: “Kush ishte autori i vërtetë i romanit »Tradhtia«…”, me të cilin shkrim e vë në dyshim autorësinë e kësaj vepre, nën pretekstin se UDB-a jugosllave ia ka konfiskuar dorëshkrimin e këtij romani autorit të vërtetë, të cilit i humbin gjurmët dhe ia japin “agjentit” të vet, këtij gjuhëtari e shkrimtari, që pas arratisjes së planifikuar nga burgu i “Idrizovës” ta botojë atë në Shqipëri. Por, meqë kjo çështje nuk është temë e këtij shkrimi, do ta përmbyllim me kaq, duke mos e marrë si të vërtetë absolute pretendimin e parashtruar të shkrimtarit Çegrani, për autorësinë e veprës së cekur.

Në portalin “Balli Kombëtar Demokrat” të datës 23 tetor të vitit 2018, është publikuar artikulli me titull “Kocaqi: Greqia, Turqia dhe Serbia kanë financuar prej njëqind vitesh politikanët shqiptarë”, në të cilin shkruan se historiania Elena Kocaqi e ftuar në emisionin “360 Gradë” të “Ora News”, tha: “Greqia ka financuar prej më shumë se njëqind vitesh në politikën shqiptare …

… Unë të paktën si historiane e kam gjetur në arkiva që para njëqind vjetësh Greqia financonte politikanët tanë për vendimmarrje.

Financon Serbia, financon Turqia. Fondet që jepen në Shqipëri janë jo qindra milionë dollarë, por mendoj se është një buxhet që shkon sa buxheti i Shqipërisë.

Gjithë ky investim ka prapavijë politike të qartë. E ka bazën tek nacionalizmi ekstremist, për të krijuar perandori neo-otomane, bizantine, të Stefan Dushanit, etj.

… Ky problem është i madh sepse dëmton interesat kombëtare …

Grekët kanë program të caktuar, ndarjen veri-jug të Shqipërisë dhe rritjen artificiale të numrit të minoritarëve”.

Nëse sipas Elena Kocaqit, politikanët shqiptarë paguhen nga Turqia dhe shtetet fqinjë, Serbia e Greqia, atëherë lirisht mund të nxjerrim konkluzion (për të gjitha trojet shqiptare) se edhe një numër i caktuar gazetarësh, analistësh dhe shkrimtarësh, ka gjasa që paguhen sikurse politikanët, por ndoshta me shuma më të vogla parash, krahasuar me politikanët vendimmarrës.

Sa i përket deklaruesve të tezave antishqiptare, përgjigjen demantuese më të mirë ndaj tyre mund ta gjejmë edhe në shkrimin e vitit 1914 të dijetarit dhe diplomatit amerikan George Fred Williams, i cili ka qenë ambasador i ShBA-ve në Greqi dhe Mal të Zi, si dhe vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar për caktimin e kufijve të Shqipërisë gjatë viteve 1913-1914, i cili shkruan:

“Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg.

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta, Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…

Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazgë eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit… dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…

Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian.

Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…

Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve !”.

PS.

  George Fred Williams është autor i librit “The Shkypetars” e përkthyer në shqip “Shqiptarët” nga Shaban Balla, botuar në “Dielli” Tiranë me 1934.

NJË  JETË  NË  DIKTATURË: LIRIMI NGA BURGU DHE LIDHJA SHPIRTËRORE ME GJYSHET – Nga EUGJEN MERLIKA

 

(Kujtime të një “armiku të klasës”)

 

“Ktu vaji e trishtimi

Veç ndihet ndër shpija

Ktu ndihet tingllimi

I hekrave të mija

E gjama e nji të shkreti

Qi bjen vala e detit.”

 

NDRE  MJEDA

 

 

LIRIMI NGA BURGU DHE LIDHJA SHPIRTËRORE ME GJYSHET

 

Jeta në burg është një gjymtim për njeriun. Privacionet e të gjitha formave, largësia nga familja, shqetësimi për të, rreshti disa herë në ditë, mendimi i të qenit pa faj aty brenda, të gjitha këto krijojnë një kompleks shpirtëror që e ngrys njeriun, e thinj para kohe, i errëson mendimin. Jo më kot Dostojevski e quante “shtëpi e të vdekurve”. Po ç’forcë e mban gjallë atë, që kur dënohet me njëzet vjet burg, po ta dijë se do t’i bëjë të gjitha çmendet ose vret veten? Ka vetëm një ilaç: shpresa, ajo i mban njerëzit të fortë, i bën t’i bëjnë ballë së keqes me gaz. Shpresa fillon tek njeriu që kur hyn në atë derë dhe e shoqëron gjatë gjithë kohës.

Kështu dhe ne në çdo festë prisnim lirimin, dhe momentit të parë të dëshpërimit për mungesën e tij ia zinte vëndin pritja me shpresë për festën tjetër. Kështu në nëntor 1982, Zoti i dha vullnetin e mirë Enver Hoxhës të dekretonte faljen e parë pas njëzetë vjetësh. Ajo falje më përfshinte dhe mua.

Jeta është një bashkësi e së mirës me të keqen. Gëzimin për lirimin nuk e ndjemë shumë ne që dolëm, sepse lamë në burg shokët tanë, me të cilët kishim kaluar çastet e dëshpërimit, dhimbjen për të afërmit e vdekur, kishim gjetur ngushëllim në fjalën e njëri-tjetrit e tani na dukej se po i tradhtonim duke i lënë aty, brenda telave.

U ktheva në shtëpi atë ditë nëntori të 1982-shit me kokën e qethur (zv.komandanti i kampit kish dhënë urdhër të prerë të qetheshim një javë para lirimit, megjithëse dihej ai vendim i marrë nga udhëheqja) me një trastë në dorë, me shikim të humbur në ato fusha, të cilat më kujtonin çaste pune të lodhshme e nën sytë kuriozë e me shprehje të ndryshme të njerëzve në autobuzë e në rrugë. Më dolën përpara njerëzit e shtëpisë, nëna u ul dhe puthi tokën, fëmijët m’u hodhën në qafë, babai më përqafoi, gruaja, kunati.Lotë, urime e pak gaz.

Dy vjet e gjysëm larg familjes, sa fatkeqësi e dhimbje kishin rënë mbi të, një periudhë tej së zakonshmes mbi shpatullat e atyre fëmijëve e pleqve. Vite të ngarkuara me sëmundje, vdekje, shtypje policore, urrejtje klasore, vështirësish të jashtëzakonshme jetese, mungese përkrahjeje. Më duhej tani të mbyllja shumë plagë, por a kisha fuqi? Veprimi i parë që kreva sapo zbrita nga autobuzi në Lushnjë ishte vizita te varri i freskët i gjyshes sime të mirë. Zoti nuk desh që t’i japë një gëzim në fund, lirimin tim. Para syve të mendjes ajo është e gjallë çdo ditë për mua, e kam dashur shumë, më shumë se prindërit, dhe pamja e fundit e takimit tonë më është ngulitur në tru. Erdhi e më takoi në hetuesi mbas dënimit tim, së bashku me fëmijët e vegjël, babanë e gruan. Më dha kurajo e më përsëriti pak a shumë ato fjalë që më thoshte dikur, kur unë i vogël qaja brenda në qeli, e ajo luftonte me policin jashtë.

Gjyshet e mia të nderuara, objektet e dashurisë, dhëmbshurisë së pafund, sa shumë u kujdesët për mua, sa shumë ndjenjë derdhët mbi mua, sikur deshët të kompensonit, ju, të vetmet, atë që bota dhe fati e jepnin me pikatore. Njëra më rriti me duart e saj, hoqi kafshatën nga goja e s’la të më dhimbte stomaku nga uria, më njohu ajo e para me historinë e tridhjetë vjetëve të paraluftës, me historinë e vërtetë të Vendit tim. Ajo ishte enciklopedi e gjallë, të fliste me detaje për figura të shquara historike, për burra të mençur, trima e fisnikë, të cilëve iu kishte nxjerrë aq shpesh kafe e u kishte shtruar tavolinën. Tregonte ndodhi e biseda nga më të ndryshmet, për Nolin e Ahmet Zogun, Avni Rystemin (kështu i thoshte ajo) e Abdi Toptanin, për Bajram Begun e Hasan Prishtinën, për Ndre Mjedën e Patër Gjergj Fishtën, për Zija Dibrën e Elez Isufm, për Stavro Vinjaun e Qazim Koculin, për Bazin e Canës e sa e sa burra të tjerë që ishin përpjekur t’i vinin themelet këtij kombi në vite të vështira. Por mbi të gjitha në kujtesën e saj spikaste figura e Gurakuqit, një burri që për nga fisnikëria e mençuria i kishte shokët e rrallë. Mua më kanë mbetur në mendje shumë episode e shije të tij që ajo i përmendte shpesh: “Eh moj Caje, ta ka fajin ky, duke treguar gjyshin tim, i kam thanë me kohë mos u marto, në Shqipni nuk bahet politika tue pasë familje”. Sa profetike, sa e mençur, sa e thellë kjo shprehje e atij burri që s’u martua kurrë e që pyetjes në lidhje me këtë gjë i përgjigjej: “Jam martue me Shqipninë”. Sa shumë i vërtetoi ky shekull këto fjalë, sa shtrenjtë i paguam, deri dhe unë pasojat e asaj jete politike të burrit të saj. Sa mbrapa qytetërimit mbeti shoqëria jonë, që shkarkoi tmerrësisht mbi gra e fëmijë të pafajshëm pasojat e pasioneve, ideve e të jetës politike të protagonistëve…

Figura e Luigj Gurakuqit më lidhte dhe me gjyshen tjetër, të venë e Sotir Gjikës, publicist e gazetar, drejtor i gazetës “Kuvendi” që botohej në Romë. Atë natë kobzezë të 2 Marsit 1925 Luigji, mbasi kishte ngrënë darkë në një restorant me një mikun e tij, i kishte thënë atij se do të shkonte te Sotiri, sepse i kishte premtuar vajzës së tij një kukull e do t’ia çonte. Por plumbi mizor nuk e la ta plotësonte premtimin ai burrë shpirtmadh. Mbi varrin e tij do të fliste Sotiri, por në pamundësi që të ngrihej nga shtrati, në vënd të tij foli gjyshja ime, e shoqja.

Gjyshja ime, që nuk mundi të më njihte deri sa vdiq, që gjithë jetën u rropat me mundim për të shkolluar dy fëmijët e saj jetimë, që sakrifikoi gjithçka për të ndërtuar një të ardhme për mua e së fundi vdiq duke ditur se Poçi i saj kishte përfunduar në burg. Mbas një viti ajo mori edhe dajën tim,dhe kështu për nënën time u shua dhe shpresa e fundit për të gjetur një shtëpi të sajën, me të cilën tashmë e lidhnin vetëm kujtimet dhe varret. Diktatura do të peshonte dhimbshëm në ndarjet e njerëzve, nëna ime u largua njëzet e tre vjeçe nga familja për të mos u takuar më me njerëzit e saj. Besoj se duhet të ketë një drejtësi hyjnore, para së cilës të përgjigjen ata që ndërtuan një rend të tillë gjërash…

Kthimi im në shtëpi duhej të rivendoste një minimum qetësie që mungonte gjatë viteve të burgut tim. Në vështirësitë e panumërta të këtyre dy viteve, familjes sime i kishin qëndruar pranë vetëm xhaxhai me të shoqen dhe familja e gruas. Vetëm ata më trokitën pa frikë në derën e Spaçit apo Zejmenit, u munduan me praninë e tyre të lehtësonin sadopak plagët. Në rrethana të tilla, fisnikëria e atij që të gjendet pranë, është një melhem që nuk ka të paguar me gjithë arin e botës. Prindërit dhe vëllezërit e gruas nuk e braktisën motrën në fatkeqësi, nuk i ofruan mundësinë e ndarjes, qoftë dhe formale, siç bënë qindra familje të tjera duke shkaktuar qindra drama me pasoja rrënuese për ndjenjat, personalitetin e botën shpirtërore të të burgosurve, fëmijëve e familjeve të tyre. Ata e mbështetën, e ngushëlluan, i qëndruan pranë motrës së tyre me kurajo e pa përfillur dhe rrezikun e mundshëm, që mund t’u vinte nga zhvillimi me konsekuencë i luftës së klasave prej njerëzve pa asnjë princip moral në vetvete. Këtyre njerëzve që dhanë provat e dashamirësisë në orët më të errëta të natës së gjatë të diktaturës, ju mbetem borxhli përjetë.

 

Grabian, qershor 1990

Vijon

Thjesht Muharremit – ( Per kineastin e shqiptareve ne diten e ndarjes prej nesh) Nga Natasha Lako

Shume njerez nuk mund te dine se Lufta e Dyte Boterore mund te ishte nje kufi midis atyre te lindur para saj dhe pas saj. Dhe une me Muharrem Fejzon iu takojme dy brezave te ndryshem, jo se na ndajne vite, por nje mur i holle entusiazmi.
Muharremi i takon atyre te rinjve shqiptare te entusizmit , si nxenes te mbledhur rreth nje Liceu Artistik, si tregon vete Muharremi, qe i binte fisarmonikes neper rruget e Tiranes pa u lodhur.
Brezit tim vetem ja mesuan kete entusiazem. Megjithate gjithe bashkepunimi yne i gjate, une si skenariste dhe Muharremi si regjisor ne tre nga filmat qe i duam shume, na lidh me nje dashuri te sprovuar. Dhe pata rastin ta takoj ate dhe bashkeshorten e tij deri ne keto dite Covidi, te vetmin qe kemi bere perjashtim ta shohim nga afer.
Dhe sa here si gjithenje kujtonte kete adoleshence, dhe miq te rinise qe i donte teper, mendoja se gjithsesi ai kishte provuar ca shkendija lirije, gjate rinise se pare, si femije i paraluftes, ndersa brezi im levizjen e lirise e ndjente vetem undergraund.
Kolonja ku kishte lindur e njohu dalengadale si nje nga bijte e vet te shquar, deri sa nje dite kur e priten me nderime, si tregonte vete duke qeshur, kishte njerez qe pandehen se ishte kthyer t’i merrte ndonje tjetri qe kishte ngelur ne vend pronat.
Dhe mjafon kjo kornize per te udhetuar ne te gjithe jeten e Muharrem Fejzos, deri te dalta e tij te cilen nuk e ndau deri ne fund te jetes, si e mesoi ne ate Lice, qe zevendesonte nje shkolle te tere akademike. Dhe ky profesion i pare beri qe edhe filmat t’i punoje si me dalte. Per kete e ndihmoi edhe puna e tij si makjazisht ,(make up) ne ndertimit e karaktereve te roleve, qe kur ishte student ne Akademine e Arteve. Sepse Muharremi mund te quhet edhe njeri i punes.
Duhet te kete bere perpjekje kolosale per te ardhur ne Tirane nga Kukesi, ku u emerua per here te pare pas perfundimit te studimeve, si tregon vete ne librin e tij me kujtime, plot me te pathena. Por aftesia e tij per t’u lidhur me njerezit ishte e jashtezakonshme, dhe fati ishte thene qe ta kuptonin.
Dhe e para dhe mbi te gjithe e ka kuptuar gjithe jeten bashkeshortja e tij Nadi, nje nga vajzat me te bukura durrsake, qe i sherbente me aq perkushtim Muharrem Fejzos, si nje artisti te vertete..
Dhe duhet thene me force se Muharrem Fejzo i takon atij brezi që u krijua plotësisht nga vetja, dhe nga puna e tij plot pasion. Sepse fati dhe rrethanat sillnin kineaste qe do t’i pranonte ose mposhtte ekrani. Edhe perfaqesues te drejtperdrejte te Luftes, qe vazhdonte edhe ne betejat e artit por edhe te rinj qe merrnin krahe ne kete rruge arti nga mbeshtetje tw nomenklaturave qe i njihnin me drejtperdrejt perspektivat e kinematograsfise. Muharrem Fejzo i nuk i perkiste as njerit rast as tjetrit. Por ishte ekrani i salles se vizionit te pare filmik peshorja e çdo fati.
Njohja ime me Muharrem Fejzon, fillon nëpërmjet traumës së parë, brenda kinostudios, ku edhe une qe ne ditet e para te punes ne vitin 1976 pashe kaq direkt se ç’do te thoshte te zhduknin fytyren e nje aktori nga ekrani, pa dale ende filmi ne publik.
Dhe kjo ndodhi menjehere pas vizionimit te filmit “”Fije qe priten” komision pas komisioni, deri sa u vendos qe te zevendesohej krejt me nje aktor tjeter roli i luajtur prej Robert Ndrenikes. Ishte njesoj si te zhdukje nje egzistence. Dhe fjala rixhirim ne Kinostudio, qe prej asaj dite, mesova se tingellonte tmerrshem.
Aftesia e Muharremit ishte te bente sikur mund te kaloheshin lehte keto ngjarje, por ai nuk e harroi Bertin e tij, ne shtepine e te cilit shkuam nje dite se bashku per t’i ofruar nje rol per filmin “Mesonjetorja.”
Te dy vazhdonin te benim “”nje jete” brenda redaksise se filmit, kur perpunoheshin gjithe draftet e pare te filmave te ardhshem. Dhe ku une une kisha nisur punen si redaktore, ndersa Muharremi tashme ishte regjisor i njohur me filmin “Operacioni Zjarri”dhe “”Kapedanin” e famshem si bashkeregjisor.
Por gjate muajve te pare te punes sime, ai u muar perseri me ‘Fije qe priten”, i cili meriton nje analize me vete per suksesin e tij, i cili kerkon nga ana e Muharremit edhe nje fare paqeje.
Por qe atehere Robert Ndrenika dhe Roza Anagnosti e nje roli dramatik do te beheshin per mua aktore te dashur te filmit.
Gjate aprovimit te skenarit tim Mesonjetorja, qe une ne fillim e kisha quajtur,” Nje dite sa njeqind vjet”, une ndjeva menjehere interesimin e Muharrem Fejzos. Tema ishte shume larg gjithe filmave qe ishte prodhuar deri atehere brenda Kinostrudios, por ndihmonte edhe atmosfera e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit. Muharrem Fejzo e mori skenarin me entusiazmin qe e karakterizonte. Sepse asnje film ai nuk mund ta realizonte pa frymezimin e tij dhe entusiazmin.
Dhe entusiazmi i pare ishte te beheshim miq, ashtu si behej ai edhe me te gjithe bashepunetoret, perfshi edhe asistentet e tij,si Gjergj Xhuvanin.
Nuk i harroj ato vizitat ne shtepi te tij, me nje atmosfere te mrekullueshme artisti qe ai e ruajti gjithe jetes, tek ngjitje shkallesh ne nje shtepi te vogel dhe te bukur, qe per mua duhet te kishte mbetur si monument.
Dukej sikur ai e kishte marre perseper filmin, nga respekti dhe dashuria e madhe per te atin,nje burri krenar dhe autoritar.Dhe e them gati me siguri te plote se edhe filmit tjeter historik “Guna permbi tela” per luften e Vlores me skenar te Duro Mustafait, u realizua ne nderim te figures dhe kujtimeve te babait te tij, ashtu si u realizuan edhe shume figura femerore, qe ruani sqimen e nenes se regjisorit. Dhe nga ai kam kuptuar per here te pare edhe rolin e madh te jetes kulturore dhe njuekohesisht shteterore, qe luante ne Shqiperi edhe krijimi i bandes se pare muzikore, me shqiptare te kthyer prej Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nje prej te cileve ati i tij, postuar prej tij deri ne fund te jetes.
Gjate gjithe perpunimeve te skenarit,une gjithenje vija gjithashtu me shprese qe Muharrem Fejzo te lexonte edhe ndonje poezi timen, per te kuptuar edhe tonalitetin e brezit jo aq me shume entusizem. Dhe ne qoftese ne filmin Mesonjetorja ai futi gjithe epoken historike, une u perpoqa te fusja dhe veten, gjithenje e akuzuar neper korridorret e kinostudios per nje bote poetike, qe fatkeqesisht kuptohej si idilizem. Por natyrat poetike arrijne ta kuptojne njeri tjetrin.
Dhe une kuptova se, perveç regjisor, Muharrem Fejzio ishte nje qytetar i madh.
Ne filmin “Nje emer midis njerezve”, ai iu fut materialeve historike nga e para, veçanerisht jetes parlamentare te viteve 1920,1924, sepse çdo regjisor kerkon te beje te tij çdo ‘fije “filmi. Dhe ne ishin koshiente qe i jepnim publikut per here te pare jeten parlamentare, e cila deri sot nuk ka zene vend te plote ne jeten politike shoqerore shqiptare. Neqoftese ky film po thuaj nuk jepet per shkak se Parlamenti i atehershem ka permendur traktatin e fshehte te Londres te demaskuar prej Leninit, ky nuk besoj te quhet nje faj, por nje fakt historik.
Dhe perseri atmosfere e mrekullueshme e filmit, thellesi kuadri e skalitur si me dalte, pune pikture e dale kesaj here nga dora e nje regjisori qe frymezon te gjithe bashkepunetoret. Atmosfere jete shqiptare kaq e ndryshme dhe kaq epokale nga njera tjetri deri te “Guna per mbi tela,”qe ne vizionin e pare para gjithe kineasteve ishte gati shtanges. Nuk i harroj ato fjalet e tij kur punonte ne shtepi me grupin e pare realizues, piktorin dhe operatorin, ku nuk nguronte te me ftonte edhe mua. Dhe kater shtyllat e tij, lidhur me dramaturgjine, per tw cilat ngulmonte gjithenje dhe se pari duhet te me takonin mua, ishin fantastike. Sipas tij filmi nuk mund te mbante peshe pa tre apo kater shtylla te fuqishme, qe sa me dramaturgjine kishin lidhje edhe me nje strukture te plote. Ne zyren e drejtorit, ku hidhej firma perfundimtare, per te futur filmin ne prodhim, mund te behej nje gjyq i vertete si nje beteje beteja artistike e natyrshme dhe e shumefishte, midis skenaristit, regjisorit dhe aprovuesve te filmave te tij, si pershruhen edhe ne librin e tij me kujtime. Por nepermjet debateve u bera edhe une kineaste, si u bene edhe plot te tjere,  qofte shkrimtare, qe jashte Kinostudios nuk arriten te kuptonin plotesisht gjuhen filmike.
Muharrem Fejzo e njihte kete gjuhe si te thuash nga brenda, qe ne plasticitet. Dhe nga dashuria per bashkestudentin e tij Vangjush Furxhi, per te cilin foli gjithe jetes me adhurim te madh, realizoi edhe filmin “Montatorja”.
Te gjithe ravijezimet dhe gervishtjet e jetes se tij, u perpoq t’i tregonte nepermjet nje drame realiste te filmi ”Binaret ” te cilin ai e donte teper, por qe asnjeri nuk e pa ne origjinal,njesoj si ‘Gunat permbi tela”, Por une asnjehere nuk mund te arrija te kuptoja perse si me thoshte vete e kishin pare aq shtrember, vetem e vetem se dy motrat e tij ishin martuar me italiane qe gjate luftes, dhe jetonin pertej Adriatikut.
Kur mori ne dore per te realizuar filmin “”Muri i gjalle” mbi balladen e famshme te murimit, as une as ai nuk mund te mendonim se do te vinte dita qe te mbronim kete legjende shekullore.
Sepse sipas njerezve te komisioneve nga legjenda dilte se dy vellezer kishin tradhetuar… Dhe kuptohej sipas tyre se asnje njeri nuk mund te kishte jete te vet te brendeshme dhe motive personale. Dhe te rezistoje per kete jete te brendeshme, qofte te filmi ‘Operacioni zjarri’ nuk ishte pak.Dhe kete Muharrem Fejzo e realizonte nepermjet skalitjes se figurave te roleve, thua se kishte mesuar neper akademite londineze te ndertimit dhe nenvizimit te karaktereve.
Per vete ai ishte nje karakter i jashtezakonshem, i mbushur plot humor, deri ne fund si edhe i padorezueshem lehte. Kolonjar tiranas=qe kishte marre shume edhe nga Kukesi,si edhe nga Italia e tij aq personale dhe familjare, qe me sa duket e lidhi edhe me nje vajze durrsake.
Ne tensionet e punes dhe montazhit, kur ne kinostudio punohej naten zakonisht per te mbyllur fundin e vitt, ashtu ne pagjumesi dhe tension, dhe ankesa shendeti, i vinte nga shtepia darka e veçante, sa mua me vriste ndergjegja per pakujdesite e mia familjare.
Arben Bajo, skulpori i talentuar shqiptar qe humbi nga Covidi, po si nderim dhe perkedhelje te mirituar, ka lene nje koke bust te Muharrem Fejzos si kujtim te pavdekshem per kete kineast kaq te palodhshem dhe kaq te perkushtuar. Filmat e tij tregojne nje pune vigane. Davidin qe matet me Goliadin. Dhe filmi jeton,sebashku me ngjasjen e hidhur te vdekjes se Sander Prosit gjate xhirimeve te nje filmi mbi nje pranvere te hidhur.
Ku i gjete te gjithe ato minuta, ore, vite ,shekuj o Muharrem Fejzo, qe i le per te tjeret.! Si te mjafroi jeta per te krijuar afreske njerezore me aq dimensione plot emocione, deri ne telajot dhe gdhendjet e fundit.
Nderim nje artisti kaq te bekuar.
Thjesht Muharremit.

A ËSHTË KY KRYEDIPLOMATI AMERIKAN NË ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR XHO BAJDËN? Nga Frank Shkreli

Portali i lajmeve The Hill — me burime të besueshme në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në qeverinë amerikane në Washington — njofton se Presidenti i zgjedhur Xho Bajdën ka emëruar tanimë Sekretarin (e ardhëshëm) Amerikan të Shtetit, ndërkohë që vazhdon përpjekjet për të përzgjedhur antarët e tjerë të administratës së tij të ardhëshme.

Sipas portalit në fjalë, i cili citon një burim të mirë informuar me procesin e përzgjedhjes së kabinetit të ri, Z. Xho Bajdën ka vendosur të emërojë diplomatin veteran dhe bashkpuntorin e tij të ngusht, Z. Tony Blinken në detyrën e Kryediplomatit të ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara. Sipas burimit në fjalë, pritet që Z. Bajdën të njoftojë, zyrtarisht, javën që vjen, të preferuarin e tij për Sekretar Amerikan të Shtetit.

Disa burime të tjera thonë se Z. Bajdën po konsideron ish-diplomatin Tony Blinken edhe për detyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, por duket se të gjitha shënjat tregojnë se Z. Blinken do jetë Kryediplomati i ardhëshëm amerikan – një zyrtar që gëzon respekt nga të dy palët në Kongres – duke pasur gjithashtu parasysh se zyrtarët e lartë të administratës së ardhëshme duhet të miratohen nga Senati, i cili mund të kontrollohet nga republikanët për katër vitet e ardhëshme, diçka që do të vendoset përfundimisht me zgjedhjet për Senat, që do të zhvillohen në shtetin Xhorxhia, në janar 2021.

Kush është Tony Blinkey? Sipas biografisë zyrtare botuar në faqën e Departamentit Amerikan të Shtetit kur ishte në detyrë, në mandatin e dytë të ish-presidentit Barak Obama, Z. Antony J. Blinken ka shërbyer si Zevëndës Sekretar i Shtetit — numri dy i diplomacisë amerikane – si zevëndës i Z. Xhon Kerry. Blinken, Antony J. (state.gov)
Z. Blinken ka mbajtur pozicione të larta të politikës së jashtme në dy administrata, për dy dekada. Ai ka shërbyer si Ndihmës i Presidentit dhe Zëvendës i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Në atë kapacitet, ai ka kryesuar Komisionin Ndër-qeveritar të Kongresistëve, forum kryesor ky i administratës për formulimin e politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë të Administratës Obama, ai ishte Zëvendës Ndihmës i Presidentit dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Zëvendës Presidentit Xho Bajdën. Z. Blinken ka shërbyer për gjashtë vjet si zyrtar i lartë administrativ në Kongres (2002 – 2008) si Drejtor i Personelit demokrat për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan.
Z. Blinken ka qenë gjithashtu anëtar i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Clinton në Shtëpinë e Bardhë nga 1994-2001. Nga 1999 në 2001, ai ishte ndihmës i posaçëm i presidentit dhe drejtor i lartë për çështjet evropiane – Këshilltari kryesor i Presidentit Klinton për marrëdhëniet me vendet e Evropës, me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Nga viti 1994 deri në vitin 1998, Z. Blinken ishte Ndihmës i posaçëm i Presidentit Klinton dhe Drejtor i Lartë i zyrës që merrej me përpilimin e fjalimeve me rëndësi të presidentit mbi politikën e jashtme dhe më pas ka shërbyer edhe si Drejtor i Planifikimit Strategjik: si mbikqyrës i përpilimit të politikës së jashtme, komunikimeve dhe politikës së jashtme në përgjithësi të Presidentit Klinton. Z. Blinken ka filluar shërbimin e tij në diplomaci në Departamentin e Shtetit ku nga viti 1993 në 1994 ai ka shërbyer si Ndihmës i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Kanadeze. Pas largimit nga Administrata e Klintonit, ai ka punuar si zyrtar i Lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare një qëndër me rëndësi studimesh botërore në Washington. Para se t’i bashkohej Administratës së Presidentit Klinton, Z. Blinken ushtronte profesionin e avokatit në New York dhe në Paris. Ai ka qenë aktiv edhe në fushën e gazetarisë, duke shërbyer si korrespondent i revistës “The New Republic”, ndërkohë që ka botuar artikuj me subjekt të politikës së jashtme, përfshir “New York Times”, “The New York Times Magazine”, “Foreign Affairs”, e të tjera. Ai është diplomuar në Harvard College, Magna cum Laude dheka kryer jurisprudencën në Universitetin Columbia.

Gjatë fushatës për president, Z. Tony Blinken ishte zëdhënsi kryesor i Presidentit të zgjedhur Bajdën për politikën e jashtme. Është e qartë se në cilëndo detyrë të lartë të politikës së jashtme ose të sigurisë kombëtare — si Sekretar i Amerikan i Shtetit ose Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë – që Xho Bajdën do ta emëroj atë, Tony Blinken ka përvojën dhe duket se do të ketë edhe mbështetjen e emërimit të tij në detyrën e kryediplomatit amerikan edhe nga Senati, që mund të jetë në dorë të republikanëve, sesjonin e ardhëshëm të Kongresit amerikan.
Përsa i përket njohurisë së Z. Blinken për punët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Ballkanit – ai duhet të jetë i informuar shumë mirë për gjëndjen në dy shtetet shqiptare dhe në Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi. Mjafton t’i hedhim një shikim të shpejt karjerës së tij në Washington, gjatë dy administrave të mëparshme dhe detyrave tjera të tij të rëndësishme, brenda dhe jasht qeverisë: Të gjitha detyrat e tija të larta kanë qenë të lidhura ngusht me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke pasur në fokus të veçanti politikën amerikane karshi Evropës dhe NATO-s gjatë dekadave të fundit.

Gjithashtu, është interesant fakti se gjatë 1990-ave – periudha më kritike e politikës së angazhimit amerikan ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi — Tony Blinken ishte pjesë e stafit të Presidentit Klinton në Shtëpinë e Bardhë, gjatë njlë periudhe që u morën vendime me rendësi, sidomos për Kosovën. Emërimi i Z. Blinken në cilëndo detyrë qoftë, është një ogur i mirë për politikën e ardhëshme amerikane ndaj Kosovës due Shqipërisë, për vet faktin se ai ka punuar për Zevendës Presidentin Xho Bajdën — si këshilltar i sigurisë kombëtare — kur ky ishte numri dy i këtij vendi, ndërkohë që dy vitet e fundit ka shërbyer si zëdhënës numër një i politikës së jashtme gjatë fushatës së Z. Bajdën për president. Në një intervistë para disa koshë, Z. Blinken e përmblodhi rolin e Shteteve të Bashkuara në botë nën administratën e Z, Bajdën me tri fjalë: Rivendosja e “rolit udhëheqës” të Amerikës në botë, “bashkpunim dhe demokraci”.

Z. Xho Bajdën kur ishte senator por edhe më vonë, ishte njëri prej mbëshetësve politik amerikanë më të vendosur të Kosovës, Shqipërisë dhe të të drejtave të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kështuqë, në cilëndo detyrë të politikës së jashtme ta emërojë Presidenti i zgjedhur, Z. Blinken — qoftë si kryediplomat i Amerikës ose si Këshilltar i Presidentit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë – për shqiptarët është një gjë tepër pozitive që Zoti Tony Blinken është një person i mirë-informuar për gjëndjen në Shqipëri, në Kosovë si dhe për gjithë shqiptarët në Ballkanin perëndimor, ashtu siç është i mirë-informuar edhe bosi i tij i ardhëshëm, Presidenti i zgjedhur Xho Bajdën. Kur të vijë puna tek çeshtjet shqiptare, nuk besoj se as njëri as tjetri të kenë nevojë të kërkojnë nga stafi i tyre dosje të posaçme mbi ndonjë problem shqiptar. Joe Biden supporting Albanians early time – YouTube

Frank Shkreli

Antony J. Blinken, i besuar i Presidentit të zgjedhur Xho Bajdën dhe i përfolur si i emëruar prej tij në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit ose Këshilltar i Presidentit për Sigurinë Kombëtare në administratën e ardhëshme amerikane

Pse u krijua Legaliteti?! – Me rastin e 77 vjetorit të krijimit të OKLL, 21 nëntor 1943-2020 – Nga Ekrem Spahiu*

Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka zanafillen që nga “Triumfi i Legalitetit”, më 24 dhjetor 1924, kur u rikthye legjimiteti i zgjedhjeve të dhjetorit 1923 të fituara nga Ahmet Zogu.

Në kontekstin e Luftës së II Botërore, zogistët, përveçse kanë kontribuar drejtpërdrejt në luftë, janë përpjekur me të gjitha mënyrat për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në luftë të përbashkët kundër pushtuesit. Përfaqësuesi i zogistëve Abaz Kupi, në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, pat deklaruar përpara delegatëve se: “jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e me luftue çdo okupator, por në rast se do të formohen partira, unë jam mprojtësi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 39, jam me Mbretin Zog”.

Gjithashtu, Abaz Kupi ka rol parësor edhe për thirrjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, mbajtur më 1-2 gusht 1943, ku u vendos dhe u shpall bashkimi për shpëtimin e Shqipërisë. Udhëheqja komuniste e pranoi Marrëveshjen e Mukjes deri kur të deleguarit e Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u njohën me përmbajtjen e saj dhe urdhëruan Enver Hoxhën që ta prishte atë. Për këtë qëllim, pas një muaji, më 4 shtator 1943, u mblodh Konferenca e Labinotit, në të cilën jo vetëm u prish zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes, por edhe iu shpall luftë të armatosur çdo rryme apo tendence tjetër politike, thënë ndryshe, u fillua përgatitja e kushteve për një përplasje mes palëve, deri në luftë civile.

Ndërkohë që mbretërorët vazhdonin të luftonin kundër fashizmit pa bujë e pa reklamë, duke qenë të suksesshëm, komunistët, jo vetem shfrytëzonin suksesin dhe emrin e mirë të krijuar nga veprimet luftarake zogiste, por fshehurazi ushtronin një propagandë sistematike kundër tyre. Zogistët, të shqetësuar për këtë sjellje të komunistëve, nëpërmjet Abaz Kupit, lëshuan më 19 nëntor 1943, një trakt të posaçëm drejtuar Këshillit Nacional-Çlirimtar, ku i kërkonin me këmbëngulje mbajtjen e një qëndrimi të qartë për ecurinë e mëtejshme të luftës kundër okupatorit, prej të cilit nuk morën asnjë përgjigje.

Në këto rrethana, dukej sheshit se udhëheqja komuniste kishte vendosur tjetër prioritet, përgatitjen e gjithanëshme për pushtetin e nesërm. Në këto kushte, forcat mbretërore, duke parë se përpjekjet për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në luftë kundër okupatorit dështuan, për të konfirmuar legjitimitetin e tyre politik dhe për të penguar Partinë Komuniste në realizimin e qëllimit të saj për eliminimin e forcave nacionaliste thirrën më 20 nëntor 1943 në Herraj të Tiranës, një Kuvend Kombëtar për krijimin e një lëvizje politike.

Në këtë mbledhje morën pjesë delegatë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, si dhe nga trevat etnike shqiptare përtej kufijve politik, duke përfshirë edhe delegatë nga çetat zogiste. Ndër më të përmendurit ishin: Abaz Kupi, komandanti i rezistencës në Durrës më 7 prillit 1939 dhe protagonist kryesor i konferencave të Pezës e Mukjes; atdhetari Ndoc Çoba, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës dhe në Konferencën e Pezës; patër Lekë Luli, diplomati Rauf Fico, arsimtarët Gaqo Goga e Osman Myderrizi, avokat Selim Damani, Xhemal Naipi, Mulë Delia, Hysen Meça, Xhemal Herri, etj.

Platforma që u miratua në Kongresin themelues ishte shumë e qartë: fuqizimi i organizimit ushtarak dhe luftë pa kompromis kundër okupatorit; kthimi në pushtet i Mbretit Zog, pasi vetëm ai e gëzonte këtë të drejtë legjitime; krijimi i një Shqipërie të lirë, etnike dhe demokratike; vendosja e shtetit ligjor; sigurimi me ligj i drejtave e lirive themelore të njeriut; reforma shoqërore për përmirësimin e jetës së popullit; etj.

Të nesërmen, më 21 nëntor 1943, zogistët deklaruan formimin e partisë së tyre, Organizatën Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” (OKLL). Për drejtimin e OKLL u zgjodh kryesia me kryetar Ndoc Çobën, ndërsa Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Legalitetit u zgjodh Major Abaz Kupi.

Forcat luftarake zogiste në atë kohë ishin rreth 10.000 luftëtarë, ndërsa në dispozicion të tyre ishin regjistruar rreth 25.000 vetë. Për më tepër, këto forca e afirmuan veten në beteja të suksesshme kundër okupatorit, ku spikat qëndresa mbrojtëse e batalionit të komanduar nga A. Kupi në Durrës më 7 Prill 1939, luftimet e Matit, Liqenit të Germanit e Zallit të Germanit, Qafë Shtamës, Gurrës, Suçit, Krujës, Vorze -Shkalla Tujanit, Prezës, etj.

OKLL u shtri në Tiranë, Shkodër, Dibër, Mat, Durrës, Kavajë, Shijak, Kosovë, Vlorë, Berat, Sarandë, Korçë, etj. Shërbimi propagandistik i saj nxori deri në fund të luftës 21 numëra të gazetës “Atdheu” me një tirazh 210.000 copë. U shtypën dhe u shpërndanë 250.000 trakte, etj.

Drejtuesit e OKLL, në mbështetje të platformës së themelimit, mbajtën komunikim të vazhdueshëm me Mbretin Zog duke e informuar deri në detaje mbi situatën në Shqipëri.  Ndërkohë, ata ndërkombëtarizuan veprimtarinë e tyre luftarake përmes letrave drejtuar Presidentit të SHBA, Franklin Delano Roosevelt dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchill me anë të të cilave jepnin pamjen reale të zhvillimeve ushtarake e politike në Shqipëri.

Është fakt historik dhe shumë domethënës që, pranë forcave të Abaz Kupit, ishte atashuar misioni Anglez i udhëhequr nga diplomatë e ushtarakë të rangut të lartë si Bill Maclean, David Smiley dhe Julian Amery. Duhet thënë se, Britania e Madhe dhe SHBA bashkëpunuan me të gjitha formacionet e rezistencës pa marrë parasysh bindjet politike.

Ndërkohë, që organizatat me frymëzim kombëtar kërkonin gjithnjë një marrëveshje kombëtare për luftë kundër okupatorit, udhëheqja komuniste pikërisht kësaj marrëveshjeje i trembej. Programi qartazi kombëtar i Legalitetit dhe personalitetet e spikatura që e udhëhiqnin, i shkaktonin panik Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të udhëhequr nga Partia Komuniste, të cilat llogarisnin të ardhmen si pushtet dhe jo si marrëveshje kombëtare. Prandaj ajo nisi një luftë sa të nëndheshme, aq edhe të hapur për asgjësimin e Legalitetit. Për këtë qëllim, udhëheqja komuniste thirri Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, “…t’i ndalohet Mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri, që mund të formohej brenda ose jashtë vendit”.

 

Ky vendim ishte absurd, partiak, i njëanshëm, e për rrjedhojë i pavlefshëm si nga pikëpamja juridike, ashtu edhe këndvështrimi politik e historik. Nga pikëpamja e të drejtës publike dhe kushtetuese, është fakt i pamohueshëm se Mbreti Zog kishte qeverisur vendin legalisht. Ky legjitimitet, u fitua jo vetëm për shkak të kontributeve të spikatura të tij, të pranuara dhe të mbështetura në nivel kombëtar, por mbi të gjitha edhe përmes mjeteve të ligjshme, në përputhje me të drejtën kushtetuese, në nje shtet demokratik, sovran e të lirë. Për më tepër, Mbreti Zog nuk abdikoi kurrë nga froni mbretëror, por për shkak të zhvillimeve që nuk vareshin nga vullneti i tij, ai pat deklaruar në Parlament se; “…nuk kam lënë mjet pa përdorur për sigurinë e Shqipërisë” dhe, me vendim të Kuvendit Kushtetues, më 9 prill 1939 u largua nga vendi për të shmangur dorëzimin e tij pa kushte.

Mbretërorët, krahas rezistencës në ditët e prillit 1939, përpjekjeve për bashkimin e gjithë faktorëve në luftë kundër okupatorit dhe angazhimit të tyre drejtpërdrejtë në frontin e luftës, në të njëjtën kohë bënin sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit kombëtar e ndërkombëtar për kthimin e regjimit legal të mëparshëm.

Në këto kushte, bazuar në argumentet sa më lart, Legaliteti vijoi të mbështetej në dy kollona bazë, qëndresës kundër okupatorit dhe kërkesës për marrëveshje kombëtare. Nëse kjo marrëveshje, do të ishte arritur siç e kërkonte kjo forcë politike, sigurisht që Shqipëria do kishte patur tjetër rrjedhë duke u orientuar për nga Perëndimi, të cilit i përkiste. Duke parë se këto dy kollona nuk po reflektoheshin nga forcat e tjera politike, drejtuesit e lartë të Legalitetit parashikuan shkarjen e vendit në përplasje civile dhe, për këtë arsye, riformatuan mënyra të tjera qëndrese, brenda apo jashtë vendit.

*ish-deputet & kryetar i PLL  

KOALICIONI QEVERISËS NGULMON NË ZGJEDHJEN BANDITESKE TË PRESIDENTIT! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

    
     Ashtu si zgjedhjet e vitit 2017, që prodhuan qeverinë rakitike, sakate të PAN-it, njëjtë veproi edhe koalicioni LDK-PAN-Lista Serbe, si një gjueti shtrigash, për ta arnuar një qeveri të zgjyrosur, me partitë humbëse të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.  Një histori e përsëritur, si farsë, provokuese si në rastin e Demarkacionit, kur kryeministri Isa Mustafa kërcënonte dhe lëndonte zemrat e shqiptarëve, me faljen e mijëra hektarëve tokë fqinjit malazez, me shprehjen klishe se “i kemi numrat, për ta ratifikuar e ligjësuar në Parlament marrëveshjen” satanike me Malin e Zi.
     “E zgjedhim presidentin ose shkojmë në zgjedhje”,- thotë kryeministri Hoti.  “E fusim PDK-në në koalicion, duke i dhënë postin e presidentit, plus disa ministri, për ta çuar mendatin deri në fund”,- thotë kryetari i LDK-së i “zgjedhur” me aklamacion, Isa Mustafa! Rrjedhimisht, si datë zgjedhore llogaritë vitin 2023, pavarësisht se komplet koalicioni është humbës i zgjedhjeve!
    Realisht, vendi i presidentit nuk është vakant, sepse ushtruesja e detyrës, Vjosë Osmani, është supër e ligjshme, sepse është e votuar bollshëm, madje, me votën e fshehtë  demokratike. Andaj, nuk ka asnjë nguti objektive. Atëherë, ku e kanë hallin Mustafa e Hoti, të cilët po merakosën aq shumë. Mos, vallë, janë alergjikë ndaj Vjosës, si luftëtare e dëshmuar për demokraci?! Mendësi primitive e provinciale, të lënduar në sedër, ngaqë Vjosa i denoncoi për mungesë legjitimiteti, në drejtimin e LDK-së.
     Lista emërore, prej 9 (nëntë) të lakuarëve për president, e sjellur në ekranin e TV Dukagjini, nga moderatori Ermal Panduri, është vlerësuar me notën zero, nga shumica absolute e shqiptarëve. Pa hyrë në detaje, po sjellim vetëm ndoca fakte rrënqethëse për kandidatët e listuar.
     Dy pretendentët ambiciozë të këtij posti kulmor shtetëror, Haradinaj dhe Mustafa, bartin mëkatin e madh  të abuzimit, deri në shkatërrim të buxhetit afatgjatë, në dekada, të Kosovës.
     1) Ramush Haradinaj, duke deklaruar se “Kosova ka pasur edhe më shumë se 60 mijë ushtarë dhe duhet të paguhen, madje, përjetshëm, si “veteranë”, u kuptua si thirrje publike, për falsifikime të “Dëshmisë të Veteranit”. Qëllimi ishte klientela e anëtarësisë të përhershme partiake-elektorale dhe përfitimi material i “komandantëve”, nga shitjet masive të “dëshmive të veteranit!”
     2) Kreu i PDK-së, Veseli, me qëllim të rrëzimit të qeverisë të suksesshme Mustafa, nxiti xhokerën e saj, OVL të UÇK-së, për ta kërcënuar kryeministrin Isa Mustafa, me protesta: “Ose paratë e veteranëve, ose largohu nga qeverisja!” I eturi për pushtet, i stazhionuar në dekada në kulltukun e zyrtarit të lartë, në vend që ta refuzonte dinjitetshëm dhe me përbuzje kërcënimin kriminal, të krerëve banditër të OVL-së, ai zgjodhi zvarritjen kulltukore. Dhe, Isa kryeministri, pa asnjë verifikim paraprak, aprovoi, madje, në plotni listën fatale të shumë mijëra “veteranëve”, në kuotën e katërfishit  të falsifikuar, të rrejshëm!
     Sipas një përllogaritje të bërë, janë abuzuar 89 milionë euro për “veteranët” e rrejshëm!  Dhe, nëse vazhdonë kjo zhvatje e paligjshme e buxhetit shtetëror, do të arrijë shifrën miliardshe! Po të kemi parasysh se, dikur, shitësi, në një shitore, i cili mbyllte llogarinë vjetore, qoftë edhe me 400 marka gjermane, të munguara në arkën e shtetit, dënohej më 4 (katër) vjetë burg. Mendoni dënimin që do ta meritonin Haradinaj e Mustafa, për shumë milionat e eurove të abuzuara?! Dhe, megjithatë, pacipshëm, kërkojnë postin e Presidentit, në vend që të shporrën nga jeta politike, duke i lënë në frymëmarrjen e lirë partitë e ngulfatura nga ata.
     Sa janë të pranueshme fytyrat e tjera të kësaj liste, tashmë, të bëra publike, për president të vendit, lë t`iu referohemi mediave, përgjatë këtyre dy dekadave. Nuk kanë lënë gjë pa shpifur, për ta denigruar Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-në e Tij. Dhe, kur dihet se shumica absolute e shqiptarëve të kudondodhur, vazhdojnë ta kenë lider shpirtëror Rugovën, emërimi i ndonjërit syrësh president, do të ishte provokim i skajshëm dhe përdhosje jo vetëm e Kosovës, por, edhe e shqiptarëve mbarë. Veç kësaj, këta kanë ngritur dollira dhe kanë zbrazur shampanjë, pas çdo atentati të bërë ndaj ushtarakëve FARK-istë të Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së.
     Në mes të përmendurëve, për Presidentitn e Kosovës, është edhe një zonjë emërmirë. Por, faktet flasin për angazhimin e saj enorme, për ta bërë Hashimin nobelist si dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale. Përveç personaliteteve amerikane, në nismën e turpshme kundër dejtësisë, si në kor, janë bashkuar: Lobi Shqiptar-Amerikan; Shoqata Vatra; Liga Qytetare Shqiptare; Batalioni Atlantiku!
     Për këtë organizim lobimi, meritore e dorës së parë, padyshim, është edhe ajo, që një kryetar partie e quajti, faktueshëm, “ambasadore e Hashimit!” Lobimi ishte aq i madh dhe dizinformativ, panegjerik, në favor të Hashimit, sa që një zyrtar epror e quajti atë “Washington të Kosovës!” Por, administrata amerikane, nuk heziton, për ta pranuar fajin e bërë, për vlerësimin paushall. Dhe, reagoi ndryshe, duke dhënë edhe arsyet e kësaj lajthitjeje, krahasimi fatal, thjeshtë, lobimi dizinformues!
     Grupimi i këtyre organizmave, në luftën kundër Gjykatës Speciale, i kompromenton ato skajshëm dhe humbasin kredibilitetin, besueshmërinë dhe seriozitetin, në sytë e Administratës Amerikane, e cila ka dëshmuar vendosmërinë, për ta bërë drejtësinë e mirëfilltë, e cila i ka munguar vendit, që nga çlirimi i Kosovës nga NATO-pakti.
 Po kaq kompromentues janë edhe të gjithë tellallët kundër drejtësisë, në sytë e shumicës absolute të shqiptarëve. Sipas të gjitha sondazheve, hulumtimeve anketore në opinion, tej 85 % e mbështesin Gjykatën Speciale, si shansi i fundit, për ta gjykuar krimin dhe kriminelët, të cilët e kanë përgjakur Kosovën, me gjakun e bijëve të përzgjedhur të këtij vendi.
     Të akuzuarit aktual në Hagë, në paraqitjen e tyre të parë, ishin serbezë dhe besonin në pafajësinë e tyre. Avokatët famozë botërorë të tyre, janë mbrojtësit e sigurtë, kundër çdo padrejtësie, që mund të tentohet të bëhet ndaj tyre. Andaj, nuk kanë nevojë për asnjë mbështetje apo mbrojtje të horrakëve, dallkaukëve, hipokritëve, të cilët dje shanin e sot lavdërojnë!
     Ndërkohë që, qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma, ende nuk ka arritur ta kalojë ligjin për rimëkëmbjen ekonomike në kohë Pandemike, e  ka rrokur “sikleti” për zgjedhjen e presidentit, me synimin e vetëm për t`ia zgjatur jetën një qeverisjeje, tërësisht, të paligjshme. Kryeministri Hoti, në vend që të përgaditët për zgjedhjet e pranverës, siç po bëjnë të tjerët, për Hoti-2, i bashkohet intrigimeve dhe pazareve të pista të shefit të tij partiak, Mustafa. Ky i fundit po synon përsëritjen e skenarit të mëparshëm, kur dy krerë banditër partiakë, imponojnë popullit një president-kryebandit!
     LDK-ja, anëtarësia, strukturat e partisë, në veçanti, deputetët, duhet ta stopojnë këdo që ka shitur shpirtin ke djalli. Ka ardhur koha ta kundërshtojnë fuqishëm maskaradën zgjedhore të presidentit me pazarllëk partiak. Shqiptarët e Kosovës duhet ta refuzojnë, madje, zëshëm, zgjedhjen banditeske të presidentit, siç veproi, vite më parë, PDK-LDK, përkatësisht, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Presidenti duhet të zgjidhet me votën popullore.
     Drithërima e një populli, për pesë vjet radhazi, nga një president i shantazhuar dhe nën akuzë, e katandisi Republikën e Kosovës, deri në prag të zhbërjes të sovranitetit të saj. Mjerim!

Send this to a friend