Gëzim Zilja, ish kryetari i bashkisë së Vlorës, ish deputet i PD, publicist dhe figurë e respektuar ka shkruar në rrjetin social si më poshtë:
“Mbathja sa nuk është vonë zoti Kryeministër!
Zoti Kryeministër!
Kurrizos gungën ia drejton vetëm varri.
Kurrë soji jot nuk heq dorë nga pushteti nëse populli nuk të merr zvarrë me gjithë shpurën tënde.
Prandaj mbathja sa kjo nuk ka ndodhur ende!
Me atë ekip servilash, rrypash, hajdutësh e baxhellash, Shqipëria po shkon drejt braktisjes nga njerëzit dhe shkatërrimit ekonomik!
Burgu ju pret, të dridhet e spërdridhet Balluku, në burg do shkojë
dhe pas saj rradhën e ke ti!
Keni hyrë në gjynah me këtë popull të varfër e të mjerë, që i dhimbset drurit dhe gurit por jo ty!
Ke kaluar çdo kufi me veprimet e tua!
Fundi jot është i afërt dhe i sigurt.
Mbathja më mirë sa revolta nuk ka mberritur ne Surrel, e nuk të ka ardhur ende fletë arresti!