VOAL

VOAL

Gërvalla pas vendimit për targa: Tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë

September 21, 2021

Komentet

Dritan Zagani: “E verteta sado te zhytet, kurre nuk mbytet” (video)

“E verteta sado te zhytet, kurre nuk mbytet”
Ja pra qe edhe krisma paska pasur, biles qenkan degjuar edhe pertej detit…😂😂 me ç’fare po duket edhe ndonje “gjyle” e madhe do plasi se shpejti 😉.
P.s..nje falenderim të veçante per gazetarin qe me ne fund ia doli te beje punen e tije fisnike per zbardhjen e te vërtetave deri ne fund.

‘Sunday Express’: Si po trafikohen nga Britania në Shqipëri paratë e pista të drogës

Policia britanike vëren se paratë që mendohet se krijohen nga bandat e kokainës dhe kanabisit, po zhvendosen jashtë Britanisë me furgonë për t’u pastruar në prona dhe biznese. Një investigim i gazetës britanike “Sunday Express” zbuloi se 4 anëtarë të dyshuar të një grupi të krimit të organizuar, të përfshirë në kontrabandën e parave të pista nga Britania në Shqipëri ishin arrestuan vetëm këtë muaj.

Një zëdhënës i NCA tha se “oficerët besojnë se grupi operon nën maskën e një kompanie korrierësh legjitimë”.

Më 13 prill, një shtetas shqiptar, 48 vjeç, u arrestua në Dover kur në automjetin e tij iu sekuestruan 200 mijë £ në kartëmonedha. Në të njëjtën ditë, dy burra, të moshave 34 dhe 22 vjeç, si dhe një 17-vjeçar u arrestuan në Tottenham Hale, në veri të Londrës, kur u sekuestruan rreth 150 mijë £ para të thata.
Hetimi kishte filluar në shkurt 2022 pasi zyrtarët e Forcave Kufitare ndaluan një shtetas shqiptar në tunelin e Kanalit të La Manshit. Brenda furgonit të tij, me destinacion kryeqytetin shqiptar Tiranën, oficerët gjetën 390 mijë £ ndërsa 150 mijë £ të tjera u gjetën në shtëpinë e tij në Haringey. Investigimi i “Sunday Express” zbuloi se praktika e përdorimit të firmave të korrierëve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për të lëvizur para të padeklaruara është goxha e përhapur.

Në maj të vitit 2021, policia shqiptare sekuestroi 123 mijë £ të fshehura në një furgon Mercedes të dërguar nga kompania “Sihana Transport” me qendër në Luton, i cili lëvizte mallra të ligjshme.
Bandat shqiptare të krimit po përdorin firma korrierësh të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar për të transportuar pakot e parave në atdheun e tyre. Paratë që mendohet se në disa raste janë gjeneruar nga organizatat e kokainës dhe shtëpive të barit po zhvendosen nga Britania me furgona për t’u pastruar në prona dhe biznese.

Investigimi i “Sunday Express” zbuloi se korrierë të regjistruar në “Companies House” drejtohen nga disa nga shtetas shqiptarë të cilët reklamojnë në rrjetet sociale se transportojnë sende të ligjshme mes dy vendeve, siç mund të jenë mobiljet. Në disa raste ata janë përfshirë në dërgimin e parave cash të padeklaruara dhe të paktën një rast u gjetën edhe armë zjarri. Javën e kaluar kjo gazetë zbuloi se gjigantët e mediave sociale po ndihmojnë në nxitjen e një fluksi punonjësish shqiptarë të drogës të promovojnë një mënyrë jetese kriminale.

Shoferi Olsi Sefolli, 24 vjeç, u arrestua pasi nga skanimi me rreze X i furgonit të tij u gjetën të fshehura 10 pako me para. Sefolli nga Durrësi (Shqipëri) mohoi në polici të kishte dijeni për to. Ai tha se e kishte marrë furgonin në portin e Ankonës në Itali nga një tjetër shofer i ardhur nga Britania e Madhe. Gjatë gjykimit të tij, kushëriri i Olsit, Guxim Sefolli, 30 vjeç, nga Lutoni, i cili zotëron “Sihana Transport”, dëshmoi duke pranuar se ishte ai që kishte fshehur paratë në furgon pa dijeninë e dy shoferëve. Ai tha se paratë ishin për të blerë një apartament në Vlorë.

Ai mohoi se ishin të ardhura kriminale dhe tha se ishin kursimet e tij të fituara në mënyrë legjitime nga viti 2017 e më pas, por edhe të bëra me punë të zezë në ndërtim që nga ardhja e tij në Mbretërinë e Bashkuar nga 2010 deri në 2017. Guximi nuk u përball me asnjë sanksion, por Olsi u shpall fajtor për mosdeklarim të ardhurash dhe u dënua me 9 muaj burg me kusht.

E njëjta firmë u vu në vëmendjen e policisë shqiptare në prill të vitit të kaluar kur në një furgon në saj në Portin e Durrësit u gjetën 8 pistoleta dhe municione luftarake. Raportimet në Shqipëri përmendën Guxim Sefollin si pronar të furgonit dhe thanë se ngarkesa ishte nisur për në Angli.

Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) kërkoi mbështetje nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për të hetuar rastin dhe forcat shqiptare thanë se drejtuesi i furgonit mbetet nën hetim. Guxim Sefolli është kontaktuar për një koment përmes një faqeje në Facebook për firmën e korrierëve, e cila që atëherë ka ndryshuar emrin.

“Një klient përdori kompaninë time për të sjellë disa tavolina nga Shqipëria dhe fshehu këto armë pa dijeninë time. Sapo e zbulova këtë, bëra një kallëzim në stacionin e policisë lokale dhe më vonë inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar më pyeti për detaje dhe unë dhashë gjithçka” – tha ai për armët.

Ai tha se emri i tij në Shqipëri në lidhje me të dyja rastet kishte ndikuar në reputacionin e tij ndaj dhe ai është zhvendosur në profesione të tjera. Në një rast tjetër, u gjetën 225 mijë £ në rezervuarin e karburantit të një furgoni Mercedes të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar në portin italian të Barit në shkurt 2021.

“Këto automjete e bëjnë udhëtimin çdo javë. Ka një rrjet të mirëorganizuar” – tha një zëdhënës i doganës italiane në atë kohë. “NCA nuk konfirmon ose mohon në mënyrë rutinore hetimet” – tha një zëdhënës i NCA.

Nga kontrollet e mediave online nga gazeta janë gjetur 28 kompani të regjistruara në Britaninë e Madhe, të specializuara në transportin e rrobave, mobiljeve apo sendeve të tjera nga qytete të ndryshme drejt Shqipërisë. “Brenda komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dihet mirë se disa nga këto firma nxjerrin para kontrabandë jashtë vendit” – tha një burim shqiptar.

“Forca Kufitare është e vendosur në përpjekjet e saj për të zbuluar dhe konfiskuar mallra të dëmshme ose para të padeklaruara” – tha një zëdhënës i Zyrës së Ministrisë së Brendshme. ©Marrë nga Sunday Express sn

ANSA: Agaçi ish-avokat i trafikantëve të drogës nga Tirana tentoi korruptimin e kreut të intepolit Romë

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem dhe me rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohet nga një sipërmarrës i njohur italian, i cili pretendon se Tirana i ka borxhe.

Gjithashtu, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi.

Sekretar i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, njëkohësisht në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës.

Këto e më shumë do të zbulohen dhe mbështeten mbrëmjen e sotme (e diele 21 prill) në orën 21:00 në Rai 3 në emisionin ‘Report’, në një investigim të realizuar nga gazetari GiorgioMottola i cili flet edhe për disa çështje ligjore të ministres Daniela Santanché, e cila ka nënshkruar edhe ajo njëmarrëveshje me Tiranën.

‘Report’ ka investiguar mbi operacionin e emigrantëve në Shqipëri dhe ka zbuluar‘një seri të gjatë mospërputhjesh’. Nga dokumentet e konsultuara del se krahasuar me 36 mijë emigrantë të parashikuar nga Meloni, dy qendrat e pritjes shqiptare do të presin maksimumi 2822 emigrantë, duke qenë se kapaciteti maksimal është më pak se një mijë persona.

Dhe kostot tashmë janë jashtë kontrollit: ndërtimi i dy qendrave ka shkuar nga 35 milionë në 65 dhe rrezikon të rritet më tej duke qenë se afati i punimeve tashmë është shtyrë nga maji në prill. Kostot të cilat, siç del nga dokumentet e konsultuara nga ‘Report’, do të përballohen me shkurtime të rënda për Ministrinë e Universitetit, Mjedisit dhe Shëndetësisë (italiane).

Por ekziston edhe rreziku që një pjesë e parave të destinuara për Shqipërinë mund të përfundojnë duke përmbushur llogaritë e Francesco Becchetti, sipërmarrës i diskutueshëm, themelues i ‘Agon Channel’ dhe nip i ManlioCerroni sipërmarrës landfillesh.

Shqipëria u dënua me 135 milionë euro dëmshpërblim për biznesmenin italian (Becchetti), por nuk ka ndërmend ta paguajë. Dhe për këtë arsye ai gjeti një mënyrë të sekuestronte një pjesë të fondeve të destinuara për qeverinë e Tiranës (nga Italia, përmes paktit të emigrantëve).

‘Report’ ka zbuluar identitetin e njeriut kyç në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, ai është Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Ramës. Agaçi është një avokat i rëndësishëm shqiptar me zyrë edhe në Romë. Në të kaluarën, klientë të tij ishin disa nga bosët kryesorë të mafies shqiptare, të gjykuar në Itali.

Në vitin 2016, disa nga klientët e tij përfunduan në qendër të një polemike ligjore. Sipas asaj që kanë raportuar magjistratët italianë, shumë bosë të mafias shqiptare, të dënuar me 10 deri në 20 vjet në Itali, u ekstraduan shumë lehtë në Shqipëri, ku pasi mbërritën ata vuanin dënime shumë më të ulëta ose madje u liruan nga burgu sipas ‘Report’.

Avokati Agaçi zë një nga postet qendrore të qeverisë Rama, si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Kur Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri këtë verë për të diskutuar detajet e marrëveshjes për emigrantët, ai ishte gjithashtu i pranishëm, përkrah Edi Ramës dhe kryeministres italiane.

‘Raport’njofton: ‘Agaçi ka qenë konsulent i kreut të ‘Interpol’, Gjeneral Lisi, oficer ndërlidhës mes Tiranës dhe Romës, në luftën kundër trafikut të drogës. Lisi duhej të menaxhonte një operacion pasurish të paluajtshme që kishte të bënte me zotërimin e disa tokave për fondacionin e tij dhe iu drejtua avokatit Agaçi i cili e vuri në kontakt me një ‘prestanome’që quhet Artur Sheu, kreu i trafikantëve të drogës në kontakt me ‘CosaNostra’ dhe ‘SacraCoronaUnita’.

Lisi ka deklaruar për ‘Report’ se nuk e dinte kush ishte Sheu dhe se kishte besim tek Agaçi.

Edhe Rama dhe qeveria jonë i besuan Agaçit.Ishte ai që në rolin e këshilltarit ligjor të Ramës, ndoqi në emër të qeverisë shqiptare ankesën e paraqitur nga opozita në Gjykatën Kushtetuese shqiptare në lidhje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, që mund të bllokonte gjithçka.

Agaçi shpëtoi milion investime që do të mbërrijnë nga Italia në Shqipëri. (Po flasim për rreth një miliard euro në 5 vjet). sn

Berisha flet për RAI 3 nga arresti shtëpiak: Nuk akuzohem për korrupsion, jam nën hetim për arsye politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për median shtetërore italiane, RAI, në një dokumentar investigativ rreth marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Berisha ka theksuar në intervistë se ndodhet në arrest politik.

Më tej, ai ka folur për marrëveshjen për refugjatët për të cilën ka thënë se e ka kundërshtuar për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Pjesë nga intervista:

Po. Jam në një arrest shtëpie për proces totalisht politik. Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, por jam vënë nën hetim, por për arsye politike, për frikën që Edi Rama ka nga rikthimi i Sali Berishës dhe që ka adoptuar këto masa”. Janë këto fjalët që lideri demokrat, Sali Berisha, tha në emisionin “Report” të RAI 3 dhe që trajtoi çështjen e marrëveshjes Rama – Meloni për emigrantët.

***

Dokumentari ngriti shqetësimin se milionat e hedhura nga qeveria italiane mund të shkojnë dëm pasi nëse opozita vjen në pushtet ajo nuk do ta rinovojë marrëveshjen pas 5 vitesh kur edhe skadon.

E kam kundërshtuar këtë marrëveshje për problemin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të pranosh që policë shqiptarë apo italianë janë gardianë të të drejtave të njeriut. Jo. Këto kampe duhet të ishin mbikëqyrur nga parlamentar, nga OKB-ja… Qeveria ime nuk do ta pranojë këtë marrëveshje. Ndoshta qeveria italiane nuk është e lumtur me këtë, por kjo duhet sqaruar” – thotë Berisha.bw

RAI 3 zbërthen paktin Rama-Meloni për refugjatët: Kush është personi kyç i marrëveshjes! Mafia shqiptare ka njerëz në institucionet shtetërore, kushtëzojnë veprimet e…

Emisioni investigativ “Report” të RAI 3 trajtoi mbrëmjen e së dielës marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve. Në investigimin e RAI-it u shfaq Engjëll Agaçi si personi kyç i kësaj marrëveshje mes dy kryeministrave, marrëveshje e cila nuk ka patur transparencën e duhur nga asnjëra palë.

Media italiane e ka cilësuar Agaçin si ish-avokat i narkotrafikantëve dhe person që ka tentuar të korruptojë kreun e interpolit të Romës.

Por gazetari Giorgio Mottola ka shkuar edhe më tej gjatë emisionit duke u ndalur në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai është ndalur edhe tek akuzat që i janë bërë Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama nga opozita.

“Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë.

Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore” – thuhet në dokumentin e emisionit “Report” të RAI 3 që ka publikuar edhe fotot e Olsi Ramës.

Pas akuzave të përfaqësuesve të opozitës, vetë Olsi Rama si dhe kryeministri Edi Rama i mohuan akuzat duke paralajmëruar një padi për shpifje në gjykatë për Gazment Bardhin.

“Pavarësisht rasteve të veçanta, në dekadën e fundit që i përket kohës së qeverisjes Rama, mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi, citohet” – në reportazhin e RAI 3.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta.

Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine” – thotë Nicola Gratteri prokuror i Napolit.

Në reportazh thuhet se Shqipëria renditet nga Transparency International si një nga vendet më të korruptuara në Europë. Një rekord i trishtë i mbajtur prej disa dekadash. Gazetari kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, kryeministri Edi Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhjeje mes prokurorisë italiane të anti-mafias dhe prokurorisë shqiptare.

“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë. Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë” – thotë Mandoi.bw

Po lejojmë që paraja e pisët të na orientojë të ardhmen politike, ekonomike e institucionale Nga Alba Kepi

Kam kundërshtuar sa mundem me analizën e profesionin tim Paktin Meloni-Rama duke e konsideruar qysh në firmën e tij më 6 nëntor 2023 një reklamë elektorale të KM Italiane në zgjedhjet Europiane të qershorit 2024 e një reklamë internacionale për KM shqiptar.

Përtej antiligjshmërisë së ekstraterritorialitetit të një projekti të tillë në një territor shqiptar, e përtej pabesisë që u bëhet emigrantëve që nisen në varka vdekje me të vetmen shpresë për të mbërritur në një territor BE, (e jo në Shqipëri), ky Pakt do të lulëzojë grupet kriminale shqiptare e biznesin e tyre në trafikun e qënieve njerëzore.

Kjo foto êshtë kopertina e kronikës speciale të Report që do të transmetohet sonte në Rai3.

Në kronikën e sotme zbardhet dhe roli i një ish avokati të narkotrafikantëve të Tiranës e aktualisht brenda oborrit të Ramës. (besoj se e dini kush është)

Qartë kjo kopertinë shpreh se nuk do jenë qëndra hotspot (kampe) por një spot- reklamë e Melonit për në votën e PE.

Ndërsa në Itali çdo detaj i këtij Pakti zbardhet e analizohet me seriozitetin maksimal të opozitës, në Shqipëri ka një reagim të vakët sa absurd.

Po lejojmë një gabim e një përsëritje të historisë që favorizoi në të shkuarën fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare e që sot kanë evoluar në njê sofistikim të korrupsionit në çdo nivel e të mafiozëve që orientojnë ekonominë, politikën dhe votën.

Po lejojmë të na orientojë të ardhmen politike, ekonomike e institucionale paraja e pisët fituar mbi lëkurën e emigrantëve.

Mund të jetë art pop i teksti që thotë "HoT HOTSPOT SPOT ALBANESE"

Dritan Zagani: Piktor i lodhur që po i del boja më shpejt se parashikimi – Mos e humbisni ora 20.45 te RAI 3:

Ish oficeri i antidrogës azilant politik në Zvicër lajmëroi në rrjetin social:
“Mos e humbisni pa e parë te dielen ne 0ra 20.45 te RAI 3;
Ju siguroj qe ka “surpriza” te bukura qe lidhin fort mafien politike Italiane me Rilindjen dhe liderin tone te ndritur, perhere e me shume edhe nderkombetarisht 😉.
Piktor i lodhur qe po I del boja me shpejt se parashikimi.”

 

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët: kostot e zbatimit të projektit po rriten.

Më 15 shkurt të vitit të kaluar, Senati miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve.

“Shqipëria do t’i japë Italisë mundësinë që të përdorë disa zona të territorit shqiptar në të cilat Italia do të mund të ndërtojë me shpenzimet e saj, nën juridiksionin e saj, dy struktura ku mund të ngrihen qendra për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm”,  njoftoi deri në nëntor 2023 kryeministrja Giorgia Meloni pas takimit në Palazzo Chigi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Zbarkimi i emigrantëve do të bëhet në portin e vogël shqiptar të Shëngjinit, brenda të cilit do të ndërtohet hotspot-i italian, një qendër për pritjen dhe ndarjen fillestare të emigrantëve.

“Ne mund të dimë se cilat janë vlerësimet e buxhetit të qeverisë: në pesë vjet po flasim për 650 milionë,” shpjegon @openpolis.

Në vlerësimet fillestare të paraqitura në parlament për projektin dhjetorin e kaluar, ishin parashikuar gjithsej 39 milionë euro.

Në tre muaj shifra tashmë është pothuajse dyfishuar. Qeveria me një amendament marsin e kaluar e ngriti atë në 65 milionë euro. Dhe kështu 650 milionë eurot e buxhetuara fillimisht janë bërë tashmë 825 milionë euro. Ne i kërkuam ministrit të Brendshëm Piantedosi shpjegime në lidhje me këtë. Për temën do të flasim në #Raport të dielën në orën 20:55 në #Rai

“Njeriu kyç i Paktit Itali-Shqipëri, një ish-avokat i narkotrafikantëve”- La Repubblica zbardh prapaskenat

Gazeta e njohur italiane La Repubblica ka shkruar një artikull për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ku zbardh edhe shumë prapaskena. Sipas artikullit të bërë publik nga media përtej Adriatikut, njeriu kyç i Paktit Itali-Shqipëri është një ish-avokat i narko-trafikantëve, për të cilin thuhet se ka qenë “në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”.

“Agaçi është një avokat i rëndësishëm shqiptar me zyrë edhe në Romë. Në të kaluarën, klientë të tij ishin disa nga bosët kryesorë të mafies shqiptare, të gjykuar në Itali. Në vitin 2016, disa nga klientët e tij përfunduan në qendër të një polemike ligjore. Sipas asaj që raportuan magjistratët italianë, shumë bosë të mafias shqiptare, të dënuar me dënime nga 10 deri në 20 vjet në Itali, u ekstraduan shumë lehtë në Shqipëri, ku pasi mbërritën atje, vuanin dënime shumë më të ulëta ose madje u liruan fare nga burgu.

Avokati Agaçi ka një nga postet qendrore të qeverisë Rama, si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Kur Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri këtë verë, për të diskutuar detajet e marrëveshjes për emigrantët, ai ishte gjithmonë i pranishëm, përkrah Edi Ramës dhe kryeministres italiane”, thuhet në artikull.

Shkrimi i La Repubblica:

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem dhe me rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohet nga një sipërmarrës i njohur italian, i cili mburret me kredi në Tiranë. Por mbi të gjitha, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni do të ishte Enjell Agaci, “sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”. Diçka e tillë do të zbulohet dhe mbështetet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Rai Tre Report, në një investigim nga gazetari Giorgio Mottola i cili flet edhe për çështjet ligjore të ministres Daniela Santanché, e cila ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Tiranën.

Raporti bëri llogaritjen e operacionit të emigrantëve në Shqipëri dhe zbuloi “një seri mospërputhjesh”. Nga dokumentet e konsultuara del se krahasuar me 36 mijë emigrantë të parashikuar nga Meloni, dy qendrat e pritjes shqiptare do të presin maksimumi 2822 emigrantë, duke qenë se kapaciteti maksimal është më pak se një mijë persona. Dhe kostot tashmë janë jashtë kontrollit: ndërtimi i dy qendrave ka shkuar nga 35 milionë në 65 dhe rrezikon të rritet më tej duke qenë se afati i punimeve tashmë është shtyrë nga maji në prill. Kostot të cilat, siç del nga dokumentet e konsultuara nga raporti, do të përballohen me shkurtime të rënda për Ministrinë e Universitetit, Mjedisit dhe Shëndetësisë.

Por ekziston edhe rreziku që një pjesë e parave të destinuara për Shqipërinë mund të përfundojnë duke fryrë llogaritë e Francesco Becchettit, nipi i diskutueshëm sipërmarrës i ras-ve të landfilleve Manlio Cerroni, themeluesi i Agon Channel. Shqipëria u dënua me 135 milionë euro dëmshpërblim për biznesmenin italian, por nuk ka ndërmend ta paguajë. Dhe për këtë arsye ai vendosi të sekuestronte në mënyrë parandaluese një pjesë të fondeve të destinuara për qeverinë e Tiranës. Por, raporti zbulon edhe identitetin e njeriut kyç në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë: Enjell Agaci, sekretari i Ramës.

Agaci është një avokat i rëndësishëm shqiptar me zyrë edhe në Romë. Në të kaluarën, klientë të tij ishin edhe disa nga bosët kryesorë të mafies shqiptare, të gjykuar në Itali. Në vitin 2016, disa nga klientët e tij përfunduan në qendër të një polemike ligjore. “Sipas asaj që raportuan magjistratët italianë, shumë bosë të mafias shqiptare, të dënuar me dënime nga 10 deri në 20 vjet në Itali, u ekstraduan shumë lehtë në Shqipëri, ku pasi mbërritën ata vuanin dënime shumë më të ulëta ose madje u liruan nga burgu. Sipas raportit, avokati Agaci zë një nga postet qendrore të qeverisë Rama, si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Kur Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri këtë verë për të diskutuar detajet e marrëveshjes për emigrantët, ai ishte gjithashtu i pranishëm, përkrah Edi Ramës dhe kryeministrit italian.

Raporti përfundon: “Agaci ka qenë konsulent i kreut të Interpol General Lisi, oficer ndërlidhës mes Tiranës dhe Romës, në luftën kundër trafikut të drogës. Lisi duhej të menaxhonte një operacion pronash të paluajtshëm që kishte të bënte me zotërimin e disa tokave për fondacionin e tij dhe iu drejtua avokatit Agaci i cili e vuri në kontakt me një frontmen të Artur Shehut, kreu i trafikantëve të drogës në kontakt me Cosa Nostra dhe Sacra Corona Unita, Lisi na tha se nuk e dinte kush ishte Shheu dhe se kishte besim tek Agaci. Edhe Rama dhe qeveria jonë i besuan Agacit, ishte ai që në rolin e këshilltarit ligjor të Ramës, ndoqi në emër të qeverisë shqiptare ankesën e paraqitur nga opozita në Gjykatën Kushtetuese shqiptare në lidhje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Agaci shpëtoi investimet milionere nga Italia që do të mbërrijnë në Shqipëri. Po flasim për rreth një miliard euro në 5 vjet”.

Raporti i kësaj mbrëmjeje më në fund do t’i kthehet ngjarjeve të Daniela Santanchè.

(balkanweb)

Ta çojmë në vend amanetin e të parëve!- Nga Florim Zeqa

Një muaj pas përfundimit të luftës, me të hyrë në oborrin e shtëpisë, e gjeta gjithçka shkrumb e hi, të tre shtëpitë që i kishim ishin djegur e rrënuar gati në themel përveq Magjjes së mbushur me miell. Familjarët i gjeta nën një dhomë të vogël të mbuluar me një tendë plastike. Shtëpitë e rrënuara më dukeshin sikurse rrokaqiejt e perëndimit. Natën e parë të gjumit në dhomën e vogël me familjarët nuk do ta harrojë sa të jemë gjallë. Edhe pse gjatë natës Minjët kalonin nëpër fytyrën time, fillova t’i dua edhe ata që na shoqëronin ditën dhe natën, brenda dhe jashtë dhomës në oborr! Kështu rifillojë jeta nën gërmadha me shpresa të mëdha për ardhmëri në shtetin e lirë!

 

Nga shpresat në iluzione dhe zhgënjim të madh

 

E fillova shkrimin me këtë rrëfim të shkurtër personal, në të cilin mund ta gjejnë vetën shumica e mërgimtarëve që i kanë vizituar familjarët e tyre për herë të parë pas përfundimit të luftës.

Edhe në ato rrethana kur na mungonte gjithçka, i kishim të gjitha, pasi e kishim shpresën e madhe dhe besimin e fuqishëm për një të nesërme më të mirë në shtetin e Kosovës së lirë dhe të pavarur!

Vitet e para pas çlirimit shpresat për jetë në Kosovë ishin më të mëdha. Të gjithë sipas kushteve dhe mundësive filluan rindërtimin e shtëpive. Në zonat rurale filluan ta punojnë tokën dhe të merren me veprimtari bujqësore, blegtorale dhe afariste.

Mirëpo, pas ri-shpalljes së pavarësisë apo siq e parapelqejë ta quaj unë, të njohjes formale ndërkombëtare të Kosovës, filluan të ndryshojnë gjërat. Të parët që ndryshuan ishin politikanët, të cilët, në vend që të punonin më shumë për shtetin dhe mirëqenjen e qytetarëve e bën të kundërtën, filluan pasurimin marramendës mbi kurrizin e popullatës së varfër.

Si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik filluan të veniten shpresat e qytetarëve për jetë në vendin e tyre. Pra, shpresat u kthyen në iluzione dhe besimi në zhgënim të madh.

 

Largimi që po e varfëron dhe shëmton Kosovën e bukur

 

Sot, kur në Kosovën tonë jeta është përmirësuar dhe nuk është si më parë, me shtëpi të bukura dhe luksoze, me infrastrukturë rrugore, ujësjellës dhe kanalizime, rrjet të internetit në çdo cep të Kosovës, askush më nuk dëshiron të jetojë më në zonat rurale (fshatra) dhe jo vetëm!

Si pasojë e kësaj, fshatra të tëra janë boshatisur, shkollat kanë mbetur pa nxënës, diku-diku edhe janë mbyllur tërësisht, e sa të tjera janë proces të mbylljes!

Mirëpo, i njëjti fat është duke i përcjellur edhe zonat urbane apo qytetet, ku lagje të tëra kanë mbetur pa të rinjë, pa nxënës dhe fëmijë, pasi të gjithë me prindërit e tyre kanë ikur në perëndim!

 

Kthimi në vendlindje domosdoshmëri e kohës

 

Mendoj që është i mundur dhe i domosdoshëm kthimi në vendlindje. Meqenëse klasa politike pa dallim pushtet dhe opozitë as që kanë plan dhe projekt për kthimin e të larguarve nga vendlindja, këtë barrë duhet ta marrin mbi supet e tyre intelektualët e mërgatës sonë, me organizimin e fushatave vetëdijësuese për kthimin e të rinjëve nga mërgata në vendin e tyre të lindjes.

Ashtu siq u kthye popullata pas lufte për të rifilluar jetën si feniksi mbi gërmadhat e shtëpive të djegura, tani është më i lehtë kthimi në shtëpitë e bukura dhe luksoze. Mjafton vetëm iniciativa dhe vullneti i mirë me dashuri të pastër ndaj atdheut siq e don fëmiu nënën e vet.

Të parët që duhet të kthehen janë shtresat intelektuale duke iu dhënë shembuj konkret gjeneratave të reja, por edhe duke filluar organizimin e jetës shoqërore dhe politike për ta larguar nga skena këtë klasë të dështuar kusarësh politik.

 

Këtë shkrim dëshirojë që ta mbylli me poezinë time të shkruar tre vite më parë, e cila thërret si kushtrim për kthim në vendlindje dhe për ta çuar në vend amanetin e të parëve tonë për t’i dalur zot tokës së lashtë Iliro-Dardane, që është edhe amanet i dëshmorëve të lirisë.

 

Të kroi i fshatit tim

 

Ç’mallje dhe nostalgji,

meditim dhe dashuri,

për kohën e kaluar,

plot ëndërra për ardhmëri.

 

Kur ishim të rinjë,

tek kroi i fshatit,

loznim dhe këndonim,

për ditët e mira,

që i prisnim të vijnë.

 

Në ditët me vapë,

me ujin e kulluar të kroit,

që buronte nga thellësia e tokës,

freskonim shpirtin e dëlirë.

 

Pushtimi i egër barbarë,

na i prishi ëndërrat rinore,

na ndërroi rrjedhën e jetës,

largë trungut stërgjyshor.

 

Edhe pse ne largë,

të tretur n’dhe të huaj,

kroi asnjëherë nuk u ndal,

vazhdoj rrjedhen e tij.

 

Qëndroi besnik,

në trungun e lashtë,

për t’na kujtuar,

amanetin e të parëve,

për kthim n’vendlindje.

 

Uji i kroit të fshatit,

më dha forcë dhe energji,

për t’u kthyer,

shpejtë në atdhe.

 

Për të shijuar,

më të madhen pasuri,

ujin dhe bukën e embël,

në të bukurën Dardani.

Rezoluta e OKB-së për gjenocid në Srebernicë do të fundosë iluzionet e “ botës serbe”- Nga SKËNDER MULLIQI

Aleksander Vuqiq, Millorad Dodik, Daciq, Vulin,Sheshel, Nikoliq,si bartësitë e shovenizmit serbomadh në rajon, së bashku më Kishën Ortodokse Serbe, në menyrë sistematike po punojnë dhe nuk u penguan deri më tash sa duhet nga bota demokratike, për realizimin e idesë fashiste të “botës serbe”.Sigurishtë së kjo garniturë idioteske politike , është provokimi më i madh i paqës në Ballkan.Është turpëruese për Evropën dhe Amerikën të bisedojnë më klikën kriminale në pushtetin e Serbisë.Katë janë një turmë kriminelesh të luftës të mbushur më urrejtje patologjike ndaj popujve jo sllavë në Ballkan.Nuk bisedohet për paqe më njerëzit të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët më njerëzoren dhe civilizimin.Në qdo tubim të tyre ata po i lartësojnë kriminelët.Aleksander Vuqiqi më retorikën luftënxitëse po kthehet në vitet e luftës të ish-Jugosllavisë.Edhe nga qielli ekziston tashmë ndijesia e narracionit serb për luftë të re .Më paturpësinë më të madhe protagonistët e gjenocidit po tentojnë të bindin botën, së gjoja nuk ka pasur gjenocid në Srebernicë, e cila masakar ka shumë gjasa që më Rezolutën për gjenocid në OKB, ti fundos iluzionet për botën serbe . Populli serb deri sa mban në pushtet njerëzitë të cilët kan shkaktuar vrasje në masë të gjerë, dhe largime masovike, nuk mund tia heqin nga dera vetit fajësinë .Kur nuk pranohet fajësia për vrasje në Bosnje dhe në Kosovë, rezoluta në OKB bëhët e domosdoshme. Duhet kur jemi këtu më përshendetë gjestin e Maqedonisë Veriore, e cila është bërë bashkësponzoruese së bashku më Gjermaninë, Amerikën e shtete të tjera, e Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, e cila pritet të votohet më 2 maj.Këtyre shteteve duket së nuk ka gjasa ti bashkangjitet edhe Mali i Zi, i cili ka legjitimuar në pushtet protagonostet e politikës serbomadhe më ne kryekuvendarin Mandiq. Vuqiq dhe Dodik tashmë kan arritur në kulmin e të keqës, duke kërkuar luftë në rajon.Duket së ju ka ardhur fundi mashtrimeve dhe manipulimve këtyre gjakëpirësve të cilët Ballkanin po tentojnë ta kthejnë për tre dekada mbrapa.Barra e madhe mbi supe të popujve të rajonit, do të hiqej më shthurjën e kriminelëve të luftës .Mos përballja e Evropës më këtë të keqe , do të fusë rajonin por edhe Evropën në spiralën e rrezikshme për shpërthim të luftës, të cilën po e kërkojnë më ngulm Vuqiq dhe Putin.Heqja e këtyre zuzarve nga postet e larta të Serbisë, është e një rëndësie thelbesore për të biseduar dhe për të vendosur për prosperitetin dhe paqen shumë të luhatur në Ballkan.

RAI nën akuzë se është bërë “TeleMeloni”

Opozita dhe gazetarët denoncojnë censurën pasi u hoq nga programi monologu për fashizmin i shkrimtari Antonio Scurati.

VOAL- Në një periudhë tashmë plot tensione politike, Italia po përjeton një polemikë të re lidhur me menaxhimin e programeve të RAI-t, shërbimin publik radioteleviziv. Mbrëmë në RaiTre ishte planifikuar të transmetohej një monolog i shumëpritur i shkrimtarit të njohur Antonio Scurati, me fokus fashizmin. Por në mëngjes, çuditërisht prezantuesja Serena Bortone ka njoftuar anulimin  përmes rrjeteve sociale, pa dhënë shpjegime të menjëhershme.

Vendimi ngjalli menjëherë reagime nga opozita dhe disa gazetarë, të cilët ngritën akuza për censurë. Në përgjigje, RAI përjashtoi motivimet politike pas vendimit, në vend të kësaj duke përmendur arsye “të një natyre ekonomike dhe kontraktuale”, të lidhura me kompensim më të lartë se sa pritej. Pavarësisht mohimit zyrtar, koha e anulimit – ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak ditë deri në 25 prill, përvjetorin e çlirimit të Italisë nga nazifashizmi – dhe konteksti aktual politik kanë nxitur polemika të mëtejshme.

Polemika u intensifikua kur teksti i monologut të Scuratit u publikua në faqen e internetit Repubblica, duke zbuluar kritika të qarta ndaj Fratelli d’Italia, partia e kryeministres Giorgia Meloni, e akuzuar se nuk ishte distancuar në mënyrë adekuate nga e kaluara e saj neofashiste dhe se dëshiron të rishkruajë. histori. Më pas, ka qenë vetë kryeministrja që ka publikuar në Facebook tekstin e Scuratit, duke akuzuar të majtën për spekulime për këtë aferë.

Rasti ishte pjesë e një debati më të gjerë mbi trajtimin e barabartë në media përpara zgjedhjeve evropiane në qershor. Shumica në fakt propozoi që përfaqësuesit e qeverisë të mos zbatohen kushte të barabarta, duke u lejuar atyre paraqitje televizive pa kufizime kohore apo pa marrë në pyetje. Kjo shkaktoi tensione të mëtejshme, duke rezultuar në shpalljen e një greve nga sindikata e gazetarëve RAI.

E sulmuar në nivel politik, RAI është përballur edhe me probleme të menaxhimit të brendshëm. Pas lëvizjeve të fundit në konkurrencë të fytyrave të njohura si Fabio Fazio dhe Amadeus, dhe humbjes së konkurrencës në krahasim me Mediaset, imazhi i kompanisë duket i dobësuar. Megjithatë, asgjë në krahasim me akuzat për censurë dhe për t’u shndërruar, sipas kritikëve, në “Telemeloni”. rsi-eb

DOKUMENTET- Një tjetër aferë e Veliajt, po aq e madhe sa inceneratorët

Nga CNA.al

Çdo ditë që kalon, bëhen publike afera të tjera që rëndojnë mbi Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, që nuk pranon të dorëhiqet edhe pse është zhytur deri në fyt nga aferat kriminale dhe korruptive të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, të cilët ndodhen në burg.

Kontrata e mëposhtme është firmosur nga disa drejtorë të Erion Veliajt. Bashkia e Tiranës, në atë kohë, ka marrë përsipër që të bashkëpunojë me kompaninë e landfillit të Tiranës, kompaninë e inceneratorit që nuk ekziston, që ka marrë rreth 130 milionë euro në gati 7 vite nga shqiptarët e varfër për dherat.

Image

Afera e dherave është po aq korruptive sa ajo e landfillit dhe ndoshta më e madhe sesa dosja ‘5D’ e korrupsionit të disa drejtorëve, të cilët kishin zgjedhur t’i fitonin vetë tenderët që zhvilloheshin në Bashkinë e Tiranës. Kompania mori nga bashkia rreth 60 milionë euro, po kaq dyshohet shuma zyrtare nga dherat. Dikush pretendon se është shumë më tepër.

Image

Skema e vjedhjes me dherat

Në rastin e dherave ka një korrupsion në bashkëpunim. Shumë media, shumë gazetarë, raportuan në atë kohë që shpërndaheshin para me çanta, financohej propaganda në shërbim të korrupsionit.

Dherat ishin një qarkullim privat me privat dhe vjedhja me fatura ose jo dyshohet dhjetëra miliona euro.

Çdo ndërtues duhet të shkonte te kompania e landfillit të çonte dherat e punimeve që kryente. Pra, duhet të ishin të kontrolluara, vendi ku hidheshin ato, pas hapjes së gropave për ndërtim apo krijimit të mbetjeve nga prishja e një objekti, etj., etj.

Megjithëse ishte parashikuar në kontratën koncesionare, çmimi 29 euro për ton dhe asnjë pagesë tjetër, shpiket një çmim të dytë, një çmim për dherat. Dherat e mira, cilësore, me 4 euro/toni, të tjerat, diku te 10 euro/toni dhe pasi i çojnë në landfill për të marrë, për të bërë mbushje, apo për të përdorur dhe ripërdorur dherat e tua, duhet të shkoje t’i blije dherat që ti i kishe paguar më parë për t’i depozituar.

Por ky proces u shpik si një taksë e re për ndërtuesit që vlerën zyrtare e ka afërsisht rreth 60 milionë euro, pasi nuk dihen shumat e parave që kanë qarkulluar në të zezë. Minimalisht ekonomia informale në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare, shkon deri në 30 apo 40%. Pra minimalisht ajo që pritet nga dherat, në treg informal, të jetë rreth 25 milionë euro më shumë.

Ndoshta dhe më tepër, por le të marrim vetëm pjesën e shifrave zyrtare, të deklaruara nga kompania, e cila deklaron një xhiro diku te 20 deri në 25 milionë euro në 4-5 vitet e fundit, çka tregon qartë se duke hequr fondin e parave, të paguara nga qeveria shqiptare prej 10 milionë dollarësh dhe deri në 12 milionë dollarë në vit, pjesa tjetër e të ardhurave, është nga dherat dhe aktivitetet e tjera të landfillit.

Dherat, afera më e madhe se ‘5D’

Pra afera me dherat shkon mbi 60 milionë euro dhe kjo është me fakte dhe me shifra zyrtare të provuara, një aferë që fillon një taksë të dytë për ndërtuesit. Minimalisht që të miratohej një tarifë tjetër, si ajo e dherave, duhet që patjetër Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e Qarkut të Tiranës, t’i drejtoheshin ministrisë së linjës.

Por asnjë bashki nuk e ka bërë, Bashkia e Tiranës ka firmosur marrëveshje duke detyruar ndërtuesit t’i çonin dherat te landfilli, pa pasur më parë një studim tregu, një çmim të miratuar zyrtarisht, apo një kontratë të riparë dhe me një nen të ri të shtuar.

Të gjitha të dhënat kanë treguar se landfilli i Tiranës, në një xhiro totale në 30 vite mund të shkonte rreth 1 miliard euro. Kjo sipas statistikave, të dhënave zyrtare, shtesës së të ardhurave që iu bënë landfillit me futjen e bashkive të Qarkut Durrës, apo edhe angazhimi i bashkive të tjera të Qarkut të Tiranës, por kryesorja ishte Bashkia e Tiranës, Erion Veliaj që me kontratën e dherave, i dyfishoi të ardhurat kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Këtë e bëri me një kontratë, më një marrëveshje formale në shkelje të ligjit, por shumat me të cilat u dëmtua biznesi privat, u dëmtuan xhepat e qytetarëve shkojnë mbi 60 milionë euro. Kjo është vetëm shifra zyrtare e përafërt, pasi me të dhënat më të plota, shifra dyshohet të jetë edhe 50%, apo më shumë më e lartë.

Ndaj rasti i dherave të inceneratorëve është akti, po aq korruptiv, po aq skandaloz sa inceneratorët dhe më e madhe se afera ‘5D’ dhe në këtë rast Erion Veliaj nuk ‘dinte’ asgjë.

Marrëveshjen e bashkëpunimit e firmosnin drejtorët e tij dhe më pas Policia Bashkiake u kthye në kompani nënkontraktore në shërbim të Mirel Mërtirit, Klodian Zotos me bekimin e Veliajt.

/CNA


Send this to a friend