Prishtinë – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me senatoren amerikane, Joni Ernst.
Ajo ka shkruar në platformën ‘X’, se gjatë takimit me senatoren amerikane ka diskutuar agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.
Gërvalla theksoi nevojën për veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, raporton RTKlive.
Kryediplomatja kosovare tha se është urgjente anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe mënyrat për të forcuar partneritetin tonë të fortë.
![Image](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2023/October/28/auto_Screenshot_21698471677.jpg)