Gazetari Milaim Zeka, ka treguar se është kërcënuar nga Agron Neza, pas denoncimit të këtij të fundit në studion e ‘Çim Peka LIVE’ në muajin tetor, disa muaj para se të plaste skandali Rama-McGonigal.
Zeka duke folur në SYRI TV, është shprehur se, Neza dhe shefi i tij, Faik Imeri u kanë marrë dy oligarkëve rusë, 12 mln euro.
‘Agron Neza pas denoncimit që i kam bërë këtij skandali ne SYRI TV, më ka kërcënuar me kanun.
Më ka kërcënuar me mesazhe, por unë i kam injoruar, sepse për mua kur një njeri është mashtrues, unë i injoroj. Por pastaj ka përdorur numrin e gruas time, ku ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe shantazhuese, duke u munduar së bashku me shefin e tij, përpos McGonigal, që është Faik Imeri në Bruksel, për të cilin kam fakte që dy oligarkëve rusë, u ka marrë 12 mln euro, njërit i ka marrë 7 mln dhe tjetrit 5 milionë euro.
Faik Imeri dhe Agron Neza kanë nisur të më shantazhojnë mua duke më thënë se do të zbulojmë emrin që ke pasur në UDB-në jugosllave, gjoja unë kam qenë bashkëpunëtor i UDB-së me pseudonimin gazetari.
Por të gjithë e dinë që unë kam qëndruar 18 vite pa qenë as 18 sekonda në tokën e Kosovës dhe pas 18 vitesh jam kthyer në Kosovë dhe i kam familjen e vrarë nga serbët e Millosheviçit dhe njerëz si Faik Imeri që kanë qenë pjesë e aparatit shtetëror të Millosheviçit’, u shpreh Milaim Zeka në SYRI TV.