VOAL

Please Wait ...
0%

Francë, 80 vjet nga mbyllja e gijotinës: I pari dhe i fundit që la kokën aty

By | September 14, 2017

Komentet

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip e festojnë 70 vjetorin e martesës

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë dhe Princi Philip, e festojnë sot 70 vjetorin e martesës së tyre, me një tubim të vogël familjar.

Për këtë ditë nuk janë planifikuar ngjarje publike, megjithqë në Westminster Abbey në orën 14, sipas kohës së Evropës së Mesme, do të bien këmbanat për nder të këtij përvjetori.

Çifti është martuar më 20 nëntor të vitit 1947 në Westminster Abbey të Londrës, në një ceremoni madhështore, në të cilën kanë marrë pjesë burrështetasit dhe familjet mbretërore nga e gjithë bota dhe është shikuar nga një masë e madhe dhe e gëzuar e njerëzve.

Mbretëresha Elizabeth, 91 vjeçare, dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, 96 vjeçar, do të festojnë privatisht në shtëpinë e mbretëreshës, Windsor Castle, në pjesën perëndimore të Londrës.

Më 20 nëntor 2013 u nda nga jeta Sokol Olldashi, politikan shqiptar

Sokol Olldashi (lindi më 17 dhjetor 1972 në Durrës dhe vdiq më 20 nëntor 2013) ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Biografia

Shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje, Durrës, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demokratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN, pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe, në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.[1]

Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t’u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas “humbjes” së këtij kandidimi, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë. Në korrik të 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike, dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, në zgjedhje të debatuara për moskorrektesë, dhe nuk fiton. Ishtë njohës i gjuhës angleze dhe italiane.

Vdekja

Më 20 nëntor 2013, Sokol Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë [2]. Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qënë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar, makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme [3][4].

Referenca

^ Këshilli i Ministrave
^ Humb jetën në aksident deputeti Sokoll Olldashi, u aksidentua me makinë në Krrabë
^ Aksidenti fatal. Makina del nga rruga, humb jetën Sokol Olldashi
^ Humb jetën Sokol Olldashi

“Sikur u rrëfyem” – Miku i Olldashit kujton takimin një ditë para aksidentit tragjik

Gazetari Ilir Kadia, mik i te ndjerit Sokol Olldashi, ka përkujtuar momentet e fundit me ish-deputetin demokrat para se ai të humbte jetën në një aksident në datë 20 nëntor të vitit 2013.

Kadia ne nje postim në rrjetin social Facebook tregon detaje nga takimi me Olldashin një ditë para ditës tragjike.

 

Postimi i plotë i Ilir Kadisë:

Sokol Olldashi.

Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek “Artisti “.

Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë.

Hajde e pimë jashtë! Këtu s’ lejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qef. Biseduam nga të gjitha muhabetet nga “a” tek “zh” për gati dy orë.

Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.

Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava!
Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur.

E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve 80’. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane.

Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!
E shoh në sy gjatë!

Mundohem të çmallem!

“Abrashi’’ Trebeshina – Nga Gëzim Voda

Në 6 nëntorin e këtij viti, u shua mes heshtjes dhe mospërfilljes Kasem Trebeshina. Shkrimtari i madh i letrave shqipe në disa gjini, me mbi 120 tituj librash; i përfshirë familjarisht në rezistencën antifashiste dhe luftëtar i paepur në atë përballje në moshë fare të re, duke provuar burgun fashist që 16 vjeç; komanduesi i spikatur i njësive të rëndësishme partizane, deri zv/Komisar Brigade kur qe vetëm 18 vjeç; simboli i disidencës politike antikomuniste në Shqipëri që i kushtoi atij rreth 40 vite burgime dhe internime nga ai regjim; kundërshtari i çdo qeverisje në këtë vend që ka menduar për vete e jo për popullin; njeriu që nuk bëri paqe me askënd për parimet e lirisë dhe të së vërtetës; modeli i të qenurit fisnik dhe larg mburrjeve, madhimeve e publicitetit të stisur të kësaj kohe.

Shkoi në atë botë i përcjellë vetëm nga familjarët më të afërt të tij, që nuk i kalonin 30 njerëz. Rast, i cili nuk ishte thjesht e vetëm zgjedhje e tyre,por edhe neglizhencë e ‘’lajthitje’’ institucionale. Iku të prehet i qetë në tokën amë, pa e gjetur kurrë qetësinë dhe sadisfaksionin e merituar, prej atyre që qeverisin, që kanë në dorë ‘’fatin ‘’e të tjerëve, që kanë detyrën t’i nderojnë dhe respektojnë njerëzit e këtij ‘’soji’’, sikurse kanë bërë e bëjnë edhe për të tjerë të përafërt ose identikë si ai. Pra, mungoi xhesti më i thjeshtë e më i natyrshëm njerëzor dhe zakonor për atë çfarë ai ishte, për çfarë ai i kish dhënë kulturës dhe letërsisë shqiptare, për çfarë ai kish sakrifikuar si luftëtar, si patriot, si qëndrestar apo dhe si njeri.

Kasem Trebeshina, iku prej të gjallëve thuajse i vetmuar, ashtu sikurse edhe në luftë e në jetë ai pati “shok” vetëm vetveten: i pa dyzuar, i pa përkëdhelur, i pa vlerësuar. Por edhe i  papërsëritshëm për tiparet burrërore dhe zgjuarsinë që e karakterizonte. I qëndronte larg çdo lloj kompromisi si dhe armik me hipokritët, gënjeshtarët  dhe shtrëmbëruesit e së vërtetës, për të cilat ka pagur jo pak ‘’haraç’’ nga qenia e tij, nga pasioni si njeri i letrave shqipe. Por u qëndroi rrebesheve dhe rrufeve të piramidës partiake e shtetërore të regjimit të djeshëm sikurse edhe nënvleftësimit të sotëm. U përgojua, u sulmuar dhe u  braktis deri dhe nga jo pak kolegë të dikurshëm të krijimtarisë letrare apo bashkëluftëtarë të një llogore. Madje, edhe nga ata me të cilët kish qenë në burg e në internim, të cilët në vend të krenoheshin me atë njeri dhe ta kishin pikë referimi për guximin dhe qëndrestarinë kostante, i kthyen ‘’kurrizin’’, bitisën në servilë të pushtetarëve për ca interesa të vogla të ditës, për lëmosha që Trebeshina i kish urryer e neveritur qysh në krye të herës. Nuk iu gjend në varrim askush prej tyre dhe as nga ndonjë organizatë veteranësh të luftës. Nuk di nëse kanë vënë diçka në vend nga ‘’nderi’’i tyre, duke kryer ngushëllimet e rastit tek pasuesit e tij familjarë. A thua se po përcillej në botën tjetër një kriminel nga ata të nazizmit të djeshëm apo të ISIS-it, të sotëm. Askush edhe nga media. Madje, fare pak çaste para varrimit të tij u kujtua ndonjë prej tyre ta përcillte si njoftim të thatë, sikurse shkaras folën dhe disa gazeta në ditët më pas, si të ishte një milingonë dhe jo një figurë madhore e letërsisë dhe disidencës shqiptare. Një mërimbajtje masive e çuditshme. Mbase e justifikuar për ata që ai u kish dalë kundër politikisht dhe ideologjikisht në dekadat e shkuara, por e pa kuptimtë për të sotmit, për të cilët ai jo vetëm sakrifikoi nga jeta e tij, por qe ndër të parët intelektualë të përndjekur që ligjëroi i posa liruar nga dënimi politik, në Institutin e Lartë të Arteve, kur po bëhej ndryshimi pluralist i Shqipërisë,në dhjetor të vitit 1990. Madje qe i mirëse ardhur në tubimet e asaj kohe. Nuk mund të justifikohet kjo që ndodhi as me “mosnjoftimin prej  familjes”, dhe as me arsyetimin se ‘’nuk u mor vesh se vdiq në dhè të huaj’’, ndërkohë që  arkivoli me trupin e tij nuk hyri fshehtas në aeroportin e Rinasit, por sheshit dhe i ditur administrativisht mjaft orë para ceremonisë mortore.

Të vetmit përfaqësues më tej familjes së tij në atë ceremoni, ishin dy titullarë të Shoqatës Atdhetare e Kulturore ‘’Dëshnica’’,që përfaqëson  emrin e një krahine në rrethin e Përmetit,aty ku ai kish rrënjët e të parëve të tij, e cila prej 13 vitesh e kish atë ‘’Kryetar Nderi ‘’.Prezenca e këtyre përfaqësuesve të gjithnjëgjendur të tij. Ishte nga të paktat ‘’ndere’’ që i bëheshin atij si person në këto 27 vite të ashtuquajtura ‘’demokraci’’ (që ai shpesh e quante: ‘’Feudalizëm…’’),ishte i vetmi “nderim” shoqëror që iu bë atij  në çastin e lamtumirës, të cilët thanë ato pak fjalë zakoni për të, që ai të mos përcillej  si ‘’i gjetur në rrugë’’. Një nderim i merituar, por aspak i duhuri, aspak i plotë e i mjaftueshëm për atë burrë, që gjithkush do ta kish për nder të pinte një kafe me të për pak minuta, do të ndjehej i plotësuar nëse do të ulej në një bisedë për artin, letërsinë, politikën, familjen etj. Do të ndjehej i befasuar për kulturën e tij, për freskinë e mendimit, shqipërimin e fjalës, vërtetësinë e gjërave. Pra, askush tjetër nuk ishte në këtë fund të jetës së tij 91 vjeçare për t’i hedhur një dorë dhè, për të kryer një detyrim njerëzor që shpesh nuk ia kursejnë as kriminelëve më me damkë. Le të ndodhte kjo qoftë edhe në formë ndjesë për harresën dhe braktisjen shumëvjeçare.

Ndodhi me të sikur ai të kish vdekur 30-40 vjet më parë, kur ishte i burgosur dhe i internuar politikisht dhe regjimi ndalonte e përndiqte çdokënd që do të tregonte respektin më minimal për të. Për t’u habitur, por ai ashtu u trajtua dhe ashtu janë sjellur me të. Si i tillë, Kasem Trebeshina mbeti thuajse  përsëri ‘’i persekutuar’’. Nuk qe në burg dhe as i internuar si dikur, por mbeti qëllimisht ‘’i harruar’’, tërësisht i abandonuar. Çdokush që vë në dyshim këtë fakt, le të bëjë një kërkim mendërisht apo konkretisht në arkivat televizive të këtij vendi (të çdo televizioni qoftë),nëse do të gjejë diku për të në këto 27 vite (që ai quhej ‘’I lirë’’), ndonjë emision që t’i jete dedikuar atij me zë e figurë, që të jetë thirrur diku për të folur në mos për vuajtjet të paktën për krijimtarinë e tij, që të thërritej në ndonjë debat për letërsinë e djeshme e të sotme, për kinematografinë, teatrin, komedinë, poezinë etj. Se, për to kish studiuar shumë vite më parë, për to e kish pësuar burgun dhe internimin. Pra, le të bëjë një kërkim qoftë edhe çfarëdo. Le t’u hedhin “një sy”  edhe faqeve të gazetave të këtyre 27 viteve (se 40 vitet e mëparshme as që bëhet fjalë për të), dhe a do  të gjejë vallë ndonjë shkrim, ankesë, kërkesë apo diçka tjetër prej tij. Asgjë.

Edhe një libër dhe disa shkrime që botoi pak vite më parë historiani dhe publicisti i njohur Nuri Dragoj për veprën e tij (në shumicë të pa botuar), iu kundërvunë jo vetëm autorit por edhe Kasemit duke e denigruar atë me lloj-lloj shpifjesh, e sajimesh të pa skrupullta. Iu kundërvunë sidomos  ca të quajtur Sadikër, Farinj e Turlinj, a thuaj sikur Kasem Trebeshina të mos ishte ai që kish dalë nga persekucioni i gjatë komunist, por që e meritonte persekutimin tani. Një furi inati, smire dhe mllefi të pashoqe prej një shpure ziliqarësh,lajkatarësh e puthadorësh të zellshëm të së djeshmes dhe të konvertuar në “demokratë” dhe “bashkëkohorë” të tanishëm, deri në mohim të qëndrestarisë së tij kundër regjimit komunist, të disidencës së tij të gjatë. Stisën akuza nga më të çuditshmet për të:  “i sëmurë mendërisht”, ”ekstremist’’, ’’ abrash i pandreqshëm…’’etj. I mohonin faktin që në vitin 1953, si askush më parë, ai i shkruajti hapur Enver Hoxhës se, kështu siç po bëni,’’…do të asgjësoni njëri-tjetrin…do të detyroheni të vrisni njëri-tjetrin dhe populli do të mbytet në gjak…”. Një profeci që vetëm njerëz guximtarë dhe të përgjegjshëm si ai mund ta parashikonin dhe ta thoshin me zë e me të shkruar.

Ndërsa Kasemi aso kohe po thoshte atë që parandiente, pavarësisht kostos vetjake (sikurse ndodhi me të), emrat e mësipërm dhe të tjerë të ngjashëm me ta, Ia  quanin si “sajim për t’u mburrur”, “mashtrim” etj, sikur ai paskej hyrë në burg dhe qenkej internuar me dashje. A thua se paskej qenë “punë vakante” qenia aq shumë vite nëpër burgje dhe internime. Dhe përse vallë gjithë ky mllef e mëri? Sepse ai na paskej shprehur rezerva për brendinë e disa krijimeve të Kadaresë dhe supozohej mos vallë Kasemi po i bëhej rival atij për çmimin ‘’Nobel’’, ose po cenonte ‘’disidencën’’( gjasme), të këtij shkrimtari (që Ismaili nuk e ka pranuar as  vet),të trumbetuar subjektivisht prej kalemxhijsh tamam ‘’të kazanit…’’, të cilët gjenin ‘’strehë’’ edhe tek moskomunikimi i ndërsjelltë i këtyre dy figurave me peshë letrare e publike, ku Kadareja mbase mund të ishte më luajal në këtë rast. Një ligësi që nuk iu nda këtij njeriu, jo vetëm në katër dekada të diktaturës komuniste, por edhe të këtyre tri dekadave më pas. Mbi 65 vite mëri dhe mllef ndaj tij, ndërkohë që ai nuk u mor fare me ta, i sfidoi me heshtjen,jo se i druhej ballafaqimit, por nuk preferoi të harxhonte energji me njerëz të vegjël nga shpirti,me liliputë që sipas tij nuk ia vlente t’u zinte në gojë as emrin. Turp, për cilindo që u përfshi në këtë qerthull ligësish, qofshin këta ordinerë, pseudointelektualë, pushtetarë, etj.

Është aq i vërtet ky fakt, sa që asnjë njeri i veshur me pushtet në këto 27 vite nuk e thirri në një mjedis miqësor, nuk e vuri në krye të ndonjë tubimi publik ku ai mund të dëgjohej e mund të flitej për krijimtarinë letrare të tij apo të të tjerëve, askush nuk u kujtua t’i bënte një vizitë në banesën fare të thjeshtë ku ai jetonte, askush nuk mori mundimin t’i bënte një vlerësim për çfarëkish dhënë, kur dekoratat dhe medaljet ‘’presidenciale’’ të këtyre kohëve thuajse zunë deri vendin e ‘’pafilleve’’, që zor t’i begeniste edhe ai vet sa qe gjallë. Në vitin 2004, Shoqata ‘’Dëshnica’’ i propozoi Bashkisë së Përmetit, për ta nderuar atë me titullin ‘’Qytetar Nderi’’ të atij qyteti, ndër të tjera edhe si një ish zv/Komisar i një brigade partizane e krijuar në atë trevë, por nuk u përfill. E vetmja që e begenisi atë ishte ish Komuna e Ballabanit ku përfshihet fshati Vinokash tek i cili ai ka rrënjët e veta, e cila në kuadrin e 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë e shpalli ‘’Nderi i Komunës’’. Pra, fare pak. Tashmë Kasem Trebeshina nuk rron më. Ata që e patën si ‘’halë në sy’’, le të qetësohen dhe  është e sigurt që edhe në u marshin me të, ai nuk i dëgjon më, sikurse nuk ua vuri veshin edhe sa qe gjallë. Por vepra e tij duan apo nuk duan kundërshtarët e tij, nuk vdes, nuk humbet. Ajo mbijetoi e pa asgjësuar plotësisht edhe në vitet më të egra të përndjekjes së tij. Por, ajo duhet të dalë në dritë, jo thjesht si nder që i bëhet atij, por sidomos si vlerë për publikun e gjerë shqiptar e më tej. Nëse ai do të kish mundësi ekonomike, sigurisht do ta realizonte me kohë ndër vite. Ndaj, do të kish qenë në nderin e Ministrisë së Kulturës dhe e Institucioneve të tjera Akademike të këtij vendi, madje e kësaj qeverie dhe personalisht e Kryeministrit Edi Rama (i cili siç dihet, ka ligjëruar sëbashku me Kasemin në fundvitet 1990 ), për ta bërë të mundur nxjerrjen në dritë të kësaj pasurie  me vlerë edukuese dhe shpirtërore, botimin e tyre. Nuk do të ishte e tepërt që një rruge të Kryeqytetit, apo një shkolle, ti vihej emri i tij. Diçka mund të bënte edhe Fieri e Përmeti, si dy vendet që e lidhin atë me të kaluarën personale e familjare. Nuk ishte dhe nuk është çështje “mëshire”apo “për sevap”, por për të qenë mirënjohës e seriozë për njerëzit që i meritojnë vërtetë nderimet, për të cilat mban shënim edhe kujtesa jonë kombëtare. Dhe, Kasem Trebeshina ka merituar dhe meriton shumë  më shumë se çfarëka marrë prej shoqërisë dhe qeverisjeve të këtyre viteve. Ndaj tij çdokush prej nesh ka mbetur në borxh. Mërimbajtja kaq e gjatë me të, mund e duhet të kthehet në mirënjohje reale, edhe pse ai nuk është më fizikisht mes nesh.

Publikohet leja e banimit të Sarah Blloshmit, ja vendi ku ka jetuar në Shqipëri

TIRANE- Studiuesi Kastriot Dervishi çdo ditë publikon dokumente të rralla të shtetit Shqiptar. Sot në profilin e tij në Facebbok, ka publikuar një leje për një vend banim që është dhënë që në vitin 1945. Sipas dokumentit kjo leje i është dhënë Sarah Robinsonit.

 

POSTIMI I KASTRIOT DERVISHIT
1945/Leja e banimit të Sarah Robinsonit

Ky është dokumenti i përdorur për banim të përkohshëm në Shqipëri të Sarah Robinsonit, e cila dikur mbante mbiemrat “Serdar” të vajzërisë dhe “Blloshmi” nga martesa e parë me Selaudin Blloshmin. Siç edhe shihet dokumenti lëshohej nga ushtria dhe në pjesën qendrore të tij, përveç gjuhës shqipe është edhe në italisht, serbokroatisht dhe frëngjisht.

Sarah ishte vajza e gjeneralit Abdyl Vehab Serdarit dhe vajzës së madhe të Ismail Qemal Vlorës, Mevedetit, Sarah Robinson (1904-1975). Ajo u martua me atasheun britanik Vandeleur Robinson (1902-1990). Meqë “porositës” që nuk shkelin kurrë në arkiva kanë dhënë deklarata mendjelehta se kanë gjetur “dosjen” e Sarës, po shkruaj dy fjalë rreth këtij fakti.

Për Sarën nuk ka dosje, por vetëm një fashikull informatash, thuajse të pavlefshme. Informacionet kryesore janë ato nga gjurmimi, kryesisht në periudhën gush-dhjetor 1945, në të cilat, përveç emrave të miqve të saj në Tiranë, nuk ka gjë interesante. Të dhënat e tjera të këtij lloji janë asgjësuar në vitin 1957. Sarah është larguar nga Shqipëria në vitin 1946. Regjimi komunist, pas kësaj date nuk mundi as të krijojë dosje për të dhe as të ketë idenë më të vogël se çfarë bënte ajo në Britaninë e Madhe.
sara

 

Fjalët e fundit që Toto Riina i tha gruas nga qelia

“Unë nuk pendohem … ata nuk do të me përkulin mua.” Asnjë lëkundje, asnjë hap prapa. Deri në fund. Toto Riina, që njihej për veprimet çnjerëzore dhe për mizorinë e tij të pashoqe.

 

Me këto fjalë ai iu drejtuar gruas së tij vetëm pak muaj më parë, në takimin e radhës në burgun në Parma. Kishin një jetë të tërë së bashku, me Ninetta Bagarella në fillim bashkë dhe pastaj në një lidhje në distancë për shkak të aktivitetit kriminal të bosit të Cosa Nostra.

 

“Unë nuk dua të kërkoj asgjë nga askush” tha ai, duke iu referuar rasteve që avokati i tij donte t’i nënshtrohej, për ta lehtësuar gjatë proceseve të shumta gjyqësore dhe për morinë e akuzave. “Unë mund të bëj edhe 3,000 vjet burg, jo 30 vjet”- tha ai.

Bosi mafioz sicilian Riina ka vdekur në burg

Mediat italiane raportojnë se Salvatore “Toto” Riina, bosi më i fuqishëm dhe i rrezikshëm mafioz i shekullit 20-të, ka vdekur në burg.

Raportohet se Riina vdiq sot herët në mëngjes në sektorin për të burgosur, në një spital në qytetin Parma, në pjesën veriore të Italisë, ku ai ishte në vuajtje të dënimit për dhjetëra vrasje të kryera në periudhën 1969 – 1992.

Salavtore Riina, që dje i mbushi 87 vjet, i ka kaluar afro 25 vjet në burg.

Stephen Hawking bën paralajmërim rrënqethës

Në Samitin e mbajtur në Lisbona, shkencëtari Stephen Hawking, ai përsëriti disa nga mendimet e tij mbi inteligjencën artificiale.

 

Dita ditës dukshëm po vërehet se inteligjenca artificiale në të ardhmen në mënyrë radikale do të ndryshojë jetën tonë, ndërsa Hawking edhe një herë e përsëriti se AI mund të jetë ngjarja më e keqe e historisë së civilizimit.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale mund gjithashtu të ketë ndikim edhe mbi zhvillimin e armëve të fuqishme të atomit, mjet ky për të cilin shkenca thotë se do ta përdorin pakicën për të shtypur shumicën, transmeton Gazetametro.net.

Pikërisht kundër përdorimit të tillë të inteligjencës artificiale, domethënë, AI robotët që do të përdoreshin në luftëra dhe që vetë do të vendosin mbi taktikat sulmuese, shumë shkencëtarë, ekspertë të inteligjencës robotike dhe artificiale. Ata nënshkruan peticion për ndalimin e zhvillimit të armëve të tilla autonome.

“Ndoshta të gjithë duhet të ndalen dhe të mendojnë për një moment, jo vetëm për të krijimin e inteligjencës artificiale që do të jetë e aftë dhe e suksesshme, por edhe për mënyrat në të cilat AI mund të kontribuojë në përfitimet e përgjithshme sociale”, ka thënë Stephen Hawking.

Dedikimi prekës i vajzës së Dritan Priftit, si e kujton ajo të atin (FOTOT)

Livia, vajza e vogël e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti ka bërë një dedikim për të atin, që u nda nga jeta rreth një muaj më parë.

Mungesën që ndjen nga ikja e tij e parakohëshme Livia e tregon përmes një fotoje të postuar në Instagram, ku shfaqet bashkë me të atin. Përkrah fotos ajo shkruan: “Gjithmonë në mendje, përgjithmonë në zemër”.
auto_Screenshot_121510510974
Ish ministri, u nda nga jeta në mes të tetorit, pas një sëmundjeje të rëndë të gjakut, ndërsa kohët e fundit i ishte nënshtruar kurave mjekësore intensive në një spital në Itali. Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra nuk ia doli.
veliaj-2-560x381

livia1

Kush ishte gazetarja investigative që vdiq në aksident, dedikimet rrëqethëse të mikeshave

Një aksident i rëndë i mori jetën gazetares investigave të emisionit “Stop” në Tv Klan, Erinolda Isufaj ditën e djeshme, ku një bllok mermeri ra mbi makinën ku ajo po udhetonte tip “Peugeot” duke i shkaktuar vdekjen.

24-vjeçarja ishte në makinë sëbashku me bashkëshortin dhe dy prindërit e saj, të cilët shpëtuan fatmirësisht.

 

Mikeshat e saj të ngushta kanë shprehur dhimbjen e madhe për vdekjen e parakohshme të Erinoldes me dedikime rrënqethëse ne rrjetet sociale.

 

Ja dedikimet e ndjera të shoqeve të saj të ngushta:

“Keto ishin dite qe Ti kerkoje nga une, qe te ndihesha e lumtur! Me thoje “Te dua te qeshesh, te ndihesh mire, jeta eshte e shkurter dhe nuk ia vlen te merzitesh per Asnje dhe Asgje. NUK IA VLEN! Dua vetem te mesoj nga ti, kam fatin te jem shoqja jote, (trishtoheshe kur te thoja me shaka, Kolege). Gjithcka ndanim bashke, me premtove qe do te largoheshe ne Tetor me patjeter, nuk do te rri dot pa ty, ketu… Por, jo te ikje kaq Larg Erushe… Sepse ti le Marinkon qe e doje shumeee, familjen qe doje vetem t’i beje te ndiheshun krenare. Vellain qe sot ndjeva peshen me te madhe te Dhimbjes te Tij, ne krahet e mi, teska me thoshte: ” Me iku e Vogla ime..! Njerezit e mire Zoti i do prane tij! Te them me shiprt, Fati ishte i imi qe isha shoqja jote… E doje shume Jeten dhe rendje plot energji. U prefsh ne paqe e embla ime, Erushe!”, shkruan Ema Topciu

ema.png

“Sikur e lame ne 6 o Er! Shkova te dera e palestres duke te pritur me kufje ne vesh, me kengen e Eminemit “Lose yourself”. Ishte nje kenge qe na pelqente te dyjave dhe vetem kur e degjoja ate, nuk me thoje ta heq celularin nga dora. Me kete kenge isha aty edhe dje. Prita gjate! Mendoja se ishe bere me nerva me mua, pse nuk kisha qene gjithe javes ne palester, ndaj te prita e do te te falja edhe po te me thyeje telefonin. 
Te prita nje ore te dera Er. U ula aty, derisa dikush nga lart me tha “cohu sepse Eri nuk do te vije” Ngrita koken lart, fshiva lotet. Lotet Er… E kupton?! Une lot, une qe nuk qaja kurre ne sy te te tjereve?! 
Nuk eshte e vertete thashe, nuk mundet, ajo eshte e forte! Morra te gjithe doktoret e mundshem ne tel te spitalit te Lushnjes! Morra edhe Alvin me shpresen, se personi qe po e sillnin drejt Tiranes qe ishte ne gjendje te rende, te ishe ti. Po lutesha qe te ishe ti! Po dridhesha nga dhimbja, por askush nuk me tha qe ti merrje fryme akoma. Takova Marinkon tend yll, keshtu me thoje ti mua, as ai nuk me dha lajmin qe ti je gjalle. Edhe ai i zhytur ne dhimbje e lot Er. Marinko qe ti e doje aq shume, e qe shpesh me pyesje cfare t’i bej dicka te vecante. Une te keshilloja shume moj zog, por nuk te thashe kurre qe kjo ishte gjeja me e vecante. Nuk munda ta shihja me ne ate gjendje, sepse as une nuk kisha force ta shihja ne sy. Por serish shpresoja te ishte nje genjeshter dhe vrapova drejt shtepise tende. 
Shkova deri atje, te cilen sot ne mengjes e kishe hedhur edhe ne instagram. Por nuk ishte me si ne mengjes, e qete. Ishte plot njerez Er. U futa direkt te dhoma jote dhe vrapova drejt Lakut. Ahhh moj Er, ahhhh…. Lotet e atij vellai moj Er, si nuk te vrane qe te ktheheshe pas?! Si nuk munden te bertiturat e Lakut, per te cilin po mundoheshim bashke t’i gjenim nje vend pune?! Me shihte sikur te isha ti, e nuk me linte te largohesha. Si mundja une?! Ma thuaj ti, si mundja ta lija vellain tend dhe timin tashme, e te ikja te flija?! 
Nuk mundja Er, derisa dikush na dha qetesues te dyve e na ndau. E lashe Lakun mbreme Er, por te premtoj qe nuk do e le asnje dite te jetes se tij. Motra qe atij i mungon tashme, do i behem une, te premtoj! 
Askush nuk e di, por ne ishim te lidhura nga shpirti Er, ndaj me ty do jetoj cdo dite te jetes time, sepse ikja jote me dhembi shume zog ♥️ Pushofsh ne paqe motra ime ??”shkruan Ida Nurce.

ida1.png

ida.jpg

gazetar.jpg

U shua në moshën 105 vjeçare Sava Kuqeshi, u shua po në atë kamp internimi ku e sollën në vitin 1959… – Nga JOZEF RADI

Është shuar sot, në moshën 105 vjeçare, Sava Kuqeshi nji nga gratë emblemë të vuajtjeve dhe persekutimeve… Nji përfaqesuese e denjë e gruas shqiptare, e qëndresës së saj dinjitoze në kohra, grua e njëmijë sakrificave, nënë e kultit të ndershmërisë dhe drejtësisë, zonjë sa e hekurt aq edhe e duarve te arta, mëmë e dashurisë pafund për fëmijët, nipat dhe sternipat e shumetë…
Nënë Savën në moshën 47 vjeçare, mbasi ia vrane burri dhe ia sekuestruan pasurine, me 8 fëmijë (i fundit 1 vjeç) e hodhën ne një kamp interrnimi… dhe sot Ajo vdiq po në atë kamp internimi kur e sollën në vitin 1959… për të dëshmuar edhe me vdekjen e saj, se asgjë s’ka ndryshuar; për të dëshmuar se shoqatat e shumta të të përndjekurve politike, vetëm emrin e kanë të tillë sepse asnji vlerë për ta nuk kanë simbolet e qëndresës; për të dëshmuar se në Shqipëri mediat janë po aq qorre sa edhe vuve… për të dëshmuar me keqardhje se ne jemi pjesë e një turpi kolektiv që përditë e më tepër po hahet me bukë…


I lehte të qoftë dheu o grua e rrallë e Leskovikut, o nënë e gjithë atyre që pësuan padrejtësi dhe dhimbje pafund, po që nuk u nënshtruan kurrë prej saj, Ti Nënë Sava mbete etaloni më i përkryer që ndan të Mirën nga e Keqja, të Drejtën nga Padrejtësia, Të Vërtetën nga Mashtrimi, Lirinë nga Dhuna, Diktaturën nga Demokracia…
Nëse të ndëshkoi Diktatura dhe nuk të nderoi “Demokracia” tregon që nuk ka pasur demokraci!!! Nëse të përndjekurit nuk e mbështetën figurën tënde, për figurat e mijra Nënave shqiptare, tregon se nuk ka pasur të përndjekur të vertetë ndër ata që drejtuan… Nëse institucionet heshtën ndaj teje tregon se ata bënë nji lojë te ndyre demagogjike dhe nuk deshën kurrë që shoqëria shqiptare të pajtohej e te paqtohej me veten. Duke mbrojtur krimet, Ata nuk patën kohë të mbrojnë ty dhe Gruan Shqiptare!
Ngushëllimet më të sinqerta 8 fëmijëvë të Nënë Savës, dhjetra nipave mbesave e stërnipave të saj…
Unë do të kujtoj gjithnji ashtu si të kam dashur, si ajo gruaja me të zeza që rriste trëndafilë dhe dinte tua dhuronte trëndafilët atyre që me mirësi e nderonin…
Të përqafoj për të fundmen herë o Nënë Savë e dashur! Për ty kam luftuar në emër të mijra nënave dhe kam bërë për ty më shumë se për Nënën time, sepse ti meritoje shumë… sepse ti do të meritosh gjithnji shumë…
jozef radi, 11 nëntor 2017