Lutje brenda kishave, festë në ujë të ftohtë, në plazhin e ngrohtë apo afër vijës së frontit të luftës. Secili besimtar i krishterë ka festuar në mënyrën e vet Krishtlindjen – ditën e lindjes së Jezu Krishtit, ndër ditët më të rëndësishme në kalendarin e Kishës Katolike. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Presidenti amerikan, Donald Trump në darkën e Krishtlindjes në sallë ballosh në klubin e tij Mar-a-Lago në Florida.
Një anëtar i klerit mban një statujë të foshnjës së Krishtit në meshën e mesnatës në Katedralen e Shën Patrikut në qytetin e Nju Jorkut.
Pamje tjetër nga Katedralja e Shën Patrikut në Nju Jork.
Ushtarët ukrainas duke festuar afër vijës së frontit të luftës në rajonin e Harkivit.
Ceremonia e meshës kryesore në Kishën Shën Katerina në Betlehem, Bregun e pushtuar Perëndimor.
Festa afër Kishës së Kryqit të Kuq në Damask të Sirisë.
Festimet në Nairobi, Kenia.
Ceremonia tradicionale e notit në ujë të ftohtë në Ditën e Kishtlindjes në Berlin, Gjermani.