Skandali i Charles McGonigal me Edi Ramën, ka përfshirë edhe Kosovën.
Deputeti i Vetëvendojes Artan Abrashi me anë të një statusi në Facebook, kërkon nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku që të sqarojë lidhjet e saj me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, të arrestuar nga FBI për disa akuza.
Abrashi ka publikuar edhe dy foto të Çitakut me McGonigal, në një takim ne Neë York.
Reagimi i deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi:
Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë.
Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike.
‘’Një juri e madhe federale e SHBA po heton nëse ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal ka marrë pagesa ose dhurata nga zyrtarë qeveritarë në Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë apo Kosovë’’, thuhet në artikullin e BallkanInsight.
Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara. syri.net

