VOAL

VOAL

FOTOT – Ana tjetër e medaljes, çfarë bën në qendrën e votimit komisioneri Rushit Huda

June 30, 2019
blank

Komentet

blank

Prokurori italian: Krimi shqiptar, njësh me mafien në Basilicata, Shqipëria prodhuese e madhe e lëndëve narkotike

Organizata kriminale që u shkatërrua nga Policia italiane në një operacion në jug të Italisë, në Vulture-Melfese kishte automjete që përdorureshin për transportin dhe fshehjen e lëndës narkotike, kishte kanale furnizimi me drogë, kryesisht marihuanë dhe kokainë, të kapura sistematikisht në sheshet e tregtimit në provincën e Foggia-s.

Ajo kishte gjithashtu një rrjet shpërndarësish, rekrutuesish klientësh dhe shitësish me pakicë, të ardhurat e të cilëve riinvestoheshin menjëherë për blerjen e drogës.

Të dhënat dolën nga Prokurori italian Francesco Curcio pas operacionit që u zhvillua në teritorin e Potenza.

“Duket se në të gjithë Basilicita-n ka një prani të krimit shqiptar që është futur plotësisht në qarqet e krimit lukanian – tha prokurori Curcio – Duhet të kihet parasysh se Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të lëndëve narkotike në botë, përfshirë këtu marihuanën dhe është një udhëkryq për trafikun e kokainës”.

“Armët nuk janë përdorur për veprimtari kriminale, as për të bindur debitorët që të paguajnë, por me siguri kanë qenë objekt i një transaksioni dhe shitjeje të mëvonshme – shpjegoi Francesco Curcio – kjo tregon depërtimin që kjo organizatë kishte në nivel kriminal”.

Operacioni zbuloi gjithashtu një sërë veprimtarish kriminale të furnizimit, ndalimit, shitjes dhe shpërndarjes së drogës, që i atribuohen dy celulave të tjera të vogla, të përbëra nga persona që jetojnë në zonën Vulture-Melfese, njëra prej të cilave është kryesisht familjare.

Në nivel ekonomik, për momentin nuk është e mundur të vlerësohet vëllimi i shitjes, por bëhet fjalë për mijëra shitje të sasive të vogla për konsumatorë individualë.

“Prandaj operacioni ka nxjerrë në pah një ndërthurje të aktiviteteve kriminale, nga narkotrafiku deri te trafiku i automatikëve. Për mendimin tim, kjo është ajo që është më shqetësuese”, përfundoi prokurori Curcio.

syri.net

blank

Pesë fakte tronditëse mbi karrierën e Ramës me kullat – Nga Tedi Blushi

 

[👉] FAKTI [1⃣] : Edi Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit “një pallat, një votë”.

[👉] FAKTI [2⃣] : Edi Rama u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi.

[👉] FAKTI [3⃣] : Dihet botërisht se një ndërtues i ka vendosur pistoletën tek gjuri Edi Ramës për shkak të prishjes së pazareve për lejet e ndërtimit në Tiranë.

[👉] FAKTI [4⃣] : Në vitin 2014, OSBE e akuzoi Edi Ramën se ka një pasuri të paligjshme 200 milion euro të krijuar kryesisht nga lejet e ndërtimit në Tiranë.

[👉] FAKTI [5⃣] : Përgjimet e Antimafias Italiane nxorrën zbuluar Edi Ramën dhe Larvën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, si autorët e betonizimit të kryeqytetit, duke e shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave nëpërmjet kullave, që qelben era mafie.

[📌] Edi Rama nuk është “faturino” që të përfitojë qindarka nga ndërtimet me dhe pa leje në Tiranë.

Ai është investitori dhe përfituesi kryesor!

blank

Sot votohet për Kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD: 6 kandidatë në garë

Sot votohet për Kryetarin e ri të Forumit Rinor të PD: 6 kandidatë në garë Kryetari i PD, Sali Berisha, Belind Kelliçi dhe Grigels Muçollari me gjashtë kandidatët që garojnë

 

Sot, më 1 tetor, në të gjithë Shqipërinë, anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të tyre. Gjashtë kandidatët që kanë shpalosur këto ditë fushatë, idetë dhe platformat e veta politike dhe konkurojnë midis tyre janë: Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi. Qendrat e votimit janë ndarë sipas degëve të PD dhe janë hapur nga ora 8:00 deri në 18:00.

Në njoftimin zyrtar të FRPD thuhet:

Më 1 tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë. Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.

Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garë!

syri.net

blank

Besian Xhixha kërkon statusin e të penduarit: “Do rrëfej krime të tmerrshme”

Besian Xhixha, i arrestuar që në qershor të 2021, si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia në Durrës, njeriu i cili konsiderohet gjithashtu si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Nuredin Dumani, këmbëngul që SPAK t’i japë statusin e të penduarit, pasi pretendon se do të rrëfejë krime të tmerrshme të cilat i penduari i drejtësisë i fsheh.

Në një nga seancat e fundit të zhvilluara në gjykatën e Posaçme Kundër korrupsionit e Krimit të Organizuar, për ecurinë e hetimeve për të dyshuarit e operacionit “Plumbi i Artë”. Xhixha e ka ripërsëritur kërkesën për tu marrë në mbrojtje. Ai ka shkuar edhe më tej, teksa ka deklaruar që nëse, prokuroria do ta kishte marrë dëshminë e tij, nuk do të kishte kaq shumë të vrarë në Fushë Krujë e Fushë Kuqe, mesa duket duke nënkuptuar ekzekutimet mafioze të njerëzve të afërt të Ervis Martinaj dhe zhdukjen pa gjurmë të të shumëkërkuarit të drejtësisë.

Besian Xhixha dhe miku i tij, Enver Diva u arrestuan me urdhër të SPAK më 17 qershor 2021, pasi i penduari i drejtësisë, Klevis Alla i implikonte si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020.

Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga Covid.
Por pas arrestimit të Nuredin Dumanit, ky i fundit pasi mori statusin e të penduarit e rëndoi situatën penale të Xhixhës, pasi e implikon në krime të tjera të rënda.

(BalkanWeb)

blank

Dekriptimi i mesazheve- Si u fut në kurth Ervis Martinaj

Prej pak ditësh, dy teori të reja po qarkullojnë për fatin e Ervis Martinajt. Të dyja parashikojnë fundin tragjik të Martinajt. A është futur në kurth “Mbretit i lojërave të fatit”?

Teoria e parë: Kapja si “peshk”

“Inside Story” zbuloi mbrëmë në Top Channel disa mesazhe të shkëmbyera mes njerëzve që kishin dijeni për fatin e Ervis Martinajt.

“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”. 

“Ka festuar se i kanë nis fotot”. 

 

Mbi këto mesazhe presupozohet se Ervis Martinaj kishte kontraktuar një grup të fortësh në Shijak për kapjen e personit përgjegjës për vrasjen e kushëririt të tij të parë, Brilantit. Ky i fundit mbeti i vrarë më 17 korrik të këtij viti në mbikalimin e Fushë Krujës, teksa po udhëtonte me dy miq të tij. 91 plumba u zbrasën mbi makinën ku udhëtonte Brilant Martinaj. Gëzhojat konfirmuan se plumbat ishin qëlluar nga një qitës, i shumëpërfolur si profesionist.

Ervis Martinaj ishte betuar për hakmarrje. Sipas kësaj piste, grupi që ai kontraktoi raportohet se i ka treguar me pamje personin përgjegjës për vrasjen e Brilantit, të lidhur me litarë. Prezumohet se Martinaj i ka kërkuar atyre të presin që të vijë dhe ta vrasë vetë personin me dorën e tij. Dhe pikërisht ky ka qenë karremi. Martinaj është prerë në besë dhe është ekzekutuar sapo ka arritur tek baza në Shijak. Kapja e vrasësit ose porositësit të vrasjes së Brilantit nuk u krye me qëllim plotësimin e kërkesës së Visit. Por për eliminimin e tij.

Kjo teori nuk është konfirmuar ende dhe autenticiteti i mesazheve mbetet për t’u verifikuar. Por megjithatë, mbetet një teori e shumëpërfolur.

Teoria e dytë: Femra e mistershme

Si një njeri që nuk i mungon informacioni, Sali Berisha vetëm javët e fundit ka thyer heshtjen e tij të gjatë për Ervis Martinajn. Ndërsa fillimisht ka denoncuar se kupola e Policisë së Shtetit ishte e lidhur me Martinajn, dhe se Edi Rama me Baton Haxhiun e dinë se ku ndodhet Visi, Berisha dje ka bërë një denoncim më konkret për zhdukjen.

Berisha publikoi një mesazh të ardhur në adresë të tij në Facebook. Sipas denoncuesit, fatin e Martinajt e di një femër që punon në Bashkinë e Tiranës. Personi anonim shpjegon se kjo femër e ka shoqëruar Visin nga banesa e saj në Shijak, dhe se policia e ka marrë dëshminë e saj.

Denoncimi

“Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit! Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise.Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb

“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia Lali Erit e cila quhet… Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre. Por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete. E ka derguar kjo nga shpia e vet ne Shijak. 

Prokuroria ka edhe videot ku shihet Ervis Martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj. Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e fundit. Apo Edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai Ervisin” , shkruan Berisha.

Por kush është ky person? Kjo “femër socialiste” që ditka shumë për fatin bosit të lojërave të fatit? Identiteti i saj mbetet mister. Dhe nëse ka diçka që kemi mësuar nga denoncimet e “qytetarit dixhital” të Berishës në vite është se, shumë prej denoncimeve të tij të pafiltruara ngjajnë si teori konspirative në fillim, por me kalimin e kohës rezultojnë të vërteta.

 

Që prej 10 gushtit të këtij viti, kur zhdukja e Ervis Martinaj mbërtheu opinionin publik me mëdyshjen nëse një njeri kaq profilik i botës së krimit është vrarë, apo ka inskenuar vrasjen e tij, peshorja së fundmi anon më shumë nga eliminimi fizik i tij.

Shumë prej njohësve më të mirë të kronikës së zezë nuk patën asnjë dyshim se peshorja anonte më shumë nga fundi tragjik i Ervis Martinajt, sapo panë reagimet në rritje të Sali Berishës. Edhe pse njihej publikisht si demokrat i zjarrtë, nën zë Martinaj njihej edhe si një i afërm farefisnor i familjes Berisha. Kjo është arsyeja pse rritja e denoncimeve të Sali Berishës për fatin e Visit ka bërë shumëkënd të besoje se “doktorri ka informacion”. Ervisi ndoshta nuk është më, armiqtë e kanë kapur vërtet…

©LAPSI.AL 

blank

“E dua kopshtin tim, si Zaho të vetin!”, prindër dhe fëmijë të ‘Turgut Ozal’ protestë para Kryeministrisë

Sot po mbahet një protestë përpara Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit “Zybeide Hanim”.
Gazetari Osman Stafa në një raportim për News24 tha se prindërit e cilësojnë vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljen, si të padrejtë.

“Protestë e veçantë. Mbyllja e kopshtit Zybeide Hanim i mbyllur me vendim të qeverisë. Prindërit kanë ndjekur edhe seancën gjyqësore të javës së kaluar ku ka qëndruar në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave, sot po protestohet me fëmijët para Kryeministrisë.

Prindërit të vendosur të protestojnë sepse e cilësojnë të padrejtë e të paarsyeshëm vendimin.blank

 

Prindërit kanë dalë me pankarta dhe janë të shoqëruar nga fëmijët 3-6 vjeç që ishin pjesë e këtij kopshti”, tha gazetari.bw

blank

Pse hoqët e Arben Ahmetajn? Gazetarja shfazon Ramën: Zoti ju paftë të gjithë

Edi Rama e ka humbur sërish qetësinë nga pyetjet e gazetarëve.

Gazetarja Enkelejda Mema e ka pyetur sot Ramën se pse, PS po distancohet kaq shumë nga Arben Ahmetaj.

Rama mohoi që distancimi nga Ahmetajt, i cili ka mbajtur edhe postin e zv/ kryeministrit ka lidhje me incineratorët apo nongrata por tha se ka të bëjë me një organizim për zgjedhjet vendore.

Enkelejda Mema: Përse PS po distancohet kaq shumë nga Arben Ahmetaj? A paralajmëron një hetim për çështjen e incineratorëve apo një ‘nongrata”

Edi Rama: Këto janë përralla. Ju jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla duke kërkuar pas çdo vendimi e hapi qëllime që nuk ekzistojnë. Kjo është diçka që nuk do të ndodhte 10 vite më parë. Në emër të lirisë së medias i jepet e drejta vetes për të spekuluar në dëm të personit deri në ekstrem e për ta kërrdisur popullin me lloj llij shpifjesh e gënjeshtrash që vijnë rëndom nga qëllimi për të shpifur ose për të bërë lajm. Është e drejta juaj. Nuk di çfarë të them. Zoti i paftë të gjithë. Zoti u kujdestë për të gjitha. E vërteta e ka gjithmonë e më të vështirë të çajë rrugën në këtë botë ku sundon gënjeshtra dhe njerëzit që i qëndrojnë besnik të vërtetave të tyre e kanë gjithmonë e më të vështirë të mbijetojnë qetësisht në një gotë që tregon një përrallë për çdo qëllim.

Jo moj zonjë. Ne jemi në të drejtën tonë të bëjmë ndryshime organizative. I kemi bërë gjithmonë. Njerëzit janë aty kanë lëvizur, lëvizin. Nuk kanë lidhje fare. Por është e drejta juaj. Kush jam unë në fund të fundit.

Enkelejda Mema: Bëhet fjalë për numrin 2 të PS-së, iu hoq dhe qarku i Vlorës, ku gaboi Arben Ahmetaj

Edi Rama: Zonjë, të lutem shumë. Sesi organizohet një skuadër është e drejta e skuadrës. Nuk është e drejta e tifozëve ose e spektatorëve. Spektatorët shohin ndeshjen e shikojnë. Rezultatet tregojnë. Pse duhet të ketë bërë patjetër diçka dikush të lëvizë nga një pozicion. Pse nuk është më thjesht se kaq. Organizimi bëhet për zgjedhjet vendore, nuk ka lidhje me përrallat e tjera.

syri.net

blank

FOTOLAJM- Tom Doshi shfaqet në ambientet e Kryeministrisë

Mesditën e sotme është parë në ambientet e Kryeminitrisë Tom Doshi. Ish kreu i PSD-së është fotografuar duke folur në telefon.

Nuk dihet ende nëse ish-deputeti ka zhvilluar ndonjë takim me zyrtarë në ambientet e Kryeministrisë. Doshi u shpall non grata nga SHBA dhe prej atëherë dorëzoi mandatin e deputetit që fitoi në Shkodër dhe shkëputi zyrtarisht marrëdhëniet me Edi Ramën. Gjithsesi deputetët e PSD-së votojnë gjithmonë pro qeverisë dhe miqësia e tij me Ramën duket se ende vazhdon.bw

blank

VOA- Rama largon Ahmetajn dhe nga drejtimi i qarkut të Vlorës

VOA

Në Shqipëri, disa lëvizje në nivelet e drejtuesve politikë të qarqeve të Partisë socialiste, të kryera nga mbledhja e kryesisë së saj të martën, lanë jashtë, edhe funksioneve në parti, ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj.

Atij i ishte besuar deri tani drejtimi i qarkut të Vlorës, pozicion të cilin e mori Blendi Klosi. Ndryshime pati dhe në qarkun e Shkodrës, ku ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali u zëvendësua nga një tjetër ministre Shteti, ajo për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali. Ndërsa në Kukës, Safet Gjici, do të zëvendësohet nga zoti Pandeli Majko, të cilin në zgjedhjet e një viti më parë, kryetari socialist Edi Rama, njëheraz kryeministër, e la jashtë zonës së sigurt për deputet.

Zoti Rama, i argumentoi lëvizjet me “ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme sa i përket interesit publik. Nuk janë ndryshime qeverie, janë ndryshime organizative”. I pyetur posaçërisht për zotin Ahmetaj, deri para pak muajsh i përkëdheluri i tij në qeveri, ai tha se “nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Të gjithë jemi shërbëtorë të këtij misioni dhe secili ka rolin e vet, ka pozicionin e vet. Kjo është një skuadër dhe çdo suadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij, se po të ishin të gjithë njëlloj atëherë nuk do ishte skuadër”.

Edhe kur e largoi nga qeveria, më 25 korrik, zoti Rama nuk dha publikisht ndonjë shpjegim bindës, ndonëse në mbledhjen e fundit të kabinetit, ia kishte bërë të ditur atij vendimin duke përdorur tone të ashpra. Në atë kohë ai e motivoi lëvizjen e numrit 2 të qeverisë, me faktin se Rindërtimi nuk është më prioriteti i qeverisë, duke qenë se ndodhet në fazë përmbyllëse. “Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zëvendës-kryeministrit të fokusohet në këto fusha”, kishte deklaruar zoti Rama, ndërsa bëri të ditur emërimin në këtë post të ministres së energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ahmetaj, ka qenë një prej figurave ndoshta më jetëgjatë si pjesë e qeverive socialiste që nga 2013. Ai ka mbuluar funksione të ndryshme nga ministri i Ekonomisë, te ai i Financave, me një ndërprerje në vitin 2019, kur ju rikthye jetës parlamentare, për t’u përfshirë sërish në kabinetin qeveritar pas tërmetit të nëntorit të po atij viti. Emri i tij, ka qenë ndër më të lakuarit nga opozita për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.

blank

Budina: SPAK, i kapur nga mafia në shërbim të pushtetit mafioz të Ramës

Aktori dhe regjisori Edmond Budina është i bindur se edhe SPAK-u është i kapur nga mafia, ashtu sikur i gjithë pushteti i Edi Ramës. Përballë gazetarit Flavio Qarri sot në “Kafe Shqeto”, Budina e shprehu qartë se ku e mbështet këtë mendim që i përforcohet akoma më shumë dita –ditës kur sheh se kanë kaluar dy vjet që kur gjykata duhet të kishte marrë vendim për shembjen që iu bë Teatrit Kombëtar.

“Ka një koinçidencë të çuditshme për 17 majin. E dini ju që Teatri Kombëtar kishte gjithsej 17 lozha?! U shemb në 17 maj.  Shfaqja e parë e Teatrit Kombëtar është dhënë më 17 maj.  17 kanë qenë edhe të dënuarit me vdekje, që u dënuan në atë sallë. Është një koinçidencë, është një çmenduri.” 

“Unë personalisht, – tha Budina, –  kam dyshimin e mbase mund t’ju duket një çikë e fortë kjo, se edhe SPAK-u është i kapur nga mafia! Pa dyshim është i kapur nga mafia, përderisa nuk reagon dhe është në shërbim të një pushteti mafioz siç është pushteti i Edi Ramës. Për mua është e padyshimtë kjo gjë.

Ata janë në funksion të mafies. Le të thonë çfarë të duan! Është e pamundur që të arrish të shkelësh ligjet e këtij vendi, kanë kaluar mbi dy vjet që ata duhet të jepnin vendimin apo të merrnin një masë, që të fillonin hetimet, ta kalonin në gjyq, po ata janë gjithmonë në heshtje. Kjo tregon që ata janë palë me pushtetin, janë palë me mafien. Aty ka ndërhyrë mafia dhe kjo është e padiskutueshme!

Padyshim që është një pengesë, se nuk po e çojnë më tutje. Por duhet të dinë një gjë, se ne si qytetarë të këtij vendi, jemi të vendosur që ta çojmë këtë çështje deri në fund. Ne nuk do të lodhemi.

Mbase ata e zvarrisin me mendimin që do të vijë një ditë që këta do të lodhen, do të ikin, do të shpërndahen … dhe të bëjnë atë që duan. E këtu dalim në atë çmendurinë tjetër të Kryeministrit që para disa ditësh, në një intervistë në një gazetë gjermane tha se do të ndërtohen shtatë kulla nga të pasurit e atij vendi sepse … të pasurit e atij vendi paguajnë më shumë taksa se të tjerët!!!

Domethënë, Teatrin Kombëtar ai e ka prishur për të ndërtuar kullat! E tha me gojën e tij! Ky fakt duhet ta çojë direkt në SPAK! SPAK-u duhet të ndërhyjë direkt, jo të rrijë e të flejë e t’i bëjë qokën e radhës, Kryeministrit. Ky fakt tregon se ata nuk e kanë ndër mend fare ta ndërtojnë Teatrin Kombëtar. Atyre nuk u intereson fare Teatri Kombëtar.

 

Më vjen keq me kolegët e mi që rrinë dhe heshtin, ata që nënshkruan menjëherë shembjen se “nuk kishte nevojtore”, Teatri Kombëtar. Ku janë ata të thonë tashti se ç’janë këto shtatë kulla që Kryeministri do të ndërtojë në atë shesh?! Ku është sipërfaqja e Teatrit, ku është Teatri Eksperimental?! Ku është Teatri Kombëtar?! Pse nuk shfrytëzohet e gjithë ajo hapësirë për teatër, po rrinë e flenë dhe i bëjnë qokën e radhës, Kryeministrit?!

Këtu është një ndërthurje mafioze e fortë që nuk di ç’të them.

Ne jemi të bindur që këtë çështje do ta çojmë deri në fund. Se sa do të fitojmë atë nuk e dimë, por ne duam të japim edhe këtë shembull: nëse qytetari insiston në të drejtën e tij, një ditë do t’ia arrijë. Në mos sot, nesër, dikush do të dënohet për këtë dhe ta flenë mendjen mirë, nuk do të jetë gjithmonë në pushtet Edi Rama. Dhe ato dosjet në SPAK, janë atje: në mos sot, nesër do të hapen, dikush do të paguajë për to dhe të paguajë nga xhepi i vet, t’i sekuestrohet pasuria  për atë dëm që ka bërë.

Ne do të vazhdojmë atë që kemi bërë, që dimë të bëjë, të protestojmë! Do të vazhdojmë me protesta. Do të kërkojmë të gjitha aleancat e mundshme që mund të bashkohen, edhe partitë politike opozitare; do ta vazhdojmë këtë luftë me njerëzit. Ju e shikoni, njerëzit janë të dëshpëruar jo vetëm nga politika që çdo ditë e më tepër iu rëndon mbi supe, çmimet etj. etj. por edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ka shumë njerëz që thonë “mirë e prishët në mënyrën më barbare të turpshme në 4 të mëngjesit, por pse s’e ndërtoni, ç’bëni”?!

Ne jemi të vendosur dhe natyrisht do ta përshkallëzojmë protestën para SPAK-ut, padyshim që do ta bëjmë.”/SYRI.NET

blank

Orë fiktive pune brenda burgut të Fierit, si iu ul dënimi ‘Cikjes’, krahut të djathtë të Tan Kateshit, kapobandës së Elbasanit më ’97

Zbardhen detaje nga dosja penale e punonjësve të burgut të Fierit, të cilët akuzohen për abuzim me detyrën, pasi kanë favorizuar të burgosur.

Dje 18 punonjës të IEVP së Fierit iu caktua masa ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që në dosjen e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala renditen dhe abuzimet që ata kanë kryer.

Mes emrave të të dënuarve që ka përfituar lehtësim dhe ulje të dënimit të tij është dhe Taulant Balliu, një emër i përfolur i drejtësisë shqiptare. Taulant Balliu i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, ka qenë krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit.

Në dosjen penale të hetuar nga prokurori Bledar Valikaj, të dënuarit Balliu ka rezultuar se për këtë të dënuar janë verifikuar 130 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Tetor, Nëntor, Dhjetor viti 2019 dhe Janar, Shkurt viti 2020.

“Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.68 prot datë 26.02.2018, i cili fillon me datën 04.07.2019 dhe përfundon me datë 05.09.2020 dhe rezulton se i dënuari Taulant Balliu, ka dalë në punë 60 e konvertuar në ulje dënimi 9 ditë konkretisht;

Për muajin Tetor 2019, ka dalë për punë në datat 2, 3, 14 (gjithsej 3 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Nentor 2019, ka dalë për punë në datat 21, 26, 28, 29, 30 (gjithsej 5 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Dhjetor 2019 ka dalë për punë në datat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 21, 24, 26 (gjithsej 22 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Janar 2020, ka dalë për punë në datat 8, 10, 11, 13, 14, 22, 24, 27, 28, 29 (gjithsej 10 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajin Shkurt 2020 ka dalë për punë në datat 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10, 11, 12, 14, 17, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 27, 28, 29 (gjithsej 20 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhrit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.”, thuhet në dosje.

Sipas hetimeve, personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Çështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shëndetësor Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Ndërkohë, personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP.

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 19.5 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 9 ditë ulje dënimi nga puna.

KUSH ESHTE TAULANT BALLIU

Taulant Balliu gjatë trazirave është mbajtur si një prej ekzekutorëve kryesor të bandës, të përbërë nga 30 persona, 11 prej të cilëve të vrarë. Tashmë Balliu, krahu i djathtë i Tan Kateshit i është përkushtuar fesë islame prej shumë vitesh.

(BalkanWeb)

blank

Bllokohet marrëveshja për deportimin e shqiptarëve- Britania: Vendi i tyre nuk është i sigurt

Marrëveshja e nënshkruar në gusht të vitit të kaluar mes Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish-sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Priti Patel, për kthimin e atyre që mbërrijnë ilegalisht në Shqipëri, nuk do të zbatohet për shqiptarët që aplikojnë për azil.

Marrëveshja parashikonte se Mbretëria e Bashkuar do të kthente me procedurë të përshpejtuar azilkërkuesit që shkelnin brenda territorit të saj.

Por autoritetet britanike kanë konfirmuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve në kërkim të largimit për të qëndruar në shtetin anglez nuk do të preken nga marrëveshja mes dy qeverive.

“Marrëveshja parashikonte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”, tha Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais.

Zyra e marrjes së kërkesave për azil ka pohuar se emigrantët nga Shqipëria që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe me gomone kishin bërë një sërë ndalesash para se të mbërrinin në destinacion. syri.net


Send this to a friend