VOAL

VOAL

(FOTO) Ava Max humb gjyshin, e kujton me fjalë prekëse aktorin shqiptar Dionis Koçi

September 22, 2020

Komentet

Publikohen regjistrime të rralla me zërin e Gaqo Çakos, surprizon Inva Mula

Në një intervistë të veçantë për “Odeon”, sopranoja e njohur Inva Mula ndau emocionet dhe surprizat që mbart edicioni i tetë i Festivalit MIK, i cili këtë vit i kushtohet tenorit legjendar Gaqo Çako, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij. Përmes një pune të kujdesshme arkivore, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë dhe të shohë regjistrime të rralla të artistit, të ruajtura ndër vite në fondet e Arkivit të Filmit dhe të Teatrit të Operas dhe Baletit.

“Është fat për ne që të arrijmë t’i bëjmë këtë homazh Gaqo Çakos, por edhe përgjegjësi shumë e madhe, pasi figura e tij është shumë e madhe. Nuk kemi vetëm vepra që do interpretohen, por kemi edhe tregim të jetës së tij. Është bërë një punë e madhe në arkivin e Filmit shqiptar, në arkivin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Është bërë një punë shumë e madhe për të nxjerrë dhe filmime që nuk janë shfaqur asnjëherë. Publiku do ketë rastin të shohë gjëra shumë të rralla. Fatmirësisht ekzistojnë. Gaqo Çako gjithmonë ka qenë një princ në artin shqiptar, dhe gjithmonë ka pasur fokus për ta filmuar, por nuk kanë dalë asnjëherë këto filmime. Do nxjerrim inçizime të hershme të Gaqo Çakos me zërin e tij, me brilancën e zërit të tij, me elegancën e portretit e fizikut të tij dhe me ngjyrat e një timbrike që unë edhe në karrierën time rrallë e kam dëgjuar kudo në botë,” – u shpreh Inva Mula.

Një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni, është edhe interpretimi i saj për herë të parë në skenë me të birin, Antoni Çako, në natën e dytë të festivalit, që është njëkohësisht nata homazh për Gaqo Çakon. Një ngjitje në skenë që mbart simbolikë familjare dhe emocionale.

E pyetur nga gazetarja Egla Xhemalaj për këtë moment të rrallë, Mula u shpreh:

“Është një element shumë i rëndësishëm. Nëse do merrja nipin e një gjyshi tjetër, ndoshta do flisja më shumë për një gjë të tillë. Hera e parë që këndoj me djalin tim, në festivalin tim të krijuar nga unë, në homazhin e 90-vjetorit të gjyshit të djalit tim… besoj e ka brenda mesazhin edhe emocionin. Duhet ta kuptoni sa e lumtur jam për të arritur një gjë të tillë. Uroj të mbetet një nga pikat e rëndësishme të takimit tonë artistik. Është ritakim artistik shumë i rëndësishëm për mua, për gjithë rrugëtimin tim. Këto takime janë shumë të rralla, që nuk i ndodhin çdo njeriu. Ndodhin për disa arsye të caktuara. I jam mirënjohëse jetës që ma kthen një gjë të tillë për Gaqo Çakon, që e kam adhuruar gjithë jetën të arrij të këndoj me djalin tim, që është nipi i tij.”

Edicioni i sivjetëm i MIK Festival shpalos kështu jo vetëm vlera muzikore, por edhe një ndjeshmëri të thellë artistike dhe njerëzore duke u kthyer në një urë ndër breza përmes artit, kujtesës dhe dashurisë familjare.

VIDEO- MIK FESTIVAL, homazh të rrallë për Gaqo Çakon, Inva Mula këndon për herë të parë me të birin

MIK Festival rikthen në Korçë me surpriza që ndërthurin traditën dhe bashkëkohësinë. Festivali i bën një homazh të veçantë lirikut më të madh të vokalit shqiptar Gaqo Çakos, ku sopranoja Inva Mula do të interpretojë në fund të mbrëmjes me të birin. Edicioni i këtij viti sjell për herë të parë në skenë serenatat e vjetra, të kënduara nga artdashës, që kanë dëshiruar gjithmonë të performojnë, në funksion të misionit për të edukuar breza përmes artit.

Korça do të mirëpresë një nga ngjarjet kulturore të edicionit të 8-të të MIK Festival, nën drejtimin artistik të sopranos me famë ndërkombëtare Inva Mula. Më 11 korrik, në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, do të zhvillohet një koncert-homazh për një prej figurave më të mëdha të vokalit shqiptar, Gaqo Çako, në 90-vjetorin e lindjes së tij. Në konferencën për shtyp të mbajtur pak ditë para nisjes së festivalit, Inva Mula ndau me publikun dhe mediat surprizat që rezervon ky edicion, duke theksuar vlerën e kujtesës artistike, si dhe emocionet personale që mbartin disa nga netët e këtij viti.

Në mbrëmjen e 11 korrikut, do të interpretojnë emra të njohur të skenës shqiptare si Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Xhielden Dervishi, Tatjana Kora Elmazi dhe artistë të Orkestrës së Forcave të Armatosura, nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço. Homazhi për Gaqo Çakon do të jetë një ndërthurje e elegancës vokale me përkushtimin shpirtëror, duke rikthyer në skenë frymën e një epoke të artë të interpretimit operistik shqiptar. Kulmi emocional i kësaj mbrëmjeje pritet të jetë performanca përmbyllëse, ku vetë Inva Mula do të interpretojë së bashku me të birin, që simbolizon vazhdimësinë e një trashëgimie familjare, por edhe lidhjen intime mes muzikës dhe shpirtit.

Ndërsa një ditë më pas, në Dardhë, balerini i mirënjohur Eno Peçi do të jetë pjesë e koncertit gala “Vienna Style”, një tjetër pikë kulmore e festivalit.

Misioni i MIK Festival mbetet të edukojë breza përmes artit dhe të ruajë trashëgiminë kulturore. Për herë të parë këtë vit, festivali rikthen në skenë serenatat e vjetra të Korçës, të interpretuara nga ata që kanë dashur gjithmonë të jenë pjesë e saj, duke i dhënë zë kujtimeve dhe pasioneve që nuk kanë reshtur kurrë.sn

Vrasja e Tupac, dalin në dritë akuza të reja ku përfshihen Diddy dhe nëna e tij

Gati 30 vjet pas vdekjes së Tupac Shakur, pretendime të reja kanë ringjallur misterin rreth vrasjes së tij, duke përfshirë Suge Knight, Diddy-n dhe nënën e Tupac, Afeni Shakur.

Në një intervistë të kohëve të fundit nga burgu, Suge Knight pretendoi se Tupac kërkoi t’i jepte fund vuajtjeve të tij pas të shtënave dhe se Afeni e respektoi dëshirën e tij duke i udhëzuar mjekët të mos e ringjallnin.

“Ajo u tha atyre: ‘Mos e sillni përsëri’,” tha Knight.

Knight gjithashtu rishikoi një intervistë policore të vitit 2009 në të cilën Duane “Keefe D” Davis, tani në pritje të gjyqit, pretendoi se Diddy ofroi 1 milion dollarë për të orkestruar vrasjen. Diddy ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje dhe policia thotë se ai nuk ka qenë kurrë i dyshuar. Megjithatë, akuzat e ringjallura vijnë ndërsa ai përballet me akuza të tjera të palidhura në New York.

Dhe më pas ndodhi kremimi. Knight thotë se Afeni kërkoi që të kryhej menjëherë, kundër dëshirave të njohura të Tupac. Sipas Knight, disa nga hiri i Shakur u tymosën më vonë nga miqtë e tij më të ngushtë.BW

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo, është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare. Ai do të përcillet për në banesën e fundit të mërkurën, më 11 qershor, në orën 16:00, në varrezat e Sharrës.

Leka Bungo lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe është një nga emrat më të njohur të artit dhe kulturës shqiptare. I diplomuar në shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas ndjekës i një kursi njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve, Bungo ka dhënë një kontribut të gjerë në teatër, film dhe televizion.

Karrierën e tij artistike e nisi si regjisor në Teatrin “Bylis” të Fierit dhe më pas në Estradën e Shtetit, ku spikati me shfaqje që trajtonin tematika sociale me nota satire. Pas viteve ’90, ai krijoi teatrin privat “Rubairat”, një iniciativë kulturore që megjithëse me jetë të shkurtër, mbetet një përpjekje e veçantë në historinë e teatrit shqiptar.

Në vitin 2002 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi të ishte aktiv në fushën e artit. Ai ka shkruar drama dhe skenarë filmash si “Pabesia” dhe “Pas fasadës”, ndërsa është njohur edhe për rolin e Bardhylës në filmin “Një djalë edhe një vajzë” (1990).

Në vitin 1998 themeloi televizionin privat Combi, ndërsa në 2001 u bë anëtar i bordit drejtues të RTSH-së. Në vitin 2016 realizoi serialin “Rrokulisja”, i frymëzuar nga ngjarjet e vitit 1997. Nga viti 2021 deri në shkurt të 2025-ës, Bungo mbajti postin e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Me ndarjen nga jeta të Leka Bungos, kultura shqiptare humbet një personalitet të shquar, që me veprën dhe përkushtimin e tij la gjurmë të thella në historinë e artit shqiptar. sn

Jo vetëm “shoku i zemrës”, partneri i Beatriçes pati një rol të rëndësishëm në realizimin e “Zjerm”

 

Beatriçe dhe Kola të “Shkodra Elektronike” treguan emocionet e tyre për skenën e madhe evropiane ku ata përformuan dhe fituan vendin e tetë. Duket se Beatriçe ka qenë më e “pushtuar” nga emocionet se Eurovision, saqë shprehet se dhe i vodhi emocionet e Kolës.

“Unë kam pasur shumë emocione. Kaq shumë, që ia kam fshirë emocionet Kolës. Ia kam anuluar krejt emocionet e Kolës. I mora krejt”, tha Beatriçe “Në Kurthin e Piter Pan”.

E pyetur nëse kishte dikë që t’i mbante dorën përpara se të dilte në skenë, Beatriçe u përgjigj me modesti se të gjithë njerëzit që ndodheshin aty, i jepnin mbështetje “Shkodrës Elektronike”.

“Ne kalonim shumë njerëz, e të gjithë na mbanin duart, e na jepnin forcë. Kjo gjë ishte shumë fantastike”, tha ajo.
Pas publikimit të pamjeve të puthjes së Beatriçe me partnerin e saj, ajo zbulon se ai nuk ndodhej aty thjesht si “shoku i zemrës”, por kishte një rol të madh në këngën “Zjerm”.

“Ai ishte sound engineer jonë”, tha ajo. bw

(Video e plote) Elton Ilirjani: Ato që nuk tha Parashqevia – 29 Maj 2025

Pas intervistes te Parashqevi Simakut  dhene tek Opinion – po sjellim intervisten e Elton Ilirjanit, personi qe iu gjet Parashqevise.

 

Intervista e plote e Parashqevi Simakut dhe Elton Ilirjanit

(Video e plote) Nga skena në trotuaret e Nju Jorkut dhe lidhja me fenë! Rrëfimi i Parashqevi Simakut: Në fillim jeta në Amerikë ishte parajsë! Ja pse zgjodha të jetoj në rrugë

Ylli i muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, rrëfen për emisionin “Opinion” pjesëza nga jeta e saj nga Shqipëria në SHBA, me të gjitha ulje-ngritjet që ka përjetuar ndër vite.

 

Në një intervistë për Blendi Fevziu, nga New York-u, në apartamentin ku ajo tashmë jeton, nën kujdesin e biznesmenit Elton Ilirjani, këngëtarja tregon arsyen se pse u largua nga Shqipëria.

Simaku tregon se fillimisht udhëtoi drejt Italisë, me një pasaportë të blerë.

Nëna ime më tha, do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këto refugjatët. Qante gjithmonë, aman tha se ti je shumë e njohur. Me mikeshën time shkova në ambasadë. Ai ambasadori italian më kishte parë gjithmonë në këto mbrëmjet që bënte partia për Krishtlindje dhe më mbante mend. I thashë të lutem…Po ti je Parashqevia, tha! Mos ki merak tha, se do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room, se isha edhe e varfër.

S’kisha asnjë lekë! Dhuratë e kisha, më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga New York-u, dhe ata donin që të argëtoheshin, të hapnin muzikë në Neë York. Ishin nga Dibra e Maqedonisë, burrë e grua. Erdhën dhe më blenë një pasaportë. Ishte pasapotë e blerë, kalabreze. Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane”, rrëfen Simaku.

Parashqevi Simaku

Në 9 mars 1992, mbërriti në New York të Shteteve të Bashkuara.

“U shokova kur erdha. Gjëja e parë thoja është pse është qielli kaq i lartë, në Shqipëri ato retë i kemi si kapele. Më dukej sikur kisha shkuar në një botë tjetër. Shqiptarët këtu më donin shumë.”

Simaku thekson se në atë kohë  fitonte shumë me muzikën.

“Për ne ishte përrallë!”, tha Parashqevi Simaku.

Parashqevi Simaku
Parashqevi Simaku

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura.

“Një mrekulli! Sikur ishte në parajsë”, thotë këngëtarja për vitet e saj të para në SHBA.

Sakaq ajo tregon se  martesa me Robert Nofle e bëri të mos kishte më aq shumë interes për të “depërtuar” në Hollywood.

Parashqevi Simaku

“S’kam lënë asnjë ditë pa provuar, u martova me Robertin shumë shpejt. Më iku ai interesi… Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Në 1997-ën erdha në Shqipëri, këndova në festival.”

Nga koha e pandemisë deri në fund të vitit të shkuar Simaku ka jetuar në rrugët e New York, në SHBA.

1734245841_parashqevisimaku

Në rrëfimin e saj për “Opinion”, ajo tregon se kjo gjë ishte plotësisht zgjedhja e saj.

Jetoja më së shumti në Times Square. Ndonjëherë lëvizja lart e poshtë, kur ishte vapë vija tek lumi, natën pastaj shkoja prapë atje. Dola në rrugë këto katër vjet sepse s’kishte njeri të gjallë në New York, ishte bosh”, tregon Simaku.

Interesant është fakti se gjatë kësaj kohe të vështirë, ka lexuar të gjithë librat fetarë.

1734196502_parashqevisimaku

“Çdo të premte në darkë duhet të shkoje të këndoje këngë për engjëjt, gjëja më e mrekullueshme që kam përjetuar ishte se burri me gruan nuk prekeshin, traditë e ortodoksëve hebrenj. Jetonin jetë të shenjtë. Sidomos gruaja nuk duhet të këndojë kurrë! Kisha për të ngrënë, për të pirë, s’më duheshin lekët. Çdo njeri hidhte para aty! Edhe sot e kësaj dite, mund të të tregoj qendrat për të studiuar, ngrënë, për punë. Falas! Vëllait i thashë nuk do u bëj dot telefon se do vazhdoj këto studimet”, tha Simaku.

“S’kam marrë kurrë asnjë aspirinë”, tregoi ajo, duke shtuar se shumë njerëz e kanë ndihmuar.

parashqevi-simaku

parashqevi simaku elton ilirjani (5)

Parashqevi_Simaku

 

Dua Lipa, ikona e muzikës si poliglote: Performancat e saj shumëgjuhëshe po çmendin fansat

Këngëtarja Dua Lipa flet anglisht, shqip, por nuk është aspak e keqe me spanjishten. Po ç’të themi për frëngjishten, apo gjermanishten? Thonë se ajo ka shumë cilësi, të cilat ne i kishim vënë re tashmë në skenë: di të kërcejë, di të këndojë, shkurt, ajo di të “vrasë”, siç do të thoshin të rinjtë.

Dua Lipa është nga ato artiste që nuk ka nevojë për prezantim, por që gjithmonë di si të mahnisë. Me sloganet, bukurinë, koreografitë e saj ajo bëhet virale. Dhe tani, pse po flasim për këtë, mund të thotë dikush? Sepse në mediat sociale ka një rrjedhje të vazhdueshme videosh të reja virale të njerëzve të dashuruar me të. Për hitet e saj, si One Kiss, Levitating, Houdini? Jo vetëm kaq. Por për performanca të papritura dhe të veçanta, të cilat tani janë bërë pika kulmore e secilës prej listave të saj të reja të këngëve.

Në fakt, për çdo qytet apo vend që viziton, Dua i kushton një homazh një artisti vendas, padyshim në gjuhën origjinale. Për shembull, në Australi ajo performoi nën meloditë e Kylie Minogue, Natalie Imbruglia, Tame Impala, Vance Joy dhe AC/DC; në Zelandën e Re ajo i bëri homazh Lorde-s; në Spanjë, Enrique Iglesias dhe Manu Chao; në Gjermani, Scorpions. Së fundmi, në Francë, ajo u shpërtheu me këngë të çmendura të Indila-s, me notat e Dernière danse, Daft Punk, me Get Lucky dhe së fundmi me Alizée-n me ikonën Moi Lolita. Nga këtu, një valë e mëtejshme dashurie u amplifikua, duke krijuar një alkimi unike midis fansave nga çdo vend i botës dhe artistes britanike me origjinë kosovare-shqiptare.

Në mediat sociale, disa njerëz e quajnë “Dualingo”, duke parafrazuar një aplikacion të famshëm për mësimin e gjuhëve, dhe kjo është pikërisht ajo që është. Sepse Dua flet anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe madje edhe gjermanisht. Na mbetet vetëm një dyshim, duke pritur 7 qershorin 2025 kur ajo do të jetë në Milano për një koncert: a do ta bëjë të njëjtën gjë, kësaj here në italisht? Dhe nëse po, cilën këngë italiane do të këndojë?bw

I HUAJI regjisore Ornela Karaj ALBANIAN FILM FESTIVAL “FAN NOLI” Boston 2025

Short Competition
Nje burre i vetmuar ka gjetur si pune pjesmarrjen ne sheshe xhirimi si figurant qe luan gjithnje “te vdekurin” . Jeta e tij eshte monotone dhe pa asnje motov dhe asnje ngjyre. Ben perpjekje te krijoje marredhenie por ato gjithnje per nje arsye ngecin diku.. derisa eshte fare afer te lidhet me nje pjestare te stafit te nje filmi.. Por gjerat natyrisht do marrin rrjedhe krejt tjeter nga cfare pritet te ndodhe.
Ornela Karaj insiston ne filmat e saj te shkurter me nje stil krejt te vecante metafizik dhe trajtim surreal te temave nder te cilat kjo e filmit I HUAJI shenon edhe produksion me shume se dinjitoz per film te shkurter qe ne shumicen e hereve e kemi pare te vaket. Karakteri kryesor Neritan Liçaj shume i mire ne kete rol dhe se bashku me Rovena Lule perbejne dy vlera te shtuara ne nje film me shume se interesant.
Vasilika N Bode Eda Elena Dhimitraq Demiri Enkelejda Klosi

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar Pirro Milkani

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Pirro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.

Ai u nda nga jeta këtë të shtunë, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike që ka formësuar dhe pasuruar kulturën shqiptare për dekada me radhë.

Njoftimi u bë në rrjetet sociale nga djali i tij Eno Milkani. Në postimin e bërë disa minuta më parë, Eno njofton lajmin e ndarjes nga jeta të babait duke shkruar: Iku babai, shoku dhe kolegu im.

Eno
Eno

Pirro Milkani lindi më 7 nëntor 1932 në Korçë dhe studioi në Akademinë e Arteve në Pragë, një nga shkollat më të njohura të kinemasë në Evropën Lindore.

Pas kthimit në Shqipëri, ai u bë një nga pionierët e kinematografisë shqiptare dhe bashkëthemelues i Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Gjatë karrierës së tij, Milkani realizoi dhe kontribuoi në mbi 30 filma artistikë dhe dokumentarë. Ndër veprat më të njohura të tij janë filmat: “Njeriu me top”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Unë e dua Erën”, dhe “Historiani dhe kameleoni”. Ai njihej për stilin e tij realist, përmes të cilit shpaloste temat sociale, patriotike dhe njerëzore me një gjuhë filmike të veçantë.

Përveç kontributit si regjisor, Milkani ka qenë edhe pedagog dhe drejtues në institucione kulturore, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ka mbajtur edhe poste diplomatike, si atashe kulture në Gjermani.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes filmave që vazhdojnë të frymëzojnë dhe edukojnë edhe sot.

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

Elton Johni kundër qeverisë britanike: Planet për IA-në rrezikojnë artistët dhe krijimtarinë

Radio Evropa e Lirë

Këngëtari e pianisti britanik, Elton John, akuzoi të dielën qeverinë britanike për “vjedhje”, pasi ajo ka propozuar që kompanitë teknologjike të mund të trajnojnë modelet e inteligjencës artificiale (IA) mbi përmbajtjen muzikore dhe krijuese të Britanisë, pa garantuar kompensim të drejtë për autorët.

Industria kreative në mbarë botën po përballet me sfidat ligjore dhe etike që paraqet përdorimi i modeleve të inteligjencës artificiale, të cilat mund të krijojnë vepra të reja pas trajnimit mbi materiale ekzistuese.

Britania, të cilën kryeministri Keir Starmer synon ta shndërrojë në një superfuqi të inteligjencës artificiale, ka propozuar lehtësimin e ligjeve të të drejtës së autorit, duke lejuar zhvilluesit e IA-së të përdorin çdo material për të cilin kanë qasje të ligjshme për qëllime trajnimi. Kjo do të kërkonte që krijuesit të deklarojnë në mënyrë aktive se nuk duan që puna e tyre të përdoret, përndryshe ajo do të përfshihej automatikisht në bazat e të dhënave të trajnimit.

Emrat më të mëdhenj të industrisë, përfshirë Elton John, Paul McCartney, Andrew Lloyd Webber, Ed Sheeran dhe të tjerë, i kanë bërë thirrje qeverisë të ndryshojë drejtimin, duke paralajmëruar se ky propozim do ta bëjë edhe më të vështirë për të rinjtë që të sigurojnë jetesën në industrinë krijuese.

“Rreziku është për artistët e rinj, ata nuk kanë mundësi financiare që të kontrollojnë vazhdimisht apo të përballen me gjigantët e teknologjisë”, tha Elton John për BBC. “Është kriminale dhe ndihem thellësisht i tradhtuar”.

“Një makinë… nuk ka shpirt, nuk ka zemër, nuk ka ndjenja njerëzore, nuk ka pasion. Qeniet njerëzore, kur krijojnë diçka, e bëjnë këtë… për t’u sjellë kënaqësi shumë njerëzve”, shtoi ai.

Elton John ka shitur mbi 300 milionë albume gjatë një karriere gjashtëdekadëshe. Mbështetës i Partisë Laburiste të Starmerit, ai tha se gjithmonë ka kërkuar të ndihmojë artistët e rinj dhe se do të vazhdojë të luftojë kundër këtyre ndryshimeve.

Qeveria britanike thotë se është në kërkim të një zgjidhjeje që do t’i mundësojë si industrive krijuese, ashtu edhe kompanive të IA-së, të lulëzojnë.

Të dielën, ajo njoftoi se është në proces konsultimi, se do të publikojë një vlerësim mbi ndikimin ekonomik të çdo mase të mundshme dhe se nuk do të japë dritën e gjelbër për asnjë veprim derisa të jetë “plotësisht e sigurt se këto masa funksionojnë për krijuesit”.

Britania historikisht ka qenë ndër vendet më të suksesshme në industrinë krijuese, me mijëra punonjës në fusha si teatri, filmi, reklama, botimi dhe muzika.

R.E.M. ia thotë këngës përsëri, ripublikon himnin në mbështetje të REL-it

Pjesëtarët e R.E.M. marrin pjesë në Galanë e Induksionit dhe Çmimeve të Sallës së Famës së Këngëtarëve, në qershor 2024

 

Radio Evropa e Lirë

Publikimi i këngës “Radio Free Europe” (Radio Evropa e Lirë) në vitin 1981 e prezantoi grupin e rokut, R.E.M., për herë të parë para botës.

Ky hit gjithashtu ia kujtoi botës rolin që luan transmetuesi i financuar nga Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e demokracisë në vendet ku shtypi i lirë është i ndaluar, ose ende i paplotë.

Për ta shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 Maj, grupi ka njoftuar për ripublikimin e veçantë të këngës, për të festuar 75-vjetorin e Radios Evropa e Lirë së shpejti, në një kohë kur po zhvillohet një betejë për ndërprerjen e operacioneve të disa transmetuesve të financuar nga SHBA-ja, çka shihet nga shumëkush si përpjekje për t’i heshtur mediat prodemokracisë.

“Qoftë në muzikë apo liri të medias – censura kudo përbën kërcënim për të vërtetën gjithkund. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua t’i përshëndes gazetarët e guximshëm të Radios Evropa e Lirë”, tha Michael Stipe, vokalisti dhe një nga themeluesit e grupit R.E.M.

Kopertina e albumit të R.E.M. për remiksin e tyre “Radio Free Europe 2025”

Kopertina e albumit të R.E.M. për remiksin e tyre “Radio Free Europe 2025”

REL-i, bashkë me transmetues të tjerë të financuar nga qeveria, si Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra për Transmetime në Kubë (Radio Marti) dhe Rrjeti i Transmetuesve në Lindjen e Mesme, janë përballur me kushte të rënda që kur presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që tkurri Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM).

USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë.

Pak orë pas publikimit të urdhrit ekzekutiv, USAGM-i bëri të ditur përmes një letre se granti i miratuar nga Kongresi për ta financuar REL-in, me seli në Pragë, Çeki, ishte ndërprerë. REL-i është duke e luftuar në gjykatë këtë vendim.

Trump, i cili ka marrë disa masa për t’i ulur shpenzimet qeveritare që kur mori mandatin e dytë në janar, pati përplasje me USAGM gjatë mandatit të parë për pavarësinë editoriale dhe drejtimin e programeve.

Ai i ka përsëritur këto shqetësime që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë.

Por, mbështetësit e transmetuesve thonë se ata janë pjesë e rëndësishme e diplomacisë amerikane dhe heshtja e tyre do të përshëndetet nga regjimet autoritare që ata i ekspozojnë.

“Për mua, muzika e R.E.M.-it gjithmonë ka përfaqësuar festimin e lirisë: lirisë së shprehjes, tekste që të bëjnë të mendosh dhe melodi që të frymëzojnë për të vepruar”, tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i REL-it, Stephen Capus.

“Këto janë pikërisht qëllimet e gazetarëve tanë në Radion Evropa e Lirë – të informojnë, të frymëzojnë dhe të mbështesin liritë që shpesh janë të paarritshme për audiencën tonë. Ne i mbajmë njerëzit përgjegjës, veçanërisht ata që ndihen të kërcënuar nga e vërteta. Ata shkojnë shumë larg për të na heshtur – bllokojnë burimet dhe faqet e internetit dhe madje burgosin kolegët tanë”, shtoi ai.

Nga ana lirike, kënga “Radio Free Europe” e R.E.M-it është interpretuar si një koment mbi dëshirën për informacione të mirëfillta në një mjedis të mbushur me dezinformim.

Kjo frymë rezistence, thotë Mike Mills, një nga themeluesit e R.E.M-t, jeton ende në atë që ai e quajti “OG” (Original Gangster) e transmetimit pro-demokracisë.

“Gazetarët e Radio Free Europe kanë zemëruar diktatorët për 75 vjet. E di që po bën punën mirë kur krijon armiqtë e duhur,” tha ai.

Katër gazetarë dhe bashkëpunëtorë të REL-it – Ihar Losik, Nika Novak, Vladyslav Yesypenko dhe Farid Mehralizada – ndodhen në burg për akuza që lidhen me punën e tyre.

Për të përkujtuar këngën, R.E.M. njoftoi se do ta publikojë një version të kufizuar në vinil portokalli të “Radio Free Europe” si dhe mallra (merchandise), të ardhurat nga të cilat do t’i dhurohen REL-it.


Send this to a friend