VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Formimi i FAK-ut varet nga konsensusi me Listën Serbe

By | May 30, 2016
blank

Komentet

blank

‘Foltorja’- Berisha betohet para kurbinasve: Socialistët këtu do më kenë deri sa të bëhem 95 vjeç

‘Luli çun i mirë, merrem vesh’, Berisha: Ramën, Bashën dhe gurin do t’i rrokullis të tre!

Sali Berisha komentoi nga Kurbini edhe deklaratën e Edi Ramës i cili tha një ditë më parë se ish-kryeministri ka në qafë një gur të rëndë. 

Gjatë ‘Foltores’ me demokratët, Berisha u shpreh se Basha është figurë e dashur për PS gjë të cilën e treguan edhe sondazhet e fundit, ndërsa kujtoi edhe deklaratën e Ramës se Luli është çun i mirë.

“Lulzim Basha është shndërruar në një figurë të dashur për PS-në. E thonë tellallët e saj që dalin nëpër ekrane se drita e ‘Foltores’ i verbon ata. E thotë me gojën e tij vetë Edi Rama i cili në mënyrë të përsëritur i thoshte se, problem kam Sali Berishën, por ky është çun i mirë dhe merrem vesh. Edhe mbrëmë kreu i ‘Meduzës’ deklaronte se midis Bashës dhe Berishës, natyrisht Berisha e ka të rëndë në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin, të tre do t’ju rrokullis, je i pashpresë. 

Votuesit socialistë në sondazh thanë se 30% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Zgjedhësit demokratë vetëm 24% e tyre ndjehen me Bashën. Ndërsa anëtarët e PD, vetëm 7% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Beteja jonë është që këto ditë, deri në 11 dhjetor, kjo 7% të bëhet 0.2%“, tha Berisha.

‘Foltorja’- Berisha betohet para kurbinasve: Socialistët këtu do më kenë deri sa të bëhem 95 vjeç

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar edhe njëherë tjetër se çdo demokrat do e ketë garancinë që të kandidojë për kreun e PD por ai s’mund të t’u thotë demokratëve, ‘po iki tani mirupafshim’.

Gjithashtu Berisha u betua para kurbinasve se me ndihmën e zotit, socialistët do e kenë në parlament deri sa të bëhet 95 vjeç.

Berisha: Dua tju garantoj se do ketë një garë të ndershme për secilin që do ketë dëshirë të garojë, por unë smund t’ju them ju tani mirupafshim, por do ju them që do luftoj bashkë me ju deri në ditën e fundit të jetës sime. Siç e dini ua pata thënë në parlament socialistëve se këtu do më keni deri sa të bëhem 85 vjeç. Tani po ua them nga këtu para ju burrave dhe grave të Kurbinit se, me ndihmën e të madhit zoti, po u betohem se këtu do më kenë deri sa të bëhem 95 vjeç. Të përgatitet. 

 

blank

Qyetari: 100 delegatë kurbinas kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

Qindra demokratë kurbinas kanë pritur ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e sotme në foltoren e radhës.

Një prej folësve në këtë foltore njoftoi se nga 130 delegatë që ka Kurbini, 100 prej tyre kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Qytetari: Foltorja ka ngjallur shpresë për demokratët dhe te të gjithë shqiprarët dhe akoma më shumë shpresë dhe siguri për kombin shqiptar. Jeni ju me reagimin tuaj që mborjtët kufijtë e Kosovës. Zoti Berisha, nga 131 delegtë të degës së Kurbinit 100 delegatë kanë firmosur me vullnet të lirë për Kuvendin e 11 dhjetorit. Me ish kryetarin nuk ja vlen të meremi, ai është i pabesë dhe i pashpresë. Zoti Berisha na prij në protesta paqësore për të rrëzuar Ramën. Largimi i inteligjnecës shqiptare ngarendi çdo ditë ku po largohen mjekë dhe profesionistë të tjerë, duhet bërë diçka. Kërkesa e dytë ka të bëjë me siguroni pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha: Lidhur me kërkesat tuaja dua tju garantoj se do jetë një nga qëllimet më madhore të qeverisë tonë, ngjallja e shpresës për të rinjrë dhe të gjithë por edhe kthimi i atyre që janë jashtë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

blank

Berisha-Bashës: Rama është sot, nesër ikën, ti do përballesh me drejtësinë për ‘Toyota Yaris’

‘Nuk ve PD-në mbi veten’, Berisha: S’e kam thënë kurrë. E vërteta e bisedës me Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas deklaratës së Lulzim Bashës mbrëmjen e kaluar në një emision se ish-kryeministri i kishte thënë se nuk ve PD-në mbi veten e tij. 

Berisha tha se Basha mashtron, ndërsa e vërteta është ndryshe tha ai, duke treguar bisedën me kryetarin aktual të PD.

“Këto ditë Basha ka deklaruar me tellallët se unë i paskësh thënë që për veten nuk pyes për PD, fakti që unë sot jam midis jush tregon se unë mbi çdo gjë tjetër, ve idealet dhe interesat tuaja. Por cila është e vërteta e kësaj bisede? Ua tregoj unë. Dy muaj më parë vjen dhe më thotë se i ka thënë ambasadorja n.q.s Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë këto pasoja të tmerrshme mbi fëmijët e tij, mbi Berishën. Unë i them sa vijon, Lul, kjo betejë e imja është për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Nuk ka forcë që më merr mua dinjitetin. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua në betejën time për dinjitet. Partia ime, i them, nqs pranon gënjeshtrën për të vërtetë, nuk meriton të jetë parti politike. Ke të drejtë, më tha, ashtu është. Ky është historiku i bisedës time. Dhe nuk io kam thënë kurrë që nuk pyes për PD. E vërteta është se unë dhe çdo njeri i ndershëm dhe i lirë, ve mbi çdo gjë dinjitetin e tij. Kemi një fjalë të moçëm, më mirë qiri i fikur se sa qiri i fëlliqur“, u shpreh Berisha.

‘Ka dosje në SPAK’, Berisha i përgjigjet Bashës

Sali Berisha iu përgjigj Lulzim Bashës edhe lidhur me deklaratën e këtij të fundit një ditë me parë se ish-kryeministri dhe familjarët e tij kanë dosje në SPAK. 

Lideri historik i PD tha se Prokuroria nuk ka pranuar asnjë nga paditë e Edi Ramës për dhjetëra vendime qeverie, sepse ka zbatuar ligjin.

“Pretendon se paskësh dosje në SPAK, unë dhe fëmijët e mi. Së pari, fëmijët e mi nuk kanë patur asnjë dosje, asnjë çështje. Sali Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Edi Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK dhe Prokurori, që të gjitha janë kthyer se Sali Berisha ka zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin”, tha Berisha.

Berisha-Bashës: Rama është sot, nesër ikën, ti do përballesh me drejtësinë për ‘Toyota Yaris’

Edhe nga Kurbini ish-kryeministri ish-kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar Lulzim Bashës dy dosjet në ngarkim të tij, atë të lobimit me Nick Muzin dhe ‘Toyota Yaris’. 

Për të parë, tha Berisha, Basha është për burg si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA, ndërsa tregoi se si me ndërhyrjen e Edi Ramës, dosja hetimore u mbyll pa dhënë drejtësi.

Sa i takon ‘Toyota Yaris’ Berisha hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës, ndërsa paralajmëroi kryetarin aktual të PD se do të përballet me drejtësinë si dhe do të përgjigjet përpara demokratëve.

“Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtashëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr një vendim që s’i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë, e detyron ligji ta çojë në Gjykatën e Lartë.Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhemerrje pafajësi nga Gjykata e Lartë.

Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln eurto, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier nëq telefon, më thotë. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t’ju arrestojnë. PO ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, atas erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndanu me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t’i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrënë pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t’i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t’i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris”, u shpreh Berisha. 

blank

‘Paralajmërimi që i pata bërë Fatos Nanos’- Berisha-Ramës: Vlen edhe për ty, bëji gati valixhet

‘Foltorja’ e Kurbinit, 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit, Berisha: Krim shtetëror

‘Foltorja’ e Kurbinit nisi me një minutë heshtje në nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit 2019. 

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se ishte ajo përgjegjëse për viktimat e tërmetit, duke deklaruar se ngjarja ishte krim shtetëror.

“Një qeveri e papërgjegjshme i la banorët në ato pallate. Qeveria konstastoi banesat e pabanueshme në tërmetin e parë. 51 qytetarë humbën jetën më pas. Këto banesa dolën yë pabanueshme në tërmetin e parë.

Ky është një krim i mirëfilltë shtetëror.

Asnjë zyrtar nuk ndodhet para ligjit për viktimat, dhe ky është një krim i dytë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, u shpreh Berisha.

Lideri historik tha gjithashtu se qindra familje sot janë pa strehë dhe jetojnë në çadra.

Berisha nga Kurbini: Rama thotë se i jap edhe Lulit 20%-shin

Nga ‘Foltorja’ e Kurbinit ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi pazaret mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Përpara demokratëve kurbinas, Berisha u shpreh se po qarkullojnë zëra ku Edi Rama ka deklaruar se ai i jep 20%-shin e aferave edhe kryetarit aktual të PD.

Sipas Berishës kjo tregon pazarete turpshme mes Ramës dhe Bashës në kurriz të demokratëve.

“Opozita e Bashës shkoi nga dështimi në dështim, nga humbja në humbje, deirsa përfundoi në një derivat apo fasadë të narkoqeverisë.

Në Tiranë qarkullon një fjalë se Edi Rama atyre që u kërkon 20%-shin kur i raportojnë se e çuam në atë adresë, u kthehet dhe u thotë po mua s’më mbeti gjë se 20% detyrohem t’i jap edhe Lulit.

E cila shpreh më së miri pazaret e turpshme që bvëri kreu i opozitës duke shkelmuar idealet tuaja të pastra, vendosmërinë dhe guximin tuaj, që të gjitha për karrigen e tij dhe pasurimin e tij”, u shpreh Berisha.

blank

Demokratët ndezin ‘Foltoren’ e Kurbinit- Ja kush e shoqëron ish-kryeministrin Sali Berisha

Pritja madhështore e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kurbin ka mbledhur bashkë qindra demorkatë të degës.

Nga pamjet e transmetuara në SYRI TV, figurat politike të degës Kurbin janë të pranishme në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha, që nga ish-deputetë deri te kryesia e degës.

Kandidati për deputet Marjan Tuci, Mujo Cela, Preng Lala nënkryetari i PD Kurbin, ish deputeti Aldo Bumci, ish-deputeti Andon Frrokaj, ish-deputetja Albina Deda, ish-Kryetari i Bashkisë Luigj Isufi, ish-kryetari i degës Gjergj Oroshi si dhe kryesia e degës.

‘Paralajmërimi që i pata bërë Fatos Nanos’- Berisha-Ramës: Vlen edhe për ty, bëji gati valixhet

Nga ‘Foltorja’ e Kurbinit Sali Berisha numëroi dështimet e qeverisë Rama dhe heshtjen e opozitës së Lulzim Bashës. 

Ai i kujtoi Edi Ramës paralajmërimin e bërë për Fatos Nanon kur ishte kryeministër, ndërsa shtoi se vlen edhe për të: “Bëj gati valixhet dhe largohu në Beograd, se në Shqipëri nuk ke vend më”. 

“Situata në vend është kritike, por është kjo situatë që gjëmoi si një thirrje e brendshme në ndërgjegjen tonë, të mbarë demokratëve në Shqipëri të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e PD, për shndërrimin e saj në opozitën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Edvin, fundin e ke të afërt, ja ku është Kurbini në këmbë, mjerë ti çfarë do heqësh. Edvin atë paralajmërim që i pata bërë Fatos Nanos po ta bëj edhe ty nga kjo sallë, fatin e tij do të pësosh nga burrat dhe gratë e Kurbinit e të gjithë Shqipërisë, bëj gati valixhet dhe nisu për në Beograd, në Shqipëri nuk ke vend. Mos harro të marrësh me vete edhe Lul-pengun, edhe pse nuk të bie mendja për të kur t’ia mbathësh vetë. Ky entuziazëm që buron nga shpirti juaj, idealet dhe zemrat tuaja, është energjia e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, është drita e shpresës, siç do të thoshte një demokrat në Mat, është dielli im thoshte ai, dhe u drejtohej analistëve, mos ma gjuani diellin me gur. Dielli ynë do të verbojë të gjithë ata që do tentojnë ta shuajnë atë”. 

 

blank

Spaho-Bashës: Nuk ke humbur 4 herë, ke humbur shumë e shumë herë

Deputeti Edmond Spaho reagoi pasi kryetari aktual i PD, Lulzim Basha deklaroi se nuk ka humbur 4 herë zgjedhjet. Deklarata e tij ka shkaktuar ilaritet në median sociale

Nga Edmond Spaho

Jo, nuk ke humbur 4 herë, ke humbur shumë e shumë herë.

Ke humbur në zgjedhjet vendore të vitit 2015. T’u sugjerua që të mos hyje në zgjedhje në Durrës dhe Kavajë sepse Roshi dhe Dako kishin sjellë mijëra votues nga rrethe të tjera, por këmbëngule dhe humbe në të gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht në Durrës dhe Kavajë.

Humbe në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2017 pas marrëveshjes personale me Ramën. Partia hyri e shpartalluar ne zgjedhje për shkak të qëndrimit të gjatë dhe pa rezultat në çadër, si dhe problemeve që u krijuan nga largimi i shumë ish-drejtuesve të PD me vendimin tënd personal.

Për herë të tretë humbe në vitin 2019, kur na sigurove që nuk do të ketë zgjedhje vendore në 30 Qershor. Madje vonë kuptuam që nuk do kishte zgjedhje as në 13 Tetor pasi nuk e regjistrove PD në KQZ.

Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese i njohën zgjedhjet e vitit 2019 si të rregullta. Aq larg ishe nga realiteti dhe thoshe të pavërteta, saqë në Shtator 2021 deklarove në Grupin Parlamentar që zgjedhjet vendore do ripërsëriten kur të duam ne, madje edhe për dy javë.

Për here të katërt humbe në vitin 2021. Një fushatë e vakët, e personalizuar, me këshilltarë që nuk njihnin realitetin shqiptar, premtime të ekzagjeruara, mungesë koordinimi dhe pa mbështetje logjistike e financiare.

Nuk ke humbur vetëm beteja elektorale, por edhe beteja politike.

Ideja jote për t’u larguar nga reforma territoriale e la Ramën të lire të krijonte njësi sipas shpërndarjes së votuesve të majtë e të djathtë dhe të marrë avantazh elektoral. Kjo mund të renditet si humbja e pestë, megjithëse nga ana kohore ishte marrëzia e parë.

Më pas le mandatet në një lëvizje të pamatur politike dhe vetëvrasëse që do përmendet për dhjetëra vitet e ardhshme jo vetëm në Shqipëri.

Çudia është që deri ditën që shpalle vendimin për djegien e mandateve, të gjithë në Parti dhe Grupin Parlamentar ishin të painformuar dhe të bindur që mandatet nuk do të digjeshin nisur nga çfarë ju kishe thënë më parë.

Humbje të tjera te tuat ishin mosmarrja pjesë në reformën në drejtësi duke i lënë dorë të lire Ramës ta ndërtojë drejtësinë në vend si harem personal, ku çdo i emëruar bën çfarë do dhe si i pëlqen Ramës.

Humbje të tuat ishin zvarritjet 8-vjeçare të reformës zgjedhore sipas modelit ‘puno ditën dhe prish natën’.

Votimi elektronik është shfaqja e turpshme e paaftësisë për të bërë ndonjë gjë në interes të PD dhe vendit megjithëse Rama të la dorë të lirë ta drejtoje këtë proces.

Të njëjtën gjë bëre në 5 Qershor 2020 kur ta morën marrëveshjen për ndryshimin e Kodit Zgjedhor duke u zgërdhirë, e më pas të ndryshuan Kushtetutën sipas interesave personale të Ramës.

Unë nuk di që një drejtues të ketë humbur kaq shume beteja në kaq kohë. S’kishte si ndodhte ndryshe kur nuk konsultoheshe me asnjë, nuk dëgjoje, nuk reflektoje ndaj gabimeve, ishe i painteresuar për çfarë ndodhte dhe i qëndroje larg Partisë.

Marrëzinë e fundit e bëre duke përjashtuar nga Grupi Parlamentar, udhëheqësin historik të PD, z. Berisha, me një vendim personal dhe arrogant, sikur të ishe sulltani i Partisë.

Të gjitha këto të prodhuan 11 Dhjetorin, i cili kishte kohë që ishte i nevojshëm. Tani nuk të ka ngelur veçse të largohesh. Sa më shpejt, aq më mirë për ty.

blank

17 mijë lëkundje në dy vjet- Vatra e tërmetit tragjik vijon të jetë aktive

Si sot, dy vjet më parë, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi  51 viktima, qindra te plagosur dhe mijëra shtëpi e biznese të shkatërruara. Ngjarja tragjike kujtohet ende sot nga të mbijetuarit në zonat e prekura nga goditja. Ndërsa nga specialistët cilësohet më i fuqishmi i dekadave të fundit, që është pasur nga 17 mijë tërmete të tjerë.

Gdhihej e martë. Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm me përmasa shkatërruese. Epiqendra ishte në Hamallaj të Durrësit me intensitet 9 ballë. Vala e goditjes u ndje frikshëm në Durrës, në Tiranë, Kurbin e Lezhë. Tërmeti i 26 nëntorit të 2019 konsiderohet një ndër më të fuqishmit në vend.

Tragjedia kishte ndodhur, 51 banorë të Durrësit e Thumanës, mes tyre shumë fëmijë, nuk e arritën mëngjesin e 26 nëntorit.

Tërmeti u mori jetën në gjumë, nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara. Qindra të tjerë mbetën të plagosur e të pastrehë.

Në Durrës, Tiranë, Krujë, Kurbin e Lezhë  po punohet për të fshirë gjurmët ende prezentë të tërmetit shkatërrimtar. Pas goditjes së rëndë të Thumanës, ku mbetën 24 viktima, qyteza e re është drejt përfundimit. Banorët e mbetur pa strehë presin të hyjnë në shtëpitë e reja, ndërsa shumë nga ata që humbën të afërmit nuk duan t`u kthehen kujtimeve të hidhura.

Pas dy vjetësh nga lëkundja e fortë e tokës, aktiviteti sizmik në zonën e Hamallajt është ende aktiv.

Tërmeti i 26 nëntorit do të mbahet mend për forcën shkatërruese, për viktimat dhe të pastrehët që shkaktoi, për solidaritetin njerëzor dhe  pafuqinë e njeriut përballë dukurive të tilla, raporton A2.

blank

Barometri: 80% e shqiptarëve pro bashkimit Shqipëri-Kosovë

Katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë (79,2%) do të votonin pro bashkimit në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nëse do të thirreshin sot në një referendum për këtë çështje.

Barometri i Euronews Albania, kushtuar mendimit të qytetarëve të Shqipërisë në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ka zbuluar se vetëm rreth 16% e shqiptarëve janë kundër bashkimit.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve (mbi 90%) mendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i vetëm.

blank

Megjithatë, më pak se gjysma e shqiptarëve mendojnë se një bashkim mes dy vendeve mund të ndodhte në 10 vitet e ardhshme.

blank

Në rast bashkimi, 70% e shqiptarëve mendojnë se kryeqytet duhet të jetë Tirana.

Gjetjet janë të Barometrit të realizuar në 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

blank

Lehtësimi i qarkullimit, në fokus të takimit Shqipëri – Kosovë

Gresa Kraja

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, po zhvillohet të premten më 26 nëntor në qytetin e Elbasanit.

Në hapje të mbledhjes fjalimet e tyre i kanë mbajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë, Rama, ka thënë se tregu i përbashkët i punës, lehtësimi i procedurave për leje qëndrimi, njohja e sigurimeve shoqërore në të dy shtetet, lehtësimi për lëvizje të lirë, hapja e pikës kufitare të Shishtavecit në Kukës, rregullimi i regjimit lokal të kufirit, njohja e diplomave, lehtësimi i kontrolleve në dogana, shërbimet konsullore në ndërtesa të përbashkëta – janë marrëveshjet që do të nënshkruhen sot.

Rama ka theksuar se këto marrëveshje do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Krijomë kushte më të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës dhe për një tjetër hap në bashkimin gradual të tregjeve në një hapësirë të vetme, ku shqiptarët mund të punojnë studiojnë dhe krijojnë familje, duke përfituar çdo kontribut dhe të drejtë sociale, pavarësisht vendosjes gjeografike në Kosovë dhe Shqipëri. Njohja e sigurimeve shoqërore është një marrëveshje që është pjesë e së njëjtës paketë”, është shprehur Rama.

Kryeministri Rama foli edhe për Abetaren e unifikuar, për të cilën tha se do të jetë e gatshme vitin e ardhshëm.

Kreu i qeverisë ka nënvizuar se sfidë e përbashkët është që të rritet zbatimi i marrëveshjeve mes dy vendeve.

Ndërkaq, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij ka thënë se progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësinë e zbatimit të tyre, sepse “ato janë me rëndësi sa ekonomike, aq edhe historike”.

Ai ka përmendur një “traumë kolektive” kur tha se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të ndrydhur kur flasin për Shqipërinë, për shkak të ndryshimeve të simboleve kombëtare.

“Të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë, do të ishte marrëzi; të thuash se kemi dy shtete sepse kështu jemi më të fortë, do të ishte sa tepri edhe shkurtpamësi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar, do të të shquanin për nacionalist; e të thuash se do të bashkohemi në Bashkimin Evropian, të shquajnë për diplomat”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se duhet të “flasim si diplomatë, por të punojmë si patriotë”.

“Patriotizëm sot është të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, të luftosh për mediat dhe lirinë e mendimit, të luftosh për gjyqësor të pavarur dhe ekonomi gjithëpërfshirëse me drejtësi sociale – e vetëm ky lloj patriotizmi do t’i forcojë shtetet tona dhe do të jetësojë ëndrrat e qytetarëve tanë për të jetuar krenarë në vendin e tyre”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka përkujtuar edhe tërmetin në Shqipëri, me rastin e dyvjetorit të kësaj tragjedie ku mbetën të vdekur 51 persona.

Kjo është mbledhja e parë, në të cilën merr pjesë Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme si heqja e leje-qëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësi të ndërsjella në procedurat doganore.

Ky është takimi i shtatë i përbashkët zyrtar ndërmjet dy qeverive dhe takimi i parë i qeverive Rama–Kurti.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që nga viti 2014 mbajnë mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme.

Deri më tani janë mbajtur shtatë mbledhje të përbashkëta (përfshirë mbledhjen e 26 nëntorit 2021) dhe janë nënshkruar mbi 80 marrëveshje, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi.

Këto marrëveshje kanë pasur për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjike, në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve.

blank

Kurti: Shqipëria ta mbrojë Kosovën nga sulmet e Serbisë në organizatat e institucionet ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një takimi sot me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, ka shprehur serish qëndrimin e tij se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” kur Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës, nuk ia njeh diplomat, dokumentet e identifikimit, certifikatat e vulat doganore.

Lidhur me dialogun, kryeministri Kurti theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk mund të mbetet në fund, por ajo duhet të jetë në qendër të procesit.

Kurti kërkoi që Shqipëria ta mbrojë Kosovën nga sulmet e Serbisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, sidomos ato në të cilat Kosova nuk është anëtare.

Teksa foli për menaxhimin dhe situatën aktuale me pandeminë, kryeministri Kurti tha se gjatë muajit nëntor ka pasur 6 raste të vdekjes së të prekurve me COVID 19, deri tani janë administruar 1 milionë e 612 mijë vaksina, me dy doza janë vaksinuar 57 për qind e të rriturve të moshës mbi 16 vjeç, ndërsa me një dozë mbi 64 për qind.

Kryeministri ritheksoi se sipas parashikimit të Bankës Qendrore të Kosovës do të kemi rritje ekonomike prej 9.9 për qind për vitin 2021, ndërsa ky është viti i parë kur në kanalet zyrtare, remitancat e mërgatës pritet të arrijnë shifrën prej 1 miliard euro.

Duke folur për strehimin e qytetarëve afganë, kryeministri Kurti tha se kemi pranuar 1.341 refugjatë, por aktualisht në Kosovë janë 650 afganë, sepse 691 tashmë janë larguar për në vende të tjera.

Kurti në këtë takim foli edhe për përgatitjet rreth mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së dy vendeve nesër në Elbasan, ku priten të nënshkruhen rreth 15 marrëveshje.

Ndërsa, presidenti Meta e vlerësoi pozitive transparencën në qeverisje dhe shtoi se duhet më shumë bashkëpunim me biznese, që edhe ata të ndjehen pjesë e qeverisjes.

blank

Presidentja Osmani: Ballkani rrezikohet nga Serbia

RFE/RL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është kundër çfarëdo iniciative e cila nuk bazohet mbi barazinë e shteteve, duke aluduar kështu për iniciativën “Ballkani i Hapur”, pjesë e së cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Osmani foli gjatë një takimi që pati me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta të enjten, 25 nëntor në Prishtinë.

Presidentja Osmani ka theksuar gjatë këtij takimi me presidentin shqiptar, Meta se është kundër çfarëdo ideje, e cila përpiqet ta trajtojë në mënyrë jo të barabartë Kosovën.

“Kosova nuk mund të bëhet pjesë e iniciativave apo mekanizmave rajonalë, nëse përfaqësimi në këto iniciativa që nga zanafilla nuk është gjithëpërfshirës dhe mbi parimin e barazisë”, ka theksuar presidentja Osmani.

Duke iu referuar iniciativës “Ballkani i Hapur”, ajo ka theksuar se nuk mund të mbështetet symbyllur asnjë iniciativë që mund ta rivalizojë apo pengojë procesin e integrimeve në BE dhe orientimin euro-atlantik të rajonit, ku Serbia synon ta ketë rolin kryesor dhe e cila ende nuk e ka njohur Kosovën.

Për “Ballkanin e Hapur” me presidentin e Shqipërisë ka diskutuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit që patën të enjten e 25 nëntorit.

Kryeministri Kurti përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” kur Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës, nuk ia njeh diplomat, dokumentet e identifikimit, certifikatat e vulat doganore.

Deklaratat e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti për “Ballkanin e Hapur” vijnë një ditë pasi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi të mërkurën, më 24 nëntor, gjatë një adresimi në një konferencën për “Ballkanin e Hapur” që u mbajt në Beograd, që nëse në të nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë iniciativa nuk do të funksionojë.

Escobar shtoi se iniciativat rajonale duhet të jenë barabartë të hapura për të gjitha shtetet.

Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur”, e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.

Nisma fillimisht është quajtur “Mini- Shengen” dhe ajo parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve.

Në korrik të këtij viti, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Lidhur me dialogun me Serbinë, gjatë takimit me presidentin Meta, presidentja Osmani tha se Kosova ka dëshmuar gatishmëri për vazhdimin e negociatave, porse nuk do të jetë pjesë e asnjë aranzhmani, i cili nuk e garanton sovranitetin, integritetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Osmani: Kosova ka gatishmëri për dialog me Serbinë

Gjatë takimit me presidentin Meta, Osmani foli edhe rreth dialogut që Kosova po zhvillon me Serbinë.

Sipas Osmanit, Kosova ka dëshmuar gatishmëri për vazhdimin dialogut, por nuk do të jetë pjesë e asnjë aranzhmani, i cili nuk e garanton sovranitetin, integritetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani tha se së bashku me Shqipërinë duhet të angazhohen për ta përçuar mesazhin në rajon dhe në botë për rrezikun që i kanoset Ballkanit nga politika agresive dhe hegjemoniste e Serbisë.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një serë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Dialogu u ndërpre disa herë për arsye të ndryshme. Pauzën më të gjatë, dialogu e pati në fund të vitit 2018, kur asokohe Qeveria e Kosovës vendosi taksë prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Më vonë, pengesë në dialog u bë, marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Ky mekanizëm nuk është formuar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, cilësoi shumicën e pikave të marrëveshjes jo në përputhje me Kushtetutën.

Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

blank

Berisha: Demokratët të braktisin anti-Kuvendin e datës 18, është mbledhja e krimit të shoqatës Basha-Bardhi

‘PD e Bashës as si PS e Nanos’- Berisha heq paralele: Kur është esëll flet saktë, dha dorëheqjen kur humbi

Nga ‘Foltorja’ e Kuçovës, lideri historik Sali Berisha theksoi se PD është kthyer në një parti që nuk njeh më votën e lirë dhe asnjë normë statutore.

Ish kryeministri Berisha hodhi akuza në drejtim të Lulzim Bashës, i cili ka 60% të Kryesisë persona të emëruar dhe jo të votuar.

Këtyre të fundit, Berisha u ka bërë thirrje që të japin dorëheqjen, ndërsa nuk nguroi të hiqte një paralele edhe me kampin e kundërshtarëve.

Duke sjellë në kujtesë kohën kur në krye të PS ishte Fatos Nano, Berisha tha se ky i fundit dha dorëheqjen kur humbi zgjedhjet, ndërsa në PD sipas tij kjo mungon. Me humor Berisha shtoi se Nano kur është esëll flet saktë, por tha se i njeh si meritë reformimin e PS.

Berisha: Më e rënda nga të gjitha është fakti se ne humbëm votën këto tetë vite. Ne votojmë, dhe siç thoshte Stalini, na e rrëmben partia shtet. Kështu ndodhi në zgjedhjet e 2017 dhe 2021. PS kaloi një provë të madhe reformash me Fatos Nanon, megjithëse ai kur është esëll flet saktë. Por ai bëri një gjë të madhe për PS dhe vendin. Nga partia e njëshit, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë në kryetar të partisë me votat e anëtarëve.

Ai humbi zgjedhjet dorëzoi partinë sipas statutit. Kryetari po humbi zgjedhjet ikën, por Rama në 2009 humbi zgjedhjet e jo që nuk iku po detyroi anëtarët të votonin për të mos hequr kryetarin. Nga 2019, PS është shndërruar në parti të punës në Shqipëri. Kryetari i PD iu vërsul votës së lirë dhe arritëm ne partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë.

Ai na bëri gazi i dheut. Ju jeni dëshmimtarë se si ky njeri ka marrë vendim tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, nen të statutit apo parim partie. Kryesinë e partisë  e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është kryesia juaj, por e peng Bashës, ndaj i ftoj  që të japin dorëheqjen.

Berisha – anëtarëve të Kryesisë së PD: Jepni dorëheqje, nuk përfaqësoni demokratët

Lideri historik i PD Sali Berisha i bëri sërish thirrje anëtarëve të Kryesisë së PD që të japin dorëheqje. 

Berisha tha nga ‘Foltorja’ e Kuçovës se anëtarët e Kryesisë së PD, 60% e tyre të emëruar nga Lulzim Basha, nuk përfaqësojnë demokratët, pasi nuk janë të votuar.

“Ju jeni dëshmitar se si ky njeri ka marrë vendime në tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, asnjë nen të statutit. Ju jeni dëshmitar së fundmi që Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është Kryesia juaj, ajo është Kryesia e peng Bashës. Unë i ftoj ata të gjithë që të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ata u përkasin ju dhe ju them se ju jeni drejtuesit dhe njerëzit e besimit të anëtarësisë së PD. Ju nuk mund të jeni kurrë anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi, duhet të qëndroni midis anëtarësisë së PD. Ndaj dhe jepni dorëheqjen“, u shpreh Berisha

Berisha tha se Basha imitoi Ramën duke zhdukur votën në PD. Sipas ish-kryeministrit anëtarësia e PS nuk voton që prej vitit 2009.

“Në këto 8 vite ne humbëm votën, ne nuk votojmë. Ose ne votojmë, por sicc thoshte Stalini, na i rrëmben partia, na i rrëmben Edi Rama. Kështu ndodhi në 2017 dhe 2021. PS e cila kaloi një provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon pavarësisht se ai kur është esëll flet saktë, duhet t’ia njohim këtë meritë, ndonjëherë e shfrytëzon Edi Rama, por ai bëri një gjë të madhe për PS dhe për vendin. Nga parti e 1-shit që nuk zbriste nga 41 e deri në fund, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë dhe u kthye në kryetar të partisë me votën e anëtarësisë. 

Humbi pushtetin, dorëzoi poushtetin, dha dorëheqje. Pasardhësi çfarë bëri? Vuri në statut për t’u durkur modern kryetari po humbi zgjedhjet jep dorëheqjen. I humbi mirë zgjedhjet e 2009, jo vetëm nuk dha dorëheqje por detyroi anëtarësinë që të votojë që kryetari nuk votohet. Që nga 2009 socialistët nuk kanë parë votë në partinë e tyre.

Po PD-ja çfarë pësoi? Në vend që të ndiqte traditën e saj të shkëlqyer të votës së lirë, iu vërsul votës së lirë. Dhe arritëm ne, partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë. Ju e dini sa demokratë votuan korrikun që kaloi dhe cilat shifra u dhanë. Ai na bëri gazi i dheut, e gjithë botë eë mori vesh si u përdhos vota në PD“, tha Berisha.

‘Prindi 1, prindi 2’?- Berisha: Këtë mund ta bëjë Rama e të heshtë Basha, por ne s’e pranojmë kurrë

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha nga Kuçova se demokratët nuk do pranojnë kurrë emërtimet ‘prindi 1’, ‘prindi 2’ për nënën dhe babanë. 

Berisha tha se këtë mund ta bëjë Edi Rama dhe të heshtë Lulzim Basha i marrë peng sipas tij, por demokratët dhe qytetarët shqiptarë nuk do ta pranojnë kurrë.

“Ne sigurisht që do mbrojmë familjen. Nuk do lejojmë që ligjet e bazuara në ideologjinë ateiste ta cenojnë atë. Çfarë do të thotë prindi 1 prindi 2. A nuk është kjo atak në identetin e njeriut që të shndërrosh identeitet njerëzor në numra? Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha por këtë nuk e pranojmë ne kurrë? Ne do rikthejmë vlerat, pronën dhe do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e pasojave të krijuara nga ligjet e mëparshme”, u shpreh Berisha.

Berisha: Demokratët të braktisin anti-Kuvendin e datës 18, është mbledhja e krimit të shoqatës Basha-Bardhi

Lideri historik i PD, Sali Berisha, kishte një thirrje për demokratët nga Kuçova, që të mos marrin pjesë te Kuvendi i 18 dhjetorit, i cili sipas tij është i paligjshëm ndërsa e quajti ‘mbledhja e krimit të shoqatës Basha-Bardhi’. 

Berisha ftoi delegatët që të grisin formularët e patronazhistëve të cilët sipas tij kanë dalë nga zyra e Edi Ramës.

Rama, tha Berisha do të përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi në 18 dhjetor.

“Ftoj demokratët të mos shkojnë, të braktisin anti-Kuvendin e datës 18, de facto, mbledhjen e krimit të shoqatës Basha-Bardhi. Në një akt të turpshëm për të sfiduar pluralizimin politik në Shqipëri. Të gjithë e patë si e mblodhi Kryesinë dhe deklaroi peng Basha se Kuvendi që po thërrasim me Kryesi është Kuvendi legjityim dhje se ky Kuvend do jetë Kuvendi i PD. Mirëpo sa u mblodh Kryesia doli se ajo nuk ishte legjitime, 60% e anëtarëve nuk ishin votuar me votë të fshehtë.

Dhe kjo e bënte jo legjitim gjithçka tjetër. Ishte një akt i turpshëm, një përpjekje e Edi Ramës me pengun e tij për të sfiduar pluralizimin, gjë që nuk e bëri Ramiz Alia. Kurse Rama do përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi. Pasi dështuan me Kryesinë kanë shpërndarë formularët e patronazhistëve. Formularët janë prodhuar në zyrat e Fugës së Edi Ramës, personi përgjegjës njofton… 

Përshëndes qindra e mijëra demokratë që i kanë grisur dhe i kanë hedhur në kosh. Po refuzojnë mençuisht antiKuvendin e turpshëm, apo themelimin e shoqatës Basha-Bardhi”, tha Berisha.

Demokratët tha ish-kryeministri do t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit të cilin e quajti si ditëlindja e dytë e PD, ndërsa shtoi se numri i firmave të delegatëve ka arritur rreth 5 mijë.

“Revolucioni ynë paqësor është shndërruar në forcën kryesore që po lëviz Shqipërinë, shoqërinë shqiptare. Gjatë kësaj mrekullie, mijëra prej jush firmosët formularin për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Ky është rasti i vetëm kur lirinë e marrin në dorë qytetarët, kur pushtetin e marrin në emër të ligjit të tyre qytetarët dhe thërrasin Kuvendin. Firmosën jo 2 mijë sa kërkohej me Statut, por kanë firmosur pothuajse rreth 5 mijë. Të tjerë vazhdojnë të firmosin, të tjerë firmosin apo jo, janë zotuar se do të vijnë në Kuvend. 11 dhjetori shënon ngjarjen më të rëndësishme në historinë e pluralizimit shqiptar. Eshtë monument i madhërishëm i përpjekjeve dhe idealeve tuaja për të vendosur pluralizimin politik në pidestalin që meriton. 11 dhjetori është ditëlindja e dytë e PD. DUke rikthyer votën e lirë dhe dinjitetin tonë, si njerëz që kemi besimin tonë te vota e lirë dhe liria. 11 dhjetori është dita e rithemelimit ku do të rikthejmë në PD vlerat e një force konservatore. Dhe ne respektojmë e nderojmë traditën tonë”, tha Berisha.

 

 

blank

Berisha akuza Ramës nga Kuçova: Planifikoi spastrim etnik të shqiptarëve, largoi 520 mijë qytetarë

‘Foltorja’ mbledh të gjithë demokratët e Kuçovës’- Ja kush e shoqëron ish-kryeministrin Berisha

Me një entuziazëm të veçantë, me qindra demorkatë kanë dalë të presin ish-kryeministrin Sali Berisha në foltoren e radhës në qytetin e Kuçovës.

Të pranishëm në këtë foltore janë ish deputeti Astrit Veliaj, ish deputeti Genc Pollo, Kryetari i FRPD Kuçovë, Kryetari i PD Kuçovë Vehbi Luzi, e gjithë kryesia e PD Kuçovë dhe ish-kandidati për kryetar bashkie, Myslim Haxhiu.

Ish-kryeministri Berisha po vijon me takimet e tij në bazë për të diskutuar me ta ringritjen e PD, e cila pritet të ndodhë në Kuvendin e 11 dhjetorit, që është thirrur nga gati 5000 delegatë.

 

Berisha akuza Ramës nga Kuçova: Planifikoi spastrim etnik të shqiptarëve, largoi 520 mijë qytetarë

‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha u zhvendos në Kuçovë pasditen e sotme.

Përpara demokratëve të Kuçovës Berisha hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë për ryshfet dhe abuzime me tenderat.

Berisha tha vetëm gjatë viteve të fundit Edi Rama largoi nga Shqipëria 520 mijë qytetarë, duke planifikuar sipas tij, spastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre.

“Në këto 8 vite çdo qytetar shqiptar është zhytur në borxh 5 herë më shumë se sa në 8 vitet para këtyre. Borxhi publik në 8 vite para këtyrë u arrit nga 58.4% në 62.6%. Ndërsa në këto 8 vite nga 62.6% afrohet në 100%. Ku shkuan këto para? Këto miliarda euro që u morën borxh, plus taksat tuaja, çfarë u bë me këto? U përfuduan 32km autostradë, po kaq km rrugë për të cilat financimet dhe projektet ishin të gatshme. U shtruan pllaka nëpër sheshet e qyteteve. U vodhën miliarda. Sepse ndërtohet 1 km rrugë me 20-22 mln euro, kundrejt 2.1 mln ishte kostoja e ndërtimit të By Pass-it të Fierit sepse ndërtohej nga bankat europiane. Ku shkuan këto para? Vetëm 7 km rrugë nga tuneli i Krrabës e deri në Farkë, pa tunel, pa shkëmb, kushtuan psa e gjithë rruga tjtër përfshirë edhe tunelin. Por së shpejti arbitrazhi ndërkombëtar po për këtë rrugë do gjobisë Shqipërinë dhjetëra milionë euro. Këto para i paguajnë qytetarët me taksat e tyre, ministrat nuk paguajnë gjë.

Të marrësh një borxh të tillë do të thotë të rrënosh të ardhmen e qytetarëve. U përedor për koncesionet e klientelës në mnënyrë të paimagjinueshme. Pasi kishin blerë aparaturat më moderne për sterilizimin, do jepej koncesioni me 100 mln euro një muratori për të garantuar sterilizimin së bashku me aparaturën e blerë me taksat tuajha. Tenderët sekretë u rritën me 15 herë krahasuar me para 2013. Me të gjitha këto, meburgosjet, shkatërrimet e dhjetëra mijëra banesave që ishin për t’u legalizuar dhe biznesnevbe, Edi Rama planifikoi spastrimin etnik të shqiptarëve nga Shqipëria. 520 mijë shqiptarë u larguan vitet e fundit. Droga dhe krimi u bënë ligji i vendit. 1 vit më parë Parlamenti miratoi 8 ligje për klanet e botës së krimit”, u shpreh Berisha.

 


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend