Opozita protestoi sot përpara Kryeministrisë, ku kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK për aferën e Tunelit të Llogarasë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se ky tubim shënon “Foltore 2”, një platformë parlamentaro-qytetare ku sipas tij opozita synon të “shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit”, siç e quan ai, dhe të kërkojë llogari për aferat dhe keqmenaxhimin e qeverisë.
Ai e përshkroi qeverinë si një “narko-shtet” dhe akuzoi kryeministrin dhe Ballukun për plaçkitje dhe politikë që ka shkaktuar largimin e qytetarëve dhe skamje në vend.
Në fjalën e tij, ish-kryeministri akuzoi Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për krime ndaj shqiptarëve, duke thënë se politikat e tyre kanë detyruar më shumë qytetarë të largohen nga vendi se çdo pushtues në historinë kombëtare.
“Në këtë foltore parlamento-qytetar dhe kudo që jeni, të dashur demokrat, mbështetës të opozitës, parlamentarë. Miqtë emi, liria është si një lumë. Të cilin në asnjë lloj përpjekje nuk mund ta ndalësh, nuk mund ta përthash. O guxove ta bllokosh, ajo do çajë një kanal. Pikërisht, kjo është platforma parlamentaro-qytetar, që inagurojmë sot, para pallatit të krimit. Para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar.
Zëvendësimit të tij me narko-shtetin. Para pallatit të krimit njerëzor, ndaj shqiptarëve që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare. Para pallatit që me krim monstruoz i zvogëloi dhe i riktheu 100 vite prapa. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, që me vjedhjen dhe plaçkitjen e tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit.
Përpjekjet e opozitës, për zgjedhje dhe rotacion, u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristë të votës, me të gjithë burimet financiare, njerëzore, logjistike dhe të gjithanshme të shtetit mafioz, të narko-shtetit. Vetëm e vetëm se rotacioni dhe largimi nga pushteti i tyre është tmerr nga krimet që kanë kryer.” – tha Berisha.
Berisha: Rama i pamëshirë! Deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa ilaçe se ishin shumë
Berisha kritikoi gjithashtu mungesën e ilaçeve për pacientët me kancer, duke akuzuar se fondet që duhej të shkonin për shëndetësinë përdoren për interesa personale dhe luks.
Berisha kujtoi se interpelanca e kërkuar me ministren e Shëndetësisë u hodh poshtë, duke i mohuar qytetarëve shpjegime për mungesën e barnave.
Sipas tij, Rama dy ditë më vonë deklaroi se pacientët me kancer mbetën pa trajtim për shkak se ishin shumë dhe buxheti nuk kishte fonde të mjaftueshme.
“U hodh poshtë interpelanca me ministren e Shëndetësisë që duhet t’u shpjegonte qytetarëve pse mbetën në kthetrat e vdekjes shqiptarët me sëmundje të rënda për shkak të ilaçeve. Dy ditë më vonë, Edi Rama, me cinizmin më ekstrem, deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para.
A ka krim më të shëmtuar se ky? Sigurisht që para kishte, dhe jo aq sa kërkonin ata, por ju garantoj se kishin 10 herë më shumë. Mungesa e atyre ilaçeve përbën një krim, por paratë i përdor Rama për t’i depozituar në banka ofshor, për të udhëtuar më avion taksi 22 milionë euro. Paratë i përdor ai për të blerë makina luksoze, shishe verë 34 mijë euro. I transporton me avionin e tij dhe për të sëmurët nuk mbeten para, por dënimi i asaj sëmundjeje. Ndaj e mbyll parlamentin se do që këtë të mos thuhen dhe të mos i marrin vesh qytetarët.” – tha Berisha.
Berisha: Nuk e pranojmë ligjin për Barazinë Gjinore
Gjithashtu Berisha tha se opozita nuk do të pranojë kurrë ligjin për Barazinë Gjinore, i cili u miratua në Kuvend me votat e socialistëve.
Berisha tha se ligji shkatërron vlerat e familjes. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku se po kërkojnë të shkatërrojnë institucionin e familjes.
“Atë ligj shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. Po u shpërbe familja, Shqipëria shpërbehet, kombi shpërbehet. Atë ligj nuk do e pranojmë kurrë. Familja shqiptare, institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari. Kjo familje këtë komb e ka sjellë gjerë në ditët e sotme nga lashtësia. Këtë familje Rama dhe Lubia kërkojnë ta shkatërrojnë. Kjo familje do mbrohet me çdo çmim”, tha Berisha.
Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj
Deputeti demokrati Belind Këlliçi, në fjalën e tij gjatë tubimit, tha se në foltore të re do faktohet vjedhja e tunelit të Llogarasë dhe vjedhjet e përditshme ndaj qytetarëve.
“Arsyeja pse foltorja do i dalë, kemi dy precedentë, foltoren e parë në shtator 2021, ku Shqipëria kërcënohej të lihej pa opozitë. Riktheu shpresën në PD dhe i doli të shpëtojë opozitën brenda 3 muajsh. Nisi me 1/100 të njerëzve këtu dhe përfundoi në Kuvendin e Rithemelimit në Air Albania. Riktheu shpresën qytetarëve. Ka një precedent të dytë në 14 maj 2023, u organizuan zgjedhjet më të pabarabarta në Shqipëri. Kandidatët opozitës garuan pa fonde, pa minuta mediatikë, morën 500 mijë vota. Nisëm protesta para bashkisë Tiranë në prill 2024, për 44 javë kemi protestuar, jemi përbaltur, goditur, nuk lënë gjë pa shpifur. Protesta i doli që për 11 muajsh Erion Veliajn ta përcillte në burgun e Durrësit.
Kush ka pikëpyetje i bëj me dije se përfundimi i aksionit politik Belinda Balluku dhe Rama do shkojnë te miku Erion Veliaj. Nuk e ndalim protestën. Do dalin të vërteta që për 2 muaj na janë mohuar në parlament, na është mohuar mocioni me debat. Është vendosur një rekord i paprecedent. Është përjashtuar Berisha për një deklaratë të tij jashtë parlamentit. Ju japim fjalën se njëlloj siç nuk jemi tërhequr në kauzën e bashkisë Tiranë, faktuam atë çka denoncuam në media, sërish me këtë aksion do faktojmë vjedhjen monstruoze të tunelit të Palloshit të BB. Do faktojmë edhe vjedhjen e përditshme ndaj qytetarëve.” – tha Këllici.
Protestuesit mbanin pankarta kundër Ramës dhe Ballukut, duke kërkuar drejtësi dhe transparencë për aferat financiare dhe vendimet e qeverisë.
Në përmbyllje të protestës, Sali Berisha, njoftoi protestën e radhës, e cila do të mbahet të hënën tjetër në të njëjtën vendndodhje
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, gjatë protestës së opozitës përpara zyrës së kryeministrit, akuzoi qeverinë për keqpërdorime financiare, duke u ndalur veçanërisht te skandalet e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Hoti deklaroi se “50 milionë euro vodhi Balluku vetëm me një firmë në Tunelin e Llogarisë, 80 milionë euro me dy TEC-et lundruese dhe 180 milionë euro me tenderin e blerjes dhe shitjes së energjisë.
Këto nuk janë thjesht shifra, janë ditë jete të marra qytetarëve. Këto janë e ardhmja e vjedhur e fëmijëve tanë dhe mundësitë e shkatërruara.”
Elda Hoti: 50 mln euro vodhi Belinda Balluku vetëm me një firmë në Tunelin e Llogarisë. 80 mln euro me dy TEC-et lundruese, 180 mln euro me tenderin e shit blerjes së energjisë. Këto nuk janë thjesht shifra, këto janë ditë jetë të marra qytetarëve. Këto janë e ardhmja e vjedhur e fëmijëve tanë.
Këto janë mundësitë e shkatërruar, prandaj po protesta ka vlerë, fjala ka vlerë dhe bashkimi ka vlerë dhe kjo foltore këtu mund të kthehet në shpresë, sepse ne nuk jemi këtu veç për politke, jemi këtu për Shqipërinë që meriton të jetojë dhe jo të mbijetojë, për të krijuar një kontratë shprese, dinjiteti me popullin shqiptar.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, në fjalën e saj gjatë protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë, akuzoi qeverinë se po synon “të shpopullojë dhe të shpërbëjë familjen shqiptare”.
Në fillim të fjalimit, Merja adresoi dy përshëndetje të veçanta për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin e quajti “i burgosur politik i këtij regjimi”.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë, sipas saj, “betejën e përbashkët kundër regjimit që cenon liritë dhe të drejtat e njeriut”.
Merja theksoi se çështjet që e kanë sjellë protestën janë “thelbësore për qytetarët e thjeshtë dhe për të rinjtë”, duke e cilësuar familjen shqiptare si “institucionin më të rëndësishëm”. Ajo përsëriti qëndrimin e saj kundër koncepteve të ndryshme gjinore, duke deklaruar se “ne njohim nënën dhe babain; nuk dimë gjini të tjera”.
Në fjalën e tij gjatë protestës para Kryeministrisë, kreu i FRPD, Besart Xhaferi theksoi se, një çifti të ri në kryeqytet i duhen “as 200 vite punë” për të siguruar një banesë, pasi çmimet janë fryrë nga paratë e paligjshme.
Gjithashtu Xhaferri u shpreh se përmes kullave në Tiranë pastrohen paratë e inceneratorëve, të ‘Ndrangheta-s dhe të “karteleve serbe të Arkanit”.
Kjo situatë, sipas folësit, po i kthen të rinjtë shqiptarë në qiraxhinj të trafikantëve të drogës dhe zyrtarëve të korruptuar të lidhur me qeverinë e Edi Ramës.
Në përfundim, Xhaferri tha se pas çdo projekti të qeverisë fshihet një “dramë sociale” për mijëra familje dhe se kriminalizimi i shoqërisë ka hequr imunitetin për të gjithë.
Fjalimi u mbyll me një thirrje për vazhdimin e protestave, me zotimin për të mos u larguar nga sheshi deri në rrëzimin e qeverisë Rama, duke e cilësuar situatën aktuale si një “tragjedi kombëtare”.
Xhaferri: Një çift i ri në Tiranë nuk i dalin as 200 vite punë për të blerë atë apartament. Sepse me ndërtimet në Tiranë pastrohen paratë e inceneratorëve, të ndrangetës dhe të karteleve serbe të Arkanit. Kemi katër vite që ngrejmë alarmin se të rinjtë shqiptarë po kthehen në qiraxhinjtë e trafikantëve të drogës dhe të zyrtarëve të korruptuar të Edi Ramës. Ndaj së bashku me doktor Berishën implementuam në programin projektin një çati për çdo çift të ri. Por siç e thanë dhe zyrtarët e OSBE-ODIHR, kartelet e drogës që nuk donin të ndryshonin status quo-në në 11 maj, lëshuan armatën e tyre të kriminelëve në rrugë për të vrarë votën e lirë për llogari të Edi Ramës. Një rast e pafund kur pamundësia për të blerë një shtëpi ka çuar të rinjtë shqiptarë drejt shtëpive të barit dhe grupeve të drogës, ku në shumë raste janë bërë kurban i përplasjeve të kartelave të drogës. Sot kam një pyetje për ata prindër socialistë që kanë fëmijë në moshën tonë. Si ndjeheni kur me votën tuaj mbani në pushtet një njeri, nën qeverisjen e të cilit askush nuk i kërkon llogari një trafikanti droge me 60 apartamente? Ndërsa fëmija juaj, djali apo vajza që punon me djersë, nuk blen dot kurrë shtëpinë e parë dhe i detyruar nga rritja e kostove të jetesës nga paratë e krimit, marrin rrugët e botës. Kam një pyetje për ju socialistët në rrethe, që sillni fëmijët tuaj për të studiuar në Tiranë. Si ndjeheni kur fëmijët tuaj në vend që të shkollohen, detyrohen të bëjnë dy ose tre punë për qiranë dhe ushqimin, pasi me djersën e tyre pastrojnë para përmes qirave trafikantë droge dhe të korruptuar. Mos thoni më ç’më duhet mua, pasi pas çdo projekti të Edi Ramës, veç faturës së vjedhjes ka edhe një dramë sociale për mijëra familje shqiptare. Dramë që në shumë raste ka edhe fund të dhimbshëm, sepse nga kriminalizimi masiv i shoqërisë, askush nuk ka më imunitet. Dhe njerëzit e lirë që janë në këtë shesh dhe do mblidhen çdo javë, ata që kurrë shpresën s’e kanë humbur, idealizmin, po mbi të gjitha dëshirën për të jetuar në Shqipëri, do e ndali këtë tragjedi kombëtare që po i ndodh Shqipëria. Duke ju falenderuar për mbledhjen dhe për këtë protestë, ju ftoj në protestën e radhës dhe patjetër që nuk do ikim nga ky shesh pa e rrëzuar Edi Ramën. Fitore!