“Me Ermira Mehmetin, sigurisht
Një grua si ti, është gur në thembër, e dashur!
Merru lejë këtyre të web-eve sa herë të përdoresh biologjinë tënde. Ti, dhe të gjitha ne që heshtim.
Nëse është i vërtetë ai regjistrim, gjë që e dyshoj shumë: Të jesh e sigurtë, se të ka përgjuar mirëfilli një shqiptar i shitur, dhe transkrimptimim po një shqiptar i shitur e ka bërë. Prandaj venë punët tona vaj këtu, në Kosovë, dhe te ju në Maqedoni, se “shefin nën pantallona”, burrat tanë shqiptarë e kanë shpesh në ballë. Dhe kështu i bëjnë edhe punët e shtetit.
U kënaqën tani?! Le të shkojnë të marrin honorarin të maqedonasi; e ka të lartë pagesën këtë herë, sikurse qëllimin.”
Komentet