VOAL

VOAL

Florian Marku: U mundova për nokaut prej raundit të parë, por nuk erdhi

November 21, 2021

Komentet

Gjimshiti shndërrohet në legjendë të Atalantës, 300 paraqitje me skuadrën

Berat Gjimshiti ka hyrë në historinë e Atalantës, duke arritur kuotën e 300 paraqitjeve. Klubi nderoi mbrojtësin e kombëtares shqiptare para ndeshjes kundër Sassuolos, me Gjimshitin që i bashkohet legjendave si De Roon, Pasalic dhe Toloi.

Kujtojmë që lojtari erdhi në Bergamo në janar 2016, nga skuadra zvicerane e Zurich. Përveç faktit se mbetet një nga mbrojtësit më të mirë, ai mbetet i rëndësishëm edhe në fazën offensive.

Ndër momentet e tij më të paharrueshme janë dy golat kundër Olympiacos në Europa League dhe goli i tij i parë në Champions ndaj Shakhtar Donetsk në Gelsenkirchen. bw

Silvinjo publikon listën për duelet vendimtare të kualifikuesve të Botërorit. Ka një kthim në sulm, por edhe mungesa

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e fundit të nëntorit për kualifikueset e Botërorit. 

 

Sfida ndaj Andorrës do të luhet në datën 13 nëntor, duke nisur nga ora 20:45, teksa skuadra do të grumbullohet për këtë sfidë në Spanjë e pas ndeshjes do të rikthehet në Tiranë për takimin e 16 nëntorit. Me Anglinë luajmë në “Air Albania”.

Tekniku ka përzgjedhur emrat e zakonshëm në radhët e ekipit, duke ruajtur pjesën më të madhe të lojtarëve të grumbullimeve të kaluara, dhe pse ka emra si Nedim Najrami apo Armando Broja të cilët kanë luajtur me pikatore gjatë periudhës mes dy grumbullimeve.

Një kthim në radhët e Kombëtares është ai i sulmuesit Indrit Tuci, i cili po bën mjaft mirë në Turqi me Kajzerispor, ndërsa vazhdon të mbetet jashtë listës Ernest Muçi, ashtu si edhe Anis Mehmeti apo vëllezërit Shpendi të cilët po bëjnë mjaft mirë në skuadrat përkatëse.

Sa i përket mbrojtjes, Enea Mihaj ka humbur vendin në hierarkinë e lojtarëve pasi Silvinjo nuk e ka preferuar, duke i besuar një vend në grup Klisman Cakes.

LISTA

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

asadsadas

PANORAMASPORT.AL

Erjon Bogdani: “Broja dhe Daku kanë karakteristika si unë”, ish-goleadori i Kombëtares: Botërori mund të na ndryshojë historinë

 

Erjon Bogdani ka lënë gjurmë që vështirë se mund të fshihen ndonjëherë nga historia e Kombëtares. Ish-sulmuesi kuqezi, vazhdon të udhëheqë listën e golashënuesve me fanellën e Shqipërisë, duke shënuar 18 gola.Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Bogdani u shpreh se situatën e Shqipërisë e sheh pozitive, duke pranuar se fitorja në Serbi i ka dhënë më shumë shanse Kombëtares.

Edhe pak ditë kanë mbetur nga dy ndeshjet e fundit. Si e sheh situatën e Shqipërisë?

Situatën e Shqipërisë e shoh në mënyrë pozitive. Shumë e rëndësishme ishte fitorja që ne bëmë në Serbi. Megjithatë, duhet t’i japim vëmendje maksimale ndeshjes me Andorrën, sepse në përgjithësi, në ndeshjet që i luajmë me ekipet më të dobëta se ne, kemi më shumë vështirësi. Dua të them që përqendrimi dhe ritmi nuk janë ata të duhurit që mbajmë me skuadrat më të forta se ne. Ndërsa ndeshja kundër Anglisë, për sa i përket përqendrimit dhe rëndësisë që ka, është “më e lehtë” ta përgatitesh si ndeshje.

Cili mendon se është momenti që mund të ndryshojë historinë?

Duke parë ecurinë e Kombëtares, do të thoja që pjesëmarrja në Botëror do të ishte momenti që mund të ndryshojë historinë.

Mbetet i paprekur rekordi juaj i golave. A sheh një “Bogdani 2” në Kombëtare?

Bogdani është Bogdani, nuk dua t’i ngatërroj kohët dhe karrierën që unë kam bërë. Megjithatë, për sa i përket karakteristikave të lojtarëve, Broja dhe Daku…

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”- Iu nënshtrua testit të gjinisë, volejbollistja e Dinamos flet për DW

Një volejbolliste braziliane në Shqipëri është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas shqetësimeve të ngritura nga ekipe rivale. Nayara Ferreira thotë, se ndihet e tronditur dhe e shkatërruar.

 

Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bërë testin e gjinisë dhe për ta pezulluar nga loja e ka tronditur shumë. “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira, e cila luan në kategorinë e parë të volejbollit për femra në Shqipëri.

“Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë,” tha ajo për DW. “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë.”

Ferreira u pezullua në tetor nga FSHV pasi dy ekipe rivale paraqitën dokumente dhe kërkuan një rishikim të rastit. Në njërën nga kërkesat e FSHV thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara.”

Klubi i saj, Dinamo në Shqipëri, e ka quajtur vendimin absurd dhe një fyerje për një lojtare veterane me karrierë të spikatur. Brazilianja ka qenë e pezulluar për tri javë, duke humbur tri ndeshje, dhe thotë se është përballur me heshtje totale gjatë gjithë kësaj kohe. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj saktësisht se si ndihem,” shtoi ajo. “Pse po ma bëni këtë [FSHV]? Vetëm sepse shikoni fytyrën time, vetëm sepse shikoni flokët e mi?”

Mbështetja nga ekipi
Ferreira konfirmoi se e bëri testin me dëshirë, por vetëm për të ndihmuar klubin. “Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt që jam grua, sepse jam grua. Kjo është 100%.” Kapitenia e ekipit Dinamo, Elena Bego, tha se situata ka qenë shumë e vështirë për ekipin. “Ishte pjesërisht detyra ime t’ua komunikoja lajmin vajzave të tjera. Të gjitha mbetëm të tronditura – ky rast është tepër skandaloz,” tha Bego për DW. “Ne e kemi mbështetur Nayara-n gjatë gjithë kohës, sepse e dimë që ajo është vajzë.”

Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, shtoi se mungesa e Nayara-s kishte pasur edhe ndikim të madh sportiv, pasi ekipi mbeti i mangët në ndeshje të rëndësishme pa një lojtare kyçe.

Për Ferreira-n, kjo situatë ka pasur ndikim personal, por ajo mendon se është edhe diçka më e madhe se rasti i saj individual.

“Mendoj se pas kësaj situate duhet të reflektojmë se çfarë do të thotë respekti. Sepse me gjëra të tilla ata i shkatërrojnë gratë në sport,” tha ajo. Çështja e identitetit gjinor në sportin e femrave është bërë një temë gjithnjë e më e ndjeshme vitet e fundit, veçanërisht pas polemikave globale rreth Imane Khelif, boksieres algjeriane që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar. Këtë vit, Federata Botërore e Atletikës vendosi gjithashtu që testet e gjinisë të jenë të detyrueshme për të gjitha gratë që konkurrojnë./DW

Futboll: Të përfshirë edhe presidentë klubesh, gazetarë dhe avokatë- Thellohet skandali i basteve në Turqi

Thellohet akoma më shumë skandali i basteve në futbollin turk, teksa ka arritur deri në nivelet më të larta, si presidentë dhe drejtues klubesh, por ajo që ka më shumë rëndësi është se në hetimet rreth këtij skandali janë përfshirë edhe komentatorë dhe avokatë sportivë, që dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet të organizuar të basteve. 


Gjykatësi turk i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, Emin Ozkurt tha për të përditshmen spanjolle AS se këto hetime janë shumë më të thella nga sa mund të imagjinohet.  

Ekziston një rrjet shumë i gjerë dhe i organizuar i basteve ku janë të përfshirë jo vetëm arbitra, por edhe drejtues klubesh, futbollistë, komentatorë televizivë, specialistë të së drejtës sportve. 

Javën e ardhshme pritet të bëhen denoncimet në Komisionin e Disiplinës në Federatën Turke të Futbollit, ndërkohë që sipas një komunikate të kësaj të fundit, janë sanksionuar tashmë 152 arbitra, 7 nga të cilët gjyqtarë kryesorë dhe 15 asistentë të një niveli të lartë. 

Mes arbitrave të denoncuar janë edhe Zorbay Kuçuk, që është arbitër i FIFA-s. Por jo vetëm kaq, skandali basteve zgjerohet edhe më  shumë teksa përfshihen edhe 3.700 futbollistë aktivë si dhe presidentë dhe drejtues klubesh. 

PANORAMASPORT.AL

Forbes: Kush janë 10 atletët më të paguar në botë! Si renditen dy yjet e futbollit, Ronaldo dhe Messi

Për vitin e tretë radhazi, dhe të 5-tin në total, Cristiano Ronaldo është atleti më i paguar në botë.

 

Edhe pse 40-vjeç, superylli portugez i futbollit po arrin nivele të reja. Gjatë 12 muajve të fundit, duke llogaritur si pagën e tij si lojtar te Al-Nassr i Arabisë Saudite ashtu edhe fitimet në biznes jashtë fushës, Ronaldo siguroi rreth 275 milionë dollarë.

Në listën e të gjitha kohërave, Ronaldo është tejkaluar vetëm nga boksieri Floyd Mayweather, i cili fitoi 300 milionë dollarë në vitin 2015 dhe 285 milionë dollarë në vitin 2018.

Dhe kur bëhet fjalë për renditjen e vitit 2025, Ronaldo ka një avantazh prej 119 milionë dollarësh ndaj lojtarit që renditet në vendin e dytë, mbrojtësit të Golden State Warriors, Stephen Curry.

Së bashku, 10 atletët më të paguar fituan 1.4 miliardë dollarë, pak më shumë se 1.38 miliardë dollarë që ishte vitin e kaluar dhe totali më i madh që kur Forbes filloi të renditte të ardhurat e atletëve në vitin 1990.

Ky vit është gjithashtu vetëm hera e dytë, pas vitit 2024, që çdo anëtar i 10 më të mirëve fitoi të paktën 100 milionë dollarë.

Në fakt, kampioni i boksit në peshat e rënda Oleksandr Usyk (101 milionë dollarë) dhe lojtari i golfit Jon Rahm (100 milionë dollarë) arritën gjithashtu këtë moment historik, pa arritur të futeshin në këtë listë.

Lista e atletëve më të paguar për vitin 2025 – Panorama

  1.  Cristiano Ronaldo – 275 milionë dollarë
  2. Steph Curry – 156 milionë dollarë
  3. Tyson Fury – 146 milionë dollarë
  4. Dak Prescott – 137 milionë dollarë
  5. Lionel Messi – 135 milionë dollarë
  6. LeBron James – 133.8 milionë dollarë
  7. Juan Soto – 114 milionë dollarë
  8. Karim Benzema – 104 milionë dollarë
  9.  Shoei Otani – 102.5 milionë dollarë
  10. Kevin Durant – 101.4 milionë dollarë

Daku intervistë te Panorama: Fitorja ndaj Serbisë, më e madhja në karrierë. Fantastike që Shqipëria dhe Kosova të jenë në Botëror

Shqipëria do të luajë shanset e saj në nëntor, ku do të përballet fillimisht ndaj Andorrës në transfertë e më pas do të presë në Tiranë skuadrën e Anglisë, për të mbyllur kualifikueset e Botërorit.

 

Për “Panorama Sport”, ka folur sulmuesi i kuqezinjve, Mirlind Daku i cili u shpreh se Shqipëria sheh veç nga ndeshja e radhës, duke e cilësuar njëkohësisht fitoren në Serbi si më të rëndësishmen në karrierë.

Pesë fitore, dy barazime në shtatë ndeshjet e fundit. Si e sheh ecurinë e Kombëtares në këtë periudhë?

Mendoj se vetë rezultatet tregojnë qartë punën që po bëjmë. Kemi kaluar një periudhë të mirë, me përkushtim dhe sakrifica, dhe kjo po reflektohet në fushë. Shpresoj që të vazhdojmë në të njëjtin ritëm edhe në dy ndeshjet e fundit, që ta mbyllim këtë cikël sa më bukur dhe t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë.

Si e përjetove personalisht fitoren kundër Serbisë?

Për mua është fitorja më e madhe në karrierën time. Duke marrë parasysh gjithçka, rrethanat, historinë e gjithçka tjetër, e konsideroj si fitoren më të bukur dhe të veçantë.

Kosova ecën në një rrugë të ngjashme me Shqipërinë. Mendon se është gati për në play-off?

Po, mendoj se Kosova e meriton plotësisht të jetë në garë për play-off. Uroj me gjithë zemër që ta realizojë këtë ëndërr, sepse do të ishte një arritje historike. Do të ishte fantastike që si Shqipëria ashtu edhe Kosova të ishin në një Kampionat Botëror.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

 ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL

“Ai ishte një nga pesë lojtarët më të mirë në Shqipëri, të viteve ’80-të, një nga më të vështirët për t’u markuar, por edhe njeri model, pasi…” Vlerësimet e Gaz Çaçit dhe Cukës, për Sokol Kalajn e “Vllaznisë”!

Nga Gjergj KOLA

Basketbolli shkodran në vite ka nxjerrë nga radhët e tij shumë emra të shquar. Një pjesë e tyre kanë marrë meritat dhe nderimet që u takojnë. Të tjerë ndoshta jo dhe aq. Megjithatë secili është munduar të jap kontributin e tij në arritjen e sukseseve të “Vllaznisë”. Emri më i dashur për të gjithë në vitet ’80-të, padyshim që ka qenë Sokol Kalaj, një nga sportistët më të mirë të këtij ekipi, por edhe i kombëtares shqiptare.

Sokol Kalaj ka lindur në Shkodër në vitin 1963. Në fëmijërinë e tij e nis me futbollin, por me kalimin e viteve i bashkohet basketbollit dhe kuptohet që nuk bëri zgjedhjen e gabuar. Spikat me ekipet e moshave dhe në vitin 1981, kalon me ekipin e të rriturve të “Vllaznisë”, ndën drejtimin e trajnerit të njohur shkodran Petrit Osmani.

Sokoli nis menjëherë të shquhet për klasin dhe talentin e tij, e duke pasur edhe një shtatlartës të admirueshme, arriti të bëhet menjëherë, jo vetëm titullar i ekipi shkodran, por edhe i atij kombëtar. Ka luajtur në pozicionin 4, duke qenë një nga më të mirët në Shqipëri në atë rol.

Kalaj do të jepte kontributin e tij që “Vllaznia” të fitonte Kupën e Republikës në vitin 1985, ndërsa në vitin 1989, bashkë me Mikel Gjonin, Hydajet Kotrrin, Astrit Zaganjorin, Marin Shestanin, Korab Llazanin, Bledar Gjeçajn, Altin Shatkun, Agustin Miculin, Marin Lacukun etj., nën drejtimin e trajnerit Petrit Osmani, do t’i dhuronin titullin kampion “Vllaznisë”, duke gëzuar pa masë tifozerinë e zjarrtë shkodrane që mbushte plot e përplot shkallët e Pallatit të Sportit të atyre viteve.

Ishte një titull më se i merituar, falë një stërvitje dhe punës këmbëngulëse të atyre djemve dhe trajnerit Osmani, që sakrifikuan gjithçka, duke bërë që “Vllaznia” e fitonte pas plot 23 vitesh pritje dhe në atë histori suksesi, padyshim që Sokoli do të jepte kontributin e tij.

Vlerësimet për Kalajn si sportist dhe si njeri, nuk kanë munguar nga ish- kolegë të tij. Fatmir Cuka, lojtari i njohur i atyre viteve me ekipin e “Dinamos” dhe atë kombëtar gjithashtu, do ta rendiste Sokol Kalajn, në pesë më të mirët e viteve ’80-të, në basketbollin shqiptar. Ndërsa Gazmend Çaçi, i konsideruar nga të gjithë si legjenda e basketbollit shqiptar, (si në radhët e ekipit të “Partizanit”, ashtu dhe atij kombëtar, me një karrierë sportive mbi 20 vite), do ta vlerësonte Kalajn si një ndër kundërshtarët më të fortë dhe më të vështirë për t’u markuar.

Ndërsa Refik Vorfa, legjenda tjetër e ekipit të “Vllaznisë” dhe gjithashtu kapiten i ekipit shkodran për vite me radhë, ndërkohë do të vlerësonte shokun e tij të ekipit, përveç aspektit sportiv edhe atë njerëzor, duke u shprehur: “Sokoli mbi të gjitha është shembulli i njeriut të mirë”.

Për këtë karrierë dhe sa më sipër cituam, Federata Shqiptare e , e ka nderuar Sokol Kalajn me një “Mirënjohje”, në maj të vitit 2014, ndërkohë që në dhjetor të atij viti, ai ka marrë edhe titullin “Mirënjohja e Qytetit” nga Këshilli Bashkiak Shkodër. Kështu, Kalaj mbetet një figurë shumë e respektuar dhe e rëndësishme në historinë e këtij sporti. / Memorie.al

Jurgen Uldedaj shkruan historinë, boksieri shqiptar shpallet kampion bote

 

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight”, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum (120-108, 118-110, 119-109).

 

Në duelin e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, boksieri kuqezi “rrëmbeu” titullin e kategorisë IBO. Në një përballje të fortë, ai arriti të triumfojë ndaj rivalit të tij, duke marrë kurorën.

Të dy boksierët u treguan mjaft taktikë në ring, por boksieri nga Lezha ishte më agresiv, sidomos në raundet e parë, ku dhe ndërtoi fitoren e tij.

Më pas, 28-vjeçari, Uldedaj arriti të mbrojë avantazhin dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi në mes të Londrës.

REAGIMI I JURGEN ULDEDAJT PAS TRIUMFIT: 

KAMPION I BOTËS IBO – ËNDRRA U BË REALITET

Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time.

Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser.

Ky titull nuk është vetëm i imi – është për gjithë shqiptarët kudo që janë.

Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën, dhe për çdo djalë apo vajzë që ka një ëndërr — asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh.

Faleminderit ekipit tim, familjes, trajnerëve dhe çdo personi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Sot shkruam histori për Shqipërinë!

PANORAMASPORT.AL

Befason gjyqtarja italiane e futbollit: “Jam shumë e bukur, kjo më kanë penguar të rritem profesionalisht”…

E pyetur në një intervistë me Quotidiano Sportivo vitin e kaluar nëse pamja e saj i ka dhënë një avantazh si gjyqtare, ajo tha: “Jo, përkundrazi. Të gjithë eprorët e mi më thanë: duhet të jesh më pak e dukshme, tërheq shumë vëmendje.”

 

ITALI – Një gjyqtare femër e nivelit të lartë të futbollit ka kritikuar mjedisin seksist të këtij sporti dhe ka pretenduar se dikur i është thënë të ulë tonin e pamjes së saj, pasi “ka tërhequr shumë vëmendje”.

Manuela Nicolosi, 45 vjeç, ka arbitruar më shumë se 200 ndeshje profesionale në futbollin e meshkujve dhe femrave gjatë karrierës së saj dhe madje është emëruar në 50 Gratë më të Pushtetshme të Fortune Italia.

Duke u mburrur me një CV mbresëlënëse, pasi kishte arbitruar në Lojërat Olimpike të vitit 2016 dhe 2020, ajo u bë italiania e parë që arbitroi një finale të Kupës së Botës për Femra në vitin 2019 dhe ishte asistente gjatë fitores së Liverpoolit në Superkupë kundër Chelseat po atë vit.

Por ngjitja e saj drejt majave nuk ka qenë aspak e lehtë. Sipas Nicolosit, pamja e saj është provuar si një pengesë e madhe në ‘botën e dominuar nga meshkujt’ të futbollit. E pyetur në një intervistë me Quotidiano Sportivo vitin e kaluar nëse pamja e saj i ka dhënë një avantazh si zyrtare, ajo tha: “Jo, përkundrazi. Të gjithë eprorët e mi më thanë: duhet të jesh më pak e dukshme, tërheq shumë vëmendje.”

Në Francë, një vit nuk u ngjita nga Serie C në Serie B sepse isha shumë “e dukshme”. Isha në prag të tërheqjes nga ky profesion. Gabimet teknike ose testet atletike të dështuara janë një gjë. Por të më ndalojnë duke më thënë “je shumë e bukur” është një problem i madh.

Befason gjyqtarja italiane: “Jam shumë e bukur, kjo më kanë

“U largova nga Italia në moshën 20 vjeçare, sepse e kuptova se nuk donin gjyqtare femra. Të linin të arrije një nivel të caktuar, atë rajonal, dhe pastaj të vendosnin pengesa nga të gjitha anët.” Nicolosi vazhdoi duke folur hapur për një incident të tmerrshëm që vazhdon ta përndjekë edhe sot e kësaj dite.

“Po gjykoja në ligën Eccellenza për Lazion dhe në fund të ndeshjes u bllokova në dhomën e zhveshjes”, shtoi ajo. “Trajnerët dhe menaxherët e një ekipi po më bërtisnin “do të të vrasim, dil jashtë”. Thirra policinë, e cila më shoqëroi jashtë. E mbaj mend sikur të kishte qenë dje.”

Ndërsa pranimi i dhunës dhe abuzimit ndaj gjyqtarëve është një problem si për gjyqtarët meshkuj ashtu edhe për ato femra, Nicolosi zbuloi se ajo është detyruar gjithashtu të përballet me çështjen e futbollistëve që i bëjnë presion.

E pyetur nëse është ngacmuar ndonjëherë, gjyqtarja tha: “Po, por preferoj të mos flas për këtë. Nuk u dorëzova kurrë, prandaj më duhej kaq shumë kohë për të bërë karrierë.

Ndodhi (lojtarët avancuan në ngacmimet e tyre), por unë kurrë nuk u dorëzova. Nuk jam nga ato që ëndërrojnë të fejohen me një futbollist. Në fushë, pavarësisht nëse përballesha me (Kylian) Mbappe apo (Mohamed) Salah, ishte e njëjta gjë për mua.

Nicolosi iu referua sulmuesve të Real Madridit dhe Liverpoolit në terma të përgjithshëm për të ilustruar se ajo do të reagonte ndaj çdo futbollisti në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nga fuqia e tyre në ambientin e këtij sporti, pa dashur të nënkuptojë që ndonjëri prej tyre e kishte ngacmur.

Befason gjyqtarja italiane: “Jam shumë e bukur, kjo më kanë

Gjyqtarja italo-franceze, e cila u dërgon rregullisht përditësime tifozëve të saj në Instagram, kohët e fundit ka marrë një rol të ri si gjyqtare për Kings League, një turne me shtatë lojtarë i themeluar për herë të parë në vitin 2022 nga ish-ylli i Barcelonës, Gerard Pique.

Duke promovuar turneun në mediat sociale, Nicolosi tha të hënën: “Rregulla të reja, presidentë të rinj, por gjithmonë i njëjti angazhim dhe emocion për të qenë pjesë e këtij eventi të mrekullueshëm si e vetmja gjyqtare femër.”

B.T (Dosja.al)

Misteri: Mjeshtri rus i shahut do të hetohet pas vdekjes së papritur të rivalit të tij amerikan

TEMA

 

Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) ka hapur një hetim ndaj mjeshtrit të madh rus, Vladimir Kramnik, pas vdekjes së papritur të mjeshtrit amerikan Daniel Naroditsky, 29 vjeç.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Naroditskyt u bë publik të hënën nga Klubi i Shahut të Charlotte-s, duke tronditur komunitetin ndërkombëtar të shahut. Vdekja e tij erdhi pas një periudhe të gjatë përplasjesh publike me ish-kampionin botëror Kramnik, i cili e kishte akuzuar atë dhe disa shahistë të tjerë për përdorim të “motorëve të shahut”, programe kompjuterike që gjenerojnë lëvizjet më të forta në një ndeshje.

Kramnik, që mbajti titullin e kampionit botëror nga viti 2000 deri në 2006, kishte sulmuar publikisht Naroditskyn në mënyrë të përsëritur gjatë vitit të fundit. Pas vdekjes së tij, presidenti i FIDE-s, Arkady Dvorkovich, njoftoi se do të nisë një hetim të plotë mbi deklaratat e Kramnikut, duke i dërguar ato për shqyrtim në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës të FIDE-s.

“Jeta dhe dinjiteti njerëzor janë vlera themelore që ne ndajmë. Debatet publike në botën e shahut nuk duhet të kalojnë kufijtë e respektit dhe të dëmtojnë mirëqenien e njerëzve”, tha Dvorkovich në deklaratën e tij.

Ai shtoi se FIDE do të ndërmarrë masa ndaj çdo rasti ku vërehet mungesë respekti, ngacmim apo bullizëm brenda komunitetit të shahut.

Naroditsky, që kishte mohuar kategorikisht akuzat e Kramnikut, kishte pranuar se këto sulme kishin ndikuar ndjeshëm në shëndetin e tij mendor. “Që nga historia me Kramnikun, ndjej se sa herë luaj mirë, njerëzit mendojnë menjëherë më të keqen”, kishte thënë ai gjatë një transmetimi në platformën Twitch.

Shumë shahistë të njohur, përfshirë Hikaru Nakamura dhe Nihal Sarin, kanë dënuar publikisht sjelljen e Kramnikut, duke e akuzuar atë për ngacmim dhe përpjekje për të shkatërruar reputacionin e kolegëve të tij. Edhe kampioni i shumëfishtë botëror Magnus Carlsen e quajti sjelljen e Kramnikut “të papranueshme dhe shqetësuese”.

Megjithatë, Kramnik ka mohuar çdo akuzë për bullizëm, duke deklaruar për Reuters se “nuk ka bërë kurrë fyerje personale ndaj Naroditskyt” dhe ka kërkuar “qartësim nga presidenti i FIDE-s” për hetimin ndaj tij. Ai gjithashtu pretendoi se ka marrë kërcënime me vdekje pas kësaj ngjarjeje.

Nuk është hera e parë që Kramnik përballet me akuza të tilla. Në vitin 2023, platforma Chess.com i mbylli blogun për përhapje akuzash të pabazuara kundër dhjetëra lojtarëve. Një vit më vonë, ai publikoi në rrjetet sociale një listë me titullin “Cheating Tuesdays”, ku përfshiu edhe mjeshtrin çek David Navara, i cili më pas pranoi se ishte shtyrë drejt mendimeve vetëvrasëse për shkak të këtyre akuzave.

Daniel Naroditsky ishte një nga figurat më të dashura të shahut modern. I lindur në Kaliforni dhe diplomuar në Universitetin Stanford, ai u bë mjeshtër i madh në moshën 18-vjeçare. Përveç sukseseve në pesë Kampionate Kombëtare të SHBA-së, ai ishte edhe shumë i ndjekur online me mbi 800 mijë ndjekës në YouTube dhe Twitch.

Ai botoi librin e tij të parë “Mastering Positional Chess” në moshën 14-vjeçare dhe ishte një komentator i vlerësuar për qasjen e tij të qetë dhe edukative ndaj lojës.

Tragjike!… Mjeshtri i madh i shahut Daniel Naroditsky vdes në moshën 29 vjeç…

Lajmin e bëri të ditur Klubi i Shahut i Charlotte në Karolinën e Veriut, por shkaku i vdekjes është ende i paqartë.

 

SHBA – Mjeshtri i madh amerikan i shahut Daniel Naroditsky, i konsideruar si një nga talentet më të ndritura dhe ndikuesit më të ndjekur të shahut të gjeneratës së tij, ka vdekur vetëm 29 vjeç.

Familja e tij njoftoi lajmin në një deklaratë të lëshuar të hënën nga klubi i tij, Klubi i Shahut Charlotte i Karolinës së Veriut, ku Naroditsky u stërvit dhe punoi si trajner: “Me hidhërim të madh ndajmë ndarjen e papritur nga jeta të Daniel Naroditsky – të cilin ai e quajti një shahist të talentuar, edukator dhe anëtar të dashur të komunitetit të shahut.”  Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Një ish-kampion bote për të rinj, Naroditsky u bë mjeshtër i madh (nderi më i lartë që një shahist mund të marrë nga Federata Ndërkombëtare e Shahut) në vitin 2013. Gushtin e kaluar, ai fitoi Kampionatin Kombëtar të Blitz-it në SHBA.

Naroditsky ishte shumë aktiv në mediat sociale falë një kanali në YouTube, ku ai postonte video dhe përmbajtje duke ofruar këshilla për strategjinë e shahut për mijëra tifozë. Lojtarët dhe tifozët vlerësuan aftësitë e tij në mësimdhënie dhe personalitetin miqësor, ndërsa kujtimet vërshuan nga e gjithë bota. “Jam i shkatërruar”, tha amerikani numër dy në botë, Hikaru Nakamura.

B.T (Dosja.al)

 


Send this to a friend