Duke besuar se opozita është kolona pa të cilën nuk rri dot në këmbë një shtet demokratik apo edhe që thirret demokratik apo synon të bëhet i tillë, u uroj deputetëve të opozitës punë të mbarë e fat në misionin e tyre në përfaqësimin e gjithë qytetarëve, e sidomos atyre më të pamundur e më pa përkrahje.
Partia Demokratike dhe Deputetët e saj, pavarësisht luftës së pandershme të fjalëve e gjuajtjeve të pabesa nën brez, janë e do të mbeten opozita e vetme e ligjshme dhe e moralshme e vendit dhe sfida e saj është si të jenë sa më seriozë, sa më të besueshëm dhe të ngjallin besim e shpresë. Zhvillimet që ndodhën, fitorja e pabesueshme e të majtës në zgjedhjet e fundit, me hile e pa hile, me lekë e me drogë, na venë para një situate të vështirë e të çuditshme. Konfigurimi i parlamentit, nxjerrja në krye të tij e eksponentëve ndaj të cilëve u ngrit në këmbë vendi para rreth tre dekadave dhe kërkoi ti rrëzonte nga pushteti, njeriun e thjeshtë e bën të pyesë: ku jemi? A mos gjithmonë jemi të dënuar ta nisim nga e para? Gjithkush në këtë botë ka të drejtën të ndryshojë, por duket më shumë se absurde situata jonë.
Une besoj se rruga e vetme që e sjell Partinë Demokratike në pushtet me votë është rritja e besimit të ndërsjelltë mes eksponentëve të PD dhe qytetarëve, është përfaqësimi dinjitoz që u bëhët nga opozita qytetarëve, është ndershmëria e sjelljes dhe marrëdhënieve të ndërsjellta. Bota jonë është e vogël, më e vogël se e mendojme ne. Pushtetarët kur marrin pushtet u duket vetja të mëdhenj dhe edhe vendi ku drejtojnë i madh. Kjo është drama. Por këtu të gjithë dinë kush me kë bëri trafik, ngriti trarin në doganë, bleu një vend pune, fshehu një korrupsion, kush me kë bëri e ben…etj…etj Ndaj ndershmëria është neni i parë i kushtetutës së moralit tonë politik. Prekja e njerzve me dorë, begenisja e tyre, shikimi sy për sy, kushtimi i dy minutave kohë secilit dhe degjimi i çdo fjale… me pak fjalë të vihesh në vendin e tij. Kaq pak do ndershmëria. Nuk është shqiptari i dikurshëm që të sheh me sy të jeshilta dhe shtrin duart e mpita për një copë bukë. Jo! Shqiptari i sotëm do vlerësim, sherbim, konsiderim, respekt prej deputetit, zyrtarit, nëpunësit, partiakut…
Njerezit do ta durojnë ende thikën sepse frika sillet rrotull kokave të njerzve, njëmijë frika, frikë për rrogën, frikë për fëmijën, për prindin, frikë nga frika… Por një ditë do të bëhët mjaft, do të bëhët boll dhe kur të bëhet boll, kemi aftësinë t’i nxjerrim gjerat jashtë kontrolli siç ndodh fillim i ri me figura të vjetra dhe ne të jemi gjuhëkafshuar se këtu kemi qenë të tërë prej tri dekadash dhe kemi vallëzuar bashkë. Partia Demokratike nuk ka kohë të zhgënjejë më askënd, nuk ka më tolerancë. Duhet të bëhet detyrimisht diga e qëndresës që mbron sistemin pa u shembur plotësisht. Hekurudha e sigurtë është ajo e moralit. Mënyra e vetme është me folë sy më sy me njerzit e jo të bëjmë sikur flasim me to. Çdo shpërfillje e secilit na është kthyer e do na kthehet gjithmone. Ne si Parti Demokratike dhe deputetët e saj mund ta ushtrojnë me sukses maksimal një pushtet, pushtetin e moralit, pushtet që fiton mbi çdo pushtet tjetër.
Shqiptaret nuk duan respekt nga politika, rrespekti hyne tek edukata si pjese e qytetaris . Shqiptaret duan te drejtat e tyre qe po ju mohohen nga politika e kalbur tash 27 vjet, dhe nga te njejtit persona , Shqiptaret duan liri , drejtesi dhe zhvillim, te tjerat vijne vete, politikanet nuk duhen falenderuar as konsideruar per “rrespektin” o per “nderèn” , ata duhet te bejne vetem detyren , sepse jane te paguar dhe privilegjuar per kete pune nga taksat tona. Por pa drejtesi dhe pa te vertetat historike nuk ka pasur deri mè sot dhe nuk do te kete liri as demokraci te vertet! Me vjen mendimi se si eshte e mundur te behet konfuzion e te kapercehet si pa gje te keqe realiteti komplet i degjeneruar si PD, 1) them i degjeneruar ne kuptimin e vertet te fjales ,nder te tjerat demokracia e brendeshme e PD eshte zero me bisht, pak kohe mè pare u be manipolimin i zgjedhjeve ne PD me 94% te votave , kjo u be nga dordoleci Basha , me padronin e pd Berisha 2) Basha mashtrojè me shpresa per zgjedhje te lira etj, por Basha ka lene njerezit me goje hapur , kur vete ky njeri ben ate qe kerkonte qe te tjeret t’mos ta bejne me zgjedhjet parlamentare: Keto prapesira jane prej nje rrugaçi te shpifur me shkolle mashtrimi. 3)Ne nuk kemi nevoje per lider te perjetshem, aq me shume kur mbi ta rendojne krime per vrasje e zhdukje personash, shkatrrimin e vendit me piramida ,Gradeci, 21 Janari etj .Ndersa korrupsioni eshte bere kanceri i politikes dhe shoqeris shqiptare. Rama ,Meta, Basha,Berisha mbajne penge zhvillimin e vendit ne lufte per te mbrojtur vjedhjet e tyre; Prandaj mjaft me hartime! Eshte koha e te vertetes . Pd,PS,LSI le te flasin sy me sy dhe gju me gju me popullin, ne fund fare nuk i beson njeri, jo per ndonje gje, por jane konsumuar aq shume sa qe njerezit kane neveri ti shohin ne TV .Realiteti eshte diçka tjeter, keta njerez me ushtrit e tyre kane hyre ne politik me brekè te grisura ,sot kane miljona euro ,vila , makina te blinduar, kurohen jashte shtetit , femijet studiojne jashte shtetit , grate e tyre lindin jashte shtetit, pushojne jashte shtetit ne vila private! More ku i moren dhe ku i marrin dollaret keta zotri? Pergjigja eshte e thjesht ,Keta kane vjedhur dhe po vjedhin pasurin tone!**** Politika akoma shpreson tek praktika e mashtrimit dhe dajakut ,si qeni qe rrifet, pastaj nga nevoja , nga instikti , eshte kthyer me bishte nen shale perseri tek padroni dhunues; nuk do te funksionojne mè keshtu .Nuk mbane kosi uje mè; Te gjitha furrçat e bojatisjet jane perdorur . Tani eshte momenti te perqendrohemi mire tek realiteti, te kapin fshesat ne dore dhe te pastrojmè vendin nga haleja ! Demokracia dhe drejta nuk eshte pasuri e Sali Berishes ,Edi Rames, Ilir Metes o Lulzim Bashes te cilet perdorin lirin tone si lemosh per popullin shume te urte Shqiptare! Neper vende te tjera demokratike disa nga keta njerez perfundojne ne karrige elektrike dhe pjesa tjeter ne burg dhe me zero pasuri te vjedhur! Neper vende mè pak demokratike jua bejne gjygjin ne rruge!