Dikur ishte krenari te ishe gazetar… e ndjeje veten misionar dhe perfaqesues i opinionit publik! Sot, shpesh here me vjen turp qe ndaj kete profesion me disa te tjere te “suksesshem”! Keta te “suksesshmit” veprojne keshtu : dizinformacion ne vend te informacionit, interes politik dhe personal ne vend te interesit publik, pergojim dhe shpifje ne vend te se vertetes, Plehrat i shesin si vlera thua se je ne tregun e Gabit, nderkohe qe vlerat i shajne e i anatemojne me fjalet e nje rrugaci te rendomte! Turp!
***
E pyet gazetarja kandidatin/en per Kryetare Bashkie : cili eshte programi juaj? Pergjigja : kandidati/ja perballe meje e ka vjedhur programin e tij/saj!!! Gazetarja : ju pyeta per programin tuaj ? Pergjigja ; desha te them se perpara se te flas per programin tim, qe kandidati/ja tjeter e ka vjedhur copy/paste programin ….!
***
Nuk e di sa e vertete eshte, por po me thojne qe ne Shkoder i paskan hequr flamujt e partive…! Kishin zene jo vetem qytetin, por edhe qiellin…!
***
Spotet me idiote te fushates elektorale jane ato ku kengetaret X apo Y mbeshtesin X apo Y kandidat! Thua se njerezit pelqejne kengetaret ne fjale per mendimet e tyre (thua kane?!) e jo per zerin qe kane!!!
***
Njeriu edhe kur plaket eshte pak femije brenda vetes! Mos t’i plakim femijet qe ne moshe te njome, t’i leme ta gezojne femijerine e tyre! Dite feste per ardhmerine tone! Gezuar 1 Qershorin te gjitha moshave nga pak…!
***
Po shoh te publikuar nga disa miq ketu ne Fb “lajmin” qe nje “albanolog” nga Ulqini, pas studimeve te thella, ka arritur ne perfundimin qe ne shqiptaret nuk rrjedhim nga iliret dhe Kosova duhet t’i kthehet Serbise! Ju lutem nje korigjim : ky nuk eshte “albanolog”, por “serbolog” ndaj ndryshoni titullin e publikimit…!
***
Perfundimisht jam i bindur se ky popull eshte lene me qellim ne varferi te skajshme nga klasa politike per arsyen e vetme qe t’ia blejne voten! Nje i pasur nuk e shet voten, por nje i varfer eshte i detyruar ta beje kete!
***
Po te ishim nje vend ne shkretetire do behej fushta me bidona uji…jemi ne nje vend te uritur dhe fushata behet me thase mielli…!
***
Me kujtohet ky personazhi italian i IPR Marketing qe po flet ne Ora News, ne zgjedhjet e kaluara…! U zhduk nga ekranet menjehere pas deshtimit total te sondazhit te tij (ne ato zgjedhje kishte parashikuar fitoren e PD-se)
***
Po shoh te publikuar nje foto private te znj. Keti Bazhdari ne disa adresa ne Fb, shoqeruar me nje diciture fyese…! Keqardhje qe luften politike disa e shohin tek privacia e kandidateve dhe poshtrimi i tyre njerezor! Nje beteje mund te fitohet me arme te pista, por jo nje lufte! Uroj qe edhe znj. Voltana Ademi ta denoje kete shemti, jo vetem per te treguar qytetarine e saj, por edhe per t’i treguar opinionit publik se ajo nuk ka arsye te pranoje se ka nevoje per arme te pista per te fituar betejen elektorale ne Shkoder!
***
Qofte edhe per te nderruar “kostum” duhet qe nganjehere te heqim “kostumin politik” dhe te veshim “kostumin qytetar”!
***
Meqe ka shperthyet “moda” e sondazheve!
Sondazhet jane nje menyre e mire per te fituar para dhe per te mashtruar njerezit , por jo per te treguar te verteten ne nahijen tone! Nuk votohet as me telefon, as ne Fb e as ne tv! Po ashtu vota nuk numerohet (ruhet) as me telefon as me fb e as me tv! Ka nje kuti votimi, ku votohet dhe numerohet!
***
Uaaaaaaauuuuuuuuu! Dako sapo deklaroi se do krijoje nje park industrial ne Durres, ku jo vetem do te punesohen te gjithe shqiptaret, por do vijne edhe emigrante nga vendet e tjera per te punuar!!! Kush duron emigrantet nga bota tani e tutje, se problemi i punesimit te shqiptareve qenka zgjidhur!!!
Komentet