I nderuar Kryetar i Kuvendit, z. Glauk Konjufca,
Të nderuar deputetë, zëvendëskryeministra, ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Të dashur qytetarë,
Pas dorëheqjes në formë të organizuar të katër kryetarëve të komunave në veri të Mitrovicës, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, me 5 nëntor të vitit të kaluar, u patën shpallur zgjedhjet e reja të parakohshme për datën 18 dhjetor. Mirëpo, më datën 10 dhjetor, pra 8 ditë paraprakisht, me ftesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së saj, znj. Vjosa Osmani, ne morëm pjesë në një takim të përbashkët si kryetarë të subjekteve politike, për ta diskutuar shtyrjen e këtyre zgjedhjeve