O Aga Lluki, sot e vesha kmishën që ma pate dhënë kur ishim për së fundmi herë në Zagreb.
E paske ditë se do të ndahesh nga jeta shpejt fzikisht.
Po du me fol me shpirtin tondë, se do të flas sa të jem në këtë botë. Kur do të vij atje ku është shpirti jot, do të vazhdojmë.
Tu kanë mbledh familja, miqë, shokë e dashamirë, me mijëra telefonata e mesazhe vetëm unë i mora për Ty, po shumë i dashur ke qenë me të gjithë.
Kurrë nuk ndita se fole keq për dikend.
Me 31 maj më shkruajte sms e fundit, edhe në ate sms, ishe me shqiptarinë, se si po shkojnë proçeset politike në Shqipëri, Kosova, Maqedoni e Kosovë Lindore.
Më thojshe, Dashnim, ku të jesh, aty është atdheu yt, e atdheu i shpirtit është atje ku ke lind.
Zvicrën e deshte shumë, trupi do të pushoj në këtë shtet mikë të kombit tonë, që e kalove jetën këtu dhe po e le familjen, ndërsa shpirtin e ke atje në Tërnoc, që zemra shkrum të shkonte.
Krenoheshe me prindërit e tu, me babën e nonën, me vëllezër, kusheri e miqë.
Ishe gëzimi i çdo takimi. Ku ishe ti, aty ishte buzëqeshja, vizioni e lindnin idetë.
Po shumë modest ishe. I paske thënë edhe bashkëshortes tënde, zonjës Lume, se është Dashnimi është në varrim dhe m’i nderon miqtë e mi, m’i përqafon, edhe unë do t’i përqafoj e do t’i nderoj për jetë.
Në çdo shtet e qytet ke pasur dyer të hapura, që shtyheshin miqtë për të nderuar.
Një jetë e kalova me ty, hiq më pak se 20 vjet. Dita fillonte me Ty dhe nata përfundonte me ty.
Të betohem, do të mbaj në shpirt. E di se sa më ke dashur, sepse më mbaje kudo që shkoje. Më thojshe, na jemi një, suksesi jot është suksesi im, puno mos u ndal dhe nuk jam ndal dhe as që do të ndalem.
Nuk deshte poste në qeveri edhe pse ke pas oferta.
Nuk dojshe me u përzi edhe pse ishe njohës i madh.
O shpirti I ages Lluki e kam zemrën plot me lotë, aty e këtu e atje, do të kem me vete.
Të kujtohet, çka të pata thënë kur ishim në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Shtetit shqiptarë, kur nuk do të kem ty, jam gjysëm.
Edhe baba e nona jeme më thonin, a e ke agën Lluki atje, nuk mërzitemi. Edhe ata janë lut për ty e po luten, sepse të kanë dasht shumë. Edhe vëllezërit e mi, Bejta, bekimi e besniki, të thirshin daja Lluki, se ishe daj e do të jesh I shpirtit.
O aga Lluki, e di se ma ke bërë hallall e do ta bëjë gjithsesi. Do të jetoj me kujtesën tënde, por dije, se nuk jam më ai Dashnim që isha, sepse nuk do të kem ty.
Kur bëjsha libër, apo ndoj shkrim e dija se e kam agën Lluki, që e sheh dhe më thotë ecë te para. Gëzoheshe shumë kur kisha suksese. Më thojshe, modest dhe vetëm modest, sepse fallcave ju del ngjyra. Shumë kam mësuar nga ty. Me agën Rafet, Doktor Derguti, Danin, po mbahemi e do të mbahemi.
E di se po çuditesh se po i lexoj këto fjalë, sepse në organizime të shumta nuk merrja letra përpara, janë fjalë shpirti të qëndisura o aga LLuki.
Të kanë ardh në këtë ditë pune, në këtë ditë me shi, në këtë kohë me Covid shumë miq e familjarë për të përshëndet. Ke shumë këtu që po lotojnë për Ty, sepse ishe i dashur. Kërkoj falje, ndoshta çdo kujt nuk ju kam përgjigj për ndarjen tënde nga jeta, por më beso, se do t’ju shkruaj të gjithëve e do t’i falënderoj. Sepse ti ishe I tillë, falënderues.
Amanetet tua do ti çoj në vend. Të mbetën disa libra e projekte pa realizuar, do t’i bëjmë gjithsesi.
O aga Lluki, o daja Lluki, si ta kthej shpindën e të përshëndetëm me Ty, por po më mbajnë fjalët tua, shpirtin tend e kam aty ku e kam nisur si i ri.
Flokët e mia mu bënë me ngjyrë hiri, por deri në sekondën e fundit jam me Ty.
Nuk ma dha fjalën e fundit, m’i dërgove disa sms me zemra, e kuptova, nuk ke dasht të jem aty afër se më ke njohur si jamë me shpirt emocional.
Hallall do ta kesh nga unë, të jem mirënjohës për jetë deri në përkulje. Lule të freskëta në emër të gjithë familjes sime, po t’i lë këtu, se ti ishe aromë e suksesit, ti ishe lule që ke lulëzuar e do të lulëzosh gjithmonë.
Ah, o aga Lluki. E di se çka po më thua, pse po fol kaq gjatë, a të kam thënë, thuaj vetëm, Llukman Halili.
Po, ja tash, po të them, Llukman Halili. Por, po ja shtoj edhe këtë, do të jesh i përjetshëm. Lamtumirë o Aga Lluki.
O zot sa e dhimbeshme