VOAL

VOAL

Filmi “Zgjoi” nga Kosova – fitues i tri çmimeve në festivalin Sundance

February 3, 2021
blank

Komentet

blank

Lista- Ja kush janë 10 artistët më të famshëm për vitin 2022

TikTok ka zbuluar 10 të famshmit dhe artistët me më shumë shikime për video në vitin 2022.

Lista përmban shumë nga yjet tanë të preferuar – me numrin një që është një nga mbretëreshat absolute të TikTok! Bëhet fjalë për Lizzo, e cila u bë virale me këngën e saj “About Damn Time”, që u përdor në miliona përdorues në videot e tyre.

Pjesë e listës janë gjithashtu shumë artistë të tjerë si Billie Ellish, e cila edhe pse nuk është shumë aktive në rrjetin social, numëron miliona shikime në videot e saj. Gjithashtu nuk kishte si të mungonte Doja Cat, me videot e saj virale, dhe Selena Gomez. Kjo e fundit ka qenë mjaft aktive në profilin e saj, ku ka shkaktuar edhe polemika. Kujtojmë këtu që në një video që kishte publikuar për rutinën e kujdesit ndaj lëkurës, u konsiderua nga ndjekësit dhe fansat e saj si një tallje dhe ironizim ndaj Hailey Bieber, bashkëshortes së Justin Bieber. Selena Gomez më pas vendosi ta fshijë videon nga profili i saj, duke sqaruar se nuk ka qenë qëllimi i saj të ironizojë apo tallë askënd.

RENDITJA:

  1. Meghan Trainor
  2. Billie Eilish
  3. Young Gravy
  4. Nessa Barrett
  5. Selena Gomez
  6. Doja Cat
  7. Charlie Puth
  8. Bad Bunny
  9. Bella Poarch
  10. Lizza
blank

Kejtlin Gjata çon Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest, 2 mënyra për ta votuar

“Pakëz diell” e Kejtlin Gjatas është kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2022” në Yerevan të Armenisë. Festa e madhe muzikore e cila do të bëjë bashkë 16 artistë nga e gjithë Europa, magjisë së të cilës i bashkohet edhe Shqipëria, do të mbahet ditën e diel (11 dhjetor) në kryeqytetin armen.

Votimi për këngën fituese të edicionit të 20-të Festivalit të Këngës Junior Eurovision, i cili do të kryhet online, hapet ditën e premte (9 dhjetor) në orën 20:00 dhe mbyllet ditën e diel (11 dhjetor).

Vota e publikut do të jetë mjaft e rëndësishme për vendimmarrjen, pasi do të vendosë 50% të rezultatit final.

Publiku do të votojë në dy website: www.jesc.tv dhe https://vote.junioreurovision.tv/. Kejtlin Gjata arriti të fitonte “Junior Fest 2022”, nga 20 këngët pjesëmarrëse në festivalin kombëtar për fëmijët e moshave 9-14 vjeç, që u zhvillua ekskluzivisht nga RTSH si përfaqësues dhe anëtar i EBU-së.bw

blank

Rikthehet në skenë pas arrestimit të bujshëm, mesazhi i Elsa Lilës për ndjekësit e saj pak ditë para festivalit

TIRANE

Elsa Lila do të rikthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në ‘Festivalin e 61-të të Këngës’ në ‘Radio Televizionin Publik Shqiptar’ pas bujës që bëri arrestimi i saj në Itali.

 

Ajo do të konkurrojë me këngën e titulluar “Evita”. Vetë këngëtarja ka reaguar pak ditë para festivalit duke falenderuar fansat për mesazhet e shumta.

 

“Ju falenderoj të gjithëve për suportin që më jepni! Shihemi së shpejti me datë, 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve. #Fest61 po vjen!”, ka shkruar ajo krahas postimit.

 

Pjesëmarrja e saj në këtë festival vjen pas 26-vitesh mungesë, kur në daljen e saj të fundit në skenën e këtij festivali, në vitin 1996, ajo u shpall fituese me këngën “Pyes Lotin”.

 

Kujtojmë vetëm pak muaj më parë, Elsa Lila pushtoi mediat italiane dhe vendase, teksa u njoftua arrestimi i saj, së bashku me një grup kriminal në Romë. Këngëtarja e njohur u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme dhe u lirua nga të gjitha akuzat. Avokati dhe njëherazi daja i saj, Sajmir Visha, tregoi asokohe se i gjithi ka qenë një keqkuptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vjellë vrer ndaj këngëtares.bw

blank

‘Adhurim ndaj Hitlerit’, Kanye West pezullohet nga Twitter

Twitter pezulloi sot llogarinë e reperit të njohur amerikan, Kanye West për nxitje të dhunës, pasi postoi një imazh të një svastike të ndërthurur me një yll të Davidit dhe komente admiruese për Hitlerin.

“Llogaria e tij është pezulluar për nxitje të dhunës”, tha shefi i medias sociale Elon Musk, në përgjigje të imazhit që lidh simbolet e regjimit nazist dhe judaizmit të postuar nga reperi, gjithnjë e më shumë i izoluar pas komenteve antisemite të tij.

Pronari dhe shefi i platformës që nga tetori, Elon Musk deri më tani ka mbrojtur një vizion absolut të lirisë së shprehjes.

Gjatë një paraqitje të kudondodhur në programin “Infowars”, të drejtuar nga prezantuesi konspirativ Alex Jones, reperi amerikan, i cili tani e quan veten Ye dhe që kishte veshur një kapuç të zi që mbulonte të gjithë fytyrën e tij, filloi të enjten në një tirade mbi mëkatin, pornografinë dhe djallin.

”Unë e dua Hitlerin”, kishte thënë disa herë ai duke shkaktuar një lumë dënimesh në rrjetet sociale.bw

blank

“Cold Heart”, kënga e kënduar nga Dua Lipa dhe Elton John, më e kërkuara në Shazam për vitin 2022

VOA/Marrë nga Associated Press

Apple Music publikoi listën e këngëve më të dëgjuara për vitin 2022. Kënga “Stay” e Kid Laroi dhe Justin Bieber ishte më e dëgjuara për këtë vit, sipas të dhënave te Apple.

Kënga “Stay” e cila ishte në krye të listës së 100 këngëve më të pëlqyera për 7 javë gjatë verës, ishte më e pëlqyera edhe në listën botërore të platformës Apple Music. “Stay”, qëndroi kënga më e pëlqyer tek platforma Apple Music për 51 ditë rresht.

“Cold Heart” e kënduar nga Dua Lipa dhe Elton John ishte kënga më e kërkuar në aplikacionin Shazam. “We Don’t Talk About Bruno” nga muzikali “Encanto” ishte kënga me tekstin më të lexuar për vitin 2022, sipas platformës Apple Music.

Të dhënat tregojnë edhe për rritjen e popullaritetit të këngëve jo në gjuhën angleze. Këngët afrikane kanë shënuar rritje në kërkimet e Shazam ndërsa këngët në gjuhën japoneze patën rritje mes teksteve më të lexuara.

Në nëntor, Apple Music kurorëzoi superyllin e regetonit, portorikanin Bad Bunny, si “Artistin e Vitit” falë albumit të tij të fundit, “Un Verano Sin Ti,” i cili u bë albumi më i Igjuar në Apple Music për vitin 2022 dhe albumi më i suksesshëm i muzikës latine i të gjitha kohërave.

blank

“DailyMail”: Ylli i popit, Dua Lipa po u jep famë shqiptarëve në mbarë botën

Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Ky lajm ka marrë vëmendjen e Daily Mail, ku në një artikull të publikuar së fundmi, shkruan se ylli i popit flet me krenari për origjinën e saj shqiptare.

“Do të jem edhe unë shqiptare me letra”, është shprehur artistja.

Media britanike, ka përshkruar rrugëtimin e Duas dhe hapat drejt suksesit dhe shkruan se artistja me prindër refugjatë nga Kosova po iu jep famë shqiptarëve kudo në botë.

“Këngëtarja 27-vjeçare ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindër kosovarë-shqiptarë që ikën nga konflikti dhe paqëndrueshmëria politike në Ballkan. Ajo shpeshherë e ka përmendur me shumë krenari origjinën e saj shqiptare në rrjete sociale dhe në intervista të ndryshme. Ajo gjithashtu shijon udhëtimet familjare në Shqipëri dhe Kosovë dhe merr pjesë në tradita të tilla si balancimi i një gote në kokë ndërsa kërcen”, shkruan “Daily Mail”.

 

Artikulli më tej vijon:

“Në vetëm 27 vjeç, këngëtarja është një nga yjet më të mëdhenj të popit britanik duke realizuar një ëndërr që e kishte kur ajo ishte një nxënëse e shkollës fillore në Camden”, shkruan “Daily Mail”.

‘E lindur në Londër, Dua ndoqi shkollën fillore shtetërore dhe shijoi për herë të parë performancën ndërsa merrte mësimet në shkollën e njohur botërore Sylvia Young Theatre. Pasi kaloi disa vite në Prishtinë pasi puna e babait të saj si menaxher marketingu i ktheu ata në vendlindjen e tij në Kosovë, Dua vendosi me guxim të kthehej e vetme në Britaninë e Madhe në moshën 14-vjeçare në ndjekje të ëndrrave të saj për t’u bërë një yll i popit.

“Në vitin 2014, pasi arriti 4 nivele A në një kolegj të formës së gjashtë të të gjitha vajzave në Camden, adoleshentja e talentuar kishte nënshkruar me Warner Bros Records. Vetëm tetë vjet më vonë, ajo ka bërë një turne në botë me një album nr.1, ka marrë tre çmime Grammy dhe gjashtë çmime Brit. Dua, e cila thotë se ndihet edhe kosovare edhe britanike, bashkëthemeloi Fondacionin Sunny Hill me babanë e saj Dukagjin Lipa, i cili tani drejton Agjencinë e Komunikimit të Republikës, me seli në Bukuresht. Fondacioni ka dhënë 100,000 euro për bamirësi dhe ngjarje kulturore në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, dhe drejton Festivalin Sunny Hill, i cili u organizua nga Dua Lipa në vitin 2018”, shkruan “Daily Mail”.

Po ashtu “Daily Mail” tregon dhe momentin kur Dua Lipa ka postuar një foto të hartës së Shqipërisë dhe Kosovës me mbishkrimin “autochthonous”.

“Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, duke u bërë vendi më i ri në Evropë. Nacionalistët shqiptarë pretendojnë se e kanë vendosur vendin para serbëve, kështu që për ta Kosova është një vend i shqiptarëve etnikë. Sipas BBC-së, fansat dhe kritikët e akuzuan Duan se po mbron ekspansionizmin shqiptar, i cili përfshin krijimin e një Shqipërie të Madhe, që të jetë shtëpia e të gjithë shqiptarëve autoktonë.

Serbia dhe Rusia nuk e njohin Kosovën, por shumica e vendeve të tjera e njohin. Tweeti erdhi menjëherë pasi përdoruesit e mediave sociale filluan të qarkullojnë një peticion duke kërkuar që hartat e Apple të përfshijnë Kosovën si një entitet të veçantë. Pastaj Dua ndau një postim me hartën ku shfaqej Shqipëria dhe Kosova ku shkruhej: ‘Pse Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë Serbi’, ndërsa kërkoi që Apple të vendosë Kosovën dhe Palestinën në hartat e tyre”, shkruhet në artikullin e “Daily Mail”.bw

blank

Qytetarët sfidojnë të ftohtin, Dua Lipa ‘ndez’ sheshin ‘Skënderbej’ në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Festimet për 28 nëntorin, në 110-vjetorin e Pavarësisë kanë kulmuar me festivalin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa në Sheshin ‘Skënderbej’.

Koncerti ka nisur me këngëtaren Elvana Gjatën dhe këngën ‘Kuqezi’.

Ndërkohë në nisje të koncertit, Dua Lipa u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, ka thënë Dua Lipa.

Në shesh janë qindra qytetarët që kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur spektaklin. bw

blank

Këngëtarja shqiptare: Nuk ndjeva racizëm as në Greqi e as në SHBA, por në Shqipëri!

“Më trego të vërtetën, a je paragjykuar, ka patur rracizëm ndaj teje në Greqi apo SHBA?

“Jo, nuk më ka ndodhur andej, rracizmi më ka ndodhur në Shqipëri, më quajtën “Greke” për faktin se kam kaluar një pjesë të jetës në Greqi. Unë e ndjej veten Shqiptare dhe për këtë më vjen keq.

Stefani Spiri, këngëtarja e re shqiptare me origjinë nga Gjirokastra po përpiqet të ushtrojë aktivitetin e saj artistik edhe në Shqipëri, pavarësisht se po studion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E ftuar në emisionin ‘N’kohë’ të gazetarit Ermal Qori, Spiri ka befasuar me deklaratën e saj. Pyetjes së moderatorit nëse është përballur me sfidat e paragjykimit në shtetin grek ku ka kaluar fëmijërinë e saj, ajo është shprehur hapur.

“Jo, nuk më ka ndodhur andej, rracizmi më ka ndodhur në Shqipëri, më quajtën “Greke” për faktin se kam kaluar një pjesë të jetës në Greqi. Unë e ndjej veten shqiptare dhe për këtë më vjen keq”-Tha ajo

Pavarësisht kësaj, edhe pse e re në moshë e karrierë, Spiri ka treguar mundësit e performancave jashtë kufirit shqiptar.

“Kam kënduar kudo jashtë Shqipërie. Kam kënduar në parlamentin Europian, në Greqi, në Itali në Amerik dhe së fundmi në Shqipëri te Kënga Magjike”-Tha Stefania.
Studimet në Los Angeles, Stefania i quan sfiduese ndërsa e kategorizon ai eksperiencë veçantë. /Shqiptarja.com

blank

Prej tash, Rita Ora në pulla postare të Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.

Pulla me imazhin e saj do të lëshohet në qarkullim postare të shtunën, më 26 nëntor, në një ditë të veçantë për artisten e madhe shqiptare dhe britanike, pikërisht në ditëlindjen e saj.

Për më shumë se dhjetë vite në majat më të larta të skenës muzikore dhe artistike ndërkombëtare, ajo shfrytëzoi çdo rast që përmes famës së vet të promovojë vendin e saj të lindjes, Kosovën, si dhe tërë kombin shqiptar.

Ajo ishte frymëzimi i parë për të rinj e të reja që të ndjekin dhe t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre edhe përtej kufijve të trojeve shqiptare.

Me rastin e lansimit të kësaj pulle postare, Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, ka shprehur mirënjohje për Rita Orën.

blank

blank

blank

Bebe Rexha, e vetmja shqiptare e nominuar për “Grammy Awards 2023”

Këngëtarja, Bebe Rexha është e vetmja artiste shqiptare e nominuar për edicionin e 65-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy Awards 2023.

Rexha, me origjinë nga Maqedonia e Veriut është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta, njofton KlanKosova.tv.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe nominohet në këtë ngjarje prestigjioze. Ajo ishte nominuar edhe dy herë të tjera në vitin 2019, por që nuk kishte arritur të triumfonte në asnjërën kategori.

Ikona e muzikës pop, Beyonce është artistja më e nominuar për Grammy me gjithsej 9 nominime, kjo falë suksesit të albumit të saj të fundit “Renaissance”.

blank

“Fluturat”, historia e 21 grave shqiptare që jetuan në internim

VOA/Klementina Cenkollari

Regjisori shqiptar Bujar Alimani, po sjell për publikun shqiptaro-amerikan filmin e tij të fundit “Fluturat”, një dokumentar me historitë e 21 grave që kanë lindur e janë rritur në kampet e internimit në Gradishtë të Lushjes. Regjisori Alimani thotë se synon të konkurojë në festivalin e filmit në Los Anxheles, që zhvillohet në pranverë të vitit të ardhshëm. Në një bisedë me kolegen Klementina Cenkollari, regjisori Bujar Alimani thotë se shteti shqiptar dështoi t’i kërkonte ndjesë publike shtresës së ish të përndjekurve, ndërsa jo vetëm politika, por edhe vetë artistët, kanë bërë pak të mos harruar pasojat e diktaturës.

Filmi dokumentar “Fluturat” i cili sjell historinë, rrëfimet dhe përjetimet e 21 grave që kanë lindur e janë rritur në kampet e internimit në Gradishtë të Lushjes, do të shfaqet këtë fundjavë në Universitetin e Harvardit.

Regjisori Bujar Alimani i ka takuar në Shqipëri, SHBA, Francë, Itali e Kanada këto gra, që ai ka quajtur “Fluturat”, duke sjellë përmes historive të tyre, historinë e mijëra shqiptarëve që vuajtën nën regjimin komunist.

“Në këtë dokumentar kam provuar për herë të parë, atë prekjen e pulsit të së vërtetës. Historitë ishin kaq troditëse, kaq të vërteta, por kaq të mbushura me emocion dhe paralelisht të mbushura me kaq dritë nga njerëz që tanimë ia kanë dalë, e kanë kaluar atë pjesë e jetojnë në të gjithë botën me shumë dinjitet”.

Regjisori Alimani thotë për Zërin e Amerikës se beson se filmi ndihmon në sensibilizimin e ndërgjegjës kombëtare mbi regjimin komunist, ndërsa për të huajt, për t’u njohur me këtë pjesë të hidhur të atij realiteti.

“Të merresh me ndërgjegjen kombëtare në radhë të parë tenden dhe më pas të bashkëatdhetarëve të tu, është një gjë jashtëzakonisht e madhe. Nëse shqiptarët do të gjejnë copëza të vetëvetes, copëza të bashkëvuajtësve në sistemin komunist totalitar, të tjerët do njohin një copë Shqipërie që nuk e kanë njohur, një copë Shqipërie që ka qenë e mjegulluar, nën errësirë, ose nën etiketën se Shqipëria ka qenë në komunizëm nga 1945 deri 1990, por se çfarë ka ndodhur brenda këtij segmenti, është shumë e vështirë që një i huaj të hyjë”.

Në Lushnje, në Myzeqe dhe fshatrat përreth, u dërguan rreth 90 për qind e të gjithë të internuarve politikë në shkallë vendi.

Disa prej grave u kthyen në Gradishtë për herë të parë, që nga rënia e sistemit komunist, për xhirimin e filmit. Megjithatë, regjisori thotë se rrëfimet në dokumentar kanë qetësuar disi ndërgjegjet e tyre të lënduara nga ato që kanë kaluar.

Zëri i Amerikës: Mendoni ju se është bërë sa duhet për këtë kategori, që është dënuar vetëm sepse mendonte ndryshe?

“Jo nuk mendoj. Mendoj se është bërë shumë shumë pak. Mendoj se ata kanë marrë vetëm thërrime, përderisa i mungoi një ndjesë, nga Parlamenti i Shqipërisë. Publikisht, shteti shqiptar duhet t’i kishte kërkuar të falur gjithë kësaj shtrese, për të gjithë ato që ka bërë shteti i mëparshëm, Kjo nuk u krye kurrë. Janë krijuar disa institute, disa formacione të cilat përpiqen të bëjnë gjëra, por nuk mendoj se shteti shqiptar dhe Shqipëria kanë bërë shumë për këtë pjesë. Këtu nuk flitet për gjëra materiale, që ia morën vazhdimisht dhe sistematiksiht për 45 vjet. Këtu flitet për ndjesë morale. Flitet për një rivendosje të gjerave atje ku duhen. Akoma edhe arti nuk ka bërë aq sa duhet”.

Krahas qindra burgimeve dhe pushkatimeve me gjyq e pa gjyq, diktatura internoi mijëra persona të të gjithë moshave për shkak të mosbindjes së tyre ndaj regjimit komunist.

Teksa gjykon se as arti nuk ka bërë sa duhet që shoqëria të mos harrojë pasojat e sistemit, regjisori Alimani zbulon se ka po punon për një projekt tjetër për këtë temë.

“Mendova se duhet të nxitoj që të xhirojë prindërit e tyre, këtë pjesë të moshës së fundit, e cila është në fakt dëshmia, dëshmitarët më të gjallë të atyre që kanë pësuar këto familje. Me 20 prej tyre, xhirimet i kam bërë në Shqipëri, Nju Jork dhe Ohajo, do mund të ndërtoj një pjesë të dytë me të moshuarit e internimeve dhe persekutimeve. Këtu synon dhe sjellja e tyre, edhe udhëtimi i të gjithëve së bashku në Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Uashington”.

blank

Për herë të parë në histori, tri artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në MTV Europe Music Awards

Të dielën do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, MTV Europe Music Awards 2022.

Në këtë mbrëmje çmimesh pritet të bëjnë histori shqiptarët, pasi që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë të gjithë artistë me prejardhje shqiptare.

Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë nikoqirë të mbrëmjes që do të prezantojnë edicionin e sivjetmë të MTV EMA.

Ndërkohë, dy këngëtaret tjera të njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë në mbrëmjen e madhe hitet e tyre më të fundit.

Këto të dyja madje janë edhe të nominuara për të fituar një nga çmimet e mbrëmjes, atë të “bashkëpunimit më të mirë”.

Në këtë kategori atyre iu bashkohet në konkurrim edhe shqiptarja tjetër me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto”, gjersa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.

Fituesin e kësaj kategorie do ta vendosë vet publiku duke votuar në këtë LINK.

Kjo është hera e parë në histori që tri shqiptare garojnë për të njëjtin çmim, por jo hera e parë që më shumë se një artist shqiptar nominohet në të njëjtën kategori në çmime ndërkombëtare.

Në vitin 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin të nominuara për të njëjtin çmim në Grammy Awards, “Artisti i ri më i mirë” – çmim të cilin përfundimisht e fitoi Dua.

Në po të njëjtin vit, Dua ishte nominuar në të njëjtën kategori me Rita Orën në mbrëmjen e madhe britanike të çmimeve “Brit Awards 2019”. Ato garonin për çmimin kryesor “Videoja muzikore më e mirë” me nga dy klipe të tyre.

Edhe në vitin 2017, Rita dhe Dua konkurronin njëra-tjetrën për të njëjtin çmim, “Best Look (Pamja më e mirë)”, në MTV Europe Music Awards 2017.Express


Send this to a friend