Zonjë e madhe
Me vdekjen më afër se këmisha
E grisur në trup,
Qan me ngashërim
Deri në kupë të qiellit,
Filistinë qaj edhe për mu’
Nuk e thashë një fjalë nga ferri
Me t’shpëtu’.
Nuk ka fjalë
Që e mban dhembjen tënde.
Ditën për diell
Në çdo hap bie një nënë,
Në çdo hap një fëmijë bie
Me shikim kah qielli,
Pas tij bie edhe një tjetër,
Edhe një…
Edhe një…
Përbindëshat nuk fshihen më,
E thanë,
“Të gjithë…të shkojnë në hanë”
Deri në frymën e fundit.
– Fryma e fundit e njerëzimit!
Filistinë, qaj edhe për mu’,
Nuk e thashë një fjalë
Nga ferri me t’shpëtu’.
Nuk ka fjalë që nuk thyhet
Nga pesha,
Si një fije bari, te këmbët
E dhembjes sate,
E të mos ngritët përsëri.
Qielli mbi kokë
Ndal frymën,
Dritën në fund të syve
Me t’shpëtu
Filistinë,
Ti shtrijë duart nga këtu.
AGIM HYSENI