Ceremonia e hapjes dhe ndeshja inauguruese do të mbahet në Meksikë
VOAL- FIFA njoftoi mbrëmë vendndodhjen e finales, të planifikuar për në 19 korrik, të Kupës së Botës të shumëpritur 2026, e cila do të bashkëorganizohet nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja. Ky është stadiumi MetLife, shtëpia e ekipeve të futbollit amerikan New York Giants dhe New York Jets, por që ndodhet në New Jersey për të qenë të saktë. Ceremonia e hapjes dhe ndeshja inauguruese do të mbahen në stadiumin historik Azteca në Mexico City më 11 qershor, i cili bëhet kështu vendi i parë në histori që hap garën për herë të tretë pas edicioneve 1970 dhe 1986. rsi-eb