VOAL

VOAL

FFK: Adnan Januzaj do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës

May 20, 2016

Komentet

Ukraina përmbys Sllovakinë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

Është mbyllur me rezultatin 1-2 përballja mes Sllovakisë dhe Ukrainës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17’, me Ivan Schranz që kaloi sllovakët në avantazh. 30-vjeçari i Slavia Prague në Çeki, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Sllovakisë, ndërkohë që e dyta nisi me barazimin e ukrainasve.

Minuta e 54′, asist i Oleksandr Zinchenkos dhe finalizim i bukur nga Mykola Shaparenko, mesfushori i Dinamos së Kievit.

Ndërkohë minuta e 80′ solli edhe përmbysjen e rezultatit. Hidhet një top i gjatë drejtë zonës për Jarençuk, ky i fundit e kontrrollon mirë topin dhe godet duke shënuar dhe i dhënë avantazhin të tijve. sn

Tifozët pranë kombëtares, marrin autografe dhe bëjnë foto me lojtarët e Shqipërisë

Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e fundit të grupeve në Europian, teksa të hënën do të masë forcat me Spanjën. Tifozët kuqezi kanë qenë bashkë-udhëtarë të skuadrës, në këtë rrugëtim të kombëtares në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë.

Mbështetësit e përfaqësues janë çdo ditë pranë skuadrës, teksa siç shihet, kanë marrë autografe dhe kanë bërë foto me futbollistët. Ekipi i Sylvinhos zbret në fushë të hënën.bw

Capture

Forca e kombëtares- Fotoja e tifozit shqiptar shpallet si më e mira e javës

Tifozët shqiptarë janë pa asnjë dyshim forca e vërtetë e kombëtares.

Ata janë vlerësuar ndërkombëtarisht për mbështetjen që i dhurojnë kombëtares, por edhe për veprimet e tyre.

Një nga revistat më të mëdha në botë, ‘Atlantic’ ka vendosur të shpallë foton e këtij tifozi shqiptar si foton më të mirë të javës.

Videot e tifozëve shqiptarë, që nga ajo duke thyer spagetit e duke te ato duke kërcyer me policinë gjermane, janë bërë virale në mbarë planetin. sn

Image

© SYRI.net

VIDEO- Goli i barazimit me Kroacinë, vëllai i Gjasulës shpërthen në lot

Emocione të forta ka dhuruar një ditë më parë Kombëtarja, teksa zbriti në fushë përballë Kroacisë, duke marrë barazim në frymën e fundit.

Goli i barazimit erdhi nga Klaus Gjasula në minutën e 94, duke u bërë kështu dhe goli që shënohet në vonë.

E ndërsa i gjithë stadiumi u drodh nga brohorima e tifozëve shqiptarë, nuk kishte si të mos dallohej gëzimi në sytë e familjarëve të Gjasulës, i cili shënoi më herët dhe një autogol.

Në këto pamje që janë shpërndarë tashmë gjerësisht në rrjet, shihet vëllai i Gjasulës, i cili shpërthen në lot me ngashërim pas barazimit. sn

Kroaci-Shqipëri, shihni statistikat e barazimit dramatik

Në Hamburg u luajt ndeshja e dytë e grupit B, mes Kroacisë dhe Shqipërisë, përballje e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Në një atmosferë fantastike, djemtë e Silvinhos zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, zbritën në fushë të karikuar duke luftuar fort për çdo top.

Në minutën e 11-të, Jasir Asani hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku Qazim Laçi me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Shqipërisë avantazhin.

Një gol që dërgoi në delir të gjithë tifozët kuqezi. Shqipëria nuk u mjaftuan me kaq, por flirtuan me golin e dytë në të paktën dy raste të pastra. Kuqezinjtë krijuan 7 raste, goditën tre herë kuadratin.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Dalic përmbysën llogaritë falë Kramaric dhe një autogoli të Gjasulës.

Gjithsesi, asgjë nuk kishte mbaruar, pasi goli i Gjasulës vendosi ekuilibrat përfundimtar.

Shqipëria merr pikën e parë në grup dhe në ndeshjen e fundit do përballet me Spanjën.

Më poshtë mund të shihni statistikat e ndeshjes.sn

Image

Flet Gjasula pas barazimit: Zoti deshi të shënoja, provojmë edhe ndaj Spanjës

Lojtari i Shqipërisë, Gjasula dha opinionin e tij pas ndeshjes së barazuar 2-2 me Kroacinë.

“Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua.

Po, mund të fitonim. Bëmë një lojë shumë të mirë për 55-60 minuta, ishim ekipi më i mirë në fushë. Më pas e humbëm disi, por mund të fitonim nëse do të ishim më të qetë në fund.

Spanja? Normal që do të provojmë” – tha ai.bw

Shpërthen festa, Gjasula i dhuron barazimin kuqezinjve

Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Në Hamburg, në një atmosferë fantastike, djemtë e Silvinho zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, zbritën në fushë të karikuar duke luftuar fort për çdo top. Në minutën e 11-të, Jasir Asani hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku Qazim Laçi me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Shqipërisë avantazhin. Një gol që dërgoi në delir të gjithë tifozët kuqezi. Shqipëria nuk u mjaftuan me kaq, por flirtuan me golin e dytë në të paktën dy raste të pastra. Kuqezinjtë krijuan 7 raste, goditën tre herë kuadratin.

Pas një dominimi total të kroatëve, gjatë pjesës së dytë të lojës ka ardhur edhe goli i barazimit, me djemtë e teknikut, Zlatko Dalic, që duket se kanë vendosur të mos dalin me pikë nga kjo sfidë.

Një aksion i kroatëve është finalizuar nga “bomberi” i Hoffenheim, Andrej Kramaric, i cili dërgon topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha.

Mirëpo nuk ka mbaruar me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasalic topi devijohet nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Rezultati shkon në 2 me 1.

Në minutën e 90′, Shqipëria barazon rezultatin, Klaus Gjasula i dhuron barazimin kuqezinjve. sn

VIDEOLAJM- ‘Mora fjalë’, tifozët kuqezi pushtojnë rrugët e Hamburgut para ndeshjes me Kroacinë

Pak e ndajnë Kombëtaren shqiptare të futbollit nga ndeshja e dytë në grupin B, që do të luhet në 15:00 në Volksparkenstadion të Hamburgut.

Teksa pritet me kuriozitet të mësohet 11-shja titullare e teknikut Silvinjo, pasi me gjasë do të ketë 2 apo 3 ndryshime në formacion pas humbje me Italinë, tifozët nuk e kanë braktisur Kombëtaren as në këtë sfidë.

Qindra prej tyre të veshur me fanellat e Kombëtares, me flamuj e shaj në duar kanë nisur prej orës 09:00 të grumbullohen në “Jan-Fedder-Promenade”, aty ku edhe ka paralajmëruar tifogrupi “Tifozët Kuqezi”, se do të nisë marshimi drejt stadiumit.

 

Në rrugë nuk mungojnë as efektivë nga Policia Shqiptare, të angazhuar për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë gjatë grumbullimeve të tifozëve kuqezi. sn

Albin Kurti në stadiumin e Hamburgut për të ndjekur ndeshjen Kroaci-Shqipëri

Kryeministri Albin Kurti do të jetë në stadiumin e Hamburgut për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të EURO 2024.

Ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku paraprakisht ka pasur një takim me mërgimtarë që jetojnë në Hamburg.

Më pas, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, Kurti ka vizituar portin e Hamburgut për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në këtë port.

Një sistem i lëvizshëm skanimi me rreze X ndihmon në monitorimin e kamionëve të mëdhenj që kalojnë kufirin, duke garantuar kështu një nivel më të lartë të sigurisë pa penguar tregtinë.

Kurti ka biseduar me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin për kushtet në të cilat qeveria gjermane mund t’ia sigurojë një skaner të tillë Kosovës.

Bashkë me Kurtin në Hamburg është edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq si dhe zëvendësministrja e Kulturës, Riniae e Sportit, Daulina Osmani. sn

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Nga Nick Miller, New York Times

Evropa nuk ishte rehatuar ende mirë për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri të shtunën, kur e gjithë loja u kthye përmbys.

Kishin kaluar njëzet e tre sekonda kur Federico Dimarco bëri një gabim të tmerrshëm në një rivënie në të majtë të Italisë, duke synuar Alessandro Bastonin në zonën e tij. Bastoni qëndroi i ngrirë teksa para tij u shfaq një flakë e kuqe shqiptare, e cila ndërpreu topin dhe gjuajti si raketë në këndin e sipërm.

Portieri Gianluigi Donnarumma dukej i shtangur si një njeri që sapo kishte hapur një derë taksie, vetëm se dikush tjetër ishte futur brenda dhe ishte larguar me shpejtësi. Nuk duhej të shkonte kështu.

Por ndoshta italianët duhet ta dinin. Në fund të fundit, golashënuesi që theu rekordin e golit më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian luan në Itali. Por nga të gjithë yjet e Serisë A në Gjermani këtë verë, Nedim Bajrami ndoshta nuk ishte në mesin e atyre që parashikohej të vendosnin rekorde.

“Të shënoj për Shqipërinë në një kampionat europian ka qenë një ëndërr për mua që kur isha fëmijë”, tha Bajrami pas ndeshjes. “Kam punuar shumë për këtë.”

Ai nuk bën shaka. Bajrami është një nga 19 lojtarët në skuadrën e Shqipërisë në Euro 2024 që kanë lindur jashtë vendit, por pak prej tyre kanë kaluar një proces kaq të mundimshëm për të fituar vendet e tyre.

Në fakt, ai u desh të shkonte në gjykatë për t’u lejuar të luante për Shqipërinë.

Bajrami u lind dhe u rrit në Zvicër – në Zyrih, konkretisht – nga prindër etnikisht shqiptarë. Ai iu bashkua skuadrës së tij lokale, Grasshoppers, me moshat dhe kaloi nëpër rangje, duke bërë debutimin e tij për të rriturit në vitin 2017.

Ai gjithashtu fitoi një thirrje ndërkombëtare, në ekipet e të rinjve të Zvicrës, duke luajtur për ta në çdo nivel, nga moshat nën 15 deri në 21 vjeç. Ai madje i drejtoi disa herë si kapiten, duke përfshirë në një ndeshje ndërkombëtare kundër një ekipi gjerman me Kai Havertz, tani i Arsenalit.

Por, ndërsa kjo zakonisht përfaqësonte një rrugë drejt ekipit të të rriturve zvicerane, gjithmonë kishte diçka që e tërhiqte Bajramin në një drejtim tjetër.

Gjithçka filloi kur Edy Reja, italiani që drejtoi kombëtaren shqiptare nga viti 2019 deri në vitin 2022, iu afrua Bajramit për ndryshimin e besnikërisë në vitin 2021. Si i tillë, ai hodhi poshtë një thirrje në skuadrën U-21 të Zvicrës për Kampionatin Evropian të atij viti.

“Ne u përpoqëm ta bindim Bajramin që të vazhdojë të luajë për Zvicrën,” tha Mauro Lustrinelli, në atë kohë trajner i Zvicrës U-21. “Por ai na tha se zemra i rreh për Shqipërinë. Për ne në kombëtare, identifikimi është një nga vlerat kryesore, ndaj nuk na mbeti gjë tjetër veçse ta linim të largohej”.

Problemi ishte se, në atë kohë, Bajrami në fakt nuk kishte nënshtetësi shqiptare. Por përveç pasurisë, famës dhe adhurimit, një nga përfitimet e të qenit futbollist është se kur një proces burokratik është në interesin kombëtar, mund të shkosh drejt e në majë.

Ilir Meta, asokohe president i Shqipërisë, miratoi Bajramin si shqiptar (së bashku me të riun e atëhershëm të Fulham, Adrion Pajaziti) në mars të vitit 2021, duke ia zbutur teorikisht rrugën drejt kombëtares.

Por edhe një dekret presidencial nuk ishte i mjaftueshëm për të bindur FIFA-n. Pavarësisht rregullave relaksuese rreth lojtarëve që duan të ndërrojnë besnikërinë kombëtare, pika ngecëse në rastin e Bajramit ishte se, ndërsa ai kishte qartazi lidhje familjare me Shqipërinë, ai nuk kishte shtetësi të dyfishtë formale në kohën kur luante për ekipet e të rinjve zvicerane. Teknikisht, të paktën sipas FIFA-s, ai duhej të kishte pasaportë shqiptare që në moshë të vogël për t’u kualifikuar.

Ata e refuzuan kërkesën e tij, pastaj refuzuan gjithashtu apelin e tij, pjesërisht për shkak se ai kishte luajtur katër herë për ekipin U-21 të Zvicrës pasi mbushi 21 vjeç. Kështu lojtari e dërgoi çështjen e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në thelb duke pretenduar se FIFA ishte tepër e rreptë në mënyrën se si zbatoheshin rregullat e saj.

Bajrami dhe federata shqiptare cituan ‘Nenin nëntë të Rregullave që rregullojnë zbatimin e statuteve të FIFA-s’, i cili në thelb thotë se një lojtar mund të aplikojë një herë për të ndryshuar besnikërinë, me kusht që ata të kenë shtetësinë për vendin e ri dhe se nuk kanë luajtur në një lojë konkurruese të nivelit të lartë për vendin e vjetër. Debati ishte se vendimet fillestare të FIFA-s në rastin e Bajramit ishin një interpretim tepër i rreptë i atij statuti.

Dhe Arbitrazhi ra dakord: ata vendosën në favor të Bajramit dhe Shqipërisë më 30 gusht 2021, duke e bazuar gjerësisht vendimin e tyre në faktin se ai kishte përfaqësuar Zvicrën vetëm në nivel të të rinjve. Reja humbi shumë pak kohë për të thirrur rekrutin e tij të ri dhe Bajrami bëri debutimin e tij në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Hungarisë një javë më vonë.

“Vendosa të luaj për Shqipërinë pasi dëgjova zemrën time”, tha Bajrami pas marrjes së vendimit.

Fakti që Bajrami shënoi një gol kaq të spikatur dhe, në të vërtetë, historik, ndoshta nuk është një surprizë e madhe. Edhe avokatët e tij më të rreptë do të luftonin për të argumentuar se ai është një lojtar i qëndrueshëm, por ai është edhe një lojtar për një rast të madh. Ai shënoi një gol ulëritës kundër Republikës Çeke në kualifikuese, duke u rrotulluar rreth 30 metra larg portës dhe duke goditur si çekan në këndin e sipërm. Ky ishte goli i barazimit në barazimin 1-1 dhe ndihmoi Shqipërinë të siguronte vendin e parë në grupin e kualifikimit.

Ai gjithashtu ka fituar pak reputacion edhe për arritjen e qëllimeve të mëdha në nivel klubi. Bajrami u transferua në Itali në vitin 2019, fillimisht nënshkroi për Empolin dhe më pas u transferua te klubi i tij aktual, Sassuolo, në vitin 2023.

Ai ka shënuar vetëm 10 gola në Serie A, por pesë prej tyre janë shënuar kundër Milanit, Interit, Lazios dhe Romës.

Megjithatë, pa marrë parasysh sa gola të mëdhenj shënon ai për klubet, pak do ta mposhtin goditjen e tij prej 23 sekondash në Dortmund. Dhe do të ketë pak momente për të cilat një lojtar ka luftuar më shumë. sn

Këngë e valle- Tifozët e Kombëtares nisin marshimin drejt stadiumit

Pak orë e ndajnë Kombëtaren shqiptare të futbollit nga ndeshja e dytë në grupin B, që do të luhet në 15:00 në Volksparkenstadion të Hamburgut.

Teksa pritet me kuriozitet të mësohet 11-shja titullare e teknikut Silvinjo, pasi me gjasë do të ketë 2 apo 3 ndryshime në formacion pas humbje me Italinë, tifozët nuk e kanë braktisur Kombëtaren as në këtë sfidë.

Qindra prej tyre të veshur me fanellat e Kombëtares, me flamuj e shaj në duar kanë nisur prej orës 09:00 të grumbullohen në “Jan-Fedder-Promenade”, aty ku edhe ka paralajmëruar tifogrupi “Tifozët Kuqezi”, se do të nisë marshimi drejt stadiumit.

TKZ në një njoftim të dytë në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme sqaronte se pritshmëria ishte tepër e lartë për numrin e tifozëve.

Për arsye sigurie organet e rendit në Hamburg kanë mbyllur rrugët përreth vendit ku tifozët po grumbullohen dhe do t’i shoqërojnë deri në pikën kur do të marrin metron dhe “shuttle bus” për t’iu drejtua stadiumit.

Në rrugë nuk mungojnë as efektivë nga Policia Shqiptare, të angazhuar për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë gjatë grumbullimeve të tifozëve kuqezi. sn

NË FOTO: Dhjetë talentet e reja që duhen ndjekur në Euro 2024

Ata janë ndër talentet e rinj më të lakmuar të futbollit të brezit të tyre. Tashmë lojtarë kyç në klubet e tyre përkatëse, janë përzgjedhur për të luajtur për ekipet e tyre kombëtare në turneun e Euro 2024 që nisi në Gjermani, shkruan Marc Daou i France24.

Ata janë të rinj, të talentuar dhe premtues. Shumë prej tyre tashmë luajnë rregullisht për ekipet e tyre kombëtare. Të destinuar për të luajtur role kryesore pas disa vitesh, këta futbollistë tashmë po luajnë në një nivel të lartë dhe në Euro 2024 në Gjermani ka gjasa të shkëlqejnë.

1. Arda Guler, mesfushor sulmues, 19 vjeç, Turqi

Image

Në foto: Majtas Arda Guler.

2. Rasmus Hojlund, sulmues, 21 vjeç, Danimarkë

Image

3. Kobbie Mainoo, mesfushor, 19 vjeç, Angli

Image

4. Jamal Musiala, sulmues., 21 vjeç, Gjermani

Image

Foto: Jamal Musiala i Gjermanisë lufton me katër mbrojtës ukrainas në një ndeshje në Nuremberg më 3 qershor 2024

5. Joao Neves, mesfushor, 19 vjeç, Portugali

Image

6. Antonio Silva, qendërmbrojtës, 20 vjeç, Portugali

Image

7. Bart Verbruggen, portier, 21 vjeç, Holandë

Image

8. Florian Wirtz, mesfushor sulmues, 21 vjeç, Gjermani

Image

9. Lamine Yamal, sulmues, 16, Spanjë

Image

10. Kenan Yildiz, sulmues, 19 vjeç, Turqi

Image

I lindur në Gjermani, Kenan Yildiz po përgatitet për një turne që mund të duket sikur po zhvillohet në terrenin e shtëpisë. I fuqishëm dhe i paparashikueshëm, sulmuesi i ri i Juventusit, një tifoz i madh i legjendës së klubit Alessandro Del Piero, është shkaktari i pagjumësisë për shumë mbrojtës në Serinë A./SYRI.NET


Send this to a friend