VOAL

VOAL

FESTË NË MONTE KARLO NË 10 VJETORIN E DREJTIMIT TË PRINCIPATËS TË ALBERTO II – Je Princi i zemrës time

July 13, 2015
blank

Komentet

blank

“Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Europës”- “Financial Times”: E bekuar me bukuri natyrore, por mund të rrënohet nga emigracioni

“Financial Times” nëpërmjet një artikulli ka sjellë një panoramë të Shqipërisë, duke u ndalur tek arsyet përse duhet vizituar, por edhe tek problemi i emigracionit në vend.

Shkruan Martin Fletcher:

Shqipëria? Është një nga vendet më të varfra të Evropës. Një e treta e popullsisë së saj jeton jashtë vendit. Gjatë gjithë dimrit kam lexuar për bandat kriminale, trafikantët e njerëzve dhe problemet e emigrantëve të paligjshëm që kalonin Kanalin Anglez me gomone.

Megjithatë, ky vend ka një panoramë të mrekullueshme. Në ditën e parë zyrtare të pranverës, unë dhe disa miq fluturuam në Tiranë pikërisht kur Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, mbërriti në Londër për të takuar Rishi Sunak për bisedime që do të përfshinin trajtimin e emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, gjatë ditëve në vijim, perceptimi im për Shqipërinë dhe shqiptarët ndryshoi në mënyrë të shpejtë.

Në aeroport u takuam me një udhërrëfyes zbavitës, të papërmbajtshëm dhe pafundësisht të shkathët, i cili pranoi lehtësisht se kishte hyrë tre herë në Britani ilegalisht me kamionë.

Ndalesa jonë e radhës ishte në Peshtan, fshati ku do të fillonte edhe shëtitja jonë.

Ne shijuam një heshtje të pandërprerë, dhe hasëm vetëm një motor . Gjithashtu pamë një dhi të vetmuar, ardhjen e saj e lajmëronte zhurma e kambanave.

Pasdite u ndalëm në një shtëpi të vjetër prej guri, pronari i së cilës, na ofroi kafe, raki dhe mjaltë.

Në këtë rrugëtim tonin, ne kaluam kujtime të paharrueshme në Shqipëri, ndërtesa të reja dhe një numër të jashtëzakonshëm makinash të reja e të mira. Megjithatë ne nuk kishim përjetuar gjë tjetër veç ngrohtësi dhe bujari në një vend që mund të rrënohet nga emigracioni, por është i bekuar me bukuri natyrore dhe interes historik.

blank

Kurti flet nga Dubrovniku për situatën në Veri: Duhet sundim i ligjit dhe datë e zgjedhjeve. Policinë e reduktojmë kur ekstremistët e dhunshëm t’i japin fund trazirave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në një konferencë në Dubrovnik të titulluar “Kroacia evropiane, retrospektiva dhe perspektiva”.

Teksa ka folur për tensionet e fundit në veri të vendit, Kurti ka thënë se Kosovës po i duhet të merret me ekstremistë të dhunshëm, ultranacionalistë dhe të djathtë që besojnë në “Botën Serbe” dhe e shohin atë si “bota ruse”.

“Këta njerëz janë ata të cilët admirojnë Millosheviçin ose Putinin”, ka thënë Kurti në Dubrovnik, shkruan N1.

Ai më tej ka thënë se Kosova ka nevojë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit dhe për datën e zgjedhjeve. Kurti ka thënë se Kosova mund ta reduktojë prezencën e policisë speciale në komunat veriore nëse ekstremistët e dhunshëm i japin fund trazirave.

“Unë mendoj se rruga përpara është dialogu intensiv për të implementuar marrëveshjen dhe ne kemi një marrëveshje dhe duhet ta implementojmë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes pas Luftës së Dytë Botërore dhe se është inkuadruar në dialog me Serbinë sepse atë e organizon Bashkimi Evropian dhe është lehtësues i bisedimeve.bw

blank

Kurti: Vendosja e sundimit të ligjit në veri, e domosdoshme para zgjedhjeve

Kryeministri Albin Kurti ka ripërsëritur se vendosja e sundimit të ligjit në veri të Kosovës është e domosdoshme, si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe të ndershme, siç ka thënë, para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen.

Në një komunikatë për media të Zyrës së Kryeministrit, ku njoftohet për takimin që zhvilloi të enjten Kurti me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, thuhet se kreu i ekzekutivit ka vlerësuar se sundimi i ligjit dfuhet të jetë bazë për të ecur përpara.

“Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti, theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara. Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri thuhet se e ka falënderuar ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm për thellimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. syri.net

blank

KFOR-i: Grupet kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme në Zveçan

Pamje nga përleshjet mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, koloneli Andrea Gallieni, ka thënë se disa grupe kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme, që janë zhvilluar në Zveçan, më 29 maj.

Atë ditë protestuesit serbë janë përleshur me pjesëtarë të KFOR-it, dhe të plagosur ka pasur prej të dyja anëve.

Në një konferencë për media, Gallieni, i ka komentuar të premten ngjarjet që kanë ndodhur në veri të Kosovës, prej 29 majit.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet hakmarrëse. Sepse, siç e kanë dëshmuar edhe këto ngjarje, gjithçka mund të përshkallëzohet në nivel të madh të dhunës, prandaj është shumë e rëndësishme që të gjitha palët t’i kenë parasysh pasojat dhe rreziqet e veprimeve të tyre”.

Ai ka thënë se të dyja palët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Njëra palë, për marrjen e vendimeve, pa e marrë parasysh shkallën e sigurisë, dhe pala tjetër të reagojë për veprimet e dhunshme që janë parë në mesin e protestuesve.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 9 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Zyrtari i KFOR-it, ka thënë se prej 5 qershorit, mbi 500 pjesëtarë të NATO-s kanë shkuar në Kosovë, për të përforcuar misionin.

Gallieni ka thënë se forcat janë duke u trajnuar dhe do të angazhohen brenda disa ditësh.

Ai ka thënë se përforcimet do të jenë në Kosovë “aq sa të ketë nevojë”.

Ky lajm është duke u përditësuar.

blank

Shqipëri- Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë së COVID-19

Popullsia e vendit prej tre dekadash është në trend rënës, por popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është duke u tkurrur me ritme më të shpejta.

Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023, popullsia e përgjithshme e vendit pësoi rënie me 1.1% në raport me vitin 2022, ndërsa popullsia në moshë pune pësoi rënie me 1.8%.

Popullsia në moshë punë u reduktua me rreth 101 mijë persona në krahasim me vitin 2019, para pandemisë. Aktualisht popullsia në moshë pune është 1,864,062 persona nga 1,974,207 në vitin 2019, ose 101 mijë më pak.

Rënien më të fortë shihet ta ketë grupmosha 20-24 vjeç, me më shumë se 17% që nga viti 2019. Rënia në këtë grupmoshë reflekton emigracionin e lartë të të rinjve jashtë vendit. Më tej, rënie të madhe ka pësuar popullsia në moshën 15-19 vjeç, kur në vitin 2023 numërohen 35 mijë persona më pak se, në vitin 2001.

Popullsia në moshë pune ka pësuar rënie për të gjitha grupmoshat deri në 59 vjeç, përveç 35-39 vjeç ku kishte rritje me 7.1% në krahasim me 1 janar 2022. Më tej shihet se vetëm forca e punës në prag pensioni (60-64 vjeç) ka pësuar rritje me 8.7%.

Projeksionet e popullsisë tregojnë se popullsia në moshë pune do të bjerë me ritme më të shpejta se sa popullsia e përgjithshme në pothuajse të gjitha qarqet.

Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit).

Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%).

Ekspertët e demografisë pohojnë se Shqipëria ndodhet në mes të dritares së mundësisë ekonomike që shtrihet përafërsisht në fillim të viteve 2020.

Mosha mesatare e forcës së punës është mbi 40 vjeç dhe nëse do të aplikoheshin politikat e duhura, ekonomia e vendit do të ishte në kulmin e produktivitetit prej kësaj mundësie. Forca e punës në Shqipëri është në moshën ku përvoja dhe mosha janë kombinim ideal për të prodhuar maksimumin e përfitimeve.

Rënia e popullsie në moshë pune ka efekt pozitiv në rënien e papunësisë (në mënyrë mekanike për shkak të emigrimit) përveç të tjerash qëndron dhe në faktin se reduktohen shpenzimet buxhetore për të paguar kategorinë e të papunëve.

Megjithatë, në të njëjtën kohë që reduktohet buxheti për mbulimin e pagesës sociale për të papunët, si pasojë e uljes së numrit të papunësisë nga emigracioni, reduktohen dhe të ardhurat nga taksimi në buxhet, i ardhur për të njëjtën arsye, nga emigracioni.

Në një situatë të tillë, shumë shpejt vendi do të humbë konkurrueshmërinë në rajon edhe për investimet e huaja. Aktualisht është krahu i lirë i punës që ka sjellë në Shqipëri kompanitë e huaja. Por gjatë dekadës së ardhshme, edhe kjo mundësi duket se do të shterojë./Monitor

blank
Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor
blank
Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor
blank

Kurti flet për AP: Escobar dhe Lajçak po vijnë te ne me kërkesat e Serbisë

Kryeministri Albin Kurti u ankua për njëanshmëri dhe tolerancë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për Serbinë, në raport me Kosovën.

Ai tha të enjten për “The Associated Press” se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po i drejtohen Kosovës me kërkesat e Serbisë. Ai shtoi se sjellja pozitive ndaj një autokrati, nuk e bën atë të mirë.

“Ne këmbëngulim që sjellja e mirë ndaj një autokrati nuk e bënë edhe atë të sillet mirë. Përkundrazi…Vijnë tek ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër”, tha ai.

Më herët Kurti tha në parlament se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve.

syri.net

blank

Asociacioni, Kurti: Kemi draft, po e konsultojmë me partnerët

Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi nga Tirana, se ka përpiluar një draft-propozim për Asosacionin nga Kuvendi i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ata e kanë një draft – propozim dhe janë në konsultim për partnerët e huaj për avancimin e tij.

Sipas Kurtit, ky draft është i bazuar në marrëveshjen e firmosur në Bruksel, dhe zbatimi i tij do të bëhet sipas modelit të Kroacisë.

Syri Tv

Teksa nga Tirana, kryeministri Edi Rama, njoftoi këtë të hënë hartimin e një drafti për Asocacionin e Komunave serbe në Kosovë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Parlament, shpjegoi se draftin për çështjen e asociacionit  i’a ka dorëzuar emisarëve Lajçak dhe Eskobar.

Sipas Kurtit, drafti për të cilin është në dijeni edhe Beogradi Zyrtar, bazohet në marrëveshjen e firmosur në Bruksel, në kuadër të planit franko-gjerman, teksa për zbatim do t’i referohen modelit të Kroacisë.

I pyetur nga deputetët në seancë plenare, se si do të duket statuti i tij Kurti tha se ‘qëndrimi i tij për këtë çështje është publik në dy faqet e publikuara të draft-vizionit të tij të prezantuar në Bruksel’.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i pyetur nga gazetarët nëse është konsultuar me kryeministrin Kurti për draft-propozimin e asociacionit, konfirmoi se nuk e ka bërë një gjë të tillë, teksa u shpreh se draftin e ka hartuar me ekspertë ndërkombëtarë të fushës.

blank

Kurti: Nëse ka pajtueshmëri, mund ta thelloj vizionin për Asociacionin

Radio Evropa e Lirë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve.

Gjatë raundit të dialogut me Serbinë më 2 maj në Bruksel, Kurti kishte paraqitur një draft-vizion lidhur me çështjen e rregullimit të komunitetit serb. Pavarësisht se në këtë draft-vizion nuk përmendet Asociacioni, ai thirret në nenin 7 të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia arritën më 27 shkurt në Bruksel. Më pas, palët më 18 mars në Ohër arritën edhe Aneksin për zbatimin e marrëveshjes.

Ky nen i marrëveshjes kërkon që palët të sigurojnë “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”.

“Unë këtë [draft-vizionin për Asociacionin] mund ta thelloj, por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra, kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që ju i përmendën se unë i kam thënë në parim, kur të pajtohemi në parim atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por, nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”, tha Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës më 8 qershor.

Në draft-vizionin për Asociacionin të prezantuar nga Kurti, thuhet se për të arritur deri te një draft-statut për Asociacionin, ai duhet t’i plotësojë disa kushte – mes tjerash, “t’ua ofrojë pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë mundësinë për të promovuar dhe mbrojtur interesat e veta përmes një kornize vetëmenaxhimi”.

Pas kësaj, sipas draft-vizionit, do të duhej të parashihej edhe mundësia për bashkëpunim me institucionet e Kosovës, si dhe të “njihen plotësisht karakteristikat kushtetuese” të Kosovës, duke respektuar pavarësinë dhe integritetin e saj territorial.

Më 2 maj, në Bruksel, Ekipi Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit, kishte prezantuar një draft për këtë çështje.

Por Qeveria e Kosovës e kishte refuzuar të njëjtin dhe më pas kishte shkarkuar Ekipin Menaxhues, të përbërë prej katër anëtarësh serbë.

“Qeveria ime nuk është pajtuar me draftin e Ekipit Menaxhues, për shkak se ai draft imitonte në përmbajtje dhe formë Republikën Serbe të Bosnje dhe Hercegovinë. Rrjedhimisht, unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të Marrëveshjes Bazike dhe në lidhje me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër – e cila nuk e pranoi fare dokumentin – e më pas edhe të Brukselit zyrtar, i cili vazhdon të konsiderojë këtë çështje të hapur. Tash e tutje mund të diskutojmë në kuadër të dialogut të Brukselit, pra është një çështje e hapur nga pikëpamja e Brukselit, për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes sipas vizionit tim të prezantuar në Bruksel, dhe i cili prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës sonë, konsensusin transatlantik të vlerave të demokracisë liberale”, tha Kurti para deputetëve.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015, palët kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen për parimet për themelimin e Asociacionit.

Po ashtu, në nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve thuhet se Kosova dhe Serbia zotohen që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut, përfshirë edhe atë për Asociacionin.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë kërkuar nga Kosova që të nisë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin. Por, përkundër thirrjeve të vazhdueshme, Kosova vazhdimisht ka refuzuar, me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Më 8 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se një ditë më parë ua ka përcjellë një draft për Asociacionin presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

SHBA-ja ka argumentuar se ka modele të ndryshme evropiane që rregullojnë jetën e pakicave kombëtare, të cilat Kosova mund t’i përdorë si model për themelimin e Asociacionit.

Qeveria e Kosovës ka insistuar se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare.

Uashingtoni ka thënë se nuk përkrah asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republike Sërpska, por ka shtuar se themelimi i Asociacionit do të mundësonte që veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, të vendosen nën kontrollin e Kosovës.

blank

Kalimi nga Serbia është kthyer në rrezik për shqiptarët e Kosovës: ‘Hera e fundit, shumë keq’

Protestat e serbëve në veri kanë bërë që të rritet rreziku për sigurinë e qytetarëve të Kosovës që zgjedhin Serbinë të kalojnë nëpër të. Bashkatdhetarët kanë rrëfyer për keqtrajtimet që u janë bërë, e disa të tjerë edhe janë arrestuar, meqë siç u është thënë “u ka rënë shorti”. Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje që të shmanget Serbia në udhëtimet e tyre

Luan Kelmendi, më vendbanim në Gjermani, ka vendosur që në Kosovë të mos vijë më asnjëherë nëpërmjet Serbisë, shkruan Koha ditore. Keqtrajtimi i autoriteteve serbe, rrugës dhe në kufi, sipas tij, asnjëherë nuk ka qenë më brutal sesa herën e fundit kur erdhi në Kosovë, 10 ditë më parë.

“Udhëtoj gati qe 7-8 vjet çdo muaj, çdo dy javë. Ama hera e fundit ka qenë shumë, shumë, shumë keq”, ka thënë bashkatdhetari Luan Kelmendi.

Thotë se është detyruar të paguajë mito, por me këtë nuk u ka shpëtuar pritjeve të gjata dhe fyerjeve.

“M’i mori dokumentet kur hyra në Serbi dhe kur më ktheu që të tek  kamionët; m’i dha dokumentet prapë dhe më shau në gjuhën e vet. Të reagosh kur të shajnë dhe nuk mund t’i durosh, atëherë lind konflikt me ta. Të arrestojnë, të keqtrajtojnë, aty është problemi. Plus t’i nuk ke shans të hysh në Serbi pa dhënë para. Ajo është e pamundur”, ka thënë Kelmendi.

Veç keqtrajtimeve, ditëve të fundit Policia kufitare e Serbisë kreu edhe arrestime të qytetarëve kosovarë. Një nga ta, i njohur për redaksinë, u arrestua me arsyetimin se i ka rënë shorti.

Për shkak të tensionimit të situatës në veri, ku prej dy javësh serbët po mbajnë protesta, nga Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë kanë bërë thirrje që bashkatdhetarët të shmangin Serbinë, duke përmendur edhe arrestimet.

Mirëpo, nga kjo ministri e as nga Zyra e Kryeministrit nuk dhanë shifra se sa qytetarë kosovarë janë arrestuar gjatë kalimit nëpër Serbi.

E nga organizata për diasporën “Germin” kanë kërkuar që institucionet dhe ambasadat të bëjnë më tepër në informimin e qytetarëve për t’i evituar problemet gjatë udhëtimit nëpër Serbi.

“Në këtë drejtim ndoshta duhet të punohet edhe me mekanizma e institucione ndërkombëtare të cilat janë në Serbi siç është OSBE-ja apo organizatat e ndryshme Transparency International dhe organizata që e monitorojnë punën e institucioneve e atjeshme të sigurisë dhe rendit. Ndërkohë thirrja për bashkatdhetarët tanë është që të shmangin kalimin përmes Serbisë, jo vetëm për shkak të tensioneve, por për shkak të trajtimit çnjerëzor që u bëhet në shumicën e rasteve”, ka thënë Lirim Krasniqi nga organizata “Germin.

Sipas të dhënave të Policisë, nga 22 maji deri më 5 qershor, nëpër pikat kufitare me Serbinë kanë hyrë në Kosovë rreth 125 mijë qytetarë.

blank

Popullsia e Shqipërisë në metamorfozë- Moshat e reja po reduktohen me shpejtësi, 1 në 4 persona mbi 60 vjeç më 2023

Popullsia e Shqipërisë përveç se po rrudhet me shpejtësi nga viti në vit, po pëson tranzicion, ku moshat e reja po reduktohen me shpejtësi, teksa po rritet armata e personave në moshe pensioni.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se me 1 janar 2023 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa një e katërta e totalit të popullsisë.

Personat + 60 përbënin 23.5% të totalit të popullsisë me një rritje 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje 8.8 pikë për qind që nga viti 2011 kur u krye censi i fundit për popullsinë.

Në vitin 2001 kjo grup-moshë zinte vetëm 11% të totalit të popullsisë. Në fillim këtij viti në të gjithë vendin ishin 649,610 persona nga 449,061 që ishin në vitin 2011.

Bumi i lindjeve në vitet 1960 po sjell rritje të shpejtë të pensionistëve këtë dekadë teksa popullsia në moshë pune po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe norma e lartë e migracionit.

Me ritme të shpejta po rriten edhe personat mbi 80 vjeç që konsiderohet popullsia shumë e plakur. Numri i tyre arriti në 90,543 me 1 janar 2023 dhe zunë 3.3 për qind të popullsisë totale.

Struktura e popullsisë në favor të moshave të vjetra lajmëron probleme në të gjitha aspektet. Skema e pensioneve do të vihet në vështirësi në kushtet kur numri i pensionistëve po rritet dhe kontribuuesit do të rrudhen nga rënia e forcave të punës.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërorë po tregojnë se numri i pensionistëve po shënon rritje më të shpejtë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues nga 1.2 që ishte ky raport në vitin 2018.

Në vitet e mëtejshme raporti kontribuues /përfitues do të përkeqësohet edhe me tej për shkak të zhvillimeve të pafavorshme demografike.

Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030 popullsia në moshe pune do të tkurret në mënyrë sistematike dhe nga ana tjetër numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.

Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2022, u raportuan 686,923 të tillë.

Gjithashtu qeveria shqiptare është shumë e vonuar për të krijuar infrastrukturën ndaj moshës së tretë. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vënë në dukje se fundmi së vendin i mungojnë shërbimet sociale dhe qendrat e kujdesit për moshën e tretë, ndërkohë sistemi shëndetësor ka mangësi në këtë drejtim.

OKB raportoi se në vitin 2021 rreth 91 mijë persona të moshës së tretë kishin nevojë për kujdes, por aktualisht nuk përmbushen nevojat as për 2% të tyre.

Me një popullsi që plaket me shpejtësi, Shqipëria po përballet me një sfidë të afërt për të siguruar aksesin në shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit afatgjatë për të gjithë të moshuarit në nevojë.

Kosto e parashikuar e kujdesit puna është të paktën 1.08% e PBB-së, por plakja e popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për kujdes afatgjatë në 30 vitet e ardhshme./Monitor/

blank

Kurti i përgjigjet Escobarit: Kosova s’ka shkruar Draft për Asociacionin, sepse me Serbinë nuk jemi pajtuar për parimet bazë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e kërkojnë me ngul themelimin e Asociacionit dhe kanë deklaruar se po presin që Qeveria e Kosovës të propozojë menjëherë një draft-statut për atë se si duan të duket Asociacioni. I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova e ka një draft për Asociacionin, por që kryeministri Albin Kurti nuk po e shpalos.

Lidhur me këtë ka folur sot kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se Qeveri së Kosovës nuk ka shkruar draft-statut për Asociacionin.

Sipas Express, kreu i ekzekutivit ka thënë se për të shkruar draft për Asociacionin duhet të ketë fillimisht pajtim për parimet bazë. Për këto parime Kurti shton se është pajtuar SHBA-ja.

Ai tutje ka treguar se ka përmendur shtylla për draftin e që janë letra e Federica Mogherinit, qëndrimi amerikan i shprehur në letrën e Chollet dhe Escobar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Draft-statut të Asociacionit Qeveria e Kosovës nuk ka shkruar. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmëri për një draft-statut për thellimin e mëtejshëm të draft-vizionit qysh në Ohër, kur u refuzua një gjë e tillë më 18 mars. Dhe gjithashtu kemi shprehur në vazhdimësi gatishmërinë tonë, kur të pajtohemi për parimet. Sepse s’ka kuptim një tekst gjerë e gjatë nëse parimet bazë nuk janë të dakorduara. Me SHBA-në kemi pajtueshmëri të plotë sa i përket parimeve bazë, dhe këtë e ka thënë ambasadori Hovenier. Unë kam deklaruar në Ohër se e shkruaj draft statutin me shtyllat: Qëndrimi i BE-së, letra e Federica Mogherinit, qëndrimi amerikan i shprehur në tekstin e Chollet dhe Escobar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kurti.

Kurti ka treguar se më 2 maj kishte propozuar një draft-vizion të bazuar në modelin kroat dhe ka shpjeguar se pse e ka zgjedhur atë si model.

“Së pari më 2 maj unë kam propozuar një draft vizion me dy faqe për ta realizuar nenin 7 të marrëveshjes themelore lidhur me nenin 10 , përkatësisht marrëveshjet e mëhershme. Kjo parashihte një kornizë shumë progresive e pozitive për vetëmenaxhimin e komunitetit serb të inspiruar në modelin kroat.

Pse e kam marrë Kroacinë, sepse edhe Kroacia ka dalë nga lufta e shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë sikurse Kosova, e dyta Kroacia është shembull suksesi për anëtarësim në BE dhe NATO.

Dhe e treta, Serbia ka një marrëveshje për normalizim me Kroacinë, po inspirohemi prej saj që ta bëjmë edhe një marrëveshje për normalizim edhe neve, e ku për fqinjësi të mirë duhet të mbrohen edhe pakicat”, ka potencuar tutje.

Por Kurti thotë se kur në Ohër ka thënë se mund ta zgjerojë draftin edhe më tej, presidenti Vuçiq ka qenë duke e lëshuar takimin.

“Kjo është arsyeja pse e kam bërë këtë propozim. Unë kam thënë që mund ta zgjeroj edhe më tutje, me datën 18 mars në Ohër madje kam ofruar që ta shkruaj një draft-statut, por pasi të pajtohemi për parimet bazë dhe ai ka qenë momenti kur presidenti i Serbisë e lëshoi takimin”, ka potencuar Kurti.

blank

Presidentja e Kosovës dekoron gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadarenë

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, në vargun e vlerësimeve të tij të shumta, shtoi edhe një më tepër. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e dekoroi mjeshtrin e fjalës me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Kadare tha se ndjehet i prekur. “Ju falënderoj dhe jam shumë i prekur për këtë nderim kaq të madh”, tha Kadare. “Çdo njëri, çdo shqiptar do ta ëndërronte një gjë të tillë”.

Paraprakisht, Presidentja Osmani, duke shprehur konsideratat më të larta për shkrimtarin e papërsëritshëm shqiptar, tha se kjo dekoratë, është mirënjohje e tërë popullit të Kosovës, njofton RTK.

“Të gjithë së bashku si mirënjohje, në emër të popullit të Kosovës, nderojmë shkrimtarin tonë të shquar Ismail Kadare”, tha presidentja Osmani. “Vepra e tij është një enciklopedi artistike e jetës së rëndomtë të shqiptarëve e historisë së tyre dhe e dokeve, traditave, e mbi të gjitha të gjuhës shqipe”.

Duke iu drejtuar shkrimtarit me rrënjë nga Gjirokastra e gurtë, e që jetën e kalon mes Tiranës dhe Parisit, presidentja Osmani tha se vetëm prezenca e tij, në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë, është edhe një mesazh i fuqishëm për letërsinë shqipe dhe kulturën tonë përgjithësisht.

“U jemi shumë mirënjohës për kryeveprat letrare që i keni shkruar, e të cilat përbëjnë një ndër thesaret më të rëndësishme kulturore tona”, tha Osmani. “Ju keni qenë një pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë”.

Dukshëm i emocionuar, shkrimtari Kadare tha se është fat i rrallë që një popull, të të nderojë dhe të të quajë bashkëmbrojtës të të drejtave të tij e lirive të tij.

“Sidomos kur si popull e ka rrugën e historisë të vështirë, e që për fat të keq, Shqipëria e ka pasur një rrugë të gjatë historike të shkelur me këmbë nga forcat tjera të huaja”, risolli ai në vëmendje, copëza të historisë shqiptare.

“Për fat të mirë, ajo i ka kapërthyer gjatë shekujve në mënyra të ndryshme, i ka kapërthyer vështirësitë e errëta të historisë, qiellin dimëror dhe gjithçka tjetër që mund ta pengojë një popull të marrin frymën e tij”.

Duke shprehur mirënjohjen për këtë nderim, Kadare tha se nuk ka nderim më të madh për një intelektual shqiptar, sesa kjo që e përjetoi ai sot.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të shpërngulet në Paris.

Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”.

Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga v. 1994, është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), kurse në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.

Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Ismail Kadare më 23 qershor 2012 u nderua me çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjoze letrare në botë.

Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.

Sidoqoftë, veprat më të njohura të tij mbetën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur” etj.


Send this to a friend