Femija i pasur i Fullanes dhe Fullanit, që “noton” në luks, asnjë kontroll pasurie deri tani

Shërbimi ukrainas i REL-it
Serhiy Horbatenko
Will Tizard
Deri vonë, trupat ukrainase rrezikoheshin teksa dërgonin furnizime kritike në vijat e frontit. Tani, ata po përdorin dronë tokësorë me fibra optike, të cilët nuk mund të pengohen me armë elektronike nga Rusia, për ta kryer këtë punë. Automjetet e kontrolluara nga largësia mund t’u dërgojnë trupave qindra kilogramë municione, ushqime dhe ujë, thonë operatorët e tyre. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi Joanikije dhe Patriarku Porfirije në Podgoricë, 5 shtator 2021.
Nga lavdërimi deri te dekorimi dhe shpallja shenjtorë.
Ka shumë shembuj të një qasjeje të tillë të Kishës Ortodokse Serbe dhe përfaqësuesve të saj ndaj kriminelëve të dënuar të luftës nga e kaluara e afërt dhe ajo më e largët.
“Kisha e sheh historinë përmes një prizmi etnofiletiste [nacionalist], në të cilën pala serbe paraqitet si viktimë e përhershme”, thotë historiani Vladimir Velkoviq.
Në këtë kontekst, shton ai, mund të interpretohet edhe revizionizmi i luftërave të viteve ’90, por edhe i Luftës së Dytë Botërore.
“Meqenëse luftërat e viteve ‘90 interpretohen si ‘konflikt i pashmangshëm’ ndërmjet grupeve të ndryshme etnike, atëherë edhe në histori i kthehen lëvizjeve, figurave dhe konflikteve që i paraprinë atyre luftërave. Në të dyja rastet shmanget roli dhe përgjegjësia e figurave kishtare”, thekson Velkoviq.
Kisha Ortodokse Serbe nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me qëndrimin e saj ndaj kriminelëve të luftës nga Lufta e Dytë Botërore dhe luftërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë gjatë viteve ‘90.
Deklarata e mitropolitit të Malit të Zi, Joanikije, i cili e përshkroi komandantin çetnik Pavlle Gjurishiq si “një hero të madh me karakter të pathyeshëm”, është vetëm një nga shumë që kanë shkaktuar reagime të ashpra në publik.
Forcat e Gjurishiqit ishin përgjegjëse për masakra ndaj civilëve myslimanë në veri të Malit të Zi, Sanxhak dhe Bosnjën lindore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u dekorua nga Hitleri me Kryqin e Hekurt për “virtyte ushtarake”.
“Kjo është ajo që quhet ‘anti-antifashizëm’, për të cilin ka shkruar sociologu Todor Kuliq – ku fashizmi nuk përbën problem për shkak të ideologjisë, por vetëm kur viktimat janë serbët”, thotë Branimir Gjuroviq nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Historiani Velkoviq përmend edhe raste të peshkopëve që janë shpallur shenjtorë, ndonëse kanë bashkëpunuar me pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Njëri prej tyre është Irinej Qiriq, që u shpall shenjtor në vitin 2022 me bekimin e patriarkut Porfirije.
Kisha pretendon se ai shpëtoi 3.000 gra shtatzëna, fëmijë dhe nëna me foshnje nga kampi hungarez i internimit në Sharvar, duke i strehuar në 55 famulli të Vojvodinës. Por, sipas Velkoviqit, kjo fsheh faktin se Qiriq ishte bashkëpunëtor i regjimit hungarez të Miklos Horthyt, i cili e emëroi në vitin 1943 si anëtar të Dhomës së Sipërme të Parlamentit Hungarez – pozitë që e mbajti edhe pas luftës.
Velkoviq thekson se në Mal të Zi ka edhe shembuj më të rëndë. Një prej tyre është Millorad Vukojiçiq, anëtar i lëvizjes çetnike, i cili u dënua dhe u ekzekutua për krime lufte në Mal të Zi. Ai u shpall shenjtor në vitin 2005.
Po atë vit, shenjtor u shpall edhe prifti Sllobodan Shilak, i ekzekutuar më 1943 për krime të rënda ndaj popullatës në Plevle. Familjet e viktimave protestuan, por Kisha e mohoi se ata ishin kriminelë lufte.
“Lavdërimi i krimeve nga Lufta e Dytë Botërore dhe ato nga vitet ’90 është pjesë e një ideologjie që nuk është ndërprerë kurrë”, thotë Gjuroviq.
Historiani Velkoviq thekson se Kisha luajti një rol të rëndësishëm në përgatitjen ideologjike të luftërave që nga fundi i viteve ’80. Gjatë konflikteve, kisha u përfshi në propagandë nacionaliste dhe përfaqësuesit e saj mbështetën publikisht qëllimet ushtarake të regjimit të Sllobodan Milosheviqit.
Një nga shembujt më të komentuar është videoja ku një prift bekon formacionin paramilitar “Shkorpionët” para se të ekzekutonin gjashtë civilë nga Srebrenica në Tërnovo, në korrik 1995.
“Disa peshkopë u identifikuan plotësisht me anën serbe, duke e justifikuar atë, pa marrë parasysh çfarë ka bërë. Ka një video ku peshkopi Vasilije Kaçavenda shkon në Srebrenicë në korrik 1995”, kujton Velkoviq.
Kaçavenda kishte lidhje të ngushta me Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin – të dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Hagë. Në një video nga gjyqi i Mlladiqit, shihet komandanti Millenko Zhivanoviq duke e informuar Kaçavendën për “operacionin e Srebrenicës”, ndërsa ky i fundit buzëqesh kur dëgjon se minarja e xhamisë është “rrafshuar”.
Kaçavenda e përshëndeti “gjeneralin trim dhe obiliqët serbë”, duke shtuar: “Po afrohet dita kur shteti serb do të rindërtohet pas betejës së Kosovës.”
Pozita e tij në Kishë nuk u vu kurrë në pikëpyetje. Ai dha dorëheqje në vitin 2013 për arsye shëndetësore, pikërisht kur ndaj tij dolën akuza për pedofili.
Akuza të ngjashme rëndonin edhe mbi peshkopin tjetër, Filaretin, i cili në vitet ’90 pozonte me armë automatike dhe me një kafkë, për të cilën pretendonte se ishte e një fëmije serb të vrarë nga ushtarët kroatë. Ai u largua në vitin 2015, por kisha nuk dha kurrë arsye për shkarkimin e tij.
Para se të largohej, Filareti dekoroi me “Engjëllin e Bardhë të Rendit të Parë” Vojisllav Sheshelin, i dënuar nga Gjykata e Hagës me 10 vjet burg për nxitje të përndjekjeve dhe dëbimit të kroatëve nga Hrtkovci në vitin 1992.
“Zoti ju dha forcën të pastroni njollën nga populli serb. Ne ju ndoqëm dhe ju përgëzojmë për luftën tuaj të guximshme dhe heroike”, i tha Filareti gjatë dorëzimit të dekoratës në vitin 2015.
Sheshel, ideolog i projektit të “Serbisë së Madhe” dhe organizator i njësive paramilitare, mori edhe një dekoratë tjetër nga mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije.
“Po jetojmë në kohë padrejtësish të mëdha që bien mbi popullin serb. Ju, zoti Sheshel, jeni një nga mbrojtësit e së drejtës hyjnore”, i tha Amfilohije në dorëzimin e dekoratës.
Amfilohije, i cili vdiq në vitin 2020, njihej për mbështetjen e hapur ndaj forcave serbe në Kroaci dhe Bosnje gjatë luftërave. Në janar të vitit 1992, ai hapi portat e manastirit të Cetinjës për komandantin famëkeq Zheljko Razhnatoviq – Arkanin dhe njësinë e tij të armatosur.
Sheshel mori dekoratën e tretë më 2022 nga peshkopi Irinej, përfaqësues i Dioqezës së Novogracanicës dhe Amerikës Qendrore dhe Perëndimore.
Po atë vit, u dekorua edhe gjenerali Vladimir Lazareviq, i dënuar në Hagë për krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai mori dekoratë për “kultivimin e dashurisë për njerëzit dhe vlerave ortodokse”, nga peshkopi Pahomije – i akuzuar për pedofili, i cili në vitin 2024 u gradua në mitropolit.
“Sot vijojnë praktikat e mohimit dhe revizionizmit, të cilat udhëhiqen nga institucionet shtetërore, por kanë rrënjët në rolin që pati kisha në luftërat e viteve ’90”, thotë Gjuroviq.
Si pushteti, ashtu edhe kisha e mohojnë gjenocidin ndaj më shumë se 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë dhe krimet e tjera të forcave serbe.
Para se të nisej për në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 2024, presidenti i Serbisë mori “bekimin” e patriarkut Porfirije për të kundërshtuar Rezolutën për Srebrenicën.
Edhe pas luftës në Kosovë, kisha mbështet politikën shtetërore të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Ish-patriarku Irinej pati thënë se “trashëgimia serbe duhet mbrojtur me të mirë apo me forcë”. Ndërsa patriarku aktual Porfirije deklaroi më 2024 se “Kisha Ortodokse Serbe nuk mund të jetë pjesë e negociatave apo marrëveshjeve politike për Kosovën”.
Pozita e kishës është pjesë e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian më 2023.
Në të njëjtin vit, kisha u përball me akuza se në objektet e saj në Kosovë ruheshin armë të kontrabanduara – akuza që i mohoi.
Pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në shtator 2023, një grup serbësh të armatosur, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq, u strehua në Manastirin e Banjskës.
Dioqeza e Rashkë–Prizrenit atëherë lëshoi një deklaratë duke shprehur shqetësim për “hyrjen e një grupi të armatosur dhe të maskuar me automjet të blinduar që theu portën e mbyllur të manastirit”.
Kisha refuzoi ofertën e institucioneve të Kosovës për të financuar riparimin e dëmeve në manastir.
Radio Evropa e Lirë
Automjete me targa diplomatike të Ambasadës shqiptare në Romë mësyjnë Italinë, me lista patronazhimi e forcën e qeveritarit, diplomatë shqiptarë pretendojnë votën për Partinë Socialiste tek emigrantët shqiptarë në Itali.
Madje shkojnë më tej. Në këto ditë të fundit të afatit kohor për udhëtimin e mbërritjen e zarfeve të DHL në KQZ, automjete me targa diplomatike shqiptare janë ofruar t’i tërheqin zarfet pranë banesave të shqiptarëve në vend të postës private.
Emigrantët shqiptarë me banim në komunat e rajonit Lazios (Rome) si Capena, Montorotondo, Mentana, apo në lagjet romane si Torre Angela, Torre Gaia, Casilina. Grotte Celoni e të tjera në kufij me to, shprehin me shqetësim se një automjet me targa CD0201AA i Ambasadës shqiptare në Romë ka kërkuar takime me familje emigrantësh shqiptarë duke influencuar votën e kërkuar që zarfet e DHL t’u dorëzohen atyre.
Persona të veshur me statusin e diplomatit të paguar për t’i shërbuar diplomacisë shqiptare e ligjshmërisë së kushtetutës që sanksion pavarësinë e strukturave diplomatike të një shteti, janë kthyer në sekserë të votës socialiste.
Të paguar nga taksapaguesit shqiptarë e me automjete të paguara po nga taksapaguesit shqiptarë, diplomatë e automjete diplomacie udhëtojnë çdo orë e ditë për të “përmbushur” urdhërin e kryetarit të tyre: “Dua 100 mijë vota nga Diaspora!”
Verifikimet e bëra rezultojnë se ky automjet i përket një personi që ka vetëm pak muaj që është punësuar në Ambasadë shqiptare në Romë, pas shumë vitesh që jeton në Itali në një qytezë mjaft të famshme për turizmin botëror.
Faktet e sotme vërtetojnë se ky punësim ka ardhur me detyrën për të punuar për Partinë Socialiste brenda një strukture diplomatike siç është Ambasada.
Burimet bëjnë me dije se diplomati në fjalë ka një bashkëpunim të ngushtë me qarkun e Lezhës e eksponentët kryesorë socialistë në këtë territor; Pjerin Ndreu e Ulsi Manja.
Emigrantët shqiptarë sinjalizojnë se automjeti me targa diplomatike që udhëton nga një katund i Lazios në tjetrin ka si shofer një person që nuk është i punësuar në Ambasadën shqiptare në Romë. Verifikimet e kryera zbardhin se për motive që vetëm ai mund t’i dijë, ka ndryshuar emër në Itali.
Shqetësimi i komunitetit të emigrantëve shqiptarë është se Partia shtet me forcën e arrogancës që i jep pushtetit bën presion tek familje e emigrantëve për të votuar kandidatët e tyre si dhe dorëzimin e zarfeve të DHL.
Alarm është dhe fakti që marrja e zarfeve nën petkun e “garancisë shtet”, mund të “zhduk” zarfet me vota që nuk figurojnë në listat patronazhiste socialste, por që familje emigrantësh të thjeshtë i dorëzojnë në pamundësi të gjetjes së pikës më të afërt të DHL, apo të kohës që kanë në dispozicion.
Posta Private DHL ka në Itali vetëm disa pika zyrtare shpërndarjeje, e mjaft pika të tjera që kanë autorizimin të marrin dërgesa të saj.
Mungesa e një informacioni mbi pikat e autorizuara favorizon këtë abuzim skandal që denoncojnë emigrantët shqiptarë.
Rastet e denoncuara janë deri më sot në rajonin e Lazios, por asgjë nuk përjashton se ky automjet e personat brenda tij me statusin që i jep targa CD (Corpo Dilomatico) e punësim Diplomat, të njëjtin aktivitet ka kryer e kryen në rajone të tjera të Italisë.
Duke kujtuar kronikën e ngjarjeve mes Shqipërisë e Italisë, po një automjet me targa qeveritare të qeverisë socialiste, sçc ishte ai i Ministrit Sajmir Tahiri u përdor në Itali për të lehtësuar trafikun e drogës për llogari të një grupi të strukturuar mafioz italo-shqiptar i akuzuar për trafikin e 20 milionë euro lëndë narkotike.
Targa diplomatike e veshja diplomatike lehtëson lëvizjen, eviton kontrollet e në këtë rast me sa duket ka marrë dhe statusin e militantit socialist në Diasporë.
Partia shtet e shteti Parti është në aksion politik jo vetëm në administratë e ministri por dhe në Diplomaci.
Emigrantët që sinjalizojnë këtë fakt me të drejtë shprehin me shqetësim: “Derisa përdorin me kaq prepotencë statusin e diplomatit për të kërkuar e i dorëzuar votën, kush mund të thotë se nuk shkojnë dhe më te për ta marrë këtë votë, qoftë me para o me kërcënim, qoftë me premtime apo favore personale”.
Në vijën e frontit, në rajonin Sumi, forcat ukrainase po i zmbrapsin sulmet ruse dhe po futen në rajonet Kursk dhe Belgorod, në Rusi. Duke folur për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, një njësit artiljerësh ukrainas raporton për luftime intensive dhe pohon se luftëtarë koreanoveriorë të Rusisë po pësojnë humbje të mëdha. Teksa zërat për një armëpushim po vazhdojnë, trupat ukrainase në terren mbeten skeptike, duke u zotuar se do të vazhdojnë të luftojnë mes betejave të ashpra ndërkufitare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Procesi i numërimit të votave të shqiptarëve të diasporës, për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ka nxjerrë në dritë një shifër alarmante: janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi, ndërkohë që zyrtarisht ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues nga diaspora në këtë shtet.
Ky mospërputhje e hapur ngre dyshime serioze për manipulim të rezultatit dhe hedh hije të rënda mbi besueshmërinë e procesit zgjedhor.
Skandali i shifrave jo vetëm që kërkon transparencë të plotë, por ka nxitur reagime të forta në opinionin publik dhe në radhët e opozitës. sn
Rezultatet paraprake nga votimi i diasporës shqiptare që jeton në Greqi, për qarkun e Tiranës, po ngjallin shqetësim dhe dyshime serioze mbi integritetin e procesit.
Në kutinë e parë të hapur, Partia Socialiste ka marrë 250 vota, ndërsa Partia Demokratike vetëm 43 vota.
Ndërkohë, edhe në kutinë e dytë – e cila përfshin gjithashtu vota të emigrantëve nga Greqia për Tiranën – shifrat janë thuajse identike: 240-250 vota për PS dhe 40-43 vota për PD.
Përqindja mbetet konstante: rreth 14% për PD dhe pjesa tjetër për PS.
Kjo ngjashmëri e pazakontë mes kutive ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e një mekanizmi të qëllimshëm të mbushjes së kutive, përmes një inxhinierie elektorale të mirëorganizuar. sn
Po, vërtet pa identitet insti tucional ka mbetur Komuniteti Politik Europian (KPE), i cili u krijua në qershor 2022, me nismën e Presidentit francez, Macron. Bilanci i tij nuk ka si të jetë më i varfër: vetëm me 5 samite në Pragë, Kisinau, (Moldavi), Alhambra (Spanjë) në Londër, Budapest dhe i gjashti që mikpritet nga Tirana më 16 maj 2025. Asgjë më tepër, dhe pavarësisht nga emri tingëllues, jehona publike dhe mediatike e KPE-së është në minimumet e veta, madje sa vjen e shuhet dhe kjo, se ky komunitet i katandisur në 2 samite në vit nuk lë asnjë lloj gjurme dhe reference. Gjithsesi, Samiti i Tiranës mund të ketë rezonancë më të madhe ndërkombëtare, kjo në vazhdim të bisedimeve të nivelit më të lartë që filluan më 15 maj në Stamboll lidhur me paqen në Ukrainë; më tej, pas fitores së thellë të PS-së së Kryeministrit Rama, problematikave të zgjedhjeve të 11 majit dhe protestës në ditën e Samitit nga opozita, e cila ashtu siç dhe ka njoftuar më parë, do të shpallë ndërkombëtarisht mosnjohjen prej saj të 11 majit zgjedhor.
Mirëpo edhe samitet, si e vetmja “shenjë jete” e KPE-së karakterizohen vetëm nga diskutimet e lira ndërmjet liderëve të pranishëm, në 3–4 tryeza dhe panele mbi tematikat shqetësuese të kohës; pa protokoll, vendime dhe kundërshtime, duke u treguar në çdo rast, siç i thonë fjalës “hatër paprishur dhe punë pabitisur”! Në këto samite, krahas bisedave të lira në mjedise të këndshme dhe dëfryese, liderëve europianë u jepet rasti të shijojnë dhe atraksionet turistike, pijet dhe specialitetet kulinare, duke i kthyer ato thjesht në “talk and eating”! (fol dhe ha). Kjo ndodh mbasi dhe “katalogu” i KPE-së është plot me “PA-ra”. Krejt ndryshe nga KiE-ja, OSBE-ja, BE-ja, NATO apo dhe grupime rajonale, si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) me seli dhe goxha Sekretariat në Sarajevë, KPE-ja, ndonëse forum mbareuropian, vazhdon të jetë pa adresë, pa seli, pa shtëpi, pa Sekretariat, pa strukturë drejtuese, pa axhendë, pa program dhe pa plan, pa vendime, pa kundërshtime, pa deklarata shtypi, pa fonde dhe pa asnjë takim në formate të tjera ministeriale dhe ekspertësh.
Aty ka vetëm “diplomaci të butë dhe sharmi”, me qëllim që kushdo lider ta ndjejë veten dhe më mirë “se në shtëpinë e vet”, të mos i mbetet qejfi, të mos vihen në siklet dhe të ndihen sa më rehat dhe nga media. Kësisoj, KPE-ja është kthyer, siç e ka përshkruar me eufemizëm dhe vetë Presidenti Macron në një “intimitet strategjik” të nivelit më të lartë. Edhe Franca, si nismëtare dhe diplomacia e saj me plot telashe në shtëpinë e vet, nuk ka bërë asnjë hap tjetër mbas lançimit të KPE-së me shumë pompë, bujë dhe zhurmë mediatike, jehona e së cilës u shua ende pa u ndezur si “flakë kashte”. Për pasojë, edhe tani, plot tre vjet pas krijimit, shumë pak dihet nga publiku i gjerë se çfarë është dhe çfarë bën KEP-ja dhe ca më pak se çdo të ndodhë me të në të ardhmen, se kështu siç është, “as të ngroh dhe as të ftoh”!
Ndonëse zyrtarisht, ky forum europian konsiderohet platformë “për nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit politik në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët dhe forcimin e sigurisë dhe stabilitetit”, ai ka mbetur në kuptimin real të fjalës “pa kokë dhe pa këmbë”. Në fakt, shpresohej shumë se mbas samitit inaugurues të 6 tetorit në Pragë, në tetor 2022 e deri në takimin e Londrës në korrik 2024 ishin 2 vite, kohë kjo tejet e mjaftueshme për të përpunuar ide dhe mendime të ndryshme, me qëllim që mbi atë bazë të hartohej një program konkret me tematikat, instancat drejtuese dhe teknike, bashkë me procedurat e tjera të nevojshme për të ardhmen e një organizate të tillë të re paneuropiane. Kjo dhe për të shmangur paralelizmin dhe mbivendosjen me organizata të tjera të ngjashme EuroAtlantike dhe mbi 20 nisma rajonale.
Mirëpo kjo as nuk është realizuar dhe as nuk ka gjasa se kjo do të ndodhë. Ca më tepër kur sfida dhe konkurrenca ndaj saj është e madhe. Se po të jetë puna për organizata dhe samite informale të kësaj natyre, ka forume të tjera globale me emër dhe tradita, ku spikatin prej dekadash Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë e Munihut dhe Forumi Ekonomik Botëror i Davosit në Zvicër, ku çdo vit mblidhen 4-5 herë më shumë liderë botërorë dhe europianë, me jehonë të pakrahasueshme politike, publike dhe mediatike. Në këto kushte, natyrshëm ridalin sërish në skenë dyshimet dhe hamendësimet e mëparshme. Përse u desh ky grupim i ri? Cilat janë veçoritë e tij dalluese, përparësitë, dallimet, problemet dhe pengesat? Dhe a është KPE-ja vërtet një grupim apo organizatë e re politike, apo thjesht një forum qeveritar “sharmi”? Apo thjesht i shtohet për konvejencë “cirkut të samiteve” dhe sa “për të larë gojën”?
Dihet se idenë për krijimin e KPE-së e hodhi Presidenti francez, Macron, më 9 maj 2022 në Seancën Plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, ajo u konfirmua në Samitin e BE-së më 24 qershor në Bruksel. Në fakt, ai e sajoi këtë emërtim tingëllues diplomatik, mbasi ia refuzuan idenë e mëparshme për një BE “me dy korsi/shpejtësi ose me “tri rrathë koncentrikë”. Sipas tij, KPE-ja do të ishte “laborator gjeopolitik” në përgjigje të kërkesave dhe sfidave me të cilat përballej Europa, paqja dhe demokracia, veçanërisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Komponenti i parë themelor lidhej me faktin se kriza e COVID–19 dhe veçanërisht agresioni rus ndaj Ukrainës tregonte se BEja me 27 vende anëtare e ka të pamundur të luajë e vetme rolin e saj gjeopolitik në skenën europiane dhe më gjerë. Në këto kushte, një ndër objektivat e saj kryesore ishte që në kuadrin e krijimit të një fronti të gjerë të shteteve demokratike të mblidhte rreth vetes disa vende të tjera, të cilat nuk synojnë anëtarësimin në BE, si Norvegjia, Islanda, Zvic ra, ose e kanë të pamundur këtë anëtarësim brenda një afati të shpejtë kohor. Tipik është rasti i Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe i Ballkanit Perëndimor.
Veç vendeve të lartpërmendura, për realizimin e objektivave të saj gjeopolitike, BE-ja kishte nevojë të ngutshme për zgjerim dhe kohezion politik dhe me vende të mëdha fqinje dhe shtete jashtë saj, si Britania e Madhe, Turqia, Ukraina etj.. Mirëpo, këto argumente bien poshtë, sepse BEja e luan këtë rol dhe pa KPE-në me 27 vendet e saj, në bashkëpunim me NATO-n, OSBE-në dhe KiE-në, ku praktikisht janë të 47 vendet e KPE-së, plus SHBA-të, Kanadanë dhe vende të tjera. E çuditshme se si është hequr dorë për shkaqe agjende nga samitet e OSBE-së dhe KiE-së dhe tani këto samite zhvillohen dy herë në vit, por fare të lira nga çdo lloj debati, protokolli dhe përgjegjësie në kuadrin e KPE-së! As shpjegimi i dytë se KPE-ja lindi si nevojë për t’i bërë ballë më mirë agresionit rus ndaj Ukrainës nuk është bindës.
Mjafton të shohësh punën e bërë dhe masat e ndërmarra nga organizatat e tjera paneuropiane dhe më gjerë, ku del qartë se me përjashtim të liderëve të vendeve që janë në të, KPEja nuk ka luajtur ndonjë rol, ca më pak të veçantë. Më konkretisht, në aspektin ekonomik, në 40 muajt e fundit BEja ka miratuar 16 paketa me sanksione të ashpra ndaj Rusisë. Ndërsa KiE, në një nga samitet e saj të rralla në Islandë më 18 maj 2023, hapi një regjistër me nënshkrimet e 41 nga 47 vendet anëtare ku shënohen krimet, humbjet, dëmet njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar agresioni rus në Ukrainë. Në aspektin ushtarak, nën kryesimin e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, mbasi SHBA-të hoqën dorë në mars, vepron aktivisht grupimi me 57 vende i vendeve që kontribuojnë me ndihma ushtarake për Ukrainën. Ndërkohë që Samiti i NATO-s në Uashington më 9–11 korrik akordoi 50 miliardë euro ndihma për Kievin për vitin 2025, vendosi krijimin e komandës në Gjermani për dërgimin e furnizimeve dhe trajnimin e trupave ukrainase, dërgimin e avionëve ushtarakë F–16 e të tjera. Nuk qëndron as ideja se KPE-ja përbën një forum të përshtatshëm dhe të veçantë për vendet e rajonit tonë. Në tri 3 dekadat e fundit, vendet tona janë bërë anëtare dhe kandidate të BE-së, OSBEsë, KiE-së, shumica dhe të NATO-s; në 9 vitet e fundit jemi pjesëtare aktive të Procesit të Berlinit dhe në mbi 20 nisma shumëpalëshe dhe rajonale.
Madje, më 31 maj 2023, në Samitin e Sigurisë në Bratislavë, BE-ja shpalli një “plan të ri të rritjes ekonomike për Ballkanin” me 6 miliardë euro në zbatim e sipër, krahas Procesit të Berlinit. Ndërsa përsa i takon idesë së KPEsë si alternativë apo plotësim ndaj anëtarësimit në BE, ajo nuk “ngroh kurrkënd” dhe nuk “ngjit kurrkund”, sepse së pari, KPE-ja nuk zëvendëson dhe nuk e ngadalëson dot anëtarësimin në BE. Kjo, mbasi ky proces krahas aspektit realpolitik, është në varësi të ecurisë së vendeve kandidate në procesin e reformave demokratike, arritjeve dhe të dinamikave brenda BEsë. Po ashtu, lidhur me aspektet organizative, KPE-ja nuk mund të vazhdojë të funksionojë më kështu, si një dekor politik diplomatik. Ndryshe, siç paralajmërojnë shumë ekspertë politikë dhe mediatikë, ajo mund të katandiset në një forum simbolik, në një lloj organizate shtetërore joqeveritare, duke e ulur më vonë dhe nivelin e përfaqësimit, një platformë pa bosht, pa taban, “pa bukë” dhe pa besueshmëri. Mirëpo nga ana tjetër, ajo nuk ka se ç’bën dhe nuk di se në cilën “ombrellë” të futet, sepse të gjitha rrugët dhe shtigjet, hapësirat dhe tematikat gjeopolitike e demokratike janë zënë me kohë nga BE-ja, NATO-ja, KiE-ja, OSBE-ja, OKB-ja dhe grupime të tjera. Ja pse në “stadiumin politik ndërkombëtare”, KPE-së do t’i duhet të “qëndrojë në këmbë”, ose “përballë”, por jo në “Tribunën VIP”. Ja pse, shpresat që KPE-ja të shënojë ndonjë ndryshim thelbësor në arkitekturën gjeopolitike në Europë janë zbehur edhe më shumë, duke shtuar pikëpyetjet dhe dyshimet mbi efektivitetin e saj të vërtetë gjeopolitik.
Realisht këto pritshmëri nuk i ngroh as Samiti i 6-të i KPE-së në Tiranë, jo vetëm se Tirana zyrtare nuk ka “këllqe” për një gjë të tillë dhe kjo jo për fajin e saj, por në radhë të parë për shkak të paqartësisë dhe mungesës së një vizioni për KPE-në. Gjithsesi, Tirana e bëri shumë mirë të vetën, duke e mikpritur këtë samit në kohëra të vështira për Europën dhe vetëm disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kështu që në çdo rast, përfituesja e madhe e Samitit të Tiranës të KPE-së në planin diplomatik dhe të imazhit do të jetë pala shqiptare dhe diplomacia e saj. Le të sqarojmë me këtë rast jashtë propagandës se Tirana nuk u caktua apo vendos si mikpritësja e radhës për këtë samit me ndonjë aplikim, garë apo dhe konkurrim; as se atë e zgjodhi dhe vendosi dikush tjetër nga lart jashtë vendit. Jo, ishte vetë Kryeministri Rama që në Samitin e Londrës “zuri radhën” dhe në Budapest i ftoi homologët e tij në Tiranë, siç kanë bërë dhe do të bëjnë gjithë të tjerët për këtë forum “PA strehë” në kryeqytetet e tjera. E kush dhe pse duhej t’ia prishte qejfin për këtë ftesë, nga e cila gjithkush do të kishte vetëm “qar por jo zarar”?! Ndërkohë, Tirana zyrtare mund t’ia shtonte disi vlerat dhe dobinë këtij samiti dhe vetes së saj, nëse do të bënte ndonjë sugjerim praktik për të reduktuar katalogun e “Pa-ve” të KPEsë, pavarësisht nëse miratohej, por ne të bëjmë tonën, në mënyrë që herën tjetër të shkruhet diçka më shumë dhe më ndryshe për Komunitetin Politik Europian, që ai të mos jetë më, pa identitet, ose “pa kokë dhe pa këmbë”!
Sektori i udhëtimeve dhe turizmit në Shqipëri është në një trajektore të fortë rritjeje, duke tejkaluar nivelet para pandemisë.
Sipas raportit të fundit të World Travel & Tourism Council (WTTC), turizmi pritet të kontribuojë me 685.3 miliardë lekë (rreth 7.3 miliardë USD) në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2025 – një rritje me 52.8% krahasuar me vitin 2019.
Ky sektor përfaqëson tashmë 26.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.6% që ishte pesha në vitin 2019 (4.6 miliardë dollarë). Të dhënat tregojnë që turizmi është rritur me ritme shumë më të shpejta sesa ekonomia, duke u zgjeruar me 52.8% nga 2019-a, përkundrejt 3.6% që është ndryshimi për gjithë ekonominë për të njëjtën periudhë.
“Me mbi 80% të shpenzimeve në turizëm që vijnë nga vizitorët ndërkombëtarë dhe mbi 90% të udhëtimeve që realizohen për qëllime çlodhjeje, Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm turistik në Europë”, theksohet në raport.
Ndonëse rritja në raport me madhësinë e ekonomisë është e fortë, efekti në punësim nuk është aq i lartë. Në vitin 2019, udhëtimi dhe turizmi kontribuuan në krijimin e 250.8 mijë vendeve të punës, ose 19.9% të totalit. Në vitin 2024, ky sektori gjeneroi 269.2 mijë vende pune, ose vetëm 18 mijë vende pune të shtuara, që përbëjnë 20.4% të totalit.
Për vitin 2025, kontributi i turizmit pritet të jetë në të njëjtat nivele, 26.4% e PBB-së (7.3 miliardë dollarë), ndërsa numri i vendeve të punës pritet të rritet në 274 mijë, ose 21% e totalit.
Pesha në ekonomi pritet të ngadalësohet në dekadën në vijim
Teksa turizmi në vend është në ditët e tij më të mira, WTTC pret një ngadalësim të tij në dekadën e ardhshme, në raport me madhësinë e ekonomisë. Në vitin 2035, kontributi i turizmit dhe udhëtimeve në ekonomi prite të bjerë në 23.9% të PBB-së (8.6 miliardë dollarë), ndërsa pritet të shtohen edhe 30 mijë vende të tjera pune (26% e totalit).
WTTC është i vetmi që jep një vlerësim të ndikimit të sektorit të udhëtimeve dhe turizmit në prodhimin e brendshëm bruto, teksa INSTAT nuk e raporton si të plotë këtë sektor, por jep vlerësim vetëm të “akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka arritur në rreth 4% të PBB-së deri në fund të vitit 2023./MONITOR
Nuk është thënë kot, “dita e mirë shihet në mëngjes”! Fillimi me një orë vonesë i seancës së parë dhe mosaprovimi i mandateve të deputetëve ishte paralajmërim i keq i punës së kësaj legjislature!
16 dështime, 16 veprime skandaloze të deputetëve në Kuvend
Mosmarrëveshjet dhe kundërshtimet vazhduan nga seanca në seancë me dorëheqje të kontestuar e Qeverisë! Aaventurat politike filluan në vazhdimin e dytë të seancës konstituive të Legjislaturës së IX të Parlamentit të Kosovës.
Andaj, jo rastësisht pas dështimit të parë të Kuvendit i parashtrova tri pyetje dhe e dhashë në përgjigje hipotetike:
1) Si do të zhvillohet loja në Kuvend?!
2) A do të kemi Qeveri apo do të shkojmë në zgjedhje?!
3) A do të ndodhë mrekullia?!
Zgjedhja e Qeverisë do te ishte mrekullia e dekadës së tretë të mileniumit të tretë për shqiptarët e Kosovës!
Megjithatë, nuk ndodhi mrekullia as pas 16 përpjekjeve dhe as që pritet të ndodhë pa vullnet të shumicës shqiptare në Parlament për zgjidhjen e ngërçit politik.
Fillimin e keq dhe vazhdimin akoma më të keq të Legjislatures së 9-të nuk e kanë pritur as pesimistët më të mëdhenj. Pas votimit për mandatet e deputetëve, gjegjesisht pas hedhjes së hapit të parë të verifikimit të mandateve u ngjallë shpresa për një zgjidhje të ngërçit politik.
Por, përseri u vazhdua me avazin e bllokimit të konstituimit të Kuvendit!
LVV-ja si fituese e zgjedhjeve bashkë me partitë rivale, duke e ditur se nuk i kanë votat e mjaftueshme për mandatarin e Qeverisë, e zgjodhën dështimin, për të përfituar në kohë derisa t’i kryej pazaret politike me partitë minoritare për votimin e Qeverisë!
Tashmë të gjithë e kemi kuptuar, se problemi nuk qëndron tek emri i kryeparlamentares, por të sigurimi i votave të nevojshme për formimin e Qeverisë, vota të cilat aktualisht iu mungojnë dy taborreve politike, të cilët nuk e kemi të drejtën as t’i quajmë pozitë dhe as opozitë pa konstituimin e Kuvendit!
Bllokimi i zgjedhjes së Kryeparlamentarit është veprim jo demokratik, jo parimorë dhe aspak i menduar mirë politikisht.
Njëherit, kjo është një aventurë e rrezikshme me shtetin si produkt i inateve personale dhe ambicieve karrieriste dhe pushtetore të liderëve partiakë, i përcjellur me veprime antikushtuetuese, duke e rrezikuar seriozisht stabilitetin politik dhe të ardhmen e shtetit.
Kjo klasë e politikanëve të papërgjegjshëm janë duke përfituar nga pasiviteti dhe indiferenca e skajshme e elites intelektuale dhe heshtjes së qytetarëve karrshi veprimeve destruktive në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mbase një protestë masive e qytetarëve para dyerve të Kuvendit do të ndikonte sado pak në ndërgjjegjësimin e vetëdijes së deputetëve të rinj, të cilët janë duke i rrezikuar seriozisht mandatet e tyre, për të mos u kthyer më asnjëherë si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës! Keqardhje për deputetët e rinj, këtë sakrificë nuk janë duke e bërë për ideale dhe as për shtetin, por, për orekset karrieriste të liderëve partiakë!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet