VOAL

VOAL

Federer: Ja pse nuk marr pjesë në Australian Open

January 8, 2021
blank

Komentet

blank

Babai i Gjokoviqit shihet duke u fotografuar me mbështetësit e Putinit

Babai i tenistit Novak Gjokoviq, Sërgjan Gjokoviq.

RFE/RL

Babai i tenistit Novak Gjokoviq, Sërgjan Gjokoviq, është incizuar duke bërë fotografi me mbështetës së presidentit rus, Vladimir Putin në turneun e tenisit, Australian Open.

Ai është parë me një burrë që ka qenë duke mbajtur një flamur rus dhe fotografinë e Putinit, derisa të veshur ka pasur një bluzë me simbolin pro-luftës, Z.

Flamujt dhe simbolet ruse e bjelloruse, janë ndaluar në ambientet e turneut, prej ditës kur në sallë është shfaqur një flamur rus, teksa kanë qenë duke garuar, tenistja ukrainase, Kateryna Baindl dhe ajo ruse, Kamilla Rakhimova.

Në mbrëmjen e së mërkurës, pas fitores së tenistit Gjokoviq në çerekfinale, janë parë duke e festuar disa persona që kanë treguar mbështetje për Putinin.

Asociacioni Tennis Australia, ka thënë se një grup njerëzish janë parë duke shfaqur flamuj dhe simbole të papërshtatshme, dhe kanë kërcënuar gardat e sigurisë, pas ndeshjes së të mërkurës mbrëma.

“Lojtarët dhe ekipet e tyre janë njoftuar, dhe u është rikujtuar për politikat e organizmit sa u përket flamujve dhe simboleve, dhe që të shmangin të gjitha situatat që kanë potencial për çrregullim. Ne po vazhdojmë të punojmë me agjencitë për zbatim të ligjit”, ka thënë asociacioni.

Më 2022, lojtarëve rusë dhe bjellorusë u është ndaluar gara në turneun tjetër të tenisit, Wimbledon, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Lufta ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

blank

Prezantuesja shqiptare Enkeleida Zeko në Ceremoninë në Monte Carlo – Golden Foot Award – mes personaliteteve më të mëdhenj të futbollit botëror

Golden Foot Award festoi këtë fund dhjetori edicionin e 20-të jubilar të tij në Monte Carlo.

Të pranishëm në event ishin personalitete të Botës së futbollit dhe lartësia e tij princi Alberto II I Monacos.

Robert Levandowski, kampioni i Barcelonës dhe Kombëtares Polake fitoi Çmimin e 20-të duke vendosur gjurmët e tij në bulevardin e yjeve Botërore në krah me Pele Maradonën, Messin, Ronaldon e shumë të tjerë.

Për herë të parë vendosja e gjurmëve u bë drejtpërdrejt në sallë përpara qindra të ftuarve në Grimaldi Forum.

Golden Foot Legent që u vlerësuan në këtë Gala ishin Emilio Butragueno, Fatih Terim dhe Juan Sebastian Veron.

Prestigji i Këmbës së Artë iu dha Presidentit të Realit të Madridit Florentino Perez, i cili kurorëzon karrierën në krye të klubit prej 20 vitesh gjatë të cilave ka fituar 6 Champions League dhe ka sjellë në Madrid emra të mëdhenj të futbollit si Zinedin Zidane, Luis Figo, David Behkam, Cristiano Ronaldo dhe shumë e shumë të tjerë.

Golden Foot women i jepet futbollistit me origjinë shqiptare Asllani, Ajo është futbolliste e Milanit dhe kombëtares së Suedisë.

Trofeu Golden Foot Honor iu dha lartësisë së tij Princit Alberto II i Monakos për ta falenderuar për 20 vite besnikëri dhe mbështetje për këtë ngjarje prestigjioze të dhënies së Çmimeve.

Në Konferencën për shtyp pyetjes së autores dhe drejtueses së programit sportiv “Fair Play” në Syri Tv, Enkeleida Zeko, drejtuar ish-trajnerit të kombëtares turke Fatih Terim se nëse do t’i vinte një kërkesë për të drejtuar kombëtaren shqiptare të futbollit a do ta vlerësonte, ish-trajneri i Gallatasarajit u përgjigj se do ta vlerësonte shumë një ftesë të tillë pasi Shqipëria dhe Turqia kanë të njëjtin mentalitet.

Terim u shpreh se do të ishte nder për të në rast se do të kishte një projekt të qartë dhe një propozim konkret.

Ndërkohë, siç shkruan edhe “Gazeta Telegraf Online”, Terim e zgjeroi diskutimin me gazetaren duke bërë edhe vlerësimin e tij për kombëtaren e Turqisë, që mungoi në Katar duke u shprehur se skuadra i pëlqen dhe pret që Turqia të ecë shumë përpara në vazhdim.

Nder për Kosovën dhe Shqipërinë ishte çmimi për kosovaren Asllani, e cila foli me gazetaren Zeko për rrënjët e saj shqiptare dhe inspiroi të gjitha vajzat që duan të luajnë futboll që mos t’i braktisin ëndrrat e tyre, por të besojnë fort, sepse në fund do t’ia dalin ashtu si ajo.

Golden Foot Award organizohet nga Antonio Caliendo ish President i Modena Calcio dhe prej vitesh një nga agjentët sportive më të rëndësishëm të futbollistëve si Roberto Baggio, Carlos Dunga, David Trezege, Salvadore Schillaci e shumë të tjerë.

blank

Colturi u shpall kampione e botës: E lumtur që përfaqësoj Shqipërinë

Lara Colturi u shpall dje kampione e botës për të reja në ski, në Botërorin që po zhvillohet në Austri, duke i dhënë Shqipërisë një titull që deri pak kohë përpara do të ishte i pabesueshëm.

Vajza me origjinë italiane, pas triumfit shprehu të gjithë entuziazmin e saj.

“Jam e kënaqur me atë çfarë kam bërë gjatë këtyre dy ditëve dhe jam këtu për Shqipërinë. Ishte një vendim që e morëm në familje. Vendosëm që unë të përfaqësoja Shqipërinë, në mënyrë që të kisha gjithmonë me vete në konkurrimet e mia mamin dhe babin. Mami dhe babi më kanë ndihmuar me këshillat rreth garës dhe specifikat e pistës dhe më përgëzuan për fitoren”.

Ndërkohë nuk fsheh gëzimin edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toci. “Emocion i pabesueshëm, na dha një kënaqësi të paimagjinueshme, Lara na ngriti flamurin këtu në Austri”, u shpreh ai.

Titulli botëror erdhi si një konfirmim i potencialit të jashtëzakonshëm që zotëron vajza e kampiones olimpike të Italisë, Daniela Ceccarelli.

Në ditën e parë të konkurrimit Lara Colturi u shpall kampione bote për moshat deri në 18 vjeç në ”Down Hill”, teksa në garën e dytë ajo mori vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.

Skiatorja e talentuar do të konkurrojë edhe në garën e “gjigandit” më 21 janar dhe më pas do të paraqitet në Kronplatz, për ndalesën e radhës në Kupën e Botës.

Aty në datat 24 dhe 25 janar ajo do të marrë pjesë në dy gara, ku do të konsolidojë pozitat në Top 30 të kësaj disipline në Kupën e Botës.dita

blank

Ndalohet përdorimi i flamujve rusë dhe bjellorusë në Australian Open

Flamujt rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në turneun e tenisit Australian Open, pas një incidenti në fushën e lojës.

Fillimisht spektatorëve u është mundësuar përdorimi i flamujve, me kushtin që nuk e pengojnë lojën.

Mirëpo organizatorët e kanë ndryshuar këtë vendim të martën, pasi tifozët janë parë me një flamur rus në garën mes tenistes ukrainase, Kateryna Baindl dhe ruses, Kamilla Rakhimova.

Ndalesa ka hyrë në fuqi menjëherë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me lojtarët dhe tifozët tanë, për të siguruar ambientin më të mirë të mundshëm për të shijuar tenisin”, kanë thënë organizatorët përmes një deklarate.

Tifozët ukrainas e kanë telefonuar policinë dhe zyrtarët e sigurisë në rundin e parë të garës, duke pretenduar se tifozët rusë, e kanë “tallur” Baindlin.

Atletëve rusë dhe atyre bjellorusë u është ndaluar gara me flamujt e shteteve të tyre në disa sporte, përfshirë tenisin, prej kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.

Bjellorusia, shtet fqinj i Rusisë, e ka përkrahur Moskën në luftën e nisur.

Aktualisht, lojtarët e këtyre shteteve janë duke garuar me një flamur neutral në turneun e tenisit në Australi.rel

blank

FIFA nis hetim kundër Argjentinës, Serbia gjobitet me 50 mijë franga

RFE/RL

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur procedurat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Argjentinës për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe shkelje të lojës së ndershme në finalen e Kampionatit Botëror.

FIFA citoi rregullat e saj mediale dhe të marketingut për nisjen e rastit, pas festës së egër të lojtarëve të Argjentinës, pas fitimit të titullit, në zonën për media.

Në finalen e Kampionatit Botëror, Argjentina mundi Francën me penallti në stadiumin Lusail të Katarit.

Rreth tre orë më vonë, lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi vrapuan dhe kënduan nëpër zonën e dedikuar për intervista zyrtare dhe dëmtuan muret e dobëta ndarëse dhe nuk u ndalën për të komunikuar me mediat ndërkombëtare.

Akuzat disiplinore përfshijnë “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme”. n nuk i referohen sjelljes së portierit argjentinas Emiliano Martinez, i cili, në fushë, tundi në mënyrë të papërshtatshme trofeun e fituar për portierin më të mirë në Kampionatin Botëror.

FIFA nuk ka shpallur një kalendar lidhur me çështjen disiplinore të Argjentinës.

Ndërkaq, lidhur me rastet tjera, FIFA gjobiti kombëtaret e Serbisë, Meksikës dhe Ekuadorit për shkak të sjelljes së tifozëve në Kampionatin Botëror.

Serbia u gjobit me 50 mijë franga zvicerane për thirrjet e tifozëve në ndeshjen me Zvicrën, ku disa lojtarë zviceranë u ofenduan në baza kombëtare, duke aluduar për origjinën e tyre shqiptare.

FIFA gjobiti Meksikën me 100,000 franga zvicerane për thirrjet kundër homoseksualëve, ndërsa Ekuadori u gjobit me 20,000 për fyerjet në adresë të Kilit.

blank

Nga lufta në Kosovë te puna në restorant që 9 vjeç, Vedat Muriqi rrëfen dramën: Ia dola falë mentalitetit dhe punës

Para një viti Vedat Muriqi zbarkoi në Mallorca, duke u kthyer në protagonist absolut për ekipin e tij. Ishte merkatoja dimërore e sezonit 2021-2022 dhe skuadrës së La Liga i duhej një sulmues i fortë për të mbijetuar mes më të mirëve.

Ardhja e kosovarit i befasoi tifozët vendas. Ai nuk po luante me Lazion dhe numrat e tij nuk ishin më tërheqës. 33 ndeshje dhe 14 gola më vonë, Muriqi tashmë është idhull në Mallorca.

“Pirati”, i cili e përjetoi luftën ballkanike (genocidin serb në Kosovë) si fëmijë, dha një intervistë për “MARCA”, ku bëri me dije se qëndrimi i tij në ishull do të jetë afatgjatë.

Rikthimi në garë pas pushimit të Botërorit duket se ka ndikuar veçanërisht te Mallorca…

Ne ishim skuadra e fundit që donim pushim në atë kohë. Në katër ndeshje shumë të vështira morëm dhjetë pikë dhe kishim shumë besim e dëshirë. Pas pushimit është më e vështirë, sepse duhet të rifitosh besimin nga ndeshjet, por edhe në nivel fizik e mendor.

Fitorja ndaj Valladolidit na ka dhënë shumë besim. Nuk doja një pushim në mes të sezonit, ishte mirë si më parë, kur mbyllej sezoni dhe më pas mbahej Kupa e Botës në verë. Shpresojmë të fillojmë të jemi si para pushimit.

Është folur shumë për përfshirjen tuaj të mundshme në merkaton e janarit. Është një opsion që përjashtohet apo mund të ndodhë?

Nuk kam menduar kurrë të largohem. As në janar, me 100%. Gjithsesi është diçka që nuk është në dorën time, sepse ndonjëherë vjen një skuadër që mund të pajtohet me Mallorca. Klubi im mund të më thonë se do të të shesim dhe nuk mund të them asgjë.

Kam një kontratë shumëvjeçare me Mallorca dhe nuk dua të largohem kurrë. Jam i lumtur këtu, edhe familja ime, po luaj dhe po kaloj mirë. Pra, nuk kam menduar kurrë të largohem. Nëse Pablo Ortells (drejtori sportiv) vjen tek unë, do të përpiqem t’i them se nuk do të largohem, por këto gjëra nuk janë në dorën time. Nëse duhet të vendos vetë, është e qartë që do të qëndroj këtu.

Nëse do të varej nga ju, a do ta mbyllnit karrierën te Mallorca?

Po, sepse mua më pëlqen shumë ky mot. Jemi në janar dhe ka diell. Familja ime është rehat, fëmijët shkojnë shumë mirë në shkollë… Ndonjëherë, kur ke familje dhe fëmijë, duhet të mendosh më shumë për ta sesa për veten, dhe këtë po bëj tani. Komod ndihem edhe vetë, sepse jam mirë që pas Fenerbahçes. Kur shkova te Lazio kisha një përvojë të keqe dhe nuk dua të dështoj më.

Dyshja Muriqi-Kang In ka shënuar më shumë se 50% të golave të skuadrës. Po ashtu flitet se ai mund të largohet në janar…

Nuk e lejoj të largohet (qesh). Kang In do të jetë me mua këtu në Mallorca. Janë gjëra të klubit, kjo nuk është puna jonë. Ne stërvitemi çdo ditë dhe do të vazhdojmë kështu.

Keni përmendur të gjithë periudhën tuaj te Fenerbahçe dhe Lazio. Në planin mendor dhe psikologjik, si arritët që nga mos luajtja fare në Itali të bëheshit pjesë themelore e Mallorca?

E kam thënë gjithmonë se kam një mentalitet shumë të fortë. Kam kaluar dy muaj te Lazio, shumë të këqij në të gjitha aspektet. Gruaja ime më ndihmoi shumë për këtë, ajo ishte gjithmonë me mua. Kur erdha këtu, pasi nuk luajta në Itali, e prisja me padurim. E dija që mund të ishin katër muajt e fundit në një nivel të lartë. Kjo është arsyeja pse unë doja t’i bëja gjërat siç duhet. Këtu që nga dita e parë më dhanë shumë besim. Edhe tifozët, prandaj doja t’ua shpërbleja.

Pasi mbërrite në ishull, fansat iu dorëzuan figurës suaj, të mbiquajtur “Pirati”…

Janë njerëz shumë të qetë që, nëse nuk luan mirë apo humbet, sërish të mbështesin. Më kujtohet dita kur humbëm 2-6 kundër Granadës. Atë ditë, po të pyesje dikë nga skuadra, të gjithë do të të thoshin se ne ishim tashmë në Kategorinë e Dytë. Por tifozët kishin besim, prej tyre besuam edhe ne. Në rastin tim, kur bën mirë, shënon gola dhe lufton, është normale që ata të të duan. Një mijë faleminderime për ta, sepse më japin shumë besim dhe ja ku jam, si në shtëpi.

A ju pëlqen si luan Mallorca? Ndonjëherë jeni kritikuar si tepër konservatorë, por realiteti është se kjo Mallorca është e pesta më e mira e shekullit të 21-të…

Unë jam sulmues dhe dua të shënoj gola. Është e vërtetë që luajtëm pak në mbrojtje, por në fund të sezonit askush nuk pyet se si keni luajtur, ata shikojnë vetëm tabelën e renditjes; shohin nëse jeni në La Liga apo jo.

Duke folur për lojën e skuadrës, si e vlerësoni figurën e Javier Aguirre?

Që në ditën e parë që ka ardhur si trajner ka qenë shumë i sjellshëm me të gjithë. Kur erdhi ai kishim 12 ndeshje pa fituar, ishim në një moment shumë të vështirë. Mbi të gjitha ai u fokusua në mos shënimin e golave. Kjo na dha shumë besim. Tani, këtë sezon, skuadra ka ndryshuar, por nuk do të thosha 100%. Trajneri ka sjellë gjithë përvojën e tij, është shumë i disiplinuar dhe kjo më pëlqen shumë. Ka shumë lojtarë që luajnë te Mallorca dhe kur të dalin në “pension” qëndrojnë në ishull.

A planifikoni të investoni këtu?

Kam tetë vite që jetoj në Turqi dhe gjithmonë kam dashur të jetoj atje. Madje kam bërë gjëra për të qenë atje, por kur mbërrita në Mallorca… Kam gati një vit në ishull dhe e vërteta është se më ka ndryshuar shumë. Tashmë jam duke kërkuar një shtëpi për të jetuar.

Në vitet 1990 shpërtheu Lufta Ballkanike dhe ty të kapi si fëmijë. Si e kujtoni atë kohë?

Unë gjithmonë them që asnjë qenie njerëzore nuk duhet të shohë gjërat që kam parë unë gjatë atyre viteve. Duhej të arratisesha nga shtëpia sepse erdhën disa ushtarë e na thanë se do të vendosnin bomba. Pra, duhej të iknim. Shkuam në Shqipëri dhe ishte një kohë shumë e vështirë. Nëse shikoj pjesën pozitive, ajo luftë me bën që tani të vlerësoj gjërat e vogla shumë më tepër.

Ju punonit që në moshë shumë të re. Si ishte kalimi juaj nga fëmijë në të rritur?

Fillova të punoja në një restorant në pronësi të dajave të mi kur isha nëntë vjeç. Aty bëja gjithçka: kamarierin, ndihmësin në kuzhinë etj. E gjithë kjo derisa mbërrita në Shqipëri në moshën 16-vjeçare. Gjatë asaj kohe, vetëm unë mund të punoja për të mbajtur nënën dhe motrën, pasi babai im vdiq në luftë.

Asokohe merresha me shkollën dhe luaja futboll. Kjo është arsyeja pse vendosa ta lija shkollën, sepse nuk mund ta lija futbollin, që është jeta ime. E di që nuk kam bërë mirë duke e lënë shkollën, por tani mund të them se kam qenë shumë me fat.

Si i duket futbolli një fëmije që po përjeton një luftë të drejtpërdrejtë?

Pas luftës, ekipi nga qyteti im njoftoi se do të merrnin fëmijët të luanin dhe të stërviteshin. Nëna ime, e cila e pëlqen shumë futbollin, më shtyu të shkoja në stërvitje, edhe pse ishte shumë larg shtëpisë sonë. Asnjëherë në jetën time nuk kam menduar se mund të bëhesha një lojtar profesionist. As nuk e imagjinoja të shkoja në Turqi, të shënoja gola, të shkoja në Serie A… Nuk mund ta imagjinoja kurrë, sepse ishte shumë e vështirë të dilja prej andej. Në fund ia dola falë mentalitetit, punës dhe fatit tim.

(BalkanWeb)

blank

KAS vendos pezullimin e Rusisë nga UEFA dhe FIFA

Rusia ka marrë sot përgjigjen përfundimtare nga KAS i Lozanës, ku kishte ankimuar vendimin që është dhënë thuajse një vit më parë nga UEFA dhe FIFA, duke e përjashtuar nga aktivitet ndërkombëtare.

Klubet ruse u përjashtuan nga kompeticionet europiane ndërsa edhe kombëtaret nga aktivitetet e organizuara nga UEFA dhe FIFA si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës që nisi në shkurtin e vitit të kaluar. Pas thuajse një viti mes gjyqesh dhe apelimesh, KAS i Lozanës i ka dhënë të drejtë organizatave ndërkombëtare që drejtojnë aktivitetet futbollistike duke dekretuar që ‘ekipet dhe klubet përfaqësuese të Rusisë, mbeten të pezulluar në pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s deri në një lajmërim të dytë, kur sanksionet mund të hiqen në mënyrën e duhur’.

“Vendimi i marrë nga UEFA ishte i arsyeshëm, i përmasave të pranueshme dhe mundësisht i nevojshëm për të formalizuar evente ndërkombëtare të një futbolli të sigurt, të mbrojtur dhe të zhvilluar në rregull. Maxhoranca e Panelit vlerëson se vendimi nuk ka shkelur Statutet e UEFA-s dhe as dispozitat e detyrueshme të ligjeve zvicerane dhe nuk ishte përdorim i padrejtë i fuqisë drejtuese të UEFA-s. Ai është mes kompetencave që ka UEFA për të marrë vendime që promovojnë objektivat e saj statutorë”, shkruan KAS në argumentimin e kësaj çështje.

Ndërkohë, kujtohej se vendimi për pezullimin ishte i përkohshëm dhe me rrethanat e duhura, UEFA dhe FIFA mund ta anulonin atë duke kthyer në garë skuadrat ruse./ dita

blank

Kolumbia riemëron një stadium në nderim të Pelé

Gjashtë ditë pas ndarjes nga jeta të Pelé në moshën 82-vjeçare dhe tri ditë pas funeralit të tij në Santos, Rio de Janeiro inauguroi të mërkurën ‘Avenida Rei Pelé’ përpara stadiumit legjendar Maracana.

Në Kolumbi, stadiumi i Villavicencio, në jug të vendit u bë vendi i parë në Amerikën Latine që u riemërua për nder të legjendës Pelé.

“Ne mbështesim nismën e FIFA-s. Brezat e rinj duhet ta dinë se kush ishte kjo ikonë e futbollit botëror”, tha të mërkurën guvernatori i departamentit të kësaj zone, duke iu referuar thirrjes së presidentit të organizmit ndërkombëtar, Gianni Infantino, që secili vend të pagëzojë një e stadiumeve të saj të emërtuara sipas numrit legjendar ‘10’.

Gjithashtu të mërkurën, kryeministri i Kepit të Gjelbërt njoftoi se stadiumi në kryeqytetin Praia do të riemërohet “Pelé Stadium”. Që nga viti 1979, tashmë ekziston një stadium “Rei Pelé” në Brazil, në qytetin Maceio (verilindor), por më shumë njihet si “Trapichao”./ dita

blank

Pelè prehet në varrezën më të lartë vertikale në botë, legjenda e kishte prenotuar vendin e tij kohë më parë

Vendi ku është varrosur Pelé (me një ceremoni private) është gjithashtu i veçantë. Ai ndodhet brenda një kamareje, në një varrezë vertikale, Memorial i Nekropolit Ekumenik, i vendosur rreth 700 metra nga stadiumi “Vila Belmiro”, ku legjenda braziliane e futbollit luajti më shumë se 200 ndeshje me Santos.

Një pozicion që ish-futbollisti e fitoi dy dekada më parë në varrezat që ngrihen në një kullë, e cila duket si ndërtesë banimi dhe mban numrin një Librin e Rekordeve Guinness, si varreza më e lartë vertikale në botë.

Arkivoli i Pelé depozitohet kështu në një mauzole të personalizuar, që ndodhet në katin e parë të varrezave, i cili, sipas raportimeve të mediave braziliane, mund të jetë i hapur për vizita në të ardhmen.

Babai i tij, Joao Ramos do Nascimento ‘Dondinho’ dhe vëllai i tij Jair u varrosën gjithashtu në të njëjtën strukturë. “O Rei”, i cili ishte një mik personal i pronarit tashmë të ndjerë, argjentinasit Pepe Altstut, dikur tha se vendi përcillte “paqe dhe qetësi shpirtërore”.

(BalkanWeb)

blank

U gjet i goditur me thikë, humb jetën boksieri 23-vjeçar shqiptar në Gjermani

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Gjermani,. Ai është gjetur nga punonjësit e hekurudhës i pajetë në stacionin Gunzenhausen, ndërsa ndodhej i shtrirë dhe me plagë me thikë.

23-vjeçari shqiptar ish-kampion i boksit , kampion i juniorit Frankonian 2015 dhe i Bavarisë së Veriut në peshën e lehtë (deri në 60 kilogramë), u pa si një shpresë e madhe për të rinjtë në Gunzenhausen.

Ish-trajneri i tij ka treguar se i riu ka marrë rrugë të gabuar duke u përzier me miq që merreshin me drogë , si edhe ka rënë në burg.

“Pas burgut ai erdhi sërish tek unë sepse donte sërish të bënte stërvitje, por nuk arriti dot të heqë dorë, dhe një vit më parë ai nuk luajti më”, ka thënë ai.

Më 31 dhjetor Liridon B. ishte konfrontuar rreth orës 6 të mëngjesit me shokun Andreas M. (23). Liridoni e goditi atë me thikë, e lëndoi rëndë. Më pas Liridon B. iku, ndërsa Andreas M. shkoi në klinik.

Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë. Kishte plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar.

Policia është duke kërkuar për hetuar ngjarjen. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që Liridon B. ta ketë goditur veten me thikë nën ndikim të drogës.

(BalkanWeb)

blank

Dhjetë vjet nga aksidenti në dëborë, Schumacher feston ditëlindjen e 54′: nga Ferrari mirënjohje e vlerësim

Michael Schumacher mbush sot pesëdhjetë e katër vjet, duke kompletuar një tjetër vit përpjekjesh për tu rikuperuar nga aksidenti i rëndë i skive 10 vjet më parë. Padyshim jashtë rrethit familjar, urimet më domethënëse për shtatë herë kampionin e botës vijnë nga Maranello. Me Ferrarin, gjermani ka fituar pesë prej titujve, një marrdhënie e destinuar të zgjasë në pafundësi. Në këto ditë të para të vitit 2023, Ferrari i ka uruar ditëlindjen pilotit më të suksesshëm në historinë e saj dhe në atë të vetë Formula 1. Schumacher vetëm që prej vitit 2020 është në bashkëjetesë me anglezin Lewis Hamilton.

Mesazhi i dhënë nga skuderia përmes mediave sociale portretizon Michael në podium dhe në timon të F2004. Modeli që bashkë me pilotin ka një vend të rëndësishëm në historinë e Ferrarit. Kështu, në ditëlindjen e kampionit gjerman, në Maranello kanë dashur të tregojnë një ndjenjë kujtese dhe mirënjohjeje që nuk zbehet fare me kalimin e viteve.

MESAZHET E URIMIT NGA FERRARI

Ky është mesazhi i Ferrarit në shenjën e vlerësimit dhe dashurisë ndaj Schumit. Ish-piloti po kalon ditëlindjen e tij të dhjetë në privatësinë absolute të rezidencës së tij zvicerane pas aksidentit të tij me ski në dëborë në Meribel. Kampioni gjerman ishte tërhequr nga F1 një vit më parë në fund të një periudhe të dobët trevjeçare me Mercedes. Kështu, atë të dielë, më 29 dhjetor 2013, Schumacher po zbriste në një pistë skish në resortin turistik të Savojës, në shoqërinë e djalit të tij Mick, në atë kohë katërmbëdhjetë vjecar.

blank

“GËZUAR DITËLINDJEN, BABAIT MË TË MIRË NDONJËHERË”

E pikërisht me një imazh që ndoshta daton nga koha (në të cilën ata portretizohen së bashku) piloti i ri rezervë i Mercedes ka dashur të kujtojë përvjetorin e lindjes së të atit në kanalet e tij sociale. Duke e shoqëruar postimin e tij me këtë mendim: “Gëzuar ditëlindjen, babait më të mirë ndonjëherë. Të dua”.

blank

blank

 

blank

Lamtumirë mbret, Brazili përcjell Pelen. Neymar e Infantino trazojnë rrjetin (VIDEO)

Brazili i dha lamtumirën e fundit mbretit Pele. Homazheve iu bashkuan personalitet nga e gjithë bota, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte dhe presidenti Lula, i sapo zgjedhur në krye të Brazilit.

Nuk ishte i pranishëm Neymar, i cili nuk arriti të merrte leje nga klubi i tij PSG, detaj ky që solli pakënaqësi të madhe në rrjetet.

 

Jo vetëm Neymar, pakënaqësi solli edhe sjellja e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili nuk nguroi të bënte selfie pranë arkmorit të Pele, ndërsa dha dhe shumë intervista.

blank

Ndërkohë, me mijëra tifozë të thjeshtë, panë për herë të fundit mbretin e tyre, i dhanë lamtumirën pasi tashmë ceremonia e fundit do t’i takojë familjarëve, një ceremoni private.

 

Trupi i Pele do të prehet në një vend në qetë, pranë familjarëve të tij pasi kjo ishte dëshira e vetë Pele, i cili përpara se të ndërronte jetë më 29 dhjetor kishte lënë amanetet e tij për të gjithë detajet. Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçarë pasi një sëmundje të rëndë.bw


Send this to a friend