Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu ka kërkuar nga Aleanca e Atlantikut Verior një angazhim më të madh në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën.
Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mediu theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve të NATO-s në rajon, përfshirë prokurime të përbashkëta ushtarake, ndërtimin e kapaciteteve operacionale në Ballkan, zhvillimin dhe bashkëpunimin me industritë ushtarake të SHBA-së.

Ai po ashtu zhvilloi një takim me Admiralin Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ku diskutuan rolin që mund të luajë Italia në bashkëpunimin ushtarak rajonal dhe falënderuan mbështetjen e saj gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë.
“Është koha që Europa të marrë përgjegjësitë e saj, dhe Amerika të qëndrojë e angazhuar,” tha admirali Dragone, duke theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, të deterencës ushtarake dhe fuqisë gjeopolitike të NATO-s.
Mediu nënvizoi se një përfshirje më aktive e NATO-s në Ballkan është kyçe për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në rajon.

Postimi i Mediut:
Bruksel. Asambleja Parlamentare e NATO.
Admirali Giuseppe Cavo DRAGONE, Kryetar i Komitetit Ushtarak,
NATO thekson rendesinë që NATO duhet të veproj si garntor sigurie e cila i shërben Europës dhe Amerikës. Është koha theksoj ai që Euopa should stand Up, America should stay in” së bashku të forcojmë kapacitetet mbrojtëse, deterancën ushtarake dhe forcën gjeopolitike të Aleancës.

Gjatë fjalës time kërkova një angazhim të NATOs në Ballkan, për të ndihmuar në një bashkëpunim të vëndeve të NATOS në rajonin e Ballkanit përfshirë dhe Kosovën për prokurime të përbashkëta dhe ndërtime të kapaciteteve operacionale ushtarake në ballkan dhe mundësi për zhvillimin dhe bashkëpunimin me industritë ushtarke të SHBA dhe Amerikës.
Më tej bisedova me Admiralin Dragone për rolin që mund të luaj Italia në bashkëpunimim ushtarak në Ballkan duke vlerësuar dhe falenderuar për mbështetjen e madhe që ka dhënë Italia gjatë antarësimin e Shqipërisë në NATO.
