VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Facebooku e mbyll javën me 58 miliardë dollarë më pak

By | March 24, 2018

Komentet

Pilot Ara Zobayan, dhe Sarah Chester e Payton Chester, nënë e bijë bashkë me Kobe Bryant, Gianna dhe të tjerët

Piloti Ara Zobayan, Sarah Chester dhe Payton Chester, nënë e bijë, ishin tre personat që u identifikuan në fund pas përplasjes të helikopterit të dielën, paradite sipas orës lokale ku humbi jetën legjenda e  Basketbollit Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna Onore, trajneri i bejzbollit të kolegjit John Altobelli, vajza e tij Alyssa Altobelli dhe gruaja Keri Altobelli si dhe Christina Mauser, një trajnere basketbolli për vajza.

Christina Pascucci, një pilote e licencuar shkroi në Twitter se Zobayan ishte një pilot me përvojë i cili, jo vetëm u mësoi shumë pilotëve artin e fluturimit por edhe ishte shumë i dashuruar me profesionin e tij.

Pascucci tha se Zobayan ishte pilot i vlerësuar me instrumente dhe se mund të fluturonte në mjegull / retë.


Deri tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur, edhe nga pamjet e videos ku shfaqet rënie e helikopterit nuk duket mjegull që të vështirësonte fluturimin deri në përplasjen vdekjeprurëse për 9 personave.

Bashkë me Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna, humbën jeten edhe John Altobelli, me vajzën dhe gruan dhe Christina Mauser

Bashkë me Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna, humbën jeten edhe John Altobelli, me vajzën dhe gruan dhe Christina Mauser

Një trajner i bejzbollit të kolegjit John Altobelli, vajza e tij Alyssa Altobelli dhe bashkëshortja Keri Altobelli ishin mes atyre që u vranë në një përplasje me helikopter të dielën së bashku me legjendën e Basketbollit Kobe Bryant dhe vajzën 13-vjeçare Gianna Onore,  si dhe një trajnere basketbolli për vajza Christina Mauser dhe tre të tjerë persona.

Altobelli kishte tre fëmijë, sipas profilit të tij në faqen e internetit të Orange Coast College. Djali J.J., një lojtar bejsbolli për Boston Red Sox, vajzën Alexis dhe vajzën Alyssa e cila vdiq së bashku me të dhe gruan e tij. Alyssa ishte shoqe e skuadrës dhe luante me Gianna në ekipin e tyre të basketbollit Mamba Academy.

Christina Mauser, ishte trajnere e basketbollit për vajza u vra gjithashtu në përplasjen e së djelën, si dhe tre persona të tjerë që tashmë janë identifikuar.

Mauser punoi në një shkollë private në Orange County, California. Ajo ishte mes nëntë personave të vrarë kur helikopteri i tyre u rrëzua në Calabasas, sipas kryebashkiakut të Kosta Mesa, Katrina Foley.

“Fëmijët e mi dhe unë jemi shkatërruar”, shkruajti në Facebook bashkëshorti i Christina, Matt Mauser.

“Ne humbëm gruan dhe nënën tonë të bukur sot në një përplasje me helikopter. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë. Faleminderit për të gjitha ngushëllimet tuaja që nënkuptojnë kaq shumë. ”

Sikorsky S-76 u rrëzua në kodrat e Calabasas rreth orës 10 të mëngjesit në orën lokale, duke vrarë të gjithë në bord.

 

Australi, një grua 60-vjeçare vdes në një garë për ngrënien e tortave

Një grua 60-vjeçare në Australi ka humbur jetën gjatë një gare për ngrënien e tortave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat lokale, në qytetin Hervey Bay të shtetit verilindor Queensland, në një hotel u organizua garë për ngrënien e tortës së quajtur “lamington” me çokollatë dhe kokos në kuadër të aktiviteteve të “Ditës së Australisë”.

Një nga garuesit, grua 60-vjeçare u përkeqësua përderisa hante tortën.

Gruaja e cila u dërgua në një spital me autoambulancë nuk u arrit të shpëtohet.

Ndërkohë në deklaratën e bërë nga administrata e hotelit nëpërmjet rrjeteve sociale, u shprehën ngushëllimet familjes dhe shokëve të gruas që humbi jetën.

Pas zjarreve dhe stuhisë, Australia përballet me kërcënimin e merimangave helmuese

Pas përballjes me një nga zjarret më të rrezikshme pyjore të cilat për muaj me radhë nuk arritën të merren nën kontroll dhe stuhisë dhe reshjeve që pasuan, Australia kësaj radhe është alarmuar kundër një specieje helmuese të merimangave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas medias lokale, Parku i Zvarranikëve i Australisë ka njoftuar se lagështia dhe ngrohtësia kanë krijuar kushte të përshtatshme për rritjen dhe përhapjen e merimangave “hinkë”.

Parku bëri thirrje që në rast të kapjes së merimangave, numri i të cilëve është rritur ditëve të fundit në rajonin Newcastle të shtetit Uellsi i Ri Jugor, të sillen në park për programin e kundërhelmit shpëtues.

Pasi kjo specie është në gjendje të jetonte në ujë deri në 24 orë, banorët janë paralajmëruar të kontrollojnë pishinat para se të hyjnë në ujë.

Siç thuhet, një individ i pickuar nga merimanga “hinkë” mund të vdesë brenda dhjetë minutave.

Ndryshe, pas zjarreve disamujore të cilat autoritetet nuk arritën t’i marrin nën kontroll, Australia javën e kaluar dhe këtë javë u përball me stuhi pluhuri, breshër dhe reshje të fuqishme.

Stuhia e pluhurit goditi qytezat Dubbo, Broken Hill, Nyngan dhe Parkes, ndërsa Kanberra dhe Melburni u përballën me breshër. Ndërkaq, Brisbane dhe Queensland iu dorëzuan stuhisë së pluhurit.

Zjarret që filluan nga shtatori në Australi dogjën një sipërfaqe totale prej më shumë se 10.3 milionësh hektarësh dhe mbi 2.600 shtëpi, shumica në Uellsin e Ri Jugor, ndërsa 28 persona humbën jetën.

NASA ka paralajmëruar se tymërat e shkaktuara nga zjarret në Australi pritet bëjnë rrotullim rreth tokës të paktën një herë.

Ndërkaq, Fondacioni për Mbrojtjen e Natyrës (WWF), ka supozuar se 1,25 miliardë gjallesa mund të kenë ngordhur drejtpërdrejt ose tërthorazi si pasojë e zjarreve.

Në mesin e kafshëve të ngordhura supozohet se më së shumti ka zvarranikë, zogj, si dhe gjitarë si koala dhe kangurë.

Të mbijetuarit e Holokaustit vizitojnë kampin Aushvic

Të mbijetuarit e Holokasutit nisen drejt kampit Aushvic.

Liderët botërorë do t’iu bashkohen të mbijetuarve të Holokasutit të hënën në Poloni për të shënuar 75-vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit nga forcat sovjetike, teksa anti-semitzmi shënon rritje në botë.

Më shumë se 1.1 milion persona, shumica prej tyre hebrenj kanë vdekur nëpër dhoma gazi, nga uria, të ftohtit apo sëmundjet në Aushvic.

I ndërtuar nga Gjermania Naziste pas pushtimit të Polonisë më 1940, fillimisht për të burgosurit politikë të Polonisë, këto hapësira janë kthyer në qendra të zbatimit të planit të liderit të nazistëve, Adolf Hitlerit për shfarosje të hebrenjve.

Duke folur para nisjes së ceremonive të planifikuara për të hënën, David Harris, udhëheqësi i Komitetit Amerikan të Hebrenjve ka thënë se grupet e supremacistëve të bardhë, xhihadistët dhe të majtët ekstremë janë duke nxitur anti-semitizëm në gjithë botën.

“Hebrenjtë në Evropën perëndimore mendohen dy herë para se të shkojnë në sinagogë ose para se të hyjnë në dyqane të hebrenjve”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Përveç të vrarëve në Aushvic, gjatë Holokaustit kanë vdekur rreth 6 milionë hebrenj. rel

Tifozët e NBA dhe të Kobe Bryant deshnin që Kobe e Vanessa të kishin edhe një djalë dhe çifti kishte premtuar se do ta provonin

Tifozët e NBA gjithmonë kanë dashur që Kobe Bryant të kishte edhe një djalë, i cili një ditë mund të merrte përsipër ligën.

Pas katër vajzave, Mamba dhe gruaja Vanessa do të vazhdonin të provonin!

Kështu kishin premtuar.

Ishin të dy të rinj. Kobe 41 dhe Vanessa 37!

Kjo foto është shkrepur në prag të lindjes të vajzës të katërt në qershorin që shkoi.

Kobe dhe Vanessa i adhuronin vajzat e tyre, Natalia përlqente volleybollin, Gianna ishte një yll në perspektivë i basketbollit. Familja i kishte të gjitha!

Për djalin kishin premtuar. Dhe tifozët ishin të bindur se Kobe do të qëllonte në shenjë, si një nga shënuesit më të mirë në botë të topit në koshin e basketbollit!

Por mjerisht kjo romancë e bukur dashurie e një familje të bukur u mbyll tragjikisht!

 

Kobe Bryant family
https://www.instagram.com/p/BxYER-JngPv/
Credit: Kobe Bryant/Instagram

 

E gjithë Amerika qan për yllin e basketbollit Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna

Sipas autoriteteve në helikopterin privat ndodheshin pesë persona, kur ai u rrëzua në orën 10 të mëngjesit të së djelës, rreth 45 kilometra në veri të Los Anxhelosit. Zyrtarë të Agjencisë Federale të Aviacionit thanë se helikopteri i rrëzuar ishte një helikopter Sikorsky S-76. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.

Kobe Bryant jetonte në jug të Los Anxhelosit dhe shpesh përdorte helikopterin për të shmangur trafikun e përhershëm të rrugëve në Kaliforninë Jugore. Edhe si lojtar ai shpesh shkonte në stërvitje dhe ndeshje me helikopter, një praktikë që e vazhdoi edhe pasi la basketbollin.

Helikopteri u rrëzua disa milje larg kompleksit të tij për stërvitje “Mamba Sports Academy”, në zonën “Thousand Oaks” në Kaliforni. Bryant dhe e shoqja e tij, Vanessa, kishin 4 vajza. Pas largimit nga basketbolli ai ia kishte kushtuar përpjekjet nxitjes së sportit mes vajzave.

Kobe Bryant ishte 41 vjeç dhe ka hyrë në histori si një nga lojtarët më të mirë, të gjitha kohërave në basketboll. Pothuajse gjatë gjihtë karrierës ai luajti me ekipin Lakers të Los Anxhelosit, duke fituar 5 herë titullin kampion. Ai mban vendin e 4 mes lojtarëve që kanë shënuar më shumë pikë gjatë karrierës. LeBron James, doli përpara tij në vendin e tretë, vetëm një ditë më parë, të shtunën. Bryant e uroi përmes një postimi në Twitter.

I lindur në Filadelfia, Bryant e kaloi kohën më të madhe të viteve të rinisë së hershme në Itali, ku i jati luante basketboll pas karrierës në NBA (kampionati profesionist amerikan).

Ndryshe nga lojtarët e tjerë të NBA, Bryant nuk vazhdoi kolegjin, por me të mbaruar shkollën e mesme, pas kthimit nga Italia në Amerikë, filloi të luajë me ekipin Hornets të qytetit Charlotte në Karolinën e Veriut. Më pas ai u ble nga ekipi Lakers me të cilin luajti deri në fund.

Gjatë karrierës 20 vjeçare me NBA, ai u bë lojtari më i ri, në moshën 19 vjeçare, që hyri në listën e yjeve të NBA, shënoi 81 pikë në një ndeshje të v etme, në vitin 2006, numri më i lartë në të gjitha kohërat e kampionatit amerikan dhe fitoi dy herë medaljen e artë, në Lojrat Olimpike të vitit 2008 dhe 2012.

Pas njoftimit për lënien e baskebollit, për shkak të dëmtimit, në ndeshjen e fundit të karrierës në vitin 2016, ai shënoi një rekord prej 60 pikësh.

Aushvic, rikthim tek “Portat e Ferrit”

Qindra ish-të burgosur do të rikthehen të hënën në kampin nazist të përqëndrimit në Aushvic, për të kujtuar 75-vjetorin e çlirimit të këtij kampi nga forcat sovjetike. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe disa udhëheqës botërorë. Të paktën 1.1 milionë njerëz, shumica hebrenj, u vranë gjatë viteve 1940-1945 në Aushvic, i cili ishte kampi më i madh nazist i vdekjes. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, udhëtoi drejt Polonisë për të biseduar me një nga të mbijetuarit, ndërsa ai përgatitet të rikthehet tek të mbiquajturat “Portat e Ferrit”.

Stanislaw Zalewski tregon rrallë fotografitë dhe letrat ku pasqyrohen tmerret e së shkuarës. Ai ishte tetëmbëdhjetë vjeç kur u arrestua pasi bojatiste muret me simbolet e rezistencës polake në Varshavën e pushtuar nga nazistët. Pas një hetimi brutal, ai u burgos.

“Rreth 37 mijë nga këta të burgosur u vranë dhe rreth 60 mijë u morën në kampe përqëndrimi nga burgu Pawiak. Unë isha ndër këta 60 mijë. Më çuan në Aushvic-Birkenau më 6 tetor 1943. Procedura ishte e tillë: na regjistruan në kampin Aushvic 1, ku merrnin të githë informacionin personal; na hoqën të gjitha rrobat civile që kishim; na prenë flokët, na hoqën mjekrrat, na vunë tatuazh në trup, na veshën me uniformat me vija të burgut – rrobat ishin vetëm një kapele, një këmishë, një xhaketë, të mbathura, pantallona dhe nallane të drunjta”, rrëfen ai.

Nëpërmjet tatuazhit, zotit Zalewski iu vendos numri 156569. Rojet u drejtoheshin të burgosurve vetëm me numra.

Shumë prej të sapombërriturve dërgoheshin direkt në dhomat e gazit. Burra dhe gra më të fuqishme përdoreshin për krahë pune.

“Nëse ndonjë prej të burgosurve nuk dukej në formë fizike të mjaftueshme për të vazhduar punën, SS-ët ia tregonin me një shkop ‘sekretarit’ të kampit, i cili mbante shënim numrin e të burgosurit. Më pas, këta të burgosur thërriteshin dhe dërgoheshin më këmbë drejt krematorit. Një ditë erdhën pranë barrakave disa kamionë. Nxorrën gratë; i urdhëruan të zhvisheshin lakuriq dhe i hipën në rimorkio sikur të ishin mallra. Kamionat ndiqeshin nga pas nga një motoçikletë, ndërsa lëviznin drejt krematoriumit. I mbaj mend edhe sot ulërimat e atyre grave. Transporti zgjati disa orë, derisa i zbrazën barrakat”, thotë zoti Zalewski.

Ai u burgos për aktivitetin politik. Por, shumica e të burgosurve ishin hebrenj të dërguar për të vdekur në Aushvic, si pjesë e planit nazist “Zgjidhja Finale” që synonte zhdukjen e racës hebreje. Zotit Zalewski i kujtohet si mbërrinin të burgosurit hebrenj me trena, ndërsa mbanin në krah fashon me Yllin e Davidit.

“Një ushtar SS i urdhëroi të radhiteshin në një rrjesht të gjatë, ndërsa ai qëndroi në krye dhe i udhëhiqte. Vajtën pas këtij ushtari pa dhënë shenja shqetësimi apo ankthi. Po shkonin drejt krematorit. Por, këtë e dinim vetëm ne dhe jo ata”, thotë zoti Zalewski.

Ndërsa ushtarët sovjetikë fillon të afroheshin nga lindja, nazistët transferuan qindra mijëra të burgosur në kampe të tjera. Dhjetëra mijëra vdiqën gjatë udhëtimit. Zotin Zalewski e dërguan në kampin Mauthausen-Guzen në Austri. Në maj 1945 u përhapën fjalë për afrimin e forcave aleate dhe rojet gjermane u larguan.

“Më 5 maj mbërritën makinat e ushtrisë amerikane. Zbritën dy ushtarë amerikanë. Njëri prej tyre që dinte pak polonisht bërtiti ‘Jeni të lirë!’. Mu deshën 78 ditë për të shkuar nga Nurembergu në Varshavë. Mbërrita në Varshavë më 22 korrik 1945, i veshur me rroba të ushtrisë amerikane”, thotë zoti Zalewski.

Zoti Zalewski është sot president i Bashkimit Polak të ish-të Burgosurve Politikë të Burgjeve Naziste dhe Kampeve të Përqëndrimit. Pas 75 vitesh, ai ende lufton me atë çfarë ndodhi.

“Kur i lutemi Zotit, përdorim frazën ‘jepna bukën tonë të përditshme, falna mëkatet tona, ashtu siç ne falim ata që kanë mëkatuar ndaj nesh’. Në këtë pikë përballem me një dilemë. A mundem t’i fal ata që mbanin mbi togëzën e rripit mbishkrimin ‘Zoti është me ne’, dhe që vrisnin njerëz me paramendim gjakftohtë?… I vendos kujtimet nga Aushvici në një kuti; e lidh me një spango dhe e hedh në ujë”, thotë ai në mënyrë figurative. “Fillova punë, krijova familje; kam një djalë dhe nipër e mbesa. Kur vizitoj kampin, ose kur bisedojmë si sot, nxjerr kutinë. Jua paraqes juve përmbajtjen e saj dhe pastaj e hedh sërish në ujë. Ka megjithatë momente kur këto kujtime ndërhyjnë në psiqikën time, duke më ngjallur reflektime dhe pyetje pa përgjigje… Bota nuk ka nxjerrë mësim nga ajo çfarë ndodhi. Si të thuash, bota ka përshkuar një rreth të plotë. Kjo histori, ky rrugëtim rrethor, ushqehet nga njerëz që nuk e respektojnë dinjitetin e qenies tjetër njerëzore”, thotë ai.

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Brazil, 30 të vdekur

Rio De Janerio

Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në pjesën juglindore të Brazilit jetën e kanë humbur 30 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e Mbrojtjes Civile njoftuan se shirat intensivë kanë goditur rajonin Minas Gerais prej 48 orësh.

Theksohet se si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në rajon kanë humbur jetën 30 persona, 2.600 janë evakuuar nga shtëpitë ndërsa 17 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Guvernatori i rajonit Minas Gerais, Romeu Zema për vlerësimin e dëmeve sot do të vizitojë rajonet e prekura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Ndërkohë, krahas rajonit Minas Gerais, shirat intensivë do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe në rajonet e tjera të Brazilit, përfshirë qytetet Rio de Janeiro dhe Sao Paulo.

Kina fillon zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit

Pekin

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Fatkeqësive (CDC) në Kinë ka filluar të zhvillojë një vaksinë kundër epidemisë së koronavirusit të ri të përhapur me shpejtësi në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta “South China Morning Post”, eksperti i virologjisë Xu Wenbo tha se ekspertët e qendrës kanë filluar të zhvillojnë një vaksinë kundër epidemisë së koronavirusit të ri (2019-nCoV) dhe se në kuadër të kësaj po zhvillojnë punime për të përcaktuar renditjen gjenetike të virusit të izoluar.

Xu tha se ekspertët po përdorin metodën e renditjes gjenetike me shpejtësi të lartë për të përcaktuar strukturën patogjenike të katër mostrave të marra nga virusi që nga 2 janari dhe se po kryhen edhe kontrolle për ilaçin kundër pneumonisë e cila është shfaqur për shkak të koronavirusit të ri.

Numri i viktimave nga përhapja e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në qytetin Wuhan të Kinës është rritur në 56 ndërsa janë prekur mbi 1.975 të tjerë nga të cilët 324 në gjendje të rëndë.

Ndërkohë numri i personave nën vëzhgim që kanë kontaktuar me të infektuarit është 21.556 ndërsa 49 të infektuar janë liruar nga spitali pasi janë shëruar.

Ndërpriten udhëtimet e linjave të autobusëve ndërqytetas në Tianjin

Në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e epidemisë, dje u ndërprenë përkohësisht udhëtimet e linjave të gjata me autobus që sigurojnë transportin ndërqytetas nga Pekini në qytetet e tjera.

Ndërsa sot u njoftua se që nga dita e nesërme do të ndërpriten udhëtimet me autobus të linjave të gjata nga Tianjin që është qyteti fqinj me Pekinin drejt rajoneve të tjera.

“Izolohet” edhe një qytet tjetër në rajonin Guangdong

Pas qytetit Wuhan në rajonin Hubei në Kinë janë “izoluar shumë qytete” ku si pasojë është ndërprerë edhe trasporti publik. Duke filluar nga dita e sotme bëhet e ditur se do të izolohet edhe Shantou, qytet me rreth 5.6 milionë banorë që ndodhet në rajonin Guandong.

Autoritetet lokale në Shantou njoftuan se krahas transportit publik që nga sot do të ndalohet edhe funksionimi i taksive që ofrojnë shërbim nga stacionet qendrore ose nëpërmjet internetit.

Ndalesa në fjalë do të fillojë në orën 14:00 sipas kohës lokale dhe bashkë me këtë që nga dita e nesërme do të ndalohet hyrja e automjeteve dhe anijeve në qytet përveç automjeteve private dhe atyre që transportojnë produkte të caktuara.

Për shkak të përhapjes së virusit në një kohë të shkurtër nga qyteti Wuhan në rajonin Hubei drejt qyteteve dhe rajoneve të tjera, u ndalua transporti publik kryesisht në Wuhan dhe në 13 qytete të tjera të mëdha dhe të vogla.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) u shfaq për herë të parë në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës. Simptomat e para të NCoV janë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.

Soros ofron 1 miliard dollarë për të luftuar “dikatorët aktualë dhe ata në ardhje”

Miliarderi amerikan, George Soros.

Miliarderi amerikan dhe aktivisti liberal, George Soros është zotuar për investimin e 1 miliard dollarëve në krijimin e një rrjeti nëpër universitete në gjithë botën, me qëllim të ofrimit të ndihmës për shoqërinë civile, në një botë që po drejtohet secilën herë më shumë nga “dikatorët aktualë dhe ata në ardhje”.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka synuar të kritikojë liderët e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

Filantropi 89-vjeçar ka thënë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës se përpjekjet e tij për krijimin e këtij rrjeti shënojnë projektin më të rëndësishëm në jetën e tij.

Soros ka thënë se humanizmi është në pikë kthese dhe se vitet në vijim do të përcaktojnë fatin e udhëheqësve sikurse presidenti amerikan, Donald Trump apo ai kinez, Xi Jinping.

“Ne po jetojmë në një moment transformues në histori. Mbijetesa e shoqërive të hapura është në rrezik teksa përballemi me një rrezik edhe më të madh: ndryshimet klimatike”, ka thënë miliarderi.

Soros njihet si kritik i ashpër i Trump.

Ai u thënë gazetarëve në fund të fjalimit se presidenti amerikan është “mohues i klimës”, si dhe ka kritikuar politikat e tij për ekonomi.

Soros ka thënë se projekti i tij i ri, Rrjeti Universitar për Shoqëri të Hapur do të jetë një platformë ndërkombëtare për mësim dhe kërkim, të cilit mund t’i qasen të gjitha universitetet në botë. rel

Presidenti izraelit: Anti-semitizmi është sëmundje malinje

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin ka falënderuar liderët botërorë për shprehjen e “solidaritetit me popullin hebre”, duke marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit në Jerusalem, që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit në Auschwitz të Polonisë.

Duke folur më 23 janar, në hyrje të ceremonisë, Rivlin ka thënë se “anti-semitizmi nuk përfundon me hebrenjtë” derisa anti-semitizmin dhe racizmin i ka quajtur “sëmundje malinje”.

Ai ka shtuar se “asnjë demokraci nuk është imune” ndaj kësaj sëmundjeje.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur për rëndësinë e përkujtimit të së kaluarës.

“Për mua dhe kolegët e mi, është shumë e rëndësishme të jemi sot në Izrael. Ne shohim përpjekjet e gjithë udhëheqësisë izraelite, që të ruajmë kujtimet e ngjarjeve tragjike të Luftës së Dytë Botërore”, është shprehur ai.

Ngjarja e mbajtur të enjten të Jerusalem vjen në kohën e rritjes së dhunës kundër hebrenjve në Evropë dhe gjithë botën.

Presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti francez, Emmanuel Macron, princi Charles i Britanisë, nën-presidenti amerikan, Mike Pence dhe presidentët e Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë kanë qenë në mesin e më shumë se 40 figurave të larta shtetërore që kanë marrë pjesë në këtë Forum.

Megjithatë, presidenti polak, Andrzej Duda ka refuzuar pjesëmarrjen, pasi nuk I është dhënë leje për të mbajtur fjalim.

Kjo pasi organizatorët izraelitë kanë thënë se vetëm katër vendet aleate në Luftën e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania, do të mund të mbajnë fjalime në këtë ngjarje.

Më shumë se 1 milion persona, shumica prej tyre hebrenj janë vrarë në kampin e dytë të Auschwizit, Birkenau, pas pushtimit të Polonisë nga Gjermanisë Naziste.

Përveç tyre, gjatë Holokaustit kanë vdekur rreth 6 milionë hebrenj. rel