Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit Report si dhe fjalët e Kryeministres Meloni e cila mori në mbrojtje kryeministrin Rama duke e quajtur linçim investigimin e bërë ndaj Shqipërisë, ka shkaktuar debate të forta politike e publike në Itali e është vënë në vëmendje të mediave e agjencive të huaja në Itali, të cilës i janë bashkuar raste të tjera që janë regjistruar gjatë muajve të fundit në Itali e që prekin çështje së lirisë së medias e pavarësisë së profesionit të gazetarit.
Drejtuesi e drejtori i programit Report, Sigfrido Ranucci, ka zhvilluar sot një konferencë shtypi me gazetarët e huaj e i shoqëruar nga Drejtuesi i sindikatës së gazetarëve Daniele Macheda e nga drejtuesi i Federatës Kombëtare të Medias italiane Vittorio Di Trapani.
Gazetari Sigfrido Ranucci ekskluzivisht për Syri TV i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta që publiku shqiptar ka shprehur gjatë ditëve të fundit, mbi vijimin e reportazhit investigues mbi Shqipërisë e pse ai nuk është transmetuar ashtu siç u premtua një javë më parë?
A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?
Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam përpjekur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.
Pse nuk u transmetuar vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë Shqipërinë?
Ranucci: Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. kemi respektuar disa investigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve evropiane e duhet të respektojmë dhe par situatën politik.
Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë Kryeministrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë “një linçim ndaj popullit shqiptar”.
Dua ta ritheksoj, asnjë linçim madje siç e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij reportazhi janë të vërteta.
Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian.
Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë
A keni biseduar me Ramën?
Ranucci: Kam kontaktuar me mesazhe me të.
A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?
Intervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeverie e siç respektohet çdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të respektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu siç e shpreh, në mënyrë integrale e nuk do të bëjmë prerje të…, i shkruan ai, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.
Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë… janë jo të vërteta?
Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agaçit, janë të certifikuara siç na i ka përcjellë, Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithçkaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.
Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?
Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu siç kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin./Alba Kepi/
Po keta hajna si kane vjedhe duhet mej que ni burge te veqante edhe te perjetshem edhe atune te afrit e tyre si kane dhan oara duhet mej shti ne kete liste edhe meju dhan me ndgan vetem 100 gram buk ne 24 ore ketune qenav
Keta hajna ekane gjveshe kosoven ne te gjitha menyrat deri edhe me shkije tuje msu qyshe me shite e me tradhtu kosoven
E neve bashkate dhetarve ne kufi na lajne me ore te tera me prit se nuke kane pase bugjet ne ndertu e mej zgjeri ma shum kater apo pes hyrje e dalja.
Po vetem kani hyrje e dalje nakane ln
Kurse autobusat si jane kone kontratat me qeveritaret kavojshin pa problem. E na prite me ore te tera edh karten e gjelbert nuk na pranoj vetem mena grabit neve ka 40 ero e mane fund blefshin sanuka e qifina per familje te veta amin