ERËRAT NËN KRAHË TË LIRISË – lirikë politike nga ATDHE GECI
Kur me timin bisedoi.
Sy më sy, u morën vesh
Të shkëmbejmë “kredencialet”
Mike,moj, ti ke”lincecë”
Sa më shpejtë të”vulosim”mallet.
Dhe vuan e heq e psherëtin
Nuk di se nga t’ia mbaj.
E ka pranuar “skllavërinë”
Prangat nuk i këput kollaj.
Në pritje të skuqjes së sardeleve që kërcisnin në tigan, unë dhe Zonja, me sytë e ngulur te tigani, prisnim që nëna të na gostiste me ndonjë sardele. Në familje tonë i konsumonim shpesh sardelet, pasi e kishim shtëpinë buzë detit dhe ishte ushqimi më i preferuar, por edhe më i lirë.
-Ti e more sardelen tënde, tani e ka radhën Zonja. Edhe kjo ka gojë dhe do që të hajë, – më thoshte nëna. Zonja ishte bërë prej kohësh pjesëtare e shtëpisë, askush nuk guxonte ta diferenconte në familje. Kushdo që vinte për vizitë në shtëpi, doemos që pyeste edhe për Zonjën, si për çdo pjesëtar tjetër të shtëpisë.
-Po Zonjën si e keni? – pyesnin disa gra të lagjes, që pinin kafe me nënën time.
-Ua, se për pak desh harrova të pyes për Zonjën, si është?- pyeste dikush tjetër.
-Eh, mirë është, mirë, nuk rri në një vend ajo, sa andej-këndej, – përgjigjej nëna ime dhe shtonte: -nuk ndahet nga djali im i vogël, ai e do shumë, por edhe ajo shejtanka e do shumë, kudo, bashkë i sheh.
Zonja ishte e urtë e paqësore dhe sytë i shkëlqenin, por ajo edhe zemërohej e grindej, sidomos kur e kapnim për bishti.
-Po e kape macen për bishti, sherr do të kesh, – më tha një ditë babai, – sikur ty të kapin për flokësh, çdo të bësh? Hë, çdo të bësh? Ke dhembje, apo jo?
-Kam, o ba, kam.
-E po, edhe Zonja ka dhembje.
Zonja flinte me mua dhe unë ndjeja ngrohtësi në leshin e saj të butë si të mëndafshtë. Ajo zgjohej kur unë kollitesha apo kur më dhembte dhëmballa. Atëherë ajo më shihte si me ironi e pa m`i ndarë sytë dhe mjaullinte lehtë si të më thoshte: “E po, dhëmballë është, pse e bën kaq të madhe!”
Një ditë, për Zonjën pyeti edhe kapteri i lagjes, i cili vinte te babai im rrobaqepës dhe qepte te supet e xhaketës ushtarake shiritat e verdhë të gradave apo pullat e ndritshme. Pyesnin edhe pleqtë e lagjes, veçanërisht xha Lili, fqinji përballë nesh. Ai dinte shumë gjëra për macet.
-Macja, – thoshte ai, – ka mbi 10 mijë vjet që jeton me njeriun. E veçanta e saj janë sytë fosfor. Edhe dëgjimin dhe nuhatjen i ka më të zhvilluara se njeriu. Ajo ka muskuj të rrallë, që e ndihmojnë për të vrapuar shpejt dhe për të kërcyer sa më lartë… Në kohët e vjetra, përpara se t`ia jepnin ushqimin mbretit, ia jepnin ta provonte njëherë macja. Ajo ka aftësi që të dallojë në çast, në se gjella është me helm apo e pastër…
-Zonja na ndihmon, – thoshte babai, – minjtë sapo e ndiejnë, struken thellë në strofkat e tyre dhe s’guxojnë të dalin! Për minjtë, s`ka armik më të madh sesa Zonja…
-Ashtu është, – pohonte xha Lili, – Për macen nuk ka rëndësi numri i minjve, ashtu sikurse për ujkun s`ka rëndësi numri i deleve…
Zonja vinte pas meje kudo ku shkoja. Nuk më ndahej edhe kur dilja dhe luaja futboll me shokët me porta të vogla, që ne i thoshim porta “hungareze”, edhe kur kryeja ndonjë porosi të vogël të nënës e babait në dyqanet e lagjes… Madje, ndodhte që, kur unë luaja futboll me shokët, ajo futej në fushë dhe, ashtu si unë, bridhte pas topit, si të donte të më vinte në ndihmë. Ndodhte që u ngatërrohej keq në këmbë lojtarëve të skuadrës kundërshtare dhe, kur skuadra ime fitonte lojën, ata të tjerët ngrinin zërin e thoshin se ne ua kishim marrë me hile fitoren.
-Futët në lojë Zonjën, si “Kalë Troje” dhe na mashtruat! – ulërinte Zezi, që ishte mbrojtës i skuadrës kundërshtare.
Në shtëpinë tonë nuk kishim qen, pasi nuk e ndjenim të nevojshme. Punën e qenit, domethënë të rojës së shtëpisë e bënte Princi, qeni i fqinjit, shtëpia e të cilit ishte thuajse ngjitur me shtëpinë tonë, një gardh me kallama na ndante. Ndërsa Zonja gjuante minjtë në të dy shtëpitë, Princi, si kompensim, ruante shtëpitë ditën dhe natën. Të thuash të drejtën, edhe Zonja, edhe Princi ndiheshin që të dy të lumtur, pasi pjesëtarët e të dy shtëpive kujdeseshin për ta. Ushqimin e hanin ku t`i zinte vakti. Madje ishte kënaqësi të dëgjoje nënën time kur i thoshte fqinjës:
-Sot Princi e hëngri drekën nga ne. Kishim gjellë me mish me patate, i dhamë edhe atij dhe e pashë që u kënaq.
Fqinja, që mbante gjithnjë një buzagaz të lehtë, ia kthente.
-Edhe Zonja ishte me fat sot. Peshkun e bëra tavë me qepë. Nuk kishte të ngopur. ha e ha, sa s`plasi!
-Shumë po bëni për këtë mace! – dëgjova që tha një ditë Duri, kryetari i këshillit.
-Na është bërë si e shtëpisë, – i tha babai. -Madje, – shpjegoi ai, – një ditë, kur djali ishte fare i vogël, as dy vjeç s`i kishte mbushur, Zonja na e shpëtoi nga rrjedha e përroit që kalon afër shtëpisë. Djali duke ecur e duke u zvarritur, kishte shkarë brenda në ujë, por ajo e kishte kapur me dhëmbë nga rrobat dhe s`e lëshonte gjersa kishte shkuar gruaja, pasi kishte dëgjuar të qarat e djalit…- Sidomos kjo histori që dëgjova rastësisht, ma shtoi edhe më shumë dashurinë për Zonjën, e pra, ajo më kishte shpëtuar jetën, ç ‘mund të bënte më tepër!
Por, Zonja, nuk na dhuronte vetëm kënaqësi, ndodhte që na nxirrte edhe ndonjë telash. Halli më i madh ishte kur unë nisesha për në shkollë, sepse Zonja nuk më ndahej. Edhe kur njëherë babai im i lidhi një fashë në sy dhe e mbajti pas vetes, gjersa unë të dilja nga porta jashtme e shtëpisë, Zonja, përsëri, erdhi që erdhi. Kur unë po i afrohesha shkollës ajo më doli përpara. M`i nguli sytë një copë herë, bëri mjau – mjau dhe nisi të ecte pranë meje. Roja i shkollës i mbylli derën dhe nuk e lejoi të futej brenda, por ajo doli diku prapa shkollës. Pikërisht kur mësuese Kulla po na shpjegonte aritmetikë, ajo u hodh te parvazi i dritares dhe, duke i rënë xhamave me putra, bënte mjau – mjau – mjau…
-E kujt është ajo mace e shëmtuar? – pyeti mësuesja e zemëruar.
Të gjithë në klasë kthyen sytë nga unë.
-Jotja është? – m`u drejtua ajo.
-Po mësuese, – iu përgjigja.
-Pse e ke marrë me vete? Me macet dhe maçokët do merrem unë, apo me aritmetikën? Hë, fol!
Unë heshta. Në të vërtetë, mësuesen që e doja shumë, atë çast e mbajta inat sepse e quajti Zonjën “mace të shëmtuar”.
Kur Zonja e bëri zakon ardhjen te parvazi i dritares së klasës sime, mua bashkë me babanë na thërriti drejtori i shkollës. Pasi më qortoi rreptë, ai na paralajmëroi:
-Nëse ju nuk i dilni për zot asaj maceje të pabindur, unë do të kërkojë që ajo të mbyllet në kafaz, atje ku mbahen kafshët trazovaçe.
Unë desha të kundërshtoja, por babai më tërhoqi për mënge që të mos flisja. Kur po ktheheshim në shtëpi dhe unë po qaja nga frika se mos na e merrnim macen dhe na e mbyllnin në kafaz, babai më qetësoi:
-Drejtori nuk e dënon Zonjën, ai është zemër mirë dhe i do kafshët, por ne duhet të nxjerrim mësim nga qortimi që ai na bëri dhe ta disiplinojmë Zonjën, më dëgjove?
-Po, o ba, po, – i thashë duke fshirë me mëngë lotët që më rridhnin faqeve.
Një herë Zonja nuk u duk dy ditë në shtëpi.
-Ka humbur Zonja! – thashë unë duke qarë dhe pashë me sy lutës nga prindërit.
-Qoftë larg, mos ka pësuar aksident! – tha mamaja e merakosur.
-Nuk e besoj se ka humbur, – tha babai, – ajo, Zonjë ka emrin dhe e zonja e vetes është, por kushedi se çfarë do t`i ketë ndodhur. Le të presim…
Pas dy ditësh Zonja u kthye. Si dhe çfarë i kishte ndodhur, ia tregoi babait kapteri i lagjes:
-E kapëm më në fund atë hajdutin e shtëpive! Pale, ai e kishte zakon që vidhte edhe mace e qenë dhe i shiste në tregun e madh të Fierit… Ai e kishte kapur Zonjën tuaj me rrjetë, e kishte futur në thes dhe e kishte marrë me vete. Kishte hipur në karrocerinë e një kamioni që shkonte në Fier, por, kur kishte hapur thesin që t`ia tregonte dikujt, Zonja, kishte kërcyer nga thesi, ishte hedhur nga kamioni në barin anës xhadesë dhe kishte nisur rrugën e kthimit për në shtëpi.
Ky episod u bë lajm në lagje. Të gjithë flisnin për Zonjën.
-Kjo mace është trimëreshë e vërtetë, – thoshin fqinjët, -shyqyr që shpëtoi me kaq! – Edhe fëmijët e lagjes e përkëdhelnin me shumë dashuri Zonjën.
-Kudo që ta çonte ai hajduti, ajo do të kthehej përsëri, – tha xha Lili, njohësi më i mirë i maceve. -Madje, – vijoi ai, – disa popuj të botës e kanë pasur macen si hyjni, për shembull në Egjipt, krye perëndia e atij vendi kishte formën e një maceje. Macja ka nëntë jetë, ajo është kaq e shkathët saqë, ngado që ta hedhësh bie gjithnjë në këmbë, ajo di t`u shmangen rreziqeve, ajo edhe kur fle është në gatishmëri, nëse je me macen dhe ti humbet rrugën, mos u shqetëso se ta tregon macja se si të kthehesh për në shtëpi; ajo është edhe elegante, besnike dhe artiste e vërtetë, ja, kështu si edhe Zonja juaj, – e mbylli fjalën xha Lili, duke rrufitur kafenë me ajkë dhe duke shijuar një kupë plot me gliko, që ia nxori nëna ime ngaqë ai lavdëroi Zonjën.
E kam parë Zonjën edhe të zemëruar. Rrinte në fund të kallamishteve të bahçes sonë dhe as hante dhe as pinte. Nuk donte. Shkaku ishte se ajo kishte lindur gjashtë kotele, por ato ia kishte marrë babai im dhe i kishte shpërndarë nëpër fqinjë. Dy prej tyre ia kishte dhënë xha Lilit. Zonja ta këpuste shpirtin kur qante, ishte e egërsuar, çirrte me thonj gjithçka, teksa vështrimin e mbante te porta jashtme e shtëpisë. Herë-herë dilte, humbiste disa orë dhe në mbrëmje kthehej e kapitur.
-Kërkon kotelet, – thoshte nëna ime me dhembje dhe përpiqej ta merrte me të mirë, duke i ofruar ushqimin e saj të preferuar, sardele, kurse unë e përqafoja fort pas vetes, si të doja t`i thosha se ajo më kishte mua, nuk ishte vetëm, se unë e doja shumë, por jo vetëm unë…
Erdhi koha që Zonja po plakej, ishte holluar e rrudhosur dhe lëvizte më pak.
-Pashë dy minj, atje jashtë, – tha babai një mëngjes.
-Eh, edhe unë, – tha nëna dhe vijoi duke e parë babanë me sy kritik: -Vajtëm dhe i dhamë andej-këndej kotelet e Zonjës, “bëj nder e gjej qeder”, se, ja, tani minjtë po na hedhin valle nëpër sokak. -Edhe Princi i fqinjit, po plaket dhe, në vend që të ruaj shtëpitë fle gjumë gjithë ditën e gjithë natën, – vijoi nëna e merakosur, – një hajdut kishte arritur të futej në oborrin e shtëpisë së fqinjit dhe kishte vjedhur mbrëmë çfarë kishte gjetur, madje edhe ca rroba të varura në tel…Ai vidhte rehat, kurse Princi gërhiste dhe shihte ëndrra me princesha…
-E po, ai Princ e ka emrin dhe princesha do të ëndërrojë, – tha me humor babai dhe vijoi:-Mosha bën të vetën, s`kemi çfarë kërkojmë më tepër prej tyre.
Një ditë nuk e pashë Zonjën në shtëpi. Babai më pa që po e kërkoja i shqetësuar, andej-këndej dhe më tha:
-Mos u lodh kot, ka shkuar atje në fund të bahçes, mes kallamave, rri e përgjumur dhe as ha e as pi, ti e kupton, – më tha ai, – ajo u bë 14 vjeçe, macet afërsisht aq rrojnë. I çoni nga pak ushqim, që të mos ngordhi nga mungesa e ushqimit, na ka shërbyer gjatë tërë jetës.
Unë qaja dhe shkoja herë – herë e i çoja ushqim, por ajo vetëm sa i merrte pak erë, më shihte në sy si të më falënderonte, bënte mjau – mjau lehtë e sa mezi dëgjohej dhe binte në përgjumje. Largohesha prej saj vetëm kur dëgjoja zërin e mamasë.
-Hajde, o bir, hajde se mbete atje te kallamat. Ja, do të marrim një mace tjetër.
-Jo, unë dua Zonjën!
-Edhe ne e duam, por… -Pastaj, si për të më qetësuar nëna tha: -Babai ka biseduar me xha Lilin, të cilit i dhamë dy nga kotelet e Zonjës. Ato janë rritur dhe njërën prej tyre ai do të na i japë ne.
Lajmi ishte disi ngushëllues, sepse bëhej fjalë për njërën nga bijat e Zonjës, gjithsesi, ato ditë isha shumë i dëshpëruar. Sikur vetëm unë! Të gjithë në shtëpi, por edhe fqinjët dhe shokët e lagjes, madje edhe ata të klasës. Të gjithë më pyesnin për shëndetin e saj. Zonja na kishte lënë shumë kujtime…
Pas ca kohësh, edhe kotelja e vogël, u mësua të rrinte pas meje, edhe ajo kishte zakonet e Zonjës, nënës së saj, të cilën e kujtonim sa herë dhe nuk e harronim…
………….
Shënim: 4 Tetori, është “Dita Botërore e Kafshëve”, që nga viti 1925, kur Henrik Zimmermann, organizoi festën e parë në Pallatin e Sporteve në Berlin, ku thuhet se morën pjesë mbi 5000 njerëz. Në vitin 1931, u miratua propozimi i tij për të festuar zyrtarisht 4 Tetorin, si Ditën Botërore të Kafshëve.
Hija e la vetëm njeriun, e braktisi. Pastaj shpejt ajo lëndohet në vetminë e saj. Asnjë fjalë. Asnjeri s’i afrohet, kushdo e sheh tërthorazi, shpejt, kalimthi. Hija e madhe…sa gishti.Hija mbështetet në thuprën e vet ose fshikullon me atë thupër gjunjtë e saj të hirtë. Pas pak fillon t’i ledhatojë, zgjat buzët e veta dhe i puth. Kë puth? Afërmendsh…gjunjtë. Ngre kryet të shoh njeriun. S’sheh njeri. Asnjeri në këtë zallamahi, në këtë përmbytje, në këtë rrezatim të gjirit ishull.Hija kërcen. Asnjë nuk shikon. Asgjë nuk gjen. Oh, ja gjeti hijen tjetër përkrah. Të drejtë e të qeshur, kërcyer një vetull. Sytë shpëlarë. E madhja, hija e parë, për vete një këmbë të ngrirë, të përtharë. Një këmbë zjarrmi … për veten e saj pa asnjeri. Afërith’ kërcen hija e vogël, aty shpupurit flokët. S’po gjen një krehër të quajtur erë a një gugu kukull me fjongë. S’po gjen kund pak dritë të quajtur mesditë. Hija e madhe s’e ça kokën s’e po i këputen sandalet, s’e po i rripen gjunjtë … në katund.Ec, e madhja hije ec, s’u bë që s’u bë me shtat e me shpresë. Ajo e madhe me shtat por tharë si baltë. Si baltë e squllur në mes të qytetit. Ata njerëz që i rrinë asaj rrotull këmbëkryq shfryjnë baltë prej hundëve. Shkundin llohëra ata q’ecin.*Gjithandej hijet u binin kambanave, por askush s’i dëgjon. Sikur t’i kenë veshët prej dylli jo me dyll mbyllur. Rrezet ua tretin shpejt e shpejt dyll e timpan, ua rrëzojnë përtokë si një vijë vezulluese e ndritshme. Kjo vijë vezulluese popullore vjen rreth e rrotull ngrehinës bashkiake, rrëshqet farfuritëse në rrugën e pjerrët për tek stacioni i trenit motmotshëm ngrysur. Aty e mbyll cakun e vet mbështetur tek një lokomotivë. Lokomotiva, pa asnjë motiv greve ose gjyqi, mpakej e mpakej ndryshk, pa i shkuar kujt ndërmend me e heq andej. S’e merr njeri m’sysh. Na duket sikur do t’i hipim së shpejti po kësaj lokomotive. Pastaj do na dalldis, dhembshurojë e dhunoj ky çast sa kërkojmë të zbulojmë se makinisti “o ka ngatërruar shinë o shinat e kanë shtypur në pritje për një dekoratë.E vogla hije luan me karficë, me tollumbacë, qesh gufon, rreket të ngjitej përpjetë, nuk ngjitet, plas. Nuk plas hija vocërr-vocërr, jjjjooo, plas dinakëria përhera, ngado. As dinakëria nuk plas ashtu hapur as qorrthi. Vishet, krekoset, parfumoset përsëmbari, hovshmi.*Stacioni ndihet i gjithi kalimtar, brumbull, breshkë nga hapi i parë tek grushti i fundit. Qyteti vërvit andej-këndej s’pata, flatra, llulla kuvendi, pordhë policie, trumcakë urgjence nga flatrimi fillestar. Drapëri, kombajna e gjumit po gatiten fushave. Po fushat a u mbollën me farë?Gjumi drapër, kombajnë? Ç’korr gjumi? U plaçin sytë hijeve, u plaçin! Na mburren se janë t’urta, na qëllojnë prapthi. Oh, gjumi korr natën e natës gjer në mëngjes çka mbeti nga mërzia i pakët. Çka do ujis e plehëroj mesdita, gjoja përtëritëse dhe mbrëmja e vapshme ndër buzë me dy gisht shëllirë do dallgëzoj, do prehet, rrëmbehej rrëshqas pritave? Gjumi ardhacak i paparë, I përtërirë. Ngre përpjetë mijëra e mijëra keëmbë. Gjinjtë trandafila me noj gjëmb.*Hija e vogël lozonjare, hedh sytë dritare më dritare. Q’andej e përshëndesin tufa borziloku, ndonjë mace dhe tështima pleqsh nga mëhalla “Eja.” Eja se jashtë do gjesh belanë, do gjesh bushtër belanë, po ike nga ne asgjë s’do gjesh.Veçse ndonjë kasapahnë. Kasapahnë ku k’puten koka yjesh dhe lista të gjata plot premtime të rrëmujshme, vende pune dhe buste … të plasura.Hija e madhe shfryn hundët. Pi çaj një dimër të gjatë gjithë bubullima e faj. Nuk lëndohet. Nuk lëndohet se jetoi mugët. Hija e madhe pi verë gjak të ndritur krishti, për të mbajtur frymën gjallë, për të bërë pak banjo Dielli u çel merr hua tek farefisi. Hija ecën drejt, ndonjëherë me këmbalec. Dita e merr ca mbarë, nata e merr për dreq.*Dreqi e mban në t’errët mos t’i mbajnë mëri të tjerët, mos t’ia hanë përtypin kokën mos ta shohin se pastaj ata e bëjnë për uthullvaj, e bluajnë kokërr me kokërr. Hija nuk mpaket veç hije, nuk luan veç domino tespije, hija luan me toka dhe brigje me ura tunele që shembën sa gëzojnë e pagëzojnë thirrjet-hare helmesh. Hija zilepset nga hijet për shëndet e lumenj që shtrihen gjatëgjerë e përlajnë toka, diku pa u ndjerë rrëmbejnë frymë keërthie dhe…epoka. Hija na shëmb e shëmbim, mbledh shpeërndan kuvendin, begatë e brengosje syndjell, kravatë e pelhurë argjendi. Ata që na deshën dikur, dikurshmin e sotmit na përqeshin. Ç’ përbuzje, ç’tallje, torturë ! I mjeri popull, i lumi, askurrë i lumi !!!, I lumi në qivurë…Hija miqësisht jeton, puthet me nekro-batërditë. Nekro-batërditë, nekro-hijet prej zambaku dhe zilie.Hija drobitet duke mbushur me borëra e pellgje rrugët që i shtruam gjysëm, ua vodhëm bukën. Hija daravitet që i lamë prindërit të sfiliten. Hija ndjek hijen, nuk e përzë, hija zë hijen të përqafet me të.Hija këndellet shpejt : gjykatë me rrudhë, doganë udhëtimi pa udhë, fo(rcë)shnjërisht xhamikishë pa bekime e lutje … dredhi e mprehtë këndellet, përtërihet, përmbyt e përmbyset shtet.Po e lë mënjanë hijen bulldoke të gatitet për fushatën e vjeljes së votave.Hija ushqehet me lëpjetë, në hone e në kurbet, duket e zhduket atje…pa gjak e mëmëdhe.*Ç’të bëj hija e vogël? Nata mund ta rrëmbej, t’ia pres flokët. Mund t’ia lyej me salcë buzëhundën. Mollëzat, ah sa do skuqeshin mollëzat, dritat, tështima dhe kolla.Dreq kolla, ç’dreq, mes nesh jeton, heq keq prej nesh. Ia marrim frytin, fytin ia thajmë, kollemi, kollemi, kollemi, shajmë, shajmë, kë shajmë?!Hija, njëherë, është e ndërgjegjshme, më se e ndërgjegjshme në mes të haresë : kur vdes. Po a vdes … ndonjeherë hija, hijeza e saj valënxehtë e bardh’zezë?
Agim Doçi (9 maj 1948, Rrëshen – 23 qershor 2024, Tiranë) ishte një poet dhe autor këngësh i njohur shqiptar.
Është arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.
Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si “Marshi i UÇK-së”, “A vritet pafajsia?”.
Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.
U nda nga jeta në Tiranë më 24 qershor 2024
Nardi, ishte një gjethe vjeshte.
Ishte mëkuar në vogëli, si krejt shokët e tij, me bukën e ëmbël nga iluzionet e jetës së bukur. Me të njëjtat veshje-uniforma, me dashuri prej një Nëne të madhe, ndonëse ai, nuk e kishte parë kurrë nënën e tij biologjike, por e ndjente, diku në shpirt. Kishte me siguri diku, një nënë. Në klasat e larta të tetëvjeçares e kuptoi se nëna e imagjinuar, si edhe për bashkëfatësit e tjerë fëmijë të institucionit “Lulet e së Ardhmes”; nuk ishte veç një nënë ideologjike. Madje, në fëmijërinë e parë, mbante mend se, në prag të Vitit të Ri (Krishtlindjet atëbotë ndaloheshin), kur në Shtëpinë kolektive, vinin mysafirë nga Komitetet, i konsideronin me imagjinatën fëminore, si “dajo”, “xhaxha” ose “teze” të tyre.
Por aso kohe, Zoto Gjikosta nuk e njihte Nardin. Ëndrrat e tij, jo se jo. Shumë vonë, kur Nardi kishte dalë në jetë dhe regjimi i kaluar kishte vite i rënë, diku ishin ndeshur për disa çaste në të njejtin qytet ku banonin. Ajo që i kishte bërë më tepër përshtypje Zotos, ishte buzëqeshja e vecantë e këtij njeriu-nga më të bukurat e më të sinqerta buzëqeshje që kishte parë.
Dhe, si gjethja e një lisi në dimër, Nardi, e pa veten një ditë, pa asnjë mbrojtje. Kur gjente punë, e quante të mbarë ditën. Por një vend si strehë, ku të fuste kokën, nuk po e fitonte dot. Nuk i bënte bisht punës: Herë fatorino, herë punëtor nëpër magazina të qytetit. Ditët e vitet, kalonin. Veç netët në dimëra, i dukeshin tepër të gjata. Megjithëse të gjithë thoshin se kishte ardhur demokracia që i ngrohte të gjithë.
***
Në qytetin pranë lumit dhe jo shumë larg nga deti, Zoto, kishte ndoshta muaj të tërë pa e parë Nardin. Madje, portreti i tij, si pas një xhami opak, i ishte fshirë pak nga pak, prej kujtesës. Por kur Zoto, nga jurist në prefekturë, nisi punë si përfaqësues i zyrës rajonale të Avokatit të Popullit, një ditë Nardi iu shfaq në zyrë. Ishte vjeshtë e tretë. I veshur me një peliçe blu, dalëboje. Me mustaqe të verdha që e bënin edhe më simpatik.
-Jam Nardi. Më thanë: provoje një herë te Avokati i Popullit, si i pastrehë se mbase të del gjë…Ai, mund të ta qajë hallin, më thanë…Dhe unë erdha, o i madh! Nuk e dija që punoni ju këtu, o i madh!…
Dhe buzëqeshja e tij e pafajshme ia mbuloi krejt qënien.
-Po deri më sot ku banon?
-Do të vërtetën? Tallesh, o i madh? Të gjithë e dinë si djalë i qytetit që jam: Ku të mundem. Ehh, do ta dish? Ç’e do? Ka vite qëkurse çdo gjë u privatizua, me magazina, depo, reparte ushtarake, rrobaqepësira…Dimrin e kaluar e shkova me picirën e ngricës dhe borës, brenda në kabinën e një makine saurel që ka mbetur nga koha e Enverit, në Lagjen NR.10….Pa ngrohje. Atje e kam shtëpinë.
-Po më parë ku ke trokitur, Nardi? Ke ndonjë përgjigje me shkrim sesi të janë përgjigjur nga zyrat e shtetit, bashkia, prefektura këtu, qarku?….
-Përgjigje plot, vetëm me gojë. Po ç’të duhen?
-Që të bëjmë një ankesë. Në formën e një ankete…
-O vëlla i Nardit! Unë nuk dua të ankohem për njeri. Dua vetëm një dhomë ku të fus kokën që dimri tjetër, të mos më zërë përsëri në kabinën e saurelit.
-Kuptova…Emri?-nisi të shkruaj Zoto në kompjuter.
-Nardi. I gjithë qyteti më njeh kështu, o i madh po i ploti, është Leonard.
-Mbiemri.?..Atësia..?
-Vjeç?
-Pesëdhjet e shtatë..
-Telefoni?…
-Tallesh, o i madh?Ku e gjeta unë telefonin?!
Ankesa:…”I pastrehë prej dhjetë vitesh….fle ku të mundet si endacak…Institucionet nuk i kanë dhënë asnjëherë përgjigje me shkrim…Ka shkuar strehim në bashki, në Prefekturë, në Qark….Ka tre dimra që fle në një kabinë kamioni të braktisur në lagjen NR.10, në mungesë të një strehimi, sado minimal…Kërkon t’i jepet një mundësi zgjidhjeje si i pastrehë…”
–Ma thuaj adresën…ta shkruaj te ankesa.
-O i madh, po tallesh tani?….Adresa: Kabina e saurelit…Lagjja NR.10…
Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit ia lexoi ankesën dhe i kërkoi ta firmosë.
-Mirë. Po vendos adresën e Zyrës sonë dhe pas dy javësh, këtu, do të mbërrijë një zarf nga Tirana, ku do të vihesh në dijeni për përgjigjet e institucioneve, lidhur me ankesën për strehim, etj…
-Faleminderit shumë, o i madh. Ti e di këtë punë.-tha Nardi me një ton shfajësimi.
***
Sa herë afroheshin zgjedhjet, Nardi ishte entuziast e shpresëplotë për strehimin. Të gjithë i premtonin. Dhe atëbotë, zgjedhje të tilla kishte shpesh. Në këtë klimë ai, ishte vetëm një shifër. Një numër matrikulli. Në listat e specialistëve të koalicionit të majtë ishte numri 399. (Shënimi i listës së veprimtarit militant të ngarkuar nga Shtabi, përbri emrit Leonard, NR: 399-ta : I pastrehë. I Shtëpisë “Lulet e së Ardhmes”. Konsiderohet ‘toni’. Porosia: Me precedencë-bashkë me të tjerët! ).
Në listat e koalicionit të djathtë, për shtetasin Leonard N. shënohej: NR. 545. Premtimi: Lagjja NR.10. Pa shtëpi/banesë. I pastrehë. Endacak. Të shikohet në pallatin e ri të Entit të Banesave! (Porosi e deputetit: Sherefedin Sherefedinaj (d.v)
***
Kaluan pesëmbëdhjetë ditët dhe zarfi i parë nga Tirana, me adresën: “Zotit: Leonard N. Lagjja NR.10, mbërriti në Zyrën e Zoto Gjikostës. Në përgjigje renditeshin se “….shtetasi Leonard N, sipas referimeve të Departamentit të Strehimit dhe Begatisë në bashki, ishte vendosur në listën e pritjes për shyrtimin e mundësisë së sistemimit në godinën e Entit të Banesave e cila pas njëzet viteve me vonesë, aktualisht,…ende nuk është dorëzuar nga investitori …”
Zoto pasi e lexoi, ndjeu një gëzim dhe imagjinonte atë çast fytyrën e Nardit, lumturimin dhe atë shprehjen e tij karakteristike: “ o i madh…”
Por Nardi nuk dukej askund. Dimri i akullt e kishte pushtuar qytetin dhe nëpër rrugë njerëzit e kërrusur vraponin për t’i shpëtuar murlanit që frynte nga katër grykat e maleve mbi rrafshinën e qytetit. Temperaturat kishin rënë 10 gradën nën zero, siç nuk mbahej mend ndonjëherë.
Në Tiranë dhe bashki të tjera, grupe vullnetarësh nisën të shpërndanin batanije dhe ushqim të ngrohtë për të vobektit. Në kronikat televizive asnjëherë nuk thuhej: “për të varfërit e qytetit”. Tani ishin gjetur terma të reja ‘bashkohore’: “vulnerabël”*( i pambrojtur, i ekspozuar ndaj rreziqeve ); “njeri vulnerabël “, “shtresë vulnerabël” *( grup shoqëror me më pak mbrojtje dhe mundësi). Dukej qartë: Në stilin administrativ, gjuha zyrtare tani përdorte eufemizma për të zëvendësuar terma si “i varfër”.
Zoto, ndiqte i trishtuar në TV skenat kur punojës të bashkive të cilësuar si grupe “vullnetare” shpërndanin batanije dhe pako me ushqime për romët e periferisë së qytetit dhe të tjerë nëpër lagje, përfshi Lagjen NR.10. Lajmet rridhnin pa pushim: “Në kushtet e temperaturave që të kujtojnë Siberinë, mbi tetëdhjetë familje rome dhe shtresa të tjera vulnerabële, përfituan sot ndihma në veshje dhe ushqime të shpërndara nga bashkia iks dhe grupet e vullnetarëve.”
Gjithmonë bëhej kujdes që këto grupe të tregoshin nga afër, ku dalloheshin jelekët fosforeshentë me logot e bashkive, ku, “krejt rastësisht”, kamera kapte ndonjë kryetar bashkie, deputet apo politikan që dorëzonte një pako me ushqime ose batanije te njerëz “vulnerabël”. Zoto, i ndiqte nga ekrani i vogël i zyrës skenat e ditëve të fundit nga zonat më të ftohta të Republikës. Pastaj, te vullnetarët u shtuan edhe deputetë dhe ministra. Për shembull: Ministrja e Punëve Publike, Diasporës, Rinisë, Sporteve dhe Arteve të Bukura, u shfaqën në ekran pamje tek shpërndante batanie te dy barinj të një stani me dhi në Grykën e Dragobisë. Të njejtat lajme, dubloheshin me titra vertikalisht, djathtas ekraneve televizive si në një garë: kush e kush t’i jepte i pari.
Kaluan edhe dy javë kur, në zyrën e Zotos mbërriti zarfi i dyë nga Tirana në adresën: “Bottom of Form
Zotit: Leonard N .Lagjja NR.10…pranë Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit, R……”
Në shkresën brenda zarfit, Insitucioni njoftonte qytetarin Leonard N. Se “bashkia në përputhje me politikat sociale dhe strategjinë e strehimit : 2024-2030, e kishte marrë në konsideratë situatën kritike të strehimit të zotit Leonard N. në përputhje me dinjitetin njerëzor dhe strategjinë: 2024-2030 dhe e ftonte qytetarin të paraqitej brenda muajit për plotësimin e formularëve: XXZY, ZZKO dhe MMNX...”
Përfaqësuesi i Zyrës kërceu në këmbë nga gëzimi dhe iu përhit në çast fytyra simpatike e njeriut me peliçe blu të zbardhëlyer dhe me të qeshurën e tij mbresëlënëse.
“ E dija, o madh se ti nuk do të më gënjeje. Ma tha Zoti! Po, si të të falënderoj ty, Leonardi? Nuk kam gjë për mirënjohje! Dhe futi dorën në gjoks brenda peliçes blu.
“ Të të jap zemrën time të pastër, o i madh! Që m’u bëre si vëlla!..”
Doli nga zyra me një mendim: Do ta kërkone me biçikletë nëpër qytet njeriun që priste zarfin e shpresës së madhe. Do të shkonte te Lagjja NR.10 dhe do të pyeste:”E njihni Nardin, Leonardin?Ku ndodhet një kabinë saureli ku ai prej dy vjetësh, banon, këtu në Lagjen tuaj?….”
Rrugës, pa grupe me uniformë fosforeshente…nga fondacioni “Shpresat e Mëdha” dhe pranë tyre kamionçinën me pako ushqimesh. Fotografë dhe kameramanë gjuanin pamjet për t’i hedhur në rrjetet sociale dhe në kanalet TV…..
Në çastin kur po mbyllte portën e zyrës në katin e parë të godinës, syri i kapi një lajm me titra në televizor:
–Në qytetin e R. u gjet pa shenja jete trupi i një 57-vjeçari. Mendohet se 57-vjeçari Leonard N. ka humbur jetën nga të ftohtit . Gjatë natës në R. temperaturat zbritën në -12 gradë celsius.- Leonard N.u gjet në një kabinë të vjetër kamioni, të përshtatur për banesë, pa ngrohje dhe pa ushqim….(Lajm në përditësim…)
Pastaj lajmet ne titra vijonin. –GRUPE VULLENTARESH SHPËRNDANË PAKO ME USHQIME DHE VESHJE PËR FAMILJET VULNERABLE…
“Ne, e vramë Nardin!.-tha me një piskamë të fortë në shpirt, Zoto Gjikosta.
“ Ne të gjithë bashkë, e vramë…”
Më tej në TV pasqyrohej Udhëheqësi i Qeverisë në një takim në Bruksel në kuadër të negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE tok me një delegacion parlamentar.
“ Edhe ti e vrave!-iu drejtua Udhëheqësit, Zoto.
“Edhe ju!-iu drejtua komisionit parlamentar që po pozonte i buzëqeshur për foton e radhës.
E mbylli portën e Zyrës dhe portreti i tij u shfaq i plotë mbi qelqin e saj të kristaltë.
–Edhe ti, edhe ti,-i tha vetes në pasqyrë ku dukej si një pasqyrim lakuriq.
–Të gjithë me hipokrizinë tuaj e vratë me ngrirje Nardin. Tok me buzëqeshjen e tij. E braktisët, e harruat dhe ai, i pafuqishëm për t’ia dalë mbanë, zgjodhi këtë mënyrë jetese, ngase ai, për karakterin dhe edukimin që kishte, nuk do të pranonte t’u nënshtrohej rrugëve të tjera me vjedhje e trafiqe.
Letra me përgjigjen pozitive u bë shuk në xhep nga grushti i Zoto Gjikostës. Për të, ikja e paralajmëruar e Nardit pa faj, ishte vdekje e paralajmëruar e një njeriu, faji i vetëm i të cilit ishte pse mbeti jetim.
Nardi, ishte një gjethe vjeshte. E këputur nga një lis që endet edhe sot, në erërat e ftohta me tatuazhin e ngrirë të buzëqeshjes. ///
—o0o—
Çdo herë botimi i librave tuaj përbën
Lajm, lajm që bërtet,madje dhe krejt
Të veçantë për rubrikat e kulturës në media…
Për dreq, keni qëlluar me pare të madhe
Dhe, i harxhoni gjithë nervozizëm dhe
Padurim majtas – djathtas, për të nxjerrë ata
Librat tuaj të trashë .Por, edhe nëse do t’ju
Mungonin , pa hezituar asnjë çast, paret e
Bukës së kalamajve do të hidhnit n’erë!
Jeni përgjithmonë të dehur nga alkooli
I euforisë, avujt e së cilës ju ngjisin në
Qiellin e shtatë dhe, s’ka burrë t’ju takojë
Me tokën …
Hej, grafomanë grafomanë, kandrra mutande!
Si rregull, promovimi i librave tuaj,zhvi –
llohet në sallat luksoze të hoteleve pesyjesh,
Apo, gjer edhe në sallat klasike të Pallatit të
Brigadave, mes buzëqeshjeve të shtrembra,
Entuziazmit fals,shkumës së shampanjës
Për të cilën,një moderatore,që s’shkulet
Më kurrsesi nga kryeqyteti,propozoi
Në një emision të sajin
Se,mund të pihet fare mirë
Tek ha një tas trahana…
Mes hemorragjisë së tapetit të kuq zhvillohet,
Mes politikanëve,
Që hyjnë me hap të shtrirë e të shpejtë, a thua
Se pale ç’punëra të mëdha e të rëndësishme
Kanë lënë atje, nëpër zyra, apo (bobo !) në terren;
Mes dritës dhe jakave të bardha lëbyrëse
Zhvillohen ato promovimet tuaja, grafomanë;
Gjer dhe presidenti, dora vetë, ka nderin t’ju
Mirësevijë e t’ju urojë . Patjetër; kur presidenti
Mungon për shkak të agjendës së ngjeshur
Shtetërore, vjen kryeministri,me një portret
Të gazmuar, të formatuar enkas për eventin
Me të zbritur nga limuzina …
Promovimi i librave tuaj…
Dhe i prisni të ftuarit në derë një e nga një ,
Ashtu të sheqerosur dhe, s’ka maxhordom
Që t’arrijë prototipin tuaj perfekt…
Mes femrave të shkalafitura t’ekranit, me
Vështrim nën sy, përplot krekosje ;ato promovimet
Tuaja, mes biznesmenëve injorantë
Që kollarja ua merr frymën,
Grave të qeveritarëve, që vdesin për kësi sebepesh,
Që të mundin të sfilojnë me çantat e reja të
Stërshtrenjta në dorë , fustanet bizhutë
Rrëzëllitëse, bythët e tonuara sakaq, fytyrat e
Tërhequra, modelin e ndryshuar të flokëve,që
Më së shumti , ua pëlqejnë dashnorët …
Përurimi i librave tuaj, grafomanë …
Shpesh këto gra e ata të ftuar, asqë e dinë
Për çfarë libri bëhet fjalë; vëzhgojnë, a po
I xhiron ndokush me kamera, që të pozojnë hijshëm
Dhe të ëmbëlsojnë vështrimin …
Ah, promovimet tuaja, grafomanë !
Ah, snobizëm rural , mishelë parfumdjerse e
Krupshme, shtirje dhe hipokrizi të rëndomta ,
Që s’i qorton kush ! Ah, modë e fundit, e shkreta ti
Që s’iu shkon fare grave të pushtetshme
Të pushtetarëve ,grave fatalisht të pacivilizueshme!
Por, ç’rëndësi ka , ç’rëndësi ka ? Ç’pandehni ju,
Moralizuesit se, i fyen dhe i pikëllon grafomanët
Ky fakt ? Hehe, të gjithë televizionet do ta
Transmetojnë eventin, me librin në plan të parë,
Duke e vërtitur ledhatueshëm, teksa kritikët që mërzejnë
Kafeneve, në faqet e gazetave do t’i radhisin xhevahiret
E diterambeve për ju me tepri…
Hej, grafomanë, grafomanë !
Ju lumtë, për besë !
2000
Përtej dritares të një studioje.
Studioja në katin e parë, mund të ndodhej, në katin e tretë, të pestë apo, në katin e njëmbëdhjetë, ngado kishte një artist. Por jo të gjithë, do të kishin të njëjtin fat si ai. Gjergji. I cili pikturonte tablo të guximshme, me rryma të frikshme për kohën. Jo vetëm aq, po aty hynte e dilte Eva Kondi, në dashuri me piktorin. Dy fatkeqësi të mëdha për shtetin e diktaturës, dy mëkate njerëzore të lidhura me njëra-tjetrën, dashuria dhe arti.
Studioja në katin e parë, me absurdin e të vërtetës së kohëve, e treguar mjeshtërisht nga Fatmira Aliaj. E cila pas disa dramave për fëmijë e të rritur, ka në begraundin e saj tre romane, njëri më i bukur se tjetri, të lartësuar në kohë. Romani i parë, “Shpirti i humbur”, mbi temën aq aktuale dhe të dhimbshme të dhunës kundër gruas, e nisur nga shekujt me bëmat patriakale të huazuara prej dogmave pushtuese. Nusja nuk u gjend e virgjër dhe duhej varrosur e gjallë… Në kohët moderne, një vrasje, një humbje pa gjurmë, që nuk do të gjendet kurrë…
Romani i dytë, “Dyzet letra Dashurie”, një prelud dashurie i shkruar në kohët e izolimit total prej kolerës Covid. Vëtëm një shpirt i bukur, mund të kompozoj të tilla mardhënie delikate, në kohë të vështira, kur dashurive nuk mund tu jepej as lamtumira.
Mbresat dhe shija e mirë, lënë nga leximi i këtyre dy librave, më bëri të nisja me ëndje leximin e romanit të fundit, “Studioja në katin e parë”. Temë e njohur për brezin tim, jetuar në diktaurë, dhe midis dy sistemeve. Gjatë leximit, tepër tërheqës, më erdhën në mendje miqtë e miket e mia. Taso, Lumja, Krisanthi, Arbeni, Skënderi, e më tej të përvuajturit në burgjet e tyre të egra, piktorët Edison Gjergo, Ali Oseku, Maks Velo e të tjerë viktima të sistemit të arteve pamore. Nuk mund të numërohen të gjithë artistë, me kalvaret e mundimshme bashkë me dashuritë e tyre. Janaq Paçon, skulptorin që ringjalli Skëndërbeun, i cili, theu nudot e bukura femërore, me duart e tij, urdhëruar nga mashat e diktaturës. Njw vrasje barbare e shpirtit tw artistwve.
Të kallin tmerrin bëmat e socializmit, sistem i cili të çonte në tirani. Rruga që ndoqën në të ashtuquajturin socializëm ishte rruga për në rrobëri.
Sipas Volterit, “disa shkrimtarë e identifikojnë shoqërinë me shtetin, në të tillë mënyrë, saqë nuk të lënë vend për dallim mes tyre, ndërkohë që këto jo vetëm dallohen, por kanë rrënjë të ndryshme. Shoqëria krijohet mbi bazën e dëshirave tona, kurse qëveritë kanë për bazë pamoralitetin; shoqëritë krijojnë mundësi për jetë të lumtur, duke u marrë me bashkimin e ndjenjave tona, kurse qeveritë ndikojnë negativisht mbi lirinë, këto i konservojnë të metat. Të parat stimulojnë bashkëveprimet, të dytat krijojnë dhe thellojnë ndryshimet. Të parat janë mbrojtëse, të dytat xhelate.”
Por jo gjithmonë ndodh kështu, shpesh dhe një pjesë e shoqërisë së inkriminuar, vasale e pushtetit, i shërben atij për të mbijetuar aq gjatë, ashtu si në vendin tonë. Vegla që pushteti i favorizonte duke i mbajtur nën kontroll të rreptë.
“Kryeredaktori e sqaroi, se në artikull ishte trajtuar lindja e rymave moderniste në artin figurativ, evoluimi i tyre, çfar i sollën pikturës botërore etj., po nuk flitej për anën negative të këtij lloj arti, ç’të meta ka, si e deformon artin e vërtetë dhe me ç’forma duhet luftuar për të mosprekur mendjen e studentëve, sidomos të atyre që studiojnë në këtë degë. Pasi u prish fantazinë shijet, të cilat u edukuan dhe u zhvilluan me aq kujdes nëpër programet e shkollave socialiste, në luftë kundër çdo ndikimi apo ryme moderniste dekadente të botës perëndimore.”
Këndvështrimin e saj, si bashkëudhëtare e kohës, autorja e jep përmes personazheve, ku në qendër është Gjergji, piktori i cili akuzohej e përndiqej nga sistemi si një artist i rrezikshëm, akuzohej edhe për paraqitjen e tij jo të zakonshme.
“Ktheu kokën mbrapa: “Nuk ka njeri. Pra, nuk po më ndjekin. Pse duhet të më ndjekin, xhanëm? Unë s’ka bërë gjë, për një palë mustaqe? – tha me vete dhe kaloi njërën dorë mbi to. – S’kam për t’i hequr, o nëndrejtor pyka!”
“E ëma nuk e kishte parë ndonjëherë në atë gjendje. E pyeti e lemerisur, se çfarë i kishte ndodhur, por ai nuk ishte në gjendje t’i shpjegonte…….
Kushedi kur e zuri gjumi. Të nesërmen, kur e ëma rregulloi krevatin, pa këllëfin e jastëkut të lagur. “Ka qarë, – mendoi” …
Të jetosh i përndjekur, me hije që të ndjekin pas gjithmonë, për flokët, mustaqet, fustanet, dashurinë dhe gjithçka, është torturë psikologjike. Monologu i brendshëm e shoqëron shpesh pikltorin. Filozofia e tij me mendësinë e sistemit, nuk taoheshin gjëkundi.
Studioja në katin e parë, përveçse e përgjuar, është një dramë e dhimbëshme, e cila rrjedh si një poemë; për lirinë, dashurinë, dhe humbjet. Të sjella me art, si në tablotë e bukura të piktorëve të kohës, të quajtur dekadentë… Mes shijes së lumturisë e bukurisë, me kthesat tragjike që sjell jeta, duke lënë pas dhimbje e gjurmë të thella në ndërgjegjen njerëzore. Gjendja e brendëshme psikologjike e njeriut, e lënduar nën presionet e vazhdueshme të mendësive anakronike të sistemit dhe përshtatja sipas kërkesave të kohës, është tepër e vështirë për një artist. Sjellë nga Fatmira Aliaj, me një mënyrë të spikatur krijimi.
“Gjergji u drodh dhe ndjeu një keqardhje të papërcaktuar. Përshkoi me sy tërë trupin e vajzës, për të gjetur diçka të sajën ende të papushtuar, sytë i mbetën te gjiri i majtë, që, si duket, i kishte shpëtuar jashtë procesit të “murosjes” si në legjendën e Rozafës me një ndryshin se murosja bëhej nën trupin e djalit. Ngjyra e bardhë prej mermeri dhe forma e ngritur, pak vezake e gjoksit, i nxitën dëshirën për ta prekur…”
Të shkuarën e largët të ngërthyer nëpër rreshta, gjen edhe të tashmen për dashurinë, humbjet dhe vdekjen. Në ëndrra, shfaqen gjithmonë me dëshirën për të qenë vetvetja. Megjithëse, gjithçka rreth tyre ishte e survejuar. Gruaja e dritares në pallatin përballë përgjonte pareshtur.
– “Mirmëngjesi! – u dëgjua një zë vajze
– -Mirmëngjesi!
– -Eva Kondi jeni?:
– Po, unë jam. Më kë flas!
– -Më vjen keq, që duhet të ta them unë, po është për të mirën tënde. Mbrëmë, Viola ka qenë në studion e Gjergjit, për të parë gjoja disa skica, kanë bërë dashuri bashkë, madje ajo ka fjetur atje. Hiq dorë prej tij, sa pa u bërë bolori, pasi të ardhmen ai e ka me Violën, jo me një grua që ka qenë e martuar dhe me një fëmijë.
Eva ngriu në këmbë, nuk arrriti të thoshte asnjë fjalë, sepse telefoni në anën tjetër ishte mbyllur.”
Janë ndjenjat njerëzore, të një ëndrre ledhatare për të parë më tej të ardhmen e cila po shuhej brenda saj. Ajo e adhuronte Gjergjin, po aq shumë edhe ai!
Realiteti në romanin,“Studioja në katin e parë”, pasqyrohet me vërtetësi të frikshme, duke depërtuar thellë mbi natyrën njerëzore. Romani i zonjës Aliaj, na tregon një të vërtetë; se natyra njerëzore, ka ndryshuar pak ose aspak gjatë epokave. Cmira, zilia, kundrejt të mirës, apo shërbimi ndaj të keqes, i tjetërsuan disa syresh, duke i kthyer në kandra.
Shkrimtarja i mëshon fort, mendësisë positive mbi të bukurën dhe dashurinë. Pavarësisht luftrave dhe sistemeve të egra, njeriu normal, vazhdonte të ëndëronte, të dashuroronte, të kërkonte lumturinë. E cila do nëpërkëmbej frikshëm prej diktaturës.
“Djali dhe vajza qëndruan të përqafuar fort, ashtu pa lëvizur, duke krijuar figurën e një “statuje – symbol” dashurie. “Statuja filloi të lëviste vetëm në atë çast, që ndjeu lagështinë e tokës ti depërtonte nëpër trup. Djali u shkëput, hoqi xhaketën dhe ja shtroi nën të vajzës, vetë u ul në gjunjë u shkëput pak deri në gjatësinë e saj dhe, pa e prekur me dorë, filloi t’i puthte flokët, ballin, sytë, kryet.
-O Zot, si mund të zhvlerësohet kjo ndjenjë, deri në atë pikë sa të quhet mëkat! – tha gati më zë Gjergji dhe zgjati trupin drejt, si për t’i hedhur, brenda në ujë mendimet dëshpëruese, gjendjen që po e gllabëronte.”
Fatmira, nuk bën krahasime midis të tashmes dhe të shkuarës. Mbingarkesa e kujtesës që ajo ka si njohëse e mirë e asaj kohe, e përshkruar me mjeshtërinë e së vërteës, shkruar me art. Pikëllimi, hidhërimi, treguar me elegance tragjike, pervalon ligjerimin e saj.
– “Në ekspozitë, ai ka sjellë më të zgjedhurat, i ka seleksionuar, megjithatë edhe këtu ka prej tyre me devijime ideologjike……….
– ja shiko këtë pikturën “Vrasja e Bajlozit”! -iu drejtua ai kolegut. – Njyrat e forta dhe kombinimi i tyre nuk përfaqëson me besnikëri legjendën, por krijojnë një përfytyrim modern., që nuk ka lidhje me kohën kur zhvillohet ngjarja. Bajlozi kur u qëllua, nxirrte gjak të zi, në pikturë dominon ngjyra e kuqe e gjakut. Nuk e ka vënë rastësisht. Për diçka aludon……”
Gjithçka e kaluar në sitën e hollë të “Pallatit të Ëndrave”, ku interpretimet e abu qerimëve, e mark kalemëve, ishin sa qesharake aq edhe ugurzeza.
“Në prag u dukën dy punonjës të Ministrisë së Brendshme të shoqëruar nga drejtori i galerisë. Ky i fundit i tha pastrueses t’i mbyllte të tëra ambientet e hapura të galerisë dhe të largohej……”
Përjetimet e bëmave të kohës gjysmë shekullore, mbi lirinë, artin, dhe dashurinë, mpleksur me fatet tragjike që sjell jeta në kohën e diktaturave. Treguar me një forcë të jahtzakonshme në çastet e saj të zymta. Ku me një vërtetësi të frikshme rrëfen natyrat e ndryshme njerëzore, me mbingarkesën e kujtesës.
“Gjergjin nuk e mbajtën gjatë në paraburgim. I bënë një gjyq shëmbullor. Njërin prej dëshmitarëve që doli kundër tij, nuk e njihte, nuk e kishte parë asnjëherë, ndërsa miku i tij, Arbeni, ishte bërë bashkëpunëtor i sigurimit. Viola kishte firmosur një dekleratë për pikpamjet dhe moralin e tij, por nuk doli në gjyq. Pedagogët, studentët e Institutit të Arteve, edhe të universiteteve të tjera, si dhe intelektualë nga sektorë të ndryshëm të kulturës, i detyruan të shkonin në gjyq, sepse dënimi i Gjergjit shërbente për të gjithë ata që do të guxonin të dilnin kunder vijës së partisë dhe interesave të atdheut.”
Eva nuk dëshmoi, ajo iu nënshtrua dhunës së egër psikologjike dhe fizike, por nuk pranoi asgjë nga letrat plot akuza përgatitur prej tyre. Evën nuk e mposhtën shantazhet e frikshme me gjarpërinjtë që depërtonin në trupin e brishtë. Rezultati ishte kaosi që mbërtheu jetën e saj dhe shumë bashkëkohësve.
Diktatura të shuan megjithsej rreth teje. Problemi është të mbijetosh, edhe pas humbjes së diçaje të çmuar. Në tavalozët e tij, ajo shihte përherë botën e shëndruar në një kaos e cila mbeti e tillë përgjithmonë.
Çdo ditë në një formë apo në një tjetër, humbasim ëndrrat, njerëzit e dashur, kohën, e mpakur të jetës. Duke vrapuar pas të nesërmes për të kapur lumturinë, çelsin e së cilës na e kanë vjedhur. Shërbëtorët e socializmit, janë ç’njerëzor dhe përdhunues. Ku dhimbjet shpirtërore janë më të rënda se ato trupore. Evës, i kujtohet ajo ditë tmerri, në pamundësisë për të fituar mbi të keqen. Kaosi që mbërthen kohën dhe jetën e njeriut, në veçnti të atyre që premtojnë për një botë më të mirë.
“Herë pas here e shikoja në ëndërr, bëja dialog për problemet që më shqetësonin dhe ashtu si tek grafikat e Holbein, ku vdekja vallëzon me të gjallët, edhe vallëzoja me të. …..”
Në studion e katit të parë, gjen dhimbjen, dashurinë, humbjet dhe vdekjen. Këndvështrimi i shkrimtares, si bashkëudhëtare e dy kohëve, ndërton ura lidhëse qëmtuese e shpirtërore të njerëzimit.
“Vura unazën në gisht dhe hapa letrën ta lexoja: “Evës, diellit tim, që më dha dritë në errësirën më vrastare”.
Fatmira Aliaj, ka ritmin dhe formën e saj të tregimit të ngjarjeve, po aq tërheqëse sa vetë forca krijuese. Në këtë botë, gjithçka është thënë, edhe për diktaturat, e rëndësishme është se, si e thua… në kohën kur ndizet drita e inteligjencës. Indinjata e saj ndaj sistemit është një denoncim. Njerëzit, bashkë me pluhurin e rrugës, mbajnë mbi supe dhe pluhurin e kujtesës, kjo i shqetëson shkrimtarët, sepse e shkuara e harruar përsëritet si qerthur, në një formë apo në një tjetër. Për Evën, dashuria, është një forcë e jashtzakonshme në çastet e saj të zymta.
“Kanë kaluar vite dhe unë ende mbaj atë unazë në gisht, si dëshmi e një dashurie të madhe, që lindi dhe mbijetoi në kohën e diktaturës më të egër.”
Një prozë realiste me elemente modernizmi. Me një fund makabër shekspirian. Treguar nga shkrimtarja, me një origjinalitet të veçantë dhe karakter psikologjik, Megjithëse kanë kaluar shumë vite, në vetvete mbart një jehonë pikëllimi, pasi përfytyrimi i saj për botën pati qenë krejt ndryshe. Është studioja në katin e parë, muret e së cilës, flasin të vërtetën…

Nadire BUZO
UNË E DUA SHQIPËRINË
(fragment)
S’kam çiflik e s’kam pallate,
S’kam dyqan me katër kate,
Po e dua Shqipërinë
Për një stan në Trebeshinë,
Për një shkarp e për një gur,
Për një gardh e për një mur,
Për kasollen mbi Selishtë,
Për dy ara në Zallishtë,
Për një lopë e për një gomar,
Për një Balo, një manar.
Unë e dua Shqipërinë
Si bari dhe si fshatar.
Unë e dua Shqipërinë,
Për tërfilin mi lëndinë,
Për një vajzë gjeraqinë,
Dhe për ujët që buron
Nga një shkëm e gurgullon
Nëpër lista gjetheshumë,
Edhe zbret përposh në lumë.
Unë e dua Shqipërinë
Për një lule trëndelinë,
Për një zok që fluturon,
Për bilbilin që këndon
Në ato ferra në ato hije
Këngë malli e dashurie,
Këngë shpirti të helmuarë.
Unë e dua Shqipërinë
Si poet i dhemshuruarë.
Unë e dua Shqipërinë
Që nga Korça e Vraninë,
Ku del bujku që me natë
Me parmendë dhe me shatë,
Mbjell e korr me djell, me hënë
Dhe s’ka bukë për të ngrënë,
Ku nallbani dhe samarxhiu
Mjeshtri, kallfa e kallajxhiu,
Krrusen ditë e krrusen natë,
që të hanë bukë thatë,
Ku hamalli nëpër skela
Ngarkon hekur dhe varela,
Këmbë zbathur, çjerrë
Punon vetëm për të tjerë.
Unë e dua Shqipërinë
……………………………..,
Ku një popull derëzi
Heq e vuan robëri
Po ka shpirtin luftëtar.
Unë e dua Shqipërinë
Si shqiptar e bir shqiptar.
VETVRASJA E NJË TË DASHURIT
Hiqmu nga mendja, vajzë e shënjtëruar
Pse më për ty unë s’jam në këtë botë;
Si një trup i hidhur mbeta i harruar
Që fare s’vlen e drejta sot për sot.
Këtej-andej vete i shkretë duke mejtuar,
Djalërinë e bukur që qaj me lot…
Ajo nën e gjorë t’mos më kish krijuar
Në gojë s’do të kishnja kaq mallkim të plot.
Po ti vazhdo – të lutem n’këtë jetë
Pemët të shijoç me një kënaqsi,
Dhe për mua të shkretin fare mos mejto.
Vetëm nga nj’herë, n’hidhërim, në do
Kësaj bote thueji se një djalosh i ri
Nga faq’ e dheut u çduk… po si ato retë…
SHTRËNGATA
Dëgjoni, dëgjoni,
Nga deti shikoni
Si shfryn e tërbohet,
Si vjen e zgjerohet
Në qiell, në dhé
Kaluar mi ré,
Të zeza si nata,
Shtrëngata.
Nga zalli po ngrihet
Si mal, e përzihet
Me breshër, me shi,
Një pluhur i zi.
Dhe rrotull në det,
Në fshat e qytet
Përhapet rrëmuja
Dhe kuja.
Kush pyet për djalin,
Për lopën a kalin
Një plakë qyqare
Kërkon një manare
Një nuse shikon,
Mos duket përgjon
Në detin e largë,
Një barkë.
Po qielli dhe deti,
Të dy si tërmeti,
Dhe shpesët i ndjek,
Dhe barkat përpjek,
Dhe pemët rrëzon,
Dhe arat shkreton,
Dhe bie mandata
Shtrëngata.
PAS TËRMETIT
S’duken më ar’ e luadhe,
po balt’ e vithisur,
dhe kasoll’ e katundarit
shuar e gremisur.
Po në mes të asaj gremine
ujët rjeth e shkon,
edhe dielli papushuar
rrëmbat i lëshon.
Poshtë e thellë dheu i lashtë
vlagë ka në gji
edhe zemra e njeriut
zjarr e trimëri.
Do të ngjallet prapë jeta
duke lulëzuar
anembanë do përhapet
duke gurgulluar.
Përsëri do të shkëlqejnë
ara dhe bostane
do ja thotë këngës prapë
zemra kapedane.
Do të rrjedhë jeta-plakë
pa fund, pa kufi
dhe do ketë si kurorë
punë e dashuri.
LYPSI PLAK (GJYSHI PLAK)
Po del nga shpella ku e ka hedhur fati,
I mjeri plak i krusur nga mundimet,
I dridhen mjekra, këmbët, gjithë shtati,
Skalitur ka në ballë hidhërimet.
Ja, fill i vetëm udhën merr nga fshati
I urtë, i shëmtuar nga mjerimet.
Trastën në krahë, shkopin mban në dorë,
Shiu me breshër bie e ka dëborë.
Udhës mendon kur ishte si të tjerët:
Me bukë, me kasoll’ e dashuri
Dhe psherëtiu: Oh! S’paska për të mjerët
Në këtë botë vallë Perëndi?
Po ndjen në lukth një posi të prerët
Edhe hedh këmbët plaku me fuqi.
Torbën në krahë, shkopin mban në dorë.
Në një kasolle afër sheh një zjarr,
I ngrohet plakut shpirti si një varr,
Dhe drejt kasolles niset me të katra
Gëzohet edhe qesh edhe makar
Udhës kërcen e hidhet shatra-patra.
Trastën në krahë, shkopin mban në dorë,
Shiu me breshër bie e ka dëborë.
I valon gjaku plakut edhe shikon
Përpara gjithnjë duke çaluar.
Po te dera një djepe ç’e shikon.
I dridhen buzët; buzët duke ngashëryer,
Një gur atëherë këmbët i pengon
Edhe përmbys atje mbetet harruar.
Torbën me krahë, shkopin mban me dorë,
Shiu me breshër bie, e ka dëborë.
KRYENGRITJE NË QIELL 1)
I madhi Zot në qiell të shtatë rrinte
Me engjëjt, kryeengjëj ky rrethuar;
Ish mez’ i natës, flinte e gërhinte
Si një gjyryk vigan i shkatërruar.
Po s’flinte Skënderbeu: me dylbi
Përposh planetin – mëmë ky shikonte,
Dhe sytë i vanë drejt në Shqipëri,
Ku fisi i tij në zgjedhë po lëngonte.
Ja Leshi e Kruja, Mati e Sopoti,
Ja Drini e Vjosa, malet Argjëndare
Ku prapë sokëllinin si qëmoti,
Kudo lëvrinin turma kordhëtare,
Po pa flamur. Sa s’qau Skënderbeu
Shën-Kostantinit, shokut ilirian,
Të gjitha një më një ky ia rrëfeu
I tha kështu viganit ky vigan:
Nga gjum’ i thellë, më duket Arbëria
Sikur po shkundet. A do ngrihet vallë
Që lart nga malet po e ndjell liria
Po njeri s’duket me flamur në ballë,
Sa herë që kam dashur e kërkuar
Të shkoj atje, në ballë të luftoj,
I madhi s’më ka lënë; kam duruar,
Po më nuk më durohet do të shkoj.
U plaka, o Gjergj, – i tha ish perandori,
I fanitet me tmer kudo frëngjia,
Si djaj i duken vapori dhe motori,
Kujton ashtu mos bëhet Iliria.
Eja shkojmë t’i lutemi Shën-Pjetrit
Mos mbyll një sy. E gjetën tejtëhu
Tek po merrej me punën e një tjetri,
Kyçet në bres e mjekrën gjer në gju.
Po nuk dëgjoi. Atëhere si stuhi
Iu hodh Skënderi: “Kur thërret Atdheu,
Nuk pyes për Shën-Pjetr’ e perëndi,
Edhe Shën-Gjergjit ushtën i rrëmbeu
Dhe qerren Shënt-Elliut. Si rrufe
Zbriti në Mat, pështjellë në purpur
Po shkriu me të gdhirë nëpër re:
Mbeti vetëm një usht’ e një flamur.
(1968)
___
1)Shkruar me rastin e nëntëdhjetë vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
POETI
Muor Giove e l’inno del poeta resta
P. Carduçi
Pushoi lahuta, u përgjunj poeti,
Plagët e shpirtit krahët i shkurtuan;
Kundër poetit u vërsul rrëmeti,
Me sharje e shpifje jetën i helmuan.
Po vargu i tij, që popullin ngriti
Në luftë për liri e për fitore,
Që kurdoherë si kushtrim buçiti,
Në zemra u skalit si përmendore;
Dhe, pa lavdi zyrtare e pa kurorë,
Me dritën e Komunës vezullon
Pse zhduken perëndi e perandorë,
Po kënga e poetit s’perëndon.
(1955)
Sejfulla Malëshova u lind më 2 Mars 1900 në fshatin Limar në një familje nënpunësi. I ati Tasim Hoxha, ish nëpunës dogane, në disa pika doganore të Perandorisë Turke. Lame Kodra (pseudonimi i tij letrar), mësimet e para i mori në shkollën turke. Pasi mbaroi mësimet në shkollë unike, i ati e dërgoi në Itali në Gjimnazin e “Shën Mitër Koronës”. Po në Itali filloi studimet për mjekësi. Ai së bashku me studentë të tjerë në Itali, si Anton Ashta, Odhise Paskali etj, themeloi revistën “Shpresa e Atdheut”, revistë cilësore, me tematikë të gjerë dhe tribunë e atdhetarizmës. Aty botoi poezitë e para. Me fillimin e Revolucionit të Qershorit 1924 të udhëhequr nga Fan Noli, Sejfullai ndërpreu studimet dhe erdhi në atdhe, ku megjithë kufizimet e moshës (ish 24 vjeç), u emërua sekretar i përgjithshëm i Qeverisë. Me rënien e qeverisë “Noli” dhe ardhjen e Zogut në fuqi, në dhjetor 1924, si shumë antizogistë të tjerë, shkoi në Bashkimin Sovjetik, Në gusht të vitit 1943 erdhi në Shqipëri. Me çlirimin e vendit drejtoi dikasterin e Arsimit, Propagandës dhe Kulturës Popullore, kurse në Kongresin e I-rë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve u zgjodh kryetar i saj. Më 1955 internohet në Ballsh dhe pasi bëri 3-4 muaj atje, transferohet në Fier dhe vendoset në punë si magazinier duhani në ish Ndërmarrjen e Grumbullimeve, ku punoi deri sa doli në pension. Vitet e pensionit iu bënë më të vështira, sidomos pas vitit 1966, kur si rezultat i Kongresit të 5-të u thellua “lufta e klasave” dhe mjaft njerëz nuk i bënin më shoqëri. Vetëm më 2 mars 1995 nipit të tij iu dorëzua Urdhri I Flamurit Kombëtar i klasit të parë.
11 Qershori i vitit 1971 për qytetarët e Fierit ka qenë një ditë e jashtëzakonshme! Shumë prej tyre kujtojnë se si ecte përmes qytetit mbi një karrocë një arkivol dhe pas tij 3-4 veta drejt varrezave të qytetit. Përcillte motra e vetme të vëllain e shoqëruar nga miku i mirë e i gjendur, Xhafer Vokshi, nga miku tjetër shekullor Mihal Kasneci etj.
SEJFULLA MALËSHOVA
“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…” Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij
Në Gjenevë u përkujtuan dëshmorët Kenan Halimi dhe Njiazi Azemi – lavdia e tyre jeton përtej kufijve të atdheut- Nga ARIF EJUPI
“E mbushe tokën shqiptare me varre”, shpërthimi në gjyq i Koço Plakut kundër Enver Hoxhës! Pushkatimi i inxhinierit më 1976
NARDI, ISHTE NJË GJETHE VJESHTE -Tregim nga Shkëlqim HAJNO
I humbe ata që të votuen. Ma e keqja asht se e humbe fytyrën e nji shqiptareje që nuk tradhton për kolltuk e për luks! Nga Çun Lajçi
Përgënjeshtrohet insinuata më e fundit e Vjosa Osmanit – Në fakt Albin Kurti ka kërkuar që Bondsteel të kthehet në bazë e përherëshme!
Prokuroria i kërkon Gjykatës së Apelit dënimin me 7 vjet burg dhe 300 mijë euro gjobë të ish-presidentit francez Sarkozi
Alarmi nga Hantavirusi, Franca shtron dhe karantinon në spitale 22 persona, patën kontakte në anijen “MV Hondius” me turistin që vdiq!
NATO në alarm, avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë
FOTOT- Trumpi mbërrin në Pekin, presidenti amerikan pritet me ceremoni
Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike
Nigel Farage nën hetim, kreu i partisë “Reforma” dyshohet se mori 5 milionë paund nga një miliarder kriptovalutash
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet