O ju popull i dremitur
O ju popull i damkosur
Popull dam-dam!
Unë ky jam.
Jam Epidamn.
Unë jam Eposi i Shqiptarëve
Elegjia kundër “atdhetarëve!”
Historinë e kalëroj me kuaj
Mësoni tani o të mashtruar.
Kombi s’ndërtohet me qoka
Ujë s’pihet pa punuar toka!
S’po ju flas me gjuhë të huaj
Edhe pse krijoj tinguj me patkuaj.
Unë jam rima xixa-xixa –
Ju ndriçoj me pikëllim!
Fluturoni tani ju o viza
Ju o viza pa zgjatim!
Dëgjoni, dëgjoni o të mjerë
Mjaft u bëtë bashkë veç me të tjerë.
A nuk ju dhimbset Shqipëria?
Po fëmijët që s’dinë se ç’është liria?!
Na ishte njëherë…
Të ndarë përherë.
Besa, ç’besa?!
Gënjeshtër ndër-breza!
Bashkohuni pra më në fund!
Dilni nga ky gjumë – pus i zymtë!
Kur të duheni do të mësoni
Të jetoni e të krijoni.
Unë jam zëri i juaj
Përshëndetin Shqiptarë!
Bashkohuni o të verbuar
Dhe le të thonë, “Fëmijët
Diçka të paktën panë!”

©️EZ2023