VOAL

VOAL

Enton Abilekaj: Këtë qeveri e kanë vendosur për herë të parë oligarkët

September 6, 2021

Komentet

Investigimi- Hetimi për trafikun e drogës përfshin edhe tokat e resortit që shkaktoi “Revolucionin e Flamingove”!

NGA LINDITA ÇELA dhe DRAGANA PECO

Protestat masive kundër një resorti luksoz të planifikuar në Shqipëri kanë hyrë në javën e tyre të tretë dhe pyetjet mbeten rreth investitorëve misteriozë, ndërsa vajza dhe dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë folur të dy publikisht në mbështetje të projektit.

Tani, dokumente gjyqësore nga një hetim për trafik narkotikësh zbulojnë një element të ri shpërthyes në skandalin që ka tronditur qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

Dokumentet zbulojnë se një individ që ka shitur tokë për zhvillimin e resortit, të planifikuar në Lagunën e mbrojtur Vjosë-Nartë, është gjithashtu objekt i prokurorëve në çështjen e trafikimit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, e njohur si SPAK, tha në një deklaratë të 13 qershorit se po kërkonte arrestimin e 20 personave të dyshuar si të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të drogës. Ndërsa deklarata publike nuk i emëronte të dyshuarit dhe nuk përmendte resortin e planifikuar, dokumente të veçanta gjyqësore japin më shumë informacion.

Një urdhër i 10 qershorit nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i siguruar nga qendra anëtare shqiptare e OCCRP-së, SHTEG, vendosi një “sekuestrim parandalues” mbi një llogari bankare që mbante më shumë se 110 milionë euro (127 milionë dollarë). Sipas urdhrit, fondet e kishin origjinën nga shitja e tokës “ndërmjet palëve Artur Shehu dhe Albanian Land Development sh.a.”

Urdhri nuk thotë se kush e kontrollon llogarinë, por dokumentet gjyqësore tregojnë se Shehu ka shitur tokë të destinuar për projektin e resortit. Albanian Land Development është një nga kompanitë e përfshira në zhvillimin e resortit. Gjykata nuk e implikon kompaninë në ndonjë shkelje.

Një urdhër tjetër gjyqësor e identifikoi Shehun si të dyshuar për vepra që përfshijnë pastrimin e parave dhe pjesëmarrjen në një grup të organizuar kriminal. Dokumenti përmend Shehun dhe një të dyshuar tjetër, duke deklaruar se “ka indicie të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në trafikimin e narkotikëve”. Ai specifikon se hetuesit dyshojnë se Shehu ka pastruar të ardhurat e përfituara nga trafikimi i drogës.

Nuk ka asnjë provë që Ivanka Trump, bashkëshorti i saj Jared Kushner, apo ndonjë investitor në projektin e resortit, të ketë pasur dijeni për hetimin e SPAK-ut ose për akuzat ndaj Shehut.

Shehu nuk iu përgjigj pyetjeve të detajuara të dërguara te kompanitë e njohura të tij. Po ashtu, Albanian Land Development nuk iu përgjigj një kërkese për koment lidhur me sekuestrimet e pasurive nga SPAK-u.

Konflikte mbi tokën

 

Shehu dhe Albanian Land Development përmenden gjithashtu në një hetim të veçantë të SPAK-ut, i cili fokusohet posaçërisht te pronat e siguruara për resortin luksoz të propozuar në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë, një lagunë në gadishullin e Zvërnecit, pranë qytetit jugor të Vlorës.

Plazhi i Portonovos dhe peizazhi përreth në zonën e Lagunës Vjosë-Nartë pranë Zvërnecit

Plazhi i Portonovos dhe peizazhi përreth në zonën e Lagunës Vjosë-Nartë pranë Zvërnecit

Një vendim gjykate i datës 31 maj autorizoi urdhra kontrolli në ambiente të lidhura me individë dhe kompani që shitën dhe lehtësuan shitjen e tokës për projektin. Prokurorët pretendojnë se një pjesë e madhe e tokës së caktuar për resortin luksoz ishte përfituar më parë duke përdorur dokumente të falsifikuara. Vendimi, i siguruar nga gazetarët, thotë se Shehu i shiti prona kompanisë Albanian Land Development.

Shehu, në një program televiziv shqiptar, deklaroi se i kishte shitur pronat përmes një ndërmjetësi dhe nuk e dinte se kush ishte blerësi. Ai tha se pronësia e tij mbi tokën ishte “e pakontestueshme”, raportoi Reuters.

Megjithatë, vendimi i gjykatës i 31 majit vëren se ekzistojnë “konflikte të hershme dhe të vazhdueshme me kalimin e kohës ndërmjet disa individëve, banorë të zonës, të cilët pretendojnë pronësinë” e tokës së shitur për projektin.

Vendimi i gjykatës autorizoi kontrollin e banesës së Pëllumb Petritajt, për të cilin prokurorët pretendojnë se ka vepruar si përfaqësues i Shehut në çështjet e tokave.

“Pëllumb Petritaj është dënuar dhe është përballur me procedime të shumta gjyqësore që lidhen me falsifikimin e dokumenteve për prona të lidhura me shtetasin Artur Shehu”, thuhet në dokumentin e gjykatës.

Petritaj raportohet se po apelon dënimet e tij. Ai nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Në një hetim të vitit 2021, OCCRP dokumentoi se si Shehu dhe anëtarët e familjes së tij kishin përvetësuar qindra hektarë tokë përreth qarkut të Vlorës, përfshirë edhe zonën ku tani planifikohet resorti, megjithëse banorët vendas pretendonin se ata ishin pronarët e vërtetë.

Pamje nga Jugu i Shqipërisë
Pamje nga Jugu i Shqipërisë

Shqiptarët janë përfshirë për dekada në pretendime konkurruese mbi pronësinë e tokës, një trashëgimi e komunistëve që shtetëzuan pronën dhe e një vale të mëvonshme grabitjesh gjatë përpjekjeve për ta kthyer atë në pronësi private. Një ish-drejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë i tha OCCRP-së në vitin 2021 se vendime të veçanta gjyqësore shpesh ua kanë dhënë të njëjtën tokë personave të ndryshëm.

Kjo situatë i shtohet një rruge tashmë të vështirë për zhvillimin luksoz, i cili është mbështetur publikisht nga Rama, si edhe nga Kushner dhe Ivanka Trump.

Ndërsa raportimet mediatike kanë sugjeruar se Kushner është i përfshirë financiarisht në projektin e resortit përmes firmës së tij të investimeve, Affinity Partners, OCCRP nuk ka gjetur prova për këtë. Affinity Partners nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Resorti i përshpejtuar

 

I vendosur përgjatë bregdetit të përshkuar nga dielli të Adriatikut, në qarkun e Vlorës, Laguna e Vjosë-Nartës është një nga peizazhet më të paprekura që kanë mbetur në Shqipëri. Së bashku me një manastir shekullor në fshatin Zvërnec, zona është një ekosistem delikat që shërben si strehë për breshkat e detit, pelikanin e rrallë dalmat dhe tufa flamingosh.

Qetësia e lagunës u ndërpre papritur në mëngjesin e 21 janarit, kur një kolonë automjetesh SUV kaloi nëpër fshatrat bregdetare, e shoqëruar nga policia.

Brenda njërit prej automjeteve luksoze ndodhej Ivanka Trump. Media si Balkan Investigative Reporting Network mbuluan vizitën e saj, gjatë së cilës ajo thuhet se ndezi qirinj në Manastirin e Shën Mërisë, fotografoi ligatinat dhe darkoi dy herë me Ramën.

Në një intervistë të mëvonshme, Ivanka Trump u shpreh me entuziazëm për “këtë gadishull të bukur me një lagunë në njërën anë, oqeanin në anën tjetër, plazhe të bukura me rërë të bardhë”.

Menjëherë pas vizitës së saj, qeveria shqiptare miratoi një leje zhvillimi për Zvërnec South Adriatic Development LLC, kompaninë që qëndron përpara projektit të resortit. Dokumentet e regjistrit tregtar zbulojnë një strukturë komplekse pronësie që fshihte personat që qëndronin pas kompanisë.

Me adresë në një kullë të lartë në kryeqytetin Tiranë, Zvërnec South Adriatic Development kishte të listuar një administrator të vetëm shqiptar kur u krijua nga një kompani private holandeze me përgjegjësi të kufizuar, e quajtur Universal Properties Projects B.V.

Universal Properties Projects u regjistrua në World Trade Center të Amsterdamit, në distriktin e biznesit të kryeqytetit holandez, vetëm katër ditë përpara se të themelohej Zvërnec South Adriatic Development. Kapitali themelues i Universal Properties Projects ishte për vetëm një euro.

Dokumentet korporative tregojnë se Universal Properties Projects zotërohej tërësisht nga një kompani tjetër holandeze, Blue Industries Investment Holding B.V. Dokumentet nuk deklarojnë pronarët e Blue Industries Investment, por tregojnë se drejtori i kompanisë ishte një firmë tjetër e quajtur Dutch Trust Management B.V.

Pronarët e Dutch Trust Management janë të paqartë, por dy drejtorët e firmës janë shtetas të Rusisë dhe Bullgarisë, të cilët janë gjithashtu partnerë në një firmë këshillimi financiar me bazë në Amsterdam.

Këto manovra korporative arritën kulmin me një tjetër transaksion më 7 maj.

Sipas një marrëveshjeje për blerjen e aksioneve, Universal Properties Projects shiti 100 për qind të pjesëmarrjes së saj në Zvërnec South Adriatic Development te Sazan Development Holding LLC, një entitet i regjistruar në Katar.

Pronarët përfitues përfundimtarë të kompanisë nga Katari u identifikuan në një deklaratë të regjistrit shqiptar të marsit 2026 si Mohamad Moataz Mhd Ruslan Al Khayat dhe Ramez Mhd Ruslan Al Khayyat. Vëllezërit janë biznesmenë nga Katari, të cilët janë lidhur publikisht me financimin e zhvillimit të resortit shqiptar.

Njëri nga drejtorët e Sazan Development Holding, Mahmoud Mutlak Subhi Abdel Khaliq, ishte gjithashtu i listuar si administrator i Albania Land Development, kompania që bleu tokë nga Shehu, i cili përmendet në hetimin për trafikim narkotikësh.

Një dokument nga regjistri zyrtar shqiptar i pronarëve përfitues tregon se Albania Land Development zotërohet nga Sazan Land Holding dhe se vëllezërit Al Khayyat kontrollojnë kompaninë.

Flamingot dhe pishinat

Instalacion me flamingo gjatë protestës në Tiranë

Instalacion me flamingo gjatë protestës në Tiranë

Rama e ka mbrojtur fuqishëm resortin e planifikuar në Parlamentin shqiptar, duke argumentuar se investitorët nga Katari vijnë nga një kompani me reputacion global. Ai ka theksuar gjithashtu se fondet e tyre të investimit i nënshtrohen mbikëqyrjes kundër pastrimit të parave nga autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.

Zyra e Ramës nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara me email, por ai i tha së fundmi Reuters-it se projekti do të ecë përpara, duke e quajtur investimin e vlerësuar prej 4 miliardë eurosh një “bekim për vendin”.

Rama gjithashtu ka hedhur poshtë publikisht shqetësimet mjedisore, duke deklaruar se lejet e lëshuara deri tani kufizohen në rrugë të përkohshme aksesi dhe aktivitete kërkimore, ndërsa studimet mjedisore janë ende në zhvillim.

Megjithatë, ajo që filloi si një kundërshtim lokal ndaj një zhvillimi të planifikuar në një enklavë bregdetare të mbrojtur është përhapur me shpejtësi në një përballje mbarëkombëtare mbi korrupsionin. Dy hetimet e SPAK-ut vetëm sa i kanë shtuar polemikat.

Tashmë, protestuesit kanë marshuar me pankarta që kërkojnë dorëheqjen e Edit. Të tjerë mbajnë mesazhe si: “Atdheu nuk është për shitje.” Një tjetër pankartë është edhe më e drejtpërdrejtë: “Ju jeni hajdutë.”

Të quajtur “Revolucioni i Flamingove”, protestuesit kanë mbushur bulevardet e gjera të Tiranës, me shumë prej tyre që mbajnë figura rozë të zogjve ikonë për të simbolizuar kërcënimin që projekti i resortit mund të paraqesë për Lagunën e Vjosë-Nartës./Shteg.al

26 ditë revoltë për largimin e Ramës- Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem në protestë!

Mobilizimi qytetar po vazhdon çdo ditë në Tiranë, ndërsa paralelisht janë shtuar edhe reagimet nga figura politike evropiane lidhur me situatën në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një nga zërat që ka shprehur mbështetje publike është eurodeputetja gjermane Jutta Paulus. Ajo ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se planifikon të marrë pjesë në protestën e 28 qershorit në Tiranë.

Deklarata e saj vjen në një moment kur në kryeqytet pritet të zhvillohen aktivitete dhe takime të rëndësishme, ndërsa organizatorët e protestës kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.bw

VIDEO- Adrian Goldberg analyses the protests with Gezim Alpion: Albania’s Flamingo Revolution- The Trump Connection

Albania has witnessed nightly demonstrations against the development of a luxury resort on the unspoilt Sezan Island by – amongst others – Donald Trump’s daughter Ivanka and son-in law Jared Kushner.

Protestors have gathering nightly in the capital Tirana to the oppose the plan, which threatens to disrupt a key habitat for migratory birds, endangered species such as Mediterranean monk seals, sea turtles and, yes, flamingos.

 

Adrian Goldberg analyses the protests with Gezim Alpion, a sociologist from Birmingham University and Scott Lucas – professor of US and international politics at the Clinton Institute, University College, Dublin

Produced by Adrian Goldberg and Harvey White in Birmingham, UK

Vajza e Tahir Sinanit reagon ashpër pas postimit të Taulant Ballës: E vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën

Vajza e Tahir Sinanit, dëshmorit të luftës në Kosovë, ka reaguar ashpër pasi Taulant Balla e përfshiu atë në një listë me emra mercenarësh të UÇK.

 

Rugova Sinani shkruan se ky është një poshtërim i rëndë për babanë e saj, komandantin legjendar të UÇK-së.

“Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht t’i duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do ua thyejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb,” u shpreh ajo.

Reagimi i plotë:

Sapo pashë letrën e publikuar nga Taulant Balla, kinse një listë me emrat e marcenarëve në UÇK, se kështu i quaka ai luftëtarët e lirisë. Një letër gjysmake, pa specifika, ku në krye qëndron emri i babait tim, Heroit të Kombit Tahir Sinani. Njeriu që sakrifikoi çdo gjë për çeshtjen kombëtare, çlirimtari i tre luftërave. Sot Taulant Balla, një mbetje e Politikës shqiptare, përdhos dhe fyen emrin dhe gjakun e babait tim.

TURP!!!!

Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht ti duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do ua thyejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb.

Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. E në qoftë se nuk e njeh ti Tahir Sinanin e njeh gjithë shqiptaria. Ai shkoi me lavdi po ti ça do lësh mbrapa?! Turp për ty!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Detyra juaj është të mbroni të drejtat e veteranëve, të familjeve të dëshmorëve dhe vlerave të luftës dhe jo të merreni me politikë nën petkun e UÇK-së nëpërmjet kësaj organizate. Përndryshe të shpërbëheni menjëherë si grup drejtues dhe të drejtohet nga persona që ia dinë vlerën luftës e gjakut të dëshmorëve.

Pas gati 25 vitesh nga rënia dëshmor e babit të përjetosh këtë poshtërim është e rëndë! bw

Gazetarja e CNN Isa Soares publikon mesazhet e qytetarëve shqiptarë kundër Ramës: Ka dështuar si kryeministër! Korrupsion masiv, largim i të rinjve dhe varfëri

Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka ndarë në rrjetet sociale një seri mesazhesh të dërguara nga protestues shqiptarë, të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së qeverisjes së vendit.


Në postimin e saj, Soares bëri të ditur se prej javësh ka marrë dhjetëra mesazhe nga qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë. Ajo theksoi se ka vendosur të publikojë disa prej tyre, duke ruajtur anonimatin e autorëve.

Në dëshmitë e publikuara, protestuesit kritikojnë qeverinë e Edi Ramës për atë që e cilësojnë si mungesë transparence, korrupsion, keqmenaxhim të pasurive publike dhe mungesë të mundësive për të rinjtë. Sipas tyre, pakënaqësia nuk lidhet vetëm me debatet e fundit për projekte të caktuara zhvillimore, por është rezultat i problemeve që janë akumuluar gjatë viteve të fundit.

Disa nga mesazhet e publikuara e akuzojnë Ramën se ka dështuar të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve për një qeverisje më të drejtë dhe më të përgjegjshme. Të tjerë ngrenë shqetësime për largimin masiv të të rinjve nga vendi, nivelin e pensioneve, gjendjen e sistemit shëndetësor dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare.

Protestuesit shprehen gjithashtu kritikë ndaj projekteve që prekin pasuritë publike dhe zonat e mbrojtura, duke kërkuar më shumë llogaridhënie dhe konsultim me qytetarët për vendime që, sipas tyre, ndikojnë në të ardhmen e vendit.

2

isa soares 3

isa soares

isa soares

isa soares 6

isa soares

isa soares 8

isa soares 9

isa soares 10

isa soares 11

isa soares 12

Mesazhet e qytetarëve të përkthyera në Shqip:

1.
“Por të mos e reduktojmë zemërimin e shqiptarëve vetëm te një ishull. Ky ishte thjesht pika që derdhi gotën. Shqiptarët kanë dalë në rrugë për shkak të korrupsionit të përhapur, largimit masiv të të rinjve, varfërisë, kapjes së institucioneve publike, privatizimit të pasurive publike, mungesës së meritokracisë dhe ndjesisë gjithnjë e më të madhe se zëri i qytetarëve nuk dëgjohet më. Ishulli është vetëm simboli më i fundit i një frustrimi që është grumbulluar prej vitesh.”

2.
“Ai ka dështuar në detyrën e tij kushtetuese si kryeministër për të garantuar një zhvillim të sigurt dhe të drejtë të vendit tonë të bukur.”

3.
“Jam thellësisht i/e zhgënjyer dhe i/e zemëruar me Qeverinë e Shqipërisë për grabitjen e tokave, privatizimin dhe shkatërrimin e zonave të mbrojtura të Shqipërisë, përfshirë Lagunën e Nartës, një nga ekosistemet më të çmuara të vendit dhe habitat jetik për flamingot. Kryeministri Edi Rama po përdor termin ‘zhvillim’ për të maskuar shkatërrimin e tokave publike dhe zonave të mbrojtura, duke i kthyer ato në projekte resortesh luksoze në shërbim të oligarkëve të fuqishëm me rekorde kriminale. Revolucioni i Flamingove, pra qytetarët shqiptarë, janë kundër shkatërrimit të zonave të mbrojtura, dobësimit të mbrojtjes mjedisore dhe shitjes së trashëgimisë natyrore të Shqipërisë pa llogaridhënie të duhur publike. Jam i/e tërbuar dhe i/e neveritur nga marrëdhënia transaksionale e Edi Ramës me familjen Trump, duke tentuar të shesë Ishullin e Sazanit vetëm për të fituar besimin e familjes Trump pas deklaratave të tij të mëparshme ‘Zoti na ruajt nëse fiton Trump’, si dhe në këmbim të lidhjeve të tij historike me familjen Soros.”

4.
“Ajo që ndezi protestën nuk ishte vetëm grabitja e tokës. Ishte pushteti absolut që kjo qeveri ka prej më shumë se 13 vitesh. Një pushtet që përdoret për të ndryshuar ligjet sipas interesave personale, ndërkohë që spitalet mbeten në gjendje tepër të rëndë. Pacientëve me kancer në spitalet publike u mungojnë ilaçet kryesore për trajtimin e tyre. Mijëra familje në qytete të tjera përveç Tiranës jetojnë në varfëri të plotë. Praktikisht po jetojmë në një diktaturë; mediat kryesore janë blerë nga qeveria dhe nuk janë më të pavarura. Njerëzit, pronarë të tokave prej më shumë se katër brezash nga jugu deri në lindje të vendit, po zhveshen nga pronat e tyre. Flamingot ishin thjesht pika e fundit. Partia kryesore opozitare është bashkëfajtore me qeverinë aktuale. Flamingot ishin pika e fundit. Ne, populli shqiptar, themi: mjaft është mjaft! SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE!”

5.
“E ardhmja e një kombi i përket popullit të tij dhe kur qytetarët bashkohen për demokraci, llogaridhënie dhe një jetë më të mirë, zëri i tyre nuk mund të injorohet përgjithmonë. Lufta vazhdon jo vetëm nga zemërimi, por edhe nga shpresa për një Shqipëri më të drejtë, më të fortë dhe më të begatë.”

6.
“Njerëzit po kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe respekt. Ata po kërkojnë një qeveri që u shërben qytetarëve dhe jo interesave politike. Ata po kërkojnë institucione demokratike të lira dhe të ndershme që pasqyrojnë vullnetin e popullit. Kjo lëvizje nuk ka të bëjë vetëm me vështirësitë ekonomike. Ka të bëjë me dinjitetin. Ka të bëjë me të drejtën e çdo shqiptari për t’u dëgjuar, respektuar dhe përfaqësuar. Asnjë qeveri nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e qytetarëve që qëndrojnë së bashku në mbrojtje të të drejtave dhe të ardhmes së tyre. Mesazhi nga rrugët është i qartë: njerëzit nuk do të heshtin dhe nuk do të heqin dorë nga lufta e tyre për drejtësi, mundësi dhe një Shqipëri më të mirë.”

7.
“Sot, mijëra qytetarë po ngrenë zërin kundër korrupsionit, varfërisë, padrejtësisë dhe viteve të premtimeve të thyera. Ata protestojnë për pensione të drejta, kujdes shëndetësor të përballueshëm, paga dinjitoze, arsim cilësor, infrastrukturë funksionale dhe shërbime sociale që çdo qytetar meriton. Për një kohë shumë të gjatë, shumë shqiptarë janë ndjerë të injoruar nga ata që janë në pushtet. Ata kanë parë kostot e jetesës të rriten ndërsa mundësitë zvogëlohen. Kanë parë akuza për korrupsion, skandale dhe hetime që përfshijnë zyrtarë publikë, ndërkohë që familjet e zakonshme luftojnë për të përballuar jetesën.”

8.
“Populli shqiptar ngriti zërin dhe po pyet: Si mund të flasë një kryeministër për progres afatgjatë kombëtar, për shitjen e tokave tona, zgjerimin e turizmit dhe integrimin europian, kur vetë vendi vazhdon të jetë thellësisht i prekur nga korrupsioni, pabarazia, shërbimet publike në dështim dhe një sistem ekonomik që gjithnjë e më shumë duket se u shërben interesave oligarkike dhe jo popullit të zakonshëm?”

9.
“Një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të çdo qeverie është garantimi i aksesit në kujdes shëndetësor cilësor për qytetarët e saj. Megjithatë, në vitin 2026, spitalet në Shqipëri vazhdojnë të vuajnë nga infrastruktura e pamjaftueshme, mungesa e pajisjeve mjekësore, mungesa e mbajtjes së stafit të kualifikuar, pagesat e ulëta për punonjësit e shëndetësisë dhe shërbime që shpesh nuk arrijnë standardet minimale. Qytetarët detyrohen të kërkojnë trajtim jashtë vendit, të paguajnë privatisht për kujdesin e domosdoshëm ose të pranojnë një sistem shëndetësor që nuk garanton vazhdimisht dinjitet dhe siguri. Punëtorët vazhdojnë të marrin paga të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e kostove të jetesës, ndërsa pensionistët detyrohen të mbijetojnë me pensione që nuk pasqyrojnë realitetin e inflacionit, kostove të strehimit, ushqimeve dhe shpenzimeve shëndetësore. SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE!”

10.
“Kam studiuar në Shtetet e Bashkuara dhe mora vendimin e vetëdijshëm të kthehem në Shqipëri sepse besoja se mund të ndërtoja jetën time këtu. Kohët e fundit e vë në dyshim këtë vendim pothuajse çdo ditë. Kjo protestë ka të bëjë me shumë më tepër sesa një resort luksoz. Ka të bëjë me faktin se po e shohim vendin tonë të bëhet gjithnjë e më i paarritshëm për njerëzit që jetojnë në të. Çdo projekt i diskutueshëm shitet si ‘zhvillim’, por ajo që marrim janë resorte ultra-ekskluzive ku shumica e shqiptarëve nuk do të mund të hyjnë kurrë, ndërsa të rinjtë vazhdojnë të largohen sepse nuk shohin të ardhme këtu. Qeveria nuk ka dhënë pothuajse asnjë transparencë apo shpjegim publik për projektin e Zvërnecit, vetëm pritshmërinë që ne duhet të besojmë edhe një tjetër ‘investim strategjik’. Ne nuk po protestojmë sepse jemi kundër investimeve.”

11.
“Ne po protestojmë sepse jemi lodhur nga dhënia e tokave publike, natyrës së mbrojtur dhe burimeve kombëtare pa llogaridhënie dhe pa debat të mirëfilltë publik. Jemi lodhur duke na thënë se kjo është përparim, kur edhe një herë përfitimet duket se u përkasin të gjithëve, përveç njerëzve që e quajnë këtë vend shtëpinë e tyre.”

Mesazhi përmbyllës i Isa Soares:
“Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja.”

gsh

Protestat e fuqishme kundër Ramës, ish-ambasadori Roland Bimo: Anëtarëve të PS do t’u vijë turp, njëlloj si komunistëve në vitet ’89-’91

Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar protestat e fuqishme prej gati një muaji të qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama. 


Në një emision televiziv, ish-ambasadori u ndal edhe te sjellja e deputetëve dhe anëtarëve të PS ndaj protestës dhe mburojës që po i bëjnë kryeministrit Rama.

Ai u shpreh se ata do kujtohen me turp në të ardhmen, njëlloj si komunistët e në vitet e fundit të regjimit që u bënë mburojë e diktaturës para rënies së komunizmit në 1991.

Sjelljes së tyre shton Bimo u ka kaluar koha përballë qytetarëve shqiptarë.

Ish-ambasadori Roland Bimo: Dhe kam përshtypjen se me kalimin e kohës anëtarëve të Partisë Socialiste do t’u vijë turp siç do t’u vijë turp anëtarëve të Partisë së Punës në vitet 89 90 91, kur ndonëse u shërbenin me shumë zell një partie së cilës i kishte kaluar koha edhe sot anëtarët e Partisë Socialiste i shërbejnë me zell të cilës duket se jo i ka kaluar koha sot si formacion politik, por i ka kaluar koha si mënyrë sjelljeje përballë qytetarëve të vet. Dmth, unë këtë ndiej që është një forcë politike e cila nëse 10-15 vjet më parë përfaqësonte përparimin, zhvillimin, progresin. gsh

Ish-ministri Ndre Legisi mbështet kritikat ndaj kryeministrit: Nxjerrja e PS nga llumi ku e futi Rama detyrim i socialistëve të kohëve të vështira

Ish-ministri socialist Ndre Legisi ka reaguar mes protestave që prej javësh po zhvillohen kundër kryeministrit Edi Rama, duke mbështetur publikisht qëndrimet e ish-deputetit dhe themeluesit të FRESSH-it, Ilir Zela.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Legisi u shpreh se socialistët kanë detyrimin të nxjerrin Partinë Socialiste nga situata ku, sipas tij, është zhytur gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Edi Ramës.

“Nxjerrja e Partisë Socialiste nga llumi ku e futi Edi Rama është detyrim i socialistëve të viteve të sakrificave”, shkroi Legisi.

Reagimi i tij vjen pasi Ilir Zela deklaroi se protestat e të rinjve për demokraci, llogaridhënie dhe ndryshim janë të drejta, ndërsa akuzoi qeverisjen aktuale për autokraci, korrupsion dhe largim nga vlerat tradicionale të së majtës.

Legisi duket se ndan të njëjtin shqetësim për gjendjen e Partisë Socialiste, në një moment kur zërat kritikë brenda kampit socialist po bëhen gjithnjë e më të dukshëm mes kërkesave për ndryshim politik dhe largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë dhe i PS-së.

Në të njëjtën linjë ishte dhe ish-zëdhënësi i kryeministrave socialistë dhe ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi. Në postimin e Zelësai shkruan se do të ishte njësoj sikur ta kishte shkruar vetë.

“Kryeministri midis Perandorit dhe Gangsterit”, ish-zv.ministrja e PS shpërthen kundër Ramës: “Albanian Files” celebrim i pushtetit të tij, kullat po ngrihen me paratë e drogës!

Ish-zëvendësministrja e qeverisë së Partisë Socialiste, Irena Beqiraj, ka lëshuar një lumë akuzash të rënda në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke analizuar librin “The Albanian Files”.

Përmes një analize të mprehtë, Beqiraj e zhvesh këtë libër nga petku i “suksesit”, duke e cilësuar si një dëshmi të një qasjeje prej “Perandori Romak”. Sipas saj, arkitektura po përdoret nga Rama si një mjet estetik për të fshehur mungesën e zhvillimit real dhe për të mbajtur status quo-në, ndërsa investitorët që jetësojnë këtë vizion përzgjidhen pa garë dhe mes tyre nuk mungojnë pastruesit e parave të pista të drogës, fakt ky i zbuluar edhe nga dosjet e SPAK.

Beqiraj bën një paralele historike me perandorët romakë dhe monarkët autokratikë, duke kujtuar fjalët e fundit të Neronit: “Çfarë artisti po humbet bota me mua”. Sipas saj, prirja e Ramës për shkëlqim perandorak nuk e bën atë një perandor, por një administrator të përkohshëm që ka harruar se për kë shërben.

“Albanian Files, libri që Kryeministri Rama tundi përpara gazetares së CNN-it si provë e zhvillimit, është një përmbledhje e rrëfimeve të arkitektëve më të mirë të botës të zgjedhur pa garë nga Kryeministri. Të paguar sa kanë kërkuar nga investitorë të cilët po ashtu kanë përfituar tokë publike, lehtësi administrative dhe fiskale pa garë po sërish nga Kryeministri… Ai libër nuk është gjë tjetër veçse celebrimi i pushtetit të supozuar të një njeriu, më shumë sesa tregues i zhvillimit të vendit.

Ndërkohë, sipas hetimeve dhe dosjeve të publikuara të SPAK, del se tek investitorët që Kryeministri zgjidhte për të jetësuar vizionin e tij nuk mungonin pastruesit e parave të pista të drogës. Ky fluks parash ka rritur ofertën monetare 2.5 herë më shpejt se rritja ekonomike, duke krijuar një ndjenjë të rreme stabiliteti përmes rritjes së çmimeve të ndërtesave në vend të ekonomisë reale”, u shpreh ajo.

Në mbyllje të reagimit të saj që ka ngritur peshë rrjetin, ish-zyrtarja e lartë, nuk i kursen epitete tejet të rënda për kreun e ekzekutivit, duke e cilësuar atë jashtë kornizave të një udhëheqësi apo patrioti.

“Kryeministri ynë i zhurmshëm, impulsiv, i pamatur… vështirë se meriton titullin politikan, patriot, apo edhe udhëheqës. Ai është një gangster që luan shpëtimtarin, i cili ka vendosur të jetësojë emrin e tij metë godinat e larta të ndërtuara me paratë e drogës, (për disa edhe të bukura) por me dëme të parikuperueshme ekonomike edhe psikologjike për shoqërinë tonë”, tha Beqiraj. bw

DEKLARATË E GRUPIT KORDINUES TË PROTESTËS: LUMI LANA TË QUHET “LUMI RAMA”

DEKLARATË

Duke marrë parasysh gjendjen e Lumit Lana dhe duke pasur parasysh se protestuesit janë etiketuar gjatë më shumë se tre javëve me çdo lloj fyerjeje, nga “derra” e “sorra” deri te mesazhi i famshëm “fuck you” i artikuluar së fundmi ndaj kritikëve në median ndërkombëtare, propozojmë që, deri në një njoftim të dytë, Lumi Lana të quhet simbolikisht “Lumi Rama”.

Ky propozim bazohet në një logjikë të thjeshtë: një lumë që mbledh gjithë ujërat e zeza të Tiranës meriton të mbajë emrin e njeriut që ka drejtuar vendin për 13 vjet dhe vetëm vjell vrer për çdokënd që mendon ndryshe e kërkon llogari prej tij. Aq më tepër që Lana është katandisur kështu i qlelbur në këto 26 vjet kur Rama ka qeverisur si Kryebashkiak e Kryeministër. Në fund të fundit, kolektori kryesor politik i korrupsionit, arrogancës, propagandës, klientelizmit dhe kapjes së shtetit ndodhet në Kryeministri.

Theksojmë se kjo është një masë simbolike dhe e përkohshme. Nuk kemi asgjë kundër emrit historik Lana. Përkundrazi, sapo të largohet Rama nga pushteti, të vendoset kolektori i vjedhur në funksion, të pastrohet lumi dhe të marrë fund ndotja kronike e tij, do t’i rikthejmë menjëherë emrin që ka mbajtur ndër dekada.

Ftojmë qytetarët, mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale që, si formë proteste simbolike, ta përdorin emrin “Lumi Rama” deri në rehabilitimin e plotë të lumit dhe rivendosjen e normalitetit institucional në vend.

Nga sot, sa herë të kaloni pranë Lanës, kujtoni se problemet nuk rrjedhin vetëm në shtratin e lumit. Ujërat e zeza të Tiranës përfundojnë në Lanë, por kolektori kryesor i Shqipërisë ndodhet në Kryeministri tek Rama.

Foto me IA

Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

Pamje nga protesta e 15 marsit 2025 në Beograd, ku dyshohet se është përdorur topi zanor.

 

Svetllana Bozhiq-Krainçaniq, Sonja Goçanin

“Në vend që të ndiqet fajtori, merren në pyetje viktimat”.

Kështu shprehet Millosh Bllanusha nga Beogradi – i cili më 15 mars 2025 u gjend në qendër të ngjarjes ende të pazbardhur, të quajtur “topi zanor” – pas nisjes së një hetimi të ri.

Një kthesë e re në këtë rast u bë nga Prokuroria e Lartë Publike këtë muaj, me hapjen e një hetimi për të përcaktuar nëse turma që vrapoi në panik nga një rrugë në qendër të Beogradit, gjatë një proteste kundër qeverisë, ishte “simulim” i planifikuar paraprakisht.

Lëvizja studentore i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si “një tjetër gënjeshtër dhe shmangie të vëmendjes nga çështja thelbësore” se çfarë ka ndodhur realisht.

Në ditët e para të hetimit, policia kreu bastisje nëpër banesa dhe zhvilloi disa intervista informative.

Analisti ushtarak, Aleksandar Radiq, ishte i pari që u mor në pyetje dhe ishte ndër të parët që, pas ngjarjes së marsit, doli me vlerësimin se “policia kishte përdorur armë zanore kundër demonstruesve”.

Radiq vlerëson se “pushteti po përpiqet t’i akuzojë studentët dhe qytetarët për një simulim të supozuar të ‘topit zanor’, sepse ka një problem serioz me Kombet e Bashkuara dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”.

OKB-ja, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni Evropian kanë bërë disa herë thirrje për hetime transparente.

Vetë hetimi për ngjarjen e 15 marsit 2025 është ende në fazën fillestare, para-hetimore, pranë Prokurorisë së Parë Themelore Publike, e cila ka thënë se ka mbledhur rreth 170 dëshmi gjatë më shumë se një viti.

Atë ditë, mijëra njerëz u shpërndanë me vrap derisa nderonin viktimat e shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Pjesëmarrësit raportuan për një tingull të fortë dhe për dridhje të pazakonta që i detyruan të largoheshin.

Ndërsa autoritetet njoftojnë se do të ketë edhe intervista të tjera informative me personat që kanë pretenduar se është përdorur armë zanore, sektori civil në Serbi paralajmëron për një “përmbysje absurde të tezave”.

Radiq akuzon Agjencinë e Sigurisë Ushtarake

Pas bastisjes së banesës së tij dhe marrjes në pyetje, më 22 qershor, analisti ushtarak, Aleksandar Radiq, u kontaktua edhe nga policia ushtarake, për kontrollimin e kompjuterëve të tij.

Radiq tha për agjencinë serbe të lajmeve Beta se beson që pas bastisjes së banesës dhe thirrjes për intervistë informative, qëndron Agjencia e Sigurisë Ushtarake (VBA), e cila, sipas tij, prej kohësh e ndjek, e pengon në punën e tij dhe e frikëson.

“Kanë frikësuar edhe njerëz nga rrethi im, më kanë ndjekur nëpër kafene dhe, kështu, kanë treguar një nivel të lartë obsesiviteti”, tha Radiq për agjencinë Beta.

Avokati i tij, Stefan Qorda, tha se policia ka kontrolluar në detaje gjërat e Radiqit “sikur të ishte ndonjë kriminel i madh”.

Vuçiq paralajmëron intervistime të tjera

Në orët kur policia, me urdhër të Prokurorisë, po merrte në pyetje Radiqin, u deklarua edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur për televizionin Informer, ai tha se “të gjithë ata që kanë pretenduar se pushteti ka përdorur ‘top zanor’, do të thirren për të dhënë deklarata”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Rasha Nedelkov, drejtor programor i organizatës joqeveritare CRTA, e cila ka mbledhur dëshmi nga qytetarët për këtë ngjarje, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka frikë nga “thellimi i presioneve dhe hakmarrjes”.

“Makineria propagandistike e pushtetit ka nisur një ofensivë dhe fushatë lidhur me ‘topin zanor’, me qëllim që t’i bëjë viktimat agresorë dhe t’i bindë qytetarët se ajo që kanë përjetuar me sytë dhe trupat e tyre, nuk ka ndodhur fare”, thotë ai.

Që nga 19 qershori, kur Prokuroria e Lartë Publike njoftoi se po niste hetimet, Vuçiq, për dy ditë rresht, falënderoi Shërbimin e Sigurisë Ruse (FSB), i cili, sipas tij, së bashku me shërbimin serb, ka konfirmuar se në protestë nuk është përdorur “top zanor”.

Në një raport pa nënshkrim, të publikuar në prill të vitit të kaluar në faqen e Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë (BIA), thuhet se pajisjet zanore që posedon policia, janë testuar mbi qen në poligonin e BIA-s.

Në raport thuhet se mund të konstatohet “në mënyrë kategorike” se nuk ka pasur përdorim të armës zanore.

Po ashtu, sugjerohet se qytetarët në protestë janë shpërndarë si rezultat i një veprimi të koordinuar – se në vendin e ngjarjes ka pasur “një numër të madh njerëzish agresivë që kanë ndjekur një skenar të caktuar”.

“Raporti i FSB-së – shuplakë për partnerët në BE”

Nedelkov, nga organizata CRTA, vlerëson se ky raport është “i turpshëm për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Që ne të konsultohemi me FSB-në në këtë moment gjeopolitik, është një qëndrim politik dhe një shuplakë për partnerët në BE”, thotë ai.

Serbia ka vazhduar të mbajë marrëdhënie miqësore me Rusinë edhe pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër saj.

“Unë nuk shoh asgjë profesionale apo serioze; [raporti në faqen e BIA-s] nuk jep asnjë fakt, nuk jep asnjë kornizë metodologjike që të mund të përcaktohet nëse diçka ka ndodhur apo jo”, thotë Nedelkov.

Pamje nga protesta e 15 marsit 2025:

Dëshmitë e demonstruesve

Tatjana Rosiq, nga Beogradi, ndodhej në qendër të qytetit kur njerëzit i zuri paniku dhe nisën të vraponin.

“Unë e di çfarë traume ka përjetuar trupi im, ashtu siç e dinë edhe dhjetëra mijëra qytetarë të tjerë që e përjetuan të njëjtën gjë atë ditë”, thotë ajo, duke shtuar se teza për “simulimin” e sulmit është “një absurditet logjik”.

Ajo, gjithashtu, vlerëson se qëllim i hetimit është “frikësimi”.

“Asnjëri prej nesh nuk ka qenë në tubim për mbështetje të studentëve, sepse kemi ushtruar ndonjë gjë… por sepse mbi ne, prej dekadash, ushtrohen dhunë dhe manipulime”, thotë Rosiq për Radion Evropa e Lirë.

Millosh Bllanusha, i cili në protestë ishte me bashkëshorten dhe fëmijët, thotë se gjithçka që është duke ndodhur aktualisht, është “e trishtueshme dhe e rëndë”.

“Kjo më kujton situata kur një person që ka përjetuar një formë abuzimi, detyrohet vazhdimisht të dëshmojë për atë që ka kaluar, ndërsa paralelisht ka gjithnjë e më pak shpresë se për atë që ka përjetuar, do të ketë një epilog të drejtë gjyqësor”, thotë ai.

“Heshtja” e institucioneve

Katërmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile në Serbi u kërkuan më 23 qershor institucioneve kompetente që të ftojnë një mision të Kombeve të Bashkuara për të verifikuar faktet.

Ato shprehën “shqetësim të thellë” për drejtimin që po merr hetimi i Prokurorisë lidhur me incidentin e 15 marsit.

Për vetë ngjarjen reaguan edhe organizata të shumta ndërkombëtare.

Në prill të vitit 2025, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut lëshoi një masë të përkohshme lidhur me përdorimin e mundshëm të armës zanore gjatë protestës në Beograd.

Në deklaratën e Gjykatës atëkohë u theksua se përdorimi i këtyre armëve për kontrollin e turmave, është i paligjshëm dhe mund të shkaktojë pasoja serioze shëndetësore për një numër të madh njerëzish.

Raportuesit e posaçëm të OKB-së i kërkuan Serbisë informacione mbi masat që ka ndërmarrë për të siguruar një hetim të shpejtë, të paanshëm, të pavarur dhe efektiv.

Në dokumentin e dërguar Qeverisë serbe, ata theksuan se nuk mund të konfirmojnë se është përdorur armë zanore, por se provat që kanë pranuar, krijojnë përshtypjen se përdorimi i një arme të tillë mund të ketë shkaktuar panik masiv te protestuesit e mbledhur.

Komisioni Evropian u kërkoi disa herë autoriteteve të Serbisë që të hetojnë nëse gjatë protestës kundër Qeverisë në Beograd, është përdorur top zanor.

Organizata ndërkombëtare joqeveritare “Earshot”, e cila merret me hetime të audio-materialeve, vlerësoi në qershor të vitit të kaluar se demonstruesit, “me shumë gjasë”, kanë qenë të ekspozuar ndaj një sulmi me armë akustike.

Sipas Nedelkovit, përgjigje e institucioneve ndaj gjithë kësaj ka qenë “heshtja”.

“Është shumë e qartë se, për më shumë se një vit, Serbia nuk ka pasur asnjë përgjigje për këtë rast… të mos e harrojmë gjenezën e ngjarjes”, thotë ai.

Autoritetet, fillimisht, mohuan se posedonin top zanor, për të pranuar më pas se policia ka pajisje sonike, por se ato “kurrë nuk janë përdorur”.

Në ditët kur Prokuroria po zhvillon hetime për lidhjen e lëvizjes studentore me incidentin e protestës së marsit, për topin zanor po diskutohet edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Nga Këshilli i Evropës u dëgjua sërish thirrja drejtuar autoriteteve të Serbisë për të zhvilluar hetime.

Përgatiti: Valona Tela

“Nga një vrasës flamingosh për…”- “The Albanian Files”, çfarë përmban ‘libri i rozë’, gjendet Shqipëria që po vizaton Edi Rama: “Arkitektëve të vetmit që Zoti u ka dhënë shansin të luajnë Zotin”

NGA LORIN KADIU 


Ketë javë kam lexuar një libër që shumë qytetarë nuk ja dinë ekzistencën. Një botim i rëndë prej 800 faqesh, ku pas kopertinës dikush ka shkruar, me dorën e Kryeministrit, “… nga një vrasës Flamingosh”.

Ndërsa shfletoj, pak më tutje dëgjohen thirrjet e mijëra njerëzve që marshojnë çdo ditë, disa prej tyre me flamingo në duar, shpendi që u bë simbol i çdo gjëje që kjo qeveri dhe kastë politike i ka zhvatur dhe shkatërruar vendit. Kryeministri e di mirë këtë, e megjithatë prapë zgjodhi t’i shkruajë ato fjalë.

Se si më ra në dorë ky libër është më vete një histori e shkurtër, që tregon një fotografi të qartë të Shqipërisë që ai po pikturon.

3 Qershor. Festivali “Bread&Heart” (Bukë dhe Zemër), hap edicionin e dytë këtë mbrëmje. Axhenda nis në orën 18:00, me një ekspozitë në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), galerinë që Rama ka krijuar brenda kryeministrisë, me paratë e taksapaguesve, projektuar nga 51N4E, një nga 60 studiot për të cilat do thellohemi më tej. Performanca fillon, në një skenë të cilën performuesit e kanë ndërtuar për veten.

Në orën 19:00, të ftuarit, kryesisht arkitektë të huaj, do shkojnë tek Vila e Kuqe. Në program premtohet “mikpritje shqiptare” dhe prezantimi i librit “The Albanian Files” (Dosjet e Shqipërisë), i redaktuar nga Anneke Abhelakh. Libri përmban nga një kapitull për secilën nga 60 studiot ndërkombëtare të arkitekturës që po punojnë në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, me në sfond muret e kuqe të vilës, Kryeministri Rama po jep një intervistë për CNN, ku i nervozuar po i përgjigjet pyetjeve të gazetares mbi resortin në Nartë dhe protestat masive që kanë nisur prej katër ditësh. “Nuk ka projekt”, thotë me tone kërcënuese, “janë lajme të rreme, Shqipëria është nën një sulm hibrid nga ata që nuk duan të shohin ç’po ndodh vërtetë këtu”. Aty nis të tregojë se ç’po ndodh vërtetë pas shpinës së tij. “Qindra nga arkitektët më të mirë të botës janë këtu sot, prej këtij libri, kaq të trashë, plot me projektet e Shqipërisë së re që shumë njerëz nuk e duan të ndodhë”.

Në një shpërthim emocional, si orvatje për të justifikuar dhe relativizuar atë që planifikohet në Nartë,  na tregoi për herë të parë, diçka më të madhe se Narta. Vizionin e tij për Shqipërinë…

9 Qershor. Dita e dhjetë e protestave. Pasi kisha ndjekur intervistën e Kryeministrit për CNN, u takova me një grup gazetarësh evropianë që po vizitonin Shqipërinë. I pyeta, gjysmë me shaka, nëse dikush prej tyre mund ta ngacmojë Kryeministrin për librin e kuq, ju thashë që mendoj se edhe shqiptarët kanë të drejtë ta lexojnë. Një prej tyre, gazetarja irlandeze Flor Mac Carthy ia bëri këtë pyetje drejtpërdrejt pak orë më pas. Shkëmbimi mes tyre gjendet si “livestream” në faqen e Kryeministrit, i xhiruar dhe i montuar nga ekipi i tij i PR. Ai thotë se nuk e di se ç’po ndodh tamam me shpërndarjen dhe se nuk ka nga një kopje për të gjithë gazetarët e pranishëm. Pasi e pyet pse mendon se ajo e meriton ta ketë këtë libër tani, vendos t’i japë kopjen e tij.

Në një shfaqje për kamerat, ai nënshkruan: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamengosh”, duke shtuar se shpreson që bashkëshorti i saj të mos e keqkuptojë. Më vonë, Flor Mac Carthy më tha që u ndje në siklet nga gjithë situata, por ma dhuroi librin duke shtuar se e bëri për gazetarët shqiptarë, pasi ajo mendon se duhet ta dinë ç’ka brenda.

Kjo nuk është thjesht histori e një pasditeje të çuditshme qershori. Është edhe tregues i mekanizmit, një vend që qeveriset si performancë e vënë në skenë për një audiencë që zakonisht është e huaj.

I njëjti mekanziëm, në shkallë më të madhe gjendet në libër, dhe për ta parë qartë duhet ta analizojmë, ta vendosim përballë asaj që po ndërtohet, të pyesim kush paguan, kush zotëron dhe nga vijnë paratë (hetimet e fundit të SPAK ndihmojnë veçanërisht për këtë të fundit).

Dosjet shqiptare

Libri tregon si rekrutimi i arkitektëve dhe studiove që po transformojnë vendin kalon në shumë pak duar. Arkitekti Belg Xaveer De Geyter, i studios XDGA shkruan në kapitullin rezervuar studios së tij se në vitin 2004, në kafenenë e universitetit Berlage në Roterdam, hyn një “person i gjatë” që prezantohet si kryebashkiaku i Tiranës. Dy dekada dhe 29 projekte më pas, firma e De Geyter vazhdon projekton për Tiranën dhe Vlorën. Një marinë prej 300,000m2 për Grupin BALFIN me brenda një hotel Mariott, kazino dhe rezidenca që shtrihen mbi të njëjtën vijë ku vite më parë, e njëjta studio, kishte projektuar lungomaren.

Studio milaneze Baukuh përshkruan takime të ngjashme, në një nga pasazhet më interesante të librit. Një nga arkitektët e tyre, Pier Polo Tamburelli, student po në universitetin Berlage, shkruan si e takoi kryebashkiakun me një grup studentësh, që kujton se i  argëtoi me barsoleta “të tregtarëve venecianë që guxonin të refuzonin mikpritjen shqiptare”. Pak muaj më pas e pyet drejtpërdrejtë: “A do të ndërtosh në Tiranë?”..

Vite më pas, në gusht 2013 (kur Rama bëhet Kryeministër), të njëjtët arkitektë kujtojnë si Rama i mblodhi për të diskutuar “të ardhmen e mandatit të tij”, në një ecje në plazhin e Durrësit, shoqëruar nga një tufë socialistësh me rrobabanjo. Bukuh kujton se gazetat opozitare shkruan në atë kohë se Rama ja ka dhënë gjithë bregdetin miqve të tij të huaj.

Projektet “Tirana 2030” dhe “Tirana River Side të studios Stefano Boeri
Projektet “Tirana 2030” dhe “Tirana River Side të studios Stefano Boeri

Historia përsëritet në kapitujt e tjerë ku Arkitektët, me fjalët e tyre, nuk e përshkruajnë veten si të punësuar, por të zgjedhur për të zhvilluar projekte në Shqipëri.

Le ta marrim nga fillimi. Parathënia e Ramës hapet me fjalën “dosje”, të cilës ia thërret kuptimin nga dosjet e survejimit komunist, sipas tij ato janë dosjet e shkruara për njerëzit pa i pyetur. “Instrumente frike”, i quan ai, ndërsa për dosjet e tij, thotë se janë e kundërta.

Pak faqe më tej, redaktorja Anneke Abhelakh bën të njëjtin truk, me një fjalë tjetër. Hyrjen e saj e ndërton rreth fjalës “shok” (comrade), që ajo e lidh me fjalën “dhomë”, si hapësirë e përbashkët. Për ta shtruar thjesht, këto dy pasazhe mundohen të na flasin për një vend ku arkitektët, zhvilluesit dhe shteti, bashkëjetojnë si një familje e lumtur.

Por Abhelakh e thotë hapur se nuk mund ta ndajë arkitekturën nga pushteti. Zhvilluesin e përshkruan thjesht: “investitor, nismëtar, negociator, ndonjëherë spekulator”. Dhe tregon si u ndërtua vetë libri: 60 studiot plotësuan secila pyetësorin e vet, me një fushë ku duhej të vendosnin zhvilluesin (apo porositësin). Por çdo studio vendosi vetë nëse do ta mbushte atë fushë, ose jo.

Kjo shpjegon shifrat dhe sfondin që do të lexojmë tani.

Databaza që ndërtova për ta shkruar këtë artikull, përdor si burim 60 tabelat teknike me 523 projekte të afishuara nga studiot, të dhënat janë kryqëzuar me dhjetëra artikuj të Citizens.al në rubrikën “Tirana Vertikale”, që përpiqet të shpjegojë ndërtimet në kryeqytet.

Nga “The Albanian Files”, deri tani 57 projekte janë ndërtuar, 53 po ndërtohen, 47 presin lejen, ndërsa fati i shumë të tjrave nuk bëhet i ditur. Miliona metra katrorë ndërtim, në Tiranë dhe zonat më të lakmuara të bregdetit, nga veriu në jug. Në 41% të projekteve nuk përmendet fare porositësi, kjo edhe sepse shtatë nga studiot kanë zgjedhur të mos tregojnë zhvilluesit në asnjë prej projekteve të tyre.

Mes tyre është edhe Bolles+Wilson, studio e dytë më e madhe e librit me 36 projekte, ku në asnjë rast nuk identifikohet zhvilluesi. Studio pranon se është ftuar drejtpërdrejt nga Kryeministri për konkursin e parë ndërkombëtar. Kur i përgjigjet pyetjes së redaktores, për si arkitekti duhet të përfshijë publikun në atë që ndërton, shprehet se konsultimi “është politikisht korrekt, por çdo anije ka nevojë për kapiten”. Studio e pranon vetë që nuk ka fituar asnjë konkurs në Shqipëri, por vetë kryeministri i ka dërguar investitorë për të bërë fasadën e kullës COIN, që nuk i kishte përmbushur pritshmëritë e tij estetike.

Fasada e “Coin”, “Tirana Intercontinental” dhe fshati qiellor prej floriri i Bolles +Willson
Fasada e “Coin”, “Tirana Intercontinental” dhe fshati qiellor prej floriri i Bolles +Willson

Një studio që klient ka kryesisht shtetin, “ka mësuar nga humbjet” dhe ka arritur të bëjë mbi 30 ndërtesa në Korçë dhe projekte me komisionim direkt. Në fund, as nuk e merr mundimin t’i listojë zhvilluesit dhe porositësit, pasi duket se ka të paktën sinqeritetin të mos shtiret sikur publiku po konsultohet.

Kjo vijë sinqeriteti shtrihet në gjithë librin. Studiove as nuk ju kërkohet ta justifikojnë mekanizmin dhe shumica as nuk përpiqen. Studio spanjolle ARQUITECTURA-G, madje e lavdëron procesin e lejeve si “dukshëm më të shpejtë dhe me më pak kufizime”, se kudo tjetër, të nxitur nga “një vizion i qartë, që vjen nga kryeministrit”. Firma izraelite Avner Yashar, i jep meritë “përfshirjes dhe përkushtimit të Kryeministrit dhe qeverisë në formësimin e projekteve që po zhvillohen”.

Vetëm një nga studiot e çon sinqeritetin në një nivel tjetër. Kuehn Mlvezzi me seli në Berlin dhe Paris, e përshkruan Ramën si dikush që “po kuron Shqipërinë si një ekspozitë artistike” dhe vëren se “të punosh nën një shtetar të zgjedhur demokratikisht si kurator, “prodhon ndjesi të rrallë përzierje mes pushtetit demokratik dhe vendimmarrjes kuratoriale”.

Një rast i çuditshëm është ai i zviceranit Valerio Olgiati, prezent në Shqipëri prej 21 vitesh, me 5 projekte: vetëm një i ndërtuar, Ardia Palace, brenda Parkut të Liqenit, ndërtuar nga Perxhola shpk. Po aty, një tjetër projekt, shumë herë më i madh po fillon tani nga ndërtimi: Grand Park Skyline në rrugën Adem Jashari.

Këtu ja vlen të ndalemi pak, pasi historia e kësaj cope territori pranë Parkut të Liqenit, e shpjegon më së miri mekanizmin.

Rruga gjendet aty ku deri pak vite më parë ishte vendosur Garda e Republikes, një tokë që Kryebashkiaku Veliaj premtoi se do ja rikthente qytetarëve në vitin 2018. Projekti quhet “Grand Park Skyline”, me tre kulla 40, 51 dhe 71 katëshe. Kompania që po e ndërton quhet X-One, dhe e ka marrë lejen në korrik 2024, pak muaj para se Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) të hapte negociatat për Bibliotekën Kombëtare. Negociatat me KISH i siguruan kompanisë X-One 12 copëza toke publike një pjesë të të cilave as nuk i zotëronte ligjërisht kur nisën bisedimet. Garancia e këtij pazari: nëse X-One nuk e ndërton Bibliotekën dhe ngre vetëm kullat, do paguajë vetëm 2% të vlerës së projektit.

Kulla Adria Palace dhe “Grand Park Skyline” të arkitektit Oligati pranë liqenit të Tiranës
Kulla Adria Palace dhe “Grand Park Skyline” të arkitektit Oligati pranë liqenit të Tiranës

E njëjta zonë mban edhe kullën e Nova Construction, pronari i së cilës është një nga njëzet personat nën urdhër-arrestin e SPAK nën akuzat për pastrim parash nga trafiku i kokainës. Kulla e tretë që mbyll ansamblin i përket Artech, një kompani që shfaqet pas shumë prej projekteve të arkitektëve të huaj në libër.

Ky është vetëm një shembull se si po tjetërsohet toka e çmuar publike në Tiranë që u premtua se do i rikthehej qytetarëve si një “park i gjelbër, pa kulla”, nga vetë kryebashkiaku.

Ky nuk është një rast i izoluar. KISH po përdor të njëjtën formulë për Stadiumin Selman Stermasi, Pallatin e Kongreseve, Jetimoren Zyber Hallulli, Pallatin e Sportit, vila qeveritare në Velipojë dhe Vlorë. Pas projekteve gjenden të njëjtat emra projektuesish ndërsa shumë projektë po dështojnë të thithin investitorë.

Edhe vila ku Kryeministri dha intervistën për CNN ndjek një logjikë të ngjashme, me vetë shtetin si klient. Vila Nr. 5, një pronë e klasifikuar si “aset i sigurisë kombëtare” u rindërtua për rreth gjashtë milionë euro me tre kontrata të akorduara pa garë të hapur. Ofertuesit nuk zhgënjyen, secili kërkoi buxhetin maksimal projektuesi 98.5%, ndërtuesi 99% dhe supervizimi  (që u arrestua dy muaj më pas nga SPAK) 95%. Sekreti u justifikua mbi një procedurë prokurimesh që mbulon tenderat për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë.

Studio që u pagua nga qeveria për të projektuar Vilën nuk i është përgjigjur asnjëherë kërkesave të përsëritura për informacion nga Citizens.al. Por nga ana tjetër, shfaqet Bofill Taller de Arquitectura, një nga 60 kontribuesit e librit, që shprehet se i dhuroi qeverisë shqiptare një koncept për vilën. Sot, materialet promovuese të festivalit Bukë e Zemër e paraqesin objektin  pa asnjë hezitim si “Vila No. Red nga Bofill Arquitectura”. Për të kuptuar këtë zemërgjerësi mjafton të lexosh si Bofill e përshkruan takimin me klientin e tyre. Studio shkruan se fillimisht menduan se po shkonin të takonin një politikan, “shumë shpejt u bë e qartë që në fakt po takonim një artist”, i cili e shëtit Tiranën “sikur të ishte një galeri e hapur”.

Në bregdet shifrat bëhen shqetësuese

Disa nga projektet e dosjeve kanë përmasa gjigande. Një “eko-resort” i projektuar nga CEBRA, ende i pandërtuar në Durrës, shtrihet në një sipërfaqe prej 1.46 milionë metrash katrorë dhe “Livadh Resorts në Himarë që shtrihet në 242,000m2.  “Orikum Oasis’ i studios XDGA, për kompaninë LAXMI Real Estate, zë 500 mijë metra katrorë në bregdetin e jugut dhe vazhdon të figurojë si projekt “në zhvillim”. Po e njëjta studio ka projektuar edhe marinën e Vlorës për BALFIN, që shtrihet në 300 mijë metra katrorë.

Bregdeti, duket se është territori ku mekanizmi bëhet më i dhunshëm. Një vlerësim mjedisor i vitit 2021 për zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, evidentonte mbi 1,500 hektarë tokë për zhvillim privat brenda lagunës. 600 hektarë zotërohen nga një bankë, 309 nga një bashkim shoqërish që fitoi koncensionin e Aroportit të Vlorës dhe 150 nga kompania Adhenis, në pronësi të Artur Shehut, sot i shpallur në kërkim nga SPAK. E njëjta kompani, në libër rezulton si zhvillues i dy projekteve të studios XDGA që po ndërtohen në Vlorë (Lungomare 2 dhe Pier Restorant).

Për Nartën dhe Zvërnecin, Dosjet Shqiptare tregojnë se planet dhe pazaret kanë nisur vite më parë. Libri liston dy projekte të Archea Associati, të komisionuara në 2022. “Zvërnec master plan,” me zhvillues Kastrati Group, dhe “Poro Valona,” me zhvillues Natura Resort shpk.

Edhe Parku Kombëtar i Divjakës, ka planin e tijnë këtë katalog prej 2024. “Kingscoast development,” i projektuar nga arkitektja indiane Anupama Kundoo për kompaninë NIU Invest, është në fazën e “master planit”  për t’u kthyer në resort me një “vizion bashkëjetese” me ligatinën.

Projekti “Kingcoast” dhe një nga masterplanet e Nartës, nga studiot Kundoo dhe Archea
Projekti “Kingcoast” dhe një nga masterplanet e Nartës, nga studiot Kundoo dhe Archea

Projektet për deltat dhe lagunat nuk mbarjonë me kaq. BALFIN, kompania pas Marinës së Vlorës porositi në heshtje një master-plan nga një studio që është pjesë e familjes së lumtur të librit. 639 hektarë nga MVRDV për një projekt të quajtur UMEA. Një tjetër projekt i tyre në anën tjetër të deltës është “New Apolonia” prej 600 hektarësh nga firma globale e resorteve WATG, i cili parashikon 1.52 milionë metra katrorë ndërtim të ri dhe një popullsi prej 45,755 banorësh. E pyetur nga Citizens.al pak ditë më parë, kompania i hodhi poshtë si koncepte të parealizuara, përgatitur për një panair pasurish të patundshme në Mynih, edhe pse kishte hapur 13 NIPT-e kompanish, të emërtuara sipas vetë lagjeve të projektit gjigand.

Hetimet e SPAK po zbulojnë lidhjet e parave të kokainës me kullat e Tiranës, por treguan dhe për një dokument të falsifikuar nga periudha osmane që përvetëson lagunën e Nartës, nëntë vila të sekuestruara në Palasë dhe dy të tjera të padeklaruara që i përkasin zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Dosjet e Shqipërisë nuk ndalen këtu. Këto janë disa nga projektet që janë propozuar, me të njëjtin mekanizëm dhe aktorë, nëse hetimet apo humbja e pushtetit total nuk ja pengojnë rrugën.

Në Gjipe, gjirin që nga shumë njihet si plazhi i fundit i virgjër i jugut, MVRDV ka skicuar prej 2016-ës një projekt të quajtur thjesht “Gorge(ous)”, me një hotel prej xhami mbi kanion. Projekti nuk ka zhvillues, nuk tregon kur do të ndërtohet, por mbetet një emër i listuar në faqet e librit.

Rana e Hedhun, zonë e mbrojtur dunash në veri, Álvaro Siza  e ka projektuar në një “master plan” për kompaninë Gruppo IDA, ndërsa pak faqe më tutje, Valerio Olgiati ka skicuar “kulla” në të njëjtën zonë. Ende pa zhvillues, ky projekt kullash gjendet pranë lagunës së Kune-Vainit që mban edhe planin e komisionuar nga BALFIN për Toyo Ito-n.

 Projekti “Gorgeous” mbi Gjipe, Kullat e Oligatit dhe Sizas në Shengjin.
Projekti “Gorgeous” mbi Gjipe, Kullat e Oligatit dhe Sizas në Shengjin.

Më interesant është kapitulli i Luca Dini-t. Vetë projektuesi vjen nga bota e jahteve, dhe kapitulli i tij e tregon këtë qartë. Harta e projekteve të tij në bregdetin shqiptar është vizatuar si një udhëtim me jaht, me ilustrime në formë “comics” që e shoqërojnë lexuesin nga një gji në tjetrin. I pari, master-plani “Life Marina Complex,” që përfshin shtatë kilometra bregdet të virgjër pranë Sarandës, kompleksin “Atara” në Lukovë dhe një qytet më një marinë në “Krorëz”. Tre destinacione të udhëtimit të arkitektit me jaht ende pa një zhvillues të emërtuar.

Një tjetër plan e ka shtruar terrenin e itinerarit të jahtit, “Lukova PUITD,” një studim territorial nga studio XDGA për 45 kilometra katrorë, i financuar nga banka gjermane KfW dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që mbulon të gjithë brezin Lukovë-Borsh-Qeparo-Piqeras. Studimi “është konkluduar”, pra korniza ligjore tashmë ekziston.

Projektet e Luca Dini-t “Atara”, “Life Marina” dhe Masterplani i Krorëzës
Projektet e Luca Dini-t “Atara”, “Life Marina” dhe Masterplani i Krorëzës

Edhe larg detit, mekanzimi nuk ndalet. Në Pogradec, mbi Liqenin e Pogradecit, EMBT-ja e Miralles Tagliabue ka projektuar “Koran Village” për kompaninë Arlis Ndërtim, dhe “Hotel Millennium” për Millennium Group.

Asgjë nga kjo nuk është një skandal i veçantë. Është i njëjti mekanizëm: qeveria i shtron rrugën arkitektëve të huaj, ata shfrenojnë fantazinë nën vizionin e Kryeministrit dhe për t’i ndërtuar paratë gjenden, në çdo mënyrë.  Këta aktorë në publik bëjnë vetëm performancën, ndërsa punët i kryejnë në dhoma të mbyllura.

Vazhdimisht kthehem te dedikimi, “Një vrasës flamengosh”, mund të jetë fjalia e vetme e plotësisht e sinqertë që dikush ka shkruar në këtë libër. Një shaka e shkruar me dorë, nga një njeri që e dinte saktësisht ç’kuptim kishte shpendi për njerëzit që marshonin kundër tij dhe gjithsesi e gjeti me vend ta shkruante.

Parathënia e shkruar nga vetë Kryeministrit mundet ta shpjegojë, të paktën pjesërisht, vizionin e tij për Shqipërinë.  Ajo hapet me një pretendim për zotin dhe lirinë. Ai i quan kontribuesit e librit pjesë e diçkaje “të lirë nga rehatia mbytëse e mbi rregullimit,” një “liri nga ‘jo’ në të gjitha format e saj.” Një “jo” që mijëra njerëz po e bëratsin në shesh dhe ai refuzon me arrogancë ta dëgjojë. Ky libër, kur e lexon me kujdes, duket si një festë e gjatë prej tetëqind faqesh e zhdukjes së “jo”-së.

Në hapjen e vetë festivalit, Rama iu drejtua familjes së tij të arkitektëve si “fëmijët e privilegjuar të Zotit” dhe “të vetmit të cilëve Zoti u ka dhënë shansin të luajnë Zot.”

Nëse zot janë ata, ne të tjerët kush jemi? Duke dëgjuar qytetarët që për 22 netë rresht thërrasin dorëheqjen e tij, mendoj se më në fund e kuptova. Ne nuk jemi qytetarët e Shqipërisë së tij, jemi audienca e saj./ citizens.al/

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit- Nga LUTFI DERVISHI

Imagjinoni për një moment sikur Dritan Goxhaj të ishte ish-drejtor i AKSHI-t me akuzën për “organizatë kriminale”.
Ose sikur të ishte ideatori i inceneratorëve që, tamam si legjendat, përmenden pa fund, por askush nuk i ka parë.
Ose sikur t’i gjendeshin në telefon biseda të tipit: “Këtë tenderin e merr X.”
Ose t’i dilnin nja 500 mijë euro në oxhakun e shtëpisë.
Ose nja 3 milionë euro në bagazhin e një Toyota Yaris, të sistemuara aq bukur sa makina të mos kishte nevojë as për amortizatorë.
Ose të dilte në përgjimet e Sky ECC duke porositur vrasje me të njëjtën lehtësi me të cilën porositet një makiato në Bllok.
Ose të shpallej investitor strategjik dhe të ndërtonte mbi ndonjë “pikë të vockël” në ndonjë zonë të mbrojtur në Jug.
Me pak fjalë, imagjinoni sikur të kishte një apo disa nga këto “merita”. Më e pakta do të ishte deputet ose analist i pavarur në televizion.
Por jo.
Dritani bëri një gabim fatal: lexoi pesë pikat e protestës dhe, çfarë është më e keqja, i lexoi pa gabime drejtshkrimore. Kjo po që mund të konsiderohet rrezik kombëtar.
Kaq.
Një njeri pa akuzë, pa dosje, pa hetim, pa pasuri të fshehura, pa lidhje me bandat e kartelet, pa përgjime ku premton vende pune e tendera, pa koncesione e pa status special.
Një njeri që dikur la komoditetin, punën dhe rrogën dhe shkoi të luftonte për çlirimin e Kosovës, sot ka arritur statusin më të rrezikshëm në Republikë: është në shënjestër.
Dhe e kanë marrë në shënjestër nga mëngjesi në darkë.
Sepse të jesh i pastër, të jesh pa akuzë, është provokim, ėshtë ofendim për sistemin, është prishje e ekuilibrit ekologjik të korrupsionit.
Siç do të thoshte Fishta: “Nëse ke bisht ta presin, nëse nuk ke ta ngjesin.”
Këta janë kaq të talentuar në sulme, sa po t’u lihet dorë e lirë, jo vetëm e bëjnë priftin me barrë, por më pas i kërkojnë të paguajë edhe detyrimet e rritjes së fëmijës

Send this to a friend