VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ËNDRRA – Poezi nga ADONIS – Përktheu FASLLI HALITI

By | May 30, 2019

Komentet

Vetes sime të dashur – Poezi nga VLADIMIR MAJAKOVSKI – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Katër fjalë. Të rënda si një grusht.
“Cezarit atë që është e Cezarit, Zotit atë që është e Zotit”.
Po një si unë nga mund t’ia mbajë?
Ku më pret ndonjë shtrofull?
Nëse do të isha vocrrak sa Oqeani i Madh,
do të ngrihesha në majë të këmbëve si kreshtat e dallgëve,
duke ledhatuar valët e hënës.
Ku ta gjeja një të dashur si unë?
Edhe vetë qielli do të ishte i ngushtë për të!
Oh, sikur unë të isha i varfër si një miliarder. E çfarë është paraja për shpirtin?
Një hajdut i pangopur është në të:
për hordhinë e shfrenuar të të gjitha dëshirave të mia
nuk do të mjaftonte krejt ari i Kalifornisë!
Nëse unë do të isha gjuhëlidhur si Dante o Petrarka…
Nëse do më digjej shpirti për ndonjërën, me vargjet e mia…
Do ta shndërroja në hi.
Dhe fjalët dhe dashuria ime do të ishin një hark triumfi:
kryelartë pa lënë gjurmë do të kalonin poshtë tij
të dashuruarit e të gjithë shekujve.
Apo nëse do të isha i heshtur si bubullima, do të gjëmoja… Duke rrokur
manastirin tim të tokës…
Do të vazhdoja të sokëllija me zërin tim të gjigantit.
Kometat do të përdridhnin krahët e tyre flakërues,
duke u zhytur kryengul nga melankolia.
Me rrezet e syve do t’i ndukja deri në kockë netët
a thua se do të isha i mugët si dielli…
Sikur nuk do të doja tjetër veç ta ujis me shkëlqimin tim
barkun e shterrur të tokës.
Do të kaloj duke hequr zvarrë dashurinë time të pamasë.
Në cilën natë delirante dhe të sëmurë,
nga cilët Goliatë qesh ngjizur unë
kaq i madh,
e kaq i padobishëm?
1916

ÇËSHTJA CAMAJ DHE KOLIQI – NËN VËZHGIM… – Nga VISAR ZHITI

Ndërsa kisha kujtuar se e kisha mbaruar librin tim “Kartela të Realizmit të dënuar”, ku merrem me letërsinë tjetër, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet dhe me ata autorë që u përndoqën, që u dënuan me burgje e pushkatime e një pjesë u arratisën, gjej te “Peizazhet e Fjalës” një shkrim për shkrimtarët e shquar të letërsisë shqipe, Martin Camaj e Ernest Koliqi, të dy të ikur pasi vendoset diktatura komuniste në Shqipëri. E lexova menjëherë. Jo se ishte e panjohur si çështje. Është folur dhe përfolur kolaboracionizmi i Ernest Koliqit, teksa Martin Camaj është lënë në heshtje dyshuese, duke ua mpakur edhe tani meritat e mëdha të tyre, vlerat themeltare që kanë për letrat shqipe, duke i europianizuar ato dhe duke qenë thellësisht kombëtare.  

Në librin në fjalë, flas paksa edhe për bashkëpunimin e shkrimtarëve me policinë sekrete dhe me Sigurimin e Shtetit; por u ula ta përditësoj këtë kartelë, sipas të dhënave që na u ofruan dje, me gjykimin tim, sipas përvojës nga vij, nga ajo e të persekutuarve, jo nga ajo e persekutorëve.

Ja, kartela:

BASHKËPUNËTORË TË POLICISË SEKRETE

DHE ABUZIMI ME ÇËSHTJEN…

Dhe përsëri rikthehen në fillim, te banalizimi, kalohet në sulme të tjera, të goditen figurat e burgut, simbolet e vuajtjes…

Dhe përflitet deri edhe në media se mjaft nga intelektualët, jo vetëm shkrimtarë të realizmit socialist, por edhe nga të persekutuarit, kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit diktatorial dhe nxirrnin herë pas here emra, edhe kur nuk ishin hapur dosjet, sa ç’është lejuar të hapen tani…

Jo se s’ka të thyer në radhët e të persekutuarve, mbase dhe mjaft, për fat të keq, por së pari duhen goditur diktatura, ata që i thyen dhe si, me ç’tortura dhe të vihen para drejtësisë dhe të drejtën morale për t’i përçmuar, nëse do të duhet, e kanë, së pari, po bashkëvuajtësit e tyre dhe jo ata që ishin pjesë e diktaturës dhe që i vunë me dhunë nën shërbim, jo për çështje kombëtare a në zbulimin e armikut, keqbërësit, etj, por për përçarje dhe dënime të së tjerëve, për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit apo të atyre që donin të arratiseshin e deri në çështje të rëndomta ordinere, të paligjshme dhe të pamoralshme… etj.

Janë përdorur tortura të llahtarshme, fizike dhe psikologjike, uri e rrahje çmendurake, thesi në kokë si në mesjetë, varje nëpër çengela etj., deri te përdhunimet e grave e të vajzave të familjes së atij që i kërkohej bashkëpunimi dhe ku: në prani të tij! Turpi, rënia dhe degjenerimi më parë, e përsëris, janë të atyre që ua kërkuan bashkëpunimin me dhunë viktimave, sesa të vetë viktimave, dhe ndëshkimi që vonon, duhet të nisë tek ata.

Patjetër edhe për bashkëpunëtorët e Sigurimit, cilëtdoqofshin, të veprojë drejtësia, sipas dëmit që u kanë shkaktuar të tjerëve dhe shoqërisë..

Njerëz që qëndruan dhe refuzuan bashkëpunimin me të keqen, për fat ka, dhe nuk janë pak, janë të shumtë dhe atje ku ishte tejet e vështirë, në burgje e internime. Vërtet ishte heroike,  e di në vetë të parë ç’sakrificë e rëndë është.

Lexojmë në shënimet postume që botohen, se edhe studiuesit të shquar Injac Zamputti, me origjinë italiane, i ishte kërkuar të informonte fshehurazi për kolegun e vet, dijetarin Eqrem Çabej. (Që thoshin se kishte qenë në burg, por jo, kishte pasur të shoqen). Profesor Injaci nuk pranoi kurrsesi, por u vetëmbyll e bënte jetë murgu mbi libra, gjithë ankth në pritje të arrestimit, me vite.

Studiuesi i zellshëm dhe korrekt Agron Alibali gjen në arkivat amerikane dokumente dhe i botoi së fundmi që tregojnë përpjekjet për bashkëpunime agjenturore të së huajve si me kritikun nga Kosova Krist Maloki dhe dijetarin Eqrem Çabej, etj, dhe qëndrimet e profesorëve kanë qenë dinjitoze dhe shembullore.

Krist Maloki vinte nga Austria dhe kishte nënshtetësinë e atij vendi; ikte prapë atje, por profesor Çabejin mund ta priste dhe burgu dhe më keq mbase, kur çështjet lidheshin me Enverin.

E vërteta duhet, është e domosdoshme. E vërteta është e rëndësishme. Më rëndësi ka njohja e së vërtetës se sa mbulimi i saj. E vërteta është kokëfortë, por jo studiuesi. Rëndësi kanë dhe qëllimi i asaj të vërtete dhe përdorimi ose shpërdorimi i saj, sa vlen ajo dhe sa ndikon dhe sa duhet, etj, etj. Dokumenti mund të jetë i vërtetë, por s’është ajo e vërteta.

Arrestimin fshehurazi, para se të arratisej, të shkrimtarit të shquar nga diaspora, Martin Camaj, e dëshmon dhe një studiues tjetër, Auron Tare, pasionant i zbulimeve agjenturore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai rinxjerr atë që e ka shpjeguar edhe studiuesi Kastriot Dervishi, dokumentin e vitit 1948, ku 23 vjeçari nga Dukagjini, pasi izolohet forcërisht, sillet në zyrat e Sigurimit të Shtetit dhe merret në pyetje nga kapteri II Fadil Kapisyzi. Pastaj studiuesi Tare e lë të qetë kapterin II dhe e vijon hetimin vetë: ç’ka bërë viktima më pas, ku ka shkuar dhe hamendësime të tjera përtej dokumentit dhe fakteve, pa na zbërthyer si e qysh ka vepruar Sigurimi mbi të arrestuarin, me ç’të drejtë dhe me ç’urdhra, shefat e tij, sistemi, koha, partia, kthetrat, pra lë bishat dhe merret me prenë.

Sipas deklaratës-fotokopje në dosje, Matin Camaj ka pranuar “përfshirjen e tij në ndihmesën për të arratisurit antikomunistë, por në rrëfimin e tij për oficerët e Sigurimit (sa ishin, 2, 5, 10, ndërroheshin me radhë ujqërit, ç’tortura përdornin, etj? – shën. imi) të bie në sy se Camaj ka dëshmuar gjithashtu kundër disa prej mësuesve të vet fretër jezuitë (duhej etërit jezuitë, jo fretërit; shënimi im, V.Zh.), në veçanti Padër Fausti, Padër Dajani, Padër Roza. Duhet thënë se Padër Xhovani Fausti (jezuit italian, – shënimi im, V.Zh.) dhe Padër Danjel Dajani ishin dënuar ndërkohë me pushkatim në gyqin e famshëm të Shkodrës kundër klerit katolik.

Kaq, vetëm se duhet thënë që “ishin të pushkatuar” dhe jo pse dhe nga cilët? Po gjyqi paskësh qenë i famshëm dhe jo gjyq terroristësh të indoktrinuar? Dhe Camaj dëshmoi kundër mësuesve të tij? Po mbase tha atë të vërtetë, që ia kishin mësuar mësuesit e tij dhe që e pohuan në gjyq se ishin antikomunistë dhe në pushtet kishin ardhur me force një bandë vrastarësh. Mbas 5 ditësh Camaj “doli nga zyrat e Sigurimit të Shkodrës… pasi pranoi të rekrutohej si informator” – na informon studiuesi dhe vazhdon: “në shtator të 1948 (pra mbas 4 muajsh, – shën. imi) Martin Camaj arratiset drejt Jugosllavisë së bashku me një numër eksponentësh lokalë antikomunistë.” Janë 36 veta gjithsej, të rinj dhe burra malësorë, ndoca me gratë me motrat. Ikën dhe do të iknin dhe më pas. Ndryshe si do të mund të shpëtonin?

Jemi para një të vërtete me dokumente virtuale, që s’ka siguri se sa e mbartin ato atë të vërtetë. Dhe tjetër është e vërteta e të përndjekurit dhe tjetër e vërteta e Sigurimit të Shtetit, qoftë dhe në të njëjtat dokumente.

Na sillen për të pasur njohje apo për të arritur një njollosje të re? Nëse e vërteta është një njollë mbi lëkurë, a nuk duhet zbuluar dhe ai që ia bëri atë njollë ose ata? Dhe pse? Dhe kush është më pis, ai që njollosën apo ata që njollosnin? Po kur është plagë thike në mish? Mjeku merret me kurimin e saj, kriminalisti me zbulimin e çështjes, nëse është krim, etj. Studiuesi sjell të vërtetën e plotë, nëse duhet, për ata që u duhet. Hetimet e studiuesit në fjalë janë kapërcime që kanë për logjikë atë që do të donte hetuesi i Camajt, nëse do ta kishin arrestuar prapë.

Për Martin Camajn shkrimtar, autoritet i lartë i kulturës Kombëtare, duhet ditur shumëçka. E mbajtur larg ashtu si ai, e ndaluar dhe e panjohur e gjithë vepra e tij në vitet e diktaturës, ne na duhet zbulimi dhe njohja e vlerave të tij, pastaj, kur ai ishte 23 vjeç ç’bëri Sigurimi i shtetit me të duhet ta dimë, për të ditur dhe kuptuar se ç’bënte Sigurimi i shtetit, deri ku shkonte, ç’bënte me të rinjtë, me intelektualët e ardhshëm, sa dëmtonte vendin për të mbrojtur sistemin, etj.

Gjykoj se Martin Camaj shkrimtar, intelektual europian, është tjetër dhe s’ka asgjë të ngjashme me atë të dosjes së Sigurimit të shtetit, të 23 vjeçarit që u iku për të qenë i lirë dhe që të bëhej ai që u bë. Jeta e tij e mëtejshme dhe vepra nuk duken gjëkundi se kanë qenë në shërbim të Sigurimit të shtetit, të atij aksidenti, rrethanat e të cilit janë të paqarta nga studiuesi, por të qarta nga realiteti. Sigurimi i shtetit ishte shkatërrimtar dhe ai iku.

Tani është rasti dhe koha për të zbuluar dhe gjykuar Sigurimin e shtetit dhe të dënohet ky për dëmet e shkaktuara. Pastaj, e përsëris, të gjykohen dhe bashkëpunëtorët, sa dëm kanë sjellë ndaj të tjerëve, ç’karrierë kanë bërë, sa dekorata e famë morën apo ia mbathën edhe ata maleve, duke marrë arratinë.

Studiuesit që vazhdojnë të përndjekin viktimat dhe jo ndjekësit e atyre barbarë, bëhen pjesë e kësaj përndjekje dhe jo ithtarë të së vërtetës që na duhet.

Është e kuptueshme që ata që arratiseshin nga diktatura e tmerrshme e vendosur në Shqipëri, kudo që të shkonin, s’do të mund të ishin të qetë, as të lirë si emigrantë politikë, sidomos me të dalë në Jugosllavinë e Titos, që ose do t’i kthenin nga erdhën ose t’i mbanin siç do të donin. Ndërkaq përndjekja do të vazhdonte nga Sigurimi i Shtetit fantazmë dhe jashtë, në Jugosllavi, në Greqi e Itali, në Gjermani e deri në SHBA. Kështu del.

Teknologjia sa primitive, po aq dhe barbare e Sigurimit të Shtetit, tani ishte me përvojat e sofistikuara sovjetike dhe naziste dhe nuk përjashtohet dhe mundësia si fillesë e të qenit në shërbim e disa prej të arratisurve, por dhe shkëputja e menjëhershme e tyre, por dhe falsifikimet e dykahshme.

I arratisuri Reshat Agaj në kujtimet e veta “Vëllai i pengut” tregon se me të kaluar kufirin për në Greqi, kërkon atasheun ushtarak amerikan dhe i rrëfehet se e ka dërguar Sigurimi i shtetit, duke i mbajtur peng një vëlla në burg, të cilin para se ta pushkatonin, punonte me kazmë në tunelin sekret që lidhte nëntokë Komitetin Qendror me Kryeministrinë në Tiranë.

Pjetër Arbnori që nga burgu i Burrelit pati guximin e madh të dërgonte një letër lart në shtet, që nuk pranonte asgjë nga ato që mund të kish thënë gjatë torturave, në delirin e vdekjes.

Sigurimi i shtetit gjithsesi synonte përndjekjet dhe terrorin aq sa ishte e mundur edhe jashtë vendit ndaj të arratisurve. Qëllimi ishte, mendoj, i disadrejtimshëm: neutralizimi i armikut të ikur, i kundërshtarit, i veprimtarive të organizatave të tyre kundër sistemit diktatorial komunist në Shqipëri. Kërcënime të vazhdueshme atyre edhe duke u dëmtuar familjet e mbetura në atdhe, përhapjen me mënyra dhe mjete që i di veç Sigurimi, për t’i bërë të dyshimta ikjet dhe qëndrimet në vendet e huaja, në diasporë e më gjerë, duke dekonspiruar apo sajuar, me qëllim përçarjen e mëtejshme të diasporës dhe duke penguar kështu veprimtaritë e shteteve perëndimore, që mund të ndërmerrnin me diasporën kundër Shqipërisë së Enver Hoxhës, përmbysjes së tij.

Sigurimi i Shtetit del se ka qenë hiperaktiv, duke kërkuar dhe arritur dhe zhdukjen fizike të personaliteteve më të spikatur jashtë, jo vetëm politikanë, por dhe shkrimtarë, duke ua ndërlikuar jetën dhe përkushtimin krijues, etj.

Natyrisht, ata s’mund të ishin aq të lirë si azilantë politikë, si shkrimtarë besoj se po. Plotësisht. Vepra e tyre shkencore e albanologjisë dhe ajo letrare ishte në shërbim të gjuhës dhe letërsisë shqipe, realitet shpirtëror shqiptar, mbetet kulturë dhe identitet kombëtar, ndërkaq mund të mos e kenë shmangur përfshirjen e tyre në veprimtaritë e hapura dhe të fshehta kundër sistemit tiranik të Enver Hoxhës së pathyeshëm, sipas nostalgjikëve të tij, kur ai vetë, Enveri, ka qenë dhe ka bërë edhe agjentin, aleatin e dyshimtë dhe kundër-aleatin ende më të dyshimtë, dhe shërbëtorin e të huajve deri në përulësi, vetëm që të sundojë duke e shtypur pa mëshirë popullin e tij, duke dëmtuar shpesh e më shpesh interesat e Shqipërisë.

Shkrimtarët e realizmit socialist të tij ai i përdori dhe i keqpërdori shume më rëndë se ç’mund të bënte armiku. Ai u shprishi dhe më të shenjtën e tyre, krijimtarinë. Vlerat duhen veçuar nga fati i autorit dhe duhen nderuar.

Dhe s’ka pse të turfullohet ndaj konferencave në Tiranë dhe në Prishtinë ku dalin vlerat si shkrimtarë dhe personalitete të kulturës të Ernest Koliqit dhe të Martin Camajt, të cilët bënë art, ku te Koliqi s’ka asgjë fashiste dhe te Camaj s’ka asgjë antikomuniste. Këta ishin estetikisht kundështarë të realizmit socialist. Dhe kur veprat nuk ishin në shërbim të kauzës politike të sistemit, sipas sundimtarëve, ato ishin kundër.

Mendimi kritik i qytetëruar ka etikën e njerëzores dhe jo të vrasësve të saj. Thënë me terma të tanishëm, është në mbrojtje të së drejtave të njeriut dhe nuk njeh si thyerje ato që janë arritur me forcë, me dhunë e tortura, psikike e fizike, ku Sigurimi i shtetit shqiptar ishte lavdimadh deri në tmerr dhe asgjësim në këtë drejtim.

Mendimi kritik i qytetëruar e njeh të vërtetën, madje do të thosha se nuk e ndjen nevojën e kërkimit të saj se ajo është e natyrshme brenda atij mendimi dhe veprimeve të përgjegjshme qytetare, del në mbrojtje të viktimës dhe jo anash e anash apo hapur në mbrojtje të persekutorëve..

Mund dhe duhet të mësohet dhe nga qëndrimi kritik që u mbajt me poetin amerikan Ezra Pound, ndër më të mëdhenjtë e poezisë moderne të shekullit XX në botë, por që ishte me bindje fashiste, madje mbas luftës e nxjerrin dhe në gjyq si të tillë. Por si poet çmohet nga të gjithë bota e kulturës.

Ka monstra të mrekullueshme, qenie njerëzore që kanë zgjedhur anën e gabuar të historisë me ide kriminale e krime ideologjike, por duke i dhuruar botës njëlloj copëza bukurie me artin e tyre.  Celine ishte antisemit,  Heidegger nazist, Caravaggio vrasës…” – shkruan një shkrimtar i ri italian dhe pyet për Ezra Pound-in nëse është e drejtë të gjykohet për të kaluarën  fashiste dhe jo për veprën e tij.

Shpesh ata janë viktima apo të gabuarit e ideologjive që marrin pushtet tiranik. Ne jemi shumë larg këtij të gjykuari, por dhe të atij realiteti. Shkrimtarët shqiptarë ndërkaq nuk kanë qenë të lirë. Edhe Ernest Koliqi ka shërbyer nën pushtimin fashist, edhe duke i besuar, gjithsesi në totatlitarizëm, kurse Martin Camaj ka qenë i përndjekur i regjimit komunist dhe të dy ikën nga atdheu, por jo nga dashuria për atdhe, as nga meraku për Shqipërinë dhe shërbimi ndaj saj.. Natyrisht këtë s’ka si ta ketë dosja armike e Sigurimit, por vepra e tyre, që  është jo vetëm e bukur dhe me rëndësi, por më shqiptare se ata që dolën në krye të Shqipërisë si fitimtarë dhe e atyre që i shërbyen realizmit socialist të tyre.

Ndërkaq vepra e tyre ka të ardhme. E kundërshtarëve të tyre ka vetëm të shkuar. Duket sikur Sigurimi i mbetur i shtetit vazhdon luftën ndryshe ndaj të ikurve, më parë duke i shpallur dezertorë, tradhtarë, të dënuar me vdekje, kurse sot dhe si të dërguar nga Sigurimi i shtetit, përndryshe të vënë në shërbim të agjenturave të huaja kundër regjimit, që e identifikojnë me atdheun.

Ata studiues agjenturorë do të ishin më të dobishëm, nëse do ta kishin parësore t’i shërbenin të sotmes dhe jo të djeshmes, të na zbulonin me dokumente se si ka vepruar diktatura dhe diktatorët, Sigurimi i tmerrshëm i shtetit ndaj shkrimtarëve dhe artistëve brenda dhe jashtë vendit, me ata vetë, nëse mëtojnë të kalojnë sinoret.

Studimi i asisojshëm i ngjan një hetuesie pas vdekjes me tortura kufomës.

Dosja e shkrimtarit Martin Camaj me ato dokumente ashtu nuk është vepër e tij, por e Sigurimit të Shtetit dhe nuk duhet gjykuar shkrimtari, por kapteri II, oficerët e sigurimit deri te shefi i tyre i lartë, Enver Hoxha. Kjo është vërteta reale.

*   *   *

Shkrimtari nobelist Hermann Hesse thotë në një poezi të vetën: më mirë të të vrasin komunistët, sesa të jesh komunist. E thotë dhe për nazistët. Mund ta vazhdonim, më mirë të të vrasë e keqja, se sa të jesh i keq.

Atëherë kemi ç’të nxjerrim më parë e ç’përgjegjësi. Dhe kurajën e ndëshkimit sipas fajit a dëmit. Shoqëria shqiptare të jetë e aftë që të shpalosë vlerat e larta morale deri në heroizëm tronditës, edhe aty ku janë mbuluar me gjak e baltë e përbaltje. Për vetedukim të tanishëm dhe të së ardhmes.

Nëse do të mundet.

*   *   *

Të gjithë kanë kryqin e tyre mbi shpinë, por disa e kanë në formën e drapër-dhe-çekanit.

 

Më 7 korrik 1893 lindi shkrimtari i shquar kroat Mirosllav Kërlezha

Mirosllav Krleža (Zagreb, 7 korrik 1893 – 29 dhjetor 1981) ishte një shkrimtar, poet dhe intelektual kroat.

Ai konsiderohet një nga shkrimtarët më të rëndësishëm kroatë të shekullit të kaluar. Lindur më 1893 në Zagreb kur qyteti ishte pjesë e perandorisë Austro-Hungareze, ai ishte jo vetëm romancier, por edhe poet, dramaturg, eseist, kritik letrar dhe enciklopedist. Në një moshë shumë të re ai hyri në akademinë ushtarake në Budapest, por shumë shpejt u dallua për anti-militarizmin e tij. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai u radhit në ushtrinë e Habsburgut, pasi u përpoq të regjistrohej në ushtrinë serbe më 1912, të cilën ai e identifikoi si më korresponduese me idenë e tij për pan-Sllavizmin dhe vëllazërimin e Sllavëve të Jugut.

Në vitin 1917 ai anoi hapur me bolshevikët dhe me rrymën leniniste të Marksizmit, megjithëse pothuajse menjëherë ai filloi të shfaqte zhgënjimin dhe hutimin ndaj bolshevizmit dhe në veçanti drejt ndërhyrjes në kulturë.

Në Jugosllavinë monarkike ai ishte një nga shkrimtarët më të njohur të majtë, por qëndrimi i tij heterodoks, anti-dogmatizmi dhe refuzimi i direktivave të BRSS-së çuan në margjinalizimin e tij brenda partisë.

Ishte vetë Tito më 1937 që dekretoi dëbimin e tij nga partia, duke mbajtur një marrëdhënie personale me Krleža si dhe një nderim intelektual. Aktori Rade Šerbedžija në biografinë e tij “Deri në frymën e fundit”, tregon kur vetë Tito i kërkoi disa herë që të interpretonte veprat e Krleža-s. Prishja midis Jugosllavisë dhe BRSS më 1948 ngriti konsideratën e shkrimtarit në mënyrë të konsiderueshme. Sidoqoftë, pozicionet e tij pro-jugosllave ishin më vonë shkaku i konsiderimit të pakët në vitet e para të Kroacisë së pavarur.

Më 1968 ai fitoi çmimin Herder.

Veprat:

  • Legenda, 1914
  • Maskerata, 1914
  • Zarathustra i mladić, 1914
  • Pan, 1917
  • Tri simfonije, 1917
  • Pjesme, 1918
  • Lirika, 1918
  • Saloma, 1918
  • Pjesme, 1918-19 (3 voll.)
  • Michelangelo Buonarroti, 1919
  • Eppur si muove, 1919
  • Tri kavalira gospodjice Melanije, 1920
  • Hrvatska rapsodija, 1921 (include Smrt Franje Kadavera e Veliki meštar sviju hulja)
  • Magyar kiralyi honvéd novela-Kraljevsko-ugarska domobranska novela, 1921
  • Golgota, 1922
  • Hrvatski bog Mars, 1922 (racconti; trad. it. in Il dio marte croato, Studio Tesi, 1991, e in La battaglia di Bistrica Lesna, Studio Tesi, 1995)
  • Galicija, 1922
  • Adam i Eva, 1922
  • Novele, 1923
  • Vučjak, 1923
  • Vrazji otok, 1923
  • Izlet u Rusiju, 1926
  • Gospoda Glembajevi, 1928 (trad. it.: I signori Glembay, Costa & Nolan, 1988)
  • Leda, 1930
  • U agoniji, 1931
  • Knjiga pjesama, 1931
  • Moj obračun s njima, 1932
  • Knjiga Lirike, 1932
  • Eseji, 1932
  • Glembajevi, 1932
  • Povratak Filipa Latinovicza, 1932 (trad. it.: Il ritorno di Filip Latinovicz, Zandonai, 2009)
  • Balade Petrice Kerempuha, 1936 (trad. it.: Le ballate di Petrica Kerempuh, Einaudi, 2007)
  • Deset krvavih godina, 1937
  • Na rubu pameti, 1938 (trad. it.: Sull’orlo della ragione, Studio Tesi, 1984)
  • Banket u Blitvi, 1939
  • Dijalektički antibarbarus, 1939
  • Djetinjstvo u Agramu godine 1902-1903, 1952
  • Davni dani, 1956
  • Aretej, 1959
  • Eseji, 1961-67 (6 vols.)
  • Zastave, 1967 (6 vols.)
  • Izabrana dela, 1969
  • 99 varijacija, 1972
  • Djetinjstvo i drugi spisi, 1972
  • The Cricket beneath the Waterfall, and Other Stories
  • Put u raj, 1973
  • Miroslav Krleža: Jubilarno izdanje, 1973
  • Dnevnik, 1977 (5 voll.)

GËRMO TARE, GËRMO… – Nga AGRON TUFA

1
Dosjen e plotë të Martin Camajt, të cilën Autoriteti i Dosjeve ia dorëzoi Auron Tares, dihej që ai do ta shfrytëzonte selektivisht. Ai që ia ka përgatitur e dorëzuar, e di këtë dhe bën mirë të flasë. Megjithatë dosja nuk gjendet vetëm në AIDSSH dhe është lehtë të demonstrohet shfrytëzimi i saj selektiv. Do ta ketë pasur sekëlldi të madhe Tare kur esencën e kësaj dosjeje e publikoi Kastriot Dervishi gjate këtij dimri, me disa vijime, ku dëshmohet se si u tall Camaj me Sigurimin dhe se si Sigurimi për 40 vjet u përpoq ta “diskretitonte” atë me çdo mënyrë.
Camaj i tregoi rregullisht Sigurimit të komunist Gishtin e Mesit.
Edhe kuazidedektivin e Tares, që ndokush e mer për studim, me koleksionimin e zellshëm e heroik të dokumentave kudo ku përmendet Camaj, mandej të endur në tekstin e tij sipas parimit të “gërshërës dhe mastiçit, – edhe për Taren pra, njëlloj si për Sigurimin, Camaj ka veç një përgjigje: Gishtin e Mesit!
2
Labirinti kontekstual dhe akontekstual i dokumentave mbi nje antikomunist si Camaj, i shtrënguar të ndjekë rrugën e mbijetesës, pa i mbetur vetja peng, nuk të çon aspak në klishenë derdimene “tradheti ndaj atdheut”, siç sugjerohet nga montazhi dedektiv i Tares. Unë besoj këtë tjetrën, që Camaj, e shumta, mund të ketë krijuar alibi fiktive, kinse pranoi “Ura bashkëpunimi” sa ishte në Jugosllavi, pastaj këto “Ura” fiktive i hodhi ne erë, bashkë me gruan e tij serbe. Por nuk mendoj se ka qenë e nevojshme as kjo. Sepse dedektivi i Tares nuk thotë asgjë, nuk jep asnjë fakt, asnjë shkresë, përpos ca hamendësimeve e supozimeve. Deri tani nuk kemi ndonjë rast flagrant të ndonje vepre konkrete me pasoja negative të Camajt. Pra, asgjë. Këtë asgjë, Tare e interpreton nga informacione të Sigurimit të CIAS në internet, krejt sipas qejfit dhe oreksit, duke na sugjeruar se aty pra, duhet të fshihet “bashkëpunimi me UDB”. Po ku pra, ku? Ke dokument o qirje studiues? Jo!?
Epo atëherë gërmo Tare, gërmo!
Dhe mos kërko të të xamë besë veresije.
E gjithë perpjekja sistematike e Tares në këto dokumenta rreth implikimit te Camajt, del jashtezakonisht intencional, sikur ka inat të vjetër e të personalizuar me të, sikur mban inat që Camaj iu shpëtoi burgjeve dhe kampeve të internimit nën drejtimin,asokohe, të Myftar Tares. Gjithë koleksioni i mbledhur me dokumenta ku përmendet emri i Camajt nuk të thotë asgjë, e tekefundit, mund të përmblidhet në një idiomë: “Gola në përfytyrim!”. Po kujt i duhen “golat e përfytyruar” të Tares?
3
Interesante është, se kjo kategori studiuesish si Tare, kurrë, po kurrë ama, nuk u morën njëherë me demontimin e miteve të rreme për personalitete ende të gjalla të kulturës e politikës në dy epokat: komuniste e postkomuniste, të cilat i kanë sjellë dëme e krime të përbindshme, të hapura dhe ende të fshehta shoqërisë dhe atdheut. Tares nuk i duken të rëndësishme dokumentat mbi “Cingaren” dhe dëmin e pandreqshëm të demokracisë së shndërruar në një stan qensh. Apo nuk duhen prekur “tanët”?
Duket se këta studiues e kanë të pilotuar agendën për një kategori antikomunistësh, por kurrësesi jo për ata, me të cilët konsultohen e pinë kafe. Do të kishte qenë i vyer tehu i këtij zelli studimor, fjalavjen, për veprimtarinë e ethshme brenda e jashtë Shqipërie (diasporë) të ndonjë tipi si”Dragoi”, por sakën se…
Po e dimë: kjo nuk hyn në agendat e pilotuara të Tares me shokë. Pse? Se ata gërmojnë në një tjetër drejtim…
Sa për Camajn, jashtë yllit të tij letrar e gjuhësor, mbetet triumfi i inteligjencës së tij, që i tregoi gishtin e Mesit Sigurimit të shtetit. Ai natyrisht ishte kundër pushtetit satanik të Enver Hoxhës dhe rrëzimi i tij, ka qenë gjëja më e mirë, më e domosdoshme, që fatkeqësisht nuk ndodhi, sepse kishte njerëz të zellshëm që e mbronin diktaturën atëherë dhe që kanë nostalgji e përpiqen ta ringjallin sot.
Për mua Camaj mbetet poeti briliant, i pangjashëm me kënd tjetër në peizazhin e lirikës pansjqiptare, prozatori novelist e romancier, absolutisht më i thellë, më multisemantik, origjinal e risues, me gjuhë, stil, ide e ndjeshmëri artistike të pashoqe në letrat menjimend moderne shqipe, sikundërse gjuhëtar atipik që hapi rrugë të pashkelura në studimet tona (Il mesale di Gjon Buzuku).
Pjesa private, sido që të shkojë puna, na çon, e shumta, te paradigma e njohur në letërsinë botërore të shkrimtarëve që punonin në shërbime inteligjente si Çesterton, Graham Grim, etj., padyshim në interes të atdheut, sikundër dhe Ernest Koliqi. Vetëm me nji sqarim të vogël: atdheu mbrohet e duhet/dashurohet edhe duke e çliruar atë nga zombifikimi komunist i diktaturës, e jo siç e marin jangllësh derdimenët, që sulmin ndaj pushtetit satanik të Enver Hoxhës, e konsiderojnë “tradhëti ndaj atdheut”. Pra në këtë pikë ne kemi pikëpamje krejt të ndryshme mbi domethënien e atdheut: atdheu im, nuk është diktatura!
4
Sulmi i maskuar si studim, i mballosur me teknikën e “gërshërës dhe mastiçit” eshte nje goditje e mirëmenduar dhe e përgatitur gjate ndaj figurave të pastra antikomuniste si Camaj, Pipa, Koliqi etj, te cilët ia bënë dambllanë Sigurimit dhe komunizmit te Enver Hoxhës. Dhe me sa duket, është një inat që s’del kollaj ndër breza. Tani eshte radha e trashëgimtareve te tyre të kamufluar keq të provojne shansin me këto përmendje kolazhesh, duke e lypur emrin (e Camajt, Koliqit, Pipës) nëpër burokracitë e tejsurvejimit të personaliteteve, si qeni në zabel. Një gjë e rëndomtë kjo, kur kemi parasysh se jemi në pikun e “Luftës së ftohtë”, në botën e ndarë me perde të hekurt.
Nga ana tjetër çdokush që ka qenë dikushi gjatë diktaturës, po ta shohë sot dosjen e vet, do të gjejë qindra gjurmë në ish Sigurim (kallzime, raporte, vërejtje, udhëzime, vijë sjelljeje, etj,etj), po kjo nuk do te thote aspak, se meqë survejoheshe ke qenë në shërbim të Sigurimit, UDB, CIA etj!
Pra me Camajn, me survejimin e tij nga Sigurimi shqiptar dhe UDB në Shqipëri dhe Jugosllavi, dhe më vonë në Romë e Mynih, nuk do të thotë asesi se ai u “rekrutua” prej tyre, që “shërbeu”, ashtu siç na e sugjeron përvëlimthi e me rixha Auroni. Në këtë drejtim ai ende nuk na ka thënë asnjë gjëzë, prandaj them, se në këtë drejtim, Tarja duhet të vazhdojë të gërmojë… Përndryshe logjika e tij është e shpartalluar pa filluar minimumi i arsyetimit të shëndetshëm, e jo dëshira për të imagjuar “gola në përfytyrim”.
Dje së fundmi, për ata që trashen e mëdyshen si deshë me qershi në dyer të reja nga albumi dedektiv i Tares, bëjmë këtë pyetje retorike:
A ka qenë Badhkëpunëtor i Sigurimit të shtetit Martin Camaj?
Sqarimi më i thjeshtë është ky:
Kategoria e “bashkëpunëtorëve me material shtrëngues” të quajtur “bashkëpunëtorë tradhtarë”, me zero raporte, NUK janë e nuk quhen bashkëpunëtorë!
Po shqiptarët gënjehen kollaj për punë agjenturash, sepse asnjëherē nuk shohin se çfarë “spiunoi” Martini. P.sh: pse e quante “tradhëtar” Sigurimi, kur Camaj i paska “shërbyer” 🙈😀!?
Pse pra? Për t’iu përgjigjur, Tares do t’i duhet të gërmojë edhe në arkivat e Beogradit. Dhe ne i urojmë zell të mbarë në lartësinë e agendave të porositura: gërmo, Tare, gërmo…

BOTË E RE – NJERIU I RI – Nga Lek Pervizi

Qyshë në agimin  e filosofisë, çeshtja e shoqërisë njerëzore është trajuar vazhdimisht, duke filluar nga i pari Demokriti, thmeluesi i  filosofisë, që jetoi 107 vje, Sokrati e Platoni, Diogjeni, Aristoteli,  e ndonjë tjeter.

Ḉeshtje e krijmit të një shteti me një shoqeri pa klasa eshte shtruar e shtrohet vazhdimisht. Por duke qene se ekzistonin klasat sunduese, kjo do te thoshte se shoqeria duhej te merrte  nje drejtim tjeter nga ai qe kishte marrë. Pra duhej ndryshuar sistemi. Dhe Platoni na del me veprën e tij Utopia e shtetit perfekt. Shoqëria njërëzore, duhej të jetonte në nje shtet të vetëm ideal,  nën  drejtimin  nje elitë të zgjedhur njerëzish të mençur e të kulturuar. Këta i kushtohen mirëvajtjës së shtetit dhe shoqërisë, të shkëputur nga pasuria, luksi, jeta me favore etjera  gjëra të tilla. Pra, me nje jetë të thjeshtë, patjetër me nje trajtim e kushte normale jetese, por të shkëputur nga çdo përfitim, interes e privilegj  personal. Shoqëria, pra popullsia, ben një jetë të lirë, pa pretendime dhe ne armoni midis tyre, ku themeli i saj është familja.  Sigurisht se në veshtrimin tonë pas 3000 vjet, kjo bie absurde, si nje marrëzi qe s’mund të realizohej kurrë.

Ky shkrim  i yni  eshte nje trajtim  sipas kendveshtrimit te shekullit 22, dhe duket si një mendim ose teori abstrakte. Sdomend se ishte një teori që s’mund të realizohej, utopike, siç emori kuptùmn nga Utopia e Platonit. I dashur Platon, s’na bëre gje, një vrimë në ujë. Ai  më saktë e hodhi një gurë në lumë, sa për të munduar një ushtri filosofësh  pasardhës që ta gjejnë e  ta nxierrin  prej atje. Por guri, gur mbetet. Ne po e lemë ashtu. Për mendimet e filosofeve të tjere të asaj kohe s’po merremi, por po e permendim veç Diogjenin, që shkonte me kandil mes dites duke kerkuar njeriun nëpërrruget e Athinës. Qesharake ? Aspak.   Eh, mos kujtoni se ai ishte nje kloshar, qe rrinte e flinte në një vozë ?  Ai i përkiste rrymës së filosofëve  sofistë, ndër ta më i vlersuari për atë kohë, bashkëjetues e kundërshtar me Aristotelin.  Jo që edhe po të ringjallej do të merrte përsëri kandilin për të gjetur njeri madhështoren midis bulevardëve të Parist Romës, Londrës, New Yorkut  etjerë kryeqytete madhështorë.

Po e kapërcejmë këtë përiudhë si shumë të lashtë, dhe e prapambetur materialisht por mjaft e lartë në zhvillimin filosofik të mendimit. Eshte e bukur një shprehje e Presidentit francez Klemanso:

–  Éshtë vërtet për t’u çuditur, si dolën ato filosofë të mëdhej në Greqi  që ushqëhëshin me një pjatë fasule.

Ec e merre vesh, se ishin me dhjetra filosofë që formonin të famësmën  „Shkollë të Athinës‘ që piktori i madh Rafaeli  ka fiksuar aq bukur në një pikturë  monumentale  në Stanzat e Vatikanit.

Vite e shekujt po kalonin, dhe keta ishin filosofët dominues të botës antikke. Duke qene se këtë shkrim e kemi formuluat  në bazë të titullit që i kemi venë „Botë e re-njeriu i ri“  vazhdojme në këtë drejtim. Eshtë e qartë se filosofët e lashtësisë, përveç shtjellimit të mendimit të tyre, mbi kuptimin e jetës dhe krijimin e funkisonimin e universit, por edhe ata qyshë në atë kohë, hidhnin mendimin per një botë të re e njeri të ri, në kuptimn e përmirësimit të jetës së shoqërisë njerëzore, ku ajo që ata jetonin nuk e quenin të mirë dhe ia shihnin të metat e gabimet.  Dhe arrijjmë në një pikë kyçe të njerëzimit, që mori një kthesë: Jezus Krishti, jo i shikuar si bir i Zotit por si njeri. Ai e bëri atë kthesë të shkëputjës nga një botë e vjetër e ngarkuar me mitologji,  paganizëm e besime të kota arkaike.

Me termat tona moderne, një ngjarje e përmasave universale, që vërtet i vinte një limit, të kaluarës me  t’ardhmën,  ku përfshihëshin gjithë konceptet njerëzore mbi jetën dhe shoqërinë,  e humbisnin formë  e tyre arkaike e brendashkruar ne mendime të ngushta e botkupotime të shkallës së bestutërive, që ai u vuri fshesën. Duhej të krijohej një rend i ri me mendime të reja, pra një botë e re. Si pasojë, edhe njeriu i ri, që t’i përshtatej asaj bote të re. Pra dhe fjala e tij, që quhej fjala e Zotit, shtjellonte mendimin e barazisë së shoqërisë njerëzore, ku të gjithë janë vëllezër (qe do të pervetesohej nga filosofet materialistë).  Krishti hodhi konceptin e  bashkimit universal  të njerëzimit: Quod fiat unum ovile et unum pastor., (që të jetë  një vath i vetëm me nje bari të vetëm.  Kjo  nga feja do  interpretohej ndryshe dhe nga filosofet e teoricienët laikë  e modernë ndryshe.  Po ashtu, ai përcakton shtetin, se jemi ne kohen perandorisë së Romës e të mbretërive të tjera, kujt duhëshin paguar tribute e taksa. I provokuar, jep përgjigjen tabulare:

Jepni Ḉezarit ç’i takon Ḉezarit e Zotit  ç‘i takon Zotit.

Themel i qytetërimit modern. Shteti laik i ndarë nga feja. Por të gjitha këto,  nuk mund të zbatohëshin, asokhë jo se jo, por dhe  në vazhdim të vjetëve e shekujve. Deri ne një cak. Prandaj nuk do të merremi me analiza të stërhulluara e histori,  dhe do t’i biem shkurt, për të trajtuar titullin e artikullit.  E  kapërcejmë  gjithë botën mesjtare, mjaft të prapambetur e të përçudur, si dhe Rilindjën, që sikur nisi  të ndrisë me një flakëz, më tepër kulturore se sa politike e shtetërore, krejt e catrafiluar. E ky cak është Revolucioni francez me revolucionarët e saj  gjysmë të formuar, ose keq të formuar deri dhe injorantë fare. Këta  e  nakatoën  gjithe filosofine antike, me mesimet e Krishtit, me një llafollogji të trubullt e të çoroditur  të disa filisofeve moderne. Pavaresish se shpalleshin si ateiste, të mbështetur mbi fjalën e Krishtit. Iu  vunë punës të zbatojnin  idenë e botës së re dhe njeriut të ri, me slloganin e bujshëm: Liberté, Egalité, Fraternité!  Jo me fjalë  por me veprat  e tyre të aplikimit të  dhunë e krimit. Për të krijuar botën e re duhej përmbysur bota e vjetër dhe njeiu i vjetër.

Duhej të dekapitohej  gjithe klasa sundues aristokrate me mbret e mbretëreshë në krye. T’u pritëshin kokat  në gijotinë si kriminelë, me gjithë pasuesit e tyre. Kështu shteti pastrohej nga ato mbeturina të së kauarës, për t’u zëvendësuar me elitën e re të dalë nga gjiri i popullit.  Revolucionarët, në emër të së resë, zbatonin termin latin „Mors tua, vita mea“, vdis ti pa të rroj unë.  Pra, shoqëria e vjetër duhej zhdukur me dhunë, kështu që për të arritë të behësh ndryshim nga e vjetra tek e reja, u ligjërua krimi. Duhëshin larë hesapët me të vjetrën e vjetërsirat.  Revoioni Francez për të cilin janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen  tonelata me libra, duke e himnizuar revolucionin, që  s’ishte e s’është gjë tjetër veç një kurdisje për të marrë pushtetin nga disa të shpallur revoluciobnarë, që me veprfat e tyre treguen se janë xhelatë e kasapë  qenjësh njerëzore të damkosura si shttresë e vjetër për t’i larë  hesapët e duart me ta. Vendin e tyre ta zinte një shtresë e re, pra njeriu i ri që do të krijonte një botë të re. Duke harruia, se vërtet Krishti e hodhi mesazhin e një botë të re, pra një botë e bashkuar, e vëllazëruar,  kristanizmi i uj zhvillue pa berë luftëra e krime.  por ama e palosi përfundimish botën e vjetër pagane të bestutërive. Ndërsa revolucioni frances, në të kundërtën,  zbatoi dhunën, që në fillimin e tij. Vetëm me një përmbysje të dhunshme e kasapane,  mund të arrihej të shembëj bota e vjetër për të krijuar të renë. Këtu ata u distancuan nga fjala paqësore e Krishtit, ndërsa zbatonin idenë e një botet ë re që ai kishte predikuar 1700 vjet më parë:  Quod fiat unum ovile et unum pastor!

Ky revolucion që u shpall e vazhdon të shpallet me të amdhe si revolucioni që ndryshoi botën, hajt se po  e pranojmë, por ç’kthesë i dha? Del e qartë, atë të gijotinës. T’i këputej koka së vjetrës, për ta zevendësuar me një të re.  Akoma nuk asht arritë të zevendësohet faktikisht me operacion e një kokë me një tjetër. Veç këtë e arritën revolucioinarët, me Ropersbierrë, Daltonë e Maratë, xhelatë e kasapë njerëzish, që s’e kishin për asgjë të çonin njerëzit në gijotinë. Ku, e mirë t’u bëhet përfunduan vetë, me përjashtim të Maratit, i vrarë nga vajza trime Charlotte Corday.  Ma e çiditëshmja është se këta xhelatë, kasapë e kriminelë pëmendën si heroj.  Të vjen keq kur dihet se në atë delir të revolucionit, u përfshinë dhe mendje të ndritura, si D’Alambert, Diderot, etjerë ateistë,  që kërkonin dhe deskristianizimin, ndërsa predikonin si të tyre, po mësimet e Krishtit.

Pastaj revolucioni francez kaloi në masa, ligje evendime, me një shregull e çoroditje të paparë. Mbretëresha Maria Antonieta gjykohet e dënohe nga një trupe gjykese të gjithë injorantë e analfabetë, pa asnjë argument, veç fjalë banale, sharje e   shpifje.  Kështu që  revolucioni kaloi në delir, ku revolucionarët filluen t’ia heqin kokat njeitjetrit. Ropersbierri, pa të keq çon në gijotonë shokun e vet me afro dymijë të tjerë. Ku s’kalon shumë dhe përfundo edhe ai me kokë të prerë.  Këta pra ishin revolucionarët që donin të ndryshonin botën. Mos

kishte dalë në skenë Napoleoni, Franca do t’ishte kthyer në një kasapane të madhe. Por edhe këtij i hypi mendja të bashkojë botën me forcën e armëve, të rikrijonte Perandorinë e Shenjtë Romane, e përfunoi si perandor i ishulit Sant‘Elena. Pra kjo ide  e një bote të re të bashkuar, ishte ne mendjën e mbretërve dhe perndorëve, e pse jo dhe të revolucionarëve, të cilët, asnjëri prej tyre s’behej dot sundimtar absolut, sepse e çonin njenri tjetrin në gijotinë, që priste padurim të ua shkurtonte kaptinat.

Ne vështrimin tonë,  ai revolucion që u nis me parulla të mëdha të krijimit të një bote të re, me sloganin Liberté, Egalité, Fraternité, hodhi farën e keqe, nga ku mbiu komunizmi, që gjeti mbështetje për të zbatuar krimet pa i dhanë llogari askujt. Revolucioni francez, me një gijotinnë  shurtoi me mija koka, ndërsa revolucioni bolshevik apo komunist, shkurtoi me milionë.  E si mund të mburresh me një revolucion që mbillte terror e  vdekje?

Si rrodhën këto ngjarje që bota (një pjesë e saj)  të merrte këtë drejtim ?

Në këtë dilemë të madhe të pazgjdhur, veç kur  na del një far  Karl Marks  në Gjermani, që marrosi botën me veprën e tij, Kapitali, një vepër e çoçoditur, që u bë Bibla e komunizmit. Psataj nxori tjetrën, „Manifesti Komunist; pralla me mbret e pa mbret, që i vuri flakën botës.  Në emër të manifestit komunist u bë revolucioni i dytë frances i 1848, ku Marksi, që kishte hedh gurin e fshehur dorën,  as mori pjesë as e përkrahu me fjalë e shkrime. Thuhet se i pëlqënte të quhej si profet, me Engëlsin si Shën Pjetri dhe Leninin Shën Pali. Dhe Shën Lenini,  veç kur del në shesh si orator   shakllaban e mashtrues, që oratorinë e  tij e përdori për të gënjyer  masat popullore. Me të njejtë parullë, e një botë e re   me nje njeri të ri. Prandaj, ishte ai vetë që  urdhëroi  me shkrim, që Cari të vritej me gjithë famimjën e tij, pa kalauar në gjyq (ksisoj ia hodhi Ropërspierrit, me gjyqin farsë të mbretot).  Të zhduket e vjetra e të triumfojë e reja.  Apo nuk kishte dalë e këndohej qyshë më 1901 Internacionalja:

Eshtë lufta finale – vendimtarë mbi dhé-internacionale-do jetë  bota e re!

Gijotina turpi i revolucionit francez dhe i qytetërimit tonë njerëzor

Himnit iu bashkua parulla : Proletarë  të gjithë vendëve,  ishte shprehur shumë mirë oara 2000 vjet , që të japin idenë e një  bote të bashkuar  të re e të njeriut të ri,  që përfshihej në njihej në proletarët. Por termi bashkohuni!   Kishte 2000 vjet që ishte shprehur   shumë mirë  nga  Krishtit para 2000 vjet, një vath e një bari.

Deri këtu, ky është kuptimi global i shkrimi tonë. Botë e re-Njeriu i ri.

Tani të shohim se ç’ndodhi ,në Shqipërinë tonë të vogël, një pikë në globin gjeografik e politik toksor, por shumë i madh në mendjën e një shqiptari, qoftë i tjeshtë apo i veçantë e i lartë.  Megalomania  është një sëmundje e trurit  që s’kontrollohet as mjekohet dot po të zuri. Zakonisht ajo shfaqet në njerëz me pozita e detyra shumë të larta, në çdo fushë jetësore,  por krysisht në atë politike dhe  specfikisht në ata që arrijnë në sferat më të  larta të shtetit,  princa, mbreter, perabdorë por dhe presidentë e të tjera lartësi.  Ḉuditërisht shfaqet në shtete e popuj të veçantë.   Në historinë tonë të kaluar nuk kemi raste shfaqje megalomonie, jo se jo te Skënderbeu, si dhe princa të tjerë,   rimlindasit deri të mbretëria, ku Zogu ishte pak i infektuar, por ma tepër rreth dinastisë së tij, pa pretendime të tjera. I mjfatonte titulli, Zogu i Parë Mbret i Shqiptarve, megjithëse pretëndonte të bëhej Skënderbeg  i dytë.  Neve na  pëlqen të mburremi se jemi populli më i vjetër në Europë, me gjuhën më të vjetër, pasardhë të Pëllazgëve e Ilirëve. Të tanët janë dhe  herojt e Luftës së Trojës, Priami, Ekuba, Paridi, Hektori, Akili, Iliksin, dy Ajaksët, Diomedi, Kasandra, Andromaka,  Helena e  Menelau, Agamenoni, Heneu, dhe i atiAnkizin deri dhe Tersiti  etjerë. E pse jo?  Se mos i prishim punë  kuj!  Por kohët ndryshojnë, dhe ndryshojnë situatat e ngjarjet e me to dhe njerëzit dhe idetë. Ne e zhvilluem një far përshkrimi lidhur me koncepti e botës së re e njeriut të ri, që ka doinuar mendimin e f ilosofëve të vjetër e të ri, si dhe të sundimtarve,  dhe të disa specimenëv revolucionarë me qellimin e një bashkimi e vëllazërimi botëror, që dashje pa dashj ikuadrohen në veprën e Platonti Utopia, dhe në fjalën së Kristit: Quod fiat unum oville et unum pastor. Kaq!

Por fara e keqe e revolucionëve fracezë dhe  bolshevikëve e komunistëve  rusë ishte hedhë edhe mbi Shqipëribë tonë, ku gjen terren për krijimin e një partie komunsite shqiptare, patjetër me bekimin e babë Stalinit dhe vëllaut të madh  Titon, me në krye të saj, një far Enver Hoxha, i fabrikuar në Paris nga pasardhësit e revoluvionit francez, dhe i përpunuar e ushqyer me pârimet e tyre. Nga ana tjetër i  frymëzuar nga revolcioni i madh bolshevik i tetorit i sajuar e udhëhequr  nga  Lenini e Stalini.

Rodhën si rrodhën n gjarjet, dhe studenti i dështuar i Parisit, zbarkon në Sqhipëri, dhe fap arrin të ngrihet në kryetar partie e shteti,  në diktator absolut i vërtetë dhe i vetësajuar e vetëshpallur, jo me fjalë e tituj por me vepra renqethëse e  mizore. I paskrupuij; siç ishte

farkëtuar  nga revolucionarët farncezë e bolshevik

ë, ai vuri në përdorim gijotinën, me anë të  togave te pushkatimit, duke e fituar garën me ato të Parisit, në vrasje  e burgje. S’pati mbret e mbretëreshë për me ua pre kokat,  por sfarosi intelektualët ma të shquar të Shqipërisë, dhe mbylli në burgje e kampe fmailjet më fisnike e të ndëruara, për t‘i asgjësuar fare. I angazhuar me klasën puntore, proletariatin, të Francës e Bashkimit Sovjetik, shpallte me të madhe politikën e tij destruktive të terrorit, dhe sanksiononte e ligjëronte diktaturën: Diktatura e proletariatit do të bjeri si grusht çeliku mbi gjithë armiqt tanë…!  Tregohej kështu dhe djallëzor duke ia ngarkuar diktaturën proletariatit dhe jo vetes, ku shpallej si demokrat, si  Krytar i Qeverisë Demokratike të Shqipërisë?! Sigurisht se kështu dilte krejtësish kontreadiktor me vetveten, dhe kjo tregointe se nivel i tij politik ishte i ulët, se në një kohë që shpallej diktatura e proletariatitt, s’kishte vend për të përmendej demokracia, dhe aq mÉ beter që ai të vetquhej Krytar i në qeverie demokratike, në diktaturë.

Karikaturë e revolucionit francez, ku shkruhet:

Bashkim i pandarë  i Republikës :

Liri – Barazi – vëllazërim  Ose Vdekje!

Si erdhëm deri këtu, tashti e ka radhën shqyrtimi i politikës së tij të çoroditur, që lidhej me qëllimet e ti,j ku qet krye intelektuali skadent me nfektimin me megalomanisë, që mbetej e pasherueshme. Kjo lloj megalomnaie shtrihej ne dy koncepte kryesorë të tij: ai i krijimlit të një bote ë re e të njeriut të ri, që ai do të

përsëriste vazhdimisht ne fjalimet e tij. Botë e re e  njeriu i ri, alias, shqiptari i ri, shqiptarja e re, Shqipëra e re. Këto përsëritje të vazhdueshme sikur i krijuen binjën se ai ishte një figurë e madhe që do të pëshonte, patjetër në Shipëri, por edhe jashtë saj, në partitë e krijuara në shtete të ndryshme, pra në botë. Dihet se ato që varëshin nga Moska. Porkur ai u prish me Hrusovin, i deklaruar prej tij  revizioinist, mendonte se do të varëshin prej tij, që të njihej si udhëheqësi i komunizmit botëror. Kështu ai arriti ne magaloni akute, e pashërueshme. Por e lemë në atë gjendje, se keim trajtimin e botës së re e njeruit të ri në Shqipëri, qe edhe ky koncept hynte ne sindromën e megalomanisë.

Për të realizuar këtë ide, ai vuri në zbatim  atë të revolucionit francez, të eliminimi të klasava të vjetra sunduese e jo sunduese. Duke qenë se s’kishte  mbret e mbretëreshë, ai vendosi eliminimn e intelektualizmit shqiptar, i përfaqësuar nga njerëz që kishin kryet universitetet  më të mira në shtetet europiane, kryesiht në Francë, Itali, Austri, etjerë vende. Shpall shtetin e parë ateist, me eliminimin e klerit katolik shkodran, pothuaj i shfarosur, dhe të klerikëve  orthodokse e musulmanë, megjithëse ishte famijë hoxhësh. Ata që i shpëtonin pushkatimit, përfundonin në burgjje e internime. Familjet e mëdha  patriotike,  i mbylli ne kampe internimi, ku nuk kurseu as fëmijët në djep.  Kjo ishte politika e tij për zhdukjën e shtresave te vjetra interketuale dhe të famimjëve me të nderuar të Shqipërise, për tëbërë ‚tabula rasa“ me ta,  me ia pasur zili revolucuionarët francezë, që s’arrtitën të realizojnë këto masa tepër drastike. Por me aprovimin e bekimin e babë Stalinit, që buzeqeshe i kënaqur për veprat kriminale të këtij  „djalkos“  të zellshëm për mizori.

Por ky boshllek i krijuar i eliminimit njerzor që përmenëm, duhej mbushur, dhe këtu qet kryet termi i njeriut të ri. U krijuan kurset e analfabetizmit, ku me mija partizanë komunistë analfabetë, nisën të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë. U hodh parulla, mjafto të mesosh  të shkjruajsh dhe  je i aftë të  drejtosh shtetin,  e behësh gazetar, shkrimtar e historian. Njeriu i ri mori krye e hov, dhe zuri vend ne zyra, institucione, shtyp e botime., pa patjetër në politokë, die në Byronë politike: teneqexhij,  lopçarë, mjelëse, karrocierë, e me radhë, që përbanin ushtrinë e njerëzve të rij.

Lenini pastron boten nga mbeturinat

për të krijuar Botën  e re.

Karikaturë e kohës.

Nddërkohë, vihej në zbatim, bota e re, rendi iri. Edhe sjelljet e njerëzve ndryshuan. Nuk mund të bisedoje sipas kokës sate, po sipas kokës së partisë,  dhe të diktatorit.  Pra u hoq e  liria e fjalës  dhe e mendimit Kalë karroce. Ato  që u benë dhe shkrimtarë, artistë, akademikë, profesorë, historianë,  duhet të ndiqnin rrymen e „Realizmit Socialist“ importuar nga Bashkimi Sovjetik. Në veprata e këtyre shkrimtarëve, në rolin e heroit të libri duhet t’ishte patjetër njeriu i ri, komunisti, dhe familja e rrethi i tij, me atributet më të mira. Ndërsa personzhet negative, armiqt e klasës, reaksionarët, të deklasuarit, që duhet të përshkrueshin , të degjeneruar, agjentë e spiunë të të huajve. Të

ngarkuar me gjith veset e keqia. Pra Enver Hoxha arroiti ta shburrëroje shqiptarën  e të krjojë njeriun e ri, të modeluar prej tij. Ky biçim njeri i ri duhet t’ishte  i  përulur e servil, e në shërbim të sistemit pa luajtur një presje nga orientmet e udhëzimet e partisë, dhe të këshllalve të tij, që jepëshin me fjalime dhe me 67 veprat që ai kishte shkruar e botuar. Ec e luej bishtn po deshe.  Por ky njeri i ri, do të reflektointe  edhe për t’ardhmen e shoqërisë shqiptare, aq kishte ndikuar presioni ideologjik, sa dhe truri  i shqiptarve, i  të përfshihej  në njeriun e ri, kishte pësuar ndrysim dhe i konceptonte gjërat nga një pikë vrojtimi anormal, të kthyer siç ishin ne robotë të kurdisu e programuar  me çelësin nënës parti. Ky anormalitet shfaqej dhe vazhdon të shfaqet edhe sot e kësj dite, jo vetëm në njerëz të thjeshtë, por dhe në ata që mbahën intelektualë, ku nuk përjashtohet asnjë,  as dikush që është   i spikatur dhe i njohur. Asnjë shkrimar i epokës së diktaturës komuniste, nuk mund të pretendojë se ne veprat e tij ka qenë i lrë dhe i pavarur, të shkruaj e të botojë. Vigjilecës së partisë, censurë se rrebtë të saj nuk i ikte dot një presje. Të gjithë pa përhashtim, i kanë shëbyer verbërisht i atij sistemi, në kuadrne e „Relaizmit Socialist“ prej ku asnjeri s’mund të orvatej të dilte. Ata ishin të angazhuar të  përçonin   piltikën e partisë dhe urdhërat e shokut Enver, faktotumi i ngritur në pedistalin e një idhulli. E ç’idhull, si ato të antkitetit që u behëshin flijime  njerëzore. Dhe idhullit Enver iu benë, jo me dhjetra e qindra por  me mija.

Si përfundim të kësaj gjëndje, mund të themi se Enver Hoxha arriti të krijoji at lloj   njeriu të ri në Shqipëri, po  ç’nb njeri se? Një robot i vërtetë i gjallë i kurdisur me ideologji komuniste dhe zëbdenës i asaj ideologjie. I

vetëdishëm për këtë arrtitje të tij monstruoze, Enveri luente si maca ma miun me shqiptarët, dhe kryesisht me njerëzi e ri të tij, të idiotizuar. Po bota e re ku shkonte? Po edhe atë ai e kishte krijue në Shqipërii, se gjthçka brenda kufijve shqiptarë kishte ndryshuar nga gjendja e mëparshme, e kualififikuar botë e vjetër. Sigurisht se ndryshimi ishte për keq dhe krejtësis në anë negative, por bota e parë ajo e  vjetra ishte zhdukur, me gjithë njerëzit e shoqërinë që e përëbenin. E kush ishin ? Pikërisht at që e kishin drejtuar e qeverisir   nga pavarësia deri me 1944, kur ai mori pushtetin në dorë., e s‘la kend të s’ka pse lodhet, ai jeton e punon me tririn e zemrën e parisëë.pepëtinte. Të marrosuri, e ri, i këdnoni:  Fol Enver të lumtë goja… E ç‘të folur se? Partia është truri e zemra e polullit! Pra populli j duhet të jetonte me trurin e zemrën e partisë,reflektuar një njeriun e ri që ajo me shokun Enver e kishin krijuar, robotizuar e idiotizuar.

Prej revolucionin francez ai e kishte marrë atë mësim që për të ndërtuar një botë të re duhej zhdukur patjetër bota e vjetër me përbërjen e saj të vjetër, e zevendëssuarme një botë te re e njerëz të ri. Kjo bindje e tji ishte përforcuar me mesimin tjetër nga rfevolucioni i tetorirt për zbatimin  e një terrori total, për zhdukje me dhunë, të gjithë përfaqësuesve të botës së vjetër, dhe mbylljen ne kafaz të shettit. Ne burgje e kampe gjith shtresën e ashtuquajtur e  vjetër, kundërshtare e jo kondërshtare, po që i përkiste së kauarës.  Me këto mësime e shembuj, ai ia arriti të transformoje shoqërinë shqiptare  në një shoqëri robote, me njerëz robotë. Siç thuhet se përjashtimi përforcon rregullën, po e paraqes. Siç dihet botnisht, ne, nje pjesë që i përkisnim shtresës së shkuar shqiptare, , u rroposëm (përveç atyre që u vranë e pushkatuen) në burgje e kampe internimi Në këto kushte kontakti mes nesh ishte vërtet i kufizuem si në kafaz, por të vendosur në qendresën tonë morale shpirtërore. Ndërsa popullsia e lirë ishte  robotizuar krejtësisht.. Mes nesh ne flisnim e komunikonim lirshëm, pa asnjë fruikë se po na dilte ndonjë spiun. Kjo s’ka ndodhur në mjedisn tonë. Një mik i imi me tregonte. Sa rrija  në shtëpi, brenda familjës e me ndonjë shok timin, e ndjeja vetën të lirë ë e çfar nuk bisdonim. Por në mengjes kur nisesha për në punë, i thoja vetes, tashti ta luejsh  mirë  rolin  të robotit.  Ashtu siç janë kurdisur  të tjerët të sillesh edhe ti.  Pra në radhet tona, teoria e njeriut të ri nuk gjente  zbatim. Ky është përjashtim që përforconte rregullen e diktaurës. Eshtë i vetmi sodifacion i ynë, që ditëm t‘ përgjigjemi asaj situate, ku Enver Hoxha kishte zbatuuar me anihilimin e së kaluarës, për të ndërtuar një botë e re e njeri te ri të tijët, pa u kursyer në krime e mizori. Ky është përfundimi i titullit të shkrimit, Botë e re-Njeriu i ri.

Shenjtorë e Boshevizmit

Karikatura ruse

    

Trozky e Lenini, shokë e armiq

Shën Trocky e Shën Lenini

 

 

Më 6 korrik 1533 u nda nga jeta Thomas More, autor i kryeveprës “Utopia”, shenjtor, politikan anglez

VOAL – Shkrimtari dhe politikani anglez Thomas More lindi në Londër më 7 shkurt 1478; ai ndjek në gjurmët e babait të tij Sir John More, avokat dhe gjykatës i suksesshëm, duke ndjekur edhe profesionin e avokatit. Gjatë jetës së tij ai fitoi famë në nivelin evropian si autor i shkrimeve humaniste, si dhe duke zënë zyra të shumta publike, përfshirë atë të Lordit Kancelar të Anglisë në vitet midis 1529 dhe 1532, nën monarkinë e Henry VIII. Kancelaritë e tij do të dallohen edhe nga gjuetia e tij e vazhdueshme për heretikë dhe veprat e tyre.

Atij i është besuar fakti se ka shpikur fjalën “utopi”, me të cilën pagëzoi një ishull imagjinar me një shoqëri ideale, nga i cili përshkroi sistemin politik në veprën e tij më të famshme, “Utopia” në fakt, botuar në 1516 Derivimi i termit “utopi” vjen nga Greqia e lashtë, dhe fjalë për fjalë mund të nënkuptojë “vend jo-ekzistent”, ose “vend i bukur”.

Gjatë jetës së tij Moro bëhet një mik i shkëlqyeshëm i Erasmusit të Roterdamit, i cili do t’ia kushtojë atij “Lavdërimin e marrëzisë”. More kontribuon gjithashtu në hartimin e “Mbrojtjes së shtatë sakramenteve”, një polemikë kundër doktrinës protestante e cila bën që Henry VIII të fitonte titullin e “mbrojtësit të fesë” nga Papa Leo X më 1521. Përgjigja Martin Luterit ndaj mbretit sikurse “Responsio ad Lutherum” (“Përgjigja ndaj Luther”) u kritikuan për sulmet e tyre intemperate “ad hominem”.

Historikisht ai mbahet mend për refuzimin e tij të fortë dhe të fortë të pretendimit të Henry VIII për të shpallur veten kryetar suprem të Kishës së Anglisë: ky vendim i dha fund karrierës politike të Moros duke e çuar atë në dënim kapital nën akuzat e tradhtisë.

Ai gjykohet, pastaj dënohet dhe burgoset, pastaj ekzekutohet në Tower Hill më 6 korrik 1535. Koka tregohet në Urën e Londrës për një muaj; atëherë vajza e saj Margaret Roper do ta rikuperojë atë, me pagimin e ryshfetit.

Ai nderohet si Shën Thomas More nga Kisha Katolike dhe Kisha Anglikane. More u kanonizua nga Kisha Katolike më 1935 nga Papa Pius XI dhe përkujtohet në 22 qershor. Që nga viti 1980, çdo 6 korrik, përkujtohet gjithashtu në kalendarin e Shenjtorëve të Kishës Anglikane, së bashku me mikun e tij Giovanni Fisher, peshkopi i Rochester, të cilit iu prek koka pesëmbëdhjetë ditë para Mores.

Në vitin 2000 Papa Gjon Pali II shpalli Saint Thomas More mbrojtës të burrave të shtetit dhe politikanëve./Elida Buçpapaj

Më 6 korrik 1533 u nda nga jeta poeti i shquar italian Ludovico Ariosto

VOAL – Ludovico Ariosto lindi në Reggio Emilia më 8 shtator 1474. Babai i tij Nicoli ishte kapiteni i kështjellës së qytetit dhe për shkak të detyrave të punës ai vendosi një seri shpërnguljesh të familjes: së pari në Rovigo në 1481, pastaj në Venecia dhe Reggio dhe më në fund Ferrara në 1484. Ludovico gjithmonë do të dojë ta konsiderojë veten qytetar të Ferrara, qyteti i tij i zgjedhjes dhe birësimit.

I nxitur nga insistimi i babait, ai filloi të studiojë ligjin midis 1484 dhe 1494, por me rezultate të dobëta. Ndërkohë ai mori pjesë në gjykatën Este të Ercole I, ku ai ra në kontakt me personazhe të shquara të kohës duke përfshirë Ercole Strozzi dhe Pietro Bembo.

Vitet më të lumtura për Arioston janë ato midis 1495 dhe 1500 kur, me pëlqimin atëror, ai më në fund mund të merret me studimin e letërsisë, që është pasioni i tij i vërtetë. Në këtë periudhë ai gjithashtu shkruan poezi dashurie dhe elegji edhe në latinisht, duke përfshirë: “De diversis amoribus” “De laudibus Sophiae and Herculem” dhe “Rime”, shkruar në gjuhën e kohës dhe botuar pas vdekjes më 1546.

Ngjarja e parë që shqetëson vërtet jetën e Ludovico Ariosto është vdekja e babait të tij në vitin 1500. Ai është në të vërtetë i parëlinduri dhe është detyra e tij të kujdeset për pesë motrat e tij dhe katër vëllezërit jetimë. Kështu pranon detyra të ndryshme publike dhe private. Situata komplikohet më tej nga prania e vëllait paralitik Gabriele, i cili do të jetojë me poetin gjatë gjithë jetës së tij. Por ai rezulton të jetë një administrator i shkëlqyer, duke arritur të martojë motrat pa dëmtuar shumë trashëgiminë familjare dhe të gjejë punë për të gjithë vëllezërit.

Më 1502 ai pranoi administrimin e kalasë së Canossa. Pikërisht këtu ai do të ketë një djalë, Giambattista, i lindur nga marrëdhënia me shërbëtoren Maria, dhe e ndjekur menjëherë pas lindjes së një djali të dytë, Virginio, nga marrëdhëniet me Olimpia Sassomarino. Gjithashtu në 1503 ai mori urdhrat e vogla kishtare dhe u bashkua me shërbimet e Kardinalit Ippolito d’Este. Me kardinalin ekziston një marrëdhënie e nënshtrimit të pakënaqur i cili e sheh Ludovikon si shërbëtor i detyruar t’i bindet urdhrave nga më të ndryshëm. Detyrat e tij në fakt përfshijnë: detyrat administrative, shërbimet e kamerierit personal, misionet politike dhe diplomatike.

Në shoqërinë e kardinalit ai bëri udhëtime të shumta të një natyre politike. Midis 1507 dhe 1515 është në Urbino, Venecia, Firence, Bologna, Modena, Mantua dhe Romë. Në udhëtime, ndërhyn shkrimi i “Orlando Furioso” dhe shkrimi dhe vënia në skenë e disa veprave teatrale, siç janë komeditë “Cassaria” dhe “I Suppositi”.

Më 1510 Kardinal Ippolito merr një ekskomunikim nga Papa Julius II dhe Ariosto është ai që duhet të shkojë për të kërkuar çështjen e tij në Romë, por ai nuk merr një mirëseardhje të mirë nga Papa i cili madje kërcënon ta hedhë në det.

Më 1512 ai jetoi një arratisje romantike nëpër Apenine me Duka Alfonso. Të dy arratisen për t’i shpëtuar zemërimit papal, të ndezur nga aleanca midis Estensi dhe Francezëve në Luftën e Lidhjes së Shenjtë. Pas vdekjes së Julius II, ai është përsëri në Romë për të uruar Papën e ri, Leo X, dhe për të marrë një pozicion të ri që është më i qëndrueshëm dhe më paqësor. Në të njëjtin vit ai shkoi në Firence, ku u takua me Alessandra Balducci, gruan e Tito Strozzi, me të cilën ai ra në dashuri.

Pas vdekjes së burrit të saj në 1515, Alessandra u transferua në Ferrara dhe një marrëdhënie e gjatë filloi mes të dyve, duke arritur kulmin në një martesë të fshehtë në 1527. Të dy nuk do të jetojnë kurrë zyrtarisht së bashku për të shmangur humbjen e përfitimeve kishtare të të drejtave të Ludovico dhe Alessandra që rrjedhin nga përdorimi i pasurisë së dy vajzave që ishin martuar me Tito Strozzi.

Marrëdhënia me kardinalin përkeqësohet pas botimit të “Orlando Furioso” (1516). Gjërat bëhen edhe më të komplikuara kur Ludovico refuzon të ndjekë Kardinalin në Hungari, ku është emëruar peshkop i Buda. Ariosto pushohet nga puna dhe e gjen veten në vështirësi të mëdha ekonomike.

Më 1517 ai kaloi nën komandën e Dukës Alfonso d’Este, çka e bëri atë të lumtur ndërsa e detyroi të linte Ferraran e tij të dashur. Sidoqoftë, me rastin e pushtimit të Estensi di Garfagnana, ai u zgjodh nga duka si guvernator i atyre territoreve. Ai është i detyruar të pranojë detyrën sepse pas përkeqësimit të marrëdhënieve me papatin, duka ka kaluar personelin në varësitë e tij. Prandaj niset për në Garfagnana largohet për të zgjidhur situatën e tij tashmë të vështirë ekonomike, një gjendje e paqëndrueshme që e mundon atë për vite me rradhë.

Ai mbeti në Garfagnana për tre vjet nga 1522 deri më 1525 duke bërë gjithçka të mundshme për të çliruar ato territore nga një luzmë brigandësh, pas së cilës u kthye përfundimisht në Ferrara. Midis viteve 1519 dhe 1520 ai shkroi vjersha dhe dy komedi “Il Negromante” dhe “Unë studenti”, e cila mbeti e papërfunduar, dhe më 1521 ai botoi një botim të ri të “Furioso”. Duka ndjek në disa detyra zyrtare siç është përcjellja e perandorit Charles V në Modena në 1528 dhe merr një pension prej njëqind dukateve të arta të dhëna atij nga Alfonso D’Avalos, me të cilin shërbeu si ambasador.

Në këtë mënyrë ai arrin të kalojë vitet e fundit të jetës në qetësi të plotë në shtëpinë e tij në Mirasole, i rrethuar nga dashuria e djalit të tij të preferuar Virginio dhe gruas së tij Alessandra.

Me rastin e Karnavalit dhe dasmës së Ercole d’Este dhe Renata të Francës, ai iu përkushtua përsëri teatrit, mori drejtimin e disa shfaqjeve dhe ndërtoi një skenë të qëndrueshme për kështjellën, fatkeqësisht e shkatërruar më 1532.

Vitet e fundit të jetës së tij i janë kushtuar rishikimit të Orlando Furioso, botimi përfundimtar i të cilit u bë më 1532. Ndërkohë, ai sëmuret nga enteriti; Ludovico Ariosto vdiq më 6 korrik 1533 në moshën 58 vjeç./ Elida Buçpapaj

Më 6 korrik 1893 u nda nga jeta Guy de Maupassant, një ndër themeluesit e tregimit modern

VOAL – Henry-René-Albert-Guy de Maupassant (Gi De Mopasan) ka lindur në Kalanë e Miromesnil, pranë Dieppe (Francë) më 5 gusht 1850.

Vlerësuar si një nga themeluesit e tregimit modern, Maupassant u ndikua fuqimisht nga Zola dhe Flaubert, si dhe nga filozofia e Schopenhauerit. Tregimet e tij dhe romanet e tij paraqesin një denoncim të gjerë të shoqërisë borgjeze, marrëzisë së saj, lakmisë së saj dhe mizorisë së saj. Burrat shpesh përshkruhen si kafshë të vërteta dhe dashuria reduktohet në një funksion thjesht fizik për ta. Ky pesimizëm i fortë përshkon të gjithë veprën e Maupassant.

Romanet e tij karakterizohen nga një stil i shkurtër dhe konciz dhe nga mënyra e zgjuar në të cilën zhvillohen temat individuale. Disa nga historitë e tij bien gjithashtu në zhanrin horror.

Familja Maupassant erdhi fillimisht nga Lorraine, por kishte kaluar në Normandi rreth mesit të shekullit të 19-të. Më 1846 babai i tij u martua me Laure le Pottevin, një grua e re që i përkiste borgjezisë së lartë. Laure dhe Alfred vëllai i tij, kishin qenë shokë lojërash me Gustave Flaubert, i biri i një kirurgu në Rouen, i cili do të ketë një ndikim të fortë në jetën e Mopasanin. Nëna ishte një grua me një talent të veçantë letrar, e pasionuar për klasiken, në veçanti për Shakespearen. E ndarë nga burri, ajo kujdeset për dy fëmijët e saj, Guy dhe vëllain e saj më të vogël Hervé.

Guy jeton me nënën e tij në Etretat deri në moshën trembëdhjetë vjeç; shtëpia e tyre është Villa dei Verguies, ku në mes të detit dhe kopshteve të harlisur, Guy rritet me pasion për natyrën dhe sportet në natyrë.

Më pas Guy studion në seminarin në Yvetot, ku ai do të bëjë gjithçka për t’u dëbuar. Ai zhvillon një armiqësi të fortë ndaj fesë. Ai më vonë u bashkua me Lycée du Rouen ku shkëlqen për talentin e tij letrar; në këto vite ai iu kushtua poezisë dhe mori pjesë në disa përfaqësime pro-dramatike.

Pas diplomimit në vitin 1870, lufta franko-prusiane shpërtheu dhe vendosi të regjistrohej si vullnetar. Ai lufton me nder dhe pas luftës, në vitin 1871, lë Normandinë për të shkuar në Paris. Këtu ai do të kalojë dhjetë vjet duke punuar si punonjës në Departamentin Detar. Pas një periudhe të gjatë dhe të mërzitshme, Gustave Flaubert merr Guy de Maupassant nën mbrojtjen e tij, duke e shoqëruar atë në debutimin e tij në gazetari dhe letërsi.

Në shtëpinë e Flaubert ai takoi romancierin rus Ivan Turgenev dhe francezin Émile Zola, si dhe shumë protagonistë të tjerë të shkollës realiste dhe natyrore. Maupassant fillon të shkruajë vargje interesante dhe vepra të shkurtra teatrale.

Më 1878 ai u transferua në Ministrinë e Arsimit, duke u bërë një redaktor i rëndësishëm i gazetave të suksesshme si Le Figaro, Gil Blas, Le Gaulois dhe L’Echo de Paris. Shkrimi i romaneve dhe tregimeve bëhet vetëm gjatë kohës së lirë.

Më 1880, Maupassant botoi kryeveprën e tij të parë, tregimin “Boule de Suif”, i cili mori një sukses të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm. Flaubert e quan atë “një kryevepër të destinuar të zgjasë me kalimin e kohës”. HKy botim e bën atë të famshëm: në mënyrë të galvanizuar ai punon në mënyrë metodike duke ardhur për të shkruar nga dy në katër vëllime në vit. Periudha 1880-1891 karakterizohet nga një punë intensive. Maupassant kombinon talentin dhe kuptimin praktik për biznesin, cilësitë që do të garantojnë shëndetin dhe pasurinë.

Më 1881 ai botoi “La Maison Tellier”, vëllimi i tij i parë i tregimeve të shkurtra: në dy vitet e ardhshme vëllimi do të numërojë dymbëdhjetë botime.

Në 1883 përfundon romani “Une vie”, i cili shet 25,000 kopje në më pak se një vit. Romani i dytë “Bel-Ami” botohet më 1885 dhe arrin numrin e jashtëzakonshëm të 37 ribotimeve në katër muaj. Botuesi “Harvard” komisionon romane të reja për Maupassnt. Pa shumë përpjekjesh, ai shkruan tekste interesante nga pikëpamja stilistike dhe përshkruese, dhe shumë e thellë nga pikëpamja e përmbajtjes. Në këtë periudhë ai shkroi “Pierre et Jean”, i konsideruar nga shumë njerëz si kryevepra e tij e vërtetë.

Maupassant ndjeu një lloj neverie natyrore ndaj shoqërisë dhe për këtë arsye ai e donte vetminë dhe meditimin. Ai udhëton shumë, duke lundruar me jahtin e tij privat “Bel Ami” – i quajtur në nder të romanit të tij – midis Algjerisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Sicilisë dhe Auvergne. Nga secili prej udhëtimeve të tij ai kthehet me një vëllim të ri.

Pas vitit 1889 ka shumë pak herë që ai kthehet në Paris. Në një letër për një mik ai besonte se kjo ishte për shkak të shqetësimit që ai ndjente tek shikonte Kullën Eifel, inauguruar pak kohë më parë: jo rastësisht ai së bashku me shumë personalitete të tjera të kulturës franceze të kohës ishte një nga firmëtarët e peticionit që kërkonte të pezullohet ndërtimi i saj.

Udhëtimet e shumta dhe aktiviteti i thellë letrar nuk e pengojnë Maupassantin të bëjë miq figura të rëndësishme të botës letrare të kohës: ndër këta në veçanti janüe Alexandre Dumas bir dhe filozofe e historiani Hippolyte Taine. Gjatë viteve që e shenjtërojnë suksesin e veprave të Maupassant, Flaubert do të vazhdojë të sillet si një kumbar, një lloj udhëzuesi letrar. Pavarësisht nga një gjendje në dukje e fortë, shëndeti përkeqësohet dhe madje bilanci mendor i Maupassant shkon në krizë. Është pothuajse e sigurt se shkaku i sëmundjeve është për shkak të sifilizit, të trashëguar nga babai ose ndoshta i transmetuar nga marrëdhënia e rastit me ndonjë prostitutë. Gjendjet e shpeshta hallucinatore shoqërojnë frikën e vazhdueshme të vdekjes. Pas përpjekjeve të njëpasnjëshme të vetëvrasjes, shkrimtari dërgohet në klinikën e famshme të Dr. Blanche, në Passy. Pas tetëmbëdhjetë muajsh çmendurie të furishme, Guy de Maupassant vdiq më 6 korrik 1893 në moshën 43 vjeçare. Ai është varrosur në varrezat Montparnasse në Paris./Elida Buçpapaj

FAJKOI – Tregim nga FRANZ KAFKA – Përktheu AGRON TUFA

Ai ishte fajkua dhe po m’i sqeponte këmbët. Këpucët dhe çorapet m’i kishte shqyer, nësa tashti po më sqeponte këmbët lakuriqe. Sqepoi papushim, mandej flatroi i tromaksur disa herë qark meje dhe rishmi vazhdoi punën e vet. Atypari kaloi njëfarë zotërie, ai këqyri një grimëherë, mandej pyeti, pse po e duroja.
– Sepse jam i pambrojtur, – iu gjegja. – Shpesi m’u afrua flatrimthi dhe nisi t’më sqepojë, unë, sigurisht, rraha ta përzë, u rreka madje ta mbys, por kjo kreatyrë qenkësh shumë e fortë. Fajkoi donte t’i vërsulej fytyrës sime, andaj parapëlqeva të sakrifikoj këmbët. Tashti ato janë pothuaj të shkalafitura.
– Përse pra e duroni këtë torturë? – tha zotëria. – Mjafton një e shtënë – dhe fajkoi merr fund.
– Gjithqysh kaq a? – pyeta unë. – Ndofta ju mund ta bëni kaq pakogjë për mua?
– Me gjithë qejf, – tha zotnia. – Por më duhet të shkoj në shtëpi të marr pushkën. A jeni në gjendje të duroni edhe gjysëm ore?
– Paj, nuk e di, – iu gjegja dhë mbeta disa çaste i shtanguar, thuajse i mumosur prej dhimbjesh, mandej thashë: – ju lutem, shkoni. Sidoqoftë, duhet bërë një përpjekje. . .
– Mirë, – pranoi zotëria, – po nxitoj. . .
Gjatë kohës së këtij kuvendimi fajkoi dëgjonte qetësisht dhe këqyrte herë mua, herë zotërinë. Kjo më bindi se ai i kuptonte gjithësa flitej; ai fluturoi gjersa mori lartësinë, mandej u lëshua poshtë vërtik, dhe mu si një majë e metaltë mëzdraku, më nguli në gojë sqepin e tij. Duke rënë përmbys, ndjeva se jam i lirë dhe se në gjakun tim që rrodhi ç’prej thellësie dhe përmbyti të gjitha brigjet, fajkoi u mbyt, tashmë pakthyeshëm.

 

Ne duhet – Poezi nga ANA BLANDIANA – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Duhet të lindim të moshuar,
tashmë të pajisur me intelekt,
në gjendje të zgjedhim fatin tonë në tokë,
cilat shtigje fillojnë nga udhëkryqi i origjinës
dhe e papërgjegjshme të jetë vetëm dëshira për të ecur përpara.
Pastaj duke shkuar, duke u përtërirë, përtërirë gjithnjë e më shumë,
të pjekur dhe të fortë për të arritur në derën e krijimit,
ta kapërcejmë atë dhe në dashuri duke hyrë në adoleshencë,
të jemi djem në lindjen e fëmijëve tanë.
Ata do të ishin më të vjetër se ne, sidoqoftë,
ata do të na mësonin të flisnim, për të na vënë në gjumë, do të na përkundnin,
dhe ne do të zhdukeshim gjithnjë e më shumë, duke u bërë më të vegjël dhe më të vegjël,
si kokërr rrushi, si një bizele, si një kokërr gruri…

PËRSIATJE PËR MALLKIMIN E FJALËS – Cikël me poezi nga Mustafa SPAHIU

SONTE PO MË KRUHET FYTYRA…

 

Thonë kur të kruhet fytyra – kuakët në kënetë

Më përgojojnë me vetëtima, saç, mashë dhe perusti

Grindem me këmishën time, jam si ai bubi i qetë

Nëma o të vret, nëmëtari shitohet gjëkundi në vërri

 

Çudi! Sonte po më kruhet fytyra, oh, kjo kromë

S’po ndalet, fytyrën po e kruaj me gunën e leshtë

I zgjidhi shtatë nyje me drapër nisur në plaskomë

Me kosën e babait stivoi zëkosat lartë në kreshtë

 

Sonte po më kruhet fytyra ia mbatha në lum’

“Gabime kemi bërë, mik, kur fjalës besë i kemi zënë”

Fajet i ka përrocka pse s’pruri më tepër kum, as –

Fatin e gjyvendeve mesnatës kurrë se kam ngrënë

 

Sonte po më kruhet fytyra, nga sharje e rëndë

Se sharja syqenëz më fal hire… ka një burrëri

I patynzoni të shanë: në motër, grua dhe në nënë

Atëherë si ta ndajë davanë me horrin shpirtzi

 

Sonte po më kruhet fytyra, larg nëndë konaqe

– As grimën e mallkimeve se nxjerr, o njerëz të mirë

Me dorë në zemër po ju them, jo për sy e faqe, se –

Turma pa tru nderin s’ma lëndon në këtë mënyrë

 

 

E premte, 4 prill 2014,

Në Vendlindje  

 

 

 

KËNGA PËR DATËLINDJEN TIME

5 prill 1948

 

Fjalët s’më duhen egjërisht, më duhet flatrim

Kohë e artë Diellit t’i thotë sa ka vajtë sahati

Stinëve lulja që flet, gjuha memece kërkon fjalën

Kush jeton mjerisht vallë mundet qiellin ta prek

 

Kam besuar në ëndërra dhe në një grusht si dje

Dhe dy net isha i dashururar në natë, sepse –

Derisa kredhesha n’ujin e jugut, veriu e gdhelte

Në arën time metaforën larg krimbave të verdhë

 

Duke ëndërruar unë nëpër festa ia futja gjumë

Sa larg zbutej rrufeja – malli digjej në xhamin

E dritareve blu; zjarrin e ndeza më 5 prill, e –

Im at e vente plisin në prag të derës, thërriste:

 

– Eja, ore velet se edhe historia mësohet kopile

– Unë, edhe sot dua anash të hesht stërnishtave

Dhe megjithate, sipas mëshirës së gjeografisë së vonë

Ugari në arën time s’pranon toponim tjetër të panjohur

 

Në sfondin mbarëqiellor jam ritmi i këngës

Dhe në çdo gjë jam dashuruar në jakën e rimave

Derisa yjët me duart e mia prijnë vallen e ndritur

Me lutjet e para gjunjem para ujit të bekuar. Amen!

 

 

E shtunë, 5 prill 2014,

Në Vendlindje

 

 

I THANË…

 

I thanë je darkë e gabuar sofrës së pashtruar

Dhe ai në zemër e skaliste agimin e truallësuar

I thanë do të varim në skeptrin e diellit, shtegtar –

Ai me dashuri i mbëltonte lulet reve të qiellit

 

I thanë do të zëmë me karrem peshk në thellësi

Ai me muzën hyjnore shëndriste në poezi

I thanë do të rroposim ujëvareve të Niagarës

Ai e bënte buzëqeshje edhe tymin e cigarës

 

I thanë s’do t’i lidhish nyjet e shkëputura

Ai nga bryma e kokës i niste me mijëra flutura

I thanë do të harrojmë si mullirin e plakur

Ai në kreshtë dilte pjalm – diell i përflakur

 

I thanë krushqit me nusen t’i kem ngrirë

Ai – tha – Antartikun e urrejtjes ua kam shkrirë

I thanë si Feniksin të shndërrojmë në hi

Ai hazërxhevap kaherë jeni pa anoreksi

 

I thanë t’i ndajmë pa i ndier rruazat e gjakut

Ai më prushërojnë vargjet flakës së blertë t’oxhakut

I thanë do të fundosim amforë në fund të detit

Ai jam unazë – indi i tylit moral i rrëmetit

 

 

Anamoravë,

E diele, 6 prill 2015

 

 

 

PËRSIATJA E FJALËS

 

Kush, të shiton kush më shumë se fjala fyese

Dhe të pavërtetën s’mund ta ndreqin 12 fise

 

Kur mugullon arsyeja në shpirt çiltërt breron

Vrerin ndër zemra e vërteta – pranveron

 

Fjalës pranverë kush si gëzohet – mëkon plagë –

O, njerëz me tru!, pas vetes mos leni vrragë

 

Ave! Gjërat e vogëla përherë mbuloi me fjalë

Hapësirës së tokës veni melhem mbi plagë!

 

 

Në Muçivërcë,

E entje, 10 prill 2014

 

 

 

 

HARRIMET E PAHARRUARA

 

S’mund të harrohen të nesërmet e thesarta

Vaporëve të përmbytur deteve valësh tjera

Harrimet e paharruara rëndisur me fjalë t’arta

As në mllef të padukshëm ose nga të fryjë era

 

Toka e shkëmbinjtë nga mëria shpesh lëkunden

Gjasat s’janë të vogëla – rritën të mëdha, e –

Andrrallat e botës në një djep nuk përkunden

Kyrie eleison![*] Barkës së Noes harrimet shfaqen beriha

 

Mister gjykatë e rreptë harrimet tona si harron

As rrjedhës së pëshpëritjeve në lumin pa vá

Na rritet luleloti, një gozhdë e dehur shuguron

Tërsëllimë bie rrufeja për një gjëmë ndahet dava

 

Futemi në harrim, dalim nga harrimi njerëzit druhen

Zbraztësinë e zbukurojnë – engjujt e perëndisë, mos –

Ta rrotullojmë madërgonën e ferrit në kryq ruhen

Nga ata të ligjët, poetët i japin shenjtëri poezisë

 

 

E shtunë, 19 prill 2014

 

 

 

 

 

 

 

 

KOHË TJETËR

 

Kohë tjetër ardhsh më e gjelbërt se bari

Mos mbiftë harrimi ku i shkriftë pret ugari

 

Ugari i vjeshtës gjithmonë ndjell behar, dhe –

Të korrat e dashurisë tevona futen në hambar

 

Kohë tjetër tejpërtej vjen – qumësht zogu –

Ime ëmë përgatiste melhem me lule shtogu

 

Kohë tjetër me pergamenë besoj do shkruhet

Unë kënaqem me pak – vargu im nuk druhet

 

Para luftërave, pas paqes s’do pres kohë tjetër

Fytyrëpërgjakur mos më shiko vëngër, ti mik i vjetër (!)

 

Fajtor është merhumi, mbrojtja – thot – jo dorasi

Kohë tjetër çdo gjë s’tregon, armë më nuk plasi

 

 

Anamoravë,

E premte, 18 prill 2014 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDESHTRASHA

 

E hëna me hënën ndezin strallin orgji

Dhe thanë le të presim të dehur zbaticë

Flakë e përhime le të ngulitet në spicë

E drejta e Zotit si sillet rrota se di, e –

 

Din ustallarët brendë unazës së ferrit

Trillojmë gjysmëhije shpikin një tjetër mënyrë

Në moh gjëmon shkëmbi nëpër çdo gjymtyrë

Funeral sëpata mbi trungun e mnerit, zbret –

 

Qerpikëve mallkimi, zbret i zjarrmosur

Nëpër mëri ç’po balsamohen vitet e gjata, tej –

Ditën godet nëmëtimi – murtajë shtrëngata

Kacatorret e gjakur lëngim kanë lënguar, dihet –

 

 

Ndeshtrasha memece – shushunjë vjen

E ndërsejnë shqeria plagën tonë nën plis

Në palcën e eshtrave i brymosur ndoj’ pis

Nën rrashtë ka mbetur dhe na kërkon ujem

 

 

Në Vendlindje,

E premte, 2 maj 2014

 

 

 

 

 

 

 

PSE FRIKËSOHI

S’jam Pan, as sakrament

 

Pse frikësohi nga unë – jetëshkurtër – o

Paçka se më shikoni egër e vëngër si lubi

E gjeta origjinën tuaj ore bijë bushtër

Si qenzagarë i shërbeni sllavit me besnikëri

 

Unë s’frikësohem nga ju në rrugë e korije

Në krojet e cemta keni derdhur helm, endur –

Pak kuptoni se jeni të ngratë, shenjëzie, që –

Do ju plandosin vargjet e mia me shqelm

 

Unë s’frikësohem nga ju s’më zë trishtim

Ju kurrë s’harroni zakon – jeni bolshevik! –

Arkëmorti juaj është që ju bren mjerim, ofshe –

Zgjatni thonjtë zgjatni, thonjtë leshterik

 

Unë s’frikësohem nga potirët tuaj, ligësitë

Skëterrash me spermë hijenash jeni ngjizur

Ndër epruveta i keni qelbosur profecitë, pa skenë –

Dhe çmendurisë suaj ngriheni brevë të nekrofilur.

 

 

Në Shkup,

E mërkurë, 24 shtator 2014

[*] Zot ki mëshirë!

Lopa dhe gruaja ime – Tregim nga Përparim Hysi

 
 Jam  Murat Idrizi nga fshati Malas. Vetëm emri tregon që ishim një fshat malor. Më shumë rronim  me blegtori sesa me bujqësi. Kur fshatrat fushorë qenë kolektivizuar,e pamë  që ne, të malit,sikur qemë ca më mirë. Jo se hanim me lugëfloriri, por dhe ashtu siç na shihnin sytë me ata të  “fushës”,sikur nuk shkonte. Mbillnin grurë dhe kurrë nuk hanin bukëgruri,por të misërt dhe misërhibrid. Ca më keq e kishin për bulmet.Ku shtyhej hibridi pa bulmet? Epo unë nuk kam lindur për të qarë hallet e botës,por do tregoj për hallin tim. Hall dhe hall nuk qe,por ashtu si më ndodhi,pa dhe do tregoj.
                                                      *      *     *
Buzë fshatit tonë, kalon një lumë. Verës,aty tek shtrihet i gjerë dhe i gjatë,e shter ujin dhe vende-vende duket si të jetë një përrua. Nëse ke nevojë të dalësh matan, nuk ka nevojë që të kërkosh urën që është një dy km larg nga na,por hiq opingat,përvish pantollonat dhe fët e del matan. Matan,pothuaj  përballë fshatit, është një qytezë minatorësh. Atje do ta mbaj frymën sot tek një miku im i vjetër. U nisa dhe, kur sosa tek lumi, bëra ashtu siç tregova. Kur sosa tek shtëpia e mikut,kishte rënë mbrëmja. Miku si miku: më priti me krahët hapur dhe e pashë seç e porositi të shoqen. Po unë vërtet nga fshati jam,por nuk para ma ha qeni shkopin. I them mikut:- Jam pa harxhe unë! Kam kaluar një sëmundje dhe,sipas porosive të doktorit, në darkë ha vetëm një pjatë me kos. Epo kos kërkoja,po ku ta dija unë se kosi në atë qytezë minatorësh qe sikur të kërkoje qumësht dallëndysheje. Miku ma këputi si me  sëpatën e dardharit:- Mos kujton se je në Malas ku veç lopëve ke dhe dhëntë dhe nuk të mungon as kosi dhe as bulmeti. Këtu është kasaba dhe qumështi apo kosi vjen në mëngjes dhe ëshë 1kg për familje. Kështu që harroje kosin për sot. Më tha miku haptas (epo nuk kishte pse të turpërohej,se,ndonjëherë,edhe dasma thonë  është prishur për një qepë),por unë për t’i dhënë mbrëmjes atë atmosferë bujare e miqësore, ia prita:-“Nuk kini kos për mikun dhe miku,tërë natës do hajë jorganin! U dëgjua një e qeshur si në kor nga 5 fëmijët e vegjël të mikut. E,pse ta  zgjat? U gëdhi dhe ra sabah, kur thotë kënga, u përcolla me mikun dhe këmbëve për në fshat. Sa sosa në shtëpi, urdhërova djalin tim,Sadikun:- Dike, ma zërë atë Shegën (emri i lopës),vëri litarin mbi brirë dhe do vish me mua?
-Nga do ia mbash?- pyeti ime shoqe.
– Do vete tek miku,në kasaba, matan.
-Po ti sapo erdhe!
-Kur të kthehem, të jap xhevap.
Dikja u gëzua se do binte në qytet. Mos i vish opingat,- i thashë,se,sa të vemë e do kthehemi prapë. Unë para me lopën prej dore dhe prapa Dikja me një purtekë në dorë. Kaluam lumin dhe frymën në qytezë. Sa mbrritëm para shtëpisë dhe fëmijët,sa më panë, ia dhanë të qeshurit. Njëri që ishte i gojës, më tha:- Pse gënjeve?Ti nuk e kishe ngrënë jorganin? Epo prandaj e kam sjell  lopën që mos ha jorganin.Sakaq dha ballë miku dhe më tha:- Sot nuk është ditë pazari që ke sjellë dhe lopën.
Lopën,- u thashë-, ua solla dhe ua kam falur. Kur të vij, dua të ha kos! U përqafuam miqësisht dhe pashë mikun që seç e daroviti Diken.
U kthyem në shtëpi dhe atje i tregova simeshoqeje,pse ia fala mikut lopën.  Po daç besoni  në daç mos besoni,por aty nga mesdita mu tek oborri i shtëpisë dha ballë SHega, lopa që i fala mikut. Ku dinë fëmijët e qytetit të ruajnë lopë?
E kish lëshuar njëri prej tyre  për kullotë dhe,ndërsa lopa kulloste,e kishte zënë gjumi. Kafsha nuk e harron rrugën.
Një i jep,kalon lumin dhe sosi në oborr. Për të qeshur,domosdo. Kusur për mua dhe DIken. E çuam prapë SHegën dhe e bëmë lopë”kasabaje”.
                                                *        *     *
Një ditë me timeshoqe u nisëm  për Tiranë. Kishim një mik dhe kishim vajtur atje vetëm njëherë. Sosëm para se të nisej treni i drekës nga qyteti ynë për Tiranë. Hip,- i thashë gruas,se do vete andej nga banjo unë dhe zër edhe vendet për dy. Hipi ajo (e ndihmova me ato trastatplot që në qytet i quajnë bagazhe) dhe vetë u derdha nga banjo.
Pikë e zezë! Zënë dhe,sapo doli i pari, u derdha brenda. U derdha brenda,kur fiu vërshëlleu treni. Sikur më ra rrufeja!
Mirë treni më la shëndenë,por gruaja ç’do bënte vetëm?  Murat Efendi prit trenin e mbrëmjes tani? Po ç’pyet?Pastaj i dhashë karar: nëse  gruaja ime i ngjan lopës ka për ta gjetur shtëpinë e mikut. Shkurt muhabeti:kur sosa në stacionin e Tiranës, pincë gruaja në stol. Pa m’u hodh në kokë,por unë s’para pyes, se jam burrëzakoni. Nuk ke mend as sa Shega, lopa jonë,- i thashë. Të kujtohet? Njëherë qe në qytet dhe e gjeti shtëpinë,kurse ti ngulur gozhdë në stolat e stacionit. Zënë tërë rrugës dhe, kur sosëm tek miku, të gjitha i zbraza. Ja kjo qe historia dhe daç qeshni e daç më shani.
                                                          Tiranë, 30 qershor 2020