Dëgjova një mesazh se është arrestuar Kastriot Myftaraj… Pse? Se ka shkruajtur një shkrim për zonjën Vllahutin… Kush nuk e njeh Kastriotin do të thoja se ai ka nivel të ulët kulturor, kush nuk e njeh Kastriotin do të lërë të kuptohet haptazi se nuk është rritur me libra dhe me lexime, do tregonte në dritën e diellit se është nga soji frikacakëve…
Kastriot Myftaraj është ndryshe, është një njeri erudit, polemist i hapur dhe guximtar. Kur një autore franceze botoi një libër mbi orgjinën e kombit shqiptar, si një provokim i hapur antishqiptar një libër antishkencor dhe denigrues, ishte Kastrioti që iu gjegj flak për flak me një botim të tijin duke mbrojtur atdheun dhe nderin e tij… A jam unë dakord me të gjtha ato që shkruan dhe thotë Kastrioti? Jo nuk jam dhe kjo është krejt normale, sepse edhe ai nuk është në një mëndje me shumë ose për ndoca argumente apo spjegime të mijat… Kjo është normale në një vend normal ku fryma dhe qielli mendimit është pluralizmi kulturor. Nuk trembet liria me arrestime. Unë nuk iu them as lëroheni dhe as nxirreni …unë kam një këresë tjetër… Ejani më merni dhe mua dua të jem në një qeli me Kastriot Myftaraj…Dje një studente po fliste për Procesin e Kafkës në seminar dhe për shëmbull citoi diçka nga akuza që iu bë at Zef Pllumit dhe etërve të tjerë nga rregjimi komunist dhe ku në akuzë shkruhej se… Ju mbani përgjgjësi për kryqëzatat, për pushtimin turk dhe austro-hungarez”… aq sa Ati u shpreh… unë nuk e pranoj këtë akuzë se kam le në vitin 1924 e këto që ju thoni kanë ndodhë para se unë të kisha le… “Nëse do ta mundësh kundërshtarin edhe me provokuesin dhe me të pavërtetin përdor arsyen. Liria e mendimin nuk prangoset sepse liria nuk është trup me duar… Keni kë të arrestoni nga njerëzit e shtetit, keni shumë madje, me kokë me këmbë dhe me pasuri; por Ju nuk I lidhni ata dot sepse jeni të lidhur prej tyre. Kastriot qëndro si të ka hije… unë jam me ty se jam me lirinë e shprehjes… Ju jeni dishepulli saj edhe kur mund të keni qasje apo argumente të gabuara…
Pkabo 10 maj 2017
Nje qendrim i vyer intelektual dhe atdhedashes.Falemnderit profesor.Bravo !
Lime ke ngel po ai idiot qe kam njohur kur ishe i ri,delirant,komsomolas dhe tani na del dishepull i lirise se fjales. Nuk diskutohet liria e fjales per KM ,por thirja per vrasje dhe per shume te tjere cpifje te ndyra per nje zyrtare te BE. Si do te vinte ty mor Lime te thonin per gruan apo motren tende KURVE ?
Gjuha juaj eshte e padenje por jo qe une ne emer te respektimit te drejtes se fjales nuk te denoncoj…ti fyen dhe une te fal, thirjet per vrasje si ka bere autori por ju se keni lexuar shkrimin …ai analizon se cdo te ndodhte nese do kryej ky akt qe eshte lajmeruar nga te tjeret si rrezik…do quhet akt terrorist apo antiterrorist kur nje diplomat shkel kushtetuten e nje vendi…kaq per shkrimin …ai qe e ka shkrujatur le te burgoset nese e meriton por kjo e provuar ne gjyq…sapo per fyerjen e saj, autori e ka mare percaktimin nga nje gazete kroate…une nuk do ta beja dhe nuk e mbroj….une them qe askush mos arrestohet se flet dhe shkruan por nese provohet nje veper penale apo e karakterit civil kjo te vertetohet ne gjykate….nese je kaq njohes i mire imi eja dhe fol me mua….une kam ngelur po ai qe nuk te fyej as ty e as kerkend per mendimet…nese une do isha si ty dhe do shkruaja ne adresen tuaj keto fjale ju do shperthenit 100 fish me shume…po qe nuk jemi njesoj…Edhe dicka tjeter ta fyenin prokuroren e pergjitheshme ti than lavire…ku ishe atehere si reagove…se di….nje dite zoti do na takoje sepse eshte e shkruar…te uroj vec te mira dhe pa urrejtjen …hiqe ate zbraze….!
Pofesor mos ju lut kot nuk behet gelet ti urojme Kastriotit vetem shendet dhe kurajo
Ishe dhe mbete idhulli jem Atdhetar, dijetar, Profesor, Zotni Perparim Kabo!
Gjithmon penda e juej veç kulturë-atdhedashni për popullin dhe kombin shqiptar etnik!
Gjunzimi deri në poshtrim të moralit tij, i Ismail Kadaresë para kryediktatorit dhe diktatorve te komunizmit asht i njohun, i një ish sekretarit të organizatës bazë të partis të Lidhjes së Shkrimtarve, që ka persekutue, e burgosë dhe hedhë në duart e xhelatve hetuesa, shum shkrimtarë, muzikantë, kangtarë, aktorë dhe kundërshtarët e tij në periudhën kur ishte deputetë, zev-i kryetares të Frontit Demokratik i diktatores nexhmije hoxhës, mik shpije i kryediktatorit enver hoxha.
Kadaresë nuk i han palla tash 25 vjet për me deklarue në mprojtje të popullit të vet nga;
– huliganizmi kryeqeveritar,
– të shitjes së tokës shqiptare grekut prej ish presidentit bamir topi, sali bersha, lulzim basha dhe ilir meta,
– të bashkpunimit deri në intimitet i edvin ramës me vuçiç në kurriz të Shqypnis Mjerë dhe Kosovës,
– të shndrrimit të Shqipnis në hambar të hashashit dhe pasunimit të lobit ultrakomunist të Tiranës
– të avokatisë të romanës vlahutin ndaj bandës saj sorosjane ,
– të votimit pa opozitë si prezencë e rikthimit të sistemit nji-partjak.
– për vorfninë dhe emigrimin masiv të rinis shqyptare.
Vetëm kto halle nuk e gjunjëzojn shokun kadare, por gjunzohet për ta hedhë patriotin e madh Zotni Kastriot Myftaraj në duart e xhelatit hetues, sot ministër i brendshem fatmir xhafaj! Mos i prekë kush telat kadaresë – mallkimin e ka si në diktaturën komuniste-ku lulzoi epshet e tija satanike kundër shqiptarve patriot, fetar, të ditun dhe demokrat!
– Ju lutemi ju Skender dhe zonja Buçpapaj – Mos lejoni fyerjet banale deri të familjes Kabo sepse nuk ju nderon aspak si predikuesa të moralit të shnosh edhe gazetaresk!