Para pak ditësh u njoftua se ish-zëdhënësja e PS që prej kohës së marrjes së partisë prej Edi Ramës, u zgjodh kryetare e Autoritetit Mbikëqyrës së Mediave Audio-Vizive (AMA).
Sot u njoftua se ish-drejtoresha e shtypit prej një periudhe 10-vjeçare pranë Bashkisë së Tiranës në vitet kur kryetar ishte Edi Rama, u zgjodh drejtoreshë e Agjensisë Telegrafike Shqiptare, (ATSH) pra ajo që zëvendësoi drejtoreshën që u bë shefe e AMA-s.
Tani pritet edhe emri tjetër besnik që do të drejtojë Radio-Televizionin Publik Shqiptar, në mënyrë që institucionet mediatike të financuara prej taksapaguesve të jenë në shërbim të plotë të kryeministrit./ Flasshqip.ca/
Karikatura nga Alfredo Garzon