Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në studione Ora Neës ka shpjeguar 7 pikat e paktit kombëtar të hedhur në tregun politik nga PDIU. Situatë delikate dhe me risk për shkeljen e afateve kushtetuese dhe dalje jashtë sistemit e ka përshkruar Idrizi situatën dukë kërkuar një ulje urgjente për dialog të Ramës dhe Bashës.
As nuk duhet menduar për zgjedhje pa opozitën është shprehur Idrizi, ndërsa një president konsensual do të ishte zgjidhja e ngërçit.
Me shtatë pikat e planit kombëtar për daljen nga kriza ne po provokojmë ambientin politik shqiptar për të stimuluar dialogun. Kjo deklaratë e liderit të PDIU, Shpëtim Idrizi u bë nga studio e lajmeve të Ora Neës ku saktësoi se situata vërtetë është delikate edhe mund të shkelen afatet kushtetuese.
Për zgjedhjet pa opozitën, Idrizi është i prerë dhe thotë se kjo as nuk duhet menduar. Ndërsa një president konsensual do të ishte zgjidhja e ngërçit
Optimist për zgjidhjen e situatës së krijuar, kreu i PDIU thekson se nuk mund të konceptohet që Rama dhe Basha të mos i japin zgjidhje kësaj krize.
Pakti kombëtar të cilin kreu i PDIU Shpëtim Idrizi e hodhi në tregun politik, pati interes tek të gjitha palët me të vetmen pikëpytje si të kthehet opozita në parlament.
Pjesë nga deklaratat e Idrizit
Idrizi: Duhet të ulet urgjent Rama me Bashën. Ia kemi detyrim shqiptarëve që mos t’i lemë në këtë krizë e cila po del nga institucionet. Imagjinoni njerëzit janë të interesuar të dëgjojnë debate për ekonominë, për taksat për aksesin në punësim. Nëse nuk ndërhyhet sot ka mundësi që të kaperceje dhe te dale jashtë sistemit.
Besoj që një president nga populli do të ishte një lloj garancia. Por meqë këtë nuk na u dha mundësia që populli shqiptar të votojë për këtë gjë, atëherë një president konsensual.
Thirrja që ne kemi bërë, eshte të ulet Rama me Bashën. Unë nuk e kuptoj ku është vështirësia këtu. Është ulur Hashim Thaçi me Vuçiçin dhe nuk ulen dy lideret shqiptarë.
Idrizi tha gjithashtu se në këtë situatë ku ndodhet vendit një president i zgjidhur nga populli do të ishte garant që palët të uleshin në një tryezë.
Idrizi: Ne kemi propozuar në paketën e ndryshimeve kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga populli dhe besoj që ky është rasti që ne të kuptojmë që një president i zgjedhur nga populli sot mund të ishte garant, mund të ishte njeriu i cili do të jepte garanci shtesë për palët, apo do të thërriste palët në një tryezë.
Idrizi tha se me Ilir Metën kishte diskutuar për paktin kombëtar që kreu i PDIU propozoi, por theksoi se nuk kanë diskutuar për qeverine e besimit.
Idrizi: Dje isha me zotin Meta me të cilin ndamë të njëjtin shqetësim dhe me erdhi mirë që Meta ishte i vëmendshëm dhe ishte pozitiv dhe suportues për një paketë të cilën ai mund ta pasurojë. Jemi në një situatë shumë delikate dhe ne riskojmë që pas ca kohësh të dalim jashtë afateve kushtetuese
E diskutoi me ju Meta “qeverine e besimit” dhe a jeni ju dakord?
Idrizi: Nuk është një gjë që është diskutuar gjatë bisedës tonë. Ky është një qëndim i LSI aq më shumë i marrë në forume. Ajo që më bën përshtypje terminologjia e përdorur, pra ne sesbën duhet të kthejmë besimin tek forcat politike për të hyrë në zgjedhje në kushte kur të gjithë aktorët kanë garancinë që zgjedhjet të jenë të drejta, transparente dhe qytetarët do të kenë akses të barabaratë. Kur flasim për qeveri Besimi, Meta tha se mund të jetë dhe kjo qeveria e besimit. E rëndësishme është që të gjitha palët të krijojnë një klimë besimi dhe ne të bëjmë zgjidhje normale.
Idrizi tha se pakti kombëtar me 7 pika synon provokimin e dialogut politik.
Idrizi: Ne nuk po themi që këto zgjidhin krizën, ne në një farë mënyrë po provokojmë ambientin shqiptar për të stimuluar dialogun politik i cili është i nevojshme në këto momente dhe nuk besoj se janë në kushtet shqiptarët që të mblidhen prap te “korkodili” apo të vijë prap pelikani, apo të rreshtojë të gjithë kafshët
Idrizi tha gjithashtu se zgjedhjet pa opozitën nuk duhet të mendohen.
Nuk do ta mendojmë këtë gjë, në sensin që unë dua të besoj prapë në vullnetin dhe përgjegjshmërinë e forcave politike shqiptare. Po e përsëris është një krizë e stisur konfilktualiteti e përsëritur. Ne skena të tilla i kemi parë, para katër vjetësh kanë qenë ca të tjerë që e kishin zënë bulevardin. Ne mund të bëjmë zgjedhje por qytetarët nuk bëjnë dot zgjidhje.
Zoti Idrizi , nuk eshte qadra vendi ku mund te zhvillohet dialogu, dialogu zhvillohet ne institucione qe jan ndertuar nga djersa dhe paraja e popullit.
Edhe nje zoti Idrizi , zgjedhjet jan akt demokratik aty beht lufte here here edhe e flliqur per te arritur fitoren , ndersa pjesmarrja ne ket lufte nuk eshte as e kufizuar as e imponuar . Ne zgjedhje nuk merr pjese pozita dhe opozita por partit politike te cilat kan per synim marrjen e pushtetit , per mua eshte e paqart se cka nenkuptoni me pjesmarrje te pozites dhe opozites ne zgjedhje ? se kush do te jet ne pozite dhe kush ne opozite e percaktojn votuesit.