Ecja e zakonshme e mëngjesit.
Vetëm unë…
duke u përpjekur të harroj stresin, sirenat, bumet dhe lajmet kaq shqeresuese qe pasojne.
Ne nje parking, nje dritare makine e thyer, e copetuar si nje britme qe çan heshtjen. Eca me tutje po copat e vogla te qelqit jeshil qe shkelqenin ne trotuar me bene te kthehem.
Qëndrova aty, pa levizur
dhe mendova-
ndoshta mund të bëj diçka
me këto thërrime.
Kështu që i mblodha me
kujdes grimcat e asaj dickaje te plote, te thyer dhe mendova te
te bej kete koke gruaje te bukur, te forte por qe shperthen ……
Ndoshta nje simbol
qe flet më fort
se çdo fjalë që mund të them per sa ndodh me jeten tone
këto ditë ne Israel.
Shpresoj per qetesi dhe siguri….sa me shpejt!