Kryetari i Kuvendit te Vatres, date 26 Shkurt 2022, Ervin Dine në nje pergjigje zyrtare ka deklaruar se per arsye kohe ky Kuvend nuk i perfundoi punimet e tij sipas Kanunores, mbasi nuk arriti te plotesoje Keshillin e Vatres.
Po ashtu z. Dine thote se kerkesa per te ndryshyar mandatin e Kryetarit te Vatres nga nje vit në kater vjet, nuk e fitoi kuorumin e 2/3 te votave qe kerkon Kanunorja, prandaj ai nuk ka pranuar te firmose raportin perfundimtar qe thote se Kryetari Elmi Berisha i fitoi 2/3 e votave.
Ja deklarata e tij zyrtare:
“Une per punen e Keshillit [te Vatres] pergjigjem per faktin se per limitin e kohes, nuk kemi mundur ti plotsojme te gjitha kushtet konform Kanunores, aty perfshihet edhe seleksionimi i Keshillit te Vatres.
Sa per nenin e Kanunores ku diskutohet mandati kater vjeçar nuk e kam firmosur raportin perfundimtar te Kuvendit per arsyen se nuk i kemi pasur 2/3 per ate nen, kete ja kam bere te qarte edhe Kryetarit te Vatres”.
Kjo deklarate dinjitoze, e ndershme dhe guximshme çon në vend nderin e Kuvendit te Vatres dhe sakteson procesin e krijimit te struktuarave te Vatres.
Kjo konfirmon edhe nje here ate qe ka nje muaj qe e theksoj se plotesimi i Keshillit eshte atribut i Kuvendit dhe jo i Kryetarit te Vatres dhe per pasoje KESHILLI I EMERUAR NGA KRYETARI I VATRES NUK ESHTE LEGJITIM.
Qendrimi i tij per te mos firmosur nje proces-verbal te manipuluar tregon se në Vater ka hileqare, por ka akoma edhe njerez me integritet, qe e duan Vatren sikurse eshte Ervini.
Me kete rast i bej thirrje te gjithe vatraneve te vertete, atyre qe me mund dhe sakrifica te medha e kane mbrojtur dhe mbajtur lart emrin e Vatres, bijve te atyre familjeve qe u vrane dhe persekutuan nga komunizmi, atyre vatraneve qe kerkojne nje proces te drejte dhe vote te lire dhe jo konjuktuara, pazare dhe thika mbas shpine, ta ngrejne zerin qe te dalim te gjithe bashke me nje kerkese per mbledhje te dyte te Kuvendit te Vatres.
ERVIN DINE dhe VALENTIN LUMAJ
Komentet