Më falni, o të ndritshmit dëshmorë
Që sot në Datën tuaj të shenjtë
Tek më dhembin vargjet, me zemër në dorë
U përulem juve, por do t’i shaj qentë.
.
Jo qentë e stanit, as qentë e shtëpisë,
Por ata zagarët, langaraqët
Ata që llagëmin e hipokrizisë
Na e shesin si punë të fisme, të paqtë…
.
Nga varaka e fasadës lumturore
Të verbuar, të vyshkur, të vrazhdë,
Maskat e fëlliqura marrin për dore
Harrojnë që ne shohim tej fasadës.
.
Vërshojnë vandakët me premtime legjendare
Sa që vetë premtimeve u bie të fikët,
Maskat e virtytit na u bënë si varre
Lavdi Dëshmorëve, mallkuar hipokritët!
.
Vlorë; e hënë, 5 Maj 2025