Nuk asht keq kur tregon “karrjerën”,
Botë-hajgare, aventurë e vërtetë,
Thash njëherë: -Do bahem peshkatar!
Një ditë, e para dhe e fundit në jetë.
Grepat – flutur dhe filispajën,
M’i solli një mjeshtër për merak,
Ikrekosur fillova “zanatin” e ri,
Tu Ura e Drinit deri lart në fshat.
Një ditë të dielë krejt e harxhova,
Nga Fierza e Dritës e deri në Gri,
Si ma i keqi “peshkatar” i Botës,
Nuk zuna kurrgja as i pashë me sy!
…!
Poshtë urës së fshatit, në rakita,
Kur u bana gati për me e lanë,
Një kalimtar m‘u afrua buzgas:
-Grepin, -të lutëm, -me ma dhanë?
E hapi filispajën, në valët nën urë,
Sikur bante ndonjë shaka me dorë,
Për pesë sekonda, trofta dykilëshe,
Llapuçitet valëve, na vjen në dorë.
Më shikoi Ai burrë bash si me qortim:
-Kështu zihet peshku, o lum zotnia,
Zanatet janë të ndara në këtë botë,
Mbaju me tandën, të del boll mësuesia.
Ngjarje e vertetë, e fund-gushtit ’70-të,
Jua tregova drejt, sikur sot do të vdes,
Kurrë ma nuk preka grep me dorë…,
Peshkatarët i dua dhe i përshëndes!
./.
-Nga libri “Duhama e Valbones”-
Shumë bukur ZEQIR LUSHAJ!
Secili në punën, talentin dhe në ZANATIN e vet. Një punë që dha di mos i bje në qafë kot= THOTË populli!
Sali Frangu
Po ti u bane peshkatar, e çfare peshkatari, nga me te miret e ketij soji. Peshkatar e rralle i vargut te mrekullueshem, me te cilat po na i mbush torbat e viteve. Qe sa here te jemi ujshem ta thyejme nga pak urine. Faleminderit Bace
Flm anonymous.
Flm zotri nderuar Sali Frangu.
Lexues si ju na e shtojne kenaqesine e botimeve tona sado modeste.
Respekt.
I nderuem Mik,
Po me bahet qejfi nga kjo poezi.
A e di se Epoka e Re filloi prej Peshkataresh?!
Pershndetje nga nje nip peshkatari.
Flm Princ Radovani.
Respekte.