Voal – Voal.ch pyet lexuesin nëse i kujtohet deklarata e Michael Gove, Sekretarit britanik të Drejtësisë që merrte nëpër gojë Shqipërinë, gjë që shkaktoi aq shumë zemërimin e shqiptarëve?
Pak a shumë ishte kjo, se, nëse Britania e linte BE, siç e la, do të katandisej si Shqipëria.
Kauza ishte e mirë, që britanikët të mos votonin pro Brexit, por e shprehur keq dhe në mënyrë shumë cinike.
Tani Michael Gove, kur i thonë, e zuri haku i Shqipërisë, sepse Theresa May, zonja e e re e Downing Street Nr.10 e nisi detyrën si kryeministre e Britanisë të Madhe me ca rinovime në qeveri dhe nga të parëve që u ra lapsi ishte Michael Gove, të cilin zonja May e bëri “exit”, dmth e shkarkoi nga detyra e Sekretarit britanik të Drejtësisë midis katër ministrave të cilët i zëvendësoi me të rinj.
Tani Michael Gove është ish-Sekretari britanik i Drejtësisë!
Të fala nga shqiptarët Michael Gove!

Komentet