VOAL

VOAL

DW: Deputetët e CDU-CSU kanë fokus Shqipërinë javën që vjen

September 6, 2019

Komentet

Nje kupe akullore te Piazza Nga Rezarta Reçi

Rastesia me ben te ulem te Piazza ne Tirane.

Kohe pa u ulur.

Asgje nuk ka ndryshuar.

Jo krejt asgje natyrisht.

Mungojne Luça dhe Ali Oseku, çifti qe ” mbronin” dhe mbeshtesnin njeri tjetrin me hijeshi.

Vitore e Skender Sallaku qe e mbushnin me rrefime e te qeshura Piazzen.

Shyqyri Rreli me familjen e tij.

I perhereshmi me sonetet e tij mungon.

Zysh Drita Pengili me sqinen dhe deshirat e saj mungon.

Por pavaresisht mungesave jeta vlon te Piazza.

Zerat miksohen me sterkalat e shatervanit.

Një kend i mirë per t’u takuar, promovuar, shmallur, rijetuar…

Pyes me etike kamarierin e ri per emrin e dikujt qe dikur vinte te Piazza.

Pergjigja e tij e shpejte dhe menefrego deshmon se nuk i intereson e shkuara. Veç e sotmja, porosite, klientela, bakshishi… asgje tjeter. Pse jo?

Kujt po i duhet historia, personazhet me vlere a kalimtare,as koha qe rrjedh si uji i shatervanit nuk po i duhet kujt.

Paguaj akulloren dhe iki dhe une ne askund, me shpejtesine e breshkes…

“Balluku filloi të numërojë paratë”- Gazetari jep lajmin që nuk pritej: Shell tërhiqet nga kërkimet për naftë në Shpirag

Nga Klodian Tomorri

Gjigandi ndërkombëtar i hidrokarbureve, Shell, ka konfirmuar zyrtarisht dështimin e kërkimeve për naftë në Shpirag duke paralajmëruar tërheqjen e saj nga ky vendburim. Në raportin e rezultateve për tremujorin e parë të këtij viti, kompania raporton se do të fshijë nga regjistrat e saj mbi 600 milionë dollarë shpenzime kërkimi, kryesisht në Shqipëri (Lexo raportin).

“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri,” deklaroi kompania në përditësimin e rezultateve financiare për tremujorin e parë të vitit.

Kompanitë e naftës shpenzojnë miliarda dollarë për kërkimin e vendburimeve të reja duke mbledhur të dhëna sizmike dhe duke shpuar puse për të zbuluar vendburime të reja naftë dhe gazi.

Por kur kërkimet dështojnë ose puset rezultojnë të paleverdishme, kompanitë i fshijnë ato nga regjistrat e tyre kontabël.

“Teatri i gaztorëve”
Në verën e vitit të kaluar, Edi Rama dhe Belinda Balluku dolën përpara kamerave për t’u dhënë shqiptarëve një nga lajmet më të mëdha të shekullit. Atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur.

“Kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”, tha Rama.

“Balluku filloi të numërojë paratë”
Detyra për ngritjen e fondit sovran sipas modelit norvegjez, i cili do të administronte miliardat nga nafta e Shpiragut iu ngarkua Belinda Ballukut. Kjo e fundit nisi menjëherë nga puna duke numëruar paratë, të cilat sipas saj ishin aq shumë sa që nuk menaxhoheshin dot nga buxheti i shtetit.

“Nga momenti që filluam punën për ngritjen e një Fondi Sovran, flitet për të ardhura shumë më të larta se 500 milionë euro në vit, të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit, por nga Fondi Sovran,” deklaroi Balluku.

Por e gjithë kjo shfaqje qesharake përfundoi shumë shpejt.

Fillimisht ishte Kapitali, i cili në 13 shkurt të këtij viti publikoi lajmin se zbulimi i Shpiragut po shkonte drejt dështimit. Në atë kohë qeveria dhe kompania nuk reaguan. Por tashmë, lajmi i dështimit është zyrtar dhe i pranuar edhe nga vetë Shell.

Kurse qeverisë i mbeti përralla me fondin sovran dhe miliardat, që do të vërshonin në xhepat e qytetarëve shqiptarë nga femijët deri tek pensionistët. Me pak fjalë, një teatër kllounësh me aktorë kryesorë dy figurat më të rëndësishme të qeverisë, kryeministrin dhe zëvendësen e tij./ Marrë nga Kapitali.al

Nuk mund të ketë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi ndryshe për gjithë të tjerët – Nga GAZMENT BARDHI

Nuk mund të ketë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi ndryshe për gjithë të tjerët.

Vendimi i djeshëm i Kuvendit që i jep statusin “e paprekshme nga drejtësia” investitores strategjike Olta Xhacka, është akti më i paprecedentë i ndodhur në 33 vjet. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund të mos na pëlqejnë, por detyrimin për t’i zbatuar nuk e shmangim dot.

Duke refuzuar me votë politike zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, praktikisht Edi Rama ndërtoi një shtet paralel, ku ai është edhe Kryeministër dhe Kryegjykatës. Ky nuk është as shtet ligjor dhe as shtet demokratik. Kjo është goditja më konkrete që i bëhet Reformës në Drejtësi dhe institucioneve të reja të dala prej saj. Edi Rama doli dje zbuluar përpara çdo qytetari si njeriu i pushtetshëm që është mbi ligjin dhe që trajton këdo ai dëshiron si mbi ligjin.

Nëse opozita dhe qytetarët humbin edhe mundësinë që paligjshmërinë ta korrigjojnë përmes institucioneve, zhbëhet i vetmi mekanizëm që ruan balancat në një shoqëri demokratike. Vullneti i Edi Ramës nuk mund të jetë kurrë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ai është vetëm vullneti i mbrapsht që në 11 vjet ka cënuar interesin publik për llogari të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që pasurohen dhe grabisin çdo ditë pronat dhe paratë publike.

Mbrojtja politike ndaj një zyrtari të mazhorancës që kërkohet nga drejtësia është mesazh që Edi Rama e ka përsëritur sa herë i është rrezikuar interesi i tij. Të gjithë mbajnë mend se në të njëjtën mënyrë u soll edhe me Saimir Tahirin, ku fillimisht e mbrojti nga drejtësia. Por mbrojtja politike nuk zgjat shumë. Si në atë rast, edhe në mbrojtjen që po i ofron Olta Xhackës, përgjegjësia mund të vonojë, por do të vijë!sn

Xhaçka dhe “Djali, cubi apo trimi” që zbret nga Mali me ja ngul deputetes- Nga ENIDA BOZHEKU

Sipas se drejtes civile qe nga koha e Napoleonit, deti dhe rera, quhen prone publike e patjetersueshme.

Prone publike do te thote qe te gjithe qytetaret e atij vendi, shtetas te tij, e kane njejte sikur te ishte prone private e ndare ne perdorim te pakushtezuar dhe te barabarte mes tyre.

Pra, cdo shqiptar ne kuptim ideal eshte pronar i reres dhe i detit dhe per shkak te delegimit administrues shtetit (entitet abstrakt), ky e ruan dhe menaxhon kete hapsire publike per të.

Xhaçka, ne kuptimin e saj “sundues/cifligare”, detin dhe reren e lidh me kuptimin Romak te shek II para krishti apo ate sulltanor-otoman, tek e quan prone private dhe “Djali, cubi apo trimi” qe zbret nga Mali me ja ngul deputetes konsiderohet atentat ndaj tokes se trasheguar nga Gjallica e mames vet dhe puna me djerse te ballit te bashkeshortit qe nuk ka lidhje vet.

Shqiptar qe keni enderr nje cope toke ne jug, kujdes malin dhe hunjte …..

Dokumenti: policë italianë gati për në burgun e refugjatëve në Gjadër, strehimi dhe pagesa e tyre

Syri TV siguron dokumentin ekskluziv të Ministrisë italiane të Drejtësisë që konfirmon ngritjen e një burgu për meshkuj me kapacitet 20 persona brenda strukturës së kampit të emigrantëve në Gjadër.

Gazetarja Alba Kepi citoi dokumentin në të cilin thuhet: “Protokolli i firmosur mes Italisë e Republikës së Shqipërisë parashikon dhe ngritjen e një strukture të përshtatshme peninteciare për emigrantë që do të jenë përgjegjës për krimet e kryera brenda kampeve në territorin shqiptar e menaxhuar nga shteti italian”.

Burgu i emigrantëve në Gjadër do të organizohet nën menaxhimin e një komandanti me një skuadër të përbërë nga 7 inspektorë, 7 mbikqyrës, 23 roje burgu, 1 mbikqyrëse femër, 6 roje e asistente burgu femra. I gjithë personeli në këtë strukturë do të përbëhet nga 43 persona do të drejtohet nga një Drejtor burgu e nën komandën e një drejtuesi karriere të Policisë së Shtetit Italian.

Ky personel i sistemit peninciar italian që do të transferohet në Shqipëri do të qëndrojë në këtë shërbim jashtë kufijve për një kohëzgjatje 6-mujore e më pas do të ndërrohet nga i njëjti numër me punonjës të tjerë të këtij sistemi.

Ushqimi e fjetja do të jetë gratis e do të garantohet nga shteti italian. Gjithashtu është parashikuar një dietë ditore prej 176.71 euro për Drejtorin e burgut, 156.49 euro në ditë për Funksionarin në Karrierë të Policisë Penintenciare dhe 130.22 euro në ditë për punonjësit e burgut.

Në dokumentin ekskluziv të Ministrisë së Drejtësisë informohen drejtuesit e sistemit peninteciar italian që për shkak të urgjencës së impenjimit të këtij personeli në Shqipëri duhet të identifikojnë punonjësit sa më shpejt e mundur përmes kurrikulave më të përshtatshme në aftësi e eksperienca personale.

Brenda datës 16 prill do të mbyllet procesi administrativ i seleksionimit të stafit që do të niset në Shqipëri e brenda orës 14.00, datë 17 prill, dokumentacioni i këtij stafi do të dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë për të marrë emërimin në misionin me objekt “Protokolli Shqipëria-kërkesa disponueshmëria”.

E brenda datës 20 maj 2024, 45 punonjësit e Sistemit Penintenciar italian do të nisen drejt Gjadrit me vend pune burgun brenda strukturës së kampit.

‘Njerëzit e malit’- Xhaçka nuk mund të mbajë më mandat deputeti- Nga Ylli Manjani

 

Në fakt po mendoja se debati mbi mandatin e Oltës është kot, pra pa efekt kushtetues. Në thelb nuk ka kuptim që deputetit t’i hiqet mandati pse kompania e bashkshortit (dmth, ligjërisht as bashkshorti jo) bën biznes.

E kam bindje profesionale këtë gjë, pra faktin që deputeti nuk përgjigjet për biznesin e bashkshortit.

Kështu e lexoj Kushtetutën.

Mirëpo, duke dëgjuar Oltën që foli si zëdhënëse e biznesit të burrit të vet, ca më keq akoma me një gjuhë urrejtje e përçarje ndaj “njerëzve që vijnë nga mali” për të shkuar në Plazh, çmoj se zonja Olta nuk mund të mbajë mandat deputeti.

Nuk mund të shërbesh si përfaqësues publik kur flet për biznes privat. Aq më shumë përfaqëson publikun “malor” kur ke urrejtje ndaj tij.sn

‘Tërbim zjarri kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës’- BILD: Protesta masive në kryeqytetin e Shqipërisë

Nga Peter Tiede, BILD

Mjete ndezëse dhe zemërim masiv: Mijëra qytetarë prej ditësh kanë dalë në rrugë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Arsyeja: Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist kërcënohet nga hetimi.

Bëhet fjalë për miliona euro. Edhe për Shqipërinë, qytetarët e së cilës janë mësuar me korrupsionin, ky është një skandal i madh!

Pika kulmore: Mijëra persona marshuan para bashkisë të enjten, duke demonstruar kundër kryebashkiakut socialist Erion Veliaj (44), i cili konsiderohet pasardhësi i preferuar i kryeministrit Edi Rama (59). U hodhën mjete ndezëse dhe policia u desh të rrethonte godinën administrative.

Çfarë i shtyn njerëzit në rrugë: Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Europës!

Dyshimi: Thuhet se është i përfshirë edhe kryetari i bashkisë.

E gjithë kjo është pjesë e një sërë rastesh korrupsioni në vendin që është kthyer në destinacionin e ri të ëndrrave në Mesdhe për mijëra gjermanë.

Prej vitesh ka pasur një skandal rreth projekteve të ndërtimit të rrugëve të papërfunduara ose tërësisht të mbiçmuara. Dhe një konflikt mbi impiantet e djegies së mbeturinave ka zier prej muajsh: Fillimisht, katër milionë euro të BE-së erdhën në vend për qendrat e riciklimit dhe kamionët e plehrave – pa u shfaqur ndonjëherë asnjë kamion plehrash apo qendër riciklimi. Më pas duhej të ndërtoheshin impiante për djegien e mbetjeve. Vetëm për Tiranën deri më tani janë shpenzuar gati 130 milionë euro. Vetëm se: Impianti nuk ekziston fare. Paratë zhdukur!

Dhe vetëm një muaj më parë, BE bllokoi TË GJITHA subvencionet bujqësore për vendin kandidat në BE. Arsyeja: korrupsioni i shfrenuar. Hetuesit e mashtrimit të BE-së kishin dhënë alarmin: fondet thjesht po vidheshin!

Shqipëria renditet në mënyrë të zymtë e 98-ta në indeksin e korrupsionit të Transparency International – pas Kazakistanit, Lesotos, Maldiveve dhe Marokut!

Një komitet i diplomatëve të lartë amerikanë (Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë) fillimisht formuloi dyshimin “se rritja e lartë e ndërtimeve në qytet është produkt i pastrimit kriminal të parave, veçanërisht pasi krimi i organizuar, veçanërisht rrjetet e trafikut të drogës dhe korrupsioni janë bërë shenja dalluese të post- Shqipëria komuniste”.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser (53, SPD) emëroi bandat shqiptare si autorët kryesorë të kontrabandës së kokainës në Gjermani të martën.

Fakti që zyrtarët e lartë tani po mbushin hapur xhepat e tyre para syve të kryebashkiakut të qytetit të Tiranës në lulëzim – kjo është një pikë e tepërt për demonstruesit në Tiranë, ku mijëra apartamente të reja qëndrojnë bosh. Fakt: Pastrimi i parave i ka rritur çmimet. Toka për ndërtim në qytetin e Tiranës tani është po aq e shtrenjtë sa në zonat kryesore të Hamburgut… sn

Gazeta më e madhe gjermane ‘fundos’ Veliajn: I zhytur në aferën e drejtorëve, zhduku 130 milionë euro me djegësin

Gazeta më e madhe në Gjermani dhe në Europë, BILD, ‘fundos’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një reportazh të gazetarit Peter Tiede, thuhet se Veliaj është i përfshirë në skandalin e drejtorëve, që po trondit edhe Shqipërinë e mësuar me raste korrupsioni.

“Mijëra qytetarë prej ditësh kanë dalë në rrugë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Arsyeja: Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist kërcënohet nga hetimi.

Bëhet fjalë për miliona euro. Edhe për Shqipërinë, qytetarët e së cilës janë mësuar me korrupsionin, ky është një skandal i madh!

Pika kulmore: Mijëra persona marshuan para bashkisë të enjten, duke demonstruar kundër kryebashkiakut socialist Erion Veliaj (44), i cili konsiderohet pasardhësi i preferuar i kryeministrit Edi Rama (59). U hodhën mjete ndezëse dhe policia u desh të rrethonte godinën administrative.

Çfarë i shtyn njerëzit në rrugë: Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Europës!

Dyshimi: Thuhet se është i përfshirë edhe kryetari i bashkisë,” shkruan gazeta.

“Prej vitesh ka pasur një skandal rreth projekteve të ndërtimit të rrugëve të papërfunduara ose tërësisht të mbiçmuara. Dhe një konflikt mbi impiantet e djegies së mbeturinave ka zier prej muajsh: Fillimisht, katër milionë euro të BE-së erdhën në vend për qendrat e riciklimit dhe kamionët e plehrave – pa u shfaqur ndonjëherë asnjë kamion plehrash apo qendër riciklimi. Më pas duhej të ndërtoheshin impiante për djegien e mbetjeve. Vetëm për Tiranën deri më tani janë shpenzuar gati 130 milionë euro. Vetëm se: Impianti nuk ekziston fare. Paratë zhdukur!” thekson gazetari Tiede.

“Fakti që zyrtarët e lartë tani po mbushin hapur xhepat e tyre para syve të kryebashkiakut të qytetit të Tiranës në lulëzim – kjo është një pikë e tepërt për demonstruesit në Tiranë, ku mijëra apartamente të reja qëndrojnë bosh. Fakt: Pastrimi i parave i ka rritur çmimet. Toka për ndërtim në qytetin e Tiranës tani është po aq e shtrenjtë sa në zonat kryesore të Hamburgut…”, mbyllet artikulli. sn

‘Plazhin para hotelit me 5 yje e morëm me qira për të mos zbritur njerëzit nga mali të bezdisin turistët elitarë’!!!

“Plazhin para hotelit me pesë yje e kemi marrë me qira për të mos zbritur njerëzit nga mali që të bezdisin turistët elitarë”!!!

Kjo është deklarata e paturpshme e një deputeteje të Kuvendit dhe ish-ministre, të cilës gjykata rekomandon t’i hiqet mandati. Një ortak i saj politik sot ndodhet në burg lidhur me të njëjtën aferë për të cilën akuzohet ajo dhe bashkëshorti i vet.

Ndërkohë rrjetet sociale që shpërthyen nga zemërimi kur Eglës ju bë padrejtësi në BB3, sot janë fare të qeta. Asnjë reagim…

Me siguri shqiptarët po presin zgjedhjet e radhës kur do ta ndëshkojnë pa mëshirë rilindjen duke e rritur çmimin e votës nga një thes, në dy thasë miell…”

*Reagim i analistit Erion Dasho në Fb, pas intervistës së deputetes socialiste, biznesmenes Olta Xhaçka.

NJOFTIM PUBLIK- Lamtumirë GUXO!- Nga Florim Zeqa

 

Pas 45 ditëve aderim në partinë GUXO, pas 45 ditëve të punës me shpirtë e zemër, me zell dhe me përkushtim maksimal, pas 45 ditëve të pritjes për reflektim pozitiv, për bashkëpunim dhe komunikim reciprok nga ana e bashkëkryetarëve të partisë, erdhi përfundimi më i mirë i mundshëm në partinë GUXO!

Si pasojë e mungesës së komunikimit të ndërsjellë me drejtuesit e partisë, për të mos pësuar zhgënjim akoma më të madh, vendosa të largohem përfundimisht nga ky subjekt politik.

Më të lehtë e kam pasur komunikimin me dy ish presidentet e shteteve shqiptare (Fatmir Sejdiu dhe Sali Berisha) sesa me dy bashkëkryetarët e pastisë GUXO (Donika Gërvalla dhe Faton Peci)!

Sa më të mëdhenj dhe sa më të ngritur të jenë njerëzit aq më të sinqert dhe modest janë, kurse të vegjëlit kur ngriten vetëm një shkallë më lartë se të tjerët, bëhen mendjemëdhenj dhe mosmirënjohës ndaj të tjerëve!

Megjithatë, këto ishin 45 ditët e testit demokratik!

45 ditët në partinë GUXO ishin dhe do të mbeten një përvojë e mirë jetësore!

I falenderojë nga zemra të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim të shkurtër politik!

Të vetmën ndjesi e kam ndaj bashkatdhetarëve të shumtë në Itali, të cilët ishin rreshtuar pas meje për themelimin e degës së partisë GUXO, për të cilën ishte gjithçka gati, mungonte vetëm caktimi i datës dhe vendit për themelim!

Unë kthehem aty ku isha, për të qëndruar i palëkundur në ADN-n time, në pozicionin e gazetarit dhe analistit të pavarur politik në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve të vendit tim të shenjt.

Me betim në Zot dhe atdhe për shtetin e Kosovës!

Zoti i bekoftë të gjithë njerëzit e mirë, të sinqertë dhe atdhetarë!

 

Vendim i parevokueshëm: Florim Zeqa

12.04.2024 Treviso, Itali

Analiza- Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë në Kosovë?

“A ishin te ti për regjistrim?”, “sa zgjati procedura?”, “çfarë pyetjesh patën?” – këto janë vetëm disa prej copëzave të muhabeteve që po bëhen ditëve të fundit në lidhje me regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë.

Procesi, që realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Të gjithë janë të obliguar t’i përgjigjen pothuajse secilës pyetje, sepse, në të kundërtën, mund të gjobiten – individët me nga 30 deri në 2.000 euro, kurse bizneset deri në 20.000 euro.

Shteti dhe individët përfitojnë prej regjistrimit, në disa aspekte:

Demografia
Përmes regjistrimit, shteti e ka parasysh shtrirjen e popullatës nëpër komuna dhe vendbanime. Kështu ka thënë Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP në Prishtinë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

“Komunat marrin buxhet edhe nga Qeveria, përveç të hyrave vetjake, dhe njëra prej formave se si ndahet buxheti nëpër komuna është formula bazuar në numrin e popullsisë. Nëse një komunë del që ka rënie të madhe të popullsisë, padyshim që ajo do të reflektohet që nga viti i ardhshëm në buxhetin e asaj komune”.

Nga ndarjet buxhetore, më pas, reflektohen investimet kapitale dhe kapaciteti i një komune për t’i kryer punët e parapara.

Situata ekonomike
Gjendja reale mbi lëvizjet brenda shtetit mund të jetë efektive për qytetarët edhe në krijimin e një ideje mbi mundësitë që kanë para vetes.

“Këto janë lëvizje kryesisht të natyrës ekonomike. Kjo mund të tregojë për një individ se cili vend është më i përshtatshëm për të lëvizur, nëse dëshiron të ketë një punë të caktuar, ose një të ardhme të caktuar brenda një profesioni të caktuar”, ka thënë Arian Lumezi prej Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Lumezit, që nga regjistrimi i fundit i popullsisë, më 2011, kanë ndodhur shumë ndryshime – pandemia e koronavirusit, pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë, liberalizimi i vizave – andaj është e domosdoshme një pasqyrë më e mirë e trendëve ekonomikë.

Lumezi ka thënë se të dhënat e reja do të tregojnë më shumë edhe për standardin e jetës në Kosovë: “Ka një paqartësi se çfarë quajmë rritje të pagës, raporti me inflacionin, rritjen e çmimeve e të tjera”.

Ai beson se, për qytetarët, është shumë e rëndësishme të kuptohet nëse ka pasur inflacion të mirëfilltë apo të manipulueshëm, me qëllim të rritjes së çmimeve.

Gjendja e komuniteteve
Hulumtuesit besojnë se është shumë e rëndësishme që të kuptohet më shumë për gjendjen e minoriteteve në Kosovë.

Sipas regjistrimit të fundit, më 2011, 91 për qind e banorëve të Kosovës janë shqiptarë, 3.4 për qind janë serbë, ndërsa 5.6 përqindëshi tjetër përbëhet nga boshnjakët, goranët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – u ka bërë thirrje serbëve të mos marrin pjesë në regjistrimin e sivjetmë të popullsisë në Kosovë, sikurse më 2011.

Salihu dhe Lumezi besojnë se regjistrimi do të ndihmonte në nxjerrjen e një pasqyreje të qartë dhe të kontekstit në të cilin jetojnë minoritetet në Kosovë, në veçanti serbët në pjesën veriore.

“Qarkullojnë fjalë që në veri jetohet shumë më mirë sesa në pjesët tjera të Kosovës, sepse atje njerëzit nuk kanë paguar rrymë. Këto gjëra, në përgjithësi, nuk qëndrojnë, pasi, nëse shkon vetë, e sheh që jeta nuk është ashtu si paraqitet, dhe nuk lidhet gjithçka me të ardhurat apo pensionet”, ka thënë Lumezi.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milion, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare serbe në Kosovë, në këtë vend jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb.

Dëmet e luftës
Për herë të parë, në kuadër të regjistrimit, është përfshirë edhe një formular për regjistrimin e dëmeve që u janë shkaktuar ekonomive familjare gjatë luftës.

Salihu, ndonëse e mirëpret nismën, beson se do të ishte më mirë që “kjo të bëhej më 2011, për shkak që po ndryshojnë gjeneratat, e kujtesa dhe shumë gjëra mund të harrohen”.

Autoritetet, në të kaluarën, kanë thënë se vlera e dëmeve ekonomike që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës në luftën e viteve 1998-‘99 është rreth 22 miliardë euro, mirëpo të dhëna publike nuk ekzistojnë.

Kush do t’i përdorë të dhënat?
Përveç autoriteteve shtetërore, një pjesë të të dhënave do të mund t’i përdorin edhe hulumtuesit, mediat, akademia, e organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare, për përpilim të raporteve të ndryshme.

ASK-ja ka paralajmëruar që rezultatet preliminare të regjistrimit do t’i publikojë brenda tre muajve.

Të gjitha informacionet që japin qytetarët janë të fshehta dhe është shumë e rëndësishme që informacionet të jepen të sakta.

Si Salihu, ashtu edhe Lumezi, besojnë se autoritetet nuk kanë bërë mjaftueshëm për vetëdijesimin e popullsisë për rëndësinë e këtij procesi, prandaj disa qytetarë kanë dilema rreth regjistrimit.

“Këto të dhëna nuk mblidhen për qëllime të tatimit, por bëhen me qëllim të studimit… nuk do të thuhet, shembull, Bekimi i ka 10 prona, por thuhet se Prishtina i ka 10 prona. Merret tërësia dhe jo veçantia”, ka shpjeguar Salihu.

ASK-ja ka thënë se regjistrimin po e zhvillon në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, dhe se një ekip i Brukselit do ta vëzhgojë procesin, ndërsa në fund edhe do ta vlerësojë atë./REL

Bashkëshortja e Julian Assange-it, pas komenteve të presidentit Biden: “gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur”

Stella Assange, bashkëshortja e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, duke hyrë në gjykatën e Londrës

 

VOA/Marrë nga Associated Press

LONDËR – Bashkëshortja e Julian Assange-it tha të enjten se çështja ligjore ndaj bashkëshortit të saj “mund të jetë në drejtimin e duhur”, pasi presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi se Shtetet e Bashkuara mund t’i tërheqin akuzat ndaj themeluesit të burgosur të rrjetit WikiLeaks.

Komentet u bënë ndërsa mbështetësit e tij në disa qytete u mblodhën për të kërkuar lirimin e zotit Assange, në përvjetorin e pestë të burgosjes së tij në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Londër.

Presidenti Biden tha të mërkurën se administrata e tij po shqyrton një kërkesë të Australisë për t’i dhënë fund përpjekjeve prej një dekade tashmë të Shteteve të Bashkuara për procedimin gjyqësor të zotit Assange për publikimin e dokumenteve të klasifikuara amerikane. Ky propozim do të mundësonte që zoti Assange, shtetas i Australisë, të kthehej në atdheun e tij, në vend që të ekstradohej drejt Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me akuza për spiunazh.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme, por Stella Assange tha se komentet janë “një shenjë e mirë”.

“Duket se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur”, i tha ajo kanalit BBC, duke shtuar se padia është “një trashëgimi e Trump-it dhe se Joe Biden-i duhet ta kishte tërhequr që në ditën e parë”.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se komenti është inkurajues.

“Zoti Assange ka paguar tashmë një çmim domethënës dhe kaq mjafton”, i tha zoti Albanese rrjetit Australian Broadcasting Corp.

Ndaj zotit Assange janë ngritur 17 akuza spiunazhi dhe një akuzë për keqpërdorim kompjuterash, për publikimin e në faqen e tij të internetit të dokumenteve të klasifikuara amerikane gati 15 vite më parë. Prokurorët amerikanë thonë se 52-vjeçari Assange, inkurajoi dhe ndihmoi ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake që publikoi WikiLeaks, duke vënë në rrezik jetë njerëzish.

Australia thotë se ka një mospërputhje mes trajtimit nga Shtetet e Bashkuara të zotit Assange dhe të zonjës Manning. Presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama shkurtoi në shtatë vite dënimin që ishte dhënë me 35 vite burgim, duke mundësuar lirimin e saj në vitin 2017.

Mbështetësit e zotit Assange thonë se ai është një gazetar që mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara për lirinë e shtypit dhe se ai ekspozoi shkeljet e ushtrisë amerikane në Irak dhe në Afganistan.

Zoti Assange ka qenë në burg që në vitin 2019, ndërsa vazhdon të kundërshtojë në gjykatë kërkesën për ekstradim dhe pasi kaloi shtatë vite i ngujuar në ambasadën ekuadoriane në Londër, për të shmangur dërgimin e tij në Suedi ku akuzohej për përdhunim dhe sulm seksual.

Marrëdhënia e tij me strehuesit ekuadorianë u përkeqësua dhe ai u dëbua nga ambasada në prill 2019. Policia britanike e arrestoi atë menjëherë dhe e burgosi në Belmarsh, për shkelje të lirimit me kusht në vitin 2012.

Qeveria britanike firmosi një urdhër ekstradimi në vitin 2022, por gjykata britanike vendosi muajin e kaluar se zoti Assange nuk mund të dërgohej për në Shtetet e Bashkuara, nëse autoritetet amerikane nuk munden të garantojnë se atij nuk do t’i jepet dënimi me vdekje.

Një tjetër seancë dëgjimore është caktuar për në datën 20 maj.

Zoti Assange ka qenë i sëmurë dhe nuk ka marrë pjesë në seancat më të fundit gjyqësore. Stella Assange ka thënë se shëndeti i bashkëshortit të saj vazhdon të përkeqësohet në burg dhe druhet se ai mund të vdesë në burg.

Kryeredaktorja e rrjetit WikiLeaks, Kristinn Hrafnsson tha se themeluesi i WikiLeaks-it i priti si “një rreze shprese” komentet e presidentit Biden.

Zonja Hrafnsson, e cila vizitoi burgun Belmarsh të enjten, tha se zoti Assange u shfaq “në gjendje të qëndrueshme”, por “ jo të mirë”.

“Ajo që e mban gjallë është familja dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga jashtë burgut”, tha ajo.


Send this to a friend
slot garansi kekalahan pkv games depo 50 bonus 50 depo 25 bonus 25 depo 25 bonus 25 slot depo 10k depo 50 bonus 50 depo 25 bonus 25 depo 20 bonus 20 depo 10 bonus 10 slot garansi kekalahan bonus new member slot77 judi slot triofus mpo bandarqq pkv games dominoqq slot depo 5k bonus new member depo 25 bonus 25 depo 50 bonus 50 pkv games bandarqq dominoqq pkv games dominoqq bandarqq bandarqq dominoqq pkv games depo 25 bonus 25 judi slot triofus pkv games dominoqq bandarqq bocoran slot jarwo mpo pkv games bandarqq dominoqq bandarqq dominoqq pkv games poker qq dominoqq bandarqq pkv games pkv games pkv dominoqq slot depo 5k bandarqq poker qq pkv games dominoqq bandarqq slot depo 5k liga99 priaqq liga99 slot pulsa 5000 pkv dominoqq bandarqq depo 100 bonus 100 pkv games dominoqq bandarqq slot depo 5k depo 25 bonus 25 pkv games dominoqq bandarqq depo 50 bonus 50 bonus new member slot garansi kekalahan poker qq slot77 parlay judi bola pg soft mpo demo slot pragmatic depo 25 bonus 25 slot77 depo 50 bonus 50 https://i9saude.app.br/slot-depo-5k/ slot depo 5k depo 25 bonus 25 liga99 priaqq liga99 priaqq depo 25 bonus 25 slot depo 5k liga99 priaqq halubet76 slot garansi kekalahan bonus new member slot depo 10k pkv games dominoqq bandarqq robopragma slot depo 15k mpo deposit pulsa tanpa potongan liga99 priaqq cafeqq ayahqq bandarqq pkv games dominoqq pkv games bandarqq dominoqq slot depo 5k depo 25 bonus 25 depo 25 bonus 25 liga99 ayahqq cafeqq dominoqq bandarqq judi bola judi bola euro slot77 poker qq parlay slot77 dominoqq pkv games bandarqq dominoqq liga99 priaqq priaqq halubet76 priaqq liga99 bandarqq dominoqq pkv games pkv games dominoqq bandarqq