1.7 km vije bregdetare. Duhet me shku me e pa ne vend per me e kuptue permasen, jo thjeshte te siperfaqes se rrethueme. Atë po qe po. Por edhe te asaj qe vjen me pas: guximit me i dal zot nji toke qe ka zotër bijtë e Arbnisë, justifikimit legal të këtij rrethimi të pamatë, derdhjeve qe po vershojne pa u verifikue nga institucionet e ngarkueme prej ligjit; burimeve te tyre dhe bashkesine e interesave qe nderthuren, kaperthehen dhe bajne te heshtin gjithkend qe duhet te flase dhe investigoje per shkak te detyres.
Por kjo nuk do te thote qe ata qe kane nji amanet te trasheguem brez pas brezi do te heshtin, do te zmbrapsen dhe do prajnë ndonjiherë së kërkuari të drejtën e tyne. Nën Shembullin e Nikaj- Mertur, rruga e ndaljes se këtij zaptimi qe vjen prej kohëvr të errëta, duhet te jetë, aty ku po betonizohet krimi.
Shteti, qeveria, asht mirë të jetë ne anen e qytetarit dhe të drejtës së tyne të trashëgueme mbasi ka gjithë mjetet për ta ba këtë verifikim shumë shpejt dhe ne shumë plane.
Vjen burri botës prej anës së stadiumit Air Albania, dhe ne vend qe me investu ne vendlindje te te pareve te vet me shkolla shqipe dhe ne biblioteka ne Vuthaj, Guci dhe Plave, shkon dhe çon roje prej kuteku dhe rrethon tokat qindravjeçare të një komuniteti të lirë, por besoj edhe të Bashkisë Shkodër, vendos sogje pa fe droje dhe këmbëngul në veprimin e tij! Kjo perban nji shkelje shumëplanëshe e kodeve shqiptare te respektit, nderit, prones dhe te drejtave kulturore. Nga nji individ? Besoj nga nje grup investitoresh të padukshëm që ky zotnia ka marrë përsipër me i përfaqësue.
Jam shume i trishtuem per ate qe ndodh, që nuk asht vetëm dam i një komuniteti, por edhe nji dam i paimagjinueshem per të ardhunat dhe te drejtat pronësore të Bashkisë Shkodër. Nuk asht ndërhymje individësh. SIGURISHT ASHT NJË KONSORCIUM I PADUKSHËM PRAPA KËSAJ SIPËRMARRJEJE GJIGANDESKE.
Duhet një ekspeditë për të kuptue përmasën e asaj që po transformohet ne Rrjoll, nen malin e vendlindjes se Atë Zef Pllumit.