Dua të shoh kur fle
dhe nëse kjo është e pamundur.
Dua të shoh kur
fle. Vdes të fle
me ty. Si valë e qetë e errët
gjumi yt
të rrëshqasë rreth kokës sime
dhe të hyjë tek unë.
.
Të ecim bashkë në pyllin e shndritshëm
plot me gjethe blugjelbër që drithërojnë
me diellin e ujit bashkë me tri hëna
drejt guvës ku ma ndien zemra se do shkojmë
drejt frikës dhe misterit
.
Do doja të dhuroj degën e argjendtë
dhe lulen e vogël të bardhë dhe fjalën
që do të mbronte ëndrrën tënde
nga trishtimi i madh
dhe nga të gjitha trishtimet. Do të ndiqja
kur të ngjisje shkallët e pafundme;
Përsëri &bëhet!
Varkën që vozit ngadalë dhe kthehet
me kujdesin më të madh, flakën
në dy kupat e duarve
ku shtrihet trupi yt
ngjitur me timin dhe ti hyn tek unë
aq lehtë si të marrësh frymë.
.
Do të doja të isha ajër
ku ti banon për një çast
vetëm. Do të doja të isha e padukshme
& e domosdoshme.